Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet18/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:


Ardian Nuni Kryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare
në seancën gjyqësore të datës 10.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.01085/13, që u përket palëve:
PADITËSA: VASILIKA SËRBO, MIMOZA SËRBO, LORENC SËRBO (në mungesë)

E PADITUR: EMILIO (MILIKA) LLAZI (FILIP)SËRBO (në mungesë)


OBJEKTI:

Pjesëtim sendi në bashkëpronësi, pasuri e paluajtshme,

e tipit shtëpi banimi me nr.pasurie 7/69, e ndodhur në ZK 8562,

me sipërfaqe trualli 163.61 m2, brenda së cilës shtrihet ndërtesa

me sipërfaqe 108.28 m2. i llojit apartament banimi 91.6 m2,

zona kadastrale 8603 me nr.pasurie 13/6.

Baza Ligjore: Neni 207 i K.Civil.

Neni 86 i K.Civil vitit 1982.

Nenet 369 dhe 370 të K.Pr.Civile.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 10.05.2012, ka vendosur:

Të lejojë pjestimin e objektit shtëpi banimi, ndodhur në qytetin e Korçës, me adresë: Rr. “Lidhja e Prizerenit”, nr.3, me sipërfaqe totale 163.61 m2, regjistruar në Z.V.R.P.P. Korçë, në Z.K. 8562, nr.pasurie 7/69, vol. 20, faqe 235, me kufizime: V-Pasuria 7/70, L-Pasuria 7/68, J-Pasuria 7/635, P-Pasuria 7/73, në emër të: Paditëses Mimoza Sërbo, Lorenc Sërbo, Vasilika Sërbo dhe të paditurës Emili (Milika) Llazi Filip (Sërbo), të kësaj pasurie të paluajtshme, në rradhorët që disponon kjo Zyrë, midis palëve ndërgjyqëse që u përket përkatësisht: a) Mimoza Sërbo 2/27 pjesë të pandarë të kësaj pasurie të paluajtshme; b) Lorenc Sërbo 2/27 pjesë të pandarë të kësaj pasurie të paluajtshme; c) Vasilika Sërbo 2/27 pjesë të pandarë të kësaj pasurie të paluajtshme; d) Emili (Milika) Llazi Filip (Sërbo) 21/27 ose 7/9 pjesë të pandarë të kësaj pasurie të paluajtshme.


Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.40, datë 06.12.2012, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit të fazës së parë të pjestimit datë 10.05.2012 si me poshtë:

Lejimin e pjestimit të objektit shtëpi banimi ndodhur në Korcë Rruga “Lidhja e Prizrenit” nr.3, me sipërfaqe totale 163.61 m2 ndodhur në ZK 8562 nr.pasurie 7/69 vol 20, faqe 235 me kufizime V-pas. 7/70, L-pas. 7/68, J-pas. 7/635, P-7/73 midis palëve ndërgjyqëse sipas raportit të pjesëve: Mimoza e Lorenc Sërbo nga 8/27 pjesë secili, Vasilika Sërbo 2/27 pjesë, Emili Sërbo Filip 9/27 pjesë të banesës.
Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs e paditura Emili (Milika) Llazi Filip (Sërbo), me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, për këto shkaqe:


  • Gjykata e apelit ka prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke shkelur rëndë dispozitat e ligjit material dhe procedural.

  • Gjykata e shkallës së parë ka respektuar dispozitat procedurale, nenet 369 e 370 të Kodit të Procedurës Civile.

  • Gjykata e shkallës së parë me të drejtë ka vendosur për përcaktimin e pjesëve duke u bazuar në vendimin e lëshimit të dëshmisë së trashëgimisë testamentare nr.533, datë 23.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ky vendim në përmbajtjen e tij ka bërë në mënyrë shteruese një analizë të vlefshmërisë së testamentit dhe gjykata nuk ka konstatuar, si një lloj veprimi juridik, pavlefshmërinë absolute të tij, qoftë të pjesshme, siç parashikon neni 92 i K.Civil. Duke mos ekzistuar asnjë nga kushtet e pavlefshmërisë (sipas këtij neni), testamenti i lëshuar nga testatori Llazaraq Sërbo, ku shprehet vullneti i tij, nga pikëpamja e formës është konform nenit 393 të K.Civil dhe në referim të nenit 403 e vijues të K.Civil, sipas gjykatës, rezulton i rregullt, i hartuar në një nga format që njeh ligji dhe nuk cenon “rezervën ligjore”.

  • Gjykata e apelit ka keqinterpretuar dhe nenin 465 të K.Pr.Civile, lidhur me riçeljen e hetimit gjyqësor, pasi kjo dispozitë nuk ka karakter detyrues, por përsëritja tërësisht ose pjesërisht e hetimit mund të bëhet, Në rastin konkret kjo nuk qëndron, pasi pala paditëse solli si “prova të reja” dokumente që nuk mund të konsiderohen si të tilla.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e çështjes:

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se palët ndërgjyqëse janë në marrëdhënie të posaçme, trashëgimtarë të linjës trashëgimore që vjen nga trashëgimlënësit Llazi Serbo, Vaskë Llazi Serbo dhe Thoma Serbo.

2. Paditësit Vasilika Serbo, Lorenc Serbo dhe Mimoza Serbo, referuar çertifikatës së pronësisë lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, më datë 24.11.2010, me pretendimin se janë bashkëpronarë me të paditurën Milika Llazi Sërbo, me padinë e datës 06.06.2011 kanë kërkuar: “Pjesëtimi i sendit në bashkëpronësi, pasuri e paluajtshme, e tipit shtëpi banimi, me nr.pasurie 7/69, e ndodhur në Z.K. 8562, me sipërfaqe trualli 163.61 m2, brenda së cilës shtrihet ndërtesa me sipërfaqe 108.28 m2”, me adresë Rruga “Lidhja e Prizrenit”, nr.3, Korçë.

3. Si në kërkesë padi dhe gjatë gjykimit paditësat kanë pretenduar se: (i) në origjinë kjo pasuri referon në të gjitha transkriptimet e kryera pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të bëra ndër vite; (ii) kronologjia e mënyrës së fitimit të pronësisë konsiston: (ii-a) “pasuria me nr.1/69, e ndodhur në Z.K. 8562 është fituar nëpërmjet një Vendimi Gjyqësor, me nr.3, datë 8 janar 1952, sipas të cilit është vendosur pajtimi i palëve ndërgjyqëse për pjesëtimin e një pasurie tip shtëpi banimi, duke ju lënë në pronësi kjo pasuri Vaskë Llazi Sërbos 2/3 pjesë dhe Milika Llazi Sërbos 1/3 pjesë, duke u transkriptuar ky vendim gjyqësor në radhorët e pronësisë me nr.1543/24, datë 30.04.1960”; (ii-b) trashëgimtarët ligjorë të Vaskë Llazi Sërbo, Helidhiona, Thoma dhe Llazi Sërbo kanë përfituar secili nga 1/3 e 2/3 pjesë të pandara, duke u paraqitur si bashkëpronarë Helidhione me 2/9 pjesë, Thoma me 2/9 pjesë, Llazi me 2/9 pjesë dhe Milika 3/9 pjesë; (ii-c) me kontratën e dhurimit nr.104/63, datë 05.03.1986 Helidhiona Sërbo i ka dhuruar pjesën e saj prej 2/9 djalit Llazi Sërbo i cili tashmë është bashkëpronar me 4/9 pjesë (2/9+2/9); (ii-ç) pas vdekjes së Thoma Sërbo trashëgimtarët e tij ligjorë janë Vasilika që trashëgon 1/3 e 2/9=2/27 pjesë, Mimoza 1/3 e 2/9=2/27 pjesë dhe Lorenci me 1/3 e 2/9=2/27 pjesë; pas aplikimit të linjës trashëgimore si më sipër bashkëpronarë të sendit objekt pjesëtimi janë: Vasilika me 2/27 pjesë të pandara, Mimoza me 8/27 pjesë të pandara, Lorenci me 8/27 pjesë të pandara dhe Emili (Milika) me 9/27 pjesë të pandara.

4. Nëpërmjet prapësimeve, e paditura Emili (Milika) Llazi (Sërbo) Filip ka parashtruar se është dakord me pjesëtimin e sendit të sipërpërmendur dhe po midis këtyre palëve ndërgjyqëse, por nuk është dakord me raportin e pjesëve që pretendojnë paditësat sepse pjesa e saj është më e madhe respektivisht 21/27 pjesë të pandara dhe paditësat Vasilika, Mimoza dhe Lorenc Sërbo nga 2/27 pjesë secili, pasi ajo është trashëgimtare testamentare e trashëgimlënësit Llazi Sërbo.

4.1. Në vërtetim të prapësimit e paditura ka paraqitur vendimin nr.533, datë 23.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me të cilin është lëshuar dëshmia e trashëgimisë testamentare për testamentin olograf të trashëgimlënësit Llazi Sërbo, me të cilin ky i fundit pjesën e tij prej 4/9 e ka disponuar në favor të saj.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 10.05.2012, ka lejuar “...pjestimin e objektit shtëpi banimi, ndodhur në qytetin e Korçës, me adresë: Rr. “Lidhja e Prizrenit”, nr.3, me sipërfaqe totale 163.61 m2, regjistruar në Z.V.R.P.P. Korçë, në Z.K. 8562, nr.pasurie 7/69, vol. 20, faqe 235, me kufizime: V-Pasuria 7/70, L-Pasuria 7/68, J-Pasuria 7/635, P-Pasuria 7/73, në emër të: Paditëses Mimoza Sërbo, Lorenc Sërbo, Vasilika Sërbo dhe të paditurës Emili (Milika) Llazi Filip (Sërbo), të kësaj pasurie të paluajtshme, në rradhorët që disponon kjo Zyrë, midis palëve ndërgjyqëse që u përket përkatësisht:a) Mimoza Sërbo 2/27 pjesë të pandarë të kësaj pasurie të paluajtshme; b) Lorenc Sërbo 2/27 pjesë të pandarë të kësaj pasurie të paluajtshme; c) Vasilika Sërbo 2/27 pjesë të pandarë të kësaj pasurie të paluajtshme; d) Emili (Milika) Llazi Filip (Sërbo) 21/27 ose 7/9 pjesë të pandarë të kësaj pasurie të paluajtshme”.

5.1. Në zgjidhjen e dhënë gjykata arsyeton: - “..., Vendimi nr.553 datë 23.02.2012 i gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka vendosur lëshimin dëshmisë së trashëgimisë testamentare në emër të testatorit Llazaraq Sebro... duke njohur si trashëgimtare testamentare të pasurisë së tij 4/9 pjesë të pandarë të një shtëpie banimi ... kërkuesen Emili (Milika) Filipi (Sërbo) ... Testamenti në vetvete, ... për derisa nuk është goditur për pavlefshmëri, prevalon mbi dëshminë e trashëgimisë lidhur me kalimin e të drejtave...”; - “...,Vendimi gjyqësor për lëshimin e dëshmisë testamentare, në përmbajtjen e tij ka bënë në mënyrë shteruese një analizë të vlefshmërisë së testamentit dhe gjykata në rastin konkret, nuk ka konstatuar për të, si një lloj veprimi juridik, pavlefshmërinë e tij absolute qoftë edhe të pjesshme...”; - “Paditësat...i kishin të gjitha mundësitë dhe kohën e nevojshme për të kontestuar këtë testament, por vetëm sipas nenit 411 të K.Civil...”; - “...,gjykata argumenton se, pavlefshmëria e testamentit, mund të arrihet përjashtimisht përmes katër lloj padish dhe jo nëpërmjet pretendimeve të paditësave të bëra në fazën e parë të pjesëtimit, si një lloj gjykimi i posaçëm, siç u veprua në rastin konkret...”; - “Pala paditëse parapëlqeu vazhdimin e gjykimit të fazës së parë, duke i parashtruar në mënyrë të gabuar pretendimet për pavlefshmëri testamenti para kësaj gjykate, duke ju referuar një Vendimi Unifikues të Gjykatës së Lartë nr.143, datë 09.03.2006...”; - “Gjykata çmon se, ky pretendim i paditësit është lehtësisht i rrëzueshme...pasi ky vendim unifikues është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, si antikushtetues ...”.



6. Mbi ankimin e palës paditëse, Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.40, datë 06.12.2012, ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë të fazës së parë të pjesëtimit, duke lejuar pjesëtimin e “...objektit shtëpi banimi ndodhur në Korçë Rruga “Lidhja e Prizrenit” nr.3, me sipërfaqe totale 163.61 m2 ndodhur në ZK 8562 nr.pasurie 7/69 vol 20, faqe 235 me kufizime V-pas. 7/70, L-pas. 7/68, J-pas. 7/635, P-7/73 midis palëve ndërgjyqëse sipas raportit të pjesëve: Mimoza e Lorenc Sërbo nga 8/27 pjesë secili, Vasilika Sërbo 2/27 pjesë, Emili Sërbo Filip 9/27 pjesë të banesës”.

6.1. Në ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, gjykata e apelit, pasi ka përsëritur pjesërisht hetimin gjyqësor duke marrë dhe prova të reja shkresore, parashtron: - “Kjo gjykatë çmon se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për pjesën që ka përcaktuar pjesët takuese të bashkëpronësisë për secilën pale është marrë në kundërshtim me ligjin dhe provat e paraqitura në gjykim dhe si i tillë duhet të ndryshohet duke u lejuar pjesëtimi i pasurisë objekt konflikti midis palëve ndërgjyqëse sipas raportit të pjesëve: Mimoza e Lorenc Sërbo nga 8/27 pjesë secili, Vasilika Sërbo 2/27 pjesë dhe Emili (Sërbo) Filip 9/27 pjesë të banesës”; - “...përcaktimi i pjesëve takuese të palëve ndërgjyqëse në banesën objekt pjesëtimi sipas raporteve të përcaktuara nga Gjykata e Rrethit është i gabuar e në kundërshtim si me ligjin dhe provat e administruara në gjykim. Në mënyrë të gabuar kjo gjykatë nuk ka marrë parasysh pretendimet e përfaqësueses të paditësve për konstatimin të pavlefshme të veprimit juridik të testamentit të shtetasit Llazi Sërbo”; - “Duke qënë se paditësit, ..., kanë paraqitur kundërshtimet e tyre në lidhje me testamentin e trashëgimlënësit Llazi Sërbo dhe dëshminë e trashëgimisë të çelur mbi bazën e tij, gjykata duhet të shqyrtonte në themel këto pretendime duke vlerësuar këtë akt të quajtur testament dhe se sa i vlefshëm ishte ai”; - “Gjykata e Apelit përsëriti hetimin gjyqësor duke kërkuar administrimin e një kopjeje të dosjes gjyqësore që i përket vendimit nr.533 dt.23.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës”; - “Pas marrjes së këtij materiali u konstatua se akti i quajtur testament si nga e paditura dhe Gjykata e Rrethit është një shkresë e shkruar me shkrim dore nga trashëgimlënësi Llazi Sërbo në datë 01.09.2010 me cilësimin në krye akt dhurimi sipas të cilit “Unë i quajturi Llazaraq Sërbo banues në … Është dëshira ime që këtë pronë timen t’ja dhuroj tetos time Emili (Milika) Sërbo Filip”; - “Gjykata e Apelit vlerëson se kjo shkresë e thjeshtë nuk mund të konsiderohet testament në kuptim të përcaktimeve që i bën ligji këtij akti. Që në krye të tij kemi përcaktimin akt dhurimi që do të thotë se qëllimi i trashëgimlënësit nuk ka qenë disponimi i pasurisë pas vdekjes por dhurimi i saj ndaj të paditurës që në gjallje të tij. Edhe vetë përmbajtja e kësaj shkrese shpreh dëshirën e trashëgimlënësit Llazi për t’ia dhuruar të paditurës pjesën e tij të banesës por nuk e lidh këtë kalim prone me vdekjen e tij. Në tërësinë e tij akti i shkruar prej trashëgimlënësit Llazi nuk plotëson kushtet për të qenë akt i vullnetit të fundit të trashëgimlënësit...”; - “Nga përmbajtja e këtij akti në asnjë pjesë të tij nuk rezulton vullneti i hartuesit për disponimin e pasurisë pas vdekjes por shprehet dëshira për t’i dhuruar në të ardhmen pjesën e tij të pasurisë në banesën objekt gjykimi. Në analizë të kësaj situate, Gjykata e Apelit vlerëson se në rastin konkret akti i pretenduar si testament nuk mund të konsiderohet i tillë dhe në këto kushte dëshmia e trashëgimisë testamentare e nxjerrë mbi kërkesën e të paditurës Emili nuk mund të detyrojë gjykatën që të përcaktojë pjesët sipas përcaktimeve të këtij akti”; - “Në rastin konkret kemi të bëjmë me një pavlefshmëri absolute të testamentit për shkak se ai vjen në kundërshtim me ligjin dhe konkretisht me nenin 372 e vijues të K.Civil. Duke qenë një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm, ai mund të kundërshtohet në çdo kohë si në rastin konkret është kundërshtuar në gjykimin e padisë së pjesëtimit nga paditësi dhe gjykata kryesisht duhet të konstatojë pavlefshmërinë e tij pa pasur nevojë për një padi të re si arsyeton Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë”; - për rrjedhojë pjesa e trashëgimlënësit Llazi Sërbo “...do t’i nënshtrohet ndarjes se saj sipas rregullave të përgjithshme të trashëgimisë ligjore, pra nga kjo pjesë do të përfitojnë trashëgimtarët ligjore të tij të përcaktuar me vendimin nr.2425 dt. 21.10.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, sipas pjesëve që i takon secilit prej tyre”.

7. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs e paditura Emili (Milika) Llazi Filip (Sërbo), me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

8.1. Neni 11 i K.Pr.Civile: “Provat janë të dhënat që merren në formën e parashikuar nga ky Kod dhe që vërtetojnë ose rrëzojnë pretendimet ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces”.

8.2. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

8.3. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

8.4. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

8.5. Neni 126§2 i K.Pr.Civile: “Vendimi përfundimtar, si dhe vendimet që i japin fund procesit gjyqësor civil të parashikuara prej nenit 127 të këtij Kodi jepen në “Emër të Republikës” dhe përkatësisht duhet të përmbajë bazën ligjore mbi të cilën bazohet zgjidhja e mosmarrëveshjes, analizën e provave dhe mënyrën e zgjidhjes të saj”.

8.6. Neni 213 i K.Pr.Civile:“Në zbatim të nenit 12 të këtij Kodi, gjykata me vendim lejon palët të provojnë faktet mbi të cilat i bazojnë kërkimet dhe pretendimet e tyre, duke paraqitur në gjykatë vetëm ato prova që janë të domosdoshme e që kanë lidhje me çështjen e gjykimit”.

8.7. Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.

8.8. Neni 465 i K.Pr.Civile: “Në shqyrtimin e çështjes në apel mbahen parasysh, për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë të parashikuara në këtë Kod.

Me kërkesën e palëve ose edhe kryesisht gjykata e apelit përsërit tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor. Në shqyrtimin gjyqësor mund të lexohen aktet e gjykimit të shkallës së parë. Gjykata ka të drejtë të marrë edhe prova të reja”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
9. Se vendimi nr.40, datë 06.12.2012 i Gjykatës së Apelit Korçë, me të cilin është ndryshuar vendimi i datës 10.05.12 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe lejuar pjesëtimi i objektit shtëpi banimi ndodhur në Korçë midis palëve ndërgjyqëse, në raportin e pjesëve sikurse është pasqyruar në dispozitivin e këtij vendimi, është marrë në mosrespektim të ligjit procedural dhe për rrjedhojë duhet të prishet.

10. Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit (shkronja “a”), si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale (shkronja “b” e kësaj dispozite në lidhje me nenin 467[1] të po këtij Kodi) apo shkeljet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit. (shkronja “c” e kësaj dispozite) [2]

10.1. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

10.2. Në këtë kuadër ligjor, Gjykata e Lartë mund të investohet dhe shprehet, kur ndaj një procesi gjyqësor ka pretendime për rrugët dhe mënyrat e marrjes së provave, pasqyrimit të tyre, por jo për mënyrën e vlerësimit. Kontrolli rishikues i Gjykatës së Lartë nuk mund të zëvendësojë të drejtat kushtetuese e ligjore të gjykatave të faktit (gjykatës së shkallës së parë dhe apelit), dhe aq më tepër të vlerësojë bindjen e brendshme të këtyre gjykatave për çështje konkrete.

11. Në shqyrtim të tërësisë së gjykimit të kësaj çështje, të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të rekursit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se nga gjykata e apelit janë lejuar shkelje të rënda të normave proceduriale që, në thelb, përbëjnë proces të parregullt ligjor.

11.1. Në vështrim të neneve 11, 12, 14, 29, 31, 213, 309 dhe 465 të Kodit të Procedurës Civile nuk mund të konsiderohet i mjaftueshëm vetëm dëgjimi i pretendimeve dhe prapësimeve të palëve dhe veçanërisht referimi në prova shkresore të marra në kundërshtim me “formën e parashikuar” në po këtë Kod që vendimi i gjykatës të jetë i argumentuar dhe i mbështetur në ligj. Ndër kërkesat themelore që duhet të plotësojë vendimi gjyqësor janë ligjshmëria dhe argumentimi i tij; elementë ligjorë këto që i mungojnë vendimit të gjykatës së apelit.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se gjykimi është veprimtaria e organeve gjyqësore të caktuara me ligj, që zhvillohet sipas rregullave me karakter të detyrueshëm, shkeljet e të cilave passjellin cenimin e vendimeve të tyre.

12.1. Procesi civil ka për qëllim zhvillimin e një gjykimi që konsiston në vlerësimin nga pikëpamja e së drejtës të një fakti ose një grup faktesh, por domosdoshmërisht këto të fundit para se të vlerësohen nga gjykata duhet të vërtetohen. Vendimi i gjykatës duhet t’u përgjigjet dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret dhe gjendjes së faktit të vërtetuar ose jo gjatë gjykimit nëpërmjet provave të marra konform dispozitave të Kodit të Procedurës Civile. Në të kundërt, sikundër është rasti në shqyrtim, vendimi nuk është i argumentuar dhe as i bazuar në ligj.

13. Mbi padinë e paditësave Vasilika Serbo, Lorenc Serbo dhe Mimoza Serbo kundër Emili (Milika) Llazi (Sërbo) Filip, në përfundim të fazës së parë të pjesëtimit, gjykata e shkallës së parë ka lejuar pjesëtimin e sendit objekt material i këtij gjykimi midis palëve ndërgjyqëse në raportet e pjesëve, sikurse pasqyrohet në dispozitivin e vendimit të kësaj gjykate.

14. Ky kolegj vlerëson se gjykata e shkallës së parë, pa sqaruar plotësisht rrethanat që lidhen me gjykimin e çështjes e që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të padisë së pjesëtimit në shqyrtim (për fazën e parë të gjykimit) lidhur me kërkimet e parashtruara në të, të cilat kërkojnë përgjigje edhe nga pretendimet e palëve, gabon kur zgjidh çështjen në gjendjen në të cilën ndodhet hetimi gjyqësor nga ana e kësaj gjykate.

15. Gjykata e apelit ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankimin e paditësave dhe, pasi ka konstatuar të metat e gjykimit në shkallë të parë, ka bërë përpjekje për t’i ndrequr ato, por nga aktet procedurale nuk rezulton të ketë respektuar dispozitat e Kodit të Procedurës Civile që rregullojnë shqyrtimin e çështjes në gjykatën e apelit, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me marrjen e provave të reja nga kjo gjykatë.

15.1. Nga aktet procedurale, proces verbalit gjyqësor evidentohet se kjo gjykatë, me gjithë se në vendim shprehet se “Në kuadër të këtij hetimi të pakryer nga Gjykata e Rrethit,...përsëriti hetimin gjyqësor duke kërkuar administrimin e një kopjeje të dosjes gjyqësore që i përket vendimit nr.533 dt. 23.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës”, nuk ka respektuar kërkesat e nenit 465 të Kodit të Procedurës Civile, pasi nuk ka marrë vendim konform kësaj dispozite.

15.1.a) Gjykata e apelit kishte detyrimin ligjor që të merrte një vendim konform nenit 465 të Kodit të Procedurës Civile, për të përcaktuar nëse do të mjaftohej me leximin e akteve të gjykimit të shkallës së parë, apo do të merrte prova të reja, duke përsëritur tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor, por nga kqyrja e proces verbalit nuk rezulton të ketë marrë një vendim të tillë.

15.2. Po kështu, në kundërshtim me kërkesat e normave procedurale civile, gjykata nuk ka evidentuar faktet dhe provat mbi të cilat palët mbështesin pretendimet e tyre si dhe marrjen e tyre konform nenit 213 të Kodit të Procedurës Civile në lidhje me nenet 11 e 12 të po këtij Kodi.

15.3. Mosrespektimi i dispozitave ligjore të mësipërme bën që faktet e rrethanat e përmendura në vendimin e gjykatës së apelit lidhur me to të mos kenë vlerën e provave, sepse aktet shkresore ku mbështet vendimmarrjen kjo gjykatë, pavarësisht nga origjina, natyra dhe përmbajtja e tyre, nuk janë marrë “në formën e parashikuar nga” Kodi i Procedurës Civile. Për rrjedhojë, çdo përfundim, qoftë edhe rezultat i një analize të hollësishme të provave që nuk janë marrë sipas parashikimeve të normave procedurale civile, nuk ka asnjë vlerë.

15.4. Ky qëndrim buron nga neni 11 i Kodit të Procedurës Civile ku është përcaktuar se “Provat janë të dhënat që merren në formën e parashikuar nga ky Kod dhe që vërtetojnë ose rrëzojnë pretendimet ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces” dhe nga praktika gjyqësore e njësuar.[1]

16. Duke i’u kthyer çështjes në shqyrtim, nga përmbajtja e proces verbalit gjyqësor evidentohet se gjykata e apelit, pa vendim për përsëritjen e hetimit gjyqësor, ka kryer një sërë veprimesh procedurale, që bien ndesh me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile e që përbëjnë shkak për cenimin e vendimit.

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se këto veprime procedurale, që në thelb përbëjnë marrje provash të reja, përderisa nuk është marrë vendimin sipas kërkesave të nenit 465 të Kodit të Procedurës Civile, përbëjnë shkelje të rënda procedurale, të tilla që passjellin pavlefshmërinë e këtyre veprimeve dhe të akteve që burojnë nga këto veprime. Në këtë kontekst, ky kolegj vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit është marrë në kundërshtim me nenin 467/e të Kodit të Procedurës Civile.

18. Ky kolegj sjell në vëmendje të gjykatës së apelit se shqyrtimi në këtë gjykatë bëhet mbi ankimin e palëve dhe kontrollohet ligjshmëria e bazueshmëria e vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Nëse, rrethanat e çështjes dhe vendimi i ankimuar janë me mangësi që mund të ndreqen në gjykatën e apelit, kjo e fundit, mbi kërkimin e palës apo kryesisht, bazuar në nenin 465 të Kodit të Procedurës Civile, merr një vendim të ndërmjetëm, për përsëritjen pjesërisht apo tërësisht të hetimit gjyqësor, duke u mjaftuar me leximin e akteve të gjykimit në shkallë të parë apo dhe me marrjen e provave të reja. Në rastin e fundit, ky vendim do të shoqërohet dhe me respektimin e kërkesave të nenit 213 të Kodit të Procedurës Civile në lidhje me nenet 11 e 12, si dhe me dispozitat e tjera të po këtij Kodi, që parashikojnë marrjen e provave.

18.1. Pra, gjykata, krahas vendimit për përsëritjen tërësisht apo pjesërisht të hetimit gjyqësor, është e detyruar të marrë vendim lidhur edhe me rrethin e çështjeve apo fakteve mbi të cilat do të shtrihet hetimi gjyqësor dhe veçanërisht mbi provat apo mjetet provuese që do të merren në vërtetimin ose jo të rrethanave e fakteve të pretenduara nga palët.

18.2. Gjykata e apelit, me vendimin që merr, bazuar në nenin 465 të Kodit të Procedurës Civile, ka të drejtë që të bëjë një shqyrtim gjyqësor të plotë, por gjithnjë kufijtë e shqyrtimit në këtë gjykatë varen nga kufijtë dhe shkaqet e ankimit që kanë investuar gjykatën.

19. Marrja e një vendimi të ndërmjetëm, bazuar në nenin 465 të Kodit të Procedurës Civile, nuk është thjesht një formalitet, por në referim të nenit 1§1 të po këtij Kodi përbën një detyrim ligjor për gjykatën i cili duhet të pasqyrohet në proces verbalin gjyqësor.

20. Në evidentim të situatës së mësipërme, që përbën shkelje të rëndë të normave procedurale, shihet me vend të tregohen veprimet procedurale të gjykatës së apelit të cilat, për shkak se nuk është marrë vendim sipas nenit 465 të Kodit të Procedurës Civile, e bëjnë të cenueshëm vendimin e saj.

20.1. Në ecurinë e zhvillimit të procesit gjyqësor në gjykatën e apelit rezulton se, pas shtyrjes së seancave gjyqësore të datave 18.09.2012 dhe 26.09.2012, mbi kërkesat e palës së paditur, është zhvilluar seanca gjyqësore e datës 08.10.2012 gjatë së cilës palët kanë parashtruar pretendimet e tyre.

20.1.a) Në këtë seancë gjyqësore, ndër të tjera, gjykata “i sqaron” palës së paditur “...që në seancën e radhës t’i paraqesë gjykatës një kopje të testamentit, një kopje të procesverbalit të çeljes së testamentit...”. Gjithashtu, gjykata “...i sqaron avokates të palës paditëse të paraqesë në seancën e ardhshme një kopje të vendimit të fazës së parë të pjesëtimit si dhe një vërtetim se deri ku ka arritur faza e dytë e pjesëtimit” dhe për këto arsye ka shtyrë seancën gjyqësore për një ditë tjetër.

20.1.b) Në seancën pasardhëse, atë të datës 23.10.2012, pala paditëse ka paraqitur “...vendimin e vitit 2004 të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, vendimin e vitit 2004 të Gjykatës së Apelit, vendimin e Gjykatës së Lartë i cili ka vendosur prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim si dhe vendimin e vitit 2009 të Gjykatës së Rrethit i cili ka vendosur pushimin e çështjes”.

20.1.c) Në seancën e datës 06.11.200012 gjykata me vendim ka kërkuar “...pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës me shkresë praktikën gjyqësore që i përket lëshimit të dëshmisë së trashëgimisë të Llazi Serbos...” dhe për këtë shkak ka shtyrë seancën gjyqësore.

20.1.ç) Praktika që i përket vendimit gjyqësor nr.533, datë 23.02.2012 i’u është venë në dispozicion palëve në seancën e datës 22.11.2012 dhe, për t’u njohur pala paditëse me këtë praktikë është shtyrë seanca gjyqësore për më datën 06.12.2012.

20.1.d) Në seancën pasardhëse, pasi pala paditëse ka parashtruar pretendimet e veta lidhur me testamentin olograf i ka dorëzuar “...gjykatës në vazhdim të detyrave të lëna nga gjykata në seancën e mëparshme një vendim nr.2672 dt. 02.10.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë i cili ka marrë formë të prerë”.

20.1.e) Në po këtë seancë, gjykata me vendim ka “administruar” e pasqyruar në proces verbal “...provat e paraqitura nga palët në gjykim...” dhe, më tej i ka dhënë fund hetimit gjyqësor, duke shpallur edhe vendimin.

21. Në kontekstin e veprimeve të mësipërme të kryera nga gjykata e apelit, ky kolegj vlerëson se nxjerrja e konkluzionit mbi prova të cilat nuk janë marrë në formën e parashikuar nga Kodi i Procedurës Civile e bëjnë vendimin e gjykatës të paargumentuar dhe të pambështetur në ligj. Për rrjedhojë, ky vendim është i cenueshëm pasi ai nuk plotëson kërkesat e neneve 126, 123, 309 dhe 310 të po këtij Kodi.

22. Gjithashtu, ky kolegj sjell në vëmendje të gjykatës së apelit se, përderisa kjo gjykatë ka kërkuar sqarime nga pala paditëse lidhur me gjykimet e mëparshme, vendimet e të cilëve janë fashikulluar në dosjen gjyqësore, nuk mund të anashkalonte rregullimin e bërë në nenin 451/a të Kodit të Procedurës Civile.

22.1. Nga kqyrja e proces verbalit evidentohet se pala paditëse, në përgjigje të sqarimeve që janë kërkuar nga gjykata lidhur me vendimet e mëparshme “...që janë në dosje...” se “...çfarë është bërë me gjykimin që ka vendosur pjesëtimin e pasurisë objekt gjykimi në fazën e parë të tij?”, ka parashtruar se “...gjykimi është pushuar, nuk është venë në lëvizje për fazën e dytë të pjesëtimit. Në gjykimin ku është paditëse Emili Filipi është vendosur pjesëtimi për faqen e parë”.

22.2. Lidhur me këtë rrethanë rezulton se mbi padinë e Emili (Milika) Filip kundër Llazaraq Sërbo dhe Thoma Sërbo, me objekt pjestimin e një shtëpie banimi ndodhur në qytetin e Korçës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 23.02.2004, ka lejuar pjestimin e shtëpisë së banimit midis palëve ndërgjyqëse duke përcaktuar për Llazaraq Sërbo 4/9 pjesë, për Thoma Sërbo 2/9 pjesë dhe për Emili (Milika) Filip 3/9 pjesë të pandarë të sendit objekt pjesëtimi.

22.3. Nga përmbajtja e vendimit nr.945, datë 13.04.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë (vendim pjesëtimi i fazës së dytë), del se vendimi gjyqësor i datës 23.02.2004 ka marrë formë të prerë dhe gjykata ka vazhduar gjykimin e padisë në fazë të dytë të pjestimit, në përfundim të të cilit ka vendosur pjesëtimin e sendit të mësipërm.

22.3. Madje evidentohet se ky vendim është ekzekutuar nëpërmjet shërbimit përmbarimor, por pas rivendosjes në afat dhe ankimit të ushtruar nga pala e paditur e atij gjykimi, Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.158, datë ka prishur vendimin e fazës së dytë dhe ka kthyer çështjen për rigjykim, gjykim i cili është pushuar me vendimin nr.2672, datë 02.10.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

23. Referuar përmbajtjes së nenit 451/a të Kodit të Procedurës Civile dhe praktikës gjyqësore të njësuar lidhur me vendimin gjyqësor të fazës së parë të pjesëtimit [1] nuk rezulton që gjykata e apelit të ketë verifikuar dhe evidentuar situatën juridike të krijuar nga vendimi gjyqësor i formës së prerë i datës 23.02.2004. Nëse ky vendim, në kuptim të kësaj dispozite, përbën ose jo res judicata.

24. Përsa më sipër dhe në rrethanat kur gjykata e apelit i ka të gjitha mundësitë ligjore të marrë në shqyrtim dhe të zgjidhë mosmarrëveshjen objekt gjykimi, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vlerëson të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit Korçë dhe të dërgojë çështjen për rishqyrtim në po atë gjykatë.

25. Në rigjykim, gjykata e apelit për të garantuar një proces të rregullt ligjor, në mbështetje të neneve 486, 493 e 465 të Kodit të Procedurës Civile, qoftë edhe kryesisht, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor nëpërmjet të cilit të verifikojë e të identifikojë ekzistencën ose jo të rrethanave ligjore që përbëjnë shkakun e padisë në gjykim dhe të prapësimeve të palës së paditur, lidhur me vlefshmërinë ose jo të testamentit olograf të pretenduar nga pala e paditur.

25.1. Në respektim të nenit 213 në lidhje me nenet 11 e 12 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata duhet të përcaktojë me vendim për secilën palë faktet që duhet të provohen prej tyre, provat që lejohen të paraqiten nga secila palë veçmas, vlerën provuese të secilës provë, si dhe barrën e provës për secilën palë.

25.2. Gjykata e apelit ka detyrimin ligjor që, në funksion të shqyrtimit të pretendimeve të ankimit dhe zgjidhjes së drejtë të çështjes, “të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin” (neni 14), të bëjë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen”, të çmojë “provat e marra gjatë gjykimit të çështjes, sipas bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre” (neni 309) dhe “të zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj” (neni 16).

25.3. Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime “që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara” në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

25.4. Po në funksion të zgjidhjes së drejtë të çështjes dhe për sqarimin e plotë të situatës juridike, veçanërisht atë të raportit të pjesëve të bashkëpronarëve të sendit objekt pjesëtimi, në zbatim të neneve 223 dhe 224 te Kodit të Procedurës Civile, mund të urdhërojë marrjen e provave zyrtarisht nga të tretët.

26. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.40, datë 06.12.2012 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 10.03.2016
Nr. 11111-02649-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-716 i Vendimit (71)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish