Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet30/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 25.11.2015, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.43000-00783-00-2012, që u përket palëve:
PADITËS I K/PADITUR: SHOQËRIA “TREMAGLIA” SHPK.

I PAPITUR K/PADITËS: LUCA SANELLI.

I PADITUR (nga padia): SHOQËRIA “CLODIA TEX”SHPK
OBJEKTI I PADISË:

Përjashtim i ortakut Luca Sanelli.

Detyrimin e Shoqërisë “Clodia Tex” shpk t’i kthejë

shoqërisë “Tremaglia” shpk makinat dhe pajisjet qepëse objekt gjykimi.

Dhënie e vendimit për kthimin e makinerive në ekzekutim të përkohshëm.

Sigurimi i objektit të padisë duke urdhëruar pezullimin e të drejtës së votës

dhe të drejtave të tjera që rrjedhin nga zotërimi i kuotës të ortakut Luca Sanelli.

Baza Ligjore: Nenet 17, 98 dhe 102 të Ligjit nr.9901, datë 14.04.2008,

“Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”

nenet 296-298 dhe 608 të Kodit Civil

nenet 32/a, 202/a, 317, 334/b të K.Pr.Civile.
OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Anulimi i vendimit të asamblesë së ortakëve të Tremaglia shpk

datë 27.07.2009 me rep. nr.2658 dhe kol nr.760/3

mbi të cilin bazohet kërkesa e paditësit të kundërpaditur

për përjashtimin e ortakut Luca Sanelli;

likuidimin e kuotës së ortakut Luca Sanelli sipas nenit 102/6

të ligjit nr.9901 datë 14.04.2008.

Dhënien e vendimit për likuidim kuote dhe shpërblim dëmi

me ekzekutim të përkohshëm në bazë të nenit 317 të K.Pr.Civile

të likuidimit të kuotës së zotëruar nga ortaku Luca Sanelli dhe të dëmit të pësuar.

3. Shpërblimin e dëmit të pësuar të ortakut Luca Sanelli

në masën lekë 6735000 nga Shoqëria Tremgalia shpk.

Baza Ligjore: Nenet 160, 192, 158/b, 202/a, 225 dhe në vazhdim,

317/a i K.Pr.Civile;

nenet 81/1, 85/1, 95/5, 91, 92, 17/1, 76, 101 të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008;

nenet 296, 608 të Kodit Civil.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendim nr.11-2011-152 (84), datë 17.01.2011, ka vendosur:

“1. Pranimin pjesërisht të padisë, së paditësit të kundër/paditur, Shoqëria “Tremaglia” sh.p.k., si me poshtë: Rrëzimin e kërkesë padisë, për Përjashtimin e Ortakut Luca Sanelli nga Shoqëria “Tremaglia” sh.p.k., si e pambështetur në prova dhe në ligj. Heqjen e masës së Sigurimit të padisë, të pranuar pjesërisht nga gjykata me vendim të ndërmjetëm, datë 03.08.2009. Detyrimin e Shoqërisë “Clodia Tex” sh.p.k., t’i kthejë Shoqërisë “Tremaglia” sh.p.k., makinat dhe pajisjet qepëse, objekt gjykimi, të marra në marrëdhënie mirëbesimi me ortakët e shoqërisë Tremaglia sh.p.k. Dhënien e vendimit për kthimin e makinerive dhe pajisjeve qepëse, në ekzekutim të përkohshëm në bazë të nenit 317/2 të Kodit procedurës civile..2. Pranimin e kundër padisë, të të paditurit kundër/paditës Luca Sanelli, si më poshtë: Anullimin e Vendimit nr.2658 Rep dhe nr.760/3 Kol, datë 27.07.2009, të Asamblesë së përgjithshme të ortakëve të Shoqërisë “Tremaglia” sh.p.k., për përjashtimin e ortakut Luca Sanelli nga kjo Shoqëri, si i pa mbështetur në prova dhe në ligj. Detyrimin e Shoqërisë “Tremaglia” sh.p.k., t’i japë ortakut Luca Sanelli,

Likuidimin e kuotës që ai zotëron në masën 25% të kapitalit të Shoqërisë, në shumën 28.821.811(njëzet e tetë milion e tetëqind e njëzet e një mijë e tetëqind e njëmbëdhjete) Lekë. Dhënien e vendimit për likujdimin e kuotës së ortakut Luca Sanelli, me ekzekutim të përkohshëm në bazë të nenit 317/2 të kodit të procedurës civile Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të paditësit të kundër/paditur”.
Gjykata e Apelit Durrës, me vendim nr.10-2011-1471(706), datë 01.12.2011, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimi civil nr.l 1-2011-152(84), datë 17/01/2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës si më poshtë: Pranimin e padisë së paditësit, kundërpaditur Shoqëria “Tremaglia” sh.p.k. Përjashtimin e ortakut Luca Sanelli nga Shoqëria “Tremaglia” sh.p.k, me kuotën përkatëse. Detyrimin e shoqërisë “Cloida Tex” sh.p.k ti kthejë shoqërisë “Tremaglia”sh.p.k makineritë dhe pajisjet qepëse, objekt gjykimi, të marra në marrëdhënie mirëbesimi nëpërmjet ortakut dhe administratorit në atë kohë Z.Luca Sanelli.

Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë të marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin e ndërmjetëm të datë 03.08.2009. Rrëzimin e kundërpadisë të paditurit kundërpaditës Luca Sanelli. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të paditurit, kundërpaditës Luca Sanelli dhe të paditurit Shoqëria “Cloida Tex” Sh.p.k solidarisht”.
Kundër vendimit nr.10-2011-1471 (706), datë 01.12.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës ka paraqitur rekurs pala e paditur/kundërpaditëse Luca Sanelli, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.10-2011-1471 (706), datë 01.12.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr.11-2011-152 (84), datë 17.01.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për këto shkaqe:

Vendimi i gjykatës së apelit është marrë në shkelje të hapur të nenit 4752/1 të K.Pr.Civile pasi gjykata nuk ka respektuar ose ka zbatuar keq ligjin. Në veçanti gjykata e apelit ka shkelur ose ka zbatuar keq nenet 14, 28, 309, 310/II nr.1 e 2 të K.Pr.Civile sepse nuk është garantuar zhvillimi i një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm duke mos u bërë një cilësim i saktë i fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, nuk janë vlerësuar të gjitha provat në përputhje me rrethanat.

Gjykata e apelit disponon detyrimin e shoqërisë Clodia Tex shpk të kthejë makineritë ndërkohë që kjo pikë e kërkesë padisë ka pushuar pasi makineritë dhe pajisjet janë kthyer tashmë nga shoqëria Clodia Tex shpk shoqërisë Tremaglia shpk në Durrës në bazë të procesverbalit të sekuestimit konservati më datë 21.02.2011 dhe të procesverbalit të sekuestrimit ekzekutiv më datë 15.04.2011.

Gjykata e apelit ka vendosur përjashtimin e ortakut Luca Sanelli nga shoqëria “Tremaglia”shpk me arsyetimin se ka shkelur nenin 17 të ligjit nr.9901/2008 dhe nenin 102/1/6 për konkurrencë të pandershme. Nuk mund të flitet për konkurrencë të pandershme kur ka prova me shkrim që të gjithë ortakët ishin dakord për dorëzimin e makinerive shoqërisë Clodia Tex shpk dhe madje shoqëria ka ndihmuar shoqërinë Tremgalia shpk në punët e aprovimit e të gjithë ortakëve të shoqërisë, prova si: faturat e shitjes të shërbimeve nga Clodiatex shpk dhe Tremgalia shpk, autorizim nga përjashtim i TVSH lëshuar mbi kërkesën e Tremalia shpk, deklarim i firmosur nga Administratori Christian Martinelli në të cilin bëhet referencë tek një lidhje elektrike ndërmjet dy shoqërive; kontratë shërbimi midis Clodiatex shpk dhe Tremgalia shpk etj;

Të gjithë ortakët Tremaglia shpk ishin darkort për një bashkëpunim midis Tremaglia shpk dhe Clodiatex shpk, ku faturat e shitjes janë të raportuara në bilancin e vitit financiar 2008. Pra nuk bëhet fjalë për konkurrencë të paligjshme nga ana e Luca Sanelli dhe Clodiatex shpk pasi raporti midis shoqërive ka qene i inkurajuar nga të gjithë ortakët dhe nga administrator i Tremaglia shpk.

Gjykata e apelit nuk ka vlerësuar në përcaktimin e konkurrencës së pandershme dhe pozicionin e Eros Martinelli i cili ka themeluar shoqërinë “Martinelli &co” shpk me objekt të njëjtë me Tremaglia shpk, në të cilin Eros Martinelli ka qenë administrator dhe ortak i vetëm themelues.

Vendimi i gjykatës së apelit në pjesën ku ligjëron përjashtim e ortakut Luca Sanelli duhet të prishet dhe të vendoset likuidimi i kuotës së tij.

Gjykata e apelit ligjorën masën e sigurimit të padisë mbi pezullimin e të drejtës së votës së ortakut Luca Sanelli ndërkohë që sigurimi i padisë është rrëzuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendim përfundimtar.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

Se vendimi nr.10-2011-1471 (706), datë 01.12.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës është marrë jo në zbatim të ligjit e si tillë duhet të prishet dhe duhet të lihet në fuqi vendimi nr.11-2011-152 (84) datë 17.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.




  1. RRETHANAT E ÇËSHTJES

Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se: Pala paditëse shoqëria “Tremaglia” shpk është shoqëri tregtare e së drejtës shqiptare themeluar me vendim nr.18907, datë 02.03.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me ortakë themelues: Eros Martinelli e Luca Sanelli, Daniele Salvagono me seli në Durrës me objekt të veprimtarisë prodhimin e materialeve porositësi tregtim konfeksione import eksport.

Me vendim nr.1890/2 datë 04.05.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur zmadhimi i shoqërisë “Tremaglia” shpk. Me vendimin nr.18907/4 datë10/09/2004 të Gjykatës së Rrethit Tiranë është vendosur pranimi i ortakut të Cristian Martinelli.

Nga ekstrakti i QKR-së, datë 27.07.2009, rezulton se aktualisht kjo shoqëri përbëhet nga katër ortakë dhe konkretisht nga ortaku Eros Martinelli që zotëron 75% të kuotave të kapitalit , nga të cilat 49% të kuotave i zotëron në emër të tij, ndërsa 26% i zotëron në emër e për llogari të ortakes Gitana Nikiforova (gruaja) që zotëron 13% të kuotave të kapitalit, Cristian Martinelli (i biri) që zotëron 13% të kuotave të kapitalit. Ortaku Luca Sanelli zotëron 25% të kuotave të kapitalit. Ortakët Eros Martinelli dhe Luca Sanelli janë dhe administrator të shoqërisë “Tremgalia” shpk.

Më datën 21.07.2008 i padituri Luca Sanelli si ortak i vetëm-Administrator paralelisht me Shoqërinë “Tremaglia” sh.p.k., ka themeluar shoqërinë “CLODIA TEX shpk, me seli në Lagjen nr.18, Rruga “Aleksander Goga”, NIPT nr.K82004501L, fakt që rezulton nga Ekstrakti QKR-së datë 27.07.2009,

Po kështu edhe paditësi Eros Martinelli, si ortak i vetëm-Administrator paralelisht me Shoqërinë “Tremaglia” sh.p.k., ka themeluar “Martinelli & CO sh.p.k., me seli në Lagjen nr.18, Rruga “Aleksandër me NIPT nr.K91712502K, fakt që rezulton nga Ekstrakti QKR-së 27.07.2009.

Paditësi shoqëria “Tremaglia” shpk me pretendimin se ortaku Luca Sanelli me kuotë 25%, pa miratimin e asamblesë së ortakëve dhe në kapërcim të kompetencave të tij si ortak administrator i shoqërisë “Tremaglia” shpk, ka marrë nga kjo e fundit rreth 77 makina e pajisje qepëse, të cilat i ka instaluar në shoqërinë “CLODIA TEX” dhe me këto makineri e pajisje zhvillon aktivitetin tregtar të shoqërisë “CB TEX” shpk, në të cilën ai është ortak i vetëm dhe Administrator, në mbledhjen e datës 27.09.2009 (me 75% të votimeve) Asambleja e Përgjithshme e Shoqërisë “Tremaglia” shpk, ndër të tjera, ka vendosur që ti kërkojë gjykatës përjashtimin e ortakut Luca Sanelli me motivacionin se ka përdorur pasurinë e shoqërisë për përfitime personale.

Për sa më sipër, Paditësi shoqëria “Tremaglia” shpk i është drejtuar gjykatës së rrethit gjyqësor me kërkesë padinë objekt gjykimi në të cilën ka kërkuar, përjashtimin e ortakut Luca Sanelli; Detyrimin e Shoqërisë “Clodia Tex”shpk ti kthejë shoqërisë “Tremaglia”shpk makinat dhe paisjet qepëse objekt gjykimi, si dhe sigurimin e objektit të padisë duke urdhëruar pezullimin e të drejtës së votës dhe të drejtave të tjera që rrjedhin nga zotërimi i kuotës të ortakut Luca Sanelli.

Pala e paditur Luca Sanelli duke prapësuar ka paraqitur kundërpadi në të cilën duke parashtruar faktin se nuk ka asnjë provë konkrete për të vërtetuar konkurrencën e pandershme dhe dëmet e pësuara shoqëria për shkak të konkurrencës së pandershme, ka kërkuar anulimin e vendimit të asamblesë së ortakëve të Tremaglia shpk datë 27.07.2009 me nr.rep nr.2658 dhe kol. nr.760/3, likuidimin e kuotës së ortakut Luca Sanelli sipas nenit 102/6 të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008, dhënien e vendimit për likuidim kuote dhe shpërblim dëmi me ekzekutim të përkohshëm në bazë të nenit 317 të K.Pr.Civile të likuidimit të kuotës së zotëruar nga ortaku Luca Sanelli dhe të dëmit të pësuar, si dhe shpërblimin e dëmit të pësuar të ortakut Luca Sanelli në masën lekë 6735000 nga Shoqëria Tremgalia shpk.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendim nr.11-2011-152 (84), datë 17.01.2011, ka vendosur:“1. Pranimin pjesërisht të padisë, së paditësit të kundër/paditur, Shoqëria “Tremaglia” sh.p.k., si me poshtë: Rrëzimin e kërkesë padisë, për Përjashtimin e Ortakut Luca Sanelli nga Shoqëria “Tremaglia” sh.p.k., si e pambështetur në prova dhe në ligj. Heqjen e masës së Sigurimit të padisë, të pranuar pjesërisht nga gjykata me vendim të ndërmjetëm, datë 03.08.2009. Detyrimin e Shoqërisë “Clodia Tex” sh.p.k., t’i kthejë Shoqërisë “Tremaglia” sh.p.k., makinat dhe pajisjet qepëse, objekt gjykimi, të marra në marrëdhënie mirëbesimi me ortakët e shoqërisë Tremaglia sh.p.k. Dhënien e vendimit për kthimin e makinerive dhe pajisjeve qepëse, në ekzekutim të përkohshëm në bazë të nenit 317/2 të Kodit procedurës civile..2. Pranimin e kundër padisë, të të paditurit kundër/paditës Luca Sanelli, si më poshtë:Anulimin e Vendimit nr.2658 Rep dhe nr.760/3 Kol datë 27.07.2009, të Asamblesë së përgjithshme të ortakëve të Shoqërisë “Tremaglia” sh.p.k., për përjashtimin e ortakut Luca Sanelli nga kjo Shoqëri, si i pa mbështetur në prova dhe në ligj. Detyrimin e Shoqërisë “Tremaglia” sh.p.k., t’i japë ortakut Luca Sanelli.

Likuidimin e kuotës që ai zotëron në masën 25% të kapitalit të Shoqërisë, në shumën 28.821.811(njëzet e tetë milion e tetëqind e njëzet e një mijë e tetëqind e njëmbëdhjete) Lekë. Dhënien e vendimit për likujdimin e kuotës së ortakut Luca Sanelli, me ekzekutim të përkohshëm në bazë të nenit 317/2 të kodit të procedurës civile Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të paditësit të kundër/paditur”.

Gjykata e Shkallës së Parë ndër të tjera ka arsyetuar se: “Paditësi i kundër/paditur Shoqëria “Tremaglia” sh.p.k. nuk dha asnjë provë konkrete që të vërtetonte konkurrencën e pandershme dhe dëme që kanë pësuar për shkak të kësaj konkurrence. I vetmi fakt që u pretendua nga paditësi i kundërpaditur ishte klienti Bisseci, por edhe në këtë rast, referuar proces verbalit të datës 27.07.2009 me Rep nr.2658 dhe Kol. nr.760/3, rezulton se edhe ky klient i është dorëzuar Shoqërisë “Clodia Tex” sh.p.k me marrëveshje nga shoqëria Tremaglia sh.p.k. Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi e provuar se, Shoqëria “Clodiatex” shpk ka bashkëpunuar në marrëveshje të plotë e të ndërsjelltë me shoqërinë “Tremaglia sh.p.k. dhe jo pa pëlqimin e tyre. Kontratë Shërbimi datë 31.12.2008 me firmë, Christian Martinelli për shoqërinë “Tremaglia sh.p.k. dhe Luca Sanelli për Clodiatex sh.p.k.. Deklaratë datë 22.01.2009 me firmën e ortakut Christian Martinelli për shfrytëzim të fuqisë së energjisë së marrë. Fatura nr.1 datë 31.01.2009, nr.3 datë 03.11.2009, nr.7 datë 29 12 datë 31.12.2008, me shitës shoqëria “Clodia Tex” sh.p.k. dhe shoqëria “Tremaglia” sh.p.k. (firmosur nga Christian Martinelli dhe Luca Sanelli), që dëshmojnë bashkëpunimin konkret midis dy shoqërive shkëmbyera dhe të firmosura midis këtyre dy shoqërive. Ashtu si Luca Sanelli edhe paditësi i kundër/paditur, Eros Martinelli ortak i vetëm-Administrator paralelisht me Shoqërinë “Tremaglia” themeluar Shoqërinë “Martinelli & CO” sh.p.k., me seli në Lagjen Rruga “Aleksander Goga”, me NIPT nr.K91712502K, fakt që rezulton ekstrakti QKR-së datë 27.07.2009.



Pra, ndodhemi përpara të njëjtit fakt. Të dy ortakët e Shoqërisë “Tremaglia”shpk paralelisht me këtë Shoqëri, kanë themeluar Shoqëritë përkatëse Luca Sanelli, “CLODIA TEX” me NIPT nr.K82004501L dhe 1 Eros Martinelli, “Martinelli & CO” me NIPT nr.K91712502K.

Në këto kushte, vendimi që Luca Sanelli të përjashtohet nga shoqëria “Tremaglia” sh.p.k. dhe Eros Martinelli, i cili në të njëjtën kohë ka një aktivitet tjetër konkurrente me objekt të ngjashëm me Tremaglia sh.p.k. dhe që “Martinelli & Co sh.p.k.”, emërohet administrator i kësaj shoqërie, siç ka vepruar nga Asambleja e përgjithshme e shoqërisë “Tremaglia” sh.p.k mbledhjen e datës 27.09.2009, (një mazhorancë familjare e formuar prej mbajtur nga familia e Eros Martinelli, i mbështetur nga i biri Christina Martinelli dhe bashkëshortja e tij, Gitana Nikiforova të cilët së bashku zotërojnë1 75% të votave) tregon mbizotërimin vendimmarrës absolut, de facto të familjes Martinelli mbi shoqërinë “Tremaglia” sh.p.k., që është në kundërshtim me ligjin nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare.

Përjashtimi i ortakut Luca Sanelli si në aspektin formal të akteve të domosdoshme që duhet të paraprinin këtë kërkesë për përjashtim, ashtu e ana e përmbajtjes si motivim ligjor për të kërkuar përjashtimin, nuk janë konform ligjit rendi i ditës së mbledhjes së ortakëve nuk parashikohet përjashtimin e ortakut të gjitha kontrata e nënshkruara midis dy shoqërive nuk janë kontestuar si nga forma dhe nga përmbajtja prandaj dhe pretendimi që ortaku i “Tremgalia” shpk ka bërë konkurrencë të pandershme bie automatikisht nga momenti që ka qenë vetë administratori i “Tremgalia” shpk që ka dhënë pëlqimin e hajes së “Clodiatex”shpk”.. Referuar ekstraktit të QKR-së, Objekti i Shoqërisë “Martinelli & sh.p.k. në të cilën kryen aktivitet Eros Martinelli, është i njëjtë me atë të Shoqërisë “Tremaglia” sh.p.k. pra, janë konkurrentë….”

Gjykata e Apelit Durrës, me vendim nr.10-2011-1471(706), datë 01.12.2011, ka vendosur:“Ndryshimin e vendimi civil nr.11-2011-152(84), datë 17/01/2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës si më poshtë: Pranimin e padisë së paditësit, kundërpaditur Shoqëria “Tremaglia” sh.p.k. Përjashtimin e ortakut Luca Sanelli nga Shoqëria “Tremaglia” sh.p.k, me kuotën përkatëse. Detyrimin e shoqërisë “Cloida Tex” sh.p.k ti kthejë shoqërisë “Tremaglia” sh.p.k makineritë dhe pajisjet qepëse, objekt gjykimi, të marra në marrëdhënie mirëbesimi nëpërmjet ortakut dhe administratorit në atë kohë Z. Luca Sanelli.

Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë të marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin e ndërmjetëm të datë 03.08.2009. Rrëzimin e kundërpadisë të paditurit kundërpaditës Luca Sanelli. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të paditurit, kundërpaditës Luca Sanelli dhe të paditurit Shoqëria “Cloida Tex” Sh.p.k solidarisht”.

Gjykata e Apelit Durrës ndër të tjera ka arsyetuar se: “Në lidhje me shkaqet për largimin apo përjashtimin e ortakut siç parashikon neni 101 dhe 102 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare është se të dyja dispozitat bazohen mbi të njëjtin parim se përfundimi i ortakërisë (neni 103 i Ligjit për Shoqëritë Tregtare) presupozon shkaqe të arsyeshme. Neni 101 i Ligjit për Shoqëritë Tregtare e shpreh këtë qartë në titullin e dispozitës, megjithëse fjalëzimi i paragrafit të parë nuk e sjell këtë element në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gjithësesi në fund të paragrafit të parë dispozita përmban një cilësim të rëndësishëm që çdo shkak tjetër për t’u larguar nga ana e ortakut duhet të jetë i tillë që të “bëjë të pa pranueshme vazhdimin e ortakërisë për ortakun”. Ndryshe, neni 102 i Ligjit për Shoqëritë Tregtare në mënyrë të dukshme i referohet “shkaqeve të arsyeshme” në paragrafët 1 dhe 2 (megjithëse jo në titullin e tij). Sjellja e ortakut që duhet të përjashtohet duhet të jetë e tillë që të “bëjë të papranueshme vazhdimin e ortakërisë” për ortakët e tjerë dhe për rrjedhojë të justifikojë përjashtimin.



I padituri Luca Sanelli si administrator dhe ortak (zotërues i 25% të aksioneve) i shoqërisë tregtare, duke marrë 77 makineri e pajisje qepëse pronë e shoqërisë TREMAGLIA sh.p.k, pa një vendim të asamblesë së ortakëve të kësaj të fundit, i ka dërguar, instaluar dhe shfrytëzuar ato për shoqërinë tregtare CLODIA TEX sh.p.k e cila është shoqëri e themeluar nga i padituri Luca Sanelli, i cili rezulton të jetë njëkohësisht ortak i vetëm dhe administrator i saj. Gjithashtu i padituri Luca Sanelli si administrator i shoqërisë Tremaglia sh.p.k, ka shfrytëzuar njohjet nga kjo detyrë duke krijuar marrëdhënie furnizimi dhe marrëdhënie të tjera juridike edhe për shoqërinë tregtare CLODIA TEX sh.p.k, në të cilën figuron të jetë administrator dhe ortak i vetëm, kjo ka sjellë për pasojë shpërdorimin e besimit të ortakëve të tjerë të shoqërisë Tremaglia me zotërim të 75% të kapitalit, dhe një konkurrencë të pandershme midis shoqërive tregtare me të njëjtin administrator… Kjo gjykatë këto veprime i konsideron në kundërshtim me statutin e shoqërisë dhe me ligjin 9901 datë 14.04.2008 për tregtarët dhe shoqëritë tregtare. Sipas nenit 102/2/b të Ligjit për Shoqëritë Tregtare një ortak mund të përjashtohet veçanërisht, nëse ai me dashje apo me pakujdesi të rëndë shkel statutin apo detyrime të parashikuara nga ligji.... Këto veprime të të paditurit si ortak (dhe administrator) kanë sjellë dëme të rënda shoqërisë, për pasojë edhe ortakëve të tjerë. Përjashtimi në rastin në shqyrtim rezulton i justifikuar sepse ekziston një shkak i arsyeshëm i cili e bën të papranueshme për ortakët e tjerë.... Në rastin e përjashtimit të një ortaku nga shoqëria iniciativa duhet të merret nga ortakët e tjerë ose nga administratorët e shoqërisë. Si një hap i parë formal duhet të thirret asambleja e përgjithshme nenin 82/2, 83, 84 i Ligjit për Shoqëritë Tregtare për të marrë vendim mbi bërjen e kërkesës për përjashtimin e ortakut. Në përputhje me nenin 87/2 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, ky vendim për përjashtimin e një ortaku kërkon një shumicë të thjeshtë votash të ortakëve pjesëmarrës. Ligji nuk shprehet nëse ortaku për të cilin do të merret vendim ka të drejtë të marrë pjesë vetë në votim apo jo. Asnjë nga shkaqet për përjashtimin e së drejtës së votës të renditura në nenin 89/1 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare nuk i referohet këtij rasti në mënyrë direkt. Gjithsesi, të lejosh ortakun e interesuar të votojë kundër përjashtimit të tij qartësisht e bën më të vështirë për shoqërinë që të “heq qafe” një ortak dhe nëse përjashtimi i tij do të jetë tërësisht i justifikuar nga sjellja e tij, dhe e bën praktikisht të pamundur të përjashtosh një ortak mazhoritar. Për shkaqe politikash, për rrjedhojë, mund të konsiderohet zgjerimi i nenit 89/1 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare ku të përfshihet edhe situata kur Asambleja e Përgjithshme vendos lidhur me përjashtimin.....Vendimi i Asamblesë së Përgjithshme është vetëm një hap drejt përjashtimit. Procedura për përjashtimin kërkon gjithmonë një vendim gjyqësor siç shprehet neni 102/1 i Ligjit… Kjo gjykatë konkludon se përjashtimi nuk konkurron me largimin. Procedurat ligjore për të dy rastet janë të ndryshme dhe që ortaku i cili do të largohet të mund të kërkojë largimin dhe pushimin e procedurave të përjashtimit duhet me patjetër që të mos ketë kryer gabime të rënda me pasoja për shoqërinë dhe për këtë të jetë dakord edhe shoqëria. Sepse në rastin e largimit ortaku ka të drejtë të marrë vlerën e kuotës së tij në para nga shoqëria. Vlera në para që i takon ortakut mund të jetë aq e madhe, sa ekzekutimi i menjëhershme e kësaj shume do të sillte falimentimin e shoqërisë tregtare, për këtë arsye edhe në rastin e largimit të ortakut duhet me patjetër të ndiqet një procedurë ligjore nga ortaku (i padituri Luca Sanelli), procedurë e cila nuk është ndjekur.

Gjykata e Apelit Durrës, në shqyrtim e në vlerësim të materialeve që sollën në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit në shkallë të parë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, arrin në përfundimin se nga gjykata e shkallës së parë nuk janë respektuar dispozitat e ligjit nr.9901 datë 14.04.2008, e për pasojë duhet ndryshuar....”

Kundër vendimit nr.10-2011-1471(706), datë 01.12.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës ka paraqitur rekurs pala e paditur/kundërpaditëse Luca Sanelli me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.10-2011-1471(706), datë 01.12.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr.11-2011-152(84), datë 17.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.




  1. LIGJI I ZBATUESHËM


Ligji nr.9901, Datë 14.4.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”
Neni 13 Ndalimi, konflikti i interesit dhe personat e lidhur parashikon se:” 1. … 2.Personi i autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë tregtare nuk mund të lidhë kontrata apo të hyjë në marrëdhënie të tjera me shoqërinë tregtare, nëse kjo nuk deklaron kushtet e veprimit, si dhe natyrën e objektin e interesit të tij e veprimi nuk autorizohet, paraprakisht, prej:

a) të gjithë ortakëve të tjerë, në rastin e një shoqërie kolektive apo komandite;

b) të gjithë ortakëve ose të gjithë ortakëve të tjerë, në rastin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar;

c) këshillit të administrimit ose këshillit mbikëqyrës, në rastin e administratorëve të shoqërive aksionare;

ç) këshillit të administrimit ose këshillit mbikëqyrës, në rastin e anëtarëve të këshillit të administrimit ose këshillit mbikëqyrës në shoqëritë aksionare.

Çdo miratim paraprak dhe i përgjithshëm njoftohet për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

3. Miratimi i parashikuar në pikën 2 të këtij neni jepet, gjithashtu, për çdo kontratë apo marrëdhënie tjetër, që shoqëria lidh me një palë të tretë, e cila ka marrëdhënie personale apo financiare me personat e autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë, apo me palë të treta, marrëdhëniet e të cilave me personat e mësipërm janë të tilla që, në mënyrë të arsyeshme, mund të ndikojnë vendimmarrjen e tyre në kundërshtim me interesat e shoqërisë. Personat në vijim prezumohen të kenë një apo më shumë nga interesat e mësipërm me personat e autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë:

a)bashkëshorti/bashkëshortja, prindërit, vëllezërit ose motrat e bashkëshortit/ bashkëshortes;

b) fëmijët, prindërit, vëllezërit, motrat, fëmijët e fëmijëve ose bashkëshorti/bashkëshortja e personave të mësipërm;

c) personat e lidhur me personin e autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë. Persona të lidhur janë: të paralindurit apo të paslindurit, të afërmit në vijë të tërthortë të shkallës së dytë, birësuesi ose i birësuari, i afërmi i shkallës së parë i bashkëshortit/bashkëshortes;

ç) një person, që banon me personin e autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë.

4. Personat, të cilët kërkojnë miratim për një transaksion, sipas pikave 2 e 3 të këtij neni, nuk mund të marrin pjesë në votimin për miratimin e veprimit e nuk llogariten në kuorum.

5. Aksionarët njoftohen për miratimin e dhënë sipas pikave 2 e 3 të këtij neni, si dhe për kushtet e veprimit e natyrën e objektin e interesit. Brenda 6 muajve nga njoftimi, asambleja mund t'i kërkojë gjykatës të shpallë veprimin juridik si të pavlefshëm, në rastet kur miratimi është dhënë me shkelje të rëndë të ligjit apo statutit. Dispozitat e nenit 151 të këtij ligji mbeten të zbatueshme.

6. Çdo veprim që kërkon miratim, sipas pikave 2 dhe 3 të këtij neni, publikohet në pasqyrat financiare dhe raportet e ecurisë së veprimtarisë, së bashku me kushtet e veprimit, si dhe natyrën e objektin e interesit të personave të përfshirë.

7. …”


Neni 17 Ndalimi i konkurrencës parashikon se: “ 1. Ortakët e shoqërisë kolektive, ortakët e pakufizuar të shoqërisë komandite, ortakët dhe administratorët e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, si dhe administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit të një shoqërie aksionare nuk mund të mbajnë një pozicion drejtues apo të jenë të punësuar në shoqëri të tjera, që ushtrojnë veprimtari në të njëjtin sektor ekonomik me shoqërinë e parë. Gjithashtu, këta persona nuk mund të mbajnë statusin e tregtarit për të ushtruar veprimtari në këtë sektor. 2. Statuti mund të parashikojë që ndalimi i përmendur në pikën 1 të këtij neni të shfuqizohet nëpërmjet një autorizimi të posaçëm, të dhënë nga ortakët, sipas dispozitave të nenit 36 të këtij ligji, apo nga asambleja e përgjithshme me tre të katërtat e votave, sipas dispozitave të neneve 87 apo 145 të këtij ligji....”
LARGIMI DHE PËRJASHTIMI I ORTAKËVE

Neni 101 “Largimi i ortakut për shkaqe të arsyeshme” parashikon se: “ 1. Ortaku mund të largohet nga shoqëria nëse ortakët e tjerë ose shoqëria kanë kryer veprime në dëm të tij, nëse është penguar të ushtrojë të drejtat e tij, nëse shoqëria i ka ngarkuar detyrime të paarsyeshme apo për shkaqe të tjera, që e bëjnë të pamundur vazhdimin e ortakërisë. 2. Ortaku që kërkon largimin, duhet të njoftojë shoqërinë me shkrim, si dhe të parashtrojë shkaqet e largimit. 3. Administratorët duhet të thërrasin mbledhjen e asamblesë së përgjithshme menjëherë pasi të kenë marrë dijeni për njoftimin e largimit, sipas pikës 2 të këtij neni, për të vendosur nëse ortakut do t'i likuidohet kuota, si pasojë e largimit për shkaqe të arsyeshme. 4. Ortaku ka të drejtë të ngrejë padi në gjykatë ndaj shoqërisë për likuidimin e kuotës, si pasojë e largimit për shkaqe të arsyeshme, nëse pas njoftimit të largimit asambleja e përgjithshme nuk mblidhet apo nuk ? njeh si të arsyeshme shkaqet e largimit dhe likuidimin e kuotës. 5. Ortaku që kërkon largimin nga shoqëria, detyrohet ta dëmshpërblejë shoqërinë për dëmet e shkaktuara, nëse rezulton se largimi është kryer në bazë të shkaqeve të paarsyeshme. 6. Ortaku që largohet ka të drejtë të ngrejë padi ndaj shoqërisë dhe/ose ortakëve të tjerë që shkaktuan largimin e tij dhe të kërkojë ndaj tyre, në mënyrë solidare, shpërblimin e dëmit të pësuar.

Neni 102 “Përjashtimi i ortakut” parashikon se: “ 1. Në bazë të një vendimi të zakonshëm, asambleja e përgjithshme mund t'i kërkojë gjykatës përjashtimin e ortakut, nëse ai nuk ka shlyer kontributin e tij, sipas parashikimeve të statutit ose nëse ekzistojnë shkaqe të tjera të arsyeshme për këtë përjashtim. 2. Konsiderohen shkaqe të arsyeshme për përjashtimin e ortakut, sipas pikës 1 të këtij neni, por pa u kufizuar në to, rastet kur ortaku: a) me dashje apo me pakujdesi të rëndë i shkakton dëme shoqërisë ose ortakëve të tjerë; b) me dashje apo me pakujdesi të rëndë shkel statutin ose detyrimet e përcaktuara me ligj; c) përfshihet në veprime, të cilat e bëjnë të pamundur vazhdimin e marrëdhënieve midis shoqërisë tregtare dhe ortakut; ose ç) me veprimet e tij dëmton ose pengon ndjeshëm veprimtarinë tregtare të shoqërisë.

3. Gjatë procedurës së përjashtimit të ortakut, me kërkesë të paditësit, gjykata mund të marrë një masë për sigurimin e padisë, duke pezulluar të drejtën e votës së ortakut, që kërkohet të përjashtohet, si dhe të drejtat e tjera, që rrjedhin nga zotërimi i kuotës së shoqërisë, kur ajo e vlerëson këtë masë si të nevojshme dhe të justifikuar. 4. Shoqëria ka të drejtë t'i kërkojë ortakut të përjashtuar shpërblimin e dëmit të pësuar nga veprimet, që kanë sjellë përjashtimin. 5. Ortaku ka të drejtë t'i kërkojë shoqërisë shpërblimin e dëmit të pësuar, nëse kërkesa për përjashtim nuk është e bazuar. 6. Ortaku nuk ka të drejtë t'i kërkojë shoqërisë likuidimin e kuotës, nëse ai përjashtohet për shkaqe të arsyeshme, por, nëse shoqëria ngre ndaj tij padi për shpërblim dëmi, ortaku ka të drejtë të kompensojë çdo shumë, që do të kishte të drejtë ta përfitonte në cilësinë e likuidimit të kuotës, me dëmin e kërkuar nga shoqëria.

Neni 103 “Pasojat e largimit dhe përjashtimit” parashikon se:” 1. Të gjitha të drejtat, që rrjedhin nga cilësia e ortakut në shoqëri, shuhen në datën e largimit ose të vendimit të formës së prerë të gjykatës për largimin ose përjashtimin. 2. Statuti nuk mund të përjashtojë apo të kufizojë të drejtën e ortakut për t'u larguar nga shoqëria dhe të drejtën e shoqërisë për të përjashtuar ortakun.”


  1. KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

Se pretendimet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga palët paditëse përbëjnë shkaqe ligjore në kuptim të Nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.10-2011-1471 (706), datë 01.12.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës.

Nga shqyrtimi në tërësi i kësaj çështje, të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve nga gjykatat e faktit, objektit dhe shkakut të padisë,e kundra padisë, pretendimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të rekursit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykata e apelit është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj vendimi i kësaj gjykate duhet të prishet dhe duhet të lihet në fuqi vendimi nr.nr. 11-2011-152 (84) datë 17.01.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se mosmarrëveshja objekt gjykimi lidhet me Vendimit e Asamblesë së ortakëve të Tremaglia shpk datë 27.07.2009 me rep nr.2658 dhe kol nr.760/3 mbi kërkesën për përjashtimin e ortakut Luca Sanelli, detyrimin e Shoqërisë “Clodia Tex”shpk ti kthejë shoqërisë “Tremaglia”shpk makinat dhe pajisjet qepëse. Në kundërshtim me vendimi për përjashtim e ortakut, është paraqitur kundërpadia me objekt likuidimin e kuotës së ortakut Luca Sanelli sipas nenit 102/6 të ligjit nr.9901 datë 14.04.2008.

Rezulton se gjykatat e faktit kanë mbajtur qëndrime të ndryshme lidhur me vlerësimin e pretendimeve të palëve ndërgjyqëse mbi përjashtimi e ortakut Luca Sanelli apo likujdimin e kuotave të tij nga shoqëria “Tremaglia”shpk.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor në rrëzimin e kërkesë padisë, për përjashtimin e Ortakut Luca Sanelli nga Shoqëria “Tremaglia” sh.p.k., si e pambështetur në prova dhe në ligj, likuidimin e kuotës që ai zoteron në masën 25% të kapitalit të Shoqërisë ka mbajtur qëndrimi se: Gjate shqyrtimit gjyqësor rezultoi e provuar se, Shoqëria“Clodiatex”shpk ka bashkëpunuar në marrëveshje të plotë e të ndërsjelltë me shoqërinë “Tremaglia sh.p.k. dhe jo pa pëlqimin e tyre... Ashtu si Luca Sanelli edhe paditësi i kundër/paditur, Eros MarJH ortak i vetëm-Administrator paralelisht me Shoqërinë “Tremaglia” shnvi themeluar Shoqërinë “Martinelli & CO” sh.p.k., me seli në Lagjen \i Rruga “Aieksander Goga”, me NIPT nr.K91712502K, fakt që rezultoi Ekstrakti QKR-së datë 27.07.2009….Pra, ndodhemi përpara të njëjtit fakt. Të dy ortakët e Shoqërisë “Tremaglia”shpk paralelisht me këtë Shoqëri, kanë themeluar Shoqëritë përkatëse Luca Sanelli, “CLODIA TEX” me NIPT nr.K82004501L dhe 1 Eros Martinelli, “Martinelli & CO” me NIPT nr.K91712502K….Në këto kushte, vendimi që Luca Sanelli të përjashtohet nga shoqëria “Tremaglia” sh.p.k. dhe Eros Martinelli, i cili në të njëjtën kohë ka një aktivitet tjetër konkurrente me objekt të ngjashëm me Tremaglia sh.p.k. dhe që “Martinelli & Co sh.p.k.”, emërohet administrator i kësaj shoqërie, siç është vepruar nga Asambleja e përgjithshme e shoqërisë “Tremaglia” sh.p.k, mbledhjen e datës 27.09.2009, (një mazhorancë familjare e formuar prej mbajtur nga familja e Eros Martinelli, i mbështetur nga i biri Ch Martinelli dhe bashkëshortja e tij, Gitana Nikiforova të cilët së bashku zotërojnë 75% të votave) tregon mbizotërimin vendimmarrës absolute..”

Në të kundërt, Gjykata e apelit në ndryshimin e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor dhe pranimin e kërkesë padisë për përjashtimin e ortakut Luca Sanelli nga Shoqëria “Tremaglia” sh.p.k, me kuotën përkatëse ka mbajtur qëndrimin se: i shoqërisë tregtare, duke marrë 77 makineri e pajisje qepëse pronë e shoqërisë TREMAGLIA sh.p.k, pa një vendim të asamblesë së ortakëve të kësaj të fundit, i ka dërguar, instaluar dhe shfrytëzuar ato për shoqërinë tregtare CLODIA TEX sh.p.k e cila është shoqëri e themeluar nga i padituri Luca Sanelli, i cili rezulton të jetë njëkohësisht ortak i vetëm dhe administrator i saj. Gjithashtu i padituri Luca Sanelli si administrator i shoqërisë Tremaglia sh.p.k, ka shfrytëzuar njohjet nga kjo detyrë duke krijuar marrëdhënie furnizimi dhe marrëdhënie të tjera juridike edhe për shoqërinë tregtare CLODIA TEX sh.p.k, në të cilën figuron të jetë administrator dhe ortak i vetëm, kjo ka sjellë për pasojë shpërdorimin e besimit të ortakëve të tjerë të shoqërisë Tremaglia me zotërim të 75% kapitalit, dhe një konkurrencë të pandershme midis shoqërive tregtare me të njëjtin administrator… Kjo gjykatë këto veprime i konsideron në kundërshtim me statutin e shoqërisë dhe me ligjin 9901 datë 14.04.2008 për tregtarët dhe shoqëritë tregtare. një ortak mund të përjashtohet veçanërisht, nëse ai me dashje apo me pakujdesi të rëndë shkel statutin apo detyrime të parashikuara nga ligji.... Këto veprimeve të të paditurit si ortak (dhe administrator) kanë sjellë dëme të rënda shoqërisë, për pasojë edhe ortakëve të tjerë. Përjashtimi në rastin në shqyrtim rezulton i justifikuar sepse ekziston një shkak i arsyeshëm i cili e bën të papranueshme për ortakët e tjerë....”

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se për sa i përket Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar, Ligji për Shoqëritë Tregtare parashikon mundësinë e largimit (Neni 101 i LSHT-së) apo përjashtimit (Neni 102 i LSHT-së) të një ortaku nga shoqëria tregtare. Të dyja këto dispozita kanë disa elementë të përbashkët strukturorë, siç mund të shihet nga Neni 103 i LSHT-së, përsa i përket pasojave ligjore të largimit dhe përjashtimit dhe përveç kësaj ato kanë elementë të tjerë të përbashkët të cilat dalin në pah nga një interpretim i duhur i Nenit 101 dhe 102 të LSHT-së. Nga interpretimi sistematik i këtyre dispozitave rezulton se e drejta e ortakëve për tu larguar nga shoqëria si dhe e drejta e shoqërisë për të përjashtuar një ortak nuk mund të kufizohen nga statuti (Neni 103 (2) i LSHT-së).

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se në thelb të tyre dispozitat 101 dhe 102 të LSHT-së kanë parimin se përfundimi i ortakërisë (Neni 103 (1) i LSHT-së) presupozon gjithmonë shkaqe të arsyeshme, pasi është parashikuar shprehimisht se shkaku duhet të jetë i tillë që të “bëjë të papranueshme vazhdimin e ortakërisë për ortakun”. Gjithashtu pavarësisht se në nenin 102 i LSHT-së në mënyrë të dukshmen mungon ideja e shprehur se sjellja e ortakut që duhet të përjashtohet duhet të jetë e tillë që të “bëjë të papranueshme vazhdimin e ortakërisë” për ortakët e tjerë dhe për rrjedhojë të justifikojë përjashtimin”, Kolegji thekson se shkaqet për largimin apo përjashtimin të parashikuara në dispozitat101 dhe 102 të LSHT-së, duhet të interpretohen se largimi apo përjashtimi justifikohet vetëm në rast se ekziston një shkak i arsyeshëm për ortakun i cili dëshiron të largohet ose një shkak i arsyeshëm për ortakët e tjerë në rastin e përjashtimit të një ortaku.

Sipas Nenit 102 (2) (b) të LSHT-së, një ortak mund të përjashtohet, veçanërisht, nëse ai me dashje apo me pakujdesi të rëndë shkel statutin apo detyrime të parashikuara nga ligji, dhe nga përmbajtja e neneve rezulton se jo çdo shkelje me dashje e statutit apo ligjit justifikon përjashtimin. Nëse dispozita e shkelur e statutit është shumë e parëndësishme/ose askush nuk ka pësuar ndonjë dëm si pasojë e kësaj shkelje, kurrsesi nuk mund të justifikojë një masë kaq ekstreme siç është përjashtimi i ortakut.

Për sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se një ortak mund të largohet nga shoqëria nëse ekziston një shkak i arsyeshëm i cili e bën të papranueshme vazhdimin e ortakërisë për vetë atë, veçanërisht: a) nëse ortakët e tjerë të shoqërisë i kanë shkaktuar atij dëm me veprimet e tyre; b) nëse ortaku është parandaluar nga ushtrimi i të drejtave të tij në shoqëri; c) nëse shoqëria i ka ngarkuar atij detyrime të paarsyeshme”, dhe nga ana tjetër “Asambleja e përgjithshme mund të marrë një vendim të zakonshëm duke i t’i kërkuar gjykatës kompetente të përjashtojë një ortak nëse ky i fundit nuk arrin të realizojë një kontribut siç kërkohet nga statuti ose nëse ekziston një shkak tjetër i arsyeshëm që e bën vazhdimin e ortakërisë të papranueshme për ortakët e tjerë. Një shkak tjetër i tillë i arsyeshëm sipas paragrafi t 1 të këtij neni duhet të përfshijë, por të mos kufi zohet në to, rastet në të cilat një ortak; a) me dashje apo me pakujdesi të rëndë i shkakton dëme shoqërisë ose ortakëve të tjerë; b) me dashje apo me pakujdesi të rëndë shkel statutin ose detyrimet e përcaktuara me ligj; c) përfshihet në veprime, të cilat e bëjnë të pamundur vazhdimin e marrëdhënieve midis shoqërisë tregtare dhe ortakut; ose ç) me veprimet e tij dëmton ose pengon ndjeshëm veprimtarinë tregtare të shoqërisë.

Në bazë të Nenit 103 (1) të LSHT-së, parashikohet se“ të gjitha të drejtat, që rrjedhin nga cilësia e ortakut në shoqëri, shuhen në datën e largimit“, që nënkupton që largimi sjell pasoja në atë moment, dhe nga ana tjetër Ligji nuk specifikon ndonjë rregull të përgjithshëm se kur kompesimi bëhet i kërkueshëm, dhe për këtë arsye legjislatori ka rregulluar situatën juridike duke parashikuar dispozitën 101 (4) i LSHT-së i jep mundësi ortakut që largohet të drejtohet përpara gjykatës kompetente duke i kërkuar shoqërisë shlyerjen si pasojë e largimit për shkaqe të arsyeshme, dhe sipas Nenit 103 (1) të LSHT-së, largimi sjell pasoja kur gjykata merr vendim përfundimtar në lidhje me largimin.

Në rastin e përjashtimit të një ortaku nga shoqëria, iniciativa duhet të merret nga ortakët e tjerë ose nga administratorët e shoqërisë. Si një hap i parë formal duhet të thirret asambleja e përgjithshme, e cila ka të përfshirë në rendin e ditës kërkesën për përjashtimin e ortakut. Vendimi për përjashtimin e një ortaku kërkon një shumicë të thjeshtë votash të ortakëve pjesëmarrës. Vendimi i asamblesë së përgjithshme është vetëm një hap drejt përjashtimit, pasi procedura për përjashtimin gjithmonë kërkon në vendim gjyqësor, sikurse rezulton nga interpretimi sistematik i Nenit 102 (1) i LSHT-së që shprehimisht parashikon se “asambleja e përgjithshme mund (ka të drejtë) t’i kërkojë gjykatës të përjashtojë një ortak”, dhe nenit 103 (1) i LSHT-së i cili parashikon se,“të gjitha të drejtat, që rrjedhin nga cilësia e ortakut në shoqëri, shuhen’, kur gjykata jep vendim përfundimtar në lidhje me përjashtimin.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se e drejta e një ortaku për t’u larguar nga shoqëria nëse ekziston një shkak i arsyeshëm që e bën të papranueshme vazhdimin e ortakërisë, nuk e përjashton të drejtën për tu kompensuar për vlerën e kuotës të cilën ortaku e dorëzon me largimin e tij, në të kundërt e drejta për tu larguar nuk do të kishte asnjë dobi dhe interes ekonomik për ortakun.

Gjithashtu legjislatori në nenin 101 (5) të LSHT-së, parashikon se nëse një ortak i një shoqërie i shkakton dëm shoqërisë nëpërmjet largimit të tij për shkak të mungesës së shkaqeve të arsyeshme, ai duhet të dëmshpërblejë shoqërinë për këtë dëm. Meqënëse pa një shkak të arsyeshëm nuk mund të kemi një largim të vlefshëm dëmi i parashikuar nga ky paragraf mund të lidhet parimisht me shpenzimet që kryen shoqëria në procesin e mbrojtjes së saj me sukses kundër justifikueshmërisë së pretenduar të largimit. Në mënyrë të argumentueshme, kjo përfshin shpenzimet e bëra për këshillimin ligjor dhe zhvillimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme sipas Nenit 101 (3) të lSHT-së. Shpenzimet e procesit gjyqësor sipas Nenit 101 (4) të lSHT-së mund të kërkohen vetëm me anë të dëmshpërblimit sipas Nenit 101 (5) të LSHT-së objekt i rregullave mbi paraqitjen e një padie ose kundërpadie sipas Kodit të Procedurës Civile. Në mënyrë shoqëria cmon nëse dëshiron ose mundet të rikuperojë dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara nga njoftimi i ortakut për tu larguar pa shkaqe të arsyeshme.

Përmbajtja e Nenit 101 (6) të LSHT-së, i jep ortaku që largohet mundësinë që të kërkojë kompensim bashkërisht dhe solidarisht nga ana e ortakëve për çdo dëm të shkaktuar atij nga shoqëria apo ortakët e tjerë që imponuan në largimin e tij. Ky dëmshpërblim është i kërkueshëm përveç kompensimit për vlerën e kuotës së ortakut, por të dy llojet e kompensimit nuk duhet të çojnë në një ndreqje të dyfishtë të të njëjtit dëm.

Nga ana tjetër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se përjashtimi i një ortaku është dëshira e legjitimuar e ortakëve të tjerë për t’i ndërprerë lidhjet me një ortak të caktuar në rastin kur vazhdimi i ortakërisë me këtë person është bërë e pamundur për ortakët e tjerë. Ky mund të jetë rezultati por jo domosdoshmërish rezultat sjelljeve të rënda nga ana e ortakut që duhet përjashtuar. Për sa më sipër, ekzistenca e shkakut të përjashtimit nuk justifikon në asnjë mënyrë zhveshjen e ortakut nga e drejta mbi kuotën e tij në shoqëri pa ndonjë kompensim për të, parashikuar në nenin 102 të LSHT-së, dhe ndërsa paragrafi i 4 i po këtij neni i jep shoqërisë një të drejtë për shpërblimin e demit të pësuar nga veprimet që kanë sjellë përjashtimin. Paragrafi i 6 i Nenit 102 të LSHT-së në pjesën e parë të fjalisë i mohon ortakut të drejtën për kompensim për vlerën e kuotës së tij në rastin e një përjashtimi të justifikuar, megjithatë, dispozita në vazhdim në pjesën tjetër të së njëjtës fjali, kur parashikon se ortaku ka të drejtë të kompensojë çdo shumë, që do të kishte të drejtë ta përfitonte në cilësinë e likuidimit të kuotës, me dëmin e kërkuar nga shoqëria nëse kjo e fundit ngre padi ndaj tij për shpërblim demi.

Në këto rrethana, shkaqet e rekursit qëndrojnë dhe si të tilla duhet të pranohen. Gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin, prandaj vendimi i saj duhet të prishet dhe të lihet në fuqi vendimi i gjykatës së rrethit.

Për sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se në përputhje me nenin 485/b të K.Pr.Civile duhet të vendos prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 pika “b” të K.Pr.Civile.


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.10-2011-1471 (706), datë 01.12.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr.11-2011-152 (84), datë 17.01.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës


Tiranë, më 25.11.2015

Nr. 31001-00686-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-3956 i Vendimit (490)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish