Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet38/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Mirela Fana Kryesuese

Edmond Islamaj Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Tom Ndreca Anëtar

Artan Broci Anëtar

në seancat gjyqësore, datë 23.11.2015, mori në shqyrtim çështjen penale me nr.29/2015 me palë:


KËRKUES: ARMANDO PRENGA, i biri i Ndues dhe i Martës, i datëlindjes 26.06.1974, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, i mbrojtur në gjykim nga Av. Baftjar Rusi dhe Maks Haxhia.
I DYSHUAR:

Për kryerjen e veprave penale

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake ” në ambientet publike,

“Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim

dhe “Kanosje” në bashkëpunim,

parashikuar nga nenet 84 e 25, 88 e 25 dhe 278/5 të Kodit Penal.


KUNDËR: PROKURORIA E PËRGJITHSHME, përfaqësuar nga prokurorët Altin Binaj dhe Arben Kraja.
OBJEKTI:

Marrje informacioni ne lidhje me procedimin penal

nr.9/2015 që i përket shtetasit Armando Prenga;

Revokimin e masës së sigurimit “Arrest me burg”

të kërkuesit Armando Prenga.

Baza Ligjore: Nenet 228, 246, 260/1,2,4, 262 e 463 të K.Pr.Penale.

Më datë 23.11.2015, kërkuesi Armando Prenga ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë, kërkesë për revokimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të vendosur ndaj tij me vendimin nr.29 datë 08.09.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të tij nga dhomat e paraburgimit të I.E.V.P. Vaqarr, Tiranë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ



Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Mirela Fana prokurorin Altin Binaj dhe Anila Leka të cilët kërkuan rrëzimin e kërkesës për ndryshimin e masës së sigurimit Av.Baftjar Rusi dhe Maks Haxhia, të cilët kërkuan pranimin e kërkesës dhe lirimin e menjëhershëm të kërkuesit Armando Prenga, e si analizoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

  1. RRETHANAT E ÇËSHTJES

      1. Në datën 05.09.2015, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal nr.09, të vitit 2015, në bazë të materialeve të referuara nga shërbimet e policisë gjyqësore për kryerjen e veprave penale, “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake në vendet publike”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në ambiente publike, “Kanosje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 88/1 e 25 , 278/5, 279/2 dhe 84 e 25 të Kodit Penal.

      2. Fakti penal të cilit i referohet ky procedim është ai i datës 04.09.2015, ku pranë Komisariatit të Policisë në qytetin e Laçit, janë konfliktuar fizikisht pjesëtarë të familjeve Cali dhe Prenga, duke u përdorur gjithashtu armë të ftohta dhe luftarake, si pasojë e të cilave kanë pësuar dëmtime trupore disa shtetas.

      3. Në kuadër të këtij procedimi penal dhe krahas emrave të personave të tjerë, në regjistrin përkatës të Prokurorisë së Përgjithshme, është shënuar edhe emri i shtetasit Armando Prenga, me funksion deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si person ndaj të cilit kryhen hetime për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake ”në ambientet publike, “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim dhe “Kanosje” në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 278/5, 88 e 25 dhe 84 e 25 të Kodit Penal.

      4. Konkretisht, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, nga të dhënat hetimore, rezultonin dyshime të arsyeshme se shtetasi Armando Prenga, së bashku me shtetas të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur me pjesëtarë të familjes Cali, para Komisariatit të Policisë së Kurbinit, në orët e vona të datës 04.09.2015, kishte mbajtur dhe përdorur armë zjarri luftarake të tipit pistoletë, jo të njëjtë me atë për të cilën ishte pajisur me leje të organit kompetent. Për këtë fakt të pretenduar nga Prokuroria, ky shtetas dyshohej për konsumimin e elementëve të veprës penale, të mbajtjes pa leje të armëve luftarake të parashikuar nga neni 278/5 i K. Penal. Po ashtu, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, ky shtetas kishte vepruar duke qëlluar mbi shtetasin Tom Cali dhe duke dëmtuar shëndetin e këtij të fundit, ndaj dhe dyshohej për konsumimin e elementeve të veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 88 e 25 i K.Penal. Më tej, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, i dyshuari Armando Prenga, me veprimet e tij të nxjerrjes dhe drejtimit të armës ndaj shtetasve që shoqëronin shtetasin Gjok Cali pranë Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, dyshohej të kish konsumuar edhe elementet e veprës penale të “Kanosjes” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 84 dhe 25 i K.Penal.

      5. Në kushtet e mësipërme, policia gjyqësore bazuar në nenet 251, 252 të K.Pr.Penale ka kryer në datën 05.09.2015 arrestimin në flagrancë të deputetit Armando Prenga.

      6. Më datë 07.09.2015 Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë, kërkesën për shqyrtimin e arrestimit në flagrancë të shtetasit Armando Prenga, vleftësimin si të ligjshëm të tij, bazuar në përcaktimet e neneve 251/2 dhe 252 të K.Pr.Penale dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, në kushtet kur ky shtetas dyshohej për kryerjen e veprave penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake ”në ambiente publike, “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim dhe “Kanosje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278/5, 88 e 25 dhe 84 e 25 të Kodit Penal.

      7. Së bashku me kërkesën e datës 07.09.2015, Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur edhe aktet e administruara gjatë hetimeve paraprake të kryera prej saj si: Urdhri i regjistrimit nr.9, datë 05.09.2015, materialet e arrestit në flagrancë të dt. 05.09.2015, vendimin nr.83 të vitit 2015 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, deklarimet e shtetasit Armando Prenga bërë para policisë, aktet e ekspertimit, deklarimet e punonjësve të policisë, Agim Vathaj, Gjon Kola, Lutfi Hima, etj., deklarimet e shtetasit Françesk Cali dhe të ndaluarve të tjerë, konstatime të këqyrjes së dëmtimeve për disa shtetas, Akt Ekspertimi balistik për gëzhojat në vendin e ngjarjes nr.8739, Akt Ekspertimi kimik nr.8736 dhe 8737, Akt sekuestrimi të automjetit, etj.

      8. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.29 datë 08.09.2015, ka vendosur: “Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Armando Prenga. Caktimin si masë sigurimi atë të “Arrestit në Burg” për shtetasin Armando Prenga, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale , për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake ”në ambientet publike,“Plagosjes së rëndë me dashje”në bashkëpunim dhe të “Kanosjes” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 84 e 25, 88 e 25 dhe 278/5 të Kodit Penal. Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.”

      9. Më datë 02.10.2015 kërkuesi Armando Prenga ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë, kërkesën nr.393 Prot. për zëvendësimin e masës së sigurimit personal të vendosur ndaj tij me vendimin nr.29, datë 08.09.2015, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nga “Arrest në burg” “Detyrim për paraqitje” në policinë gjyqësore të kërkuesit dhe urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të tij nga IEVP Vaqar, Tiranë.

      10. Për këtë kërkesë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.29/1 datë 08.10.2015, ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës së personit nën hetim Armando Prenga, për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

      11. Më datë 29.10.2015 kërkuesi Armando Prenga ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë, kërkesën nr.434 Prot. për revokimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të vendosur ndaj tij me vendimin nr.29 datë 08.09.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të tij nga dhomat e paraburgimit të I.E.V.P. Vaqar, Tiranë. Në argumentimin e kësaj kërkese për revokimin e masës së sigurimit, pretendohet se pas vendosjes së masës së arrestit me burg ndaj kërkuesit, nga organi procedues janë kryer një sërë veprimesh hetimore, si dhe kanë ndodhur fakte dhe rrethana të tjera, të cilat përjashtojnë katërcipërisht çdo dyshim të arsyeshëm që kërkuesi të ketë lidhje me ngjarjen e datës 05.09.2015 të ndodhur në Komisariatin e Kurbinit.

      12. Në seancën gjyqësore të datës 03.11.2015, prokurorët pranë Prokurorisë së Përgjithshme paraqitën para Gjykatës së Lartë, aktin e ekspertimit nr.10145, datë 21.10.2015 “Mbi ekspertimin teknik të thikës lidhur me këqyrjen e kryer në rrugën Fushë Kuqe - Patok, në Kurbin në datë 15.10.2015”; aktin e ekspertimit nr.10146 datë 21.10.2015, “Mbi ekspertimin kimik, teknik dhe balistik lidhur me një gëzhojë të sekuestruar në këqyrjen e kryer në rrugën Fushë Kuqe - Patok, në Kurbin në datë 15.10.2015”; si dhe aktin e ekspertimit nr.10129 datë 20.10.2015 “Mbi ekspertimin vlerësues të provave materiale “thikë” dhe “gëzhojë””. Këto akte iu vunë në dispozicion mbrojtësit të palës kërkuese, av. Baftjar Rusit dhe mbi kërkesën e këtij të fundit për t`iu dhënë kohë që të njihet me aktet e prokurorisë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendim të ndërmjetëm datë 03.11.2015 vendosi shtyrjen e gjykimit për në datë 05.11.2015.

      13. Në seancën gjyqësore të datës 05.11.2015, mbrojtësi i kërkuesit paraqiti para Kolegjit Penal, kërkesën datë 05.11.2015 nënshkruar nga kërkuesi Armando Prenga dhe mbrojtësi Baftjar Rusi, me anë të së cilës kërkon heqjen dorë nga kërkesa për revokimin e masës së sigurimit dhe pushimin e gjykimit të kësaj kërkese.

      14. Më datë 23.11.2015, kërkuesi Armando Prenga ka paraqitur kërkesën pranë Gjykatës së Lartë, për revokimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të vendosur ndaj tij me vendimin nr.29 datë 08.09.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të tij nga dhomat e paraburgimit.


II. PRETENDIMET E PALËVE


      1. Në seancën e datës 23.11.2015, mbrojtësit e të hetuarit Armando Prenga, parashtruan si vijon:

Për ekonomi gjyqësore në këtë seancë për marrje informacioni, paraqesim dhe kërkesën për ndryshim të masës së sigurimit, kjo referuar informacionit të marrë nga prokuroria, si dhe duke e njohur tashmë me akuzën.

- Dyshimet e arsyeshme nuk bazohen në prova. Lidhur me rrethanat e faktit kemi dy episode në Fushë Kuqe dhe në Komisariat. Në të dy këto episode akuzohet klienti ynë. Për ngjarjen në Fushe Kuqe ka qenë Gjok Cali që i ka dalë me thikë subjektit që unë mbroj. Kjo provohet tërësisht nga dëshmitarët e ngjarjes dhe nga vet Gjok Cali, i cili thotë se Armando Prenga ka qëlluar në ajër dhe më pas më ka goditur me qytën e armës. Nga akti i ekspertimit nr.10146 del se është bërë qitje nga një arme pistolete e tipit beretë. Kjo është e provueshme pasi konstatohen gjurmë baruti. Nga aktet e ekspertimit të bërë për gëzhojat në Komisariat del se janë qitur nga armë të tipit pistolete TT dhe Automatik Kallashnikov. Për ngjarjet e ndodhura në Komisariat nuk ka asnjë provë që të vërtetojë ekzistencën e tij aty.

- Nuk është marrë në konsideratë fakti i dëshmitarëve që kanë qenë me Armando Prengën. Asnjë nuk deklaron se ka qene i pranishëm në komisariat. Ata që implikojnë prezencën e tij janë familja Cali. Nuk ka një prove të vetme. Nuk ka dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova. Parë në këtë aspekt, bazuar në prezumimin e pafajësisë dhe nga ecuria e hetimit deri tani, aq më tepër që ka rënë akuza për plagosje të rëndë, janë kushtet për ndryshimin e masës së sigurimit.

- Në ngjarjen e ndodhur në Komisariat nuk është gjetur asnjë armë.


Në kërkesën e parashtruar me shkrim mbrojtja e të hetuarit pretendoi se:

- Nga aktet e ekspertimit e konkretisht ai me nr.1046, datë 20.10.2015 ne referim të pikës “2” të konkluzioneve të tij, rezulton që nga arma tip “Beret”, e cila disponohej me leje nga kërkuesi është realizuar qitje, po kështu nga akti nr.1045 në konkluzionet e tij, rezulton se thika plotëson parametrat e armës se ftohtë, dhe është pikërisht thika që ka patur atë natë Gjok CALI me të cilën ka kërcënuar me jetë kërkuesin.

Këqyrja e vend ngjarjes në Fushë Kuqe vërtetoi plotësisht faktin ashtu si ka ndodhe në të vërtet, fakti i cili është dëshmuar si nga kërkuesi dhe nga dëshmitarët që kanë qenë në makinë me të atë nate, çka fakton se ka rënë dyshimi lidhur me plagosjen dhe kanosjen ndaj Gjok CALIT, që akuza ngre edhe për këtë episod dyshimin kundër kërkuesit. Ky dyshim ka qene pjesë e vleftësimit dhe caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj kërkuesit në vendimin e masës së sigurisë së datës 08.09.2015. Njëherazi, vërtetohet katërçipërisht e kundërta nga kjo këqyrje bazuar kjo dhe shoqëruar edhe me deklarimet e dëshmitarëve ndodhur në vendngjarje, se kërkuesi ka patur vetëm një armë brezi dhe kjo është arma që ka qëlluar vetëm njëherë atë natë në ajër për të larguar rrezikut e kanosjes me jetën nga Gjok CALI, çka vërteton plotësisht se ka vetëm një armë dhe kjo është arma pistoletë tip “beret e kalibrit 9 mm...kur në vendngjarje lidhur me përleshjen dhe plagosjet që kanë ndodhur në Komisarit të Kurbinit janë gjetur dy lloj gëzhojash, katër kallashi dhe 5 pistoletë TT të kalibrit Z62 mm.

Pra pas këqyrjes së vendngjarjes në Fushë Kuqe dhe vërtetimit të faktit se nga arma e poseduar me leje nga kërkuesi është realizuar qitje e provuar kjo edhe me deklarimet e dëshmitarëve të pranishëm ne ngjarje, bie dyshimi lidhur për armëmbajtjen pa leje nga njëra anë, dhe po kështu edhe për akuzën e plagosjes ndaj Gjok CALIT dhe kanosjes, përkundrazi këto veprime hetimore që janë kryer pasi është vendosur masa e sigurimit, provuan se shtetasi Gjok CALI ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale të mbajtjes së armës së ftohtë dhe kanosjes serioze për vrasje ndaj deputetit Armando PRENGA.

Pyetja e personave që kanë qenë në makinë me kërkuesin dhe në lokalin e tij, ne mënyrë të pakontestueshme dhe njëherazi përjashtojnë në mënyrë kategorike pjesëmarrjen e kërkuesit Armando PRENGA në ngjarjen e Komisariatit në Kurbin me datë 04.09.2015 rreth orës 00 e 30.

Mbi bazën e akteve të ekspertimit Mjeko-Ligjor, kryer nga ekspertë mjeko ligjor të IML Tiranë ka rezultuar se shtetasi Tom Cali, për të cilët kërkuesi është dyshuar dhe vendosur masa e sigurimit me datë 08.09.2015 "arrest ne burg " edhe për veprën penale të "plagosjes së rëndë me dashje" parashikuar nga neni 88 i K.Penale, nga veprimet paraprake hetimore dhe pikërisht Akti i Ekspertimit Mjeko-Ligjor i datës 09.09.2015, ka rezultuar se dëmtimet hyjnë në kategorinë e atyre që kanë shkaktuar humbje të aftësisë së përkohshme në masën mbi nëntë ditë, që për rrjedhojë ky akt shkencor fakton se nuk jemi para këtij dyshimi të akuzës plagosjes së rëndë por të plagosjes së lehtë, pra e thënë ndryshe nuk jemi para rrethanave në të cilat është vendosë kjo masë.

Nga dita kur është vendosur masa e sigurimit me datë 08.09.2015 "arrest me burg" ndaj kërkuesit, mbi veprimet hetimore të kryera nga organi procedues ka rezultuar se kërkuesi nuk ka qenë fare pjesë e ngjarjes ndodhur me datë 04.09.2015 në Komisariatin Kurbin, këtë fakt më së miri e vërtetojnë hetimet paraprake të kryera pasi është vendose masa e sigurimit "arrest me burg", dhe pikërisht nga dëshmitë e marra nga organi procedues bazuar në deklarimet e shtetasve që kanë qenë gjatë kësaj kohe me kërkuesin para dhe pasi ka ndodhë ngjarja ne Komisariat, dhe pikërisht shtetasit L.SKURA, Gj.PRENGA, G. ALKURTI, G. JUSHI, etj.

- Fakti që kërkuesi nuk ka qenë në Komisariat dhe që i ka shërbyer organit të prokurorisë për të ngritur dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë....dhe njëherazi ka shërbyer për të caktuar masë sigurimi ekstreme, pasi është vendose masa janë pikërisht rrethana të reja që na çon të rikërkojmë heqjen e masës së sigurimit deri në revokim te saj, të tilla ndër të tjera janë dëshmitë e dhëna në pyetje dhe ripyetje edhe të punonjësve të policisë që kanë qenë atë natë me shërbim në Komisariat dhe pikërisht punonjësit e policisë: Gj. KOLA, A.VATHI,. B. HADERAJ. V. VATA etj., ku asnjëri nga këta nuk thotë që ka qenë kërkuesi. Këto fakte, faktojnë katërcipërisht, se jemi para shkaqeve te padënueshmërisë dhe të mungesës së çdo lloj dyshimi për veprat penale që kanë shërbyer për të caktuar masën e sigurimit ekstreme caktuar ndaj kërkuesit. Krijohet bindja e pakontestueshme se kërkuesi nuk ka asnjë lidhje me veprat penale të dyshuara dhe ngritura ndaj tij, nuk gjendet asnjë indicie apo provë që të provojë praninë e tij në Komisariat dhe aq më tepër përdorimin e armëve me të cilat të ketë qëlluar mbi Tom CALIN.

Masa e sigurimit ajo e arrestit në burg marrë ndaj kërkuesit, duhet të revokohet kjo edhe për faktin së për sa kohë kur është provuar që kërkuesi në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë ka disponuar një armë me leje dhe është pranuar e me pas vërtetuar se prej tij është realizuar qitje me këtë arme në kushtet dhe rrethanat e sipërpërmendura, është një argument që ai për sa kohë dispononte një armë të tillë nuk kishte arsye pse të përdorte armë të tjera edhe nëse do të pranonin faktin që ai ishte prezent në territorin e komisariatit ku u plagos rëndë vëllai i tij se bashku me shtetasin G. JUSHI, prani e cila tashmë është e vërtetuar që kërkuesi nuk ishte.

Gjykata duhet të marrë në konsideratë që vazhdimi i qëndrimit të masës së arrestit në burg cenon rëndë interesat,statusin dhe figurën e kërkuesit në një kohë kur ai është person tepër i garantuar dhe i interesuar për gjetjen e së vërtetës dhe njëkohësisht nga kushdo pranohet fakti qe ai jo vetëm nuk është i rrezikshëm, përkundrazi, por edhe që ai në asnjë rast nuk i fshihet hetimit apo të ketë tendencën dhe rrezikun e ikjes dhe shmangies së hetimit apo aq më tepër të zhdukjes apo deformimit të provave në një kohë që për dy muaj organi i hetimit e ka patur kohen e nevojshme në dispozicion dhe fiksuar tashmë provat lidhur me ngjarjen. Kërkuesi mbahet në masë shtrënguese ekstreme në kundërshtim me ligjin dhe vendimin unifikues, kjo për faktin se në rastin konkret jemi para efekteve të padënueshmërisë.

Nuk ka asnjë akt komprometues, dhe që në fund të fundit kërkesa për revokim u bë pas një kohe të relativisht të gjatë dhe e shoqëruar me disa akte të marra në hetimet paraprake që e bazojnë këtë kërkese në të drejtën e revokimit të kësaj mase, dhe mbi të gjitha fakton se vijimësia e kësaj mase nuk mund të qëndrojë dhe duhet të zëvendësohet apo revokohet, dhe vendimi unifikues nr.01 viti 2009 vjen në ndihmë të këtij kërkimi. Është i tepërt vazhdimi i paraqitjes të argumenteve tona në mbështetje të kërkesës në një kohë kur qartazi në Vendimin e Kolegjeve të Bashkuara nr.07 date 14.11.2011, janë unifikuar kushtet dhe kriteret për të caktuar masat e sigurimit personal dhe pikërisht dispozitat e nenit 228 te K.Pr.Penale


      1. Prokurorët pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në seancën gjyqësore parashtruan se:

- Pasi paraqitën informacionin lidhur me të dhënat e procedimit sipas nenit 246/6 të Kodit të Procedurës Penale.

- Lidhur me aktin e ekspertimit për armën, rezulton se nga arma me leje nuk është realizuar qitje. Lidhur me aktin për gëzhojën e gjetur në Fushë Kuqe nuk rezulton që të jetë qitur nga arma me leje. Prania e një grimce nuk konfirmon se me armën tip berete është bërë qitja. Nuk kemi akuzë për mbajtje pa leje të armës në Fushë Kuqe, por në Komisariat. Kemi ngritur akuzën në datë 06.11.2015 për tre vepra penale, dhe është bërë akti i njoftimit të akuzës.

Kemi bërë këqyrje të ambienteve të lokalit dhe nga pamjet filmike të regjistruara nga kamera, del qartë prania e personave që shoqëronin Armando Prengën dhe nga fotot që janë nxjerrë nga pamjet filmike del se kanë qenë të armatosur.

Në materialin e prokurorisë mbi informacionin lidhur me të dhënat e procedimit sipas nenit 246/6 të Kodit të Procedurës Penale është parashtruar se:

Nga hetimet e kryera pas caktimit të masës së sigurimit nga Gjykata e Lartë, ka rezultuar i provuar dyshimi i akuzës se shtetasi Armando Prenga, më datën 04.09.2015, ka mbajtur dhe përdorur armë zjarri pa leje, si në vendin e quajtur Fushë-Kuqe të Rrethit të Kurbinit, ku është konfrontuar fillimisht me shtetasin Gjok Cali, të cilin e ka goditur me qytë në kokë dhe ka qëlluar në ajër, si dhe më pas në ambientet përpara Komisariatit të Policisë Kurbin, ku janë dëmtuar me armë zjarri në këmbë shtetasit Tom dhe Nikoll Cali, me pasojë plagosjen e lehtë të tyre.

Nga rrethanat e faktit që rezultojnë nga hetimet paraprake të deritanishme, vazhdojnë të ekzistojnë kushtet dhe kriteret e zbatimit të masës së arrestit në burg të shtetasit Armando Prenga, për të cilat është caktuar masa e sigurimit ndaj tij.

Nevojat e sigurimit të personit të arrestuar, vazhdojnë të qëndrojnë për arsye se nuk ka dalë asnjë provë apo fakt që të zbehë dyshimet e arsyeshme mbi ekzistencën e fakteve dhe provat në ngarkim të tij.

Ndaj shtetasit Armando Prenga ekzistojnë ende dyshime të arsyeshme, të bazuar në prova që tregojnë se ai ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal, dyshime të cilat tashmë janë mbështetur në provat e administruara në fashikullin e procedimit penal nr.09/2015 të Prokurorisë së Përgjithshme.

Ekzistojnë dyshime të arsyeshme se ka kryer vepra të tjera penale, si ajo e parashikuar nga neni 84 të Kodit Penal.

Ekzistojnë dyshime të arsyeshme se ka kryer vepra të tjera penale si ajo e parashikuar nga neni 89 të Kodit Penal.

Vepra penale e parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal që dyshohet të ketë kryer shtetasi Armando Prenga paraqitet me rrezikshmëri të theksuar shoqërore.



Masa shtrënguese e zbatuar është në përpjesëtim me rëndësinë e faktit dhe rrezikshmërinë e veprës dhe në këto kushte, vazhdimi i arrestit në burg konsiderohet si masa më e përshtatshme ndaj shtetasit Armando Prenga.


  1. VLERËSIMI I GJYKATËS




      1. Fillimisht, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë bazuar në nenin 141 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku përcaktohet se: “(...) Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundër (...) deputetëve, (...)”, vlerëson se kjo gjykatë është kompetente për të shqyrtuar kërkesën e paraqitur nga ana e të arrestuarit Armando Prenga.

      2. Kolegji vlerëson se, kërkesa e paraqitur nga kërkuesi është në kompetencën lëndore të Gjykatës së Lartë për t’u gjykuar, e cila në këtë rast ka juridiksionin fillestar, referuar edhe neneve 75/b/2, të Kodit të Procedurës Penale. Në nenin 75, shkronja “b”, paragrafi i dytë të Kodit të Procedurës Penale përcaktohet se: “...Gjykata e Lartë gjykon në shkallë të parë, me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë të përcaktuar me short, veprat penale të kryera nga (...) deputetët, (...), kur këta janë në këto funksione në kohën e gjykimit (...)”.

      3. Sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se, kompetenca e Gjykatës së Lartë në lidhje me vlerësimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Armando Prenga, bazohet në cilësitë personale të tij, duke qenë se personi nën hetim është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

20. Gjykata e konsultuar në vend, vendosi të pranojë kërkesën paraprake ku do shqyrtohet dhe kërkesa për ndryshimin e masës së sigurimit.

  1. Në procesin penal, aplikimi i masave të sigurimit personal kërkon vërtetimin e pranisë së elementit të “dyshimeve të arsyeshme” (neni 228 i K.Pr.Penale), të bazuar në prova. Bëhet fjalë për ato “të dhëna provuese” që prokurori duhet të grumbullojë gjatë zhvillimit të hetimeve paraprake, por të cilat formohen në gjendjen që janë aktet, pra të bazuara në materialin provues të grumbulluar deri në atë çast të caktuar, e që mund të ndryshojë duke evoluar apo involuar në bazë të pretendimeve dhe materialeve të sjella nga prokuroria dhe nga mbrojtja.

  2. Pikërisht, parashikimi ligjor i nenit 246 i Kodit të Procedurës Penale në fushën e zbatimit të masave të sigurimit personal bazohet në parimin rebus sinc stantibus, i shoqëruar nga nevoja për të përshtatur vazhdimisht gjendjen lidhur me lirinë personale të të hetuarit (status libertatis) në raport me ndryshimet dhe dinamikën faktike e procedurale që ndodhin gjatë gjithë fazës së hetimeve paraprake.

  3. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mban parasysh jurisprudencën e konsoliduar të Gjykatës së Lartë, me Vendimin Unifikues nr.1/2009, në të cilin theksohet se i përket gjykatës detyrimi që të sigurojë zbatimin efektiv të garancive kushtetuese të lidhura me respektimin e të drejtës themelore të lirisë së personit, në kuptimin që caktimi e zbatimi i masave të sigurimit, veçanërisht asaj të arrestit, të mos kalojë kohën e arsyeshme. Për këtë qëllim, edhe pas caktimit të masës “arrest në burg”, pavarësisht nga mënyra e vënies së saj në lëvizje, në çdo rast, gjykata duhet të shqyrtojë në seancë gjyqësore të gjitha rrethanat e lidhura me ekzistencën ose jo të interesit publik real që justifikon vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

  4. Kolegji vlerëson se nevojat e sigurimit diktohen nga rreziku i ikjes së personit nën hetim ndaj të cilit caktohet masa e sigurimit, rreziku i ndikimit në marrjen ose vërtetësinë e provave gjatë fazës së hetimit ose rreziku i vazhdimësisë së veprimtarisë kriminale. Nga dinamika e veprimeve dhe e akteve të hetimeve paraprake rezulton se të dhënat në ngarkim të shtetasit nën hetim kanë ndryshuar, dhe që gjendja e rrezikut nuk është e pranishme në atë shkallë e rëndësi, që të bëjë ende të zbatueshme masën e sigurimit “arrest në burg”, pasi në rastin në gjykim, nga të dhënat e akteve të hetimeve paraprake të deritanishme, në armën me leje rezulton prania e një grimce, dhe për gëzhojat e gjetura në Komisariat, rezultojnë të jenë qitur nga armë të tipit pistoletë TT dhe automatik Kallashnikov. Po ashtu, për ngjarjet e ndodhura në Komisariat, nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë e drejtpërdrejtë që të vërtetojë praninë e të hetuarit në Komisariat. Nga të dhënat e personave që kanë dijeni rreth veprës penale, punonjësve të policisë që kanë qenë atë natë me shërbim në Komisariat, dhe pikërisht punonjësve të policisë: Gj. Kola, A. Vathi, B. Haderaj, V. Vata, etj., nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë rënduese në ngarkim të të hetuarit. Nga ecuria e deritanishme rezulton se thika e gjetur më pas, nga ri-këqyrja, plotëson parametrat e armës se ftohtë, që mund të jetë përdorur nga anëtari i familjes Cali dhe nga këqyrja e ambienteve të lokalit dhe e dokumenteve filmike të regjistruara nga kamera, nuk rezulton të identifikohet me armë personi i hetuar, Armando Prenga.

  5. Kolegji vëren se në rastin konkret, ndodhemi përpara një konflikti mes dy familjeve dhe ku kemi akuza dhe pretendime të ndërsjella e kundërthënëse me njëra tjetrën, dhe deklarimet e personave të përfshirë duhet të shqyrtohet me kujdes. Në këtë kuadër të krijuar, Kolegji çmon se nevojat për sigurim personal të vlerësuara me masën e arrestit në burg, nuk duken më të jenë në përshtatje me rëndësinë e pasojës penale.

  6. Kolegji Penal çmon se ndaj personit nën hetim Armando Prenga, duhet të caktohet si masë sigurimi ajo e “Arrestit në shtëpi” - nisur edhe nga koncepti ligjor se në këtë fazë të procedimit penal - masat e sigurimit personal nuk janë “dënime penale”, por janë masa që lidhen me nevojat e sigurimit dhe jepen mbi disa kushte dhe kritere të përcaktuara saktësisht në titullin e V të K.Pr.Penale. Nëse personi nën hetim është ose jo autor i veprës penale kjo është një çështje që lidhet me “gjykimin e themelit të akuzës” dhe me procesin e të provuarit; por nëse ndaj tij duhet caktuar një masë sigurimi personal (aq më tepër ajo e arrestit në burg) - atëherë - kjo është një çështje që lidhet me kushtet dhe kriteret e parashikuara në ligj dhe që janë të ndryshme nga ato të gjykimit të “çështjes së themelit të akuzës” dhe të dënimit përkatës penal.

  7. Ky Kolegj çmon se, masa e sigurimit “arrest në shtëpi” nuk pengon hetimin e plotë, objektiv e të shpejtë të çështjes, nisur edhe nga fakti që një pjesë e mirë e hetimeve paraprake është kryer. Për sa i përket pretendimeve të ngritura nga ana e mbrojtjes lidhur me mos caktimin e masës së sigurimit dhe mungesës tërësore të dyshimeve, Kolegji Penal, çmon se ato nuk janë të mbështetura në akte. Në bazë të akteve të fashikullit, caktimi i çdo mase tjetër sigurimi veç asaj të arrestit në shtëpi, për të hetuarin, do të ishte e papërshtatshme për nevojat e sigurisë, pasi në kundërshtim me sa pretendon mbrojtja, çmohet se akoma ekzistojnë nevoja të procedimit penal, dhe nuk jemi përpara rastit kur mungojnë tërësisht prania e dyshimeve të arsyeshme. Kolegji vëren se masa e sigurimit “arrest në shtëpi”, është në përputhje me kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të caktimit të masave përcaktuar nga neni 228 e vijues i K.Pr.Penale. Por, nga ana tjetër, Kolegji krijon bindjen se me kalimin e një periudhe kohore relativisht të konsiderueshme të fazës së hetimeve paraprake dhe mos evidentimi i një kuadri rëndues i të dhënave që janë vlerësuar kundër të hetuarit me vendimin për caktimin e masës së sigurimit personal, disa nevoja të procedimit penal, janë lehtësuar. Kjo për faktin sepse nuk ka rezultuar një rrezikshmëri e theksuar shoqërore e personit nën hetim, edhe për shkak se të dhënat që dyshojnë për veprën e plagosjes shkojnë drejt plagosjes së lehtë dhe ajo asaj të rëndë, sipas aktit të njoftimit të akuzës.

  8. Gjykata vlerëson rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale, për të cilat dyshohet i hetuari, si dhe përshtatshmërinë e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” me nevojat e sigurisë, ku janë mbajtur parasysh rrethana si: a) Gjendja sociale; b) Profesioni; c) Arsimimi; d) Gjendja familjare; e) Gjendja gjyqësore, domethënë faktin që ai është familjar, cilësia e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, që disponon një armë me leje dhe, nisur edhe nga interesi dhe figura e tij, krijon bindjen se ai nuk shfaq ndonjë shkallë rrezikshmërie të theksuar, por edhe që ai në asnjë rast nuk do t’i fshihet hetimit apo të ketë tendencën dhe rrezikun e ikjes dhe shmangies së hetimit apo aq më tepër të zhdukjes apo deformimit të provave.

  9. Sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurimit arrest me burg e paraqitur nga mbrojtja e personit nën hetim është e drejtë dhe e mbështetur në të dhëna të fashikullit, si dhe gjendet e bazuar në ligjin procedural, prandaj si e tillë ajo duhet të pranohet.

PËR KËTO ARSYE.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 75/b, 260, 112, 441 dhe 418/2 të Kodit të Procedurës Penale,
V E N D O S I

Pranimin e kërkesës.

Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për kërkuesin Armando Prenga nga masa e sigurimit personal “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi” të bazuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Ngarkohet policia gjyqësore me zbatimin e këtij vendimi.

Urdhërohet lirimi i tij nga paraburgimi nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër apo dënim tjetër.
Tiranë, më 23.11.2015

MENDIM PAKICE



      1. Unë, gjyqtarja Mirela Fana, si gjyqtare në pakicë, nuk jam dakord me vendimin nr.29/3, të datës 23.11.2015, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (shumica), me të cilin është vendosur pranimi i kërkesës së kërkuesit Armando Prenga, zëvendësimi i masës së sigurimit personal për kërkuesin nga masa “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.

      2. Ndryshe nga qëndrimi i shumicës së Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, jam e mendimit se kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurimit të caktuar për shtetasin Armando Prenga, nga “Arrest në burg” në një masë më të lehtë të sigurimit personal, është e pabazuar në ligj dhe për këtë shkak ajo duhet të rrëzohet.

      3. Në argumentim të këtij qëndrimi, vlerësoj të theksoj fillimisht se, në kuptim të nenit 246 pika 6 të K.Pr.Penale, ligjvënësi ka parashikuar nevojën e verifikimit të ekzistencës së ligjshmërisë në vijimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, duke parashikuar specifikisht që këtë masë t’ia nënshtrojë verifikimit të detyrueshëm dhe periodik, në rrugë gjyqësore. Kjo është arsyeja se përse në dispozitën e sipërcituar parashikohet se, çdo dy muaj nga zbatimi i vendimit të arrestit, gjykata që ka dhënë vendimin duhet të informohet nga prokurori për të arrestuarin dhe kur është rasti, gjykata mund të revokojë ose të zëvendësojë masën e sigurimit. Në lidhje me këtë rast të fundit, neni 260 paragrafi i dytë i K.Pr.Penale, parashikon gjithashtu se zëvendësimi apo revokimi i masës së sigurimit mund të vendoset vetëm nëse nevojat e sigurimit zbuten, apo nëse masa e zbatuar e “arrestit me burg” nuk i përgjigjet më rëndësisë së faktit ose dënimit penal që mund të caktohet.

      4. Në koherencë të plotë me qëndrimin e mbajtur në mënyrë të përsëritur nga po ky Kolegj Penal i Gjykatës së Lartë në lidhje me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, të caktuar ndaj shtetasit Armando Prenga, në po të njëjtat rrethana diktuese të nevojës për caktimin e kësaj mase, rrethana këto të cilat në vlerësimin tim, kanë mbetur të pandryshuara edhe aktualisht, jam e mendimit se nuk gjendemi përpara rastit kur nevojat e sigurimit janë zbutur, apo përpara rastit tjetër kur masa e dhënë nuk i korrespondon më rëndësisë së faktit penal të pretenduar se është kryer, apo dënimit potencial që mund të caktohet.

      5. Në vlerësimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal dhe në ndryshim me sa arsyeton shumica, çmoj se një pjesë e akteve hetimore të pretenduara sërish nga kërkuesi se dëshmojnë për papërshtatshmërinë e masës “Arrest në burg”, janë administruar dhe vlerësuar nga po ky Kolegj, gjatë vleftësimit si të ligjshëm të arrestimit të kërkuesit dhe caktimit ndaj tij të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me vendimin nr.29, datë 08.09.2015, të Gjykatës së Lartë, si dhe gjatë vleftësimit të kërkesës për zëvendësim të masës së sigurimit me vendimin nr.29/1, datë 08.10.2015, me anë të të cilit është vendosur rrëzimi i kësaj kërkese. Konkretisht, deklarimet e punonjësve të policisë, Agim Vathaj, Gjon Kola, Lutfi Hima, etj., të cilat pretendohen sërish nga ana e kërkuesit, se legjitimojnë caktimin e një mase më të butë sigurimi personal, kanë qenë pjesë e akteve të prokurorisë që shoqëronin kërkesën fillestare të saj për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Armando Prenga, dhe i janë nënshtruar shqyrtimit gjyqësor nga ana e këtij Kolegji në dy rastet e sipërcituara.

      6. Ndërkohë, sa i takon pretendimit të ngritur nga ana e kërkuesit në lidhje me konkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor datë 09.09.2015 për shtetasin Tom Cali, ku rezulton se dëmtimet e shkaktuara ndaj tij, hyjnë në kategorinë e dëmtimeve që kanë shkaktuar humbje të aftësisë së përkohshme në masën mbi 9 (nëntë) ditë, pra “Plagosje të lehtë”, sërish edhe ky pretendim i është nënshtruar vleftësimit nga ana e këtij Kolegji në vendimin nr.29/1 datë 08.10.2015, ku është konkluduar unanimisht se një fakt i tillë nuk mund të diktojë në vetvete, zbutjen e masës së sigurimit personal në çështjen objekt gjykimi. Fakti se dalja e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, sipas së cilit plagët janë të kategorisë së plagosjes së lehtë, nuk justifikon në vetvete zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit Armando Prenga.

      7. Po ashtu, në vlerësim të informacionit të sjellë nga Prokuroria e Përgjithshme në përfundim të afatit 2 mujor të parashikuar në nenin 246 pika 6 e K.Pr.Penale, vlerësoj se ky informacion mbi hetimet e deritanishme, nuk sjell asnjë provë që të mbështesë qëndrimin e shumicës mbi zbutjen e nevojës së sigurimit personal nga “Arrest në Burg” në “Arrest në Shtëpi”, por përkundrazi vazhdon të provojë bindshëm nevojën e zbatimit të masës së arrestit në burg ndaj kërkuesit Armando Prenga.

      8. Në vijim të kësaj analize, çmoj të theksoj se, ndryshe nga qëndrimi i shumicës së Kolegjit Penal, jo çdo ndryshim i rrethanave faktike të evidentuara nga veprimet hetimore të kryera, passjell detyrimisht një ndryshim të asaj natyre që të mbështesë nevojën për zbutjen e masës së sigurimit personal. Në një kohë që për efekt të zbutjes së masës së sigurimit personal “Arrest në Burg”, është parakusht ekzistenca e një ndryshimi në rrethanat e evidentuara nëpërmjet veprimeve hetimore, që diktuan caktimin fillestar të kësaj mase, ky ndryshim duhet detyrimisht të dëshmojë ose që nevojat e sigurimit janë zbutur, ose që masa e arrestit në burg nuk i korrespondon më rëndësisë së faktit penal apo dënimit potencial që mund të caktohet. Në lidhje me sa më sipër, jam e mendimit se argumentimit të shumicës së Kolegjit Penal, i mungon pikërisht identifikimi i faktit se në ç`mënyrë dhe mbi cilat rrethana faktike të evidentuara nga hetimet e deritanishme, janë zbutur nevojat e sigurimit personal, apo se si fakti penal të cilin kërkuesi dyshohet se ka konsumuar, nuk është i një rëndësie të tillë që të legjitimojë vazhdimin e zbatimit të masës “Arrest në burg”, apo, në alternativë, se si dënimi potencial që mund të caktohet i korrespondon një vepre, jo vetëm të një rrezikshmërie shoqërore më të ulët se sa vepra apo veprat fillestare për të cilën dyshohej kërkuesi, por një vepre të tillë penale e cila për nga vetë natyra ka një rrezikshmëri të tillë sociale, që nuk lejon zbatimin e mëtejshëm të masës “Arrest në Burg”. Një mungesë e tillë argumentueshmërie në vendimin e shumicës së Kolegjit Penal, vë thelbësisht në dyshim vetë disponimin e kësaj shumice mbi zëvendësimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Armando Prenga.

      9. Në vijim të kësaj analize, vlerësoj gjithashtu se nuk qëndron edhe argumenti tjetër i mbrojtjes dhe i pranuar nga shumica, mbi akuzën konkrete të komunikuar tashmë ndaj shtetasit Armando Prenga nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila në vlerësimin e po kësaj shumice, nuk i korrespondon më dyshimit të mëparshëm për kryerjen prej këtij shtetasi të tre veprave penale, e konkretisht, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake ”në ambientet publike, “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim dhe “Kanosje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 84 e 25, 88 e 25 dhe 278/5 të Kodit Penal. Duke patur parasysh se vlerësimi i hollësishëm i akuzës së ngritur nga organi procedues i përket një gjykimi tjetër, e konkretisht gjykimit të themelit të çështjes, vlerësoj se, edhe ky fakt nuk mund të diktojë a priori zbutjen e nevojës së sigurimit, pa u argumentuar se si masa e arrestit në burg nuk i korrespondon më rëndësisë së faktit penal apo dënimit potencial që mund të caktohet ndaj kërkuesit.

      10. Theksoj se shumica e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë nuk arrin të argumentojë ligjërisht se si komunikimi i akuzës ndaj shtetasit Armando Prenga për kryerjen e veprave penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” në ambientet publike, “Plagosje e lehtë me dashje” në bashkëpunim dhe “Kanosje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 84 e 25, 89 e 25 dhe 278/5 të Kodit Penal, përbën rrethanë të asaj natyre që legjitimon zbutjen e masës së sigurimit personal ndaj tij. Jam e mendimit se, komunikimi i akuzës ndaj këtij shtetasi për kryerjen e tre veprave penale të sipërcituara vazhdon të provojë sërish përshtatshmërinë e masës së sigurimit “Arrest në burg” me shkallën e nevojave të sigurimit, të cilat janë ende të pranishme për kërkuesin, pasi vazhdojnë të ekzistojnë kushtet e parashikuara në pikat “a” dhe “c” të nenit 228/3 të Kodit të Procedurës Penale, e konkretisht ekzistenca e shkaqeve të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, si dhe ekzistenca e rrezikut që, për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të shtetasit nën hetim, ky i fundit mund të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.

      11. Qëndrimi i mësipërm është në koherencë të plotë edhe me garantimin e respektimit të nenit 5 të KEDNJ-së, ku vazhdimësia në kohë e zbatimit të masës “Arrest në burg”, nuk mund të konsiderohet në çdo rast si cenim i lirisë së të dyshuarit, por përkundrazi, është e justifikueshme nëse, në një rast konkret, pavarësisht vazhdimësisë së prezumimit të pafajësisë, vetë interesi publik dikton një nevojë reale për zbatimin e kësaj mase të sigurimit personal.

      12. Në këto kushte, vlerësoj se në ngarkim të shtetasit Armando Prenga, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova se mund të ketë kryer veprat penale të ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” në ambientet publike, “Plagosje e lehtë me dashje” në bashkëpunim dhe “Kanosje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 84 e 25, 89 e 25 dhe 278/5 të Kodit Penal dhe nuk rezulton nga asnjë prej veprimeve hetimore të deritanishme, që të jenë zbutur nevojat e sigurimit personal, ashtu sikurse rezulton e provuar nga organi procedues që masa “Arrest në burg” vazhdon t`i përgjigjet plotësisht si rëndësisë së faktit, po ashtu edhe dënimit potencial që mund të vendoset, në kuptim të nenit 260/2 të K.Pr.Penale.

      13. Për gjithë sa më sipër, vlerësoj se kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurimit të caktuar për shtetasin Armando Prenga nga “Arrest në burg” në një masë më të lehtë sigurimi personal, është e pabazuar në ligj dhe për këtë shkak ajo duhet të rrëzohej.

Mirela Fana


Nr. 32/1 i Regj.Themeltar

Nr. 32/1 i Vendimit


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish