Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet41/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   37   38   39   40   41   42   43   44   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Artan Zeneli Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Tom Ndreca Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 11.11.2015 mori në shqyrtim çështjen penale me:


KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR SHKODËR
OBJEKTI:

Vleftësimin e ligjshëm te ndalimit dhe caktim i mases sigurimi,

nenet 228, 229, 238, 258, 259 të KKP
PERSONI NËN HETIM: GENTI BILALI, i dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Moskryerjes se detyrave nga organet tatimore”, parashikuar nga neni 181/a/2 i K.P.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin penal nr.654 akti, datë 19.07.2015 ka vendosur:

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer në ngarkim të shtetasit Genti Bilali, me datë 15.07.2015, ora 19:00.

Caktimin ndaj shtetasit Genti Bilali, të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i KPP, duke urdhëruar te dyshuarin qe te mos largohet nga vendi ku është duke u kuruar dhe pikërisht Spitali Rajonal Shkodër, reparti i Kardiologjisë si dhe kufizimin e te dyshuarit për te komunikuar me persona te tjerë me përjashtim te personelit qe kujdesen për kurimin e tij.

Në kuptim të nenit 21/3 te ligjit “Mbi ekzekutimin e vendimeve penale” dhe nenit 417 të KPP, urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Shkodër dhe Policia Gjyqësore.”



Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.212 datë 13.08.2015, ka vendosur:

Miratimin e vendimit nr.654 dt 19.07.2015 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Shkodër me këtë ndryshim:



Caktimin si masë sigurimi “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje elektronike, parashikuar nga neni 237 KPP, për të dyshuarin Genti Bilali.
Kundër këtij vendimi kanë paraqitur rekurs prokuroria pranë gjykatës së apelit Shkodër dhe personi nën hetim, të cilët kërkojnë ndryshimin e tij, duke parashtruar se:
Prokuroria pranë Gjykatës se Apelit Shkodër:

  • Vendimet e dy gjykatave lidhur me caktimin e masës se sigurisë ndaj këtij te dyshuari janë te pabazuara ne ligj e prova.

  • Nga Gjykata e Apelit është arsyetuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës se sigurimit ndaj këtij shtetasi, nga vete natyra e veprës penale ekziston rreziku i dëmtimit te provave, shmangies nga përgjegjësia penale, rreziku i largimit, por sipas gjykatës se apelit i dyshuari nuk paraqet rrezikshmëri te veçante ndaj dhe ne përshtatje me shkallen e nevojave te sigurimit, gjendjen shëndetësore te te dyshuarit ka caktuar apo miratuar masën e sigurimit “arrest ne shtëpi”.

  • Gjykata e apelit ka gabuar duke caktuar apo miratuar caktimin e kësaj mase sigurimi, pasi ekziston rreziku qe i pandehuri t’i shmanget hetimit, jo e evidentuar edhe nga gjykata ne vendimin e saj.

  • Ekziston rreziku qe i dyshuari te vere ne rrezik marrjen apo vërtetësinë e provës dhe duke qene punonjës i kësaj drejtorie te ndërhyje ne dokumentacionin tatimor te subjekteve qe janë gjetur me shkelje nga ana e organit procedues.

  • Ne kundërshtim me sa ka arsyetuar e vendosur gjykata e apelit “Arresti ne burg" është masa e përshtatshme duke pasur parasysh rrezikshmërinë e madhe te veprës dhe përhapjen e gjere te kësaj vepre ne shoqërinë shqiptare.

  • Me këtë mase sigurimi te caktuar nga gjykata nuk sigurohet apo garantohet një hetim i drejte dhe efikas i veprës penale.

  • Gjendja shëndetësore e te dyshuarit nuk është përcaktuar siç e kërkon ligja procedurale, me akt ekspertimit mjeko-ligjor, me ekspert përkatës, prove e cila duhet te merret nga gjykata sipas rregullave te KPP, ndërsa gjendja e rende shëndetësore, nevoja për kujdes te vazhdueshëm mjekësor duhet te provohet me akt ekspertimi nga specialiste përkatës dhe jo me mendimin e mjekut.

  • Fakti se i dyshuari vijon te jete ne trajtim mjekësor nuk mund te interpretohet si rrethane qe pengon caktimin e masës se sigurisë arrest ne burg. I dyshuari mund te kurohet edhe ne qendrën shëndetësore te burgjeve.


Personi nen hetim Genti Bilali:

  • Ne dosjen e masës se sigurimit nuk rezulton asnjë prove ne ngarkim te te dyshuarit Ka shkelje te ligjit procedural penal ne lidhje me urdhërimin për vëzhgim policor si dhe për përgjim me audio e video ne vende publike te personave, subjekte te këtij procedimi penal duke kërkuar pavlefshmërinë këtyre përgjimeve.

  • Vendimi i organit te akuzës vjen ne kundërshtim me ligjin procedural për lejimin e përgjimit dhe konkretisht ne nenin 221 te KPP.

  • Është gjykata ajo qe lejon përgjimin dhe se kusht thelbësor për lejimin e përgjimit. Përgjimi, vëzhgimi, i urdhëruar nga prokurori vjen ne kundërshtim me nenin 222/1 i KPP. Prokurori nuk rezulton te ketë njoftuar gjykatën sipas nenit 222/2 i KPP dhe nuk rezulton qe gjykata te ketë vleftësuar vendimin e prokurorit për lejimin e përgjimit, përgjim i cili zgjat për rreth 63 dite, zgjatje dhe përgjime ne kundërshtim me nenin 222/3 i KPP, duke urdhëruar përgjimin pa një vendim gjykate dhe pa e vleftësuar atë ne gjykate.

  • Sipas nenit Neni 226 te KPP, rezultatet e përgjimit nuk mund të përdoren. Urdhri i ndalimit i nxjerre nga Prokuroria Shkodër vjen ne kundërshtim me ligjin, me urdhërimet ligjore te nenit 253 te KPP. Masa e sigurimit arrest ne burg, është një mase sigurimi përjashtimore, qe nuk i përgjigjet nevojave te sigurimit.

  • Ndaj personit nen hetim nuk rezulton asnjë kriter për vendosjen e masës se sigurimit ne baze te nenit 228 te KPP.

  • Nuk kane ekzistuar nevojat e sigurimit, aq me tepër, kur personi nen hetim gjendet i shtruar ne Spitalin Rajonal Shkodër, ne repartin e kardiologjisë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATES SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, prokurori Arqilea Koca i cili kërkoi prishjen e vendimit te Gjykatës së apelit dhe pranimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” Av. Bujar Hoti, i cili kërkoi shfuqizimin e dy vendimeve dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,



V Ë R E N

Se, rekursi i paraqitur nga personi nen hetim, përmban shkaqe ligjore për cenimin e vendimit nr.212 datë 13.08.2015 te Gjykatës se Apelit Shkodër.

Sipas organit te prokurorisë, punonjësit e Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër dhe konkretisht i dyshuari Genti Bilali në bashkëpunim me shtetasin Erxhan Meta, kanë qenë të angazhuar me shërbim për kontrollin e subjekteve tregtare. Këta te dyshuar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, nuk kanë marrë asnjë masë administrative ndaj subjekteve tregtare të kontrolluara, të cilët janë konstatuar që ushtrojnë aktivitet tregtar në kundërshtim me ligjin tatimor.

Nga analizimi i raporteve te vëzhgimit te Drejtorisë se Forcës se Posaçme rezulton se për subjektet e kontrolluara nga ana e personit nen hetim, megjithëse janë gjetur me shkelje nuk është marre asnjë mase administrative ndaj tyre, për parregullsi ne lidhje me dokumentacionin tatimor, kasat fiskale, te paregjistruara ne organet tatimore etj..

Prokuroria pranë gjykatës se rrethit gjyqësor Shkodër ka ndaluar personin nen hetim dhe ka kërkuar ne gjykate vleftësimin e ndalimit dhe caktimin si mase sigurimi ndaj tij atë te “Arrestit ne burg”. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin penal nr.654 akti, datë 19.07.2015, ka vleftësuar te ligjshëm te ndalimin dhe ka caktuar si mase sigurimi atë te “Arrestit ne shtëpi”, duke urdhëruar te dyshuarin qe te mos largohet nga vendi ku është duke u kuruar dhe pikërisht Spitali Rajonal Shkodër, reparti i Kardiologjisë si dhe kufizimin e te dyshuarit për te komunikuar me persona te tjerë me përjashtim te personelit qe kujdesen për kurimin e tij.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.212 datë 13.08.2015, ka ndryshuar vendimin vetëm për sa i përket, caktimin si masë sigurimi “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje elektronike. Kundër këtij vendimi kanë paraqitur rekurs prokuroria pranë gjykatës së apelit Shkodër dhe personi nën hetim, të cilët kërkojnë ndryshimin e tij.

Kolegji Penal pasi shqyrtoi shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur dhe tërësinë e gjithë akteve të administruara ne dosjen penale vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër në lidhje me lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sa i përket llojit të masës së sigurimit shtrëngues është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural. Kjo masë nuk është dhënë në përputhje me dispozitat procedurale penale duke ju referuar kushteve dhe kritereve për caktimin e masave të sigurimit personal.

Kolegji Penal vlerëson se, në caktimin si masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, nuk janë marrë parasysh kriteret e përgjithshme për caktimin e masave të sigurimit, neni 229/1/2 i KPP dhe rrethanat konkrete të çështjes.

Në caktimin e llojit të masës së sigurimit, mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga KP, ndërsa nga gjykatat nuk është bërë një analizë të rrezikshmërisë së veçantë të autorit, por janë mjaftuar me citimin e rrezikshmërisë së veprës penale, për te cilën dyshohet se ka kryer personi nen hetim.

Në vështrim të provave të mbledhura nga organi i akuzës, ky Kolegj, pa dashur të hyjë në analizën e tyre në këtë fazë të hetimeve paraprake, në rastin konkret ka parasysh disa kritere për ndryshimin e masës së sigurimit personal të caktuar ndaj personit nën hetim, si; faktin qe lënia e lirë e personit nën hetim nuk rrezikon marrjen e provave të reja lidhur me provueshmërinë e elementëve të veprës penale për të cilat organi i akuzës po heton.

Gjithashtu në vështrim të neneve 229 dhe 230 të Kodit të Procedurës Penale, masa e sigurimit “arrest në shtëpi” e dhënë nga gjykata është e papërshtatshme pasi nuk i përgjigjet rrezikshmërisë së personit nën hetim, i cili është i pa dënuar, pa precedentë të mëparshëm penal, dhe ne vazhdimësi i duhet te kujdeset për shëndetin e tij. Po kështu, nuk vërtetohet ekzistenca e rrethanave rënduese në raport me veprën penale dhe autorin e dyshuar të saj.

Gjykatat e faktit në caktimin e masës shtrënguese “arrest në shtëpi”, si një masë izoluese nuk ka bërë një analizë të shkaqeve se përse çdo lloj mase tjetër është e papërshtatshme. Po kështu, nga gjykatat e fakti nuk është analizuar perse ekziston rreziku i ikjes se personit, apo ndërhyrja prej tij ne provat qe kane lidhje me procedimin penal. Rreziku i largimit, nuk mund të bazohet vetëm në bazë të ashpërsisë së dënimit të mundshëm që personi rrezikon, por duhet të vlerësohet duke iu referuar disa faktorëve të tjerë të rëndësishëm, si veçanërisht, karakteri i personit, morali i tij, shtëpia, profesioni, pasuria, lidhjet familjare dhe të gjitha lidhjet e tij me shtetin ku ai po ndiqet penalisht, si dhe lidhjet e tij ndërkombëtare.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në jurisprudencën e saj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme mjaftueshmërinë e një justifikimi dhe arsyetimi të përshtatshëm për sa i përket paraburgimit apo arrestit në shtëpi. GJEDNJ-ja në një sërë rastesh ka deklaruar se arsyetimi i gjykatave vendase do të konsiderohet gjithmonë i papërshtatshëm nëse është “abstrakt” ose “i bazuar në stereotipe” (çështja “Clooth kundër Belgjikës”, GJEDNJ 12.12.1991; çështja Yagci dhe Sargin kundër Turqisë; GJEDNJ 23.05.1995);.

Siç është theksuar edhe nga GJEDNJ, një person i akuzuar për një krim duhet të jetë i lirë në pritje të gjykimit përveçse në ato raste kur shteti mund të tregojë që ekzistojnë arsye “të forta dhe të mjaftueshme që justifikojnë vazhdimin e mbajtjes së personit në burg (Çështja Wemhoff kundër Gjermanisë. GjEDNj 1968; Jablonsky kundër Polonisë çështja 21.12.2000)

Përveç ekzistencës së “dyshimit të arsyeshëm”, Gjykata ka evidentuar katër arsye të tjera të rëndësishme që lejojnë mbajtjen e një personi në paraburgim. Këto arsye janë: rreziku që personi të largohet, rreziku i ndërhyrjes në procesin e drejtësisë, domosdoshmëria për të parandaluar një krim tjetër, dhe domosdoshmëria për të ruajtur rendin publik. Kështu kufizimet ndaj të drejtës për liri duhet të shihen si të jashtëzakonshme dhe duhen lejuar vetëm kur vendimi i gjykatës jep një justifikim bindës.

Duke marrë në konsideratë kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit personal sa më sipër, Kolegji Penal vlerëson me vend caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i KPP, si masë e përshtatshme me nevojat konkrete të hetimit të çështjes. Për sa u argumentua me sipër, pretendimet e paraqitura në rekursin e prokurorisë pranë Gjykatës se Apelit Shkodër, gjenden te pabazuara.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441 të KPP


V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.212 datë 13.08.2015 të Gjykatës Së Apelit Shkodër dhe vendimit nr.654, date 19.07.2015 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe caktimin si mase sigurimi pe personin nen hetim Genti Bilali, “Detyrimin për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore”, sipas nenit 234 te KPP, te hënën e pare te çdo muaji, ora 1000.

Ngarkohet Prokuroria e përgjithshme për ekzekutimin e këtij vendimi.
Tiranë, më 11.11.2015

Nr. 56250-01287-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-2834 i Vendimit (185)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   37   38   39   40   41   42   43   44   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish