Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet49/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   45   46   47   48   49   50   51   52   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Edmond Islamaj Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Tom Ndreca Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 25.11.2015, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
KËRKUES: PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR LEZHË

I GJYKUAR: DRITAN LORENCI


A K U Z U A R:

Për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje”,

parashikuar nga N.76 i K.Penal.
I GJYKUAR: ALBAN DEDA
A K U Z U A R:

Për kryerjen e veprës penale

“Vrasje me dashje” mbetur në tentativë,

dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278/2 të K.Penal.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendimin nr.575-73, date 20.06.2013 ka vendosur:

“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dritan Lorenci, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Alban Deda, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76-22 i K. Penal, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal.

Urdhërohet policia gjyqësore të kryejë lirimin e tyre të menjëhershëm në rast se këta dy shtetas nuk mbahen të ndaluar nën masë sigurimi apo për kryerjen e ndonjë dënimi tjetër penal.”


Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.381, datë 14.04.2014 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit penal nr.575-73, datë 20.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs prokuroria pranë gjykatës së apelit Tiranë, e cila kërkon prishjen e tij, duke parashtruar këto pretendime:

- Vendimi i gjykatës së shkallës së parë është marrë në kundërshtim me ligjin procedural, nenin 377 të K.Pr.Penale, prokurori pa filluar shqyrtimi gjyqësor ka kërkuar tërheqjen e akteve dhe gjykata e ka rrëzuar kërkesën. Gjykata ishte e detyruar të pranonte kërkesën.

-  Gjykata ka zbatuar gabim ligjin procedural penal kur ka deklaruar të pafajshëm të pandehurit. Vendimi i pafajësisë për mungesë provash është absurd, kur në këtë ngjarje kriminale të ndodhur ditën ka mbetur i vdekur një person, është plagosur rëndë një tjetër dhe janë disa persona të plagosur lehtë. Nga organi i akuzës janë pyetur afërsisht 20 dëshmitarë okularë dhe janë kryer ekspertime mjekoligjore, kriminalistike, etj..
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Shkëlzen Selimi, prokurorin Arqilea Koça, i cili kërkoi prishjen e vendimeve dhe kthimin e akteve prokurorit për vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve; mbrojtësin e të gjykuarve Dritan Lorenci dhe Alban Deda, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

Se vendimi nr.381, datë 14.04.2014 i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka lënë në fuqi vendimin nr.575-73, datë 20.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin gjenden në interpretim dhe zbatim të gabuar të ligjit procedural penal dhe si të tillë do të prishen dhe çështja do të kthehet për rishqyrtim në gjykatën e rrethit gjyqësor Kurbin.


  1. Rrethanat e faktit


Nga gjykatat janë pranuar këto rrethana të faktit.

  1. Të gjykuarit Dritan Lorenci dhe Alban Deda janë banorë të Lezhës dhe kanë njohje shoqërore me njëri-tjetrin. I gjykuari Dritan Lorenci është punonjës policie pranë njësisë rajonale të Policisë rrugore, Lezhë.

  2. Familja e të gjykuarit Alban Deda, (babai dhe xhaxhai i tij) janë paditës në çështjen civile që shqyrtohej pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndërsa shtetasi Mhill Ndreu, së bashku me djalin e tij Ermal Lulashi (Ndreu), me nipin e tij Erik Gjonaj (Ed Gjonaj), rezulton drejtpërsëdrejti të jetë person i interesuar për çështjen civile të pronësisë (për një sipërfaqe toke në bregdetin e plazhit të Shëngjinit), duke kërkuar me iniciativën e tij (Mhill Ndreu) të bëhet palë e procesit civil, bazuar në kërkesën përkatëse që ka paraqitur në seancë gjyqësore, përpara trupit gjykues që e ka këtë çështje civile në shqyrtim gjyqësor.

  3. Rezulton se, më datë 14.10.2011, rreth orës 0915, në oborrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë ka ndodhur një konflikt, përleshje midis disa personave (7- 8 persona), ku janë përdorur disa armë zjarri (të paktën 4 të tilla) dhe sende të forta. Si shkak i këtij konflikti ndërmjet personave të përfshirë në të, pretendohet të ketë qënë procesi gjyqësor civil për mosmarrëveshje pronësie që zhvillohej në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë me palët e sipërcituara.

  4. Ka rezultuar se, kanë qënë pikërisht shtetasit Ermal Lulashi (Ndreu), djali i Mhill Ndreut, dhe shtetasi Erik Gjonaj (Ed Gjonaj) nipi i Mhill Ndreut, të cilët kanë thirrur, organizuar dhe përgatitur personat e tjerë të përfshirë në konfliktin e ngjarjes kriminale të datës 14.10.2011, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Të thirrur e të organizuar nga Ermal Lulashi dhe Erik Gjonaj, të pajisur me armë zjarri dhe sende të forta me vehte, kanë qenë në vendngjarje edhe shtetasit: Endri Betaj, Sokol Sejdia, Vitor Bershimi.

  5. Në këtë konflikt mes palëve ka mbetur i vdekur shtetasi Endri Betaj, gjithashtu, janë plagosur me armë zjarri shtetasit: Arben Marku (Nikulaj) – plagosje e lehtë, Sokol Sejdia – plagosje e rëndë, Mark Ndreca – plagosje e lehtë. Njëkohësisht janë dëmtuar me goditje me sende të forta dhe shtetas të tjerë, edhe dy të gjykuarit: Dritan Lorenci dhe Alban Deda.

  6. Nga organi i procedimit janë kryer veprime hetimore duke marrë si rezultat konkluzionet e akteve të ekspertimeve balistike, mjeko-ligjore, kimike, biologjike.

  7. Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, shkaku i vdekjes së shtetasit Endri Betaj, ka qënë ndalimi i menjëhershëm i punës së zemrës dhe mushkërive nga dëmtimi i qendrës së frymëmarrjes si pasojë e kontuzionit të palcës së zgjatur.”) – “… dërrmim i palcës së zgjatur, dalja nga vendi i dy vertebrave të para (të shtyllës kurrizore), duke dëmtuar palcën e zgjatur, ku ndodhen rrugët e frymëmarrjes. Dy vertebrat e para, kanë funksion që e rrotullojnë qafën e njeriut.

  8. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja, të cilat janë qitur nga 4 (katër) armë të ndryshme, për të cilat nuk është arritur të përcaktohet se kujt i përkasin, dhe se nga kush mund të jenë përdorur në vendngjarje. Nga këto 4 (katër) armë, të cilat, bazuar në aktet e ekspertimeve të mësipërme, prova shkencore, rezulton të jenë përdorur në vendngjarje, pra të jetë shtënë me to, 3 (tre) prej tyre mungojnë. Nuk janë gjetur, nuk janë sekuestruar dhe nuk janë ekzaminuar. Vetëm 1 (një) armë, e cila nuk arrihet të përcaktohet se kujt i përket dhe se nga kush është përdorur, është gjetur në vendngjarje dhe është sekuestruar - armë zjarri pistoletë HS 85813 me kalibër 9 mm (9x19).

  9. Prokuroria pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë ka paraqitur më datë 18.07.2012 kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.589 të vitit 2011 që i përket të pandehurve Dritan Lorenci, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje” me dashje, parashikuar nga neni 76 i K. Penal; me pasojë vdekjen e shtetasit Endri Betaj; Alban Deda, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76-22, 278/2 të K.Penal; me pasojë plagosjen e rëndë të shtetasit Sokol Sejdia. Ermal Lulashi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Kanosjes” e kryer në bashkëpunim, “Prishjes së qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 84-25, 274-25, 278/2 të Kodit Penal. Viktor Bershimi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Kanosjes” e kryer në bashkëpunim, “Prishjes së qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 84-25, 274-25, 278/2 të Kodit Penal. Enrik Gjonaj (Ed Gjoni), i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Kanosja” e kryer në bashkëpunim, “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 84-25, 274-25, 278/2 të Kodit Penal; Sokol Sejdia, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Kanosja” e kryer në bashkëpunim, “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 84-25, 274-25, 278/2 të Kodit Penal. Fran Nikolli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

  10. Në datë 31.07.2012 Prokurori pranë prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë ka paraqitur kërkesën për kthimin e akteve të procedimit penal nr.589 të vitit 2011, ndërsa të gjykuarit Dritan Lorenci dhe Alban Deda kanë paraqitur kërkesë me objekt: “Transferimin e gjykimit të procedimit penal”

  11. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.1079, datë 27.09.2011 ka vendosur: “Transferimin e gjykimit të procedimit penal nr.589 të vitit 2011, nga gjykata e rrethit gjyqësor Lezhë në gjykatën e rrethit gjyqësor Kurbin. Bazuar në këtë vendim të Gjykatës së Lartë, gjykata e rrethit gjyqësor Lezhë, deklaron moskompetencë dhe urdhëron që aktet të kalojnë pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Kurbin.

  12. Pas regjistrimit të kësaj çështje në gjykatën e rrethit gjyqësor Kurbin, kjo e fundit me vendimin e ndërmjetëm datë 20.11.2012 ka vendosur: Ndarjen e çështjes penale, duke vazhduar gjykimin vetëm për dy të gjykuarit e pranishëm në seancë gjyqësore, të cilët rezultojnë nën masë sigurimi “Arrest në burg”, Dritan Lorenci dhe Alban Deda, duke qenë se ishte përpara faktit të shtyrjes së përsëritur të disa seancave gjyqësore, për shkaqe të pamundësisë së njoftimit dhe të mosparaqitjes për të pandehurit: Ermal Lulashi, Vitor Bershimi, Enrik Gjonaj, Sokol Sejdia, Fran Nikolli.

  13. Në seancën gjyqësore të datës 03.12.2012, në fazën e kërkesave paraprake, prej prokurorit, bazuar në N.377 të K.Pr.Penale është kërkuar kthimi i akteve të procedimit penal nr.589 të vitit 2011 për të pandehurit Dritan Lorenci dhe Alban Deda, me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme.

  14. Gjykata e rrethit gjyqësor Kurbin, me vendim të ndërmjetëm ka vendosur: “Rrëzimin e kërkesës së prokurorit, për kthimin e akteve të procedimit penal”, duke argumentuar se është e paparashikuar dhe e pabazuar në ligj.

  15. Të gjykuarit Dritan Lorenci dhe Alban Deda, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre kanë kërkuar pushimin çështjes penale në ngarkim të tyre, ose deklarimin e pafajshëm.




  1. Procedurat gjyqësore




  1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendimin nr.575-73, datë 20.06.2013 ka vendosur:

  1. “Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dritan Lorenci, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

  2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Alban Deda, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76-22 i K. Penal, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal.

  3. Urdhërohet policia gjyqësore të kryejë lirimin e tyre të menjëhershëm në rast se këta dy shtetas nuk mbahen të ndaluar nën masë sigurimi apo për kryerjen e ndonjë dënimi tjetër penal.”

  1. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.381, datë 14.04.2014 ka vendosur:

  1. Lënien në fuqi të vendimit penal nr.575-73, datë 20.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

  1. Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs prokuroria pranë gjykatës së apelit Tiranë, e cila kërkon prishjen e tij dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim, duke parashtruar pretendimet e pasqyruara në pjesën hyrëse të vendimit.




  1. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar




  1. Gjykata e Apelit Tiranë, e ka gjetur të bazuar në ligj e në prova vendimin e gjykatës së shkallës së parë, dhe ndër të tjera arsyeton se: “...Nga tërësia e të gjitha provave të shqyrtuara në këtë gjykim, nuk u arrit të provohej lidhja e të pandehurit Dritan Lorenci me elementët e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i K.Penal.

Është vërtetuar se qëndrimi i organit të akuzës per fajësinë e këtij të pandehuri, konsiston në dyshime dhe hamendësime që i pandehuri të ketë kryer këtë vepër penale, hamendësime të cilat, mbeten në kuadrin e një përcaktimi të tillë, sepse asnjë nga provat e marra dhe të shqyrtuara në këtë gjykim nuk provojnë qartazi dhe tej çdo dyshimi të arsyeshëm faktin që i pandehuri Dritan Lorenci të ketë ushtruar dhunë ndaj viktimës Endri Bejtja, dhunë e cila të ketë shkaktuar vdekjen e këtij të fundit. Të gjithë dëshmitarët e pyetur përpara gjykatës kane evidentuar faktin se i pandehuri Dritan Lorenci, i ndodhur atë ditë në vendin e ngjarjes, i ka vendosur njërën prangë të ndjerit Endri Bejtja, proces i cili ka përfunduar prej njërit prej kolegëve të tij, por asnjë prej tyre nuk deklaroi se i pandehuri të ketë ushtruar dhunë ndaj viktimës. Pas mbërritjes së forcave të policisë në vendin e ngjarjes, në prani të kolegëve të tij, Dritani i ka vendosur njërën prangë viktimës ndërsa pranga tjetër i është vënë nga shtetasi Tonin Marashi, koleg i të pandehurit. Këtë deklarim bëri dhe dëshmitari Tonin Marashi dhe Bardhok Frroku, përpara gjykatës. Pas analizës në tërësi të provave, gjykata konkludoi në mungesën e ekzistencës së lidhjes shkakësore midis veprimeve të të pandehurit Dritan Lorenci dhe pasojës së ardhur, vdekjes së shtetasit Endri Bejtja. 1) Të gjithë dëshmitarët deklaruan para gjykatës se kanë parë të pandehurin t’i vendosë njërën prangë viktimës, por deklarojnë se nuk kanë parë që i pandehuri të jetë përleshur me viktimën, të ketë kryer ndonjë veprim dhune ndaj tij apo të ketë pasur ndonjë mjet të fortë në dorë. 2) Të gjithë dëshmitarët deklaruan se në momentin e prangosjes, viktima ka qenë në këmbë, nuk ka bërë rezistencë dhe as nuk ka reaguar negativisht ndaj forcave të policisë. Pra nuk ka qenë e nevojshme asnjë lloj forme e ushtrimit të forcës ndaj tij, apo ndonjë përleshje e mundshme (trup me trup, a tjetër soj) me të, pra me viktimën. Kjo rezulton dhe nga mënyra e parashtrimit të faktit nga ana e organit të akuzës. Por ajo që është më e rëndësishmja nuk është pohuar nga asnjëri prej dëshmitarëve që i pandehuri Dritan të jetë përleshur me viktimën.

Me tej gjykata ka vijuar ...Lidhur me të pandehurin Alban Deda, Për akuzat penale te ngritura ndaj te pandehurit Alban Deda, për kryerjen e veprave penale te “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e parashikuar nga nenet 76 – 22 të Kodit Penal, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal, me pasojë plagosjen e rëndë të shtetasit Sokol Sejdia, nuk rezulton të ketë asnjë provë (materiale, shkencore, shkresore, dëshmi dëshmitarësh) që të provojë, apo qoftë edhe të hedhë dyshime të arsyeshme, qoftë edhe indicie në harmoni me njëra-tjetrën, mbështetur në të cilat të shkohet drejt fajësisë për të pandehurin Alban Deda, për akuzën e ngritur ndaj tij. Asnjë nga provat e marra dhe të shqyrtuara në këtë gjykim nuk arriti të provojë në mënyrë të plotë, të qartë dhe tej çdo dyshimi të arsyeshëm, se i pandehuri Alban Deda, ka ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta për të vrarë shtetasin Sokol Sejdia dhe kjo të ketë mbetur në tentativë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij. Asnjëri, nga të gjithë dëshmitarët e pyetur, apo të cilët kanë deklaruar para O.P.Gj. gjatë fazës së hetimit paraprak, nuk pohon që në ngjarjen e datës 14.10.2011, në ambjentet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, të ketë parë dhe njohur personalisht shtetasin Alban Deda, i cili të ketë qënë duke mbajtur armë në dorë, të ketë patur sende të forta në dorë, të ketë qëlluar, apo dhunuar dikë tjetër. Nuk provohet me asnjërën nga provat shkencoret të paraqitura nga akuza dhe të marra e të administruara gjatë gjykimit, që armët e përdorura në vend-ngjarje, qoftë edhe njëra prej tyre t’i përkiste, apo të jetë përdorur nga i pandehuri Alban Deda. Prokurori nuk merr ne konsideratë faktin kryesor për këtë të pandehur në lidhje me akuzat e ngritura, ku të pandehurit Alban Deda nuk i janë gjetur faktorë plotësues (nitrite&nitrate, të cilët janë të pranishëm gjatë shkrepjes së armës së zjarrit) mbetje të lëna në rast të përdorimit të armës; kjo, as në duar, as nëpër rrobat e trupit që kishte veshur; duke pasur këtu parasysh faktin se, menjëherë me mbërritjen e forcave të policise në vend-ngjarje, ai është shoqëruar prej tyre në ambjentet e spitalit, pasi ka qënë i dëmtuar fizikisht (sipas pjesës më të madhe të dëshmive “i larë në gjak”), e më pas, me mbarimin e marrjes së asistencës mjekësore të nevojshme, është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e institucionit të paraburgimit, e ndërkaq i është komunikuar cilësia e “personit nën hetim” nga ana e akuzës...”




  1. Në lidhje me rekursin e paraqitur nga Prokurori




  1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se rekursi i Prokurorit është i bazuar në ligj (neni 432 i K.Pr.Penale) dhe duhet të pranohet, dhe për pasojë vendimi nr.381, datë 14.04.2014 i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimi nr.575-73, datë 20.06.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin duhet të prishen si vendime të dhëna në interpretim dhe zbatim të gabuar të ligjit procedural penal.

  2. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosje, Prokuroria pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë ka paraqitur më datë 18.07.2012, pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.589 të vitit 2011 që i përket të pandehurve Dritan Lorenci, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje” me dashje, parashikuar nga neni 76 i K. Penal; me pasojë vdekjen e shtetasit Endri Betaj; Alban Deda, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76-22, 278/2 të K.Penal; me pasojë plagosjen e rëndë të shtetasit Sokol Sejdia. Ermal Lulashi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Kanosjes” e kryer në bashkëpunim, “Prishjes së qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 84-25, 274-25, 278/2 të Kodit Penal. Viktor Bershimi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Kanosjes” e kryer në bashkëpunim, “Prishjes së qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 84-25, 274-25, 278/2 të Kodit Penal. Enrik Gjonaj (Ed Gjoni), i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Kanosja” e kryer në bashkëpunim, “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 84-25, 274-25, 278/2 të Kodit Penal; Sokol Sejdia, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Kanosja” e kryer në bashkëpunim, “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 84-25, 274-25, 278/2 të Kodit Penal. Fran Nikolli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

  3. Në datë 31.07.2012 Prokurori pranë prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë, në fazën e kërkesave paraprake, pa filluar ende shqyrtimi gjyqësor ka paraqitur kërkesën për kthimin e akteve të procedimit penal nr.589 të vitit 2011, bazuar në N.377 të K.Pr.Penale, ndërsa të gjykuarit Dritan Lorenci dhe Alban Deda kanë paraqitur kërkesë me objekt: “Transferimin e gjykimit të procedimit penal”

  4. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.1079, datë 27.09.2011 ka vendosur: “Transferimin e gjykimit të procedimit penal nr.589 të vitit 2011, nga gjykata e rrethit gjyqësor Lezhë në gjykatën e rrethit gjyqësor Kurbin. Bazuar në këtë vendim të Gjykatës së Lartë, gjykata e rrethit gjyqësor Lezhë, deklaron moskompetencë dhe urdhëron që aktet të kalojnë pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Kurbin.

  5. Pas regjistrimit të kësaj çështje në gjykatën e rrethit gjyqësor Kurbin, kjo e fundit me vendimin e ndërmjetëm datë 20.11.2012 ka vendosur: Ndarjen e çështjes penale, duke vazhduar gjykimin vetëm për dy të gjykuarit e pranishëm në seancë gjyqësore, Dritan Lorenci dhe Alban Deda, duke qenë se ishte përpara faktit të shtyrjes së përsëritur të disa seancave gjyqësore, për shkaqe të pamundësisë së njoftimit dhe të mosparaqitjes për të pandehurit: Ermal Lulashi, Vitor Bershimi, Enrik Gjonaj, Sokol Sejdia, Fran Nikolli.

  6. Në seancën gjyqësore të datës 03.12.2012, në fazën e kërkesave paraprake, ende pa u hapur shqyrtimi gjyqësor prej prokurorit, bazuar në N.377 të K.Pr.Penale është kërkuar kthimi i akteve të procedimit penal nr.589 të vitit 2011 për të pandehurit Dritan Lorenci dhe Alban Deda, me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme.

  7. Gjykata e rrethit gjyqësor Kurbin, me vendim të ndërmjetëm ka vendosur: “Rrëzimin e kërkesës së prokurorit, për kthimin e akteve të procedimit penal”, duke argumentuar se është e paparashikuar dhe e pabazuar në ligj, me arsyetimin ndër të tjera se: “...kalimi i akteve prokurorit nuk është atribut i përfaqësuesit të organit të akuzës, as një kërkesë ligjore që mund të disponohet lirshëm nga prokurori, por është një disponim i vlerësuar si i tillë nga gjykata, në rrethanat kur prokurori tërheq akuzën; ...momenti në të cilin prokurori ka kërkuar kalimin e akteve përkon me nisjen, fillimin e këtij procesi gjyqësor, ende pa u deklaruar i hapur gjykimi, pa u paraqitur, pa u shfaqur asnjë provë e re, gjatë hetimit gjyqësor, ç’ka e bën të paargumentuar po kështu me fakte e prova kërkesën e prokurorit.

  8. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vlerëson se vendimet e gjykatave të faktit janë rezultat i interpretimit dhe zbatimit të gabuar të ligjit procedural penal. Prokurori bazuar në N.354 të K.Pr.Penale1 ende pa filluar shqyrtimi gjyqësor në gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë, po ashtu edhe në seancën gjyqësore datë 03.12.2012 përpara gjykatës së rrethit gjyqësor Kurbin, në fazën e kërkesave paraprake, ka paraqitur kërkesën për kalimin e akteve të procedimit penal nr.589 të vitit 2011, me argumentimin për kryerjen e veprimeve hetimore të tjera për të gjithë të pandehurit e përfshirë në këtë procedim.

  9. Kërkesa e prokurorit është paraqitur konform N.377 të K.Pr.Penale - Kalimi i akteve prokurorit, i cili sanksionon se: “Kur prokurori e tërheq akuzën dhe në gjendjen që janë provat vërtetohet se i pandehuri nuk ka faj ose del që ekziston një nga rastet e pushimit të çështjes, gjykata vendos pafajësinë e të pandehurit ose pushimin e çështjes. Në rast të kundërt, gjykata vendos kalimin e akteve prokurorit.”

  10. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se gjykata e shkallës së parë, nuk ka qenë në kushtet e vlerësimit të gjendjes së provave në kuptimin e ligjit, pasi kjo kërkesë është paraqitur pa filluar ende shqyrtimi gjyqësor, dhe se prokurori kërkoi kalimin e akteve pranë Prokurorisë duke mosfilluar shqyrtimin e provave ku ishte bazuar akuza.

  11. Prokuroria, në zbatim të kompetencave të saj ligjore, është organi që ngre akuza dhe i mbron ato në gjyq para gjykatës dhe mes të tjerave këto kompetenca rregullohen me dispozitat e mëposhtme: Në bazë të nenit 148/1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë2 dhe dispozitave të K.Pr.Penale është organi i prokurorisë autoriteti i vetëm që ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjykim.

  12. Neni 24 i K.Pr.Penale rregullon “Funksionet e prokuroritdhe parashikon se: “1. Prokurori ushtron ndjekjen penale, bën hetime, kontrollon hetimet paraprake, ngre akuzë në gjykatë dhe merr masa për ekzekutimin e vendimeve në përputhje me rregullat e caktuara në këtë Kod. 2. Prokurori ka të drejtë të mos fillojë ose të pushojë procedimin penal në rastet e parashikuara në këtë Kod…”.

  13. Kodi i procedurës penale i njeh të drejtën prokurorit që të disponojë mbi akuzën derisa gjykata nuk është shprehur me një vendim përfundimtar. Si formë të ketij disponimi në nenin 377 të K.Pr.Penale, është parashikuar tërheqja e akuzës nga prokurori. Gjykata, në rastin kur prokurori kërkon tërheqjen e akuzës dhe kalimin e akteve, ka të drejtën të vendosë pafajësinë e të pandehurit, ose pushimin e çështjes dhe të mospranojë tërheqjen e akteve nga prokurori, ndërsa në të gjitha rastet e tjera gjykata nuk mund të vendosë ndryshe nga sa kërkon prokurori.

  14. Gjithsesi nuk është gjykata ajo që vlerëson qendrimin ndaj akuzës te prokurorit, por është vetë ky u fundit që e bën këtë. Nga ana tjetër, gjykata ka detyrimin të vendosë lidhur me çështjen, mbi ato prova të administruara ligjërisht mbi kërkesën e palëve dhe në raste të veçanta, të marra prej saj edhe kryesisht.

  15. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon të theksojë, se nga mënyra sesi është formuluar Neni 377 i K.Pr.Penale, kalimi i akteve prokurorit, është alternativa e fundit në vlerësim të gjykatës, pasi ajo në gjendjen e provave mund të vendosë pafajësinë e të pandehurit ose pushimin e çështjes. Por në çdo rast kur gjykata e cila po shqyrton çështjen e refuzon kërkesën e kalimit të akteve dhe jep një vendim gjyqësor të kushtëzuar pro reo pafajësie ose pushimi, vetëm nëse ka marrë në shqyrtim provat e paraqitura nga palët ose vetëm nga prokurori deri në momentin që paraqitet kërkesa e këtij të fundit për tërheqjen e akteve.

  16. Edhe në analizën sistematike të dispozitave proceduriale konstatohet se kalimi i akteve në kapitullin e gjykimit është përfshirë si kërkesë proceduriale, por mbi të gjitha si formë e përfundimit të gjykimit në fazën përmbyllëse të saj mbasi janë shqyrtuar provat.

  17. Kolegji penal vlerëson se në çdo rast nuk është e domosdoshme që të jenë dëgjuar të gjitha provat, por mjafton që ato të jenë bindëse në vlerësimin: së pari të prokurorit, të cilit nga shqyrtimi gjyqësor i burimeve të provave të mbledhura prej tij gjatë hetimeve paraprake i kanë dalë fakte të reja që kërkojnë thellim të hetimit, por duke qenë se çështja është tashmë në fazën e gjykimit është gjykata ajo që duhet ta lejojë të vazhdojë hetimin nëpërmjet përcjelljes së akteve me qëllim mosdështimin dhe mbylljen përfundimtare të çështjes në dëm të dhënies së drejtësisë; dhe së dyti, për gjykatën e cila për të shmangur abuzimin me këtë të drejtë në dëm të të pandehurit që vjen nga tërheqja e akteve dhe vazhdimi i hetimit kur provat e paraqitura janë bindëse jashtë çdo dyshimi të vendosë pafajësinë.

  18. Në çdo rast kërkesa e prokurorit për tërheqjen e akteve duhet të jetë e arsyetuar duke paraqitur shkaqet se përse kërkohet ndërprerja e procesit gjyqësor dhe kthimi i çështjes në gjendjen fillestare.

  19. Gjykata e shkallës së parë ka gabuar duke refuzuar kërkesën e prokurorit për tërheqjen e akteve ku siç vërehet nga aktet e fashikullit të gjykimit kërkesa për kalimin e akteve është bërë në kërkesat paraprake pa marrë në shqyrtim më parë provat. Në këtë moment procedural, kur është paraqitur kërkesa nga prokurori, praktikisht Gjykata e rrethit gjyqësor Kurbin ka “ngelur” pa akuzë të paraqitur përpara saj me kërkesë për t’u gjykuar, dhe pasi ka refuzuar kalimin e akteve ka kryer hetim gjyqësor, pra është investuar pa patur akuzë.

  20. Vazhdimi i mëtejshëm i gjykimit mbas kërkesës për tërheqjen e akteve të prokurorit që lidhen me akuzën ndaj të gjykuarve Dritan Lorenci dhe Alban Deda në kërkesat paraprake është absolutisht i pavlefshëm në bazë të nenit 128/1 gërma “a” i K.Pr.Penale1 prandaj gjykata e apelit gjatë shqyrtimit të gjykimit si shkallë e dytë duhet ta kishte konstatuar këtë fakt dhe të dispononte në bazë të nenit 428/1 gërma “ç” të K.Pr.Penale2.

  21. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se në këto rrethana, gjykata e faktit ka qenë në pamundësi të shqyrtimit dhe vlerësimit të provave dhe marrja e një vendimi të ndryshëm nga ai i kalimit të akteve, është në interpretim dhe zbatim të gabuar të ligjit procedural penal.




  1. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes




  1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se vendimi i gjykatës së apelit Tiranë nr.381, datë 14.04.2014, i cili ka lënë në fuqi vendimin nr.575-73, datë 20.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin është i pabazuar në ligjin procedural penal dhe si i tillë është i cenueshëm.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/1, gërma “ç” të K.Pr.Penale,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.381, datë 14.04.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.575-73, datë 20.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 25.11.2015

ÇËSHTJE ADMINISTRATIVE
Nr. 11243-00964-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 3674 i Vendimit (565)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   45   46   47   48   49   50   51   52   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish