Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet52/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   48   49   50   51   52   53   54   55   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga :


Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
datën 03.11.2015 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen administrative me nr.31001-01086-00-2012 akti që ju përket palëve :
PADITËS: BASHKIMI ME KONTRATË I SUBJEKTEVE TREGTARE, personi fizik z.Arben Lici, personi fizik z.Elona Vlad dhe personi fizik z.Elida Pajovi, sipas kontratës së datës 17.06.2009 me nr.5118 rep.dhe nr.1858 kol.

E PADITUR: AGJENSIA E PROKURIMIT PUBLIK (APP), përfaqësuar në gjykim nga përfaqësuesja e avokaturës së shtetit Znj. Lorana Kasapi.

PERSON I TRETË: BASHKIA LUSHNJË.


OBJEKTI:

Shfuqizim i aktit nr.13327/5, datë 19.11.2009 të APP-së.

Pezullimin e zbatimit të aktit nr.13327/5, datë 19.11.2009 të APP-së.

Baza Ligjore: Nenet 315, 324 e vijues i K.Pr.Civile,

ligji nr.9643, datë 20.11.2006, K.Pr.Administrative.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.315, datë 26.01.2011 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë.

Shpalljen si absolutisht të pavlefshëm të aktit të të paditurit Agjensia e Prokurimit Publik me nr.13327/5, datë 19.11.2009 për pikën e parë të tij.

Rrëzimin e kërkesëpadisë për pjesën tjetër të saj.

Shpenzimet gjyqësore ju ngarkohen proporcionalisht palëve.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2518, datë 22.11.2011 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit civil nr.315, datë 26.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Tiranë.




Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e këtij vendimi si dhe vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.315, datë 26.01.2011 e vendosjen e rrëzimit të padisë, duke parashtruar këto shkaqe:

Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të aktit nr.13327/5, datë 19.11.2009 i APP-së me arsyetimet e dhëna nga gjykatat nuk mbështeten në provat e administruara gjatë gjykimit.

Pretendimi i palës paditëse se akti administrativ është nxjerrë nga një organ administrativ në kapërcim të kompetencave të tij ligjore është i pabazuar në prova dhe në ligj.

Akti nr.13327/5, datë 19.11.2009 i APP-së është i saktë dhe i bazuar në ligj dhe në prova pasi janë shkaktuar një sërë shkeljesh të cilat kanë çuar në nxjerrjen e këtij akti. Gjithashtu duke përcaktuar si masë dhe vendosjen e gjobës ndaj anëtarëve të njësisë prokurimit për vendosje të kritereve për kualifikim në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Janë përcaktuar kritere të veçanta kualifikimi diskriminuese, në kundërshtim me nenin 1 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.

Ofertuesi i skualifikuar kishte afat për paraqitje ankimi, pranë autoritetit kontraktor, Bashkia Lushnjë, deri në datën 29.10.2009 (pasi datat 24 dhe 25 nuk kanë qenë dite pune). Por pavarësisht këtij fakti Bashkia Lushnjë ka lidhur kontratën me subjektin e shpallur fitues prej saj më datë 28.10.2009.

Bazuar në nenin 58/6 te ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “ Për Prokurimin Publik “ parashikohet se:” Lidhja e kontratës para përfundimit të afatit të njoftimit të klasifikimit apo para se të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ, sipas kreut VII të këtij ligji, e bënë atë absolutisht të pavlefshme”.

APP nuk ka kapërcyer kompetencat e saj sikundër pretendon paditësi mbasi është në tagrin e këtij institucioni dhe konform legjislacionit në fuqi shpallja e aktit objekt gjykimi si absolutisht të pavlefshëm.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, mbrojtjen e përfaqësuesit të palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik, avokaten e shtetit Lorena Kasapi, që kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë duke e rrëzuar padinë; dhe si e bisedoi çështjen në tërësi në seancë gjyqësore


V Ë R E N

Vendimi nr.315 datë 26.01.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimi nr.2518 datë 22.11.2011 i Gjykatës së Apelit Tiranë janë dhënë në zbatim të gabuar të ligjit material, prandaj të dy këto vendime duhet të ndryshohen dhe të rrëzohet kërkesëpadia.

Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, nga shqyrtimi i çështjes dhe vendimet e dhëna nga gjykatat më të ulëta, i rezulton se personi i tretë Bashkia Lushnjë, në cilësinë e autoritetit kontraktor, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt studimin dhe projektimin për mbylljen e fushës ekzistuese të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Lushnjes.

Kjo garë publike është zhvilluar me procedurën elektronike, ku në fazën e parë, nga shtatë subjektet pjesëmarrës, u kualifikuan në fazën tjetër katër prej tyre.

Pas këtyre veprimeve, komisioni i vlerësimit të ofertave vijoi me procedurën e konkurrimit me katër subjektet e kualifikuara, nga të cilët rezultoi kjo renditje fituesish: I pari operatori ekonomik person fizik “Sazan Guri” me 88 pikë dhe, në vijim, me të njëjtin numër pikë, pala paditëse Bashkimi i përkohshëm i operatorëve ekonomikë personat fizikë “Elida Pajovi”, “Elona Vladi” dhe “Arben Lici”.

Komisioni i Vlerësimit të ofertave i ngritur nga personi i tretë Bashkia Lushnjë, pas shqyrtimin të të gjitha elementëve përkatës të vlerësimit, me vendimin e datës 22.10.2009 ka shpallur fitues palën paditëse Bashkimi i përkohshëm i operatorëve ekonomikë personat fizikë “Elida Pajovi”, “Elona Vladi” dhe “Arben Lici”.

Po në datën 22.10.2009, operatorët ekonomikë të kualifikuar janë njoftuar për vendimin e Komisionit të Vlerësimit të ofertave lidhur me shpalljen e fituesit dhe klasifikimin përfundimtar të pjesëmarrësve në këtë garë publike.

Në datën 26.10.2009 operatori ekonomik person fizik “Sazan Guri” ka paraqitur ankim pranë autoritetit kontraktor, personit të tretë Bashkia Lushnjë.

Komisioni i Vlerësimit të ofertave i ngritur nga personi i tretë Bashkia Lushnjë, me shkresën nr.230 datë 26.10.2009 i përgjigjet ankimit të operatorit ekonomik person fizik “Sazan Guri” duke dhënë shpjegime dhe duke i bërë të njohur se vetë ankimi nuk mund të pranohet sepse është paraqitur në kundërshtim me kërkesat e ligjit.

Në datën 28.10.2009, autoriteti kontraktor, personi i tretë Bashkia Lushnjë, i ka dërguar palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik formularin e njoftimit të fituesit, i cili është publikuar po atë ditë.

Gjithashtu, në datën 28.10.2009 është botuar edhe njoftimi lidhur me lidhjen e kontratës ndërmjet autoritetit kontraktor, personi i tretë Bashkia Lushnjë dhe palës paditëse Bashkimi i përkohshëm i operatorëve ekonomikë personat fizikë “Elida Pajovi”, “Elona Vladi” dhe “Arben Lici”.

Ndërkohë, operatori ekonomik person fizik “Sazan Guri”, i cili nuk është shpallur fitues, ka vijuar ankimin duke iu drejtuar palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik dhe Avokatit të Prokurimeve.

Pala e paditur Agjencia e Prokurimit Publik, me vendimin paraprak nr.13327/3 datë 11.11.2009 ka vendosur pezullimin e procedurës së prokurimit.

Ndërsa me vendimin nr.13327/5 datë 19.11.2009 pala e paditur Agjencia e Prokurimit Publik ka vendosur që kontrata e lidhur me procedurën e mësipërme është absolutisht e pavlefshme, duke dënuar me gjobë anëtarët e njësisë së prokurimit, anëtarët e komisionit të vlerësimit, duke u urdhëruar autoritetin kontraktor të veprojë në përputhje të plotë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Në këto rrethana, pala paditëse Bashkimi i përkohshëm i operatorëve ekonomikë personat fizikë “Elida Pajovi”, “Elona Vladi” dhe “Arben Lici”, duke thirrur si të paditur Agjencinë e Prokurimit Publik, i është drejtuar me padi gjykatës, me shkak ligjor dhe objekt shfuqizimin e aktit administrativ vendimi nr.13327/5 datë 19.11.2009 të palës së paditur.

Në gjykim, ka marrë pjesë në cilësinë e personit të tretë autoriteti kontraktor, Bashkia Lushnjë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, me vendimin nr.315 datë 26.01.2011 ka vendosur të pranojë padinë duke shpallur absolutisht të pavlefshëm aktin administrativ vendimin nr.13327/5 datë 19.11.2009 të palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik, për pikën e parë të tij, duke e rrëzuar kërkesëpadinë për kërkimet e tjera.

Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se ankimi i operatorit ekonomik person fizik “Sazan Guri” provohet se i është paraqitur palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik në datën 30.10.2009, pra jashtë afatit 5 ditor të parashikuar nga neni 63 i ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”. Jashtë këtij afati, ankimi i operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procedura të prokurimit publik nuk mund të merren në shqyrtim nga pala e paditur Agjencia e Prokurimit Publik dhe ky institucion nuk është më kompetent për shqyrtimin e ankimeve administrative. Për rrjedhojë, akti administrativ vendimi nr.13327/5 datë 19.11.2009 i palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik është absolutisht i pavlefshëm, për sa i përket pikës së parë të këtij akti, si i marrë jashtë kompetencës dhe në kundërshtim me procedurën e parashikuar nga ligji.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Avokatura e Shtetit, në përfaqësim të interesave të palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik, ka paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë, pasi ka shqyrtuar çështjen, duke parashtruar të njëjtin qëndrim dhe arsyetim, ka ardhur në përfundimin se vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të mbetet në fuqi.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Avokatura e Shtetit, në përfaqësim të interesave të palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik, ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë duke pretenduar zbatimin e gabuar të ligjit material nga gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit, sikurse parashtrohen në mënyrë të përmbledhur në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Ndërmjet të tjerave, në rekurs, parashtrohet se të dy gjykatat kanë zbatuar gabim ligjin duke e pranuar padinë për motivin se ofertuesi i skualifikuar ishte në afat për të paraqitur ankim pranë palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik. Por, personi i tretë Bashkia Lushnjë, pa përfunduar afati i ankimit, në datën 28.10.2009 ka kryer njoftimin e fituesit të procedurës së prokurimit në Buletinin e Prokurimit Publik, duke njoftuar njëkohësisht lidhjen e kontratës me subjektin e shpallur fitues.

Kolegji Administrativ vlerëson se, shkaku i mësipërm i ngritur në rekurs nga Avokatura e Shtetit, lidhur me zbatimin e gabuar të ligjit nga gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit, është i mbështetur në ligj.

Për zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjes objekt i këtij gjykimi, për të vlerësuar nëse gjen zbatim dispozita e nenit 116 të Kodit të Procedurave Administrative, duhet të shqyrtohet ligji i posaçëm, zbatimi dhe interpretimi i dispozitave të neneve 58, 63 dhe 64 të ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, sipas përmbajtjes së tyre që ka qenë në fuqi në kohën e zhvillimit të procedurës së prokurimit, ku parashikohet se:


Neni 58 Njoftimi i fituesit dhe nënshkrimi i kontratës

............6. Lidhja e kontratës para përfundimit të afatit të njoftimit të klasifikimit apo para se të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ, sipas kreut VII të këtij ligji, e bën atë absolutisht të pavlefshme.
Neni 63 Të drejtat e personit të interesuar

1. Çdo person, që ka ose ka pasur interes në një procedurë prokurimi dhe kur është dëmtuar ose rrezikohet të dëmtohet nga një vendim i autoritetit kontraktor, i marrë në kundërshtim me këtë ligj, mund ta kundërshtojë vendimin.

2. Ankesa i paraqitet, së pari, me shkrim, autoritetit kontraktor në fjalë brenda 5 ditëve pune nga dita kur ankimuesi është vënë në dijeni ose duhet të ishte vënë në dijeni për shkeljen e pretenduar, sipas këtij ligji.

3. Me marrjen e ankesës me shkrim, autoriteti kontraktor pezullon vazhdimin e procedurës së prokurimit, derisa ankesa të jetë shqyrtuar plotësisht, përfshirë dhe nxjerrjen e një vendimi përpara skadimit të afatit kohor, të përcaktuar në pikën 5 të këtij neni........

5. Autoriteti kontraktor shqyrton ankesën dhe merr një vendim të arsyetuar brenda 5 ditëve pas marrjes së ankesës, të cilin duhet t’ia njoftojë ankuesit jo më vonë se në ditën vijuese të punës.

6. Nëse autoriteti kontraktor nuk shqyrton ankesën brenda afatit kohor të përcaktuar në pikën 5 të këtij neni, ose e refuzon atë, ankimuesi mund të paraqesë një ankesë me shkrim në Agjencinë e Prokurimit Publik brenda 5 ditëve nga dita e nesërme e punës, pas përfundimit të afatit kohor, të përcaktuar në pikën 5 të këtij neni, ose, në rast se ankesa nuk pranohet nga autoriteti kontraktor, që nga dita kur ankuesi është njoftuar nga autoriteti kontraktor. Një kopje me shkrim e ankesës i dërgohet edhe autoritetit kontraktor.......

8. Me marrjen e ankesës me shkrim të ankimuesit, autoriteti kontraktor pezullon procedurat e prokurimit, me përjashtim të rasteve kur Agjencia e Prokurimit Publik vendos ndryshe, në përputhje me pikën 2 të nenit 64 të këtij ligji.

9. Me marrjen e ankesës me shkrim të ankimuesit, Agjencia e Prokurimit Publik përgjigjet me shkrim brenda 5 ditëve. Kur për shqyrtimin e ankesës kërkohet informacion nga autoriteti kontraktor, Agjencia përgjigjet me shkrim sipas përcaktimit në rregullat e prokurimit publik, por jo më vonë se 20 ditë.
Neni 64 Të drejtat e Agjencisë së Prokurimit Publik

1. Me marrjen e ankesës me shkrim, Agjencia e Prokurimit Publik duhet të sigurohet që autoriteti kontraktor e ka pezulluar procedurën e prokurimit. Pas një shqyrtimi paraprak të ankesës, Agjencia e Prokurimit Publik vendos nëse do të lëshojë ose jo një urdhër të ndërmjetëm, në përputhje me pikën 2 të këtij neni dhe vë në dijeni për këtë autoritetin kontraktor.

2. Agjencia e Prokurimit Publik, në çdo kohë, pas marrjes së ankesës dhe para lidhjes së kontratës kur nuk vendos pezullimin,54 mund ta lejojë autoritetin kontraktor, me anë të një urdhri të ndërmjetëm deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, të vazhdojë procedurën e prokurimit, nëse:

a) ka të dhëna se ankimuesi nuk do të ketë sukses me ankesën;

b) pezullimi dëmton tërthorazi interesin publik, autoritetin kontraktor ose ofertuesit........

Kolegji Administrativ vlerëson të evidentojë se, në interpretim të drejtë të këtyre dispozitave të zbatueshme për çështjen objekt gjykimi, autoriteti kontraktor, me paraqitjen e një ankimi nga subjekti pjesëmarrës në procedurën e prokurimit, jo vetëm që duhet ta marrë në shqyrtim atë, por edhe duhet të pezullojë veprimet e mëtejshme të procedurës së prokurimit.

Autoriteti kontraktor duhet t’i përgjigjet ankimit brenda pesë ditëve pune dhe të njoftojë ankimuesin. Ndërsa ky i fundit, ka të drejtën që të kundërshtojë vendimin e autoritetit kontraktor lidhur me përgjigjen ndaj ankimit të tij, brenda pesë ditëve pune, në Agjencinë e Prokurimit Publik, afat i cili fillon nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Agjencia e Prokurimit Publik duhet të sigurohet që autoriteti kontraktor ka respektuar urdhërimet e ligjit për pezullimin e procedurave të mëtejshme të prokurimit dhe, nëse jo, ka autoritetin të vendosë vetë me vendim të ndërmjetëm pezullimin e tyre.

Të gjitha veprimet e autoritetit kontraktor, të kryera nga fillimi deri në mbarim të periudhës së zhvillimit të procedurave të rishikimit administrativ të filluara mbi bazën e ankimit të subjekteve, janë të pavlefshme, përfshirë edhe ato për lidhjen e kontratës publike me operatorin ekonomik fitues.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, nisur nga ky interpretim i ligjit të zbatueshëm, personi i tretë Bashkia Lushnjë, si autoriteti kontraktor, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat urdhëruese të ligjit mbi pezullimin e procedurave të prokurimit dhe ndalimin e lidhjes së kontratës publike me operatorin ekonomik fitues, palën paditëse Bashkimi i përkohshëm i operatorëve ekonomikë personat fizikë “Elida Pajovi”, “Elona Vladi” dhe “Arben Lici”, gjatë periudhës së procedurës së rishikimit administrativ.

Nga vetë rrethanat e faktit që kanë pranuar të vërtetuara gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit rezulton që, komisioni i vlerësimit të ofertave i ngritur nga personi i tretë Bashkia Lushnjë, në datën 22.10.2009 ka shpallur fitues palën paditëse Bashkimi i përkohshëm i operatorëve ekonomikë personat fizikë “Elida Pajovi”, “Elona Vladi” dhe “Arben Lici”.

Po në datën 22.10.2009, rezulton e provuar që operatorët ekonomikë të kualifikuar janë njoftuar për vendimin e Komisionit të Vlerësimit të ofertave lidhur me shpalljen e fituesit dhe klasifikimin përfundimtar të pjesëmarrësve në këtë garë publike.

Në datën 26.10.2009, pra brenda afatit 5 ditor të parashikuar në pikën 2 të nenit 63 të sipërcituar të ligjit nr.9643/2006, operatori ekonomik person fizik “Sazan Guri”, i cili nuk është shpallur fitues, ka paraqitur ankim pranë autoritetit kontraktor, personit të tretë Bashkia Lushnjë. Brenda së njëjtës ditë, komisioni i vlerësimit të ofertave i ngritur nga personi i tretë Bashkia Lushnjë, me shkresën nr.230 datë 26.10.2009 i përgjigjet ankimit të operatorit ekonomik person fizik “Sazan Guri” duke i bërë të njohur se ankimi nuk mund të pranohet sepse është paraqitur në kundërshtim me kërkesat e ligjit.

Ndërkohë, operatori ekonomik person fizik “Sazan Guri”, ka vijuar ankimin duke iu drejtuar palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik dhe Avokatit të Prokurimeve. Gjykatat pranojnë se ky ankim administrativ është paraqitur pranë palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik në datën 30.10.2009.

Në zbatim të pikës 6 të nenit 63 të sipërcituar të ligjit nr.9643/2006, ndryshe nga sa arsyetojnë gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit, ankimi i paraqitur pranë palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik në datën 30.10.2009 është brenda afatit 5 ditor, për shkak se, autoriteti kontraktor, personi i tretë Bashkia Lushnjë, i është përgjigjur ankimit të operatorit ekonomik ankues personi fizik “Sazan Guri” në datën 26.10.2009.

Gjithashtu gjykatat e faktit interpretojnë gabim ligjin kur e konsiderojnë afatin 5 ditor si një të vetëm, si për të drejtën e ankimit pranë autoritetit kontraktor, ashtu edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik, afat i cili për të dy rastet fillon nga dita e shpalljes së fituesit të procedurës së prokurimit publik. Në të vërtetë, ligji parashikon dy faza ankimimi administrativ, secila me afat 5 ditor. E para pranë autoritetit kontraktor afati i së cilës fillon nga e nesërmja e shpalljes së fituesit apo dijenisë për këtë fakt. Ndërsa e dyta fillon nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të autoritetit kontraktor lidhur me ankimin që i është paraqitur nga subjekti ankimues.

Pa respektuar dispozitat urdhëruese të sipërcituara të ligjit lidhur me pezullimin e procedurave të mëtejshme të prokurimit dhe ndalimin e lidhjes së kontratës publike me operatorin ekonomik fitues përpara së të përfundojnë procedurat e rishikimit administrativ, të parashikuar shprehimisht në nenin 58 të sipërcituar të ligjit nr.9643/2006, nga gjykimi ka rezultuar e provuar se, në datën 28.10.2009, autoriteti kontraktor, personi i tretë Bashkia Lushnjë, i ka dërguar palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik formularin e njoftimit të fituesit, si edhe njoftimin lidhur me lidhjen e kontratës ndërmjet autoritetit kontraktor, personit të tretë Bashkia Lushnjë dhe palës paditëse Bashkimi i përkohshëm i operatorëve ekonomikë personat fizikë “Elida Pajovi”, “Elona Vladi” dhe “Arben Lici”.

Për të gjitha arsyet e parashtruara më sipër në këtë vendim, Kolegji Administrativ vlerëson se, duke zbatuar drejt ligjin, pala e paditur Agjencia e Prokurimit Publik, me vendimin paraprak nr.13327/3 datë 11.11.2009 ka vendosur pezullimin e procedurës së prokurimit.

Po, kështu, Kolegji Administrativ vjen në përfundimin që, ka zbatuar drejt ligjin pala e paditur Agjencia e Prokurimit Publik në kushtet kur, brenda afateve dhe kompetencave ligjore, me vendimin nr.13327/5 datë 19.11.2009 ka vendosur që kontrata e lidhur me procedurën e mësipërme është absolutisht e pavlefshme, duke dënuar me gjobë anëtarët e njësisë së prokurimit, anëtarët e komisionit të vlerësimit, duke u urdhëruar autoriteti kontraktor të veprojë në përputhje të plotë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Prandaj, duke vlerësuar se akti administrativ, vendimi nr.13327/5 datë 19.11.2009, i palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik është dhënë brenda kompetencave dhe në respektim të afateve dhe procedura të urdhëruara nga ligji, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vjen në përfundimin se, ndryshe nga sa kanë disponuar gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit, nuk ka vend që të pranohet padia për shfuqizimin e këtij akti administrativ, e ngritur nga pala paditëse Bashkimi i përkohshëm i operatorëve ekonomikë personat fizikë “Elida Pajovi”, “Elona Vladi” dhe “Arben Lici”. Rrjedhimisht, duke i ndryshuar vendimet e dhëna nga gjykatat më të ulta, padia duhet të rrëzohet.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të shkronjës “dh” të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative
V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.315 datë 26.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit nr.2518 datë 22.11.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe rrëzimin e padisë.

Tiranë, më 03.11.2015

Nr.11241-02493-00-2013 Regj.Themeltar

Nr.00-2015-3673 Vendimi (568)



Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   48   49   50   51   52   53   54   55   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish