Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet51/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   47   48   49   50   51   52   53   54   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:


Ardian Dvorani Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Arjana Fullani Anëtare

Andi Celiku Anëtar

Medi Bici Anëtar
në seancë gjyqësore në datën 03.11.2015 mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.03245/2012 që u përket palëve:
PADITËS: ASTRIT KAMBERI

AVNI KAMBERI

ARDIAN KAMBERI

SELAMI KAMBERI

EDUART KAMBERI

RAIMONDA BALLA.

SUZANA KAMBERI

GENTJANA RADA.

SHOQËRIA “EKA-2001” SHPK, të përfaqësuar nga Av. Mark Pëllumbi

I PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, TIRANË, në mungesë


OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur për të hequr kufizimin e vënë

në pasurinë nr.632/26 volumi 12, faqe 194, në pronësi të paditësve.

Detyrimin e palës së paditur për të na pajisur me dokumentin

kartelë pronësie pa shënimin “Kufizuar”.

Detyrimin e palës së paditur për të hequr kufizimin e vënë në pasurinë

me nr.632/31, vol 12, faqe 199 në pronësi të paditësve.

Detyrimin e palës së paditur për të na pajisur me dokumentin

kartelë pronësie pa shënimin “Kufizuar”.

Detyrimin e palës së paditur për të hequr kufizimin e vënë

në pasurinë me nr.632/29 volumi 12, faqe 197, në pronësi të paditësve.

Detyrimin e palës së paditur për të na pajisur me dokumentin

kartelë pronësie pa shënimin “Kufizuar”.

Detyrimin e palës së paditur për të hequr kufizimin e vënë në pasurinë

me nr.632/25 volumi 12, faqe 193, në pronësi të paditësve.

Detyrimin e palës së paditur për të na pajisur

me dokumentin kartelë pronësie pa shënimin “Kufizuar”.

Detyrimin e palës së paditur për të hequr kufizimin e vënë

në pasurinë me nr.632/27, volumi 12 faqe 195, në pronësi të paditësve.

Detyrimin e palës së paditur për të na pajisur

me dokumentin kartelë pronësie pa shënimin “Kufizuar”.

Detyrimin e palës së paditur për të hequr kufizimin e vënë

në pasurinë me nr.632/28, volumi 12 faqe 196, në pronësi të paditësve.

Detyrimin e palës së paditur për të na pajisur me dokumentin

kartelë pronësie pa shënimin “Kufizuar”.

(pasuri këto të rrjedhura prej pasurisë me nr.632, volumi 6, faqe 27,

të gjendura në Zonën Kadastrale 2460, në pronësi të paditësve).

Detyrimin e palës së paditur për të regjistruar pasuritë

e përfituara me kontratat e shitblerjes:

Nr. 1866 Rep, nr.1664 Kol, datë 16.05.2008 të hartuar nga notere Luljeta Kongoli;

Nr. 1867 Rep, nr.1665 Kol, datë 16.05.2008 të hartuar nga notere Luljeta Kongoli;

Nr. 1868 Rep, nr.1666 Kol, datë 16.05.2008 të hartuar nga notere Luljeta Kongoli;

Nr. 1869 Rep, nr.1667 Kol, datë 16.05.2008 të hartuar nga notere Luljeta Kongoli;

Nr. 1870 Rep, nr.1668 Kol, datë 16.05.2008 të hartuar nga notere Luljeta Kongoli;

Nr. 1871 Rep, nr.1669 Kol, datë 16.05.2008 të hartuar nga notere Luljeta Kongoli;

Nr. 1872 Rep, nr.1670 Kol, datë 16.05.2008 të hartuar nga notere Luljeta Kongoli;

Nr. 1873 Rep, nr.1671 Kol, datë 16.05.2008 të hartuar nga notere Luljeta Kongoli;

Nr. 1874 Rep, nr.1672 Kol, datë 16.05.2008 të hartuar nga notere Luljeta Kongoli:

Nr. 1875 Rep, nr.1673 Kol, datë 16.05.2008 të hartuar nga notere Luljeta Kongoli;

aplikuar për regjistrim në Zyrën Vendore të Pasurive të Paluajtshme Tiranë

(ZVRPP) më datë 16.06.2008.

Detyrimi i ZVRPP Tiranë të lëshojë certifikatat e pronësisë

për këto pasuri si dhe kartelat e rregullta të tyre pa shënimin “Kufizuar”.

Baza Ligjore: Neni 32, neni 324 e vijues i K.Pr.Civile;

Ligji nr.7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” (i ndryshuar), veçanërisht neni 46 i tij si dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij;

Ligji nr.8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Procedurave Administrative” (i ndryshuar).



Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë me vendimin nr.5165, date 14.06.2011 ka vendosur:

-Pranimin e kërkesë-padisë.

-Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë për të hequr kufizimin e vënë në pasurinë nr.632/26 volumi 12, fq.194 në pronësi të paditësve.

-Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë për të hequr kufizimin e vënë në pasurinë nr.632/31 volumi 12, fq.199 në –pronësi të paditësve.

-Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë për të hequr kufizimin e vënë në pasurineë nr.632/29 volumi 12, fq.197 në pronësi te paditësve.

-Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë për të hequr kufizimin e vënë në pasurinë nr.632/25 volumi 12, fq.193 në pronësi të paditësve.

-Detyrimin e pales se paditur ZVRPP Tirane për te hequr kufizimin e vene ne pasurine nr.632/27 volumi 12, fq.195 ne pronesi te paditesve.

-Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë për të hequr kufizimin e vënë në pasurinë nr.632/28 volumi 12, fq.196 në pronësi të paditësve.

-Detyrimin e palës së paditur për të pajisur paditësit me dokumenta kartelë pronesie pa shenimin "Kufizuar".

-Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë për të regjistruar pasuritë e përfituara me kontratat e shitblerjes: nr.1866 Rep, nr.1664 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

Nr.1867 Rep, nr.1665 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

Nr.1868 Rep, nr.1666 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

Nr.1869 Rep, nr.1667 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

Nr.1870 Rep, nr.1668 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.


Nr.1871 Rep, nr.1669 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.
Nr.1872 Rep, nr.1670 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.
Nr.1873 Rep, nr.1671 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.
Nr.1874 Rep, nr.1672 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.
Nr.1875 Rep, nr.1673 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

aplikuar për regjistrim në ZVPP Tiranë me datë 16.06.2008.

-Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të paditurit.

-Kunder vendimit lejohet ankim ne Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes”.


Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1071, datë 03.05.2012 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.5165, date 14.06.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs ZRPP Tiranë, qe kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë kësaj gjykate me tjetër trup gjykues dhe parashtron shkaqet si me poshtë vijon:

Vendimet e gjykatave janë në kundërshtim me ligjin;

ZVRPP ka vepruar konform nenit 44 të Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” (i ndryshuar);

Origjina e fitimit të pronësisë rrjedh nga akte që kontestohen nga KLSH, e cila ka rekomanduar dhe vendosjen e masës së kufizimit;

Deri sa të vërtetohen faktet për të evituar probleme dhe dëme në të ardhmen, është ligjore të kufizohen pronat;
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, avokatin e palës paditëse Mark Pëllumbi që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se Komisioni I Kthimit dhe I Kompensimit të Pronave Tiranë, me vendimin me nr.18, date 27.02.1997, ka vendosur: 1) Kthimin e ish-pronarit Xhemal Mehmet Hasa sipas planimetrisë bashkëlidhur të 6.81 ha pyll në parcelat nr.102 dhe 109/a të ekonomisë pyjore kullosore Zall Herr Proskë, në vendin e quajtur Kodra e Gjolit në Qesarakë të fshatit Linzë të Komunës Dajt të Rrethit Tiranë që kufizohet Në veri me pronën e Osmen Gaxherit, në Lindje me Pronën e Bastarëve, në Jug me pronën e fisit Luli, në perëndim me përroin e Gjolit. 2) Mbasi Ish- Pronari ka vdekur të drejtat mbi këtë prone u kalojnë në pjesë të barabarta nga 1/6 secilit prej trashëgimtarëve bashkëshortes Rabije Hasa dhe fëmijëve të tyre Vjollca Balla, Shpresa Balla, Zeqine Leçaj, Bukurie Llopsi dhe Hekuran Hasa……..3) Ky akt përpilohet në tre kopje, me fuqi të barabartë ligjore, nga të cilët mbas regjistrimit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme I lihen: Një zyrës së Regjistrimit në Drejtorinë e shërbimit Pyjor të Rrethit Tiranë, një trashëgimtarëve të ish-pronarit Xhemal Mehmet Hasa, një Komisionit të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave ish -pronarëve të Këshillit të Rrethit Tiranë 4) Kundër tij mund të bëhet ankim në Gjykatën e Rrethit Tiranë brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”

2. Paditësit rezultojnë pronarë të disa pasurive të paluajtshme, pronësinë e të cilave e kanë fituar nëpërmjet kontratave të ndryshme, blerë prej trashëgimtarëve të ish-pronarit Xhemal Mehmet Hasa dhe konkretisht:


  • Paditësi Astrit Kamberi është pronar i një pasurie të paluajtshme, të regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zona Kadastrale 2460, numër pasurie 632/26, volumi 12, faqe 194, e llojit pyll me sipërfaqe 4800 m2, e ndodhur në Linzë, Tiranë;

  • Paditësja Raimonda Balla është pronare e një pasurie të paluajtshme, të regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zona Kadastrale 2460, numër pasurie 632/25, volumi 12, faqe 193, e llojit pyll me sipërfaqe 4900 m2 e ndodhur në Linzë, Tiranë;

  • Paditësja Suzana Kamberi është pronare e një pasurie të paluajtshme, të regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zona Kadastrale 2460, numër pasurie 632/28, volumi 12, faqe 196, e llojit pyll me sipërfaqe 4800 m2 e ndodhur në Linzë, Tiranë;

  • Paditësja Gentiana Rada është pronare e një pasurie të paluajtshme, të regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zona Kadastrale 2460, numër pasurie 632/27, volumi 12, faqe 195, e llojit pyll me sipërfaqe 4800 m2 e ndodhur në Linzë, Tiranë;

  • Paditësi Selami Kamberi është pronar i një pasurie të paluajtshme, të regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zona Kadastrale 2460, numër pasurie 632/31, volumi 12, faqe 199, e llojit pyll me sipërfaqe 4000 m2 e ndodhur në Linzë, Tiranë;

  • Paditësi Eduart Kamberi është pronar i një pasurie të paluajtshme, të regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zona Kadastrale 2460, numër pasuri 632/29, volumi 12, faqe 197, e llojit pyll me sipërfaqe 4800 m2 e ndodhur në Linzë, Tiranë.

3. Ka rezultuar nga shqyrtimi gjyqësor realizuar në gjykatat më të ulta se origjina e këtyre pronave vjen nga vendimi nr.18, datë 27.02.1997 i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, i cili i ka njohur ish-pronarit Xhemal Hasa (trashëgimtarëve të tij) dhe i ka kthyer pronësinë mbi disa sipërfaqe toke të ndodhura në Linzë, Tiranë (sipas dispozitivit të këtij vendimi). Paditësit kanë blerë pasuri të tjera të paluajtshme nëpërmjet disa kontratave të tjera shitblerje, origjina e të cilave rrjedh po nga vendimi nr.18, datë 27.02.1997 i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë

4. Paditësi shoqëria “Eka-2001” SHPK nëpërmjet kontratave të shitblerjes së pasurive të paluajtshme me nr.1866 Rep, nr.1664 Kol, datë 16.05.2008; nr.1867 Rep, nr.1665 Kol, datë 16.05.2008; nr.1868 Rep, nr.1666 Kol, datë 16.05.2008; nr.1869 Rep, nr.1667 Kol, datë 16.05.2008; nr.1870 Rep, nr.1668 Kol, datë 16.05.2008 ka fituar pronësinë mbi disa pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 5000 m2 të ndodhura në Linzë, Tiranë;

5. Paditësi Astrit Kamberi nëpërmjet kontratave të shitblerjes së pasurive të paluajtshme me nr.1871 Rep, nr.1669 Kol, datë 16.05.2008; nr.1872 Rep, nr.1670 Kol, datë 16.05.2008; nr.1874 Rep, nr.1672 Kol, datë 16.05.2008; nr.1875 Rep, nr.1673 Kol, datë 16.05.2008; ka fituar pronësinë mbi disa pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 5800 m2 të ndodhura në Linzë, Tiranë;

6. Paditësit Selami Kamberi, Avni Kamberi, Eduart Kamberi dhe Ardian Kamberi nëpërmjet kontratës së shitblerjes së pasurisë të paluajtshme me nr.1873 Rep, nr.1671 Kol, datë 16.05.2008 kanë fituar pronësinë mbi një pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 20.742 m2 të ndodhur në Linzë, Tiranë;

7. Paditësit shoqëria “Eka -2001” SHPK, Astrit Kamberi, Selami Kamberi, Avni Kamberi, Eduart Kamberi dhe Ardian Kamberi, pretendojnë së në datën 16.06.2008 kanë aplikuar pranë ZVRPP Tiranë për regjistrimin e këtyre kontratave në rregjistrin e pasurive të paluajtshme por nga ana e këtij institucioni nuk është proceduar me regjistrimin e tyre. Sipas tyre, në fillim shitësit e këtyre pasurive të paluajtshme janë pajisur me kartela të rregullta pronësie, janë realizuar kontratat e shitjes sipas ligjit dhe është bërë aplikimi në ZVRPP Tiranë për të regjistruar këto kontrata. Pala e paditur ZVRPP fillimisht në mënyrë verbale dhe më vonë me shkresat e datave 01.10.2008 dhe 17.10.2008 ka sqaruar paditësit shoqëria “Eka -2001” SHPK, Astrit Kamberi, Selami Kamberi, Avni Kamberi, Eduart Kamberi dhe Ardian Kamberi se “.. kontratat e shitblerjes nuk mund të regjistroheshin pasi në seksioni “E” të kartelës së rregjistrit të pasurive të paluajtshme në bazë të shkresës nr.25, datë 04.07.2008 të Kontrollit të Lartë të Shtetit është vendosur kufizimi i veprimeve mbi këtë pasuri.”

8. Nëpërmjet komunikimit zyrtar me ZVRPP Tiranë, me shkresën e datës 24.11.2008, ZVRPP Tiranë ka informuar paditësit të paraqiten për të bërë pagesën e taksës prej 10% të kalimit të pronësisë mbi pasuritë e tyre të paluajtshme dhe kur janë paraqitur pranë sporteleve të ZVRPP Tiranë, prej punonjësve të ZVRPP Tiranë u është thënë që rregjistrimi nuk mund të bëhet pasi është vendosur kufizim mbi pasuritë e tyre. Paditësit i janë drejtuar me kërkesë palës së paditur Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë (ZVRPP) duke kërkuar shpjegim se përse nga ana e saj nuk procedohej me regjistrimin e këtyre kontratave.

9. Me shkresën nr.9215 Prot., datë 01.10.2008, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë ka njoftuar paditësit se mbi pasuritë e tyre ishte vënë Urdhër Kufizimi në zbatim të shkresës nr.25 Prot., datë 04.07.2008 të Kontrollit të Lartë të Shtetit. (shkresa e KLSH në fakt mban numrin 723/25 Prot., datë 04.07.2008). Në këtë shkresë thuhej shprehimisht se, kufizimi mbi pasuritë në pronësi të paditësve, për të cilët ata ishin pajisur me certifikatat e pronësisë dhe për pasuritë për të cilat ata kishin lidhur kontratat e shitblerjes, por që janë kufizuar në veprime mbi pasuritë e regjistruar në emër të shitësve Ali Cani, Merita Hasa, Lumturi Dedolli, Mirela Cani dhe Kozeta Fergadiotis, “do të zgjasë deri në momentin e marrjes së vendimit të AKKP Tiranë, për pavlefshmërinë e këtyre akteve administrative”.

10. Paditësit pretendojnë se i janë drejtuar me shkresë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, nr.Protokolli. 912 ., datë 25.03.2011, duke kërkuar nga ky institucion informacion se çfarë kishte bërë Agjencia në lidhje me vendimin nr.18, datë 27.02.1997 të Komisiont të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave Tiranë. Kjo e fundit me shkresën nr.912/1 Prot., datë 28.03.2011 ka sqaruar paditësit se: “Në përgjigje të kërkesës së administruar pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave Tiranë me nr.912 Prot., datë 25.03.2011, bashkëlidhur ju përcjellim një kopje të dosjes me nr.30 Akti në të cilën është administruar vendimi nr.18, datë 27.02.1997 i ish KKKP Këshilli i Rrethit Tiranë në favor të subjektit të shpronësuar Xhemil Hasa. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se AKKP Tiranë nuk garanton faktin se vendimi nr.18, datë 27.02.1997 i ish KKKP Këshilli i Rrethit Tiranë, të jetë ndryshuar në kohë nga vendime gjyqësore të formës së prerë, meqenëse në dosjen respektive të ish komisionit ndodhen vetëm aktet që kanë shërbyer për dhënien e këtij vendimi.”

11. Paditësit në datën 11.02.2011 dhe datën 31.03.2011 i janë drejtuar me ankim Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive Tiranë dhe Zyrës Vendore së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, duke kërkuar heqjen e kufizimit mbi pasuritë e paluajtshme në pronësi të tyre dhe lejimin e marrjes së certifikatave të pronësisë dhe kartelave të pasurive.

12. Me shkresën nr.1091/4 Prot.. datë 27.04.2011, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka sqaruar paditësit se: “......ZVRPP Tiranë ka vendosur kufizimin e veprimeve mbi pasuritë nr.6/32/36. nr.632/31, 632/29, 632/25, 632/25, 632/27, 632/28 (pasuri të cilat rrjedhin nga pasuria nr.627, vol. 6, faqe 27, ZK 2460) si dhe mbi pasuritë e tjera të rrjedhura prej pasurisë së përfituar me Vendimin nr.18, datë 12.02.1997 të KKPronave, Tiranë në bazë të rekomandimeve të dhëna në zbatim të Ligjit nr.8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetitnga Kontrolli i Lartë i Shtetit me shkresën nr.732/25, datë 04.07.2008, ç’ka do të thotë që për heqjen e kufizimit të mësipërm ju duhet të drejtoheni, së bashku me provat shkresore, që dispononi institucionit të mësipërm, ose në zbatim të nenit 46 të Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” organeve gjyqësore”.

13. Për sa më sipër, pala paditëse i është drejtuar gjykatës me padi me objekt sa parashtrohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

14. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.5165, datë 14.06.2011 ka vendosur:

-Pranimin e kërkesë-padisë.

-Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë për të hequr kufizimin e vënë në pasurinë nr.632/26 volumi 12, fq.194 në pronësi të paditësve.

-Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë për të hequr kufizimin e vënë në pasurinë nr.632/31 volumi 12, fq.199 në – pronësi të paditësve.

-Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë për të hequr kufizimin e vënë në pasurineë nr.632/29 volumi 12, fq.197 në pronësi te paditësve.

-Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë për të hequr kufizimin e vënë në pasurinë nr.632/25 volumi 12, fq.193 në pronësi të paditësve.

-Detyrimin e pales se paditur ZVRPP Tirane për te hequr kufizimin e vene ne pasurine nr.632/27 volumi 12, fq.195 ne pronësi te paditësve.

-Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë për të hequr kufizimin e vënë në pasurinë nr.632/28 volumi 12, fq.196 në pronësi të paditësve.

-Detyrimin e palës së paditur për të pajisur paditësit me dokumenta kartelë pronësie pa shenimin "Kufizuar".

-Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë për të regjistruar pasuritë e përfituara me kontratat e shitblerjes:

Nr.1866 Rep, nr.1664 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

Nr.1867 Rep, nr.1665 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

Nr.1868 Rep, nr.1666 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

Nr.1869 Rep, nr.1667 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

Nr.1870 Rep, nr.1668 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

Nr.1871 Rep, nr.1669 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

Nr.1872 Rep, nr.1670 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

Nr.1873 Rep, nr.1671 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

Nr.1874 Rep, nr.1672 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

Nr.1875 Rep, nr.1673 Kol, datë 16.05.2008 të hartuara nga notere Luljeta Kongoli.

aplikuar për regjistrim në ZVPP Tiranë me datë 16.06.2008.

-Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të paditurit.



-Kunder vendimit lejohet ankim ne Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes”.

14/1. Kjo Gjykatë ka arsyetuar se: “...Së pari: .. akti i ZVRPP Tiranë është marrë në kundërshtim me Nenin 44 të Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” dhe Kodin e Procedurave Administrative. Në gjykim i padituri pohoi se nuk ka thirrur njeri sipas përcaktimeve të Ligjit me nr.7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, neni 44 (.....pasi të ketë udhëzuar që të dëgjohen ata persona që ai i mendon të përshtatshëm). ...Për faktin se akti administrativ, Urdhri nr.9215, datë 01.10.2008, i ZVRPP Tiranë, ka dalë jo në përputhje me procedurën e parashikuar nga ligji, sipas nenit 116, germa c) të Kodit të Procedurave Administrative, bën që akti me të cilin është vendosur kufizimi i veprimeve me pasuritë e regjistruara të paditësve është një akt absolutisht i pavlefshëm, i tillë që nuk mund të sjellë asnjë pasojë mbi paditësit. Po kështu fakti që KLSh ka bërë një rekomandim nuk do të thotë që automatikisht ZVRPP Tiranë duhet të vendoste një kufizim mbi pasuritë e paditësve pa pasur një interes publik për të mbrojtur. Meqë procedura e verifikimit nuk kishte të bënte me një gabim material të regjistrimit dhe vetë ZVRPP Tiranë nuk kishte iniciuar kryesisht një procedurë verifikimi që të legjitimonte një kufizim për shkaqet e parashikuara sipas nenit 48 e vijues të ligjit me nr.7843, datë 13.07.1994 si dhe nuk kishte asnjë kërkesë për depozitim pranë rregjistrit të një padie sipas përcaktimeve të nenit 197, germa b) e Kodit Civil të një padie, ZVRPP Tiranë përpara se të merrte një vendim për të kufizuar veprimet me pronën e paditësve duhet të ishte siguruar se kufizimeve për pronat e paditësve bëhej për të legjitimuar mbrojtjen e një interesi publik. Së dyti: Po sipas nenit 44 të ligjit me nr.7843, datë 13.07.1994 parashikohet se kufizimi mund të vazhdojë për një periudhë deri 30 ditë nga data e njoftimit; deri me realizimin e një ngjarje të caktuar; deri me nxjerrjen e një urdhri të dytë...........” Në këto kushte kufizimi mbi pasuritë e palës paditëse nuk mund të vazhdojë për një kohë të pacaktuar, pasi ai jo vetëm cenon të drejtën e pronësisë së palës paditëse por është vendosur pas një akti administrativ të pavlefshëm, Urdhrin nr.9215, datë 01.10.2008.....Së treti: Në lidhje me pretendimin e ZVRPP Tiranë në gjykim, se nuk ka asnjë afat të përcaktuar në nenin 44 të ligjit 7843, gjykata arsyeton se për aq kohë sa kemi një procedim administrativ (vendimarrja e rregjistruesit në lidhje me kufizimet e veprimeve me pronat konsiderohet prej ligjit të rregjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe të Kodit të procedurave administrative një veprimtari administrative), parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative janë ato që rregullojnë një veprimtari të tillë. ..Në pikën 2 të nenit 76 parashikohet se marrja e masave të ndërmjetme duhet të jetë e justifikuar dhe me afat të përcaktuar. ....Së katërti: ... pretendimi i paditësve, se në bazë të ligjit me nr.8270, datë 23.12.1997, “Për kontrollin e Lartë të Shtetit” i ndryshuar me ligjin me nr.8599, datë 01.06.2000, KLSH nuk ka ndonjë kompetencë që të vërë në diskutim titujt e pronësisë për pasuritë e paluajtshme, është i drejtë dhe i mbështetur në ligj. Rekomandimi i bërë prej KLSH është jo në funksion të pushteteve të dhëna nga ligji për këtë institucion kushtetues, dhe ka sjellë për paditësit cenime të të drejtave të tyre të pronësisë në kundërshtim me ligjin. Kështu, ligji me nr.8270, datë 23.12.1997, “Për kontrollin e Lartë të Shtetit” i ndryshuar me ligjin me nr.8599, datë 01.06.2000, ka përcaktuar midis të tjerash edhe fushën e veprimtarisë së KLSH. ...Gjykata e gjen të bazuar në ligj pretendimin e paditësve se për aq kohë sa nuk ka një proces gjyqësor, për të vlerësuar mundësinë e cënimit të të drejtës së pronësisë të paditësve për një qëllim publik, atëherë veprimet e ndërmarra për të kufizuar të drejtën e pronësisë nga ana e të paditurit (që në përputhje me ligjin shqiptar, nenin 153 të Kodit Civil barazohet me shpronësimin) janë të pavlefshme dhe duhet të konstatohen të tilla nga gjykata...Së pesti: Gjykata e gjen me vend, që në harmoni me qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, të shprehur në vendimin me nr.27, datë 26.05.2010 të arsyetojë rreth pretendimit të cenimit të parimit të sigurisë juridike. ...Gjykata konstaton se, shqyrtimi i të drejtës së pronësisë mbi një send mund të bëhet vetëm nga gjykata e zakonshme në përputhje me Kodin Civil.....Në konkluzion të arsyetimit më sipër, gjykata çmon se Drejtori i Përgjithshëm i AKKP nuk ka asnjë kompetencë ligjore për ushtrimin e iniciativës për rishikimin e vendimeve të dhëna nga Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave,...U provua në gjykim, ashtu siç është relatuar edhe prej Drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, se vendimi me nr.18, datë 27.02.1997, rezulton të jetë i pandryshuar me një vendim tjetër të AKKP (nëse do të kishte një vendimmarrje të tillë prej AKKP, sipas vendimit me nr.27, datë 26.05.2010 ajo do të vinte në kundërshtim me kushtetutën e vendit) dhe sipas edhe përgjigjeve të ardhura prej ZVRPP Tiranë dhe Zyrës Qendrore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nuk ka asnjë rrethanë të ndryshme nga ajo e paraqitur në momentin kur ZVRPP Tiranë ka urdhëruar edhe kufizimin e veprimeve me pasuritë e paditësve, pra nuk ka ndonjë padi të depozituar pranë ZVRPP Tiranë apo ndonjë vendim gjyqësor të formës së prerë që të ketë sjellë ndryshim të gjendjes së pronësisë për paditësit. ...Së gjashti: U provua në gjykim se fitimi i pronësisë për paditësit, për pasuritë e fituara nëpërmjet kontratave të rregullta të shitblerjes është bërë në përputhje me parashikimet e ligjit, Neni 163 i Kodit Civil, ... “.

15. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1071, date 03.05.2012 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.5165, date 14.06.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.



15/1. Kjo gjykatë ka përdorur të njëjtin arsyetim, si gjykata e faktit.

16. Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs ZRPP Tiranë, që kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë kësaj gjykate me tjeter trup gjykues, duke parashtruar ato shkaqe që përmenden në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

17. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga ZRPP Tiranë permban shkaqe nga ato parashikuara në nenin 58 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të cilat të çojnë në prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky Kolegj, vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, është një vendim i pabazuar në ligjën proceduriale dhe atë materiale dhe si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

18. Rezulton se kërkimi i palës paditëse në këtë gjykim, është: “Detyrimin e palës se paditur te heqë kufizimin e vendosur mbi pronat e paditësve”. Këtë kërkim paditësit i kanë mbështetur në nenin 32, nenin 324 e vijues i K.Pr.Civile; Ligji nr.7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” (i ndryshuar), neni 46 i tij si dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij; Ligji nr.8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Procedurave Administrative” (i ndryshuar).

19. Në referim të kërkimeve të palës paditëse dhe shkakut ligjor të tyre, si dhe nga aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore rezulton se, konflikti ndërmjet palëve ka lindur si pasojë e veprimeve dhe aktit administrativ të nxjerrë nga ana e paditur për kufizimin e pasurisë së tyre dhe konkretisht urdhërit të kufizimit mbi pasuritë e paluajtshme të paditësave, siç shpjegohet në mënyrë të detajuar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

20. Në thelb, urdhri i ZVRPP për kufizimet e veprimeve me pasuri të paluajtshme, nuk është gjë tjetër veçse një pengesë (kufizim) që i bëhet pronarit për të ushtruar të drejtat e tij të pronësisë (të drejtat reale, siç mund të jetë e drejta e disponimit - shitja, dhurimi etj) mbi pronën e tij. Masa e kufizimit për veprime në një pasuri të paluajtshme parashikohet shprehimisht në nenin 44/b të Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme”. Kjo dispozitë shprehimisht thotë:Për parandalimin e ndonjë mashtrimi, veprimi të padrejtë ose të pamjaftueshëm, regjistruesi, lëshon urdhër për regjistrimin e kufizimit në seksionin përkatës të kartelës, me ose pa kërkesën e personit të interesuar për pasurinë e paluajtshme, kontratën e qerasë ose hipotekën, pasi të ketë udhëzuar që të dëgjohen ata persona që ai mendon të përshtatshëm. Ky urdhër ndalon ose kufizon veprimet me këtë pasuri të paluajtshme. Një kufizim mund të zgjasë: a) Për një periudhë deri në 30 ditë nga data e njoftimit; b) Deri në realizimin e një ngjarjeje të caktuar; c) deri në nxjerrjen e një urdhri të dytë.

21. Në analizë të dispozitës më sipër, rezulton se ZVRPP ka të drejtë të vendosë një masë kufizimi në pasuri të paluajtshme, kryesisht ose me kërkesë të subjektit të interesuar, për të evituar mashtrime ose veprime të padrejta në pasuri: i) me afat të caktuar - deri në 30 ditë; ii) deri në vërtetimin e një ngjarje specifike; iii) deri në daljen e një akti të dytë administrativ.

22. Pra, në rast se do te analizojmë këtë dispozitë, do të kuptojmë që qëllimi i ligjvënësit kur ka bërë një parashikim të tillë (pra vendosjen e një mase kufizimi), ka qenë pikërisht evitimi i ndonjë mashtrimi apo veprimeve të padrejta që mund të bëhen mbi një pasuri të paluajtshme, veprime këto të cilat, mund të sjellin pasoja të rënda dhe të pariparueshme si për individin, ashtu dhe për shtetin. Me qëllim sqarimin, saktësimin dhe evitimin e situatave të tilla juridike dhe faktike, dispozita ka parashikuar dhe të drejtën e organit administrativ ZVRPP për të marrë një masë të tillë si dhe afatet brenda të cilave kjo masë do të jetë efektive.

23. Në çështjen objekt gjykimi, rezulton se ZVRPP Tiranë ka nxjerrë urdhrin për kufizimin e pronave të palës paditëse deri në realizimin e një ngjarjeje të caktuar. Kjo ngjarje ishte vendimi që duhej të nxirrte Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave pas shqyrtimit të vlefshmërisë së vendimit nr.18, date 27.02.1997 të K.K.Pronave Tiranë të dalë në emër të ish pronarit Xhemal Hasa (nga ku rrjedh dhe origjina e pronës së palës paditëse), sipas orientimeve të lëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me shkresën nr.723/25 prot., datë 04.07.2008.

24. Gjykatat më të ulta në vendimet e tyre kanë arsyetuar se ky akt: (i) është absolutisht i pavlefshëm pasi është nxjerrë në kundërshtim me procedurën e parashikuar në ligj, neni 44 i Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” dhe K.Pr. Administrative; (ii) është nxjerrë në bazë të një akti të pavlefshëm të KLSH, pasi ky organ nuk e ka në kompetencë të nxjerrë një urdhër në bazë të cilit të mund të kufizohet pasuria e paluajtshme; (iii) nuk mund të vendoset një kufizim në pasuri të paluajtshme pafundësisht, pasi cënohet e drejta e pronës; (iv) akti i ZVRPP Tiranë bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.27, datë 26.05.2010 ku thuhet se: “...shqyrtimi i të drejtës së pronësisë mbi një send mund të bëhet vetëm nga gjykata e zakonshme në përputhje me Kodin Civil”.

25. Në lidhje me argumentin e parë të gjykatave më të ulëta se, akti i kufizimit nxjerrë nga ZVRPP është absolutisht i pavlefshëm pasi është nxjerrë në kundërshtim me procedurën e parashikuar nga neni 44 i Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” dhe K.Pr.Administrative, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se, ky argument i gjykatës nuk qëndron referuar shkeljes konkrete të pretenduar të procedurës nga ana e organit administrativ. Është mëse e vërtetë se, referuar nenit 116/c të K.Pr.Administrative, një nga shkaqet e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ është nxjerrja e tij në kundërshtim me formën dhe procedurën e parashikuar në ligj, por jo çdo shkelje e formës dhe e procedurës përbën shkak për pavlefshmërinë absolute të aktit. Ne nenin 116/c të K.Pr.Administrative parashikohet shprehimisht se: “Aktet administrative do të quhen absolutisht të pavlefshme, ...: ….kur akti është nxjerrë në kundërshtim me formën dhe proçedurën e kërkuar nga ligji”. Në kuptimin e së drejtës, akte administrative absolutisht të pavlefshme janë ato akte, të cilat për shkak të shkeljes thelbësore të ligjeve mbi bazën e të cilave janë nxjerrë, nuk kanë fuqinë e një akti administrativ të vlefshëm dhe objektivisht nuk konsiderohen që të kenë ekzistuar në asnjë çast. Akti administrativ absolutisht i pavlefshëm nuk mund të ndreqet as në të ardhmen, sepse ai objektivisht konsiderohet se nuk ka ekzistuar në asnjë çast.

26. Respektimi i formës dhe i procedurës për nxjerrjen e aktit administrativ përbën një element shumë të rëndësishëm, i cili përcakton vlefshmërinë e tij. Sipas së drejtës sonë materiale, jo të gjitha shkeljet që lidhen me formën dhe proçedurën mund të sjellin detyrimisht pavlefshmërinë e aktit. Shkelja e procedurës duhet të jetë e atij karakteri dhe asaj rëndësie, që të ketë ndikuar drejtpërdrejt në nxjerrjen e aktit administrativ. Një shkelje e parëndësishme e procedurës apo formës së aktit, nuk mund të shkaktojë pavlefshmëri absolute të aktit. Si rregull i përgjithshëm, një akt administrativ nuk është i papranueshëm për mosrespektim të një kërkese formale ose proçedurale, në rast se një shkelje e tillë nuk do të jepte ndonjë ndryshim në vendim. Por një mosrespektim i tillë është i pafalshëm, nëse shkelja e kryer çon drejt nulitetit të aktit.

27. Gjykatat më të ulëta kanë çmuar se, mosrespektimi i nenit 44 të Ligjit nr.7843/1994 nga ana e palës së paditur ZVRPP Tiranë, është shkelje e procedurës për nxjerrjen e aktit që çon në pavlefshmërinë absolute të tij. Kjo dispozitë thotë shprehimisht: “Për parandalimin e ndonjë mashtrimi, veprimi të padrejtë ose të pamjaftueshëm, regjistruesi lëshon urdhër për regjistrimin e kufizimit në seksionin përkatës të kartelës, me ose pa kërkesën e personit të interesuar për pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën nr.7843, datë 13.7.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” me të gjitha ndryshimet, pasi të ketë udhëzuar që të dëgjohen ata persona që ai i mendon të përshtatshëm. Ky urdhër ndalon ose kufizon veprimet me këtë pasuri të paluajtshme. Një kufizim mund të zgjasë: a) Pёr njё periudhё deri nё 30 ditё nga data e njoftimit; b) Deri me realizimin e një ngjarje të caktuar; c) Deri me nxjerrjen e një urdhri të dytë. Regjistruesi urdhëron që të regjistrohet një kufizim në rastet kur ai sheh se e drejta e pronarit për të vepruar mbi pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën është e kufizuar”. Në analizë të kësaj dispozite nuk rezulton që ZVRPP ka detyrimin të zbatojë ndonjë procedurë detyruese të parashikuar në ligj për vendosjen e kufizimit në një pasuri të paluajtshme.

28. Sipas kësaj dispozite është kompetence e regjistruesit të ZVRPP nxjerrja e një akti për kufizimin e veprimeve në pasurinë e paluajtshme, i cili e kryen këtë veprim për të siguruar “parandalimin e ndonjë mashtrimi, veprimi të padrejtë ose të pamjaftueshëm” në pasuri dhe është po regjistruesi, i cili ka të drejtë të përcaktojë nëse një akt kufizimi duhet nxjerrë pasi të dëgjohen personat që ai i mendon të përshtatshëm. Degjimi i personave që konsiderohen të përshtatshëm është një e drejtë e regjistruesit dhe jo një detyrim i tij. Mungesa e realizimit të dëgjesave, për sa kohë nuk është e detyrueshme por një e drejtë zgjedhje e regjistruesit, nuk mund të jetë shkak për pavlefshmëri të aktit administrativ; për më tepër në kushtet që, kufizimi i veprimeve në pasuri për nga vete natyra ka dhe karakter urgjent për shkak të shmangies së ndonjë mashtrimi apo veprimi të padrejtë dhe për shkak të shmangies së dëmit që mund të vijë nga këto veprime, është e drejta e regjistruesit që kur konstaton raste të tilla, të marrë masat përkatëse të menjëhershme (kufizimi) për të evituar pikërisht ato pasoja që mund të vijnë nga transaksionet mbi pasurinë. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, ndryshe nga gjykatat më të ulëta, arrin në përfundimin se akti i palës së paditur ZVRPP Tiranë për kufizimin e veprimeve në pasuritë e paditësve është një akt i vlefshëm, i nxjerrë nga organi kompetent, në përputhje me kompetencat që i njeh ligji dhe në respektim të procedurës parashikuar në ligj.

29. Gjithashtu, ky Kolegj, vlerëson të gabuar dhe arsyetimin e gjykatave më të ulëta se, akti i kufizimit nga ana e ZVRPP Tiranë është nxjerrë në bazë të një akti të pavlefshëm të KLSH, pasi ky organ nuk e ka në kompetencë të nxjerrë një urdhër në bazë të cilit, të mund të kufizohet pasuria e paluajtshme. Në fakt, rezulton se urdhrin për kufizimin e pasurisë së paluajtshme, siç u tha edhe më lart në këtë vendim, nuk e ka dhënë KLSH, por organi kompetent ZVRPP. Ligji nr.8270, datë 23.12.1997, “Për kontrollin e Lartë të Shtetit” i ndryshuar me ligjin me nr.8599, datë 01.06.2000, në nenin 6 të tij përcakton se:Kontrolli i Lartë i Shtetit ka si objekt kryesor kontrollin e përdorimit efektiv dhe të dobishëm të fondeve publike, zhvillimin e miradministrimit financiar, si dhe kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në fushën ekonomike dhe financiare. Objekt kryesor është gjithashtu, të komunikojë dhe t'i japë informacion autoriteteve publike, si dhe publikut në përgjithësi, nëpërmjet publikimit të raporteve të paanshme. Subjektet e kontrolluara duhet të kenë gjithnjë mundësinë që të bëjnë vërejtje për projekt raportin e kontrollit para publikimit të tij. Vërejtjet e bëra duhet të pasqyrohen në raportet përfundimtare”.

30. Në analizë të kësaj dispozite, KLSH ka si detyrë ndërmjet të tjerave edhe kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në fushën ekonomike financiare nga ana e organeve publike. Ky organ, ka të drejtë të japë orientime dhe rekomandime si dhe të lërë detyra për organet e administratës shtetërore kur konstaton shkelje të dispozitave ligjore në fuqi, që ndikojnë negativisht në administrimin e fondeve apo pasurisë publike. Në çështjen objekt shqyrtimi, KLSH ka orientuar (dhe nuk ka urdhëruar) që të kufizohen veprimet në pasurinë e paditësve nga ana e ZVRPP Tiranë, në kushtet kur ka dyshime se një pronë e trajtuar nga Komisioni i Kthimit të Pronës, është kthyer në bazë të akteve dhe të dhënave të rreme dhe derisa këto fakte dhe të dhëna të verifikohen, KLSH rekomandon kufizimin e pronës.

31. Në aktet e dosjes gjyqësore është administruar vendimi për pushimin e çështjes penale datë 15.05.2010 i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, (fq. 36 e vijim, 49, 50), nga i cili rezulton qartë se, dokumenti mbi të cilin është marrë vendimi i KKKP nr.18, datë 27.02.1997 në emër të Xhemal Hasa, paraqet të dhëna të rreme, pasi nuk figuron kjo pronë në emër të Xhemal Hasës, por sipas regjistrimit hipotekor datë 27.09.1944, kjo pronë figuron në emër të shtetasit Ferit Dilaver Pijaneci. Pikërisht ky konstatim i organit të akuzës, është i mjaftueshëm për KLSH dhe përbën argument dhe indicie që të kontrollohen dhe njëherë aktet e lëshuara nga KKKP, me qëllim që të evitohen veprime të padrejta në pasurinë e paluajtshme. Raporti i KLSH nuk është akti i vetëm ku është bazuar ZVRPP Tiranë në nxjerrjen e urdhrit të kufizimit për veprimet në pasuritë e paditësve. Ky akt, ka përbërë në atë kohë vetëm njërin prej akteve orientuese në marrjen e vendimit nga ana e ZVRPP Tiranë.

32. Pikërisht, nisur nga këto orientime ZVRPP Tiranë nxori urdhrin e kufizimit për veprimet në pronën e mësipërme, deri në kontrollin edhe një herë të ligjshmërisë së vendimit nr.18, datë 27.02.1997 të K.K.Pronave Tiranë të dalë në emër të ish pronarit Xhemal Hasa (nga ku rrjedh dhe origjina e pronës së palës paditëse), nga Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave (ky kontroll në atë kohë do të kryhej në bazë të nenit 15, pika 1, gërmat “c”, “ç”, “d” dhe “dh”, nenit 16 të Ligjit nr.9235/2004 “Për kthimin dhe kompesimin e pronave”, të ndryshuar me ligjin nr.9684, datë 6.2.2007. Këto nene parashikonin shprehimisht të drejtën e AKKP që edhe kryesisht, të merrte në shqyrtim ligjshmërinë e vendime të dhëna nga organet e kthimit dhe kompesimit të pronave në vite, përpara hyrjes në fuqi të Ligjit nr.9235/2004).

33. Rezulton që Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.27/2010, vendosi: “ - Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të neneve 15 pika 1, germat c, ç, d, dh dhe 16 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, të ndryshuar me Ligjin nr.10207, datë 23.12.2009, “Për disa ndryshime në Ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” i ndryshuar”. Në këtë vendim Gjykata Kushtetuese arsyeton se: “....vendimet e K.K.K.P dispononin drejtpërsëdrejti mbi të drejta subjektive, të cilat janë ekskluzive të titullarëve të caktuar dhe jo të shtetasve apo publikut në tërësi siç janë interesat publikë. Ky fakt mund të konstatohet nga Gjykata pasi e drejta e një personi për tu njohur si pronar i një sendi rregullohet nga Kodi Civil, si rrjedhim Gjykata çmon se jemi jashtë fushës së veprimit të së drejtës publike e cila rregullon veprimet e organeve shtetërore në mbrojtje të interesave publikë. Për sa më sipër, vendimet e organeve administrative, që kanë pasur si kompetencë kthimin dhe kompensimin e pronave, në vite, nuk mund të konsiderohen akte administrative, në kuptimin normal juridik të termit (strictu sensu), por akte sui generis të nxjerra nga një organ sui generis, për të cilin Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka përdorur termin e ri leksikor, quasi gjykatë. Në mbështetje të konstatimit të mësipërm Gjykata ka vlerësuar faktet e mëposhtme: Gjykata çmon, mbështetur edhe në eksperiencën e vendeve të tjera, se në rastet kur kemi të bëjmë me të drejta subjektive, edhe pse enti shtetëror ka shprehur vullnetin e vet nëpërmjet akteve, këto të fundit nuk trajtohen dhe nuk goditen në gjykatë si akte administrative, por përkundrazi, shtetasi në gjykatë, në një gjykim të zakonshëm kërkon të drejtën e pronës duke paraqitur prova në mbështetje të kësaj të drejte. Situata paraqitet ndryshe kur një subjekt pretendon se një akt shpronësimi i cënon të drejtat e veta pasurore ose reale. Duke qenë se në këtë rast jemi para një interesi publik, subjekti kërkon mbrojtjen e interesit të vet të ligjshëm dhe për këtë qëllim kundërshton aktin publik i cili ka karakteristikat e aktit administrativ. Për pasojë, Gjykata konstaton se, shqyrtimi i të drejtës së pronësisë mbi një send mund të bëhet vetëm nga gjykata e zakonshme në përputhje me Kodin Civil...”.

34. Pavarësisht se ky vendim i cituar më lart ka efekt në çështjen objekt gjykimi (pra sot nuk mund të pritet më një shqyrtim kryesisht nga AKKP për vendimin nr.18, datë 27.02.1997 të K.K.Pronave Tiranë), Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë në referim të akteve të administruara në dosjen gjyqësore dhe që janë marrë në shqyrtim nga gjykatat më të ulëta, vlerëson se, në çështjen objekt gjykimi, gjykatat nuk kanë hetuar dhe nuk kanë analizuar në asnjë rast nëse shkaku për të cilën u vendos ky kufizim, ekziston apo jo (shkaku ligjor jo në kuptimin formal, por në kuptimin substancial).

35. Në këtë aspekt, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Larte në parim bie dakorte me arsyetimin që japin gjykatat më të ulëta se, nuk mund të vendoset një kufizim në pasuri të paluajtshme pafundësisht, pasi do të cënohej rëndë e drejta e pronës. Është mëse e vërtetë se, një kufizim i pronës pa shkak ligjor, pa prova dhe pa afat kufizues (pafundësisht) do të cënonte këtë të drejtë kaq të rëndësishme. Për këtë arsye, në rast se organi administrativ do vendoste një kufizim të tillë (pa prova dhe pa shkak ligjor), është pikërisht gjykata ajo e cila pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm do të vërtetonte nëse shkaku për të cilën është vendosur kufizimi qëndron apo jo, nëse organi administrativ në momentin që e ka vendosur këtë kufizim, ka pasur apo jo të drejtë, nëse prona duhet apo jo të ishte kufizuar etj. Ky vendim, për shkak të evitimit të situatave jo ligjore që mund të krijohen mbi pronën (mashtrime apo veprime të padrejta), duhet të ishte rezultat i një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm dhe të bazuar në ligj e në prova.

36. Ndërkohë që, rezulton se të dyja gjykatat në çështjen objekt gjykimi, nuk kanë mbajtur parasysh kërkesat ligjore të nenit 44/b të Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, cituar më sipër, në thelb të së cilit qëndron parashikimi se, kufizimi i veprimeve në një pasuri të paluajtshme bëhet për të evituar mashtrime ose veprime të padrejta në pasuri, por janë mjaftuar vetëm me faktin se, akti i nxjerre nga ZVRPP është absolutisht i pavlefshëm për efekt të mosrespektimit të procedurës dhe kufizimi duhet hequr për sa kohë AKKP nuk e ka marrë në shqyrtim ligjshmërinë e vendimit nr.18, date 27.02.1997 në emër të Xhemal Hasa, siç rekomandonte KLSH në shkresën e saj.

37. Siç është përmendur edhe më sipër, në dosjen gjyqësore është administruar vendimi për pushimin e çështjes penale datë 15.05.2010 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë (fq. 36 e vijim, 49, 50), nga i cili ka rezultuar se, dokumenti mbi të cilin është marrë vendimi i KKKP nr.18, date 27.02.1997 në emër të Xhemal Hasa, paraqet të dhena të rreme. Sqarimi i këtyre fakteve dhe rrethanave është mëse i domosdoshëm për zgjidhjen sa më të drejtë dhe përfundimtare të çështjes, në kushtet kur ZVRPP është organi i ngarkuar me ligj për vendosjen e kufizimeve përkatëse, kur konstaton situata joligjore mbi pronën. Me qëllim që të garantojë të drejtat e pronësisë si dhe të evitojë abuzimet me pasuritë e paluajtshme. Nuk ka asnjë analizë nga ana e gjykatave më të ulëta, nëse veprimet e organit administrativ kanë qenë apo jo konform ligjit në kuadrin e parandalimit apo jo të një mashtrimi, nëse ekzistonte apo jo në momentin e kufizimit një shak ligjor i arsyeshëm, nëse shkaku për të cilën u vendos kufizimi, tashmë ekziston apo jo etj.

38. Për sa më sipër dhe për një zgjidhje të drejtë dhe përfundimtare të çështjes, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se, vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet prishur dhe në referim të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe Dekretit nr.7818, datë 16.11.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, çështja duhet të dërgohet për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

39. Në rigjykim, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë duhet të përsërisë hetimin gjyqësor në bazë të nenit 465 të K.Pr.Civile, ku parashikohet se: “Në shqyrtimin e çështjes në gjykatën e apelit, mbahen parasysh për aq sa janë të zbatueshme dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë”, në mënyrë që t’i japë përgjigje kërkimeve të palës paditëse dhe prapësimeve të palës së paditur të ngritura në këtë gjykim, si dhe të sqarojë çështjet që ngrihen në pikën 27-30 të këtij vendimi. Kjo gjykatë në referim të nenit 224 të K.Pr.Civile mund të kërkojë të dhëna me shkrim për akte apo dokumente pranë organeve shtetërore, (AKKP, ZRPP etj), të cilat mund të ndikojnë në zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes.

40. Kjo Gjykatë, do t’u bëjë të qartë palëve që është detyrë e secilës prej tyre që, në përputhje me ligjin të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Palët, ashtu siç kanë të drejta, kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara me ligj. Gjykata duhet të lejojë palët që të paraqesin prova shkresore me anën e të cilave, ato të provojnë pretendimet e tyre bazuar në nenin 12 dhe 19 të K.Pr.Civile, si dhe t’i lejojë palët që t’ia nënshtrojne këto prova hetimit e debatit gjyqësor. Kryerja e veprimeve të përmendura më sipër, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë nr.1071, datë 03.05.2012 dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.


Tiranë, më 03.11.2015
Nr. 31001-01086-00-2012 i Regj.Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 3667 i Vendimit (567)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   47   48   49   50   51   52   53   54   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish