VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:
Xhezair Zaganjori Kryesues
Evelina Qirjako Anëtare
Medi Bici Anëtar
në dhomë këshillimi në datën 05.11.2015, mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.01852/2010 që u përket palëve:
PADITËS: SHOQËRIA “BRUNO” SHPK., me seli ne Durrës
E PADITUR: DEGA E DOGANËS DURRËS
OBJEKTI:
1. Deklarimin e pavlefshëm te titullit ekzekutiv vendimit nr.11.06.2007
te Degës se Doganës Durrës për rikuperimin me force te borxhit doganor
ne shumën 7,672,043 leke te parapaguar te debitorit “Bruno” Shpk.
2. Pezullimin e ekzekutimit te këtij vendimi duke vendosur si garanci pasurore
pronësinë e anijes “ZEINA” me vlerën 20,000,000 leke
qe i përket debitorit Alban Tepshi për llogari te palës se paditur.
Baza Ligjore: Nenet 32, 36, 50, 103, 329, 609 615 te K.Pr.Civile.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.16, date 29.07.2008 ka vendosur:
“Pezullimin e ekzekutimit te titullit ekzekutiv, vendimit nr.1193 te datës 11.06.2007 te Degës se Doganës Durrës për rikuperimin me force te borxhit doganor ne shumën 7,672,043 leke ne ngarkim te debitorit “Bruno” Shpk. Vënien si garanci te anijes “ZEINA” ne vlerën 20,000,000 leke prone e paditësit Alban Tepshi për garantimin e detyrimeve te shoqërisë “Bruno” Shpk. ndaj Degës se Doganës Durrës deri ne përfundim te shqyrtimit gjyqësor”.
Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.10-2010-500 (27), date 01.06.2010 ka vendosur:
“Lënien ne fuqi te vendimit civil nr.16, date 29.07.2008 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Durrës”.
Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur Dega e Doganës Durrës qe kërkon prishjen e te dy vendimeve te gjykatave dhe rrëzimin e kërkesës se palës paditëse, dhe parashtron shkaqet si me poshtë vijon:
-
Gjykatat kane anashkaluar vendimin Unifikues te Kol.Bashkuara nr.10, date 24.03.2004, pasi ne rastin konkret masa e sigurisë “pezullimi i zbatimit te aktit” është e njëjte me kërkese padisë “moszbatimi i këtij akti”;
-
Marrja e kësaj mase nga ana e gjykatës rrezikon t’i shkaktoje Degës se Doganës Durrës dëme te mëdha te pariparueshme ne eventualitetin e rrëzimit te padisë;
-
Garancia e vendosur nga gjykata, anija, nuk plotëson asnjë kusht për tu vendosur si garanci pasi nuk është e regjistruar ne Republikën e Shqipërisë dhe mund te ndryshoje pronësi ne çdo moment. Vlerësimi i anijes duhet te ishte bere nga një ekspert. Anija si mjet lundrues është e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore dhe kush garanton mbytjen e saj;
-
Anija nuk është e siguruar dhe është prone personit fizik Alban Tepshi dhe jo e shoqërisë “Bruno” Shpk. Nuk disponohet asnjë akt noterial ku ky person del garant për borxhet qe ka shoqëria;
-
Nuk ka asnjë akt zyrtar qe provon vënien e garancisë reale mbi ketë mjet, pra pengon tjetërsimin e saj deri ne përfundim te gjykimit;
-
K.Doganor përcakton ne mënyre te qarte se përpara se ti drejtohet gjykatës me padi për kundërshtimin e një akti nxjerre nga administrata doganore, paditësi duhet te ezauroje me pare rrugën administrative, ç’ka nuk ka ndodhur ne ketë rast;
-
Gjykata ka gabuar edhe ne mbeshtjen ne ligj te vendimit te saj pasi ka përcaktuar si baze ligjore nenet 329 dhe 609 te K.Pr.Civile qe nuk kane asnjë lidhje ndërmjet tyre dhe nuk mund te përdoren sebashku;
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË
Pasi dëgjoi relacionin e çështjes objekt gjykimi nga gjyqtarja relatore Evelina Qirjako, dhe verifikoi legjitimitetin e palës rekursuese, Dega e Doganës Durrës;
V Ë R E N
1. Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqësore rezulton se pala paditëse shoqëria “Bruno” sh.p.k është person juridik i cili ushtron veprimtari tregtare ne fushën e magazinimit dhe tregtimit te mallrave te ndryshme te import eksportit ne qytetin e Durrësit, me administrator të vetëm shtetasin Alban Tepshi.
2. Rezulton se i padituri, Dega e Doganës Durrës ka nxjerre vendimet nr.155, date 03.02.2001; nr.01, date 21.01.2003; 2ci/1437, date 12.10.2002 dhe nr.32, date 06.05.2003 sipas te cilave pala paditëse ka kryer kundravajtje administrative (shmangie e detyrimit doganor) ne shumën totale prej 7, 672, 043 leke. Ne zbatim te këtyre vendimeve, ne kushtet kur nga pala paditëse nuk është paraqitur ankim kundër tyre, pala e paditur ka nxjerre vendimin nr.1193 date 11.06.2007 për rikuperimin me force te borxhit doganor ndaj debitorit, palës paditëse shoqërisë “Bruno” sh.p.k. për kontabilizimin dhe arkëtimin e borxhit doganor ne shumën totale 7, 672 ,043 leke qe kjo palën i detyrohet te paditurit Degës Doganës Durrës.
3. Me shkresën nr.1195 dt.11.06.20007 pala paditëse është njoftuar lidhur me ketë vendim. Me tej, mbi kërkesën e palës se paditur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerre urdhrin e ekzekutimit nr.344 dt.24.09.2007 për ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Ne këto rrethana paditësi i është drejtuar gjykatës me padi me objekt parashtruar ne pjesën hyrëse. Paditësi kërkon dhe pezullimin e këtij vendimi e duke vendosur si garanci anijen "Zeina" me pronar "Bruno" sh.p.k, e cila e ka fituar te drejtën e lundrimit me flamur shqiptar me dt.28.02.2009 me emrin e ndryshuar « Brustel » me tonazh 4759. Pikërisht kërkesa e paditësit për pezullimin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv është dhe objekt i këtij gjykimi.
5. Ne lidhje me piken (2) te kërkese padisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.16, date 29.07.2008 ka vendosur:
“Pezullimin e ekzekutimit te titullit ekzekutiv, vendimit nr.1193 te datës 11.06.2007 te Degës se Doganës Durrës për rikuperimin me force te borxhit doganor ne shumën 7,672,043 leke ne ngarkim te debitorit “Bruno” Shpk. Vënien si garanci te anijes “ZEINA” ne vlerën 20,000,000 leke prone e paditësit Alban Tepshi për garantimin e detyrimeve te shoqërisë “Bruno” Shpk. ndaj Degës se Doganës Durrës deri ne përfundim te shqyrtimit gjyqësor”.
5/1. Arsyetimi i Gjykatës: Gjykata ka arsyetuar se bazuar ne nenin 609/3 te K.Pr.Civile..shoqëria do te ketë një dem te pallogaritshëm dhe shume shpejt do te shkoje drejte falimentimit pasi nuk do te ketë mundësi te ushtrimit te aktivitetit te saj, qe e cila do te sjelle ne mënyre te pashmangshme pasoja te renda për sistemin bankar qe ka kredituar ketë biznes, si dhe pasoja sociale te renda. Gjykata çmon se ka vend te pezullohet ekzekutimi i titullit ekzekutiv duke u garantuar detyrimi i Degës se Doganës Durrës nëpërmjet vënies se garancisë mbi vlerën e detyrimit për te cilin detyrohet pala paditëse qe është anija “ZEINA”.
6. Ne përfundim te gjykimit te themelit te çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.(11-2009-3023) 2013, date 06.07.2009 ka vendosur: “Pranimin e kërkese padisë se palës paditëse shoqëria “Bruno” Shpk. me te paditur Dega e Doganës Durrës duke deklaruar te pavlefshëm titullin ekzekutiv, vendimin nr.1193, date 11.06.2007 për rikuperimin me force te borxhit doganor ndaj debitori paditësit “Bruno” Shpk. ne shumën 7,672,043 (shtatemilion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy mije e dyzet e tre leke). Ligjërimin e masës se sigurimit te padisë qe urdhëron pezullimin e ekzekutimit te vendimit nr.1193, date 11.06.2007 për rikuperimin me force te borxhit doganor ndaj debitorit, paditësit “Bruno” Shpk. ne shumën 7,672,043 leke marre me vendimin nr.16, date 29.07.2008 (ne s.pergatitore)”. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.10-2011-636 (325), datë 04.05.2011.
7. Gjykata e Apelit Durrës, ne lidhje me kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv, me vendimin nr.10-2010-500 (27), date 01.06.2010 ka vendosur:
“Lënien ne fuqi te vendimit civil nr.16, date 29.07.2008 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Durrës”.
7/1. Arsyetimi i Gjykatës: Kjo gjykate ka përdorur te njëjtin arsyetim si gjykata e faktit dhe ka shtuar dhe argumentin se ... Siç rezultojë ne gjykimin e kësaj çështje ne Gjykatën e Apelit jo vetëm qe paditësi nuk ka bere asnjë përpjekje për shitjen e anijes ne fjale e cila është pasur edhe me flamur shqiptar dhe vazhdon aktivitetin tregtar, gjë qe nuk i nxjerr pengese palës se paditur për te arkëtuar vlerën e detyrimit, megjithëse sipas nenit 609 Gjykata ka te drejte te beje pezullimin me ose pa garanci. Gjykata e Apelit çmon se garancia e vendosur nga Gjykata e shkalles se pare është e sakte dhe me një vlere shume here me te madhe se vlera e detyrimit te pretenduar nga pala e paditur.
8. Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur Dega e Doganës Durrës qe kërkon prishjen e te dy vendimeve te gjykatave dhe rrëzimin e kërkesës se palës paditëse, duke parashtruar ato shkaqe që përmenden në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
9. Në dhomë këshillimi të datës 05.11.2015, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë gjatë shqyrtimit të çështjes objekt gjykimi te shtruar para saj, (shqyrtimi i rekursit te palës së paditur kundër vendimit nr.10-2010-500 (27), date 01.06.2010 te Gjykatës se Apelit Durrës), u vu në dijeni të vendimit nr.361, datë 02.06.2015 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, që ka shqyrtuar themelin e çështjes dhe konkretisht kërkimin me objekt “Deklarimin e pavlefshëm te titullit ekzekutiv vendimit nr.11.06.2007 te Degës se Doganës Durrës për rikuperimin me force te borxhit doganor ne shumën 7,672,043 leke te parapaguar te debitorit “Bruno” Shpk.”. Ne ketë gjykim, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka vendosur: “Pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatë të Lartë”, me arsyetimin se i) pala paditëse kishte përfituar sipas parashikimeve të Ligjit nr.10418, datë 21.04.2011 “Për faljen e detyrimeve doganore...” ; ii) si rrjedhojë detyrimi që përmban titulli ekzekutiv objekt shqyrtimi gjyqësor është shuar; iii) në këto kushte nuk ka kuptim që gjykimi i themelit të vazhdojë.
10. Në vijim të sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë nuk mund të vazhdojë me shqyrtimin e rekursit te paraqitur nga Dega e Doganës Durrës kundër vendimeve te dy gjykatave me te ulta, te cilat kane vendosur pezullimin e titullit ekzekutiv. Tashmë është praktikë e konsoliduar që çështjet procedurale shqyrtohen paraprakisht nga ana e Gjykatës së Lartë, para se kjo e fundit të shqyrtojë themelin e çështjes.
11. Siç rezulton nga provat e administruara ne dosjen gjyqësore, dhe siç përshkruhet ne mënyre analitike me lart ne ketë vendim, pala paditëse ka investuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës me kërkimin për: “1. Deklarimin e pavlefshëm te titullit ekzekutiv vendimit nr.11.06.2007 te Degës se Doganës Durrës për rikuperimin me force te borxhit doganor ne shumën 7,672,043 leke te parapaguar te debitorit “Bruno” Shpk. 2.Pezullimin e ekzekutimit te këtij vendimi duke vendosur si garanci pasurore pronësinë e anijes “ZEINA” me vlerën 20,000,000 leke qe i përket debitorit Alban Tepshi për llogari te palës se paditur”. Ketë kërkim pala paditëse e ka mbështetur ne nenet 32, 36, 50, 103, 329, 609 615 te K.Pr.Civile.
12. Ne analize te objektit dhe shkakut ligjor te padisë rezulton se paditësi kërkon te kundërshtoje gjyqësish një akt administrativ te lëshuar nga pala e paditur dhe në të njëjtën kohë, në padi ka kërkuar edhe pezullimin e zbatimit të aktit administrativ. Pezullimi i zbatimit të aktit administrativ parashikohet shprehimisht në nenin 329 të K.Pr.Civile, (shkak ligjor ku paditësi ka mbështetur kërkimin e tij). Pezullimi i zbatimit të aktit administrativ nuk është gjë tjetër veçse një ndërprerje e fuqisë së aktit administrativ.
13. Në referim të nenit 329 të K.Pr.Civile, e drejta e gjykatës për të vendosur pezullimin e zbatimit të aktit administrativ, bën pjesë në parimin e kontrollit gjyqësor ndaj akteve administrative, që parashikohet në nenin 18 të K.Pr.Administrative dhe presupozon se aktet administrative, kur shqyrtohen nga gjykata për pavlefshmëri, do të ndjekin të gjitha procedurat që parashikon ligji. Në bazë të nenit 329 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata nuk ka pengesë të pezullojë aktin administrativ kur ekziston rreziku i shkaktimit të një dëmi të rëndë dhe të pazëvendësueshëm. Në rastin objekt shqyrtimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka çmuar se zbatimi i aktit administrativ që kundërshtohet në këtë proces gjyqësor duhej pezulluar, pasi ekzistonte rreziku i shkaktimit të një dëmi të rëndë dhe të pazëvendësueshëm për veprimtarinë e palës paditëse.
14. Pezullimi i zbatimit të aktit administrativ që është objekt kundërshtimi me padi në gjykatë, (vendosur ky pezullim me vendim të ndërmjetëm gjyqësor), është i lidhur me garancinë për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të formës së prerë. Si rrjedhojë, pezullimi i zbatimit të aktit administrativ, qëndron në fuqi derisa vendimi gjyqësor për zgjidhjen e themelit të çështjes të marrë formë të prerë. Në çështjen objekt shqyrtimi rezulton se mosmarrëveshja midis palëve ndërgjyqëse është shqyrtuar në themel nga gjykatat më të ulta deri në Gjykatë të Lartë, e cila ka vendosur dhe pushimin e gjykimit të çështjes së themelit.
15. Në çështjen objekt shqyrtimi, në kushtet kur gjykimi i themelit ka përfunduar pasi pala paditëse ka përfituar nga amnistia fiskale dhe doganore, dhe gjykimi i çështjes së themelit është pushuar me vendim të Gjykatës së Lartë, nuk ka më kuptim që të vazhdojë ky gjykim me objekt pezullimin e zbatimit të aktit administrativ.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,
V E N D O S I
Pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatë të Lartë.
Tiranë, më 05.11.2015
Nr. 11241-00418-00-2013 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2015 - 4444 i Vendimit (581)
Do'stlaringiz bilan baham: |