VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Xhezair Zaganjori Kryesues
Evelina Qirjako Anëtare
Medi Bici Anëtar
Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 05.11.2015, çështjen administrative që i përket:
PADITËS : ENTELA KOLLCINAKU
TË PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMIT TË TRANSPORTIT RRUGOR TIRANË
OBJEKTI:
Demshperblim me 1 (nje) vit page per zgjidhjen e kontrates se punes
ne menyre te menjehereshme dhe te pajustifikuar;
Demshperblim me 1 (nje) muaj page per mosrespektim te afatit te njoftimit;
Demshperblim me tre (tre) muaj page per moszbatim te procedures;
Demshperblim për vjetërsi në punë;
Pagimin e pagës nga data 01.08.2011 deri në 31.08.2011;
Rikthim në punë
baza ligjore: Nenet 93 – 94 dhe 109 -110 te K.Punes.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korcë me vendimnr. 41-2012-1710 (1009), datë 10.04.2012, ka vendosur:
“Rrëzimin e padisë;
Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Korcë brenda 15 (pesembedhjete) diteve nga e nesermja e shpalljes.”.
Gjykata e Apelit Korcë me vendiminnr. 642, datë 07.11.2012 ka vendosur:
“Ndryshimin e vendimitnr. 41-2012-1710 (1009), datë 10.04.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korcë në këtë mënyrë:
“Pranimin e padise. Detyrimin e te paditurit te paguaje ne favor te paditeses pagen e 6 (gjashte) muajve per zgjidhjen e menjehereshme dhe te pajustifikaur te mardhenies juridike te punes; Pagen e 2 (dy) muajve per mosrespektim te procedurave te largimit nga puna; Pagen e 3 (tre) muajve per mosrespektim te afatit te njoftimit te zgjidhjes se mardhneieve te punes;
Pagën nga data 01.08.2011 deri në 31.08.2011 si dhe pagen per lejen vjetore te pakryer.
Shpenzimet gjyqësore në masën 45,000 Lekë i ngarkohen palës së paditur”.
Kunder ketij vendimi ka ushtruar te drejten e rekursit pala e paditur qe kerkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korcë dhe ka parashtruar keto shkaqe:
- Gjykatat ka zbatuar keq ligjin dhe ka interpretuar keq provat e dosjes gjyqësore;
- Shkaku i zgjidhjes së kontratës është i ligjshëm pasi paditësja ka një vërejtje dhe masë të mëparshme; jemi përpara zgjidhjes së mënjehershme me shkak të justifikuar;
- Me provat e paraqitura kemi vërtetuar se paditësja nuk ka përmbushur detyrat e saj duke cënuar proceset e punës dhe të drejtat e subjekteve private;
- Paditësja e ka marrë lejen vjetore që i ka njohur gjykata dhe nuk ka pse i paguhet një pagë për ditët mungesë sipas raportit mjekësor kur asaj para këtyre ditëvëe rezulton se i është zgjidhur kontrata e punës;
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË
Pasi dëgjoi relacionin e 0063eshtjes objekt gjykimi nga gjyqtarja relatore Evelina Qirjako, dhe verifikoi legjitimitetin e palës rekursuese, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë, (“DPSHTRRT”);
V Ë R E N
1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se paditesja ka qene e punesuar prane pales se paditur që nga data 01.11.1999, fillimisht si operatore kompjuteri e më pas pranuese dokumentacioni deri ne date 08.08.2001, kur me vendiminnr. 103, datë 05.03.2011 është vendosur ndërprerja e marrëdhënies së punës, në mënyrë të menjëhershme.
2. Rezulton se mardhenia juridike e punes mes paleve ka qene materializuar me nenshkrimin e nje kontrate me shkrim, me afat të pacaktuar datë 18.11.2009. Arsyeja e largimit nga puna kanë qënë shkeljet e konstatuara në punën e paditëses nga auditi i brendshëm sipas raportit për periudhën Mars Prill 2011 depozituar në dosjen gjyqesore ku renditen shkeljet qe ka kryer paditesja. Shkeljet janë konsideruar të përsëritura nga pala e paditur pasi më parë me shkresënnr.86, datë 29.10.2010 paditësja ka marrë një masë disiplinore vërejtje me paralajmërim nga puna, pasi ka kryer shkelje në kontrollin e taksave të automjeteve.
3. Rezulton se nuk janë zbatuar procedurat për zgjidhjen e kontratës së punës.
4. Paditësja duke mos qenë dakort me sa më sipër, i është drejtuar gjykatës me padi me objekt sa parashtrohet në pjesën hyrëse të këtij relacioni.
5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korcë me vendimnr. 41-2012-1710 (1009), datë 10.04.2012, ka vendosur:
“Rrëzimin e padisë;
Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Korcë brenda 15 (pesembedhjete) diteve nga e nesermja e shpalljes.”.
5/1. Kjo gjykate ka arsyetuar se: .. Gjykata veren se procedura e zgjidhjes se kontrates se punes nga pikpamja formale dhe substanciale eshte respektuar, pasi jane permbushur kerkesat ligjore. .. jemi perpara zgjidhjes se menjehershme te kontrates se punes me shkak te arsyeshem pasi jane konstatuar shkelje te paditesit qe nuk lejojnë sipas parimit të mirëbesimit vazhdimin e marrëdhënies së punës... paditësja ka masë disiplinore të mëparshme...
6. Gjykata e Apelit Korcë me vendiminnr. 642, datë 07.11.2012 ka vendosur:
“Ndryshimin e vendimitnr. 41-2012-1710 (1009), datë 10.04.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korcë në këtë mënyrë:
“Pranimin e padise. Detyrimin e te paditurit te paguaje ne favor te paditeses pagen e 6 (gjashte) muajve per zgjidhjen e menjehereshme dhe te pajustifikaur te mardhenies juridike te punes; Pagen e 2 (dy) muajve per mosrespektim te procedurave te largimit nga puna; Pagen e 3 (tre) muajve per mosrespektim te afatit te njoftimit te zgjidhjes se mardhneieve te punes;
Pagën nga data 01.08.2011 deri në 31.08.2011 si dhe pagen per lejen vjetore te pakryer.
Shpenzimet gjyqësore në masën 45,000 Lekë i ngarkohen palës së paditur”.
6/1. Kjo gjykate ka përdorur këtë arsyetim: rezulton nga pohimet e perfaqësuesve të palës së paditur se nuk është zbatuar procedura dhe afati i njoftimit... paditësja nuk është njohur me masën disiplinore të mëparshme... shkaku është i pajustifikuar sepse nuk ka shkelje të përsëritura... paditësja ka provuar se ka qënë korrekte në punë,... gjykata e faktit ka gabuar në interpretimin e nenit 146 dhe 154 të K.Punës...
7. Kunder ketij vendimi ka ushtruar te drejten e rekursit pala e paditur qe kerkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korcë për ato shkaqe që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
8. Kolegji Administrativ i Gjykates së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala e paditur përmban shkaqe ligjore nga ato te parashikuara në nenin 58 të Ligjitnr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të cilat e bëjnë të cënueshëm vendimin e Gjykatës së Apelit Korcë. Ky Kolegj konstaton se në gjykimin e kësaj cështje kjo gjykatë ka interpretuar gabim ligjin material që zbatohet për zgjidhjen e kesaj mosmarrëveshje dhe si rezultat nuk e ka zgjidhur ate në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që jane të detyrueshme të zbatohen prej saj.
9. Ne analize te kerkimeve te pales paditese dhe shkakut ligjor, ne te cilat mbështen këto kërkime, Kolegji Administrativ i Gjykates se Larte vlereson se në rastin objekt shqyrtimi jemi përpara një mosmarrëveshje që rrjedh nga marredheniet e punes, për zgjidhjen e të cilës referim duhet bërë në dispozitat e K.Punës.
10. Rezulton nga aktet e dosjes gjyqësore se paditësja ka qënë në marrëdhënie pune me palën e paditur, me afat të pacaktuar. Marrëdhenia juridike e punes mes paleve është me afat te pacaktuar. Kontrata e punës është zgjidhur në mënyrë të menjëhershme nga pala e paditur me urdhrinnr. 103, datë 05.03.2011. Rezulton se pala e paditur nuk ka zbatuar afatin për zgjidhjen e kontratës së punës, ndaj në kuptim të nenit 143 të K.Punës, që shprehimisht thotë “Kur njera nga palet e zgjidh kontraten pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja e kontrates trajtohet si zgjidhje e kontrates me efekt te menjehershem”, kjo zgjidhje është e njëanshme dhe e menjëhershme. Në kushtet kur arrihet në konkluzionin se jemi para zgjidhjes së kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme, është mëse e domosdoshme për gjykatën të hetojë në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme nëse zgjidhja e menjëhershme, dhe e njëanshme e kontratës së punës nga ana e punëdhënësit, DPSHTRRT (pala e paditur) është bërë për shkak të justifikuar apo jo, ashtu siç parashikohet në nenin 153 të K.Punës?
11. Neni 153 i K.Punës parashikon se:“1) Punëdhënësi e punëmarrësi, në çdo kohë, mund të zgjidhin menjëherë kontratën për shkaqe të justifikuara. 2) Vlerësohen si shkaqe të justifikuara të gjitha rrethanat e rënda që nuk lejojnë, sipas parimit të mirëbesimit, t’i kërkohet atij që ka zgjidhur kontratën, vazhdimin e marrëdhënieve të punës. 3) Gjykata vendos nëse ekzistojnë shkaqe të justifikuara për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës. Konsiderohen shkaqe të justifikuara rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim të punëdhënësit.
12. Në analize të kësaj dispozite, punëmarrësi dhe/ose punëdhënësi në çdo kohë mund ta zgjidhin kontraten e punës, (që do të thotë se zgjidhja e kontratës së punës në menyrë të menjëhershme prej secilës palë është ligjshme), me kusht që të provohet se shkaku i zgjidhjes së kontratës së punës është i justifikuar, pra që jemi para kushteve të parashikuara në nenin 153/2 të K.Punës. Kushtet kumulative per te pranuar ekzistencen e shkakut te justifikuar jane: a – punemarresi te kete shkelur nje detyrim kontraktual qe rrjedh nga ligji, kontrata e punes, kontrata kolektive; b – kjo shkelje te jete kryer me faj; c – ekzistenca e lidhjes shkakesore midis shkeljes me faj dhe pushimit te menjehershem nga puna; d – kjo shkelje te kete krijuar nje situate te rende qe nuk lejon sipas parimit te mirebesimit ti kerkohet punedhenesit vazhdimi i marredhenieve te punes.
13. Në cështjen objekt gjykimi ka rezultuar qarte qe shkaku i zgjidhjes se kontrates se punes nga ana e pales se paditur eshte per shkelje te perseritura ne kryerjen e detyrave funksionale. Në referim të akteve të administruara në dosjen gjyqësore që janë marrë në shqyrtim nga gjykatat më të ulta rezulton se ana e paditur ka arritur ne kete konkluzion pasi ka konstatuar se: i) paditësja ka kryer gabime në procedurat e rregjistrimit të mjeteve dhe procedimin e akteve; ii) mangësi në aplikimin e procedurave sa i takon zbatimit të Ligjit për Barrët Siguruese, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij; iii) gabime dhe korrigjime në praktikat në degën e regjistrimit dhe licensimit të mjeteve, etj. Sa më sipër rezulton nga një sërë aktesh shkresore të administruara në dosjen gjyqësore, që janë marrë në shqyrtim nga gjykatat më të ulta, konkretisht raportet dhe akt verifikimet nga organet audituese te pales se paditur, (fq. 73-103 e dosjes gjyqësore); rekomandimet për masat administrative datë 27.02.2011, (fq. 15 e vijim, fq. 20 e vijim e dosjes gjyqësore), etj.
14. Nisur nga sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykates se Larte vlereson se shkeljet e konstatuara nga pala e paditur perbejne shkak te justifikuar per zgjidhjen e marredhenies se punes. Nga analiza e mesiperme e shkaqeve për të cilat paditësja është larguar nga puna, rezulton se paditësja gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka vepruar në kundërshtim me detyrat funksionale te saj me detyrimet ligjore të punonjësit të administratës publike të cilat burojnë nga kontrata e punës dhe nga ligji. Si pasojë e këtyre shkeljeve pala e paditur, ka humbur besimin tek ajo. Kjo situatë e krijuar nuk lejon sipas parimit të mirëbesimit që të vazhdojë marrëdhënia e punës e krijuar mes palëve. Shkeljet e paditëses për mospërmbushjen e detyrave të ngarkuara asaj tregojnë qartë që paditësja nuk ka përmbushur në rregull detyrat e saj funksionale, të cilat përbëjnë shkaqe të justifikuara për të zgjidhur marrëdhënien e punës.
15. Referuar akteve të administruara në dosjen gjyqësore, ky Kolegj vlerëson se pala e paditur nuk ka zbatuar procedurën për zgjidhjen e kontratës së punës parashikuar nga neni 144 i K.Punës. Në kuptim të kësaj dispozite, procedura për zgjidhjen e kontratës së punës duhet zbatuar edhe në rastin e zgjidhjes së mënjëhershme të kontratës së punës, në rast të kundërt punëdhënsi detyrohet të dëmshpërblejë punëmarrësin me pagën e dy muajve. Në dosje janë administruar shkresa me të cilat pala e paditur kërkon të provojë faktin se ka zbatuar procedurën e parashikuar në nenin 144 të K.Punës, (njoftime per zhvillimin e takimit), por nuk rezulton që paditësja të jetë njoftuar mbi to. Në këto kushte, duke qënë se pala e paditur nuk ka respektuar parashikimet e nenit 144 të K.Punës, vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Korce, për këtë kërkim duhet të lihet në fuqi. Ndërsa sa i takon kërkimeve të tjera të padisë, vendimi i saj duhet të ndryshohet duke u rrëzuar padia.
16. Në perfundim të analizës sa me sipër, dhe në kushtet kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se shkaku për zgjidhjen e kontratës së punës është një shkak i justifikuar, dhe i bazuar në ligj, paditësja nuk ka të drejtë të përfitojë shpërblimet që rrjedhin nga zgjidhja e marrëdhënies së punës (neni 143, 153, 145 i K.Punës), pasi kërkimet e tij janë të pabazuara në prova dhe në ligj.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,
V E N D O SI
Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Korcënr. 642, datë 07.11.2012 në lidhje me kërkimin e paditëses për dëmshpërblimin prej dy muaj pagë për mosrespektim të procedurës në zgjidhjen e kontratës së punës.
Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Korcënr. 642, datë 07.11.2012 për kërkimet e tjera të padisë dhe rrëzimin e kërkesë padisë së paditëses Entela Kollcinaku për këto kërkime.
Tiranë, më 05.11.2015
Nr.31001-01852-00-2010 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2015-4248 i Vendimit (580)
Do'stlaringiz bilan baham: |