Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet61/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   57   58   59   60   61   62   63   64   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Mori në shqyrtim në dhomë këshillimi të datës 05.11.2015, çështjen administrative që i përket:


PADITËS: ROLAND NESTURI; MATILDA NESTURI

I PADITUR: ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, VLORË.

PERSON I TRETË: ALUIZNI VLORË; BASHKIA VLORË
OBJEKTI I PADISË:

Kundërshtim akti refuzimi të ZVRPP -Vlorë nr.4637 datë 10.08.2011

për mos regjistrimin e pronës të fituar nga procesi i legalizimit

me nr.Pasurie 14/13 në ZK nr.8604 Vlorë.

Detyrim i të paditurit ZVRPP -Vlorë të bëjë regjistrimin e pronës

një shtëpi banimi me sipërfaqe ndërtimore 106 m2

dhe sipërfaqe parcele (trualli zënë ) 500 m2 ne lagjen 1 Maj , ZK nr.8604 Vlorë

e fituar me legalizimin në baze të ligjit nr.9482 datë 03.04.2006

“Për legalizimin urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje i ndryshuar.

Baza Ligjore: Nenet 32, 324 e vijues i K.Pr.Civile ,

nenet 2 pika 4, 15, 17, 27, 29 të ligjit nr.9482 datë 03.04.2006

“Për legalizimin urbanizimin integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar,

nenet 27, paragrafi 2, 38 i ligjit nr.7843 datë 13.07.1994

“Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme” i ndryshuar ,

VKM nr.258 datë 04.05.2007

“Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme te legalizuara”

pika 1 “ përgjithshme” pika 3 “Procedurat për regjistrimin e pasurive te paluajtshme

të legalizuara” pikat 6.1, 7 dhe 7.1 .

Neni 193 pika h e K.Civil,

neni 41/2/3/4 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

dhe vendimi nr.35 datë 10.10.2007 i Gjykatës Kushtetuese

(pika 5 e arsyetimit, paragrafët 2,3).



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.572 datë 27.02.2012 vendosi:

“Pranimin e padisë së paditësve Roland Nesturi dhe Matilda Nesturi. Detyrimin e palës së paditur Bashkia Vlorë të njoh paditësit pronar mbi sipërfaqen e parcelës ndërtimore prej 500 ( pesëqind m2, sipërfaqja totale e ndërtimit 106.7 ( njëqind e gjashtë pik shtatë 1 m2, e ndodhur ne Zona kadastrale nr.8604, nr.Pasurisë 12/123, me këto kufizime: Veriu - nr.Pasurisë 12/121; Jugu- nr.Pasurisë 12/121; Lindja - nr.Pasurisë 12/121; Perëndimi - nr.Pasurisë 12/121. Detyrimin e ZVRPP Vlorë të çregjistroje nga regjistrat e pasurive të paluajtshme pronësinë prej 500 ( pesëqind ) m2 tokë truall, sipërfaqja totale e ndërtimit 106.7 ( njëqind e gjashtë pik shtatë ) m2, e ndodhur në Zona kadastrale nr.8604, nr.Pasurisë 12/123, me këto kufizime: Veriu - nr.Pasurisë 12/121; Jugu- nr.Pasurisë 12/121; Lindja - nr.Pasurisë 12/121; Perëndimi - nr.Pasurisë 12/121, në emër të të paditurit Bashkia Vlorë dhe ta regjistrojë në emrin e paditësit Roland Nesturi. Shpenzimet gjyqësore bazuar në nenin 107/2 të K.Pr.Civile i ngarkohen paditësit.”.


Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.949 datë 30.10.2012 vendosi:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.572 datë 27.02.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”.


Kundër vendimit nr.949 datë 30.10.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë e cila kërkon prishjen e vendimeve të gjykatave dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Gjykata është shprehur gabim duke mos respektuar ndërgjyqësinë e ngritur pasi Bashkia Vlorë sipas kërkesëpadisë dhe pjesës hyrëse të vendimit është në cilësinë e personit të tretë dhe jo si palë e paditur.

  • Nuk është ndërtuar drejtë ndërgjyqësia pasi Bashkia Vlorë duhej të ishte thirrur në cilësinë e palës së paditur.

  • Nga pala paditëse duhet të ishte kërkuar pavlefshmëria relative e VKM e cila ia ka kaluar këtë pasuri Bashkisë Vlorë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Arjana Fullani, si dhe bisedoi çështjen në tërësi,



V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, paditësit Roland Nesturi dhe Matilda Nesturi, janë banorë të qytetit të Vlorës dhe kanë ndërtuar një shtëpi banimi pa lejë në lagjen “1 Maji”, ZK nr.8604, me sipërfaqe 106 m2 dhe sipërfaqe trualli 500 m2.

2. Sa më sipër paditësit kanë aplikuar pranë Agjencisë së Legalizimit Urbanizimit Integrimin e Ndërtimeve pa Leje, Dega Vlorë për legalizimin e kësaj sipërfaqeje ndërtimore dhe truallit të zënë.

3. Me VKM nr.450 datë 06.05.2009 është miratuar kalimi i pronësisë së parcelës ndërtimore dhe objektit të ngritur mbi të nga paditësi Roland Nesturi. Në këto kushte nga ana e paditësit janë shlyer të gjitha detyrimet financiare në lidhje me pagesat për legalizimin e objektit dhe sipërfaqes së truallit.

4. Me kontratën e shitblerjes nr.584 rep., nr.489 Kol., datë 10.06.2010 të lidhur midis paditësve dhe ALUIZNI është bërë kalimi i pronësisë së parcelës ndërtimore prej 500 m2 në favor të paditësve Roland dhe Matilda Nesturi dhe për këtë shkak ata janë pajisur me lejen e legalizimit nr.5928 datë 19.04.2011.

5. Më tej zyra e ALUZNI Vlorë e ka dërguar dosjen e paditësve pranë ZVRPP Vlorë për të bërë të mundur regjistrimin e pronës në emër të paditësve Roland dhe Matilda Nesturi sipas lejes së legalizimit nr.5928 datë 19.04.2011.

6. Me shkresën nr.4637 prot., datë 10.08.2011 ZVRPP Vlorë i ka kthyer përgjigje ALUIZNI – it Vlorë, duke sqaruar se: “Gjatë procedurës së verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga zyra juaj për regjistrimin e dosjes së lejes së legalizimit nr.5928 datë 19.04.2011 në favor të Roland Nesturi, sipas relacionit të specialistit hartograf të bashkëngjitur kësaj shkrese, u konstatua se sipërfaqja ndërtimore e legalizuar rezulton të jetë me pronar të regjistruar “Bashkia Vlorë” me nr.pasurie 12/49, të ndodhur në ZK. 8604. ZVRPP Vlorë iu rikthen dosjen pasi nuk mund të kryhet regjistrimi i lejes së legalizimit deri në përfundimin e procedurave ligjore të shpronësimit të pronarit të truallit”.

7. Ndodhur në këto kushte paditësit Roland dhe Matilda Nesturi i janë drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.



8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.572 datë 27.02.2012 vendosi:” Pranimin e padisë së paditësve Roland Nesturi dhe Matilda Nesturi. Detyrimin e palës së paditur Bashkia Vlorë të njoh paditësit pronar mbi sipërfaqen e parcelës ndërtimore prej 500 ( pesëqind m2, sipërfaqja totale e ndërtimit 106.7 ( njëqind e gjashtë pik shtatë 1 m2, e ndodhur ne Zona kadastrale nr.8604, nr.Pasurisë 12/123, me këto kufizime: Veriu - nr.Pasurisë 12/121; Jugu- nr.Pasurisë 12/121; Lindja - nr.Pasurisë 12/121; Perëndimi - nr.Pasurisë 12/121. Detyrimin e ZVRPP Vlorë të çregjistroje nga regjistrat e pasurive të paluajtshme pronësinë prej 500 ( pesëqind ) m2 tokë truall, sipërfaqja totale e ndërtimit 106.7 ( njëqind e gjashtë pik shtatë ) m2, e ndodhur në Zona kadastrale nr.8604, nr.Pasurisë 12/123, me këto kufizime: Veriu - nr.Pasurisë 12/121; Jugu- nr.Pasurisë 12/121; Lindja - nr.Pasurisë 12/121; Perëndimi - nr.Pasurisë 12/121, në emër të të paditurit Bashkia Vlorë dhe ta regjistrojë në emrin e paditësit Roland Nesturi. Shpenzimet gjyqësore bazuar në nenin 107/2 të K.Pr.Civile i ngarkohen paditësit”.

8.1 Arsyetimi i Gjykatës: “ Në zbatim të nenit 38 të ligjit nr.7843/1994 dhe nenin 193/1/h të Kodit Civil leja e legalizimit duhej të regjistrohej nga ZRPP Vlorë. Fakti që prona më parë është regjistruar më parë në emër të Bashkisë Vlorë nuk përbën pengesë pasi në këtë rast kemi të bëjmë me një shpronësim de fakto të kryer nga shteti ndaj një enti shtetëror sikurse është Bashkia Vlorë. Në kuptim të nenit 15/2 të ligjit nr.9482/2006 vetëm kur parcela ndërtimore e legalizuar është në emër të privatëve, vetëm në këtë rast lind e drejta e një shpërblimi në natyrë ose në lekë. Në zbatim të nenit 27/2 të ligjit nr.7843/1994 ZRPP Vlorë ishte e detyruar të bënte regjistrimin pasi paditësit ishin bërë pronar me një ligj të veçantë pasi Bashkia e kishte humbur pronësinë me daljen e lejes së legalizimit në emër të paditësve. Gjykata Kushtetues me vendimin nr.35 datë 10.10.2007 e ka cilësuar procesin e legalizimeve si një proces shpronësimi de fakto dhe de jure të pronarëve”.

9. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.949 datë 30.10.2012 vendosi: “Lënien në fuqi të vendimit nr.572 datë 27.02.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”.

9.1 Arsyetimi i gjykatës:” I njëjtë me atë të faktit”.

10. Kundër vendimit nr.949 datë 30.10.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë e cila kërkon prishjen e vendimeve të gjykatave dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
11. Dispozitat e ligjit nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

11.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe.


12. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

12.1 Neni 79/a: “Avokatura e Shtetit ushtron përfaqësimin në rastet e parashikuara me ligj. Gjykata, që shqyrton çështje për të cilat me ligj përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, urdhëron njoftimin e akteve kësaj të fundit, me qëllim që ajo të ketë mundësi të marrë pjesë në gjykim”.

12.2 Neni 467: “Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur: d) nuk është formuar drejt ndërgjyqësia;

13. Vendimi Unifikues nr.13 datë 24.03.2004 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON SE:
14. Vendimi nr.572 datë 27.02.2012 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe vendimi nr.949 datë 30.10.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë janë dhënë në zbatim të gabuar të ligjit procedural dhe për këto arsye duhet të prishen.

15. Kolegji Administrativ, pas shqyrtimit të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore, vlerëson se gjykimi është zhvilluar në shkelje të rëndë të ligjit procedural, në kushtet kur të dy gjykatat nuk kanë njoftuar avokatin e shtetit për të marrë pjesë në gjykimin e çështjes. Prandaj, për këtë motiv thelbësor, vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Vlorë dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë duhet të prishen e çështja të rishqyrtohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë.

16. Kolegji Administrativ vëren se me anë të padisë, paditësit Roland dhe Matilda Nesturi ka thirrur në gjykim si të paditur ZVRPP Vlorë, dhe person të tretë ALUIZNI Vlorë; Bashkia Vlorë, duke pretenduar se, pala e paditur ZVRPP Vlorë, duhet të detyrohet të kryejë regjistrimin e pasurisë objekt gjykimi në favor të tyre. Në këtë kuptim, në çështjen objekt gjykimi, veçanërisht për shkakun se kërkohet të detyrohet ZVRPP Vlorë, të anulojë veprimet e kryera prej saj, për shkak së ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke refuzuar të regjistrojë pronën e paditësve Roland dhe Matilda Nesturi me argumentin se kjo pasuri, sipërfaqet e truallit të përfituara në bazë të lejes së legalizimit, mbivendosen me pronën e regjistruar në emër të Bashkisë Vlorë, është i pranishëm interesi që ka shteti për të mbrojtur pozitën e organit shtetëror të thirrur në gjykim.

17. Në logjikë të sa më sipër, Kolegji çmon se gjykatat e faktit në shqyrtimin e kësaj çështje, nuk kane zbatuar nenin 79/a të Kodit të Procedurës Civile, në të cilin është parashikuar se: Avokatura e Shtetit ushtron përfaqësimin ne rastet e parashikuara me ligj. Gjykata që shqyrton çështje, të cilat me ligj përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, urdhëron njoftimin e akteve kësaj të fundit, me qëllim që ajo të ketë mundësi të marrë pjesë në gjykim" dhe Ligjin nr.10018, datë 13.11.2008 “Për avokaturën e shtetit”, neni 5/b ku thuhet: “Avokatura e Shtetit kryen funksionet e mëposhtme b) përfaqëson dhe mbron interesat pasurore të shtetit shqiptar pranë gjykatave kombëtare, ndërkombëtare dhe të huaja, pa autorizim të posaçëm të të përfaqësuarit në çështjet gjyqësore, në të cilat një organ i administratës shtetërore ose Republika e Shqipërisë është palë.”

18. Në analizë të ligjit nr.10018/2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, në të cilin parashikohet se përfaqësimi dhe mbrojtja e pronës dhe interesave publike nga ana e Avokaturës së Shtetit, është një përfaqësim dhe mbrojtje e detyrueshme dhe gjykatat e faktit sipas nenit 79/a të KPC-së, kanë detyrimin që t’i njoftojnë aktet Avokaturës së Shtetit me qëllim që kjo e fundit jo vetëm të ketë mundësi të marrë pjesë në gjykim, por edhe të realizojë mbrojtjen e interesave të shtetit. Ky përfaqësim në gjyq kryhet pa autorizim të posaçëm të të përfaqësuarit. Ky qëndrim gjen mbështetje në Vendimin Unifikues nr.13, datë 24.03.2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, gjithashtu edhe në disa vendime të Gjykatës Kushtetuese (shih vendimin nr.27, datë 27.07.2009 të Gjykatës Kushtetuese; vendim nr.42 datë 29.09.2011 të Gjykatës Kushtetuese).

19. Pra, respektimi ose jo i kësaj dispozite procedurale ( neni 79/a i KPC) nuk është në diskrecionin e gjykatës, por është një normë me natyrë urdhëruese/detyruese. Në këtë kuptim, gjykata ka detyrimin që të njoftojë avokatin e shtetit për të marrë pjesë në gjykim dhe vetëm në këtë mënyrë gjykata ka përmbushur detyrimin e saj ligjor, ndërkohë vlerësimin e përgjegjësinë për të garantuar pjesëmarrjen në gjykim e ka vetë avokati i shtetit.

20. Duke u kthyer në çështjen objekt shqyrtimi, konstatohet se si gjykata e rrethit gjyqësor, por edhe gjykata e apelit kanë shkelur rëndë ligjin procedural duke mos i garantuar palës shtetërore ZVRPP Vlorë dhe personave të tretë, ALUIZNI Vlorë dhe Bashkia Vlorë, mbrojtjen sipas kushteve dhe mënyrës që parashikon shprehimisht ligji. Të dyja këto gjykata nuk kanë njoftuar Avokaturën e Shtetit, mungesa e të cilës ka ndikuar në mosndërtimin e drejtë të ndërgjyqësisë për çështjen objekt gjykimi.

21. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin ne përfundimin se mosndërtimi i drejtë i ndërgjyqësisë përbën një shkelje të rëndë procedurale, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në dhënien e vendimit. Gabimet në procedim, si formimi i gabuar i ndërgjyqësisë, të cilat parashikohen në nenin 467/d të K.Pr.Civile, i cili ka gjetur pasqyrim në nenin 54 të ligjit nr.49/2012, shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht, pikërisht për shkak të efektit të drejtpërdrejtë që ato kanë në vendimin e dhënë.

22. Në këtë kontekst, Kolegji Administrativ konkludon se vendimi i gjykatës së rrethit gjyqësor dhe ai i apelit janë marrë nëpërmjet një procesi jo të rregullt ligjor, për shkak të mosnjoftimit të Avokaturës së Shtetit nga gjykata, sipas kërkesave të nenit 79/a të K.Pr.C, përbëjnë shkak të mjaftueshëm për prishjen e vendimeve të dhëna nga të dy gjykatat e faktit, duke e dërguar çështjen për rigjykim në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

23. Kolegji Administrativ vlerëson të mos marrë në analizë pretendimet e ngritura në rekurs për shkelje të tjera ligjit nga gjykatat e faktit në shqyrtimin gjyqësor dhe në zgjidhjen e çështjes, pretendime të cilat, sipas diskrecionit dhe disponimit të palëve, mund të paraqiten prej tyre përpara Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Vlorë që do të rishqyrtojë çështjen.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O SI

Prishjen e vendimit nr.949 datë 30.10.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe të vendimit nr.572 datë 27.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.


Tiranë, më 05.11.2015
Nr. 11243-02835-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 4542 i Vendimit (583)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   57   58   59   60   61   62   63   64   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish