Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet26/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   22   23   24   25   26   27   28   29   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Aleksandër Muskaj Kryesues

Majlinda Andrea Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

Admir Thanza Anëtar
në datën 12.11.2015, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile nr.11111-00463-00-2012 Regj. Themeltar, që i përket palëve:
PADITËS: BASHKIM MUSHA, (në mungesë).

STAVRI MUSHA, (në mungesë).

SPARTAK MUSHA, (në mungesë).

FATJON MUSHA, (në mungesë).

TË PADITUR: SHOQËRIA”VEKO”SH.P.K., (në mungesë).

KOSTIKA LATO, (në mungesë).

VENUS BABANI, (në mungesë).

ZVRPP TIRANË, (në mungesë).

OBJEKT:

Padia për kërkimin e trashëgimisë.

Detyrimin e të paditurve Kostika Lato dhe Venus Babani

të na njohin si trashëgimtarë të së ndjerës Jerina Kusi.

Dorëzimin e pasurisë trashëgimore të përcaktuara

në kontratën e sipërmarrjes nr.1161 kol datë 03.12.1997,

me palë sipërmarrëse shoqërinë Veko sh.p.k.,

përfaqësuar nga administratori i saj Kostika Lato dhe palës sonë,

pronare e sipërfaqes 123,3 m2, sipas kufizimeve në këtë dokument

dhe kontratës së këmbimit nr.7675 rep. 2205 kol. datë 23.12.1999,

konkretisht, sip.123,3 m2 truall dhe objektet e ndërtuara mbi të,

një bodrum, dy dyqane me sipërfaqe 153 m2.

Njohja e pavërtetësisë së kartelës së pasurisë së paluajtshme

të datës 07.04.2006 që shënojnë pasurinë me 224 m2 dhe 226 m2,

në emër të të paditurve Kostika Lato dhe Venus Babani,

mbasi janë regjistruar në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme,

duke u bazuar në të dhëna të veprimeve juridike që konstatohen

absolutisht të pavlefshme, siç janë: kontrata e shitjes nr.1803 rep datë 19.09.2000

dhe deklarata noteriale nr.2101 rep 911 kol, datë 07.04.2006.

Baza Ligjore: Neni 32/a, b i K.Pr.C.

nenet 92/a, 316, 349, 351, 65, 66, 67, 78, 709/1, 757, 173, 154, 163, 165, të K.C.

Ligji “Për Regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, nenet 48/d, 22, 18, 19, 15, 17, 9

Kushtetuta e RSH nenet 11, 41/1, 2; 42/1.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4068 datë 19.05.2010 ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë padisë.

Shpenzimet gjyqësore palës paditëse...”
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2613 datë 01.12.2011 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.4068 datë 19.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”


Kundër vendimit nr.2613 datë 01.12.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs pala paditëse Bashkim Musha, Stavri Musha, Spartak Musha dhe Fatjon Musha, të cilët kërkojnë ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe detyrimin e të paditurve të lirojnë dhe dorëzojnë dyqanet dhe bodrumin që përkojnë me ndërtimet informale, si dhe detyrimin e ZRPP për të kryer regjistrimet përkatëse, për këto shkaqe:

- Vendimet e të dyja Gjykatave janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit, të cilat në kompleksitetin e tyre tregojnë qartë zhvillimin e një procesi jo të rregullt ligjor si dhe konstatohet deformimi i provave, të cilat kanë mënjanuar analizën e saktë të përmbajtjes së tyre.

- Gjykata e Apelit Tiranë, ndonëse pranoi përsëritjen pjesërisht të hetimit gjyqësor, konform nenit 465 të K.Pr.C. dhe administroi prova të reja të paraqitura nga pala e jonë, rezulton se në vendimin e saj nuk i trajton ato, nuk i analizon, duke vepruar kështu në kundërshtim me nenin 6 dhe 28 të K.Pr.Civile si dhe nuk u kanë dhënë zgjidhje pasojave antiligjore të palëve të paditura, duke përfshirë këtu edhe veprimet e ZVRPP-së Tiranë. Gjykatat kanë pranuar krijimin e ndërtimit informal tej kritereve të lejes së ndërtimit, ku Shoqëria “Veko” sh.p.k., në bashkëpunim me përfaqësues të Institucioneve Shtetërore zgjeroi piketimin e sipërfaqes ndërtimore, duke krijuar zonë informale në ndërtim dhe duke bërë spostime të ndërtimit në pjesën veriore. Ndërkohë që është i vërtetë fakti që pala e paditur ka kërkuar në KRRT e Bashkisë Tiranë shtimin e një kati duke e bërë ndërtimin nga 10 kate në 11 kate dhe kjo kërkesë është miratuar me Vendimin e KRRT-së Bashkisë Tiranë nr.852 datë 24.12.1998, ky vendim nuk ka trajtuar më gjerë faktin nëse në të njëjtën kohë pranohet edhe ndërtimi ose jo në zonë informale.

- Trashëgimlënësja e jonë, e ndjera Jerina Kusi nuk regjistroi në hipotekë pjesën takuese ndërtimore të saj, në kufijtë e shënuar në kontratën e shkëmbimit datë 12.01.2000, por vetëm me ato të shënuara në kontratën e pjesëtimit vullnetar dhe kontratën e sipërmarrjes.

- Po ashtu, i ndjeri Bilal Dimoshi, Avokat, tejkaloi të drejtat (tagret) që pala e jonë i dha në prokurën e përgjithshme nr.2871/1071 datë 04.11.1997 prej saj, sepse prokura ish dhënë për periudhën kur ende nuk ish shuar bashkëpronësia.

- Gjykatat kanë lejuar krijimin e një konfuzioni topografik, për të mënjanuar kalimin e bodrumit dhe të dyqaneve, duke mos respektuar të dhënat e projektit dhe lejes së ndërtimit.

- ZVRPP Tiranë, më datë 07.04.2006 ka lëshuar dy çertifikata “Për Vërtetim Pronësie” me nr.Regjistri 237, me sipërfaqe 224 m2 dhe çertifikatën me të njëjtën datë me nr.Regj. 239 për sip. 226 m2. Zanafilla e regjistrimit duhet të analizohet që në përmbajtjen e prokurës së përgjithshme të datës 04.11.1997 që pala jonë e personat e tjerë pronarë të truallit i deleguan tagrat e përfaqësimit av. të ndjerit Bilal Dimoshi. Kjo tagër tregon qartë se përfaqësuesi nuk mund të bënte asnjë veprim në emër dhe për llogarinë tonë pa marrë më përpara në dorëzim pallatin dhe pjesët takuese të secilit pronar. Përfaqësuesi i mësipërm ka kryer veprime juridike në kundërshtim me përmbajtjen e prokurës së përgjithshme, veçanërisht në atë pjesë të saj që bënë fjalë për marrjen në dorëzim të objektit pas përfundimit të tij.

- Pala paditëse, gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në seancën e datës 02.12.2009 depozitoi kërkesën me objekt: “Kërkimi për përjashtimin si provë të proces verbalit datë 23.12.1999, që përmban nënshkrimin dhe autorësinë e të ndjerit Bilal Dinoshi (ish Avokat), goditjen e tij për falsitet”. Pala e paditur zbatoi pjesërisht këtë detyrë të Gjykatës sepse nuk dorëzoi dokumentin origjinal, por dokumentin “një me origjinalin”. Këto të dhëna vërtetojnë plotësisht se dokumenti origjinal nuk ka ekzistuar dhe se nënshkrimet emri mbiemri dhe firma e Bilal Dinoshit është fotokopjuar sipas nënshkrimeve të tij në Akt Marrëveshjen e datës 12.09.1999. Në këto rrethana të krijuara, pala e jonë ju drejtua Qendrës Shkencore e Mbrojtjes së Individit “The Experts”, për të kryer ekspertimin tekniko-grafik të nënshkrimeve në dokumentet e shënuara më lartë. Institucioni në fjalë, nëpërmjet Aktit nr.35 datë 18.06.2010 në përfundim konkludoi, se ekzaminimi krahasues, rezulton ndër të tjera se Dokumenti “Marrje në posedim të pjesës takuese” datë 23.12.1999 është i falsifikuar, si dhe firma e Bilal Dimoshit që ndodhet në dokumentin “Akt - Marrëveshje” datë 12.09.1999 është e kopjuar dhe hedhur në aktin e datës 23.12.1999. Të dhënat e mësipërme të shënuara në pikën 32 iu paraqitën Gjykatës së Apelit Tiranë më datë 07.06.2011 të shoqëruara me kërkesën për përsëritjen pjesërisht të hetimit gjyqësor, administrimin e provave të reja, duke e bazuar këtë kërkesë në nenin 465 të K.Pr.C. Për sa më sipër, proces verbali në fjalë i marrjes së pjesëve takuese, sipas doktrinës së të drejtës është nul, ose i pa qenë dhe për rrjedhojë, rezulton se përfaqësuesi Bilal Dimoshi nuk ka marrë në dorëzim pallatin dhe çdo veprim i tij i mëvonshëm, sikundër janë kontrata e këmbimit me të njëjtën datë 23.12.1999 dhe shtesa e kontratës datë 12.01.2000 janë veprime juridike absolutisht të pavlefshëm. Në këtë kuptim, edhe veprimi juridik i kontratës së shitjes ndërmjet shoqërisë “Veko” sh.p.k. dhe të paditurve Kostika Lato dhe Venus Babani është gjithashtu absolutisht i pavlefshëm, sepse regjistrimi i pronës - ndërtimit në hipotekë në emër të shoqërisë “Veko” shpk është bërë mbi bazën e një ndërtimi informal dhe sepse ky ndërtim nuk është marrë në dorëzim nga përfaqësuesi i trashëgimlënësve tanë apo edhe nga vetë ata.

- Të dyja vendimet e gjykatave të faktit janë të pabazuara në ligj dhe në prova të Vendimet gjyqësore të rekursuara pothuajse janë shëmbëllim i njëra tjetrës dhe legalizojnë situatën se pjesa takuese ndërtimore e palës sonë i përket pjesës veriore të saj. Në këtë drejtim të dyja gjykatat i referohen kontratës së sipërmarrjes të datës 3.12.1997 ku shënohet se pjesa ndërtimore e palës sonë, do të jetë në Veri.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, në mungesë të palëve ndërgjyqëse, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi
V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

  1. Paditësat janë trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë të së ndjerës Jerina Musha, e cila ka vdekur në datë 21.08.2000. Konkretisht paditësi Bashkim Musha është bashkëshorti i saj, ndërsa paditësit e tjerë janë fëmijët e saj, sikurse ka rezultuar nga vendimi nr.1343 datë 17.04.2001 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë ligjore.

  2. Ka rezultuar se e ndjera Jerina Kusi (Musha), së bashku me persona të tjerë kanë qenë pronarë të një trualli, me sipërfaqe 580 m2, i ndodhur në Tiranë, rruga Shinasi Dishnica dhe kufizuar si me poshtë: Veriu-Xhemal Kusi dhe Hysen Hallullli; Jugu-familja Vorpsi dhe Toska; Perëndimi -rruga Shinasi Dishnica; Lindja -Myslym Hallulli si dhe të dy banesave me nr.124 dhe 118.

  3. Në vitin 1997, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e saj nr.319 Akti datë 11.08.1997 ka vendosur lejimin e pjesëtimit të kësaj pasurie të paluajtshme ndërmjet bashkëpronarëve të saj.

  4. Ndërkohë, në fazën e dytë të pjesëtimit, palët ndërgjyqëse në atë proces, kanë kërkuar zgjidhjen e çështjes me pajtim sipas kontratës së pjesëtimit me nr.3473/1156 datë 02.12.1997 dhe për rrjedhojë gjykata, pasi ka çmuar se kjo zgjidhje nuk është në kundërshtim me ligjin, me vendimin e saj nr.788 datë 03.03.1998 ka vendosur miratimin e pajtimit për pjesëtimin e pasurisë në bashkëpronësi.

  5. Në këtë marrëveshje, është parashikuar ndër të tjera se: “Jerina e Arjan Kusi do të marrin pjesën e shënuar me nr.4… me sipërfaqe 123,2 m2 që kufizohet: V-pjesën e Aishe Sulejmanit, Astrit Goles dhe Elsa Licos; L-me pjesën e familjes Lamlika; J-me pjesën e Meliha dhe Alije Hallullit ; P-rruga Shinasi Dishnica…” Bashkangjitur këtij vendimit është dhe skica planimetrike ku paraqiten pozicionimet e pronave të pjesëtuara mes bashkëpronarëve të saj me numrat përkatës.

  6. Kontrata e pjesëtimit me nr.3473/1156 datë 02.12.1997 është regjistruar konform ligjit në ZVRPP Tiranë, me numrat hipotekorë përkatës.

  7. Në datën 03.12.1997 është lidhur një kontratë sipërmarrje ndërtimi, në pjesën hyrëse të së cilës paraqiten palët nënshkruese të saj dhe me konkretisht: pala investitore shoqëria Veko sh.p.k. (palë e paditur në gjykim) dhe pronarët e truallit midis të cilëve, Jerina dhe Arjan Kusi, me pronën e tyre të regjistruar me nr.5655, datë 03.12.1997, në bazë të kontratës së pjesëtimit të datës 02.12.1997 për sipërfaqen prej 123,2 m2 në pronësi të tyre.

  8. Në kontratën e sipërmarrjes të datës 03.12.1997, disa nga pronarët e truallit (midis të cilëve dhe Jerina e Arjan Kusi) përfaqësohen nga avokat Bilal Dinoshi me prokurë të posaçme nr.2871/1071 të vitit 1997.

  9. Sipas kontratës së sipërcituar pronarët e truallit i vënë në dispozicion investitorit sipërfaqen e lirë të truallit të ndërtimit, me qëllim realizimin e një kompleksi shumëkatësh banimi me pronësi kolektive, ndërsa ”investitori” merr përsipër dhe detyrohet nëpërmjet këtij akti, që me realizimin e kompleksit të banimit sipas lejes së ndërtimit nr.145 datë 27.05.1997 të vërë në dispozicion të pronarëve të truallit 661,5 m2 ndërtim si dhe ndërtim në katin nëntokësor. Këto sipërfaqe do t’i jepen pronarëve të truallit me përfundimin e objektit, ku Jerina Kusi dhe Arjan Kusi do të marrin në katin përdhe dhe në katin e parë 132,3 m2 sipërfaqe ndërtimi në pjesën veriore të objektit dhe 13,2 m2 sipërfaqe ndërtimi në katin nëntokësor.

  10. Sikurse është përcaktuar në kontratën e mësipërme, në objektin e ndërtuar me lejen e ndërtimit nr.145 datë 27.05.1997, e cila është e pajisur me skicën/planvendosjen përkatëse, pronarët Jerina dhe Arjan Kusi do të marrin pjesën takuese në pjesën veriore të objektit. Në kontratën e sipërmarrjes, pronarët e truallit kanë rënë dakort, pasi janë njohur me lejen e ndërtimit të specifikuar në kontratë, për vendndodhjet e pjesëve takuese të tyre ndërtimore, pa u përcaktuar në mënyrë të detajuar kufizimet e këtyre pjesëve.

  11. Në bazë të vendimit të KRRT Tiranë të datës 02.10.1996, të marrë në mbledhjen e tij me nr.29 është miratuar sheshi i ndërtimit për godinë banimi 10 katëshe e garazhe poshtë banesës në emër të shoqërisë Veko sh.p.k.. Sheshi i ndërtimit për sipërfaqen prej 400 m2 është dhënë për pozicionin kadastral: V-Rruga e Dibrës; J-Shtëpi private; L- Rruga 4 Dëshmorët; P-Rruga Shinasi Dishnica. Po ashtu, në favor të shoqërisë Veko sh.p.k. është miratuar edhe leja e ndërtimit me nr.145 datë 27.05.1997 për objektin godinë banimi 10 katëshe në rrugën Shinasi Dishnica. Bashkangjitur lejes së ndërtimit është dhe plan-vendosja e banesës 10 katëshe, në të cilën pasqyrohet qartë pozicionimi i objektit godinë banimi të miratuar.

  12. Më pas nga ana e KRRT Tiranë është dhënë leja e ndërtimit nr.852 datë 24.12.1998 në favor të shoqërisë Veko sh.p.k., në rrugën Shinasi Dishnica, për shtesë kati nga 10 në 11 kate, bashkangjitur së cilës gjendet edhe planvendosja e shtesës së katit.

  13. Në bazë të vërtetimit të pronësisë me nr.203 regj., datë 08.12.1999 ka rezultuar se në pronësi të shoqërisë Veko sh.p.k. është regjistruar një godinë banimi 11 katëshe (me garazhe në katin nëntokë), bodrume, dyqane etj, me nr.9/75 pasurie dhe me kufizimet: V-pronarët Kusi; J-rrugicë qorre, familja Toska; L-M.Hallulli dhe H.Hallulli; P-rruga Shinasi Dishnica (këto kufizime përputhen me atë të truallit mbi të cilin është bërë ndërtimi, i pasqyruar në fazën e parë të pjesëtimit të truallit). Bashkangjitur këtij regjistrimi gjendet edhe harta treguese ku pasqyrohet vendndodhja e objektit godinë banimi dhe orientimin Veri-Jug i objektit të ndërtuar (sipas pozicionimit kadastral).

  14. Në zbatim të kontratës së sipërmarrjes së datës 03.12.1997, është lidhur më pas një akt marrëveshje e datës 12.09.1999 mes pronarëve të truallit, ndër të cilët edhe trashëgimlënësja e paditësve, e ndjera Jerina Kusi (Musha) dhe shoqërisë “Veko” sh.p.k., ku gjen pasqyrim fakti se pronarët e truallit do të përfitonin sipërfaqe ndërtimore shtesë për shkak se shoqëria “Veko” sh.p.k. ka realizuar ndërtim shtesë në objektin godinë banimi, për të cilën është lidhur dhe kontrata e sipërmarrjes. Sipas kësaj akt marrëveshje pronarët e truallit dhe më konkretisht Jerina dhe Arjan Kusi merrnin konkretisht një sipërfaqe: “...nga 132,3 m2 sipërfaqe ndërtimi që ishte në kontratën e sipërmarrjes, në 140 m2 sipërfaqe ndërtimi dyqan në katin përdhe dhe në katin e parë në pjesën veriore të objektit duke e shtuar këtë sipërfaqe po në të njëjtin vend që është përcaktuar në marrëveshjen e mëparshme”.

  15. Kjo akt marrëveshje (sipërfaqja prej 140 m2 në katin përdhe dhe të parë) ka gjetur zbatim të plotë në të gjitha aktet e mëvonshme, përfshirë kontratën e këmbimit dhe regjistrimet e pronës objekt gjykimi. Konkretisht, me përfundimin e godinës dhe regjistrimin e saj në ZVRPP Tiranë (me nr.203 rregj. datë 08.12.1999) është realizuar mes palës investitore dhe pronarëve të truallit kontrata e këmbimit me nr.1675/2205 datë 23.12.1999.

  16. Në këtë kontratë me objekt ”Këmbimin e pronësisë së truallit me sipërfaqe ndërtimi në godinën e ndërtuar nga shoqëria Veko sh.p.k.” gjendet e pasqyruar në mënyrë të shprehur prona truall në pronësi të secilit prej pronarëve (bashkëpronarë në grupe) dhe numrat përkatëse të regjistrimeve të tyre hipotekore, ku Jerina dhe Arjan Kusi kanë numër regjistri 5655 datë 03.12.1997 për sipërfaqen prej 123,2 m2 dhe kufizimet e truallit të tyre: V-me pjesën e Aishe Sulejmanit, Astrit Goles dhe Elsa Licos,; L-me pjesën e familjes Lamlika; J-me pjesën e Meliha dhe Alije Hallullit; P-rruga Shinasi Dishnica.

  17. Midis të tjerave në përbërje të pronës së ndërtuar nga shoqëria “Veko” sh.p.k. janë pasqyruar edhe dyqanet e gjendura në katin përdhe dhe të parë me sipërfaqe 140 m2, 140 m2, 163 m2, 50 m2 dhe 400 m2. Nga këto dyqane, shoqërisë “Veko” sh.p.k. i kanë mbetur në pronësi ato me sipërfaqe prej 50 m2 dhe 400 m2 ndërsa dyqanet e tjera i kanë kaluar pronarëve të truallit, ku pronarët Jerina dhe Arjan Kusi kanë përfituar një dyqan në katin I dhe të II me sipërfaqe prej 140 m2, si dhe një bodrum me sipërfaqe prej 13,2 m2 .

  18. Rezulton që pas nënshkrimit të kontratës së këmbimit të jetë nënshkruar mes pronarëve të truallit/përfaqësuesit të tyre dhe shoqërisë “Veko” sh.p.k. një procesverbal i datës 23.12.1999. Në këtë procesverbal bëhet fjalë për dorëzimin e ambienteve pronarëve të truallit nga shoqëria ndërtuese ku citohet shprehimisht se: “Firma Veko sh.p.k. i dorëzoi përfaqësuesit...ambientet duke bërë kontrollin teknik të tyre në zbatim të kontratës së sipërmarrjes në pjesën veriore të objektit, përkatësisht:...Për Jerina dhe Arjan Kusin, dyqan me sipërfaqe 140 m2 të vendosur në katin përdhe dhe të parë dhe 13,2 m2 bodrum në katin nëntokësor…”. Sipas këtij procesverbali, përfaqësuesi i pronarëve të truallit ka marrë në dorëzim të gjitha ambientet dhe çelësat e tyre.

  19. Më pas, nëpërmjet kontratës së shitblerjes të datës 19.01.2000, të lidhur mes Jerina Kusit (Mushës) dhe Arjan Kusit, ky i fundit pjesën e tij takuese prej ½ e bodrumit dhe dyqanit me sipërfaqe 140 m2, ia shet të motrës së tij Jerina Kusit (Mushës).

  20. Po ashtu, në kushtet kur, në kontratat e mëparshme të lidhura ndërmjet pronarëve të truallit dhe shoqërisë “Veko” sh.p.k., nuk janë përcaktuar kufijtë e sipërfaqeve takuese, në datë 12.01.2000, është lidhur një kontratë shtesë, mbi caktimin e kufizimeve përsa i përket dyqaneve e garazheve të marra në pronësi nga pronarët e truallit. Në këtë kontratë, ndër të tjera jepen kufizimet e dyqaneve edhe për Jerina dhe Arjan Kusin, si më poshtë: V- pronë e përbashkët dhe Fatmira Veizi, L- familja Myslym Hallulli me pjesën e familjes Lamlika, J –familja Vorpsi dhe P –familja Lamlika.

  21. Ka rezultuar se këto kufizime të përcaktuara në këtë kontratë janë të njëjtat me ato të pronës dyqan të mbajtur nga pala paditëse.

  22. Veç sa më sipër, në datën 19.09.2000 është lidhur kontrata e shitjes mes palës shitëse, shoqëria “Veko” sh.p.k., përfaqësuar nga përfaqësuesi i saj ligjor, shtetasi Ilir Magjistari dhe palës blerëse, të paditurve Kostika Lato dhe Venus Babani për dyqane të ndodhura në ndërtimin e kryer nga kjo shoqëri, me sipërfaqe 450 m2 në katin e parë dhe përdhe të ndërtimit.

  23. Paditësit kanë pretenduar se pjesa takuese e tyre në sipërfaqet e dyqaneve dhe bodrumit mbahet nga të paditurit Kostika Lato dhe Venus Babani, që nga koha e dorëzimit të kësaj sipërfaqeje nga ana e të paditurës shoqëria “Veko” sh.p.k. Ata pretendojnë se nënshkrimi nga ana e përfaqësuesit ligjor të pronarëve, av. Bilal Dinoshit, (i cili ka përfaqësuar edhe të ndjerën trashëgimlënësen e tyre), i procesverbalit të dorëzimit të sipërfaqeve takuese dhe nënshkrimi i kontratave të mëpasshme bazuar në këtë akt, duke përfshirë këtu edhe kontratën shtesë të datës 12.01.2000 mbi caktimin e kufijve të sipërfaqeve takuese dyqane dhe bodrume, është kryer nga ky përfaqësues tej tagrave të tij ligjore. Po ashtu, paditësit kanë pretenduar se i padituri Kostika Lato ka qenë edhe administrator i shoqërisë “Veko” sh.p.k. dhe nuk mund të kryhej tjetërsimi i sendeve nga shoqëria në favor të tij. Për sa më sipër, paditësit i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

  24. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4068 datë 19.05.2010 ka vendosur rrëzimin e kërkesë padisë.

  25. Në marrjen e këtij vendimi, gjykata ka arsyetuar se: “… -prona e përcaktuar (sipërfaqja ndërtimore) në kontratën e sipërmarrjes së ndërtimit është në pjesën veriore të godinës dhe se prona e poseduar në fakt nga pala paditëse është në pjesën veriore të godinës.- Kjo pronë dyqanet dhe bodrumi janë marrë në dorëzim nga pala paditëse trashëgimlënësja Jerina Kusi që në të gjallë të saj, në vitin 1999, si dhe nuk janë parashtruar kontestime, -Prona truall e Jerina Kusit dhe Arjan Kusit ndodhet e pozicionuar në pjesën perëndimore të sheshit të ndërtimit dhe jo në atë veriore të tij si dhe gjithashtu ndodhet në pjesën jugore të lejes së ndërtimit dhe jo në atë veriore të tij, gjë e cila do të thotë se sido që të pozicionohet godina e ndërtuar nga shoqëria Veko sh.p.k. (qoftë sipas lejes së ndërtimit qoftë sipas sheshit të ndërtimit), trualli i Jerina dhe Arjan Kusit nuk bie në pjesën veriore të godinës, si pjesë kjo përfituese e përcaktuar në kontratën e sipërmarrjes me vullnet të vetë pronarëve të truallit, -Referimi i bërë në kontratën e këmbimit ku sipas palës paditëse atyre u takon sipërfaqe ndërtimore direkt mbi truallin e tyre ishte i pambështetur (e analizuam më lart) -Dyqanet e poseduara nga pala e paditur nuk janë të pozicionuara në pjesën veriore të godinës, pavarësisht nga orientimi i godinës sipas sheshit apo lejes së ndërtimit, por në pjesën përkatësisht perëndimore (sipas sheshit) dhe jugore (sipas lejes së ndërtimit), gjë e cila do të thotë se në asnjë rast pjesa e poseduar nga pala e paditur Kostika Lato dhe Venus Babani nuk ka lidhje me pjesën takuese të palës paditëse, sipas kontratës së sipërmarrjes në ndërtim dhe akteve të realizuara në vazhdim mes palëve si dhe sjelljes në fakt të palës paditëse (Jerina Kusit në të gjallë të saj). -Godina në tërësinë e saj është e regjistruar në ZVRPP Tiranë dhe përkon me projektin nr.2 i cili mban vulën e Bashkisë Tiranë dhe me akt verifikimin e dorëzuar në ZRPP Tiranë, e cila nga ana e saj nuk ka paraqitur asnjëherë shkak mos pajisje me vërtetim pronësie (apo çertifikatë) për sipërfaqe informale të realizuar nga firma e ndërtimit. Fakti që prona e poseduar nga pala e paditur Kostika Lato dhe Venus Babani nuk ka asnjë lidhje me pronën e kontraktuar nga pala paditëse do të thotë se kjo e fundit nuk përligjet në kërkimin e saj kundrejt këtyre të paditurve për: -”kërkimin e trashëgimisë dhe dorëzimin e pasurisë trashëgimore” të përcaktuara në kontratën e sipërmarrjes dhe kontratën e këmbimit, sipas tyre, konkretisht mbi truallin prej 123,2 m2 dhe mbi të cilin ndodhet një pjesë e dyqaneve të mbajtura nga pala e paditur dhe të regjistruara në emër të saj në ZVRPP Tiranë. -Si dhe për të kërkuar pavlefshmërinë e kontratës së shitjes së datës 19.09.2000 të lidhur mes shoqërisë Veko sh.p.k. dhe Kostika Lato dhe Venus Babani dhe pasojave të ardhura prej tyre. Po ashtu i pambështetur, jo vetëm për shkak të mungesës së legjitimimit por dhe për shkak të referimit ligjor të bërë në padi është dhe pretendimi mbi pavlefshmërinë e veprimit juridik kontratë shitje e datës 19.09.2009 dhe deklaratë noteriale e datës 07.06.2006. Sipas palës paditëse ky veprim juridik i shitjes është i pavlefshëm në bazë të nenit 709/1 të K.C. Referimi në nenin 709/1 të K.C. nuk ka asnjë lidhje me veprimin juridik të kryer. Në këtë nen flitet për “ndalimin e blerjes nga personat që kanë në administrim ose ruajtje sende të huaja në bazë të ligjit ose të emërimit nga shteti, të këtyre sendeve...” dhe shtetasit Kostika Lato dhe Venus Babani nuk paraqitën me cilësinë e administratorit apo ruajtësit të sendeve të huaja lënë atyre në administrim/ruajtje. Pronat dyqane objekt i kontratës së sipërpërmendur, janë prona të shoqërisë “Veko” shpk, të regjistruara në ZRPP dhe jo sende të huaja të lëna saj në ruajtje apo administrim. Gjithashtu në kontratën e shitjes ata nuk janë paraqitur as në cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë, në respektim të nenit 67 të K.Civil në kontratën e lidhur mes tyre shoqëria është përfaqësuar nga Ilir Magjistari. Të gjitha sa më lart bëjnë të pambështetur dhe kërkimin për njohjen e pavërtetësisë së kartelës së pasurisë së paluajtshme që shënojnë pasurinë me sipërfaqe 224 m2 dhe 226 m2, në emër të të padidturve Kostika Lato dhe Venus Babani. Pra në tërësinë e saj padia objekt shqyrtimi e orientuar drejt kërkimit të sendeve dyqan dhe bodrum drejtpërdrejtë mbi truallin me sipërfaqe 123,3 m2 në pronësi të Jerina e Arjan Kusit dhe pronës së poseduar nga pala e paditur është e pambështetur dhe si e tillë duhet të rrëzohet…”

  26. Mbi ankim të palës paditëse, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2613 datë 01.12.2011 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit civil nr.4068 datë 19.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  27. Në lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, gjykata e apelit ka arsyetuar në të njëjtën mënyrë, duke argumentuar se: “…Marrja në dorëzim e dyqanit dhe bodrumit në konflikt është bërë me kontratën e shkëmbimit nr.7676/2205 datë 23.12.1999 të nënshkruar rregullisht nga palët pjesëmarrëse në kontratë si dhe kontratës shtesë nr.141/22 datë 12.01.2000, e cila nuk del të jetë kontestuar nga pronarja e truallit Jerina Kusi, e cila në atë kohë kur është lidhur kjo kontratë ka qenë gjallë, pasi ajo ka vdekur më 21.08.2000. Kontrata noteriale shtesë nr.141/22 datë 12.01.2000, është një akt zyrtar me fuqi të plotë provuese dhe për pronarët e truallit Jerina dhe Arjan Kusi, ajo është nënshkruar nga përfaqësuesi i tyre me prokurë të posaçme avokati i ndjeri Bilal Dinoshi. Përfaqësuesi i trashëgimlënëses Jerina Kusi Musha avokati i ndjeri Bilal Dinoshi sipas prokurës së posaçme nr.2871/1071 datë 04.11.1997 (faqja 81 e dosjes civile nr.8665 datë 03.10.2007) i ka patur të gjitha tagrat ligjore, nga të përfaqësimit për të kryer veprime të tilla dhe nuk është e vërtetë që ai ka tejkaluar kompetencat e dhëna në prokurën e posaçme nga të përfaqësuarit. E ndjera Jerina Kusi, kur janë kryer këto veprime nga përfaqësuesi i saj avokati Bilal Dinoshi ka qenë gjallë dhe pjesën takuese për pronën e fituar nga shkëmbimi i truallit me një dyqan 140 m2 dhe një bodrum 13.2 m2, ajo i ka regjistruar në pronësi dhe në qoftë se do të kishte kontestime ndaj përfaqësuesit të saj Bilal Dinoshi e kishte realizuar atë. Gjithashtu Kontrata shtesë nr.141/22 datë 12.01.2000, Kontrata e Shitblerjes nr.299/37 datë 19.01.2000, Kontrata e Shkëmbimit nr.7675/2205 datë 23.12.1999, Kontrata e Sipërmarrjes Ndërtimit nr.3513/1161 datë 03.12.1997, vërtetimi i ZRPP Tiranë nr.183 datë 06.08.2001, Deklarata Noteriale nr.2437/482 datë 15.04.2002 si dhe Prokura e Posaçme nr.2871/1071 datë 04.11.1997, janë akte zyrtare të përpiluara nga nëpunësit e shtetit dhe nga persona që ushtrojnë veprimtari publike të cilët përbëjnë prova të plota për përmbajtjen e tyre dhe në bazë të neneve 232 e 253/1 të K.Pr.Civile, nuk lejohet prova me dëshmitarë kundër ose tej përmbajtjes së tyre. Palët paditëse në qoftë se kanë pretendime ndaj këtyre akteve se janë të fallsifikuara, lejohet të provohet e kundërta në kushtet e neneve 32 / “ b” ,”c” e 253/2 të K.Pr.Civile, por ky gjykim duhet të ishte bërë përpara se të realizohen kërkimet e tjera të parashtruara në objektin e padisë…”

  28. Kundër vendimit nr.2613 datë 01.12.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs pala paditëse Bashkim Musha, Stavri Musha, Spartak Musha dhe Fatjon Musha, të cilët kërkojnë ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe detyrimin e të paditurve të lirojnë dhe dorëzojnë dyqanet dhe bodrumin që përkojnë me ndërtimet informale, si dhe detyrimin e ZRPP për të kryer regjistrimet përkatëse, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM


  1. Dispozitat e K.Civil në të cilat është parashikuar:

    1. Neni 349 i K.Civil: “Trashëgimtari mund të kërkojë me padi nga kushdo që posedon tërësisht ose pjesërisht pasurinë trashëgimore, njohjen e tij si trashëgimtar dhe dorëzimin e pasurisë trashëgimore dhe të pasurisë së fituar me anë të saj, sipas rregullave mbi posedimin me mirëbesim dhe me keqbesim.”


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON


  1. Se rekursi i paraqitur nga pala paditëse Bashkim Musha, Stavri Musha, Spartak Musha dhe Fatjon Musha, nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që motivojnë cenimin e vendimit nr.2613 datë 01.12.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.4068 datë 19.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi rrëzimin e kërkesëpadisë.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se vendimi nr.2613 datë 01.12.2011, i Gjykatës së Apelit Tiranë është dhënë në kushtet e kryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm dhe në zbatim të drejtë të ligjit material e procedural, ndaj për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi.

  3. Për çështjen objekt gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur rrëzimin e kërkesëpadisë si të pabazuar në ligj dhe në prova. Në qendër të argumentimit të asaj gjykate, ka qenë fakti se pasuria e përfituar nga pala paditëse në katin përdhe dhe në katin e parë të ndërtimit, ka qenë një pasuri e fituar nga trashëgimlënësja e tyre që në të gjallë të saj, në bazë të kontratës së sipërmarrjes dhe kontratës së këmbimit të pjesëve takuese dhe sipërfaqja e përfituar është tërësisht në përputhje me specifikimet e kryera në këto kontrata. Pozicionimi i kësaj sipërfaqeje nuk është kundërshtuar ndonjëherë nga trashëgimlënësja e paditësve dhe sipërfaqja në pronësi të paditësve nuk rrjedh nga kontrata e pjesëtimit të truallit mes bashkëpronarëve nr.3473/1156 datë 02.12.1997, por nga kontrata e këmbimit me palën e paditur shoqërinë “Veko” sh.p.k., pas ndërtimit të godinës shumëkatëshe nga ana e kësaj të fundit. Po ashtu, në vlerësimin e gjykatës së rrethit gjyqësor, përfaqësuesi me prokurë i pronarëve të truallit, av. B. Dinoshi, nuk ka vepruar tej tagrave të tij të përfaqësimit dhe veprimet e tij, të cilat janë kryer gjatë kohës që trashëgimlënësja Jerina Kusi (Musha) ka qenë gjallë, nuk janë kontestuar asnjëherë prej kësaj të fundit. Për më tepër, në lidhje me pretendimin për pavlefshmëri të kontratës së shitjes së dyqaneve ndaj të paditurve Kostika Lato dhe Venus Babani, gjykata ka konkluduar se këta të fundit nuk kanë vepruar në cilësinë e administratorit apo personit që ka në ruajtje një send gjatë lidhjes së kësaj kontrate, si dhe pjesa e përfituar prej tyre nuk ka lidhje me pjesën takuese të palës paditëse, sipas kontratës së sipërmarrjes në ndërtim dhe akteve të realizuara në vazhdim mes palëve, si dhe sjelljes në fakt të trashëgimlënëses së palës paditëse (Jerina Kusit) në të gjallë të saj.

  4. Në vlerësim të pretendimeve të ngritura në ankim nga pala paditëse, Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Në argumentimin e vendimmarrjes së saj, Gjykata e Apelit ka konkluduar në të njëjtën mënyrë, se përfitimi i pasurisë nga ana e palës paditëse është bërë konform kontratave të nënshkruara nga trashëgimlënësja e kësaj pale me shoqërinë e ndërtimit, përfitimi i pasurisë nuk është kundërshtuar ndonjëherë nga pronarja e truallit, dhe nuk ekziston asnjë arsye ligjore që të justifikojë pavlefshmërinë e veprimeve juridike të kryera pas nënshkrimit të kontratës së këmbimit, përfshi këtu edhe veprimin juridik të shitblerjes së lidhur mes shoqërisë “Veko” sh.p.k. dhe të paditurve Kostika Lato dhe Venus Babani.

  5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, i bazuar në argumentimin e mësipërm, është marrë në zbatim të duhur të ligjit material e procedural të aplikueshëm.

  6. Ky Kolegj vlerëson se thelbi i pretendimeve të palës rekursuese, i referohet kërkimit për t`u njohur trashëgimtarë të së ndjerës Jerina Kusi nga ana e palës së paditur dhe detyrimin e kësaj pale për të kryer dorëzimin e pasurisë trashëgimore, të pozicionuar ndryshe nga prona që paditësat kanë përfituar efektivisht. Sa i takon këtij pretendimi, Kolegji Civil vlerëson të drejtë argumentimin e Gjykatës së Apelit se kërkimi i paditësave për t`u njohur trashëgimtarë të së ndjerës Jerina Kusi, i kundërdrejtuar ndaj të paditurve në gjykim, është një kërkim i pabazuar. Në çështjen objekt gjykimi, sa kohë që pala e paditur në asnjë moment nuk ka kontestuar cilësinë e paditësave si trashëgimtarë dhe as ka cenuar të drejtën e tyre për të patur në pronësi pjesën që u vjen atyre në trashëgim nga ana e nënës së tyre, së ndjerës Jerina Kusi (Musha), pretendimi i paditësve mbetet tërësisht i pambështetur në ligj.

  7. Ndërkohë, në lidhje me pretendimin e paditësave rekursues se efektivisht atyre u takon një pjesë tjetër e po të njëjtës sipërfaqe, por e pozicionuar ndryshe nga pjesa e pronës e fituar prej nënës së tyre Jerina Kusi, Kolegji Civil vlerëson se një pretendim i tillë, përbën në thelb një kërkim për rivlerësim të provave në të kundërtën me ç`kanë konkluduar dy gjykatat e faktit, pas kryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithëanshëm, rivlerësim ky i cili nuk është në natyrën e gjykimit në Gjykatën e Lartë.

  8. Thënë kjo, Kolegji Civil vlerëson të drejtë përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Tiranë, sipas të cilit, sa kohë që ka rezultuar e provuar se prona e fituar nga trashëgimlënësja e palës paditëse, si në sipërfaqe, po ashtu edhe në pozicionimin ekzakt të saj, është konform kontratës së sipërmarrjes, kontratës së mëpasshme të këmbimit të pjesëve takuese, si dhe kontratës së saktësimit të kufijve përkatës të këtyre pjesëve, nuk ka vend për pranimin e kërkimit të palës paditëse.

  9. Për më tepër, sikurse me të drejtë ka argumentuar Gjykata e Apelit Tiranë, prona e fituar nga pala paditëse rrjedh pikërisht nga kontratat e mësipërme të sipërmarrjes dhe këmbimit të pjesëve takuese, në të cilat ka qenë palë nëna e tyre në të gjallë të saj dhe jo nga kontrata e pjesëtimit vullnetar të truallit në bashkëpronësi nr.3473/1156 datë 02.12.1997. Në të tilla rrethana, në kushtet kur pas kësaj kontrate pjesëtimi vullnetar, janë kryer një sërë veprimesh të tjera juridike nga vetë trashëgimlënësja e palës paditëse, me të drejtë Gjykata e Apelit ka konkluduar se, pretendimi i paditësve për përfitim të sipërfaqes takuese të pozicionuar pikërisht mbi sipërfaqen që i ka takuar trashëgimlënëses Jerina Kusi, sipas kontratës së pjesëtimit vullnetar, është i pabazuar ligjërisht.

  10. Veç sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson të pabazuar edhe pretendimin tjetër të palës rekursuese në lidhje me pavlefshmërinë e veprimeve juridike të lidhura nga ana e përfaqësuesit me prokurë të pronarëve të truallit, të ndjerit av.B.Dinoshi, me shoqërinë e ndërtimit “Veko” sh.p.k., (të kryera pas kontratës së këmbimit të pjesëve takuese), në kushtet kur sipas kësaj pale, ky përfaqësues ka vepruar tej tagrave të tij të përfaqësimit. Ndryshe nga ky pretendim, sikurse ka rezultuar e provuar nga hetimi i kryer nga dy gjykatat e faktit, përfaqësuesi me prokurë i pronarëve të truallit, i ndjeri avokat Bilal Dinoshi, ka vepruar brenda tagrave të tij të përfaqësimit të specifikuara në prokurën e posaçme nr.2871/1071 të vitit 1997, ndaj me të drejtë, Gjykata e Apelit Tiranë ka çmuar se nuk ka arsye ligjore për kontestimin e këtyre veprimeve juridike si të pavlefshme.

  11. Po ashtu, në lidhje me këtë pikë, Kolegji Civil çmon të drejtë edhe argumentimin tjetër të Gjykatës së Apelit Tiranë, sipas të cilit, veprimet juridike të kryera nga përfaqësuesi me prokurë, av. B. Dinoshi, janë realizuar gjatë kohës që trashëgimlënësja Jerina Kusi (Musha) ka qenë gjallë dhe nuk janë kundërshtuar asnjëherë prej kësaj të fundit dhe vëllait të saj Arjan Kusi, por përkundrazi janë pranuar plotësisht prej tyre, duke u kryer më pas veprime regjistrimi e tjetërsimi të kësaj prone.

  12. Së fundmi, sa i takon pretendimit të palës paditëse për pavlefshmërinë e kontratës së shitjes së objekteve dyqan, datë 19.09.2000, nga e paditura shoqëria “Veko”, sh.p.k. tek të paditurit e tjerë Kostika Lato dhe Venus Babani, për shkak se i padituri Kostika Lato ka qenë njëkohësisht edhe administrator i kësaj shoqërie, Kolegji Civil vlerëson se një pretendim i tillë, përbën në thelb një kërkim për rivlerësim prove, ndaj si i tillë, ai nuk mund të jetë objekt gjykimi në këtë gjykatë. Në kushtet kur nga ana e gjykatave të faktit, është hetuar në lidhje me këtë pretendim dhe ka rezultuar se i padituri Kostika Lato nuk ka vepruar njëkohësisht edhe si administrator i shoqërisë në momentin e lidhjes së kontratës së shitblerjes, dhe dy të paditurit nuk kanë qenë as persona të cilëve iu ishte besuar ruajtja apo administrimi i sendit të tjetërsuar, Kolegji Civil çmon se nuk ka vend për cenimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, edhe në lidhje me këtë pretendim të palës rekursuese.

  13. Për gjithë sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.2613 datë 01.12.2011, i Gjykatës së Apelit Tiranë, është rrjedhojë e kryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm dhe e zbatimit të drejtë të ligjit material e procedural, ndaj për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Procedurës Civile,



V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.2613 datë 01.12.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë.



Tiranë më 12.11.2015.



Nr. 11115-03157-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-3948 i Vendimit (484)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   22   23   24   25   26   27   28   29   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish