Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet25/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare
në datën 12.11.2015, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile nr.11111-02283-00-2012 Regj. Themeltar, që i përket palëve:
PADITËS: DIANA MURJA (SHERAMETI), përfaqësuar në gjykim nga av. Astrit Osmani.

TRASHËGIMTARËT E IDES DRASA:

ORNELA DRASA, përfaqësuar në gjykim nga av.Astrit Osmani.

ANDI DRASA, (në mungesë).

I PADITUR: LUIZA MUÇO, përfaqësuar në gjykim nga av. Eduart Velçani, në mungesë në shpallje.

RIKETA MUÇO (PARASHQEVI), (në mungesë).

MUSTAFA MUÇO, (në mungesë).

PERSON I TRETË: QERIBA MUÇO, (në mungesë).


OBJEKTI:

Detyrimi i të paditurve që të njohin paditësin bashkëpronar

për pasurinë e regjistruar nr.8 hipotekor, datë 16.02.2001 në Z.R.P.P Vlorë.

Evidentimi i këtij sendi në Z.V.R.P.P Vlorë në favor të trashëgimisë ligjore

të Lejla Muços për 1/3 pjesë dhe të paditëses trashëgimtare Ides Drasa

për 1/3 pjesë tjetër të saj.

Fshirjen e këtij sendi për 2/3 pjesë të tij nga emri i të paditurve.

Baza Ligjore: Neni 31, 32/a, 153 i Kodit Procedurës Civile.

Neni 651, 653, 469 i Kodit Civil të vitit 1929.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.770, datë 06.04.2010, ka vendosur:

“Të rrëzojë padinë e Ides Drasa dhe Diana Murja (Sherameti) kundër Luiza Muço (Gjoncaj) Riketa Muço (Parashqevi) e Mustafa Muços dhe personit të tretë Qeriba Muço, me objekt: Detyrim njohje bashkëpronar për pasurinë e regjistruar nr.8 hipotekor, datë 16.02.2001 në Z.R.P.P Vlorë etj, si të pabazuar në ligj e në prova.

Shpenzimet paditësit...”
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.286, datë 20.03.2012, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.770, datë 06.04.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.”



Kundër vendimit nr.286, datë 20.03.2012, të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka paraqitur rekurs pala paditëse Diana Murja (Sherameti) dhe Ides Drasa, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.286, datë 20.03.2012, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe të vendimit nr.770, datë 06.04.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke vendosur pranimin e kërkesëpadisë, për këto shkaqe:

- Nga përmbajtja e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë konstatohet se arsyetimi i saj është tej përmbajtjes së objektit të padisë në gjykim, pra gjykata ka dhënë një vendim për një padi të pavarur para saj për tu zgjidhur duke shkelur urdhërimet e neneve 3, 5, 6 dhe 28 të Kodit të Procedurës Civile.

- Gjykata ka shkelur dhe zbatuar keq ligjin procedural, nenin 16 të Kodit të Procedurës Civile si dhe nenet 7-10 të këtij kodi pasi ka dhënë një vendim tej fakteve të administruara në gjykim.

- Nga provat e administruara në dosje rezulton se prona objekt gjykimi deri në vitin 2001 në regjistrat e Z.R.P.P nuk ka asnjë lloj transferimi (transkriptimi). Ky fakt përcakton se bashkëpronari i paditësve ka njohur ata pronar për pasurinë e mësipërme. Ky konkluzion mbështetet dhe në legjislacionin e kohës. Nëse trashëgimlënësi Rushit do të pretendonte se ishte ai pronar i sendit objekt gjykimi duhej që në përputhje me Dekretin nr.2084, datë 06.07.1955 do të bënte regjistrim konform nenit 9.

- Sipas arsyetimit të bërë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë trashëgimlënësi Rushit Muço me vendimin civil nr.80 të vitit 1968 është njohur pronar i vetëm i banesës dhe truallit. Vërtetimet e faktit juridik nuk sjellin asnjë pasojë për të tretët. Ky “vërtetim fakti juridik” është marrë në shkelje të ligjit noterial.

- Toka truall e kësaj banese me Kushtetutën e vitit 1976 është deklaruar pronë e shtetit, fakt që ndërpret të gjitha afatet e përcaktuara për këtë pronë.

- Në kundërshtim me sa arsyetojnë gjykatat në vendimet e tyre paditë e njohjes nuk parashkruhen ashtu sikurse nuk parashkruhet padia.

- Gjykata ka shkelur dhe zbatuar keq ligjin material, nenin 9, të Dekretit nr.2084, datë 15.04.1993, pasi nëse të paditurit kanë fituar me parashkrim fitues këtë pasuri, atëherë regjistrimi i kësaj prone në Z.R.P.P bëhet në bazë të një vendimi gjyqësor të ngritur prej të paditurve kundër paditësve të cilët ipso jure janë pronarë të kësaj pasurie dhe jo posedues të ligjshëm të saj, neni 651 i Kodit Civil të vitit 1929.

- Në rastin konkret jemi para gjendjes së trashëgimisë së pezulluar. Me Kushtetutën e viti 1976 toka u shpall tërësisht pronë e shtetit, fakt që gjen pasqyrim në Kodit Civil, të vitit 1981 neni 70.

- Që nga ky moment paditëseve iu fillojnë afatet e parashkrimit të kërkimit të kësaj trashëgimie, të cilat nuk janë realizuar për faktin se në vitin 1994 ka hyrë në fuqi Kodi i ri Civil.

- Gjykata në zbatim të nenit 154/a, të Kodit të Procedurës Civile, pasi caktoi një afat për plotësimin e të metave sipas interpretimit të bërë nga ana e saj, duhet të konsideronte padinë si një padi që mbetet pa veprime.

- Gjykata ka gjykuar një çështje pa u formuar në rregull ndërgjyqësia në këtë proces, pasi si paditëse duhet të ishte edhe Irena Sherameti si trashëgimtare ligjore, e cila ka paraqitur në gjyq prokurën, që ka pasur interesa në këtë çështje.

- Çështja të kthehet për rigjykim me një tjetër trup gjykues dhe vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, të prishet, pasi Irena Sherametit i është mohuar e drejta për të qenë palë në këtë proces gjyqësor.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, si dëgjoi përfaqësuesin e paditëseve Diana Murja dhe Ornela Drasa, av. A. Osmani, i cili kërkoi ndryshimin e vendimeve të gjykatave të faktit dhe pranimin e padisë, si dëgjoi përfaqësuesin e të paditurës Luiza Muço, av. E Velçani, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit, në mungesë të palëve të tjera ndërgjyqëse, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi


V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

  1. Palët ndërgjyqëse janë në një marrëdhënie të posaçme me njëri tjetrin.

  2. Konkretisht, paditësja Diana Murja (Sherameti) është mbesa e trashëgimlënësit Mustafa Selam Muços (e bija e vajzës së tij, Lejla Muço), ndërsa paditësja Ides Drasa, është vajza e Mustafa Muços.

  3. Të paditurit janë mbesat dhe nipërit e trashëgimlënësit Mustafa Muço, konkretisht vajzat dhe djali (i riu) i të ndjerit Rushit Muço, djalit të trashëgimlënësit Mustafa Muço.

  4. Sipas dëshmisë së trashëgimisë, vendim nr.568, datë 03.03.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, i ndjeri Mustafa Selam Muço (trashëgimlënësi i palëve ndërgjyqëse) ka vdekur në dhjetor të vitit 1944, duke lënë trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë, djalin e tij Rushit Muço dhe 2 vajzat, Ides Drasa e Leila Muço (Sherameti) të cilët trashëgojnë secili nga 1/3 pjesë.

  5. Sipas dëshmisë së trashëgimisë, vendim nr.2953, datë 25.11.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, i ndjeri Rushit Muço ka vdekur duke lënë trashëgimtare bashkëshorten e tij Myzafere Muço dhe fëmijët e tij Mustafa, Riketa, Qeriba e Luiza Muço. Duke qenë se Myzafere Muço ka vdekur, trashëgimtarë ligjorë të rradhës parë kanë mbetur katër fëmijët e saj, Mustafa Muço, Riketa (Parashqevi) Muço, Qeriba Gjika (Muço) dhe Luiza Gjonce (Muço).

  6. Sipas dëshmisë së trashëgimisë, vendim nr.9519, datë 06.11.2008 të Gjykatës Tiranë, e ndjera Leila Shameti (Muço) ka vdekur duke lënë si trashëgimtare të saj Diana Sherameti dhe Irena Sherameti.

  7. Sipas paditësve, trashëgimlënësi i tyre Mustafa Selam Muço ka patur në pronësi të tij një shtëpi banimi së bashku me truallin përkatës të ndodhur në Vlorë.

  8. Mbi kërkesën e Mustafa Muços (të riut), të paditur në këtë proces, më datë 02.02.2001, Z.R.P.P.Vlorë ka bërë regjistrimin e pasurisë së mësipërme me nr.8 hipotekor, datë 16.02.2001, në emër të babait të të paditurit Mustafa Muço, Rushit Muco dhe motrave të tij Riketa e Luiza.

  9. Paditëset pretendojnë se kjo pasuri nuk është vetëm e të paditurve, por e Mustafa Selam Muços, trashëgimlënësit të tyre dhe në bazë të nenit 653 të Kodit Civil, të vitit 1929, atyre u takon nga 1/3 pjesë secilës, e cila është e barabartë me 2/3 pjesë të kësaj pasurie. Me këtë pretendim paditëset i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

  10. Në përfundim të hetimit gjyqësor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.770, datë 06.04.2010, ka vendosur të rrëzojë padinë e Ides Drasa dhe Diana Murja (Sherameti) kundër Luiza Muço (Gjonçaj), Riketa Muço (Parashqevi) e Mustafa Muços dhe personit të tretë Qeriba Muço, si të pabazuar në ligj e në prova.

  11. Gjykata ka arsyetuar se: “…Prej kësaj kohe deri sa vdiq i ndjeri Rushit Muço është sjellë si pronar i vetëm mbi pronën objekt gjykimi duke mos pasur asnjë shqetësim ose kërkese nga paditësit. Këtë fakt e vërteton edhe kredia Bankare për përmirësimin rrënjësor të banesës sipas shkresës së BKT nr.2452, dt. 10.12.09 dhe e ka shlyer plotësisht atë. Sipas ligjit nr.1903, datë 20.07.1954, nenit 1 të këtij ligji, Komiteti Ekzekutiv të Qytetit ose Rrethit, i caktohet pronarit një afat për ndreqjen e banesës, pasi të ketë planifikuar bazën materiale dhe një kredi bankare në rast nevoje. Paditësit në rast se do të ishin pronar, kredia do ti jepej jo vetëm Reshit Muços por edhe paditëseve Diana Muria (Sherameti) dhe Ides Drasa si bashkëpronare. Paditëset në rast se kishin pretendime qysh në atë kohë mund të kontribuonin pa kredinë për rregullimin tërësisht të banesës dhe të ngrinin padi për të kërkuar bashkëpronësinë. Fakti që këtë gjë nuk e kanë bërë ka treguar se kanë hequr dorë nga e drejta mbi pjesën e tyre të bashkëpronësisë, me veprime konkludente dhe heshtje. I ndjeri Rushit Muço me vendimin e Gjykatës Rrethit Vlorë nr.80, datë 26.2.1968 është njohur pronar i vetëm i banesës dhe truallit objekt gjykimi. Këtë fakt e ka provuar edhe ndaj organeve shtetërore të kohës si Komitetit Ekzekutiv K.P.Qytetit Vlorë, BKT. Sipas Dekretit të viti 1954 “Mbi trashëgiminë” dhe ndryshimeve të v. 1960, padia për kërkimin e trashëgimisë parashkruhej me kalimin e 6 viteve nga çelja e trashëgimisë së të ndjerit Mustafa Muco në dhjetor të V. 1944...(...)...Si përfundim paditëset si në Kodin e v. 1929,1954-60 dhe v. l981- e kanë humbur të drejtën e kërkimit të trashëgimit për shkak se: (a) Nuk e kanë ushtruar brenda afatit që parashikon ligji, kohës (v. 1929,1954- 60 dhe 81) se, ato paditëset kanë qenë në dijeni të ndryshimeve rrënjësore të banesës me anë kredie nga Rushit Muco për shkak të marrëdhënieve të posaçme me Rushitin (se janë vëllezër e motra) dhe me veprime konkludente në heshtje e kanë pranuar atë pa ngritur asnjë pretendim në gjykatë ose në Administratën Publike për një kohë të gjatë; (b) Përfaqësuesi i paditëseve ne gjykim paraqiti si argument kundra të paditurve edhe përmbajtjen e n. 351 KC. V.1994, ku thuhet se: “Padia për kërkimin e trashëgimit nuk parashkruhet me arsyetimin se jemi përpara “gjendjes së trashëgimisë së pezulluar”. Në vendimin unifikues të Gjykatës Lartë Tiranë nr.24, dt 13.3.02 është sqaruar se bëhet fjalë për pasuri të marra nga shteti (f.7) siç është ligji 7698 dt 15.4.93 “Për kthimin e kompensimin e pronave” dhe ligji nr.7514 “Për pafajësinë amnistinë dhe rehabilitimin e ish të përndjekurve politikë”. Në rastin në gjykim pasuria objekt gjykimi midis paditësve dhe të paditurve nuk është marrë nga shteti, por është poseduar e gëzuar prej v. 1968 dhe deri me sot prej Rushit Muços dhe fëmijëve të tij Mustafa Muço (i riu) dhe motrave të tij Luiza, Riketa etj. Pretendimi i paditësve Ides Drasa dhe Dina Murja (Sherameti) se në Kodin Civil viti 1994 nuk ka parashkrim sipas nenit 351 të Kodit Civil, çmohet nga gjykata se nuk ka vend të aplikohet pasi ka hyrë në fuqi në 01.11.94 dhe mund të zbatohet vetëm për ato marrëdhënie juridike të lindura pas 01.11.94...”

  12. Mbi ankim të palës paditëse, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.286, datë 20.03.2012, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.770, datë 06.04.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

  13. Gjykata e Apelit ka arsyetuar se: “…Nga prona objekt gjykimi, ekziston vetëm trualli i zënë por në të kryhen ndërtime, e banesa e mëparshme nuk ekziston. Me vendimin nr.80 të vitit 1968 pronar i vetëm i kësaj pasurie të paluajtshme është njohur i ndjeri Rushit Muço. Sipas ligjit të kohës Dekretit “Mbi trashëgimin” të vitit 1954 neni 19, ndryshuar në vitin 1960 padia për kërkimin e trashëgimisë parashkruhet me kalimin e 6 vjetëve dhe në këtë rast nuk mund ti referohet dispozitave të Kodit Civil të vitit 1929, sepse në zbatim të Ligjit të kohës (viteve 1929,1954,1960,1981) paditëset e kanë humbur këtë të drejtë të cilën nuk e kanë ushtruar, brenda afatit ligjor, të mohuar dhe në mënyrë publike dhe për të cilën kanë patur dijeni. Sipas nenit 65/c të Ligjit nr.3169 datë 26.10.1960, “Afatet e parashkrimit (6 vjeçar) zbatohen dhe për trashëgimitë e çelura para datës 31.08.1954”. I pabazuar bëhet pretendimi tjetër i ngritur nga paditëset se: “Rasti përfshihet në “gjendjen e trashëgimisë së pezulluar” dhe për këtë shkak padia për kërkimin e trashëgimit nuk parashkruhet (Vendimi Unifikues i Gjykatës së Lartë nr.24 datë 13.03.2002). Ky vendim bën fjalë për pasurinë e paluajtshme të marrë nga shteti e të trajtuar në bazë të Ligjit nr.7968 datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” apo Ligjit nr.7514 datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë, rehabilitimin e ish të dënuarve e të përndjekurve politikë”. Është e vërtetë se kërkimi i trashëgimisë ka rregullime të ndryshme në Legjislacione të ndryshme deri në miratimin e Kodit Civil të vitit 1994 sipas të cilit: “Padia e kërkimit të trashëgimisë nuk parashkruhet”. Trashëgimlënësi Rushit Muço (trashëgimtarët e tij) të paditurit në gjykim e kanë disponuar e gëzuar qetësisht, pronën objekt gjykimi, për më tepër se 30 vjet (që nga viti 1968), periudhës gjatë së cilës paditëset nuk kanë kontestuar faktin si më lartë. I pabazuar bëhet dhe pretendimi tjetër i paraqitur nga paditëset se në gjykim duhet të thirrej dhe trashëgimtarja Irena Shameti, vajza e trashëgimlënëses Lejla Shameti, pra nuk është rregulla drejt ndërgjyqësia, në bazë të nenit 154/a, 176 të K.Pr.C. Kërkimi i trashëgimisë mund të bëhet nga çdo trashëgimtar (dhe sipas Kodit Civil, të tanishëm, sipas nenit 350 të tij)...(...)”

  14. Kundër vendimit nr.286, datë 20.03.2012, të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka paraqitur rekurs pala paditëse Diana Murja (Sheremeti) dhe Ides Drasa, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.286, datë 20.03.2012, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe të vendimit nr.770, datë 06.04.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke vendosur pranimin e kërkesëpadisë, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM


  1. Dispozitat e Dekretit nr.1982 datë 05.07.1954 “Mbi Trashëgiminë”, ndryshuar me Dekretin nr.3167 datë 26.10.1960, në të cilat është parashikuar:

15.1 Neni 19, i ndryshuar, paragrafi i fundit: “…Padia për kërkimin e trashëgimit parashkruhet me kalimin e gjashtë vjetëve nga koha e çeljes së trashëgimisë…”


15.2 Neni 31 i Dekretit nr.3167 datë 26.10.1960, paragrafi i parë: “Afatet e parashkrimit të parashikuara nga nenet 19 dhe 47 të ndryshuar të dekretit mbi trashëgiminë zbatohen edhe për trashëgimitë e çelura para hyrjes në fuqi të tij (31.8.1954)…”
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON


  1. Në fillim të seancës gjyqësore të datës 16.07.2015, mbi pyetjen e gjykatës nëse palët ndërgjyqëse kanë kërkesa paraprake, përfaqësuesi i palës paditëse, parashtroi se ka ndërruar jetë paditësja Ides Drasa dhe në bazë të dëshmisë së trashëgimisë ligjore nr.7264 rep. nr.1245 kol. datë 24.09.2013 të noteres Xhevajire Brahaj, trashëgimtarë ligjorë të së ndjerës, janë përkatësisht Ornela Drasa (e bija) dhe Andi Drasa (i biri). Në të tilla kushte, përfaqësuesi i palës paditëse kërkoi kalimin procedural për të ndjerën Ides Drasa tek trashëgimtarët e saj ligjorë.

  2. Kolegji Civil, në seancën e datës 01.10.2015, pas shqyrtimit të kërkesës paraprake, mbështetur në paragrafin e parë të nenit 199 të K.Pr.Civile, ku përcaktohet shprehimisht se: “Kur njëra nga palët vdes, çështja vazhdon nga ose kundër trashëgimtarëve të saj”, vendosi të kryejë kalimin procedural për të ndjerën Ides Drasa, e cila në këtë gjykim zëvendësohet nga trashëgimtarët e saj ligjorë, Ornela Drasa dhe Andi Drasa.

  1. Në lidhje me rekursin e paraqitur nga pala paditëse, Kolegji Civil vlerëson se ai nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që motivojnë cenimin e vendimit nr.286, datë 20.03.2012, të Gjykatës së Apelit Vlorë, i cili ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.770, datë 06.04.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbi rrëzimin e kërkesëpadisë.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se vendimi nr.286, datë 20.03.2012, i Gjykatës së Apelit Vlorë është dhënë në zbatim të drejtë të ligjit material e procedural, ndaj për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi.

  3. Për çështjen objekt gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur rrëzimin e kërkesëpadisë si të pabazuar në ligj dhe në prova. Në qendër të argumentimit të asaj gjykate, ka qenë fakti se padia për kërkimin e trashëgimisë është parashkruar sipas ligjit të kohës, e konkretisht nenit 19 të Dekretit të vitit 1954 “Mbi trashëgiminë” të ndryshuar me Dekretin nr.3167 datë 26.10.1960. Konkretisht, çelja e trashëgimisë për të ndjerin trashëgimlënës Mustafa Muço është kryer në dhjetor të vitit 1944 dhe sipas nenit 19 të Dekretit të sipërcituar (të ndryshuar), padia për kërkimin e trashëgimisë parashkruhej brenda 6 viteve nga çelja e dëshmisë së trashëgimisë. Po ashtu, Gjykata ka argumentuar se afati 6 vjeçar i kërkimit të trashëgimit, në referim të dispozitave përmbyllëse të Dekretit nr.3167 datë 26.10.1960, zbatohet edhe për trashëgimitë e çelura para hyrjes në fuqi të Dekretit të vitit 1954 “Mbi Trashëgiminë”, sikurse dhe rasti objekt gjykimi.

  4. Në vlerësim të pretendimeve të ngritura në ankim nga pala paditëse, Gjykata e Apelit Vlorë, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Në argumentimin e vendimmarrjes së saj, Gjykata e Apelit ka konkluduar se padia e palës paditëse për kërkimin e trashëgimisë, është e parashkruar sipas ligjit të kohës. Po ashtu, ajo gjykatë ka theksuar se, ndryshe nga pretendimet e palës paditëse, nuk ka vend për zbatimin e Kodit Civil aktual të vitit 1994, sipas të cilit, padia për kërkimin e trashëgimit nuk parashkruhet, në kushtet kur ky ligj ka hyrë në fuqi në datën 01.11.1994, e për pasojë nuk mund të jetë i zbatueshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjes objekt gjykimi.

  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë, i bazuar në argumentimin e mësipërm, është marrë në zbatim të duhur të ligjit material të aplikueshëm, e konkretisht nenit 19 të Dekretit nr.1982 datë 05.07.1954 “Mbi Trashëgiminë”, ndryshuar me Dekretin nr.3167 datë 26.10.1960.

  1. Fillimisht, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, të dyja gjykatat e faktit kanë identifikuar drejt shkakun ligjor të kërkesëpadisë, duke u nisur nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë dhe baza ligjore e specifikuar në të. Konkretisht, paditësat nëpërmjet padisë së tyre, kërkojnë njohjen bashkëpronarë me të paditurit në pasurinë që u vjen atyre në trashëgim nga trashëgimlënësi i tyre, i ndjeri Mustafa Muço. Ky kërkim i pasurisë trashëgimore është kundërdrejtuar ndaj palës së paditur, e cila është mbajtëse efektive e kësaj pasurie.

  2. Në vijim të sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson të drejtë argumentimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, sipas të cilit, në kushtet kur gjendemi përpara një konflikti për kërkimin e trashëgimit, në bazë të ligjit të zbatueshëm për rastin konkret, padia është parashkruar, pasi ka kaluar afati 6 vjeçar nga momenti i çeljes së trashëgimisë për të ndjerin Mustafa Muco në dhjetor të vitit 1944. Konkretisht, në bazë të nenit 19 të Dekretit të vitit 1954 “Mbi trashëgiminë”, të ndryshuar me Dekretin nr.3167 datë 26.10.1960, padia për kërkimin e trashëgimisë parashkruhej me kalimin e 6 viteve nga çelja e trashëgimisë. Në kushtet kur paditëset, edhe pse kanë qenë në dijeni të së drejtës së tyre dhe mbajtjes së vazhdueshme të pasurisë trashëgimore nga ana e palës së paditur, nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë brenda afatit të sipërcituar, padia e tyre për kërkimin e trashëgimisë është e parashkruar.

  3. Po ashtu, Kolegji Civil vlerëson se, pavarësisht faktit që ndryshimet e Dekretit të vitit 1954 “Mbi trashëgiminë” kanë ndodhur në vitin 1960, zbatueshmëria e tyre për çështjen objekt konflikti, garantohet nga fakti që në dispozitat përmbyllëse, e konkretisht në nenin 31 të Dekretit të vitit 1960, është parashikuar efekti prapaveprues i afatit të parashkrimit 6 vjeçar për kërkimin e trashëgimisë, duke u përcaktuar ekzaktësisht se ky afat zbatohet edhe për trashëgimitë e çelura para hyrjes në fuqi të Dekretit të vitit 1954 “Mbi Trashëgiminë”, pra përpara datës 31.08.1954, sikurse dhe rasti objekt gjykimi.

  4. Veç sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson të drejtë edhe përfundimin tjetër, sipas të cilit në rastin konkret, ndryshe nga pretendimet e palës paditëse, nuk ka vend për zbatimin e Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.24 datë 13.03.2002, pasi ky vendim, përveç faktit që rithekson parimin sipas të cilit ligji i zbatueshëm për rregullimin e marrëdhënieve të trashëgimisë është ligji në fuqi në kohën e çeljes së saj, në pjesën tjetër të tij, i referohet pasurive të paluajtshme të marra nga shteti e të trajtuara në bazë të Ligjit nr.7968 datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, apo Ligjit nr.7514 datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë, rehabilitimin e ish të dënuarve e të përndjekurve politikë”. Ndryshe nga sa më sipër, pasuria trashëgimore mbi të cilën shtrihet kërkimi i palës paditëse rekursuese, nuk ka qenë ndonjëherë objekt trajtimi i ligjeve të mësipërme, pasi nuk është marrë asnjëherë nga shteti. Përkundrazi, ashtu sikurse ka rezultuar nga hetimi i kryer nga dy gjykatat e faktit, kjo pasuri është poseduar e gëzuar që prej vitit 1968 dhe deri me sot, prej palës së paditur në gjykim, posedim ky për të cilin pala paditëse ka qenë në dijeni gjatë gjithë kohës.

  5. Së fundmi, Kolegji Civil vlerëson jo të drejtë pretendimin e palës rekursuese mbi zbatimin në çështjen objekt gjykimi, të Kodit Civil të vitit 1994, sipas të cilit paditë për kërkimin e trashëgimit nuk parashkruhen. Ndryshe nga ky pretendim, Kolegji Civil vlerëson se, bazuar në parimin ligjor të zbatimit të ligjit material të kohës në të cilën ka lindur një marrëdhënie juridike, dispozitat e Kodit Civil aktual, mund të zbatohen vetëm për ato marrëdhënie juridike të lindura pas datës së hyrjes së tij në fuqi, e konkretisht datës 01.11.1994 dhe jo për marrëdhënie juridike të lindura para kësaj date, sikurse dhe çështja objekt gjykimi. Një interpretim në të kundërtën, do të cenonte thelbësisht bazueshmërinë në ligj të vendimit gjyqësor si dhe garantimin e parimit të sigurisë juridike për palët ndërgjyqëse.

  6. Për gjithë sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.286, datë 20.03.2012, i Gjykatës së Apelit Vlorë, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit material e procedural, ndaj për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Procedurës Civile,



V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.286 datë 20.03.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë.



Tiranë më 12.11.2015

Nr. 11111-00463-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-4058 i Vendimit (483)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish