Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet32/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Aleksandër Muskaj Anetar

Guxim Zenelaj Anëtar

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 25.11.2015, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11243-02311-00-2012, që u përket palëve:
PADITËS: TRASHËGIMTARËT E YLVI TARTALE DHE XHEMILE TARTALE:

1. FATMIR TARTALE,

2. DONIKA TARTALE,

3. GERTI TARTALE,

4. EDLIRA TARTALE,

5. MIGENA LASKA,

6. ARMAND TOTA,

Të përfaqësuar në këtë gjykim ashtu si në gjykimet e mëparshme nga av.Arben Vani,

TRASHËGIMTARËT E SKËNDER VATHI,

7. ISMETE VATHI,

8. ETLEVA LESKAJ (VATHI),

9. DORINA TOLI (VATHI),

10. ELONA HAXHIJAHJA (VATHI),

11. ENKELEDA HYKA (VATHI),

Të përfaqësuar në këtë gjykim ashtu si në gjykimet e mëparshme nga av.Roland Përmeti,

TË PADITUR: TRASHËGIMTARËT E ESMA HATIBI:

1. JETA HYSENI, në mungesë,

2. ISMETE ALIZOTI (SAKIQI), në mungesë,

3. BYLENT SAKIQI, në mungesë,

4. MIMOZA HATIBI, në mungesë,

5. GENC HATIBI, në mungesë,

6. BEDI SAKIQI, në mungesë,

7. ZAMIRA HATIBI (SAKIQI), në mungesë,

8. ADELINA KOJA, në mungesë,

9. NAMIK HATIBI (JAHJA),

10. NEXHDET HATIBI (JAHJA),

11. SABIHA GANI,

Të përfaqësuar në këtë gjykim ashtu si në gjykimet e mëparshme nga av.Taulant Jorgji ,


12. AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE,

AVOKATURA E SHTETIT në mungesë,


OBJEKTI:

Anullim i vendimit nr.259, datë 17.08.2000 i K.K.K.P Tiranë.

Baza Ligjore: Neni 27/a i ligjit nr.7698, datë 15.04.1993

“Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve”.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2412, datë 05.06.2002, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë.

Anullimin tërësisht të vendimit nr.259, datë 17.08.2000 të K.K.K.Pronave Tiranë.”
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.244, datë 25.02.2003, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.2412, datë 05.06.2002, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.33, datë 15.03.2006, ka vendosur:

“Rivendosja në afat e të drejtës së rekursit për në Gjykatë të Lartë të paditësave.”


Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, ka vendosur:

“Mospranimi i rekursit të palës paditëse kundër vendimit nr.33, datë 15.03.2006 të Gjykatës së Apelit Tiranë.”


Gjykata e Lartë, me vendimin nr.349, datë 29.03.2007, të Kolegjit Civil ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.244, datë 25.02.2003, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.2412, datë 05.06.2002, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me tjetër trup gjykues.”


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7035, datë 24.07.2008, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë.

Anullimin tërësisht të vendimit nr.259, datë 17.08.2000, të K.K.K.Pronave Tiranë.”
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1082, datë 07.05.2012, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.7035, datë 24.07.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt: Rrëzimin e padisë.”


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka bërë rekurs paditësat Fatmir Tartale etj., të cilët kërkojnë nga Gjykata e Lartë, prishjen e vendimit nr.1082, datë 07.05.2102, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.7035, datë 24.07.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, duke parashtruar këto shkaqe:

  • Gjykata e Apelit arrin në konkluzionin e gabuar se paditësit nuk legjitimohen në ngritjen e padisë. Paditësit kanë legjitimitet në ngritjen e padisë, bazuar në nenet 32 e 325 të K.Pr.Civile dhe neneve 1 e 27 pika “a” të ligjit nr.7698, dt.15.04.1993, “Për KKP ish-pronarëve”. Në rastin konkret vendimi nr.259, dt.17.08.2000, i KKKP Tiranë cënon drejtpërdrejtë interesat dhe të drejtat e paditësve, si qiramarrës të një banese shtetërore, gëzojnë të drejtën e privatizimit, si një e drejtë reale, kanë legjitimitetin në ngritjen e padisë për anullimin e vendimit nr.259, dt.17.08.2000, të KKKP Tiranë, i cili është një akt administrativ i nxjerrë në favor të të paditurve.

  • Çështja e legjitimitetit aktiv të paditësve si çështje e ligjit dhe jo si çështje fakti, është zgjidhur nga vetë Kolegji Civil i Gjykatës së Larté, i cili me vendimin e tij nr.349, dt.29.03.2007, ktheu çështjen për rigjykim për shkaqe të tjera, duke konfirmuar legjitimitetin aktiv të paditësve. Në rast të kundërt kjo Gjykatë do të kishte rrëzuar padinë për shkak të mungesës së legjitimitetit.

  • Në nenin 493/3 të K.Pr.Civile, parashikohet se: “Në rigjykim palët nuk mund të bëjnë pretendime të ndryshme nga ato të pranuara në vendimin e Gjykatës së Lartë”. Ky qëndrimi i Gjykatës së Apelit është i paligjshëm, gjë e cila e bën të cënueshëm vendimin e saj vetëm për këtë fakt.

  • Praktika gjyqësore dhe vetë Gjykata e Lartë ka pranuar legjitimitetin aktiv të qiramarrësve në ngritjen e padive për anullimin e akteve administrative të kthimit të pronave, të cilat janë dhënë në kundërshtim me kërkesat e ligjit.

  • Pasi e ka shpallur të pathemeltë padinë për shkak legjitimiteti, Gjykata e Apelit në pjesën vijuese të vendimit të saj vihet të arsyetojë lidhur me themelin e çështjes. Këtu përfundimet e Gjykatës bëhen jo me të kritikueshme, por të qortueshme e shumë të dyshimta lidhur me paanësinë e saj në trajtimin e çështjes.

  • Të paditurit nuk kanë paraqitur asnjë titull konkret të kësaj pronësie.

  • Nga nota e transkriptimit dt.14.02.1950, në favor të shtetit kundër të ndjerit Hatibi, trashëgimlënësi i të paditurve, bazuar në dekretin nr.801, dt.23.03.1950, është regjistruar me nr.3 dhe një shtëpi me bodrum, me 5 dhoma, 1 kuzhinë dhe aksesorë, e ndodhur në L“10 Korriku”, Rr.“Hilë Mosi” nr.12, me kufizimet ... Në këtë transkriptim ka shënimin “U transkriptua me shënimin se prona e tretë nuk u gjet e regjistruar”. Për banesën dhe truallin, objekt gjykimi, nuk ka titull pronësie siç rezulton për pikat 1 dhe 2 të kësaj note transkriptimi për dy banesat e tjera të të paditurve. KKP Tiranë në mënyrë të paligjshme ka përdorur regjistrimin hipotekor nr.165, dt.10.03.1932 dhe 02.01.1936, që u përket dy banesave të tjera që u janë kthyer të paditurve me vendimin nr.356, dt.20.04.1994, të KKKP Tiranë. Për banesën dhe truallin, të ndodhur në parcelën nr.416/226 nuk ka regjistrim hipotekor të pronësisë dhe nëse do kishte titull pronësie do ishte kthyer me vendimin nr.356, dt.20.04.1994, të KKKP siç është vepruar për dy pronat e tjera.

  • Kthimi i pronës pa titull pronësie të mëparshëm, bazuar vetëm në aktin e shtetëzimit të vitit 1950, është në kundërshtim me kërkesat e nenit 1 të ligjit nr.7698, dt.15.04.1993, “Për KKP ish-pronarëve” dhe si i tillë është i paligjshëm.

  • Banesa dhe trualli, objekt gjykimi, janë në pronësi të shtetasve Abdyl e Bahrie Selmani dhe jo në pronësi të trashëgimlënësit të të paditurve, të ndjerit Adil Hatibi, i cili, ka qenë vetëm përfaqësues me prokurë për të kryer porosinë e blerjes së banesës në favor të të tretëve, konkretisht të Abdyl e Bahrie Selmanit.

  • Prona, ndodhet në parcelën nr.416/226, ndërtuar me lejen e ndërtimit nr.32 të vitit 1937 me vendim të Komisionit për instalimin e nëpunësve në Tiranën e Re nr.24 dt.10.04.1937, bazuar në kërkesën e Rifat Bilishtit. Kjo banesë është ndërtuar prej Rifat Bilishti, më pas së bashku me truallin është shitur nga e veja në vitin 1938 në favor të Abdyl e Bahrie Selmanit, të cilët kishin lëshuar prokurën e posaçme nr.14532 rep. dhe 8590 kol. dt.27.08.1938 për të kryer aktin e shitblerjes. Kjo blerje është kryer me kontratën noteriale nr.14540 rep. dhe 8597 kol. dt.05.09.1938 në shumën 14260 franga ari për llogari të porositësve, Abdyl e Bahrie Selmani.

  • Sa i përket ekspertimit. Përfundimet e Ing.Agim Mezini dhe Grupit të Eksperteve të thirrur nga Gjykata e Apelit janë të njëjta. Në të dy aktet nuk ekziston asnjë dyshim se sendet për të cilat ka disponuar K.K.K.P në vendimin e saj të kundërshtuar me padinë tonë janë të njëjtat (shtëpi e truall në parcelën 416/226) me ato të përshkruara në aktet e shitblerjes mes Haxhire Bilishtit e Bahrije e Abdel Selmani, shitje e realizuar përmes trashëgimlënësit të të paditurve, me prokure të posaçme, dhe të përshkruara në shtetëzimin e vitit 1950 kundër këtij të fundit.

  • Qëndrimi i gjykatës, në sqarimin e identitetit të sendit. Grupi i eksperteve nuk i dha përgjigje njërës nga detyrat e caktuara nga gjykata, për shkak të mungesës së planvendosjes dhe planeve të kateve sipas lejes së ndërtimit të vitit 1937, paditësit, meqënëse ishin në posedim të kësaj prove nga Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit (ku sqarohej bashkëlidhur lejes përkatëse të ndërtimit te vitit 1937, në parcelën 416/226, vendndodhja e objektit, planet e kateve, fasada e në tërësi projekti ndërtimor i kësaj banese) e ofruam këtë provë për të plotësuar përfundimet e ekspertëve. Gjykata e ballafaqoi njërën nga ekspertet me këtë akt dhe i kërkoi asaj mendim paraprak lidhur me dobinë kësaj prove. Pas përgjigjes miratuese të ekspertes, çuditërisht Gjykata e refuzoi pranimin e administrimit të kësaj prove, për të cilën në kushtet e mospranimit si provë, në vendimin e saj e trajton atë dhe e shpall padobinë e një prove të pa administruar.

  • Ekspertimi i dytë, kur çështja e sqaruar, ishte i panevojshëm dhe nuk është i plotë. Grupi i ekspertëve pretendoi se nuk gjeti planvendosjen e pronës, planimetrinë e kateve apo së fasadës së godinës së miratuar, por kjo provë shkresore u paraqit në gjykim nga pala paditëse, dhe nuk u pranua në kundërshtim me ligjin nga trupi gjykues, megjithëse ishte në përsëritje të hetimit gjyqësor në shkallë të dytë.

  • Gjykata e Apelit Tiranë, në vendimin e saj (të shumicës) arsyetoi se projekti i paraqitur nga pala paditëse nuk u pranua si provë për shkak se nuk vërtetohej lidhja midis lejes së ndërtimit të dhënë në vitin 1937 dhe pronës së kthyer të paditurve nga KKKP Tiranë, përkundrazi ekspertja inxh. top. Valentina Postoli i shpjegoi dhe i kërkoi trupit gjykues se kjo planimetri e paraqitur nga paditësit ishte ajo që kërkohej dhe ishte e domosdoshme për dhënien e një mendimi të plotë e përfundimtar në lidhje me pyetjen e katërt të kërkuar nga gjykata.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; përfaqësuesin e paditësve Ismete Vathi etj., av.Roland Përmeti, i cili përfundimisht kërkoi: prishjen e vendimit nr.1082, datë 07.05.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.7035, datë 24.07.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; përfaqësuesin e paditësve av. Arben Vani i paditësave Fatmir Tartale etj., i cili gjithashtu kërkoi: prishjen e vendimit nr.1082, datë 07.05.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.7035, datë 24.07.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; përfaqësuesin e të paditurve Namik Hatibi (Jahja) etj., av.Taulant Jorgji, i cili përfundimisht kërkoi: lënien në fuqi të vendimit nr.1082, datë 07.05.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë; në mungesë të palëve ndërgjyqëse, si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

  1. Rrethanat e çështjes.

  1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se me vendimin nr.259, datë 17.08.2000, të K.K.K.P. Tiranë është vendosur që ish pronarit Adil Hatibi ti njihet ndërmjet të tjerash pronësia mbi një shtëpi banimi dy katëshe në Rr. “Mustafa Matohiti”, nr.12, duke i kthyer dhe një sipërfaqe trualli prej 600 m2, në të cilën është ndërtuar banesa.

  2. K.K.K.P. Tiranë ka konstatuar se kjo pronë rezulton e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.165, datë 10.03.1932 dhe 02.01.1936, me kufizimet përkatëse.

  3. Ndërkohe paditësit janë në cilësinë e qiramarrësit të kësaj banese me NKBanesa. Paditësit, pasi janë vënë në dijeni të vendimit të K.K.K.P. Tiranë e kanë kundërshtuar atë gjyqësisht në bazë të nenit 27/a të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993. Paditësit kanë pretenduar se prona që i është kthyer të paditurve nuk ka qenë asnjëherë në pronësi të trashëgimlënësit të tyre Adli Hatibi. Ata kanë pretenduar se kjo pronë është e shtetasit Abdel Selmani. Sipas paditësve shënimet në vendimin e K.K.K.P. Tiranë se kjo pronë është regjistruar ne regjistrat hipotekore në vitin 1932 dhe 1936 janë të pasakta. Sipas paditësve këto shënime kanë të bëjnë me një pronësi tjetër të trashëgimlënësve të paditësit. Sipas paditësve, ne vitet 1932-36 prona objekt gjykimi ka qenë në pronësi të shtetasit Rifat Bilishti, kurse në vitin 1938 ka kaluar në pronësinë e Abdel Selmanit.

  4. Paditësit kanë pretenduar se kërkimet e tyre gjejnë mbështetje në provat shkresore të marra nga Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit dhe regjistrat e Z.R.P.P. Tiranë. Paditësit kanë pretenduar se në bazë të lejes së ndërtimit nr.24, datë 10.04.1937, rezulton se në emër të Rifat Bilishtit të jetë dhënë leje ndërtimi mbi parcelën nr.416/226 (trualli mbi të cilin ngrihet ndërtesa objekt konflikti). Sipas paditësve, përmbajtja e notës së transkriptimit datë 16.09.1938 provon se kjo pronë është shitur me kontratën e datës 05.09.1938. Në bazë të shënimeve të këtij transkriptimi prona është shitur nga shtetësja Haxhire Bilishti, ndërsa në cilësinë e blerësit figuron Adli Hatibi. Në këtë notë traskriptimi pasqyrohet fakti se Adli Hatibi këtë pronë e ka blerë në emër dhe për llogari të znj. Bahrije Selmani dhe të zotit Abdel Selmani.

  5. Nga ana e tyre të paditurit kanë prapësuar, duke pretenduar se në bazë të të dhënave të marra nga Arkivi i Shtetit rezulton se kjo pronë është regjistruar në emër të Adli Hatibit. Po ashtu të paditurit kanë paraqitur në cilësinë e provës shkresore dhe shënimin hipotekor të datës 14.12.1950, ku rezulton se në zbatim të Dekretit 801, date 22.03.1950, janë rregjistruar në favor të shtetit kundër Adli Hatibit tre prona. Prona e tretë e përshkruar në këtë notë transkriptimi është shtëpia ku banojnë sot paditësit. I gjithë dokumentacioni i mësipërm është administruar dhe është çmuar në cilësinë e provës nga ana e gjykatës në dhënien e vendimit.

  6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.2412, datë 05.06.2002, ka vendosur ta pranoje padinë, duke arsyetuar se vendimi i K.K.K.P. Tiranë ka dalë në kundërshtim me ligjin nr.7698, date 15.04.1993, pasi gjatë gjykimit të çështjes nuk u paraqit asnjë prove që trashëgimlënësi Adli Hatibi të ketë qenë pronar i pronës në fjale.

  7. Gjykata e Apelit Tirane e ka lënë në fuqi këtë vendim, duke arsyetuar se me anullimin e vendimit të K.K.K.P. Tirane, pronësia mbi objektin i kalon shtetit dhe paditësit kanë interes direkt qe ia njeh ligji për privatizimin e banesave shtetërore.

  8. Me rekursin e ushtruar nga pala e paditur, Kolgji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.349, datë 29.03.2007 ka vendosur, prishjen e vendimit nr.244, datë 25.02.2003 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.2412, datë 05.06.2002, të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e shkallës së parë Tiranë, me tjetër trup gjykues.

    1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë në marrjen e vendimit ka arsyetuar se: “...omissis... në përputhje me nenin 14 te K.Pr.C., ka qene detyrim i gjykatës kryerja e një hetimi të plotë gjyqësor, në përfundim të së cilit mund të konkludonte për një zgjidhje të drejte të mosmarrëveshjes së lindur mes palëve. Ky Kolegj çmon se përveç analizës së provave të paraqitura nga palët dhe të administruara në dosjen gjyqësore, gjatë rigjykimit të çështjes në zbatim të dispozitës së nenit 486 te K.Pr.C., gjykata duhet të vendose kryerjen e një ekspertimi teknik për të konkluduar nëse prona që i është kthyer palës se paditur është e njëjtë me atë që pasqyrohet në notat e transkriptimit të viteve 1938 dhe 1950. Në të njëjtën kohë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se gjatë gjykimit të çështjes në gjykatën e shkallës së pare nuk është zbatuar drejt edhe dispozita e nenit 176 te K.Pr.C. Pretendimi i ngritur në rekurs nga pala e paditur se, në dosjen gjyqësore nuk është administruar asnjë akt shkresor provues në lidhje me njohjen e të drejtës së trashëgimisë për trashëgimtarët e z. Adli Hatibi dhe thirrjen e tyre në gjykim qëndron. Për shkak se anullimi i vendimit të K.K.K.P. Tiranë do të cenonte interesat e ligjshëm të të gjithë trashëgimtarëve ligjore a testamentare të subjektit të shpronësuar, ka qenë detyrim i gjykatës që të thërriste në gjykim të gjitha ata persona që kanë fituar të drejta pronësie, si trashëgimtarë të z.Adli Hatibi, me dhënien e vendimit nr.259, datë 17.08.2000, të K.K.K.P. Tiranë.(...).”

  1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7035, datë 24.07.2008, ka vendosur: Pranimin e kërkesë padisë. Anullimin e vendimit nr.259, datë 17.08.2000, të K.K.K.P.Tiranë.

    1. Në marrjen e vendimit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arsyetuar se:”...omissis... paditësat legjitimohen në ngritjen e kësaj padie, pasi ato kanë të drejtë të hyjnë ose jo në marrëdhënie kontraktuale me të paditurit, duke arsyetuar se prona objekt gjykimi është pronë e tyre apo jo. Përsa i përket themelit të çështjes, Gjykata arsyeton se prona e blerë nga të ndjerët Abdyl dhe Bahrie Selmani në vitin 1938, të përfaqësuar me prokurë nga i ndjeri Adli Hatibi dhe prona e trajtuar në vendimin e K.K.K.Pronave në favor të të paditurve është e njëjtë. Këtë konkluzion Gjykata e nxjerr duke u bazuar së pari në provat e paraqitura në gjykim si blerja e kësaj prone fillimisht nga z. Rifat Bilishti, leja e ndërtimit që ky i fundit ka marrë për këtë banesë, si dhe në kontratën e shitblerjes të vitit 1938 të hartuar para noterit dhe ku figuron se i ndjeri Adli Hatibi ka qenë përfaqësuesi i blerësve. Duke iu referuar aktit të shtetëzimit, e cila është prova e vetme që të paditurit provojnë pronësinë mbi këtë pronë, rezulton se kjo pronë nuk ka qenë e regjistruar në emër të Adli Hatibit me nr.165, dt.10.03.1932 dhe 02.01.1936. Në zbatim të detyrave të lëna nga Gjykata e Lartë për caktimin e një eksperti për të përcaktuar nëse prona e blerë nga të ndjerët Abdyl dhe Bahrije Selmani në vitin 1938 është e njëjtë me pronën e trajtuar në vendimin e sipërcituar të K.K.Pronave, në favor të të paditurve, Gjykata e Rrethit Gyqësor Tiranë, caktoi ekspertin në fushën përkatëse Agim Mezini, i cili nëpërmjet aktit të ekspertimit konkludoi se është e njëjta pronë e blerë në viti 1938 nga të ndjerët Abdyl dhe Bahrije Selmanit ku trashëgimlënësi i të paditurve ka qene përfaqësues me prokurë i tyre dhe me pronën e trajtuar në vendimin e Komisionit të Kthimit të Pronave Tiranë nr.259, dt.17.08.2000, në favor të të paditurve.(...).”

  2. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1082, date 07.05.2012, ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.7035, datë 24.07.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt: Rrëzimin e padisë.

    1. Në marrjen e vendimit Gjykata e Apelit Tiranë ka arsyetuar (ndër të tjera) se:”...omissis... Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se, paditësit kanë statusin e qiramarrësit të pastrehë mbi banesën që i është kthyer të paditurve me vendim të K.K.K.Pronave Tiranë. Paditësit, pasi janë vënë në dijeni të vendimit të K.K.K.P.Tiranë e kanë kundërshtuar atë gjyqësisht në bazë të nenit 27/a të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve”, duke pretenduar se prona që i është kthyer të paditurve nuk ka qenë asnjëherë në pronësi të trashëgimlënësit të tyre Adli Hatibi. Paditësat në objektin e padisë kërkojnë vetëm anullimin e vendimit të K.K.K.P.Tiranë, pa kërkuar për vete ndonjë të drejtë pronësie mbi pronën që i është kthyer të paditurve. Në këto kushte, duke pasur parasysh qëndrimin e mësipërm të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata çmon se paditësat nuk legjitimohen për kundërshtimin e vendimit të K.K.K.P.Tiranë, pasi që të legjitimohesh në këtë kërkim, paditësit jo vetëm që duhet të provojnë faktin se këtyre u është cënuar e drejta e pronësisë, por edhe duhet të kërkonin nga gjykata, që ajo të anulonte vendimin e K.K.K.Pronave Tiranë, dhe njëkohësisht të konfirmojë edhe të drejtën e tyre të pronësisë. Në rastin konkret paditësat nuk plotësojnë këto kushte kumulative...omissis... Në çështjen objekt gjykimi, pala paditëse, nuk i ka treguar gjykatës se cilin interes të ligjshëm të cënuar, real apo detyrimor, kërkon që ta rivendosë, cilën të drejtë të tij të mohuar kërkon që i padituri të detyrohet t’ia njohë e kështu me rradhë. Aq më tepër kjo, që në rrethanat e faktit të çështjes objekt gjykimi kur sendi objekt mosmarrëveshje gëzohet dhe posedohet si banesë nga ana e paditësve. Palës paditëse i kërkohet vetëm që detyrimin që kjo i kishte shtetit t’ja përmbushë palës së paditur, tashmë pronar të banesës, ku banojnë paditësit. Sa më sipër, Gjykata çmon se në rastin konkret pala paditëse nuk legjitimohet të kërkojë anullimin e vendimit nr.259, datë 17.08.2000, të K.K.K.Ponave Tiranë, për rrjedhojë, padia duhet rrëzuar për këtë shkak....omissis... Duke patur parasysh ecurinë e gjykimit të kësaj çështjeje, duke vlerësuar në tërësi rrethanat e çështjes, faktet dhe provat e paraqitura në gjykimet e mëparshme, Gjykata e Apelit, çmoi të nevojshme përsëritjen pjesërisht të hetimit gjyqësor....omissis...Në kushtet kur dy elementë te rëndësishëm për identifikimin e një sendi te paluajtshëm, individualisht të përcaktuar, siç janë sipërfaqja dhe kufizimet përkatëse, rezultojnë të jenë të ndryshme, atëherë Gjykata krijon bindjen se rezultatet e ekspertimit se kemi të bëjmë me të njëjtën pronë, janë nxjerrë në mënyrë të gabuar, sepse nuk përcaktonte saktë sendin.

Për këtë arsye, bazuar në nenin 229 të K.Pr.Civile, Gjykata çmoi të përsërisë ekspertimin, duke caktuar një grup ekspertësh të liçensuar të përbërë nga Ing. Elvira Lame, Ing. Kajtaz Aliko dhe Top. Valentina Postoli. Sipas aktit të ekspertimit të grupit të ekspertëve, datë 15.03.2012, rezultoi e provuar se: Kufitarët e pronës sipas viteve 1934, 1938 dhe 1950, rezulton të jenë të njëjtë vetëm për vitet 1934 dhe 1950, por jo edhe për vitin 1938. Rezulton që kufitarët e pronës sipas vendimit të vitit 2000 të KKKP përputhen me kufitarët e pronës në vitet 1934 dhe 1950.

Planvendosja e hartës së vitit 1960 me planvendosjen që shoqëron Vendimin e KKKP Tiranë, objekt gjykimi, rezulton të jetë e njëjtë. Sipërfaqet sipas planvendosjes së hartës së vitit 1960 dhe planvendosjes që shoqëron Vendimin e KKKP Tiranë rezultojnë të jenë të njëjta, pra 640m2. (Ndërkohë prona që bëhet fjalë sipas notës së transkriptimit të vitit 1938, rezulton të jetë 550m2). Nuk është bërë e mundur nga ekspertet të vërtetohet nëse leja e ndërtimit të vitit 1937 ka lidhje me pronën e kthyer nga KKKP, për shkak se nuk gjendet planvendosje dhe planimetri e kateve apo fasada e godinës së miratuar. Nga rezultatet e nxjerra nga akti i ekspertimit nga grupi i ekspertëve ka rezultuar se prona që i është kthyer të paditurve me vendimin nr.259, datë 17.08.2000, të KKKP Tiranë, ka ndryshime te qarta në lidhje me sipërfaqen dhe kufitarët krahasuar me pronën që pasqyrohet në notën e transkriptimit të vitit 1938 (në të cilën pasqyrohet fakti se Adli Hatibi këtë pronësi e ka blerë në emër dhe për llogari të znj. Bahrije Selmani dhe zotit Abdel Selmani). Këto ndryshime janë elementë të rëndësishëm për individualizimin dhe ekzistencën e këtyre pronave. Me vendimin nr.259, date 17.08.2000, të K.K.K.P. Tiranë është vendosur që ish pronarit Adli Hatibi e pjestarë (trashëgimtarëve të tyre) t’i njohë pronësinë mbi një shtëpi banimi dykatëshe ne Rr.“Mustafa Matohiti”, nr.12 dhe t’i kthejë pronësinë mbi një truall të lirë prej 640 m2, në të cilën është ndërtuar kjo shtëpi. Prona objekt gjykimi rezulton të jetë e shtetëzuar, pra përpara këtij procesi ajo ka patur një pronar, i cili nuk është shteti, pasi është pikërisht ky i fundit i cili, nëpërmjet vendimit të KKKP e ka zgjidhur problemin e pronësisë....omissis...Pra palët paditëse në këtë gjykim kanë kërkuar pavlefshmërinë e vendimit të KKKP me prova indirekte, pa provuar faktin se kjo pronë me vërtetim pronësie, i përket një pronari tjetër. Ligji i ri nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” ne nenin 18 pika 3 parashikon se: “Në përcaktimin e kthimit ose kompensimit të pronës, komisionet vendore bazohen në vërtetimin me shkrim të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për gjendjen juridike të pronës së paluajtshme që do të kthehet apo të pronës së paluajtshme ku do të kompensohet subjekti i shpronësuar.” Në këtë kuptim Gjykata e Apelit çmon se vendimi i KKKP është mbështetur mbi vërtetimin e pronësisë datë 06.05.1991, ku është përcaktuar se në regjistrin hipotekor datë 14.12.1950 në pronësi të shtetit kundra Adli Hatibit dhe pjesëtarëve figurojnë të regjistruara tre prona, njëra prej të cilave është prona objekt gjykimi. Vërtetimi i pronësisë mban shënimin në fund se: regjistrimi në favor të shtetit është bërë në bazë të Dekretligjës nr.801, datë 22.03.1950, dhe shkresës nr.301/498 datë 26.06.1950 të Kom. Ekz.K.P. Qytetit të Tiranës....omissis...Ndërsa palët paditëse nuk kanë paraqitur në gjykim ndonjë provë, e cila të provojë të kundërtën, provë e cila të ketë të njëjtën fuqi provuese në lidhje me këtë pronësi. Vetë pretendimi i palëve paditëse i mbështetur qoftë edhe më një akt-ekspertimi nuk mund të pasqyrojë origjinën e pronës dhe nuk ka hedhur dritë mbi origjinën e saj. Akti bazë i vlefshmërisë dhe provueshmërisë së një pasurie të paluajtshme është vetëm akti i pronësisë (ose dokumente shkresore që tregojnë fitimin e pronësisë). Vetëm fakti që sipërfaqja e truallit është 640m2 dhe jo 550m2 siç pretendojnë palët paditëse, si dhe kufijtë e kësaj prone janë të ndryshme nga ato që pretendojnë palët paditëse, i krijon bindjen gjykatës se nuk jemi përpara të njëjtit send te paluajtshëm, pasi elementet thelbësore (siç janë sipërfaqja dhe kufizimet) që e bëjnë atë individualisht të përcaktuar, nuk janë të njëjtë. Nën dritën e këtij interpretimi, del se vendimi nr.259, dt.17.08.2000, i KKKP Tiranë, ligjëron edhe njëherë të drejtën e palëve të paditura për të vënë në posedim pronën e tyre të kthyer.(...).”

11. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, kanë bërë rekurs paditësat Fatmir Tartale etj., me shkaqet lartpërmendura.




  1. Ligji i zbatueshëm




  1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

    1. Neni 14 i K.Pr.Civile:

Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

    1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile:

Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.



    1. Neni 20 i K.Pr.Civile:

Gjykata duhet të ndjekë dhe të kërkojë të zbatohet parimi i kontradiktorialitetit.

Ajo mbështet vendimin e saj vetëm në mjetet, shpjegimet, dokumentet e provat e tjera të treguara ose të sjella nga palët, kur këto të fundit kanë qenë në gjendje të debatojnë sipas parimit të kontradiktorialitetit”.

  1. Ligji 7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ishpronarëve

    1. Neni 27/a i ligjit:

"Kundër vendimit të komisionit për kthimin dhe kompensimin e pronave ish- pronarëve, pjesëmarrësit në proces kanë të drejtë të bëjnë ankim në gjykatën e rrethit.

Vendimi që jepet në këtë rast nga gjykata e rrethit është i ankueshëm, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile.

Procesi i kthimit të pronave ish-pronarëve nuk mund të pengohet.

Vendimet e komisioneve të kthimit të pronave nuk mund të pezullohen, as me vendim gjykate edhe kur ka filluar apo vazhdon procesi gjyqësor. Zbatohen vetëm vendimet e gjykatave që kanë marrë formë të prerë”.


  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:




  1. Pala që ka regjistruar rekursin, paditësit Fatmir Tartale etj., legjitimohen ratione personae t’i drejtohet Gjykatës së Lartë lidhur sa më sipër.

  2. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohen ratione temporis.

Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palëve të tjera ndërgjyqëse.

  1. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga paditësit Fatmir Tartale etj., përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.1082, datë 07.05.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë me të cilin është ndryshuar vendimi nr.7035, datë 24.07.2008, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  2. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore, pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

  3. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe referuar shkaqeve të rekursit, vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykatat e apelit është rrjedhojë e mosrespektimit dhe zbatimit jo të drejtë të ligjit procedural dhe material në çështjen objekt gjykimi.

  4. Ky Kolegj konstaton se gjykata e shkallës së parë në vendimin e saj nr.7035, datë 24.07.2008, ka arritur në përfundimin e drejtë (referuar objektit të padisë) lidhur me legjitimimin aktiv të paditësve në çështjen objekt gjykimi duke arsyetuar se, paditësat legjitimohen në ngritjen e kësaj padie, pasi ato kanë të drejtë të hyjnë ose jo në marrëdhënie kontraktuale me të paditurit duke arsyetuar se prona objekt gjykimi është pronë e tyre apo jo.

  5. Në të kundërt gjykata e apelit lidhur me legjitimimin aktiv të paditësve ka çmuar se pala paditëse nuk legjitimohet të kërkojë anullimin e vendimit nr.259, datë 17.08.2000, të K.K.K.Ponave Tiranë. Përgjithësisht kjo gjykatë arsyeton se paditësit kanë statusin e qiramarrësit të pastrehë mbi banesën që i është kthyer të paditurve me vendim të K.K.K.Pronave Tiranë dhe se ato nuk legjitimohen për kundërshtimin e vendimit të K.K.K.P.Tiranë, pasi ato nuk pretendojnë se i është cënuar e drejta e pronësisë. Në këto kushte pala paditëse nuk i ka treguar gjykatës se cilin interes të ligjshëm të cenuar, real apo detyrimor, kërkon që ta rivendosë, cilën të drejtë të tij të mohuar kërkon që i padituri të detyrohet t’ia njohë e kështu me rradhë. Aq më tepër kjo, që në rrethanat e faktit të çështjes objekt gjykimi kur sendi objekt mosmarrëveshje gëzohet dhe posedohet si banesë nga ana e paditësve.

  6. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson të gabuar përfundimin e arritur nga gjykata e apelit në moslegjitimimin aktiv të paditësve në çështjen objekt gjykimi për këtë shkaqe:

  • Së pari, çështjes së legjitimitetit të paditësve i është dhënë zgjidhje nga vetë Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë në marrjen e vendimit nr.349, datë 29.03.2007. Ky Kolegj duke pranuar legjitimimin aktiv të paditësve, pasi prish vendimet e gjykatave të faktit në rishqyrtim e çështjes në shkallë të parë orienton gjykatën që në përputhje me nenin 14 te K.Pr.Civile, të kryej një hetimi të plotë gjyqësor, në përfundim të së cilit mund të konkludojë për një zgjidhje të drejtë të mosmarrëveshjes së lindur mes palëve dhe që ka të bëjë me zgjidhjen në themel të çështjes.

  • Së dyti, në vendimin e mësipërm të kthimit të çështjes për rigjykim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i lë detyrë gjykatës së apelit që të administrojë akte shkresore provuese në lidhje me njohjen e të drejtës së trashëgimisë për trashëgimtaret e z. Adli Hatibi sipas pretendimit të ngritur në rekurs nga pala e paditur.

Kolegji në konkluzion të dy pikave të mësipërme vlerëson se në zbatim të nenit 493 të Kodit të Procedurës Penale në rigjykimin e çështjes, gjykatat e faktit janë të detyruara të zbatojnë detyrat e lëna nga ajo gjykatë dhe nuk mund të venë më në diskutim legjitimimin e palëve ndërgjyqëse.

  • Së treti, Kolegji vlerëson legjitimimin aktiv të paditësve, pasi si shkak i pavlefshmërisë së vendimit të KKKPronave është pretenduar mosqenia si subjekt përfitues i pasurisë objekt material i këtij gjykimi (banesë) i trashëgimlënësit të të paditurve, pretendim i cili ka të bëjë me marrëdhënien e lindur midis palëve ndërgjyqëse, të cilat vihen në pozita qiramarrëse dhe qiradhënëse deri në përfundimin e kësaj kontrate me kthimin e pronës tek pronarët Selmani të pretenduar si të tillë nga paditësat.

  1. Lidhur me gjykimin në themel të çështjes, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson të drejtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila në pranimin e padisë ka arsyetuar se prona e blerë nga të ndjerët Abdyl dhe Bahrie Selmani në vitin 1938, të përfaqësuar me prokurë nga i ndjeri Adli Hatibi dhe prona e trajtuar në vendimin e K.K.K.Pronave në favor të të paditurve është e njëjtë.

  2. Gjykata e shkallës së parë në marrjen e këtij vendimi është bazuar në provat e paraqitura dhe të administruara në gjykim si nota e transkriptimit nr.678, datë 16.09.1938, në përmbajtje të të cilit rezulton se: “...omissis.... zoti Adli Hatibi (trashëgimlënës i të paditurve)1 që blen, n’emër e për llogarinë e zonjës Bahrije Selmani e të zotit Abdyl Mexhit Selmani nalt-pronësinë, si mbas kompetencës qi ka me prokurën e posaçme marrun në akt Publik prej meje Noter më datë 27/8/1938, e me nr.14532/8590 të Repertorit për të dy .... e një trualli ndodhur në Lagjen Xhami Sherif të Tiranës me një sipërfaqe prej 550 (pesëqind e pesëshetë) metra katrore, kufizueme lindja Stavri Nikolla, Perëndim trashëgimtarët e Ismail Tares, Veriu Spiro Mustaqilli e Jugë rrugë pa krye, bashkë me një shtëpi e përbame prej dy katesh dhe e ndame sipër tre dhoma, bano e korridor, poshtë dy dhoma kuzhinë e korridor dhe një dhomë e ndame (përdheske) .... përposhtë shtëpisë; një pusi e rrethueme me tri anët me avlli dhe një anë me telë ende pa numër të Bashkisë së Tiranës. (...).”

  3. Kolegji konstaton se gjykata e shkallës së parë në arritjen e përfundimit sa sipër i është referuar me të drejtë dhe aktit të ekspertimit në përmbajtje të të cilit, rezulton se prona e pasqyruar në notën e transkriptimit të vitit 1938, në të cilën zoti Adli Hatibi (trashëgimlënës i të paditurve) blen, n’emër e për llogarinë e zonjës Bahrije Selmani e të zotit Abdyl Mexhit Selmani (pronën objekt gjykimi), është e njëjta pronë, e cila në zbatim te dekretit 801, date 22.03.1950 (pika 3) është regjistruar ne favor te shtetit kundër Adli Hatibit.

  4. Nga ana tjetër, në analizë të akteve të dosjes gjyqësore, rezulton se Gjykata e Apelit Tiranë në mbështetje të nenit 465 të Kodit të Procedurës Civile, ka vendosur mbi bazën e ankimit të të paditurve, përsëritjen pjesërisht të hetimit gjyqësor, duke urdhëruar kryerjen e një akti ekspertimi të ri. Kjo gjykatë në mbështetje të përfundimeve të aktit të ekspertimit të realizuar, ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur rrëzimin e kërkesë padisë.

  5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, pavarësisht pretendimit të palës paditëse/rekursuese për aktin e ekspertimit (pyetjeve shtesë) e rëndësishme është që gjykata të zgjidhë çështjen konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar. Procesi gjyqësor civil ka për qëllim zhvillimin e një gjykimi që konsiston në vlerësimin nga pikëpamja e së drejtës të një fakti ose një grup faktesh që domosdoshmërisht para se të vlerësohen nga gjykata duhet të vërtetohen (në formën e parashikuar nga Kodi i Procedurës Civile) dhe që përfundon me dhënien e një vendimi i cili duhet t’u përgjigjet dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret. Në të kundërt, sikundër është rasti konkret, vendimi i gjykatës së apelit nuk është i argumentuar dhe as i bazuar në ligj.

  6. Në analizë të pjesës arsyetuese të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, si dhe në tërësi gjykimin e çështjes, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se në kundërshtim me kërkesat e neneve 126, 310/II të Kodit të Procedurës Civile, ky vendim nuk bazohet mbi argumente të plota ligjore, por vetëm në përfundime jo thelbësore të nxjerra nga akti i ekspertimit.

  7. Gjykata e Apelit Tiranë në vendimin përfundimtar nuk ka bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave dhe rrethanave të çështjes. Ajo nuk ka bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që propozojnë palët (neni 16 i Kodit të Procedurës Civile) si dhe në një interpretim jo të drejtë të përfundimeve të arritura nga ekspertët për pronën objekt gjykimi lidhur me vendndodhjen e banesës, e cila është e njëjtë me atë që posedojnë paditësat dhe që i është kthyer të paditurve.

  8. Më konkretisht, gjykata e apelit nuk ka marrë në konsideratë faktin se për pronën objekt gjykimi referuar notës së transkriptimit datë 14.12.1950 në favor të shtetit kundër të ndjerit Adli Hatibi, bazuar në dekret ligjin nr.801, datë 23.03.1950, në të cilin është regjistruar me nr.3 ka patur shënimin se kjo pronë nuk u gjet e regjistruar. Për sa sipër për këtë pronë (banesë dhe truall) ka rezultuar e provuar në gjykim se nuk ka titull pronësie në emër të trashëgimlënësit ishpronar Adli Hatibi në të kundërt me sa rezulton për pronat 1 dhe 2 të shtetëzura atij në të njëjtën notë.

  9. Kolegji konstaton se gjykata e apelit nuk ka marrë në konsideratë dhe faktin se K.K.K.Pronave Tiranë në marrjen e vendimit nr.259, datë 17.08.2000, është mbështetur në të njëjtat akte mbi bazën e të cilave ka disponuar më parë me vendimin nr.356, datë 20.04.1994, në favor të ishpronarit Adli Hatibi për vetëm dy nga tre pronat e shtetëzuara me dekretin nr.801, datë 23.03.1950, pasi për pronën e tretë atë në gjykim është bazuar vetëm në aktin e shtetëzimit (si mënyrë primare e fitimit të pronësisë për shtetin) në kundërshtim me nenin 1 të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës ishpronarëve” në të cilin në nenin 1 të tij është parashikuar se, ky ligj u njeh ish-pronarëve apo trashëgimtarëve të tyre të drejtën e pronësisë për pronat e shtetëzuara, të shpronësuara apo të konfiskuara sipas akteve ligjore, nënligjore e vendimeve të gjykatës të dala pas datës 29 nëntor 1944 ose të marra pa të drejtë nga shteti me çdo mënyrë tjetër, si dhe përcakton mënyrat dhe masat për kthimin apo kompensimin e tyre.

  10. Kolegji vlerëson se bazuar në interpretimin “a contrario” të nenit 1 të ligjit sa sipër asnjë subjekti nuk mund të pretendojë përftimin e pronësisë nëse nuk ka provuar me akt cilësinë e ishpronarit, si në çështjen objekt gjykimi.

  11. Kolegji konstaton se në vendimmarrjen e saj gjykata e apelit, megjithëse ka administruar dy akte ekspertimi si atë të ekspertit (A.Mezini), i cili në përgjigje të pyetjes 4 të aktit të ekspertimit ka arritur në konkluzionin se pozicioni i pronës sipas notës së transkriptimit të vitit 1938 është i njëjtë me atë të aktit të shtetëzimit të vitit 1950, të kthyer me vendimin nr.259, datë 17.08.2000, të K.K.K.P. Tiranë të paditurve, si dhe aktin e ekspertimit të grupit të ekspertëve (A. Lame, K.Aliko, V.Postoli), sipas të cilit në mënyrë krahasuese bazuar në dokumentacionin e viteve 1934, 1938 dhe 1950 rezulton që prona objekt gjykimi të ketë më së paku dy kufizime të njëjta, nga Lindja Stavro Nikolla; Rrugë pa krye, (Rruga “Hil Mosi”) ka arritur në përfundimin e gabuar se nuk bëhet fjalë për të njëjtën pronë nisur vetëm nga mospërputhshmëria e sipërfaqes së truallit nga 550m2 në notën e transkriptimit të vitit 1938 në atë prej 640 m2 të njohur dhe të kthyer me vendimin nr.259, datë 17.08.2000, të K.K.K.Pronave ishpronarëve në Bashkinë Tiranë.

  12. Kolegji Civil çmon se arsyetimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është mbështetur në aktin e ekspertimit dhe se përfundimet e arritura nuk janë nxjerrë nga analiza tërësore e provave dhe nuk janë në harmoni me gjithë provat e tjera të administruara në gjykim.

  13. Nga ana tjetër, Kolegji Civil vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë mbështetet për zgjidhjen e çështjes në dispozitat ligjore të zbatueshme për gjykimin e çështjes konkrete, dhe në argumente të nxjerra nga provat, të cilat janë marrë, administruar e vlerësuar si të tilla në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.

  14. Gjatë gjykimit në shkallë të parë i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor çështje të rëndësishme ligjore si vlerësimi i origjinës së titujve të pronësisë, planvendosja e pronave të palëve ndërgjyqëse sipas titujve të pronësisë dhe aktit të shtetëzimit, verifikimi nëse ka mbivendosje midis këtyre akteve të pronësisë, duke realizuar një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin.

  15. Pra, me të drejtë gjykata e rrethit, pasi ka analizuar aktet e pronësisë së palëve në origjinë, ka arritur në konkluzionin se pala e paditur nuk ka provuar pronësinë mbi pronën objekt gjykimi.

  16. Ky Kolegj evidenton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë: (i) ka zhvilluar një proces të rregullt ligjor, duke garantuar zhvillimin e një hetimi të plotë e të gjithanshëm të mosmarrëveshjes objekt gjykimi; (ii) iu ka dhënë përgjigje të gjitha kërkimeve dhe pretendimeve të palëve të ngritura në gjykim. Ajo ka bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i Kodit të Procedurës Civile); i ka çmuar ato, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e rrethanave të çështjes duke zgjidhur mosmarrëveshjen konkrete në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi (neni 16 i Kodit të Procedurës Civile).

  17. Ndërkohë që, ashtu siç u arsyetua më lart, gjykata e apelit ka mbivlerësuar një provë, si akti i ekspertimit, në elementë jo thelbësor të saj, i cili duhet të vlerësohej në tërësinë e të gjitha provave të paraqitura gjatë shqyrtimit gjyqësor.

  18. Për sa më sipër, Kolegji Civil arrin në përfundimin se vendimi nr.1082, datë 07.05.2012, i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet, duke u lënë në fuqi vendimi nr.7035, datë 24.07.2008, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si një vendim i drejtë dhe i bazuar ligjërisht dhe në prova.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 shkronja “b”, të Kodit të Procedurës Civile,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1082, datë 07.05.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënin në fuqi të vendimit nr.7035, datë 24.07.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



Tiranë, më 25.11.2015


Nr. 11217-00453-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2015-4039 i Vendimit (493)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish