Departamenti I menaxhimit



Download 0,96 Mb.
bet3/18
Sana10.02.2017
Hajmi0,96 Mb.
#2244
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   18

1.5 Kufizimet e Punimit
Studimi kontribon në lidhjen që ka edukimi me vullnetin sipërmarrës në Shqipëri dhe rajon dhe ofron një numur rekomandimesh për të ardhmen. Pavarësisht kontributeve, në studim gjejmë kufizime dhe një numur problemesh që kanë ngelur të pa adresuara, duke krijuar mundësi për analiza të mëtejshme në të ardhmen. Kështu vlen të përmenden çështje të lidhura me faktorët kulturor, kohën, cilësinë dhe metodologjinë.


  1. Influencat e faktorëve kulturor janë lënë mënjanë gjatë analizës krahasuese në vendet e rajonit. Kampioni i studimit krahasues është limituar në rajonin e Evropës Lindore dhe Qëndrore, përfshirë edhe Shqipërinë. Këto vende ndajnë të njëjtën histori dhe kanë kaluar të njëjtat sfida në dekadat e fundit. Në studim nuk janë adresuar ndryshime kulturore dhe veçori të secilit vend, me qëllim fokusimin e studimit tek influenca e edukimit në vullnetin sipërmarrës.




  1. Vullneti sipërmarrës është analizuar bazuar në të dhëna të marra në një periudhë të caktuar, pa u shqyrtuar në kohë (sa i qëndrueshëm është ai me kalimin e viteve). Konsiderata lidhur me kohën është një faktor i rëndësishëm pasi kërkimi limitohet tek marrja e të dhënave në kohën e përfundimit të studimeve. Kështu matet qëndrimi, perceptimi dhe vullneti i studentëve të cilët kanë kryer studimet universitare dhe janë në kërkim të karrierës. Por kërkimi nuk analizon efektin në kohë. Vetëm studime afatgjata do të mund të plotësojnë këtë boshllëk të studimit.




  1. Studimi ka në fokus të rinjtë shqiptar dhe kampioni është marrë në universitetet publike dhe private. Impakti i edukimit sipërmarrës vihet re në nivel universitar por ai nuk duhet të limitohet vetëm në këtë nivel edukimi pasi është e mundshme që impakti i edukimit të jetë më i lartë në shkollën e mesme. Arsyetimi se efekti i trajnimit mund të jetë më efektiv në moshë më të hershme si dhe mundësia për të influencuar një numur më të madh individësh shton interesin për studime në këtë drejtim dhe duhet të adresohet në të ardhmen.




  1. Studimi synon të analizoj influencën e edukimit sipërmarrës dhe për këtë arsye është fokusuar në vullnetin sipërmarrës. Në shumë raste krijimi i një kompanie si proçes nuk zë vend gjatë ose menjëherë pas përfundimit të universitetit dhe efektet e edukimit sipërmarrës mund të zbehen nga influenca të tjera. Kërkimi ynë është i limituar tek vullneti dhe studime që do të adresonin sjelljen sipërmarrëse do të ofronin konkluzione të plota dhe rekomandime më efektive për arsimin e lartë dhe programet sipërmarrëse.




  1. Ky studim bazohet në mbledhjen e të dhënave nga studentët nëpërmjet pyetësorit të standartizuar. Të dhënat janë të vetë-raportuara nga studentët dhe si rezultat përgjigjet mund të kenë paragjykime të mundshme. Gjithashtu mund të ketë ekzagjerime të përgjigjeve, si rezultat i eksperiencës personale të secilit student.




  1. Përdorimi vetëm i pyetësorëve në studim, limiton gjetjet. Për të analizuar edukimin sipërmarrës duhet të zgjerohet popullata e studimit duke përfshirë jo vetëm studentët por edhe pedagogët dhe sipërmarrësit. Kështu intervistat e drejtpërdrejta me studentët duhet të kombinohen me observime të klasave si dhe me intervista të plota me qëllim të kuptuarit më të thellë të influencës së praktikave edukuese. Edukimi sipërmarrës duhet të rritë numrin e përgjithshëm të kompanive të krijuara. Studimi nuk arrin të matë numrin e kompanive të krijuara nga studentët, si dhe aspektin e cilësisë së tyre. Studime në të ardhmen duhet të adresojnë pyetjet: A kanë krijuar studentët me edukim sipërmarrës kompani më të suksesshme? A mund të shmangen dështimet? A janë kompanitë inovatore?




  1. Studimi është limituar vetëm tek studentët e biznesit dhe degë të lidhura me të. Kampioni nuk përfshin studentë të fushave të tjera të studimit. Duke analizuar programe në degë të tjera, në të ardhmen mund të arrihet në rekomandime me vlerë për politikbërësit, për të shtrirë edukimin sipërmarrës gjerësisht në kurrikulën universitare.



1.6 Struktura e Punimit
Punimi është konceptuar i përbërë nga 6 kapituj. Kapitulli i parë na njeh me nevojën e punimit, objektivat e kërkimit, pyetjet studimore, metodologjinë e përdorur dhe kufizimet e kërkimit. Kapitulli i 2 lidhet me rishikimit e literaturës në fushën e sipërmarrjes. Në këtë pjesë të kërkimit shtjellohet tema e sipërmarrjes, edukimi sipërmarrës, vrojtimet nga studimet në fushë, shkenca e edukimit dhe modelet e vullnetit. Kjo analizë ofron një diskutim të qartë të koncepteve, përkufizimeve dhe gjetjeve të cilat do të përdoren në hapat e tjera të ndërmarra nga punimi. Ky kapitull synon rishikimin e literaturës në fushën e sipërmarrjes si dhe analizon të dhënat empirike të studimeve të ngjashme. Në fund të kapitullit është një përmbledhje e literaturës me vlerë për punimin.

Kapitulli i 3 ofron një shikim të situatës ekonomike, në fushën e sipërmarrjes dhe të edukimit sipërmarrës në Shqipëri. Në këtë pjesë ofrohen të dhëna empirike mbi gjendjen ekonomike të vendit, nivelin e papunësisë, hapat e ndërmarra në fushën e sipërmarrjes dhe planet e të ardhmes. Kapitulli hedh një vështrim mbi kulturën shqiptare në drejtim të sipërmarrjes dhe rëndësinë që ka ajo në promovimin e kësaj mundësie karriere.

Kapitulli i 4 ofron një shikim të metodës studimore, objektivave të studimit, pyetjeve kërkimore, hipotezave dhe modelit konceptual. Kapitulli i 5 ofron një shikim të rezultateve të studimit kërkimor duke u ndalur në tre fazat e kërkimit: studimin pilot të ndërmarrë në Universitetin e New Yorkut në Tiranë; vrojtimin rajonal ku janë krahasuar disa vende si Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Rumania dhe Sllovenia; dhe studimin bazë që mbulon universitetet shqiptare në shkallë të gjerë. Në Kapitullin e 6 studimi ofron një përmbledhje të përfundimeve të nxjerra pasi u analizuan rezultatet në kapitullin e pestë. Rekomandimet e studimit janë ofruar në Kapitullin 7. Besohet se gjetjet e këtij studimi do të jenë të vlefshme për politikbërësit në fushën e edukimit dhe qeverinë shqiptare për të ndërmarrë politika efektive në drejtim të rritjes së numrit të sipërmarrësve të rinj, duke influencuar drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik. Punimi shkencor ofron rekomandime praktike të vlefshme që do të përdoren në të ardhmen për të hartuar programe mësimore efektive.
Për të siguruar transparencë mbi analizën empirike, apendiksi në fund të punimit ofron informacion të detajuar lidhur me të dhënat e studimit, pyetësorët, tabelat, figurat e grafikët. Referencat përmbyllin punimin.
Figura 1: Struktura e Kërkimit, Kapitujt dhe Objektivat Kryesor

2-RISHIKIMI I LITERATURËS



Është teoria ajo që vendos se çfarë duhet të vrojtohet" 



ALBERT EINSTEIN





2.1 Nevoja për Rishikimin e Literaturës
Studiuesit e sipërmarrjes kanë arritur në një konsensus të përbashkët lidhur me studimet në fushë: analizimi i disa disiplinave nëpërmjet kërkimit shkencor, përfshirë këtu fushën e ekonomisë, sociologjisë, psikologjisë, pedagogjisë dhe drejtimeve të tjera. Edhe në studimin tonë është e domosdoshme të përdorim metodën e studimit shumëdisiplinor. Kapitulli i rishikimit të literaturës do të mbështetet në tre drejtime kryesore: sipërmarrjen si fenomen, shkencat e edukimit dhe ato sociale.

Për të adresuar pyetjen e parë kërkimore se çfarë roli luan arsimi në vullnetin sipërmarrës të të rinjve që studiojnë në institucionet e arsimit të lartë, së pari duhet të kuptojmë sipërmarrjen si fenomen. Kështu fusha kryesore e kërkimit është të vrojtojmë fenomenin e sipërmarrjes.

Por ndërsa ne flasim për një situatë ku përfshihet i mësuari (për arsye të ndikimit që ka në vullnetin e pjesmarrësve në kërkim), prekim fushën e edukimit sipërmarrës. Këtu shkenca e edukimit na ndihmon të hedhim dritë mbi pyetjen e dytë të shtruar në kërkimin tonë: Cilat programe mësimore janë më efektive dhe si mund nëpërmjet tyre të nxisin krijimin e sipërmarrësve të rinj?

Ndërsa folëm për rishikimin e literaturës në fushën e sipërmarrjes dhe të edukimit, kërkimi prek fushën e shkencave sociale. Kjo lidhet me arsyen kryesore se krijimi i një kompanie kërkon vullnet nga individi. Vullneti sipërmarrës është një sjellje e planifikuar, studiuar gjerësisht me modelet e teorisë së mendimit shoqëror. Të tre drejtimet teorike na ndihmojnë të hedhim dritë mbi përgjigjet e pyetjeve kërkimore të shtruara në këtë punim.

Përpjekjet për të studiuar literaturën e huaj do të qartësojnë koncepte dhe fenomene si sipërmarrja, roli i saj në zhvillimin e ekonomisë, roli i edukimit sipërmarrës në krijimin e vullnetit sipërmarrës si dhe faktorët përcaktues të vullnetit. Në studimet empirike në vite janë vënë re përpjekje të shumta nga kërkuesit për të matur vullnetin sipërmarrës si dhe për të gjetur faktorët përcaktues të tij. Kështu rol të rëndësishëm në shumë punime kërkimore ka zënë pyetësori i matjes së vullnetit sipërmarrës që njihet në literaturë me emrin EIQ (Linan et al, 2006). U vu re se ky pyetësor është vlerësuar nga një numur studimesh të bëra nga Linan dhe Chen (2009) dhe është aplikuar në kërkime të realizuara në vende dhe kultura të ndryshme. Literatura tregon se pyetësori u krijua dhe u përdor për të studiuar vullnetin sipërmarrës, e për të vlerësuar faktorët përcaktues të vullnetit sipërmarrës si: normat sociale, arsimin dhe përvojën, aftësitë e njohuritë, qëndrimin dhe dëshirën për krijimin e një sipërmarrjeje. Nga kërkimi i bërë në këtë punim nuk u gjetën prova që të tregojnë përdorimin e këtij pyetësori në kontekstin shqiptar.
Gjatë shqyrtimit të literaturës lidhur me vullnetin sipërmarrës dhe faktorët përcaktues të tij u vu re se shumica e studimeve ngelin në këtë nivel. Janë të pakta punimet që analizojnë lidhjen që ekziston midis veçorive të programeve mësimore dhe ndryshimeve në qëndrim, perceptim dhe vullnet. Kjo është mjaft e rëndësishme për t'u vlerësuar nga kërkuesit pasi ndihmon drejtpërdrejt profesionistët e mësimdhënies në këtë fushë, të hartojnë programe më efektive. Besohet se kurrikula mësimore e përzgjedhur me kujdes dhe pedagogjia e duhur janë elementë kryesore të një edukimi të përgjegjshëm dhe efektiv. Në këtë drejtim janë të pakta analizat krahasuese të programeve sipërmarrëse dhe rolit të tyre në vende me veçori të përbashkëta historike, ekonomike dhe sociale si Shqipëria.
Gjetjet në literaturë inkurajojnë kërkimin e faktorëve që stimulojnë mendimin dhe sjelljen sipërmarrëse tek të rinjtë e arsimuar (McClelland, 1961; Kolvereid, 1996, Shapero and Sokol 1982). Kështu është e domosdoshme që politikbërësit të njohin faktorët ndikues dhe të mundohen të fokusojnë aty programet edukuese. Në realitet problemi që haset është se megjithëse studentët ndjekin tre-pesë vite programe biznesi, duket se rezultatet nuk janë ato që priten, pasi studentët me interes në këtë fushë nuk ndërmarrin veprime konkrete. Prandaj është e rëndësishme të ndërmerret ky studim për të kuptuar faktorët të cilët ndikojnë në perceptimin e studentëve lidhur me vullnetin sipërmarrës si dhe zgjidhjet qe duhet të aplikohen në të ardhmen. Analiza krahasuese favorizon nxjerrjen e rezultateteve përgjithësuese dhe rekomandimeve konkrete.

Në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera të rajonit ku ky studim është ndërmarrë, vihet re se egziston vullneti sipërmarrës i të rinjve. Kërkime të kryera në Shqipëri në këtë fushë pohojnë këtë rezultat. Kështu studimi i ndërmarrë nga Kume et al., (2013) "Karakteristikat sipërmarrëse midis studentëve në Shqipëri" tregon se midis faktorëve të tjerë, edukimi sipërmarrës ka ndikim pozitiv në vullnetin sipërmarrës të studentëve. Në studimin e doktoraturës të studiuesit Shaqiri (2015) "Faktorët Determinues të Qëllimit Sipërmarrës: Një Studim mbi Prirjet e Studentëve Shqiptar" del në pah se studentët që janë ekspozuar ndaj edukimit sipërmarrës kanë perceptim sipërmarrës më të lartë në qëndrimet, norma subjektive, vetefikasitetin dhe qëllimin sipërmarrës, se ata te cilët nuk kanë një eksperiencë të tillë.



Studimet e bëra në Shqipëri, në këtë fushë, megjithëse janë të pakta janë mbështetëse të gjetjeve në literaturën bashkëkohore. Nevoja për t'u bindur mbi këtë rezultat nxjerr domosdoshmërinë e vazhdimësisë së kërkimit në Shqipëri dhe rajon. Kjo për faktin se ekziston një hendek midis dëshirës dhe realizimit, në kohën kur sipërmarrja do të ishte zgjidhje më e favorshme për ngërçin ekonomik në të cilin ne ndodhemi aktualisht. Ky studim do te rikonfirmoj faktin se ekspozimi i studentëve tek sipërmarrja dhe aktivitetet sipërmarrëse, njohuritë, aftësitë dhe mundësinë për të filluar një sipërmarrje të re sigurohet kryesisht nga programet arsimore. Rekomandimet praktike të ofruara janë kujtesë për të gjithë politikbërësit dhe edukatorët mbi rëndësinë jetike të kurrikulës mësimore dhe pedagogjisë së përdorur, të cilat në Shqipëri duhet të reformohen rrënjësisht.

2.2 Sipërmarrja dhe Edukimi Sipërmarrës


2.2.1 Sipërmarrja
Objektivi i punimit është të kuptojmë se si edukimi sipërmarrës influencon vullnetin sipërmarrës. Për të kuptuar vullnetin na duhet në rradhë të parë të sqarojmë termin sipërmarrje. Sipërmarrja në gjuhën franceze nënkupton të ndërmarrësh ose fillosh një aktivitet. Cantillon ishte i pari që përdori këtë term në një kontekst ekonomik që në shekullin e 18 dhe theksoi rolin riskmarrës të sipërmarrësit, i cili është ideues dhe drejton burimet për të krijuar një biznes të ri (Cantillon, 1952). Në traktatin ekonomik të shkruar në vitin 1755, autorit i jepen kreditet e të qënit i pari që përshkroi proçeset që influenconin tregun, si rezultat i aktiviteteve sipërmarrëse. Ky traktat solli një frymë të re në principet ekonomike dhe autori u quajt nga studiuesit si “babai i themelimit të ekonomisë moderne”. Si asnjë autor tjetër Cantillon shpjegoi rolin vital të sipërmarrësit me ndjeshmëri dhe forcë.
Në artikullin “Etika Protestante dhe Shpirti i Kapitalizmit” të shkruar në periudhën 1904-1905, Weber i quan sipërmarrësit heroik, që jo të vetëm… ndikuan në ndërtimin e një sistemi të ri ekonomik (sistemin kapitalist). Megjithatë teorite klasike nuk u fokusuan në funksionin e sipërmarrjes në ekonomi. Midis ekonomistëve të parë vetëm pak u përfshinë në këtë diskutim, përmendim Jean-Baptiste Say (1767-1832), Jeremy Bentham (1748-1832) dhe John Stuart Mill (1806-1873). Me zhvillimin e Shteteve të Bashkuara si fuqia më e madhe industriale në fund të shekullit të 19, diskutimi mbi sipërmarrjen u zhvendos përtej Atlantikut. Nga autorët më të mirënjohur është ekonomisti Frank Knight i cilin në botimin Risku, Pasiguria dhe Fitimi (1921) bëri dallimin midis riskut dhe pasigurisë dhe argumentoi se aftësitë e sipërmarrësit shtrihen në mundësinë për të menaxhuar pasigurinë që ekziston në një shoqëri të caktuar.

Ekonomisti i parë i cili u fokusua në rolin e sipërmarrësit në zhvillimin ekonomik ishte Joseph A. Schumpeter (1885-1950). Në punimin e tij të publikuar si Teoria e Zhvillimit Ekonomik (Schumpeter, 1934) ai u përpoq të krijonte një teori komplet të re bazuar në ndryshim - sesa në ekuilibër. Ai përshkroi funksionin e sipërmarrësit si një individ i cili tenton të prishte ekuilibrin, duke ofruar inovacion në sistem. Ai argumentoi se "ndryshimi kreativ është faktori kryesor në kapitalizëm" (Schumpeter, 1942) dhe se sipërmarrësi është agjenti kryesor për ndryshim. Schumpeter i shikonte kombinimet e reja si thelbësore për zhvillimin ekonomik. Më vonë duke vrojtuar rolin e korporatave në shoqëritë industriale, këndvështrimi i tij ndryshoi gradualisht, nga sipërmarja si arritje e individëve të veçantë, tek aktivitetet novatorë në organizatat ekzistuese (Schumpeter, 1942).

Megjithë përpjekjet e bëra nga studiuesi Schumpeter, u desh shumë kohë që koncepti i sipërmarrjes të përdorej në analizat ekonomike. Analizat tradicionale neoklasike fokusoheshin në ekuilibër dhe injoronin rolin e aktivitetit sipërmarrës në ekonomi. Shkencëtarët e sjelljes vazhduan teorinë e zhvillimit në kërkimin sipërmarrës. David McClelland (1917-1998), një psikolog ishte i pari që prezantoi studime empirike në fushën e sipërmarrjes, bazuar në teorinë shkencore të sjelljes. Ai ishte i interesuar në fillim, në motivimin human. Në punimin e tij pionier "Shoqëri Suksesi" (1961) McClelland bëri përpjekje të kuptonte arsyet pse ndodh zhvillimi dhe dështimi në një ekonomi, duke u fokusuar në rolin e sipërmarrësit. Ai vuri në dukje se “nevoja për sukses” e një kombi, dhe në mënyrë korrespodente e individit, është thelbësore për zhvillimin ekonomik. Në studimin e tij McClelland zbuloi se sipërmarrësit vlerësojnë maksimalisht “nevojën për sukses” dhe janë shumë kompetitiv kur rezultatet e tyre maten. Individët të cilët demonstrojnë një nevojë të madhe për sukses janë të fokusuar, të devotshëm, dhe kanë dëshirë për të bërë mirë gjithshka në jetën e tyre. McClelland (1965) prezanton një argument të fortë në mbështeje të këndvështrimit se motivimi për të arritur sukses mund të mësohet. Kjo është e rëndësishme dhe vlen për edukatorët e fushës së sipërmarrjes për të kuptuar dhe zhvilluar pedagogjinë sipërmarrëse.

Pas viteve 1960 ekonomistët filluan të shfaqin interes në rolin e sipërmarrjes në zhvillimin ekonomik dhe në teorinë ekonomike. Profesor Cole (1965) theksoi se “sipërmarrja është një aktivitet plot qëllim i një individi, ose i një grupi, i ndërmarrë për të inicuar, mbajtur ose rritur përfitimet, duke prodhuar ose duke shpëndarë të mirat dhe shërbimet ekonomike”. Por analiza e Schumpeter mbeti si bazë referencë për shumë pasardhës në këtë fushë, përmendim këtu Leibenstein (1968) dhe Baumol (1968). Ky rikthim pati shpërthimin e vet me krijimin e një teorie të re ku sipërmarrja filloi të përfshihej në analizat ekonomike. Midis kontribuesve përmendim Burton Klein (1977) dhe Nelson & Winter (1982) të cilët theksuan rolin e pasigurisë, racionalitetit të kufizuar dhe sjelljes individuale në një ekonomi dinamike.

Viti 1980 përfaqëson një kthesë si për aktivitetet sipërmarrëse ashtu dhe për kërkimin në fushë, ku një numur reformash çuan drejt krijimit të bizneseve të reja. U vu re se kompanitë e mëdha nuk ishin fleksibël dhe ndryshonin me vështirësi (Carlsson, 1989 b). Interesi në rritje për kompanitë e vogla i atribohet ndryshimeve ekonomike botërore dhe ndryshimeve në karakteristikat e zhvillimit teknologjik, që i bënte kompanitë e mëdha me më pak avantazh (Carlsson, 1992).

Ky ndryshim në mjedisin ekonomik u reflektua në shumë studime lidhur me sipërmarrjen dhe rolin e biznesit të vogël. Kështu David Birch (1987) argumentoi se mundësitë më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krijuar nga firmat e vogla dhe jo nga kompanitë e mëdha. Zoltan Acs (1999) theksoi se një rol inovator në ekonomi, si agjent ndryshimi, e kanë kompanitë e vogla. Kështu shumë studiues entuziast filluan të interesohen në këtë drejtim të ri. Si rezultat morri hop kërkimi në fushën e sipërmarrjes.

Krijimi i një numri të madh revistash shkencore të orientuara drejt sipërmarrjes në vitet 1980-1990 reflekton një rritje dramatike të aktiviteteve sipërmarrëse në atë kohë. Megjithatë fusha është akoma e pa studiuar, veçanërisht krahasuar kjo me numrin e të punësuarve me kohë të plotë që janë të përfshirë në kërkime studimore. Megjithëse ka shtim të numrit të programeve të ofruara shumë prej tyre mbulohen nga staf me kohë të pjesshme (Cooper, 2003).

Si përmendëm më lartë, referencat e para lidhur me studimet e sjelljes sipërmarrës u formuluan nga studiuesi David McClelland (1961) i cili u përpoq të jepte shpjegime psikologjike dhe sociologjike lidhur me zhvillimin dhe dështimin e një ekonomie. Ai identifikoi sipërmarrjen si një nga katër forcat që së bashku me teknologjinë, rritjen e popullatës dhe ndarjen e punës çojnë në zhvillim ekonomik. Sipas McClelland arritjet e një shoqërie janë të lidhura me aktivitetin sipërmarrës (McClelland, 1961).

Në vitin 1990, studiuesi Casson publikoi një volum të edituar të të gjitha punimeve të publikuara që konsideroheshin si themelet për studimin e sipërmarrjes. Kjo konsiderohet dhe si rishikimi i parë, i plotë, në këtë fushë. Në fillim të viteve 2000, kjo iniciativë u ndoq nga shumë vëllime të tjera që tentonin të bënin një përmbledhje të studimeve të bëra, përmendim këtu Shane, 2002; Acs dhe Audretsch, 2003; Audretsch, Falck, Heblich dhe Lederer, 2011, Westhead, Wright, & McElwee, 2012. Këto studime kanë shumë të përbashkëta por vlen të theksohet volumi i Welsch (2004) i cili është i ndryshëm nga të tjerët pasi është shkruar nga edukatorët, praktikantët në fushë dhe kërkuesit shkencor.

Kjo fushë studimi vazhdon të jetë në proçes riformulimi duke u zgjeruar dhe ngushtuar njëkohësisht. Mungesa e një teorie themelore dhe natyra e fragmentuar e kërkimit shkencor nxjerr nevojën për punë të vazhdueshme metodologjike. Veçanërisht me mjaft interes paraqitet nevoja për kërkim të aplikuar, bazuar në modele teorike. Baza e kërkimit në fushën e sipërmarrjes është zhvilluar me kohë dhe autorë të ndryshëm kanë ofruar kontribute me vlerë. Zhvillimet e të ardhmes do të na bëjnë më të qartë progresin në këtë fushë, për të sqaruar më tej probleme e fenomene të reja që do të hasen.

2.2.2 Karakteri Shumë Dimensional i Sipërmarrjes

Studimet sipërmarrëse janë influencuar nga literatura e ekonomisë, psikologjisë, sociologjisë dhe menaxhimit strategjik duke ofruar struktura teorike të stabilizuara dhe metodologji efikase (Gustafsson, 2004). Ky këndvështrim shumë disiplinor nuk të çudit për faktin se fenomeni i sipërmarrjes është kompleks. Chandler dhe Lyon (2001) e shikojnë pozitivisht këndvështrimin shumëdisiplinor të sipërmarrjes duke e konsideruar këtë pikë të fortë të kësaj fushe studimi. Të tjerët në kundërshtim (Cooper, 2003; Shane dhe Venkataraman, 2000) kanë apeluar për studiuesit, duke theksuar nevojën e krijimit të një strukture konceptuale që t’i ofrojë sipërmarrjes një model të përgjithshëm dhe një teori të vetën.



Volery and Shaper në vitin 2007 hodhën dritë mbi pesë faktorë të nevojshëm që luajnë rol kryesor në aktivitetin sipërmarrës: sipërmarrësi, mundësia, burimet, një organizatë dhe një mjedis mbështetës (Volery and Shaper, 2007).

  1. Sipërmarrësi është në qëndër të këtij proçesi dhe është në kërkim të mundësive të cilat i eksploron nëpërmjet kërkimit aktiv, të qënit alert, njohurive të mëparshme dhe rrethit njohës. Në këtë këndvështrim kërkimi aktiv shoqërohet me eksplorim të informacionit që ofron mundësi të reja. Informacioni i pastër nuk është i mjaftueshëm dhe kërkon të jesh alert dhe të përzgjedhësh atë që është më i favorshëm për risi. Kjo intuitë kërkon që të shkosh thellë dhe të vëzhgosh trende sjelljesh dhe mundësi të paplotësuara ose kombinime të reja të burimeve. Njerëzit tentojnë të gjejnë mundësi të lidhura me njohuri të mëparshme të cilët i kanë grumbulluar gjatë jetës. Kjo është arsyeja pse njerëzit krijojnë kompani të lidhura me eksperiencat e mëparshme të punës. Rrjeti i njohjeve shërben si një burim i vlefshëm për ide të reja dhe mundësi me interes. Veçanërisht rrjetet e krijuara ku individët kanë shkëputje nga njëri-tjetri janë me mjaft vlerë (Volery and Shaper, 2007).




  1. Një mundësi krijon shancin e ofrimit të një produkti ose shërbimi të ri me përfitim dhe bëhet shkak për krijimin e një sipërmarrjeje të re. Studiuesi Timmons i përkufizon sipërmarrësit si të dhënë kokë e këmbë pas mundësive dhe që gjithmonë shohin për trende të reja, me qëllim krijimin e një sipërmarrjeje unike (Timmons, 2002). Një përgjigje të qartë lidhur me mundësitë na e shpjegon Shaper dhe Volery. Autorët klasifikojnë mundësitë e ofruara si: të tërhequra dhe të shtyra nga tregu ("market-pulled" dhe "market-pushed"). Të parat ose të tërhequra nga tregu lidhen me nevojat, problemet dhe interesat e konsumatorëve. Në këtë rast, roli i sipërmarrësit është t'i njohi këto nevoja dhe t'i përdori për interesa sipërmarrjeje. Të dytat, ose ato të shtyra nga tregu, lidhen me burime të papërdorura, teknologji të reja ose kapacitete që ofrojnë vlera të reja për klientet (Volery and Shaper, 2007). Lidhur me mundësitë studiuesit kanë hapur shumë diskutime. Përmendim këtu faktin nëse ato duhet të gjenden apo të krijohen. Inovacioni përbën këtu një nga pikat më të diskutuara. Studiuesi Drucker, në shpjegimet e tij shkon deri aty sa të thotë se nuk përfaqëson sipërmarrje krijimi i një restoranti tjetër Meksikan, përderisa ai nuk ofron karakteristika të veçanta. Sipas përkufizimit të tij sipërmarrësit janë në minorancë (Drucker 2006). Nga ana tjetër eksperienca tregon se shumë biznese të reja të krijuara funksionojnë me sukses edhe pa patur ide inovative (Volery and Shaper, 2007).




  1. Burimet janë nevojë jetike për fillimin e biznesit dhe pa to, mundësitë nuk bëhen realitet. Që në vitin 1855 studiuesi Say theksoi se është sipërmarrësi ai që ndërmerr riskun dhe mbledh së bashku burimet e nevojshme për të ndërtuar një biznes të ri (Say, 1855)




  1. Aktivitetet sipërmarrëse kanë nevojë për një organizatë ku ato të ndërmerren. Sipërmarrja është e lidhur kryesisht me krijimin e kompanive të reja. Autori Cole në vitin 1960 e përkufizoi sipërmarrjen si aktivitetin që inicion, krijon dhe zhvillon biznese fitimprurëse (Cole, 1968). Po kështu studiuesi Gartner e përkufizoi sipërmarrjen si krijuese të organizatave të reja (Low and MacMillan, 1988). Në ditët e sotme pikëpamja ka ndryshuar. Kështu studiuesi Timmons argumenton se sipërmarrja mund të zhvillohet si për kompanitë e krijuara më parë dhe për ato të krijuara rishtaz (Timmons, 2002).




  1. Mjedisi influencon aktivitetin sipërmarrës. Në këtë vështrim mjedisi ndikon në burimet në dispozicion, klientët dhe infrastrukturën. Eventet politike dhe veprimet e qeverive pa dyshim influencojnë aktivitetet sipërmarrëse.

Këto faktorë që përmendëm janë tullat për krijimin e sipërmarrjes. Ato nuk janë të ndarë nga njëri-tjetri por veprojnë së bashku në këtë proçes. Megjithatë kjo fushë studimi vazhdon të vuajë. Një nga çështjet më kryesore të mungesës së progresit lidhur me zhvillimin e një modeli disiplinor është mungesa e konsensusit lidhur me përkufizimin e termit “sipërmarrje”. Në studimin e tij duke rishikuar tekstet shkollore dhe revistat shkencore, Morris (1998) zbuloi më shumë se 70 përkufizime të ndryshme të sipërmarrjes në një periudhë 5 vjeçare. Davidsson (2005) sygjeroi se një ndarje e qartë duhet ndërmarrë midis sipërmarrjes si fenomen social dhe sipërmarrjes si emërtim akademik. Dhe kështu përpjekjet vazhdojnë...

Download 0,96 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   18




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish