Departamenti I menaxhimit


Teoria e Sjelljes së Planifikuar të Ajzen



Download 0,96 Mb.
bet5/18
Sana10.02.2017
Hajmi0,96 Mb.
#2244
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   18

2.4.3 Teoria e Sjelljes së Planifikuar të Ajzen

Dëshira dhe mundësia janë përfshirë edhe në Teorinë e Sjelljes së Planifikuar të Ajzen. Studiuesi identifikoi tre paraardhës të vullnetit: qëndrimin kundrejt sjelljes, normat subjektive dhe kontrollin e sjelljes së perceptuar. Koncepti i Shaperos lidhur me dëshirën është ekuivalent me konceptin e qëndrimit të Ajzen dhe koncepti i mundësisë së Shaperos është i lidhur me konceptin e kontrollit të sjelljes së perceptuar. Sipas teorisë së Ajzen, paraardhësi i sjelljes është vullneti për të performuar një sjellje të caktuar (Ajzen 2002). Ajzen theksoi se vullneti për të vepruar mund të parashikohet saktë nga këta tre faktorë të cilët përfaqësojnë kontrollin e njerëzve mbi sjellje. Në qoftë se një person ka mundësitë, burimet e nevojshme dhe dëshirën për të vepruar mund t'ja dalë me sukses (Ajzen, 2002).

Të tre këta elementë të cilët influencojnë sjelljen nëpërmjet vullnetit mund të përshkruhen kështu: qëndrimi kundrejt sjelljes është i lidhur me besimin për rezultatet e arritura të sjelljes dhe vlerësimin e këtyre rezultateve (Ajzen, 2002). Normat subjektive i referohen perceptimit të personit mbi pritshmëritë normative nga të tjerët dhe motivimi i personit për të ndjekur këto pritshmëri. Kontrolli i sjelljes së perceptuar i referohet perceptimit të dikujt mbi faktin se sa e lehtë ose e vështirë është të performojë sjelljen, që konsiderohet faktor mjaft i rëndësishem (Ajzen, 1991).


Qëndrimi kundrejt sjelljes



Sjellja

Vullneti

Normat Subjektive




Kontrolli i Sjelljes së Perceptuar

Figura 3: Modeli i Teorisë së Sjelljes së Planifikuar nga Ajzen (1991) Burimi: Ajzen I. (1991)


Teoria e Sjelljes së Planifikuar (Ajzen 1991) ka derivuar nga Teoria e Veprimit të Arsyeshëm (Fishbein & Ajzen, 1975) që mbështetet në argumentin se vullneti i lidhur me sjelljen, formohet nga qëndrimi i personit kundrejt kësaj sjelljeje dhe normat subjektive (influenca nga njerëz të rëndësishëm-si prindër, shokë, apo modele frymëzuese). Në anën tjetër qëndrimi dhe normat subjektive influencohen nga vlerësimi, besimi dhe motivimi i formuar ndërmjet rritjes në ambjente unike, individuale.

Si një shtesë e Teorisë së Veprimit të Arsyeshëm, Teoria e Sjelljes e Planifikuar konkludon se shumica e sjelljeve njerëzore rezulton të krijohen nga vullneti individual për të shfaqur atë dhe mundësia për të zgjedhur e për të marrë vendime të ndërgjegjshme.

Teoria e Sjelljes së Planifikuar (Ajzen 1991) thotë se vullneti varet nga tre faktorë: 1) Qëndrimi i individit kundrejt sjelljes (dëshiroj unë ta bëj këte?); 2) Norma subjektive (duan njerëzit e tjerë që unë ta bëj këtë?) dhe 3) Kontrolli i perceptuar i sjelljes (e perceptoj unë që jam në gjendje ta bëj këtë dhe a kam unë burime për ta bërë?). Faktori i tretë është një shtesë në modelin origjinal të ofruar nga Teoria e Veprimit të Arsyeshëm (Fishbein & Ajzen, 1975).

Qëndrimi i individit kundrejt sjelljes dhe normat subjektive janë konsideruar si faktorë motivues që influencojnë sjelljen. Në kundërshtim, faktori i tretë, kontrolli i perceptuar i sjelljes mendohet të mbulojë faktorët jo motivues që influencojnë sjelljen. Kombinimi i këtyre tre faktorëve përfaqëson kontrollin aktual të individit kundrejt sjelljes dhe vlerësohet si parashikues i vullnetit lidhur me sjelljen; si rrjedhojë vullneti influencon në një masë të konsiderueshme ndryshimet e sjelljes (Ajzen, 1991).

Ky model na krijon perceptimin se vullneti i krijuar ndikon menjëherë në sjellje. Kjo në realitet nuk është gjithmonë e vërtet. Në disa raste një individ nuk mund të sillet si do dëshironte, si rezultat i faktorëve të jashtëm, megjithëse ka vullnetin për ta bërë këtë. Por nga ana tjetër lidhja qëndrim-vullnet është e brendshme dhe në përgjithësi është pak e influencuar nga dinamika e faktorëve të jashtëm (Ajzen 1991).

Analiza e faktorëve të Teorisë së Sjelljes së Planifikuar është e rëndësishme për të kuptuar modelin e aplikuar në studimin kërkimor.



Qëndrimi kundrejt Sjelljes i referohet nivelit në të cilin një individ ka gjykimin e dëshirueshëm ose të padëshirueshëm lidhur me sjelljen që e shqetëson. Kim dhe Hunter (1993) ndërmorrën analiza të 93 studimeve të pavarura të vullnetit dhe konkluduan se ka një mbështetje të fortë empirike për lidhjen qëndrim-vullnet. Në studimin e tyre, sjelljet ishin ndarë në 19 tema të ndryshme: shembujt përfshinin vullnetin për të votuar; vullnetin për të patur një fëmijë; vullnetin për të dhuruar gjak, dhe vullnetin për të kopjuar punën e tjetrit. Sipas vëzhgimit të Ajzen (1991) marrëdhënia midis qëndrimit dhe vullnetit ishte shumë më e fortë në krahasim me lidhjen e vullnetit me sjelljen, si rezultat i faktorëve të jashtëm që e influencojnë atë.

Normat Subjektive. Në vazhdim të qëndrimit dhe influencës së tij në krijimin e vullnetit, Ajzen (1991) ju referua presionit social nga shokët dhe “njerëzit e rëndësishëm” që influencojnë vullnetit të performojë ose jo një sjellje specifike, e njohur në koncept si “norma subjektive”. Krueger et al (2000) e përfshiu këtë faktor në modelin e sipërmarrjes dhe nuk gjeti marrëdhënie midis normave subjektive të një individi dhe vullnetit për të filluar një biznes, duke zgjuar kuriozitetin për më shumë kërkime në këtë fushë.

Kontrolli i Sjelljes së Perceptuar. Teoria e Sjelljes së Planifikuar është një vazhdim i Teorisë së Veprimit të Arsyeshëm, një punë e bërë në 1975 nga Fishbein dhe Ajzen. Versioni i mëtejshëm përfshiu dhe kontrollin e sjelljes së perceptuar, si vlerësues për situatat, ku faktorët jo-motivues luajnë rol dhe e kthejnë qëndrimin në sjellje. Në këtë kontekst faktorë frenues mund të ishin-mungesa e kohës, mungesa e njohurive dhe aftësive, dhe mungesa e bashkëveprimeve me të tjerët. Matja e vetefikacitetit nga Bandura (1977, 1982) është konsideruar shumë e ngjashme me kontrollin e sjelljes së perceptuar (Ajzen 1991; Summers, 2000), duke reflektuar një gjykim personal të individit rreth aftësive për të performuar një sjellje të ardhshme.

Vullneti reflekton dëshirën e individit ose planet për t’u përfshirë në një sjellje të veçantë dhe ka një numur shkaqesh që e krijojnë. Qëllimi final i studimit të vullnetit është parashikimi i sjelljeve. Psikologët kanë qënë të interesuar të studiojnë sjelljet e vullnetit për shumë vite. Me kalimin e kohës psikologët e mendimit (Fishbein dhe Ajzen 1975, Rotter 1966, Searle 1983) kanë arritur në konkluzionin se Teoria e Sjelljes së Planifikuar bazohet në modelin e teorisë së pritshme, ku individët mësojnë të favorizojnë sjelljet nëse ata presin rezultate të favorshme dhe formojnë qëndrime të pafavorshme kundrejt sjelljes nëse rezultatet janë të pafavorshme (Ajzen 1991).

2.4.4 Koncepti i Vetefikasitetit të Bandurës

Në qoftë se njerëzit nuk besojnë se ata kanë kapacitetin për të filluar biznesin e tyre patjetër që ata nuk e bëjnë këtë. Është një sjellje e natyrshme. Ajzen dhe Shapero e sqaruan këtë nocion bazuar në koncepte psikologjike të kontrollit të sjelljes së perceptuar dhe mundësisë së perceptuar. Të dy këto koncepte janë të lidhura me modelin e mendimit shoqëror të vetefikasitetit të perceptuar, të zhvilluar nga Bandura. Këto koncepte së bashku tregojnë se jo vetëm njohuritë dhe aftësitë janë të përfshira të ndihmojnë individin të arrijë diçka, por është e rëndësishme që individët të besojnë se njohuritë dhe aftësitë mund të aplikohen me sukses në situata të ndryshme. Kjo është shumë e rëndësishme për sipërmarrjen. Sipërmarrja është e lidhur me riskun dhe pasigurinë dhe askush nuk mund të parashikoj sesi do të sillen klientët, punonjësit dhe aktorët e tjerë apo çfarë problemesh ligjore, financiare, personale apo të tjera do të krijohen. Kështu besimi në kapacitetin e individit është shumë i rëndësishëm, rrit vullnetin sipërmarrës, pasi është parakusht për fillimin e biznesit, dhe rrit shancet për të filluar një biznes me sukses.

Ideja qëndrore e konceptit të vetefikacitetit është se besimi i individit rreth efikasitetit të tij influencon arritjet e personit. Një besim i stabilizuar, lidhur me efikasitetin bën të mundur që individët të përdorin aftësitë e tyre për të arritur gjëra të jashtëzakonshme dhe të kapërcejnë problemet, ndërsa një ndjenjë e dobët lidhur me efikasitetin dhe dyshimi në vetvete, i dobëson aftësitë dhe çon individët e talentuar drejt humbjes (Bandura, 1997).

Argumentet më lartë nuk hedhim poshtë aftësitë të cilat janë të domosdoshme dhe duhen përmirësuar vazhdimisht. Vetëfikaciteti nuk është matës i aftësive por besim se çfarë mund të bësh me to në rrethana të veçanta (Bandura, 1997). Bandura tregoi se besimi në efikacitet ndikon në të menduarin, motivimin dhe ndjenjat. Një person me dyshime do të shmang konfrontimin me detyra të vështira. Ky person do ta ketë të vështirë të motivojë veten dhe në situata stresuese do nxjerrë në pah të metat personale dhe do të theksojë kompleksitetin e punës. Është një rreth vicioz që do të zvogëloj përpjekjet dhe të menduarin analitik. Një person që është i fokusuar në difektet personale e ka të vështirë të fokusohet në detyra. Gjithashtu këta njerëz me lehtësi humbin besimin në mundësitë e tyre për arsye se mendojnë se perfomanca jo e plotë është pasojë e aftësive të pamjaftueshme që zotërojnë (Bandura, 1997).

Në kontrast, një ndjenjë e qëndrueshme mbi efikasitetin do të vlerësohet si sfidë dhe nuk do të shmangej. Kjo do të zgjojë interes dhe përfshirjë në aktivitete, do t'i drejtoj njerëzit drejt objektivave sfidues dhe do t'i mbaj të përkushtuar. Ata do të investojnë dhe do të shtojnë përpjekjet nëse krijohen probleme. Dështimet do t'i atribohen mungesës së përpjekjeve dhe jo mungesës së aftësive. Rreziqet do të adresohen me besim dhe do të ushtrohet kontroll mbi to. Kjo sjellje do të nxis performacën dhe reduktoj stresin, si dhe do të forcojë besimin tek vetefikaciteti. (Bandura, 1997).

Arsimi sipërmarrës duhet të këshillohet si duhet dhe të gjejë mënyra me të cilat aftësitë dhe efikasiteti rriten. Sipas Bandurës, katër burime kryesore informacioni ndërtojnë besimin në vetefikacitet. Njohja e tyre do të shërbej në edukimin sipërmarrës.



  1. Burimi i parë dhe më i rëndësishëm lidhet me mundësimin e eksperiencave të suksesshme që shërbejnë si një indikator i rëndësishëm për kapacitetin e individit. Experiencat e suksesshme ofrojnë një evidencë unike nëse një individ arrin një qëllim të caktuar. Sukseset ndërtojnë besimin tek vetefiçenca, ndërsa dështimet të kundërtën sidomos kur ato ndodhin para se të krijohet një besim i qëndrueshëm. Por këtu nuk shtrohet pyetja a u arrit rezultati por dhe si u arrit ai? Në qoftë se suksesi u arrit lehtë personi pret gjithmonë që suksesi t'i vij lehtë, kjo situatë do të çojë në probleme kur të ketë momente të vështira. Një besim i qëndrueshëm në vetefikasitet do të ndërtohet në qoftë se suksesi arrihet nëpërmjet përpjekjeve të qëndrueshme ose duke kaluar vështirësi. Në këtë drejtim vështirësitë janë përfituese për të mësuarin, sepse të bëjnë të qartë se suksesi zakonisht arrihet me përpjekje të vazhdueshme. Gjithashtu vështirësitë na tregojnë se si dështimet kthehen në sukses kur kapaciteti përdoret për të kontrolluar ngjarjet. Kur dikush beson se ka ato që i duhen për të qënë i suksesshëm do të jetë e lehtë për të përballur situatat e vështira dhe kur dikush ka menaxhuar me sukses një situatë të vështirë do të jetë më i fortë dhe më i aftë (Bandura, 1997).

Si mund të organizohen praktikat e edukimit sipërmarrës në mënyrë që të bëjnë të mundur krijimin e një ndjenjë të qëndrueshme vetefikaciteti dhe të zhvillojnë aftësi të përgjithshme të nevojshme për të qënë një sipërmarrës i suksesshëm? Bandura ofron përbërësit e nevojshëm. Kështu ndryshimet në vetefikacitet nuk rezultojnë nga performanca në vetvete por nga proçeset e ndërgjegjshme mendore që performanca ofron mbi kapacitetet. Një sukses i vogël mund të influencojë një individ të besojë se ka gjithshka të nevojshme për të arritur sukses në nivel më të lartë dhe në detyra më të vështira.

Si mund njohuritë rreth konceptit të eksperiencës së suksesshme të aplikohen në edukimin sipërmarrës? Një mënyrë e mirë mund të jetë një program ku studentët zhvillojnë idetë, shkruajnë plane biznesi dhe fillojnë një kompani. Skenari më i mirë do të ishte kur proçesi të shoqërohej nga një sipërmarrës me eksperiencë, i cili të shërbente si këshilltar. Takime të rregullta dhe diskutime me këshilltarin do të ishin me vlerë për të kuptuar sesi veprimet lidhen me sukseset dhe dështimet.



  1. Përvoja e deleguar është një burim tjetër për të krijuar vetefikasitet, e cila arrihet nëpërmjet krahasimit me të tjerët dhe identifikimit me persona të tjera. Në edukimin sipërmarrës ky koncept aplikohet duke ftuar sipërmarrës të cilët shërbejnë si modele inspiruese. Por është e rëndësishme që studentët të identifikohen me këto modele.




  1. Modelet inspiruese janë një burim shumë i rëndësishëm për të mësuar e marrë eksperiencë. Ata sipas Bandurës kthehen shpesh në simbole. Ai theksoi se në shumë situata njerëzit i lidhin sjelljet e tyre me modelet e prezantuara si vizualisht ose verbalisht, nëpërmjet televizionit ose mediave të tjera (Bandura, 1976). Si rezultat përdorimi i materialeve video ose rasteve studimore me sipërmarrës do të jetë efektiv për të rritur vetefikasitetin e individit.




  1. Bindja verbale është burim tjetër dhe lidhet me influencën sociale që bind një person se ka kapacitetet e duhura. Lidhur me edukimin sipërmarrës ky koncept do të përdoret nëpërmjet metodave të ndryshme si feedback në seancat personale ku studentët marrin informacion pozitiv mbi kapacitetin e tyre.




  1. Qëndrimet psikologjike dhe të ndjera që njerëzit përdorin për të gjykuar kapacitetin përbën një burim tjetër. Duke konsideruar gjithshka që përmendëm vetefikaciteti ka lidhje të fortë me të qënit një sipërmarrës i sukseshëm. Kjo gjetje ndihmon në krijimin e programeve lidhur me sipërmarrjen të cilat i lejojnë studentëve të jenë proaktiv dhe të sillen si sipërmarrës në kompanitë e tyre.

Teoria e Perceptimit Social në fillimet e veta u quajt Teoria e të Mësuarit Social (Bandura 1977). Kjo teori identifikonte sjelljen njerëzore si ndërveprim i tre faktorëve: personal, të sjelljes, dhe të ambjentit (Bandura 1986). Teoria ofron një model për të kuptuar dhe parashikuar një varietet llojesh të sjelljes njerëzore. Teoria e Perceptimit Social është e vlefshme jo vetëm për të kuptuar sjellje, por gjithashtu për të identifikuar metoda në të cilat sjellja mund të modifikohet dhe ndryshohet (Pajares, 1997).

Në këtë model ka një ndërveprim midis personit dhe mjedisit ku ai jeton duke përfshirë besimet dhe aftesitë e perceptuara, të zhvilluara dhe influencuara nga mjedisi social dhe fizik. Mjedisi social i referohet anëtarëve të familjes, shokëve dhe modeleve; ai fizik i referohet rrethanave individuale dhe burimeve (Pajares, 1997). Kombinimi i mjedisit dhe sjelljes përfshin sjelljen e individit bazuar në impaktin e mjedisit. Kjo nuk do të thotë se të gjithë individët e rritur në të njëjtin ambjent do të kenë të njëjtën mënyrë sjellje pasi kjo varet nga një sërë stimujsh të krijuara në mënyra të ndryshme, si rezultat i aftësive për të perceptuar dhe besimeve unike të çdo individi (Jones 1989).

Vlen edhe njëherë të theksohet se vetefikasiteti është besimi i individit në kapacitetin që ka për të performuar me sukses situata te ndryshme (Gardner dhe Pierce, 1998). Studimet lidhur me qëndrimin kanë zbuluar se perceptimi mbi aftësitë për të performuar një detyrë të dhënë, krijojnë qëndrimin duke e konvertuar atë në vullnet dhe në sjellje të mundshme (Ajzen, 1991). Në mungesë të vetefikacitetit, individët ndërmarrin vendime të limituara pavarësisht nëse kanë aftësitë e nevojshme për të ndjekur një rrugë veprimi (Bandura, 1986).

Boyd dhe Vozikis (1994) treguan se vetefikasiteti është një shtesë e vlefshme tek modeli i vullnetit sipërmarrës duke u mundur të shpjegonin më shumë lidhur me zhvillimin e vullnetit sipërmarrës. Disa studiues si Chen et al (1998) dhe Zhao et al (2005) gjetën një marrëdhënie positive midis vetefikasitetit sipërmarrës dhe vullnetit për të filluar një biznes. Në studime të ndryshme vetefikasiteti sipërmarrës është përcaktuar si besimi në aftësitë e njeriut për të performuar me sukses role dhe detyra sipërmarrëse. Në studimin e Chen et al (1998) individët me vetefikasitet të lartë sipërmarrës, kanë më shumë gjasa të bëhen sipërmarrës, sesa ata me vetefikasitet të ulët sipërmarrës. Edukimi si dhe eksperiencat e mëparshme ndikojnë në rritjen e nivelit të vetefikasitetit sipërmarrës duke shfrytëzuar mundësitë e ofruara nga modelet frymëzuese dhe nga mësimi praktik (Bandura 1986).



2.5 Konceptet Teorike në Ndihmë të Kërkimit Shkencor
Objektivi i këtij kërkimi është të arrij të kuptoj më mirë efektin që ka edukimi sipërmarrës në vullnetin sipërmarrës të studentëve dhe të ofrojë rekomandime të mundshme për të ardhmen. Studimi i kryer nga Souritaris et al. sygjeron ofrimin e një programi të balancuar duke përfshirë aktivitete që kanë të bëjnë me kurse të hartuara ku të përfshihen punë në grup dhe lojra stimuluese; konkurse për plane biznesi; evente për zgjerimin e rrethit të njohjes dhe mbështetje nga universiteti lidhur me informacione mbi tregun. Nisur nga objektivi ynë duhet të ndalemi tek disa koncepte të rëndësishme që e bëjnë më të qartë qëllimin e kërkimit:

  • Edukimi sipërmarrës është një set klasash/kursesh në fushën e sipërmarrjes dhe të lidhur me to. Ato zhvillohen në kurrikulën e nivelit bachelor dhe master dhe drejtohen nga instruktorë përkatës. Studentët përfshihen në këto klasa dhe vlerësohen me notë në bazë të performancës dhe pjesmarrjes. Studimi fokusohet në edukimin sipërmarrës të ofruar në Universitetet në Shqipëri dhe rajon.




  • Vullneti sipërmarrës është koncept gjerësisht i përdorur në studim për faktin se kërkimi shkencor ka treguar se vullneti është pararendësi më i mirë i sjelljes së planifikuar duke përfshirë sipërmarrjen. Vullneti shikohet si pararendës i sjelljes aktuale pasi në një vonesë në vite mjaft faktorë të tjerë mund të ndikojnë dhe të influencojnë individin të krijojë një sipërmarrje. Sipërmarrja si e theksuam përfshin kreativitet dhe inovacion. Në këtë kontekst edukimi sipërmarrës ka rol jo vetëm për të krijuar kompani të reja por edhe për të nxitur inovacionin dhe kreativitetin tek të rinjtë. Kjo mundësi do të bënte që shoqëria dhe ekonomia të përfitonin pasi do të inkurajonte njerëzit të silleshin si sipërmarrës. Por për ekonominë ka rëndësi shumë krijimi i sipërmarrjeve të reja. Lidhur me këtë qëllim vullneti sipërmarrës është dëshira për të krijuar një biznes tëndin në një periudhë kohe afatmesme pas diplomimit në universitet. Gjatë këtij studimi mungesa e vullnetit sipërmarrës do të interpretohet si rast kur individi nuk ka plan të ndërmarri një sipërmarrje, ndërsa vullneti sipërmarrës do të tregoj se individi ka dëshirë dhe ka filluar të ndërmarra hapa në këtë drejtim.




  • Siç u theksua janë disa modele kryesore të vullnetit. Për qëllim të studimit tonë Modeli i Sjelljes së Planifikuar të Ajzen na ndihmon më shumë për të ofruar rekomandime të vlefshme për të ardhmen. Sipas Shapero, vullneti për të kryer një sjellje të caktuar varen nga dëshira dhe mundësia e perceptuar nga individi. Këto dy perceptime janë të përfshira në modelin e Ajzen. Dëshira e perceptuar krahasohet me qëndrimin dhe mundësia e perceptuar mund të krahasohet me kontrollin e sjelljes së perceptuar. Në modelin e ofruar nga Ajzen është përfshirë edhe një komponent tjetër që është normat subjektive të perceptuara, kjo një variabël me mjaft influencë. Ajo shpreh pritshmërinë e perceptuar ofruar nga mjedisi ku individi rritet dhe jeton. Studime të shumta tregojnë një marrëdhënie të rëndësishme midis socializimit dhe sjelljes sipërmarrëse, kështu përfshirja e kësaj variable është gjetje e duhur. Objektivi i kërkimit është të kuptojmë më mirë cilët faktorë ofruar nga edukimi sipërmarrës influencojnë sipërmarrjen, kështu që është e rëndësishmë të zgjedhim modelin që është më i saktë. Si rezult i këtij arsyetimi Modeli Ajzen u zgjodh në këtë kërkim studimor.

Gjatë rishikimit të literaturës disa studiues dhe studimet e tyre kanë qënë thelbësore për të krijuar në këndvështrim të plotë mbi kërkimin. Tabela më poshtë është një përmbledhje e literaturës më të vlerësuar në këtë studim.


Nr.

Autori dhe Viti

Kontributi teorik



Cantillon, 1755

Autorit i jepen kreditet e të qënit i pari që përshkroi proçeset që influenconin tregun si rezultat i aktiviteteve sipërmarrëse. Pershkroi rolin riskmarrës të sipërmarrësit si ideues dhe drejtues i burimeve për të krijuar një biznes të ri.






Schumpeter 1942

Ndryshimi kreativ është faktori kryesor në kapitalizëm dhe se sipërmarrësi është agjenti kryesor për ndryshimin ekonomik.






McClelland 1961

1965


“Nevoja për sukses” është thelbësore për zhvillimin ekonomik. Sipërmarrësit vlerësojnë maksimalisht “nevojën për sukses” dhe janë shumë kompetitiv kur rezultatet e tyre maten.

Motivimi për të arritur sukses mund të mësohet.





Shapero & Sokol, 1982

Ngjarja sipërmarrëse e Shaperos: individët ndërmarrin veprime si rezultat i forcave negative dhe pozitive.



Bandura, 1986

Teoria e Perceptimit Social: është e rëndësishme që individët të besojnë se njohuritë dhe aftësitë mund të aplikohen me sukses në situata të ndryshme.



Kolb 1984

David Kolb ofron këndvështrim e tij se si dhe sa eksperienca shërben si një burim për të mësuarin dhe zhvillimin. Ai përshkruan të mësuarit eksperimental ku nxënësi është në kontakt të drejtpërdrejt me fenomenin në studim.



Ajzen, 1991

Teoria e Sjelljes së Planifikuar: paraardhësi i sjelljes është vullneti për të performuar një sjellje të caktuar. Jane tre paraardhës të vullnetit: qëndrimi kundrejt sjelljes, normat subjektive dhe kontrolli i sjelljes së perceptuar.



Martens 1998

Ndryshimi në sjellje dhe qëndrim arrihet duke adresuar emocionet në një drejtim të caktuar. Sjellja nuk udhëhiqet gjithmonë nga intelekti por luan rol të menduarit, të ndjerit dhe të bërit, të gjithë këta faktorë që influencojnë njëri-tjetrin.



Linan 2009

Autorit i jepen kredite për përpjekje të vazhdueshme në vlerësimin e vullnetit sipërmarrës. Krijoi dhe aplikoi pyetësorin EIQ të matjes së vullnetit sipërmarrës në shumë studime në vende dhe kultura të ndryshme.

Tabela 1: Literatura Përmbledhëse e Studimit


2.6 Pyetjet Studimore dhe Fokusi i Kërkimit
Qëllimi i studimit është që të arrihen të bëhen vëzhgime teorike e praktike lidhur me vullnetin sipërmarrës të të rinjve si dhe më e rëndësishmja të ofrohen rekomandime konkrete për politikbërësit shqiptar në krijimin e një edukimi sipërmarrës efektiv e të përgjegjshëm.

1. Pyetja e parë studimore: Cili është roli i edukimit në vullnetin sipërmarrës tek studentët shqiptar?

Pasi kjo pyetje të jetë analizuar, duke studiuar variablat kryesore me ndikim në vullnetin sipërmarrës, pyetja e dytë studimore do të adresonte karakterin praktik të këtij studimi.





2. Pyetja e dytë studimore: Cilat janë rekomandimet për hartimin e programeve mësimore efektive, me impakt në rritjen e numrit të sipërmarrësve të rinj?

Pyetjet studimore të adresuara në këtë studim do të jenë shtyllat kryesore të punës kërkimore. Vullneti sipërmarrës është pararendës për sjelljen sipërmarrëse në të ardhmen. Ekziston potenciali në Shqipëri dhe ai duhet të nxitet dhe të përkthehet në sjellje sipërmarrëse nëpërmjet edukimit. Njohuritë në fushën e sipërmarrjes, një mentalitet e qëndrim pozitiv, të mësuarit praktik dhe kontaktet e vazhdueshme ju nevojitet studentëve për të garantuar këtë karriere sfiduese. Nëpërmjet edukimit ata do të aftësohen, do të krijojnë besim në vetvete dhe potencialin e duhur për t'u bërë sipërmarrës të ardhshëm.

Ndërmarrja e këtij studimi mbështetet në disa arsye të rëndësishme, të përmendura në pikat e mëposhtme:


  • Së pari, studimet në vite kanë treguar se vullneti sipërmarrës influencohet nga edukimi që individët ndërmarrin. Arsyet e kësaj influence nuk janë plotësisht të qarta por besohet nga studimet empirike se ekspozimi në njohuritë teorike dhe praktike, në këtë fushë, ndryshon qëndrimin e individit kundrejt kësaj mundësie karriere (qëndrimi i individëve kundrejt sipërmarrjes ndryshon ekspozimit në njohuri dhe praktika në fushën e sipërmarrjes-kjo rrit besimin dhe ndryshon sjelljen). Të njohësh arsyet më influencuese është e rëndësishme për përmirësimin e kurrikulave mësimore universitare.




  • Më tej nga pikpamja praktike sipërmarrja ka ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, pasi krijimi i kompanive të reja nxit inovacionin, krijon shërbime e produkte të reja dhe ul papunësinë. Vendet e Evropës Lindore e Qëndrore, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë shumë për të bërë në këtë drejtim. Aktivitetet sipërmarrëse janë ndërmarrë në dy dekadat e fundit, por pa u ndërgjegjësuar për rolin që ato kanë, kështu që ka akoma nevojë për përmirësim të vazhdueshëm.




  • Ofrimi i edukimit sipërmarrës në nivel universitar përmirëson jetën e një vendi. Edukimit sipërmarrës ka influencë të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Në aspektin ekonomik krijon produkte e shërbime të reja dhe ul ndjeshëm papunësinë. Në aspektin social demokratizon sipërmarrjen si zgjedhje karriere duke i dhënë shanc çdo individi që ka aftësi dhe mundësi të bëhet sipërmarrës. Është e rëndësishme të theksohet se edukimi nuk duhet të ofrojë vetëm aftësi por mbi të gjitha duhet të ndryshojë qëndrimin dhe perceptimin e të rinjve mbi sipërmarrjen. Kështu studentët e paekspozuar tek eksperiencat sipërmarrëse kanë mundësi t'i vlerësojnë ato si të mundshme dhe t'i zhvillojnë në praktikë.


3- SITUATA NË SHQIPËRI



"Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. Është pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t’i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik."

FAIK KONICA



3.1 Deklarimi i Problemit

Me moshën mesatare 30 dhe me 25% të popullatës në grupmoshën 15-29 vjec, Shqipëria konsiderohej një nga vendet me moshë më të re në Europë ne vitin 2011 (Raporti i ILO, 2012). Të dhënat e vitit 2014 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë banuese është rritur në 37 vjeç. Popullsia e Shqipërisë vazhdon të ketë një rritje negative. Kjo rënie në numrin e popullsisë i dedikohet kryesisht emigracionit, i cili vazhdon të mbetet prezent në një masë të konsiderueshme. Nga ana tjetër kjo rënie i atribuohet edhe rënies që ka pësuar shtesa natyrore e popullësisë e cila ka ardhur kryesisht nga rënia e numrit të lindjeve.


Tregu shqiptar i punës përballet me probleme që ndeshin edhe ekonomitë e vendeve të tjera në tranzicion. Humbja e vendeve të punës në sektorin industrial në 1990, nuk u kompensua plotësisht nga sektori i shërbimeve, pasi ai pati një shtrirje jo plotësisht të ndjeshme, ndërsa agrokultura dhe punësimi informal vepruan në këtë periudhë si kanale për të shkarkuar presionin e tregut të punës. Nivelet e larta të papunësisë së bashku me pjesmarrjen e ulët të fuqisë punëtore dhe nivelet e ulëta të punësimit karakterizojnë tregun e e punës së të rinjve shqiptar. Në vitin 2014, shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ishte 32,5 %, ndërkohë që shkalla e papunësisë për popullsinë 30-64 vjeç ishte 13,3 %. Sipas raportit "Tregu i Punës 2014" të INSTAT, krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rritje prej 5,3 pikë përqindje. Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor në vitin 2014, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm (21,3 %) ndjekur nga ata me arsim të lartë (17,2 %). Krahasuar me vitin 2013, shkalla e papunësisë për personat me arsim 8/9 vjeçar është pothuaj në të njëjtin nivel, ndërkohë që është rritur shkalla e papunësisë mes personave me arsim të mesëm dhe të lartë.
Pavarësisht nga programet e ndërmarra për të zbutur këtë fenomen, qeveria e vetme nuk mund të zvogëlojë papunësinë në Shqipëri. Akoma ekziston një perceptim negativ që autoritetet, ekspertët dhe njerëzit e zakonshëm kanë lidhur me kontributin e vërtet të sipërmarrësve. Si rezultat i këtij perceptimi, vendimi për t'u vetpunësuar bëhet vetëm nëse njerëzit përballen me një situatë të vështirë në tregun e punës, ku punësimi formal dhe i qëndrueshëm akoma nuk është realitet. Në veçanti brezi i ri është përfituesi kryesor i kësaj politike të re pasi nëpërmjet arsimimit përfiton aftësitë kryesore sipërmarrëse siç janë kreativiteti, iniciativa e lirë, puna në grup, ndërmarrja e risqeve, dhe ndjenja e përgjegjësisë.
Përvoja botërore tregon se qeveritë në disa vende kanë zhvilluar politika që ofrojnë mbështetje për sipërmarrësit e rinj, të gatshëm për të ndihmuar dhe lehtësuar ata për të filluar me sukses proçesin. Njohuritë rreth sipërmarrjes tani njihet si kompetencë kryesore në nivel evropian dhe në Shqipëri ato janë përfshirë në programin mësimor të shkollave në të gjitha nivelet. Këto proçese përfshijnë edhe një shumëllojshmëri programesh jashtë arsimit formal.
Shqipëria ka bërë shumë hapa për të forcuar sektorin e arsimit në vitet e fundit. Edukimi sipërmarrës ka qënë fokusi kryesor për të dy sektorët e arsimit publik dhe privat në vend. Programet e arsimit të lartë në Shqipëri kanë zhvilluar kurse të veçanta që kanë të bëjnë me arsimin sipërmarrës, për të inkurajuar të rinjtë që të mendojnë dhe të aplikojnë iniciativa të tilla veçanërisht në degët me orientim biznesi. Megjithatë, këto përpjekje duhet të shkojnë dhe më tej në mënyrë që me sukses, të nxisin të rinjtë, drejt kësaj rrugë karriere.
Në ditët e sotme, si rezultat i krizës ekonomike dhe nivelit të lartë të papunësisë, aktivitetet sipërmarrëse janë shumë të rëndësishme për të lehtësuar sfidat. Institucione të arsimit të lartë me eksperiencë, si Universiteti i Tiranës, si dhe institucione private të arsimimit bashkëkohor kanë promovuar aktivitete sipërmarrëse. Shumë raste të suksesshme janë raportuar nga këto institucione, ku rezulton që nga të diplomuarit dhe stafi janë krijuar një numur kompanish të suksesshme në Shqipëri.
Ne kendveshtrimin personal mendoj se preferencat dhe sjelljet e studentëve janë influencuar nga një numur faktorësh personal dhe mjedisor. Disa nga dëshira për t'u pasuruar në një periudhë të shkurtër kohë, të tjerë për të qënë të lirë të marrin vendime apo nisur nga ambicia për inovacione. Nga ana tjetër faktorë të jashtëm luajnë rol mjaft të rëndësishëm. Përmendim këtu mundësitë e limituara në treg si rezultat i nivelit të lartë të papunësisë, pagat e ulta, mungesa e konkurrencës apo dobësitë e shfaqura në zhvillimin e karrierës. Edhe situata brenda kompanive ka ndryshuar, përmendim uljet e vazhdueshme të kostove, shkurtimin e punonjësve dhe ristrukturimin e ndërmarrjeve. Kjo ka çuar në implikime të mëtejshme lidhur me mungesën e sigurisë në punë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të karrierës.

Përveç kushteve të ndryshuara dhe ndërgjegjësimit të të rinjve për këtë mundësi, një faktor shumë i rëndësishëm është teknologjia. Roli i saj në krijimin e start up-eve me kosto të ulët dhe zgjidhjet inovatorë janë nje mundësi shumë e mirë. Modelet si Mark Zuckerberg kanë frymëzuar të rinjtë, jo vetëm për suksesin financiar por edhe për impaktin e inovacionin në cilësinë e jetës së njerëzve, në një kohë të shkurtër. "Zuckerberg lidhi së bashku 1/12 e njerëzimit në një rrjet të vetëm, duke krijuar kështu një entitet pothuajse sa dyfishi i Amerikës. Në qoftë se Facebook do të ishte një shtet, do të ishte i treti në rradhë nga madhësia, mbas Kinës dhe Indisë. Filloi si një iluzion, dhe u kthye në një mundësi reale, diçka që ka ndryshuar mënyrën sesi qëniet humane lidhen me njëra-tjetrën në një shkallë të gjerë. Jetët tona sociale drejtohen nga një rrjet përfitues që në letra e kanë bërë Zuckerberg një miliarder" (Revista Time, 2010).

Ndërsa shumë studiues kanë ndërmarrë studime lidhur me faktorët e personalitetit, të tjerë janë fokusuar në vullnetin sipërmarrës të të rinjve dhe influencën që ka edukimi në kultura të ndryshme. Në Shqipëri kjo fushë është prekur pak. Studiuesit përballen me pyetjet klasike "të lindur apo të krijuar"-"tiparët apo kushtet?" influencojnë të rinjtë drejt vetpunësimit. Për politikbërësit studimet janë shumë të rëndësishme. Kjo për faktin se nëse kushtet janë faktor kryesor, një ndryshim në këtë drejtim do të ketë efekt të rëndësishme në krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm. Është detyrë e politikbërësve në nivel legjislativ dhe ekzekutiv si dhe institucionet edukuese përkatëse, të influencojnë nëpërmjet ndryshimit të kurrikulës mësimore, infrastrukturës ligjore dhe mbështetjes financiare të duhur për të promovuar sipërmarrësit e rinj.

3.2 Zhvillimi Ekonomik i Shqipërisë në Vitet e Tranzicionit

Shqipëria e nisi rrugën e saj drejt transformimit ekonomik që me shembjen e diktaturës më të egër dhe si vendi më i prapambetur dhe më i varfër në Evropë. Në ndryshimet që përfshinë vendet ish komuniste ishte vendi i fundit që rrëzoi diktaturën. Zhvillimet e vështira në këto 20 vite tranzicion të reflektuara në ekonominë shqiptare i atribuohen pa dyshim trashëgimisë komuniste, por edhe gabimeve të bëra nga klasa politike e pas viteve '90. Ende sot, demokracia shqiptare mbetet një demokraci e brishtë, si nga funksionimi i proçesit politik, ashtu edhe nga institucionalizimi i saj.

Në fillimet e viteve 1990, sipërmarrësit shqiptar pa eksperiencë, eksploruan shumë mundësi biznesi duke kërkuar mundësi të lehta për të krijuar fitim. Reformat e para ekonomike në Shqipëri u diktuan nga nevoja, duke përfshirë këtu privatizimin e fabrikave të mëdha dhe jo efiçente të ndërtuara nga regjimi i kaluar, shpërbërjen e fermave kolektive si dhe ligjin mbi pronën. Në këtë periudhë shumë shqiptarë emigruan në vendet fqinje si Itali dhe Greqi. Raportet tregojnë se të ardhurat nga shqiptarët që punonin jashtë vlerësohet të kenë qënë $ 450 milion në vit (Luthans & Riolli, 1997).
Fatkeqësisht kjo fazë e parë lidhur me progresin e Shqipërisë drej ekonomisë së tregut nuk shkoi si duhej. Një kombinim i skemave piramidale, mungesës së stabilitetit politik dhe mungesës së eksperiencës dhe kulturës demokratike pothuajse e çoi vendin në luftë civile. Revista Ekonomist citonte "Shqipëria duhet të rilindë....herën e dytë me fat më të mbarë".
Vitet e tranzisionit treguan dy karakteristika kryesore: zhvillim të investimeve të huaja dhe konsolidim të bizneseve shqiptare familjare. Ndërtimi i fabrikës së Coca-Colës në Tiranë, fabrika greke dhe italiane të tekstileve dhe këpucëve, hotele dhe restorante ndërkombëtare janë disa nga shembujt e investimeve të huaja në vend. Krahu i lirë i punës tërhoqi investitorë europianë të prodhimit (Asllani et al, 2014).
Në qershor të vitit 2006, qeveria shqiptare firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, një hap i parë në proçesin e anëtarësimit në BE. Në prill të vitit 2009, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s dhe në të njëjtën kohë dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE. Të dy këto ngjarje u konsideruan arritje të mëdha në historinë e vendit. Progresi i Shqipërisë që është rregjistruar në vitet e fundit është vlerësuar si "pak i dukshëm por me transformime të rëndësishme".

Megjithë tranzicionin e vështirë që ka kaluar Shqipëria, gjatë dy dekadave të fundit është vënë re rritje ekonomike e lartë dhe stabilitet makroekonomik. Niveli mesatar i GDP është rritur me rreth 6% dhe janë bërë përmirësime të vazhdueshme. Mbajtja e këtij niveli ka qënë mjaft e vështirë në vitet e fundit, si rezultat i krizës ekonomike që ka përfshirë ekonominë botërore (Bonatti A., Begu D., Sulka K., Lahe A., 2014).


Pavarësisht rritjes së lartë të GDP për frymë, në shifrat 3.358 Euro (INSTAT 2013) varfëria, papunësia e lartë, shërbimet dhe infrastruktura e dobët si dhe diferenca të mëdha midis rajoneve kanë ngelur një sfidë për çdo qeveri. Kështu të dhënat e Programit të Vlerësimit të Varfërisë së Bankës Botërore tregojnë se 14.3% e popullsisë jetonte poshtë kufirit të varfërisë në vitin 2012, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm krahasuar me vitin 2002 ku përqindja ishte 25.4, por krahasimisht i vogël me vitin 2008 që rezulton 12.4% (INSTAT 2012).
Problemet e Shqipërisë janë vlerësuar në vite. Në studimin e Pocsarovszky "Të bërit biznes në Ballkan" tregohet situata e Shqipërisë në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit njëzetenjë. Indeksi i WEF (World Economic Forum) tregon se korrupsioni dhe taksat rregullatore vazhdojnë të jenë problem edhe në vitin 2010 (Schwab, 2010). Në këtë periudhë u vu re përmirësim nga ana e qeverisë në rregullimin e problemeve të infrastrukturës, krahasuar me ato të vlerësuara në 2008. Pavarësisht zhvillimeve, Shqipëria ngelet në nivelin e tretë të ulët të indeksit "Të bërit biznes". Ky indeks e vlerësoi Shqipërinë pozitivisht në vitin 2007- kryesues reformash, për arsye se u krijua një ligj i ri për kompanitë, me anë të të cilit mbroheshin investorët dhe inkurajoheshin investimet. Si rezultat Shqipëria u ngrit nga vendi 165 në atë të 14 në vitin 2008 (Doing Business, 2008). Në vitin 2010 pagesa e taksave u bë e lehtë pasi qeveria amendoi disa ligje. Si rezultat pagesa e taksave u bë më pak e kushtueshme për kompanitë, pasi u reduktuan kontributet e sigurimeve shoqërore dhe u prezantua një sistem elektronik i rregjistrimit dhe pagesave. Pavarësisht këtyre përmirësimeve nuk është bërë progres në lidhje me lejet e ndërtimit për një periudhë të gjatë kohe. Shqipëria lidhur me rregjistrimin e pasurisë vazhdon të ngelet ekonomia me rankimin më të ulët në "Të bërit biznes".

Edhe në kategorinë e mbylljes së bizneseve në vitin 2009 Shqipëria ishte në vend të fundit. Por siç tregojnë analizat e të gjithë indekseve, vendi ka bërë disa ndryshime progresive dhe ka treguar zhvillim të qëndrueshëm që nga viti 1996.

Monitori Global i Sipërmarrjes tregon se Shqipëria është ndikuar nga kriza ekonomike në një nivel të ulët (Bosma–Levie, 2010). Duke vazhduar me reforma strukturale dhe duke rregulluar infrastrukturën Shqipëria është në rrugë të drejtë për të rritur konkurrueshmërinë e vendit. Shqipëria ka nevojë të bëj progres lidhur me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në drejtim të pavarësisë së gjyqësorit. Kapacitetet administrative dhe të zbatimit kanë nevojë të forcohen (Pocsarovszky R. 2011)

Në vitet e fundit "Të bërit Biznes 2012-2013", raportohet se Shqipëria renditet e 85 nga 185 ekonomi, një renditje më e mirë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të tilla si Bosnjë & Hercegovina dhe Serbia. Shifrat tregojnë se renditja e Shqipërisë ka qënë gati e pandryshueshme në tre vitet e fundit, por hop cilësor dhe të rëndësishëm ka shënuar nga viti 2007 në 2009, vite në të cilat pati një përmirësim në renditje prej gati 51 vende më lartë, nga pozicioni i 136 në atë të 85. Megjithatë, e krahasuar me vite më parë ka arritje të konsiderueshme në disa drejtime, përmendim këtu mbrojtjen e investitorëve, marrjen e kredive dhe krijimin e një biznesi te ri. Por duhet theksuar se nevoja për përmirësime të mëtejshme është thelbësore në drejtim të lejeve të ndërtimit, furnizimit me energji dhe regjistrimit të pronës.


Gjatë viteve të fundit ka një vetëdije në rritje nga ana e qeverisë shqiptare lidhur me nxitjen e aktiviteteve sipermarrëse në vend, për të ulur papunësinë dhe për t'i dhënë rritëm zhvillimit ekonomik. Në këtë kuadër Shqipëria ka ndërmarrë shumë reforma për reduktimin e pengesave administrative ndaj biznesit duke përfshirë këtu thjeshtëzimin e proçedurave administrative, reformën tatimore dhe qeverisjen elektronike.
Krijimi i Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit, one-stop shop është një përpjekje mjaft e rëndësishme. Regjistrimi në këtë qëndër bëhen brenda një dite pune dhe me një kosto minimale prej 100 ALL (0,81 €). Ky shërbim ofrohet në 32 zyra në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë me qëllim thjeshtimin në maksimum të proçedurës së regjistrimit.
Në lidhje me reformat tatimore qeveria miratoi paketën fiskale në vitin 2013, e cila si objektiv kryesor ka ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe vazhdimin e reformave strukturore, për të krijuar kushtet e nevojshme për rritje ekonomike. Hartimi i politikës fiskale është konsultuar ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Botërore (BB).
Një hap shumë i rëndësishëm është ndërmarrë nga Qeveria shqiptare lidhur me qeverisjen elektronike. Me mbështetje të donatorëve, përmendim këtu Agjensinë e Zhvillimit Ndërkombëtar të Shteteve te Bashkuara, USAID është bërë një progres i ndjeshëm në veprimtarinë e administratës publike në katër fusha kryesore, lidhur me prokurimin publik, regjistrimin e biznesit, administrimin e taksave dhe licencimin. Autoriteti tatimor ofron shërbime online për deklarimin dhe pagesën e taksave. Prokurimi online është një tjeter hap në rritjen e cilësisë së shërbimeve. Sistemi elektronik i prokurimit publik (www.app.gov.al) përmban të gjithë dokumentacionin për marrjen pjesë në tendera. Të gjitha sistemet operative duke përfshirë shkarkimin e dokumenteve dhe dorëzimin elektronik të ofertave dhe propozimeve për tender bëhen falas. Edhe në dogana po aplikohet shërbimi online i cili ka përmirësuar shërbimin ndaj biznesit në mënyrë të ndjeshme, duke reduktuar kohën e kryerjes së kontrollit të dokumentacionit dhe atë të mallrave.

Gjithashtu ne këto vite, Qeveria ka ndërmarrë politika nxitëse mbi zhvillimin e teknologjisë së informacionit, që nga shkollat e deri tek sipërmarrjet për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare në tregun rajonal dhe atë global. Gjithashtu vlen të përmendet krijimi i portalit unik qeveritar www.e-albania.al në kuadër të lehtësimit te procedurave për e-shërbimet.




3.3 Sipërmarrja në Shqipëri
Problemet e Shqipërisë janë vlerësuar në vite. Në një përpjekje për të analizuar problemet në mjedisin e biznesit në Shqipëri, Rusi dhe Sadiraj (2003) ndërmorrën një studim duke përdorur një shembull të rastësishëm të 350 sipërmarrjeve në 7 qytete të vendit. Ata konkluduan se tregëtia është një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë shqiptare. Rusi et al. (2003) vunë re se 81 % e bizneseve të kampionit kishin 1-9 punonjës dhe vetëm 7 % punësonin më shumë se 20 individë. Në këtë kontekst, Rusi dhe Sadiraj (2003) raportuan se faktorët që ndikojnë negativisht në sipërmarrjet shqiptare janë: konkurrenca nga "Tregu i Zi" (70 %), te ndjekura nga kërkesa e ulët në tregun lokal (50 %) dhe legjislacioni ekonomik jo i qartë (48 %).

Në kërkimin e tyre Shahu dhe Liperi (2003) raportuan se sipërmarrësit shqiptar nuk ishin të interesuar për të bërë studim marketingu përpara se të fillonin biznesin. Për më shumë ata theksuan se një sipërmarrës shqiptar nuk e vlerëson si të rëndësishme risinë në treg, aty ku do të veproj. Kjo mund t'i atribohet mungesës së informacionit, mungesës së aftësive menaxhuese dhe mungesës së edukimit profesional. Ndryshe nga këto raste, kompanitë e huaja që vijnë në Shqipëri nuk rrezikojnë të fillojnë një biznes pa studiuar së pari tregun lokal dhe marrë në konsideratë të gjithë risqet dhe problemet që mund të hasin. Në fund të viteve 1990 një numur studimesh u ndërmorrën në Shqipëri, Gjeorgji dhe disa vende të tjera në tranzicion nga Banka Botërore. Problemet kryesore të evidentuara në Shqipëri ishin infrastruktura e keqe (rrugët, furnizimi me ujë, energji elektrike, etj.) duke u ndjekur nga korrupsioni dhe taksat rregullatore të paqarta.

Martin (2002) i shtoi këtyre problemeve dhe izolimin e gjatë që Shqipëria jetoi gjatë komunizmit. Gjithashtu korrupsioni perceptohet si një problem tjetër shumë me influencë për sipërmarrësit shqiptar dhe është i shpëndarë në çdo sektor të biznesit.

Në vitin 1998, “Studimi mbi Sipërmarrjet”, realizuar nga Këshilli Austriak për Kërkim në Fushën e Edukimit (ACER) dhe Banka Botërore ofruan rezultate interesante dhe me vlerë. Fokusi kryesor i studimit ishte korrupsioni. Të dy grupet në studim (ndërmarrje të vogla kundrejt ndërmarrjeve të mesme e të mëdha) theksuan se mesatarisht ndërmarrjet ishin gati të paguanin 10% taksë më të lartë në qoftë se korrupsioni do të eliminohej. Çuditërisht "ndërmarrjet e vogla" ishin gati të paguanin taksa shtesë (edhe më të larta se kompanitë e mëdha) për të eleminuar korrupsionin. Sipas Fries et al. (2003), vendet që kishin probleme më të mëdha me evazionin fiskal ishin Shqipëria, Gjeorgjia, Republika e Kyrgyztanit dhe Tajikistanit, ndërsa vendet me disiplinë taksore ishin Estonia, Sllovenia, Lituania, Armenia dhe Polonia.

Një studim i “Zyrtarëve Publik” u realizua në vitin 1998 nga ACER në bashkëpunim me Bankën Botërore. Raportohej se më shumë se gjysma e zyrtareve publik pranonin se kishin hyrë në afera korruptive të një lloji. Doganat paraqiteshin si institucionet më të korruptuara, ku 90% e punonjësve kanë marrë pjesë në praktika korruptive. Inspektoriati i Taksave paraqitej po i tillë. Një studim lidhur me mjedisin e biznesit dhe vlerësimin e ndërmarrjeve (BEEPS), i ndërmarrë nga Banka Botërore nga Qershori ne Gusht 1999 (Fries et al., 2003) krahasoi nivelin e korrupsionit midis vendeve, në shembullin e kërkimit. Firmat pranonin të bënin pagesa ilegale tek zyrtarët publik për "të mbaruar punë" (World Bank, 2000).

Në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore, Shqipëria paraqitet me indeksin më të lartë të korrupsionit. Në vitin 2002, Qëndra për Investimet e Huaja (FIAC, 2003) ndërmorri një projekt që shqyrtoi barrierat administrative në Shqipëri me një shembull të përbërë nga 500 kompani private. Rezultati më befasues ishte niveli i korrupsionit lidhur me "pagesa jozyrtare". Veçanërisht, përqindja më e lartë e korrupsionit ishte në praktikat e "Doganimit të Importit", "Lejet e Ndërtimit" dhe proçedurat e "Inspektimit të Taksave".

Në vitin 2000, një studim krahasues bazuar në opinionin publik lidhur me korrupsionin u ndërmorr në Shqipëri, Bullgari dhe FYROM, në bashkëpunim me Qëndrën Kërkimore Vitosha (Qëndër për Studimin e Demokracisë në Bullgari), Qëndrën Shqiptare për Kërkim Ekonomik dhe Forumin për Kërkim dhe Dokumentacion Strategjik (FYROM). Kërkimi u bazua në Sistemin e Monitorimit të Korrupsionit të Koalicionit i krijuar nga Qëndra Vitosha në vitin 2000 dhe ishte një hap i parë për implementimin e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit në Rajon. Ndërsa opinioni publik në Shqipëri e perceptonte korrupsionin si problemin social primar, në Bullgari korrupsioni ishte në katër problemet më kryesore, ndërsa në FYROM zinte vendin e shtatë. Në Shqipëri korrupsioni është më i përhapur ndërmjet zyrtarëve të doganave (95%), zyrtarët e taksave (79.5 %), si dhe midis përfaqësuesve të sistemit gjyqësor-gjykatësve (85 %), avokatëve (77 %), dhe prokurorëve publik (72.5 %). Për më shumë 71% e të anketuarve u përgjigjen se kishin rënë viktima të praktikave korruptive përfshirë doktorët. Zyrtarët e bashkive (20%), zyrtarët e taksave (15.5 %), dhe zyrtarët e policisë (12.5 %) gjithashtu janë bërë pre e korrupsionit. Kështu si rezultat i analizës së të dhënave del se zyrtarët e doganave dhe të taksave, si dhe sistemi gjyqësor janë institucionet e para në listë, përcaktuar nga të anketuarit si "qëndra" me nivel të lartë korrupsioni në Shqipëri, Bullgari dhe FYROM.

Tranzicioni është ndihmuar nga presioni ndërkombëtar, i cili vazhdon të mbetet një forcë kryesore në përpjekjet për anti-korrupsion. Por korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur në Evropën Juglindore. Në gjetjet e studiuesve Pfeffermann and Kisunko (1999) rezultoi se barrierat më problematike për mjedisin shqiptar të biznesit ishin infrastruktura e pamjaftueshme e ndjekur nga institucionet ligjore, korrupsioni, krimi dhe vjedhjet.

IDRA et al. (2001), sygjeroi se problemet kryesore në Shqipëri përfshijnë nivelin e taksave, të ndjekura nga burokracia shtetërore dhe mungesa e stabilitetit politik, konkurrenca e pandershme dhe niveli i dobët i infrastrukturës. Muent et al. (2000) realizoi një studim në Shqipëri me një kampion prej 104 sipërmarrësish. Rezultati kryesor i këtij studimi ishte se kompanitë e rregjistruara përballeshin me konkurrencën nga ekonomia informale dhe kjo përbën problemin kryesor në të bërit biznes në Shqipëri. Gjithashtu ata theksuan se aksesi tek kreditë ka qënë problem në këto vite dhe kështu bizneset ishin të detyruar të bazoheshin në burimet e tyre. Studiuesit argumentuan se kompanitë e parregjistruara kishin avantazh sepse i shmangeshin pagesës së taksave. Gjithashtu shumë firma, në sektorin formal i janë shmangur taksave duke mbajtur "dy rregjistra". Ata vlerësuan se të gjithë kompanitë në Shqipëri janë SME sipas përkufizimit të Bashkimit Europian (punësimi i më pak se 250 punonjësve) dhe 98% e të gjithë kompanive ishin ndërmarrje të vogla (më pak se 10 punonjës).

Megjithë këto probleme Shqipëria vazhdon perpjekjet për të kaluar vitet e tranzicionit. Të dhënat e viteve të fundit sipas INSTAT, tregojnë se numri i sipërmarrjeve aktive në fund të vitit 2012 ishte rreth 104,275. Krahasuar me sipërmarrjet aktive në vitin 2005 ka një rritje prej 72%. Sipas strukturës së sipërmarrjeve aktive në vitin 2012 është vënë re që tregu më së shumti dominohet nga mikro-ndërmarrjet me 1 deri në 9 punonjës, që përbëjnë rreth 95.3% të numrit të përgjithshëm të sipërmarrjeve aktive. Shpërndarja e sipërmarrjeve aktive sipas sektorëve ekonomik për vitin 2012 është: tregtia 43.4%; hotelet dhe restorantet 16.2%; transporti dhe komunikacionet 9.9%; industria 9.6%; ndërtimi 4.3%; bujqësia dhe peshkimi 1.7%; ndërsa shërbimet e tjera zënë 14.9%. Është për t'u theksuar se sektorët e tregtisë, hoteleve, bareve dhe restoranteve dominohen nga sipërmarrjet vendase me një zhvendosje të lehtë në vitet e fundit drejt tregtisë ndërkombëtare, veçanërisht gjatë periudhës së verës si pasojë e rritjes së turizmit në vend.

Këtë situatë në rritje e ka favorizuar shumë roli i bankave në ekonominë shqiptare. Sipas raportit “Të Bërit Biznes”, të Bankës Botërore 2013-2014, Shqipëria renditet e 13 në botë për lehtësinë e kreditimit. Bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, përqindja e kreditimit të sektorit privat në dhjetor 2012 ishte 40.2%. Përqindja e rritjes vjetore të portofolit të kredive rezultoi të ishte rreth 14%. Bankat janë financuesit më të mëdhenj të ekonomisë duke qenë se sektori bankar përbën më shumë se 95% të sektorit financiar.

Performanca e politikave të Shqipërisë gjatë periudhës 2007-2011 ka qënë mbresëlënëse dhe janë bërë përmirësime në fushat e politikave lidhur me përmirësimin e klimës së biznesit (të tilla si regjistrimi i kompanive, liçensimi i kompanive, reforma rregullatore, aksesi ndaj financimeve dhe promovimi i eksporteve).





Download 0,96 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   18




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish