Departamenti I menaxhimit


Edukimi dhe Roli i Tij në Promovimin e Sipërmarrjes



Download 0,96 Mb.
bet4/18
Sana10.02.2017
Hajmi0,96 Mb.
#2244
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   18

2.2.3 Edukimi dhe Roli i Tij në Promovimin e Sipërmarrjes

Studime të shumta janë ndërmarrë për të kuptuar rolin e edukimit sipërmarrës në nxitjen e këtij aktiviteti. Ndërsa kursi i parë i sipërmarrjes u ofrua nga Universiteti i Harvardit në vitin 1947, kur Profesor Myles Mace (MBA 1938) për herë të parë ofroi një kurs për veteranët e Luftës së Dytë Botërore, me titull "Menaxhimi i Ndërmarrjeve të Vogla". Në vazhdim të kësaj eksperience Peter Drucker krijoi një program mbi sipërmarrjen dhe inovacionin në Universitetin e New Yorkut, në vitin 1953. Konferenca e parë mbi bizneset e vogla dhe problemet e tyre u mbajt në Universitetin e St. Gallen, në Zvicër, në vitin 1948. Këshilli Kombëtar i Zhvillimit të Bizneseve të Vogla mbajti konferencën e parë në vitin 1956. Konferenca e parë akademike mbi kërkimin shkencor në këtë fushë u mbajt në Universitetin Purdue në vitin 1970. Pesëdhjetë vjet më vonë se te fillonte kursi i parë në Harvard, sipërmarrja u bë një komponent mjaft i rëndësishëm i Programit të MBA (Harvard Business School). Që nga klasa e parë në vitin 1947, u krijua një infrastrukturë amerikane e përbërë nga më shumë se 2,200 kurse në mbi 1,600 shkolla, 277 pozicione pune, 44 revista akademike të referuara në gjuhën angleze dhe mbi 100 qëndra promovuese (Katz, 2003). Që me fillimin e përpjekjeve të para në këtë fushë, shumë kurse dhe programe mësimore janë ofruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë.



Arsyet e këtij suksesi të edukimit sipermarrës janë të shumta. Vlen të përmendim rolin që sipërmarrja ka në ekonomi, në kohën kur roli i shtetit është zvogëluar. Po ashtu gjatë viteve janë vënë re ndryshime kulture lidhur me dëshirën për pavarësi, fleksibilitet, shpërblime profesionale dhe vlerësim të meritave personale, të cilat kanë ndikuar mbi këtë nevojë.

Porter dhe McKibbin (1988) ofrojnë tre arsye të forta përse është i nevojshëm promovimi i edukimit sipërmarrës.

  • Së pari, sipërmarrja parashikohet si forca kryesore e ekonomisë në shekullin e njëzet e një.




  • Së dyti nevoja për një integrim ndërfunksional të njohurive, do te jetë e ardhmja e edukimit të biznesit.




  • Së treti, ndihet nevoja për edukatorë bashkëkohor që të kuptojnë mirë jo vetëm specialitetin e tyre por edhe sistemin e biznesit në tërësi (Katz 1991b).

Të gjitha këto konsiderata janë të vërteta dhe të rëndësishme për mbarë botën por bëhen më të ndjeshme në Shqipëri dhe rajon, ku sipërmarrja është një fushë mjaft e re dhe në zhvillim e sipër.

Vrojtimi tregon se edukimi sipërmarrës dhe studimet në fushë janë gjithnjë e në rritje. Por a janë efektive ato? A influencon edukimi sipërmarrës në vullnetin sipërmarrës dhe në sjelljen sipërmarrëse? A çon në rritje të numrit të kompanive të reja, te sukseshme?

Studime të ndryshme janë kryer për të kuptuar, nëse programet mësimore lidhur me sipërmarrjen dhe aktivitetet e lidhura me të, kanë ndikim në vullnetin sipërmarrës. Për shembull, një studim nga Kolvereid dhe Moen (1997) ka treguar se studentët e degës së sipërmarrjes kanë një vullnet më të lartë për t'u angazhuar si sipërmarrës dhe janë të gatshëm të fillojnë biznesin. Noel (2001) ndërmorri një studim në tre grupe individësh me prejardhje të ndryshme arsimi (biznes, sipërmarrje dhe grupi i tretë nga degë të ndryshme). Studimi tregoi se karriera e tyre ndryshonte. Sipas Noel të diplomuarit nga shkollat ​​e sipërmarrjes krijuan një numur më të madh biznesesh krahasuar me dy grupet e tjera. Në mënyrë të ngjashme, studimi i ndërmarrë nga Varela dhe Jimenez (2001) ka treguar se ekziston një korrelacion midis investimit të një universiteti në promovimin e sipërmarrjes dhe përqindjes së studentëve që bëhen sipërmarrës.

Një studim i kryer nga Franke dhe Luthje tregoi se tradita akademike e sipërmarrjes në vendet gjermanisht folëse është shumë e shkurtër. Deri kohët e fundit, nxitja e inovacionit dhe zhvillimi i produkteve të reja me anë të sipërmarrjes nuk eshte konsideruar një detyrë primare e universiteteve. Nëpërmjet krahasimit të vullnetit sipërmarrës të studentëve në dy universitete gjermano-folëse (Universiteti i Vjenës për Ekonomiks dhe Administrim Biznesi dhe Universiteti i Mynihut) me studentët e Institutit të Teknologjisë në Massachusets (MIT), hulumtuesit gjetën nivele të ndryshme të shpirtit sipërmarrës në këto universitete: niveli i ulët në universitetet gjermano-folëse mund t'i atribohet arsimit pak të fokusuar tek edukimi sipërmarrës (Franke dhe Luthje, 2004).

Christian (2000) studioi vullnetin e studentëve për t'u bërë sipërmarrës dhe zbuloi se 65% e anketuesve e kishin atë. Një studim tjetër tek studentët Balineze tregoi se nga 105 të anketuar, 39.5% treguan vullnet dhe 35% treguan dëshirë (Lie, 2004). Studimi i Christine (2004) për vullnetin e studentëve kinez për t'u bërë sipërmarrës tregoi se nga 105 anketues, 33.66% kishin vullnet dhe 13.86 % kishin dëshirë. Studime të përafërta janë bërë nga Gerald (2006) i cili zbuloi se nga 194 të anketuar, 30.4% shprehën vullnet e 22% dëshirë. Evidenca empirike e një studimi që përfshiu pjesmarrësit e programit sipërmarrës "Young Achievement Australia" raportoi se pas mbarimit të programit u vunë re perceptime të larta të dëshirës për t'u bërë sipërmarrës (Peterman & Kennedy, 2003).

Studimi i bërë nga Autio, Keeley, Klofsten & Ulfstedt (1997) që investigoi vullnetin sipërmarrës të studentëve në konteksin e kulturave të ndryshme, nxorri në pah se inkurajimi nga ambjenti universitar rrit besimin tek studentët për të ndërmarrë këtë udhëtim. Mbështetja arsimore nëpërmjet edukimit profesional është një mënyrë efektive për të ndërmarrë njohuri të nevojshme lidhur me sipërmarrjen. Kjo mbështetet nga një studim i bërë nga Wang and Wong (2004) që theksoi se ëndrrat për sipërmarrje të shumë studentëve humbin nga mungesa e përgatitjes në institucionet akademike. Shkolla dhe sistemi arsimor gjithashtu luajnë një rol kritik në identifikimin dhe formëzimin e karakteristikave të sipërmarrësve (Ibrahim & Soufani 2002). Studime të tjera kanë treguar se edukimi sipërmarrës, veçanërisht ai që përmban trajnim teknologjik, është kyç për të zhvilluar aftësitë inovatore të sipërmarrësve në një ambjent me sfida në rritje (Gallowawy & Brown, 2002, Garavan & O’Cinneide, 1994).

Hulumtuesit Souitaris et al. bazuar në teorinë e sjelljes së planifikuar testuan efektin e programeve të sipermarrjes në qëndrimet dhe vullnetin sipërmarrës të studentëve të shkencës dhe inxhinjerisë. Rezultatet treguan se programet ndikojnë pozitivisht në qëndrimin e studentëve dhe në përgjithësi në vullnetin sipërmarrës. Gjetjet kontribuan më tej në teoritë e sjelljes se planifikuar (Ajzen 1991) dhe në praktikën mësimdhënëse të sipërmarrjes (Souitaris et al, 2007).

Një tjetër dëshmi impresionuese tregoi se rreth 4,000 kompani të lidhura me Universitetin MIT ekzistojnë sot, me shifra të përgjithshme punësimi që tejkalon 1.1 milion njerëz dhe shitjet vjetore janë rreth 232 miliard $. "Nëse kompanitë e themeluara nga të diplomuarit dhe stafi i MIT do të formonin një komb të pavarur, të ardhurat e krijuara nga kompanitë do ta rreshtonin atë komb në vendin e 24 të ekonomive më të mëdha në botë" (Ayers 1997). Histori të ngjashme suksesi janë raportuar në rajone të ndryshme të Evropës, ku universitetet sipërmarrëse kanë patur një ndikim të rëndësishëm.

Një studim bazuar në një sondazh të gjerë, i kryer në Singapor në vitin 1998, shqyrtoi nivelin dhe përcaktuesit influencues te studentëve ne nivelin bachelor. Tre faktorë ndikues u përcaktuan influencues në interesat sipermarrës: gjinia, përvoja e familjes në lidhje me biznesin, dhe niveli arsimor. Të ardhurat në familje, etniciteti dhe shtetësia nuk kishin ndikim. Të dhënat empirike sygjeruan me forcë nevojën për t'u ofruar studentëve programe edukimi, lidhur me njohuri biznesi në degët e inxhinjerisë dhe të shkencës (Wang dhe Wong, 2004).

Disa pyetje ngrihen me të drejtë pas këtij reflektimi: Cilat faktorë janë më influencues për të motivuar të rinjtë të bëhen sipërmarrës? Cfarë influence ka arsimi në vullnetin sipërmarrës?

2.3 Shkenca e Edukimit
Promovimi i sipërmarrjes në vendet në zhvillim është një nga mënyrat kryesore për të rritur dhe përshpejtuar zhvillimin ekonomik. Sipërmarrja përfshin zbulimin, zhvillimin dhe eksplorimin e mundësive për të ofruar të mira dhe shërbime të reja, mënyra të reja organizimi, tregje të reja, proçese të reja dhe lëndë të para të reja nëpërmjet organizimit të energjive që më parë nuk kanë ekzistuar (Venkatraman, 1997).

Edukimi ka një impakt pozitiv dhe të rëndësishëm në vullnetin sipërmarrës (Lutje dhe Frank, 2003) dhe është rruga kryesore që lejon njerëzit të njohin mundësitë përreth, veçanërisht ato të lidhura me fushën e studimit. Programet e edukimit janë krijuar për të njohur dhe inkurajuar sjelljen sipërmarrëse, për të kuptuar rolin e faktorëve që i influencojnë dhe për të ndryshuar vullnetin e individëve për të zgjedhur vetpunësimin si karrierë (McStay, 2008).


2.3.1 Shkenca e Edukimit dhe Edukimi Sipërmarrës
Shkenca e edukimit ose pedagogjia ka objektiv të ofrojë një ambjent i cili mbështet të mësuarin. Në nivel universitar kjo nënkupton një proçes interaktiv dhe me qëllime të përcaktuara në mënyrë që individët të rriten në personalitetin e tyre dhe të zhvillojnë aftesitë e duhura. Shkenca e edukimit përpiqet të kuptojë si duhet të hartohen këto proçese në mënyrë që të mësuarit të bëhet realitet tek studentët. Megjithëse nuk ka zgjidhje ideale për një proçes të mësuari efektiv, njohuri të shumta ekzistojnë sot në literaturën pedagogjike rreth të mësuarit të suksesshëm. Objektivi i këtij studimi na fokuson tek faktorët të cilët influencojnë perceptimet, qëndrimet dhe sjelljen.

2.3.2 Metoda Efektive të Mësimdhënies
Literatura nënvizon se të mësuarit është të nxënit me ndërgjegje ose pa ndërgjegje të njohurive dhe aftësive intelektuale, fizike dhe sociale. Është një proçes i cili të ndryshon sjelljen, mendimin dhe ndjenjat bazuar në eksperienca, mendime dhe kuptime të reja. Në punimin "Inkurajimi i Sipërmarrësve të Ardhshëm: Efekti i Karakteristikave të Programeve Sipërmarrëse në Vullnetin Sipërmarrës" studiuesja Susan Müller, bën një përmbledhje të punimeve të studiuesve më influencues në fushën e edukimit si më poshtë:
David Kolb: Eksperienca si një Burim i të Mësuarit dhe Zhvillimit
Në librin e tij "Të mësuarit Eksperimental: Eksperienca si një Burim i të Mësuarit dhe Zhvillimit", David Kolb ofron këndvështrim e tij se si dhe sa eksperienca shërben si një burim për të mësuarin dhe zhvillimin. Ai përshkruan bazat themelore të metodave bashkëkohore lidhur me të mësuarin eksperimental, ofruar nga shkencëtarët John Dewey, Kurt Lewin dhe Jean Piaget. Ai përshkruan të mësuarit eksperimental dhe sygjeron një model strukturor të këtij proçesi mësimor (Kolb 1984, f. xi).

Të mësuarit eksperimental nënkupton se nxënësi është në kontakt të drejtpërdrejt me fenomenin në studim. Në këtë mënyrë të mësuarit eksperimental lidh edukimin, punën dhe zhvillimin personal. Ky proçes ofron themelet për një metodë edukimi si një proçes jete. Prandaj të mësuarit eksperimental shihet me mjaft interes nga komuniteti i arsimit të lartë (Kolb, 1984). Nga ana tjetër të mësuarit eksperimental është i lidhur ngushtësisht me eksperiencat personale, subjektive (Kolb, 1984). Këto eksperienca e bëjnë të mësuarin një proçes të vazhdueshëm. Studiesit e këtij proçesi janë të bindur se idetë nuk janë fikse por ato formohen dhe riformohen nëpërmjet eksperiencave.

Por cilat rrugë e zhvillojnë në maksimum këtë proçes? Studiuesi Kurt Lewin dhe kolegët e tij mendojnë se të mësuarit lehtësohet në rast se individi lidh eksperienca të ndryshme konkrete me të menduarin analitik, në një mjedis të hapur (Kolb, 1984). E përkthyer kjo në realitetin e edukimit sipërmarrës, studenti prezanton planin e biznesit në klasë, merr feedback, diskuton mbi këtë feedback dhe më pas shkon në sipërmarrje reale për të marrë eksperiencë.

Formate të ndryshme edukimi janë krijuar me qëllim marrjen e njohurive nëpërmjet transformimit të eksperiencës si: praktika, ushtrime të strukturuara, futje në role, apo simulime bazuar në eksperiencë. Të gjitha këto metoda mund të përdoren më së miri në edukimin sipërmarrës.

Një tjetër metodë e rëndësishme është të konsiderohet individualiteti i të mësuarit. I mësuari në vetvete nuk është i njëjtë për të gjithë individët. Teste të ndryshme janë krijuar për të ndihmuar këtë proçes, përmendim këtu Myers-Briggs Type Indicator ose Inventari i Menyrës së të Mësuarit, të zhvilluar nga Kolb. Një faktor tjetër i rëndësishëm për t'u konsideruar është bazuar në punën konkrete, e këtu pedagogët duhet të lejojnë që çdo student të vlerësojë preferencat e tij dhe më pas ta ndihmoj të zgjedhë formatin e duhur të edukimit.
Jens Uwe Martens: Ndryshimi i sjelljes dhe qëndrimit
Studimi i Jens Uwe Martens është fokusuar në ndryshimin e sjelljes dhe qëndrimit (Martens 1998). Ai deklaroi se ndryshimi në sjellje dhe qëndrim arrihet duke adresuar emocionet në një drejtim të caktuar. Këtë bëjnë edukatorët kur ftojnë sipërmarrës të suksesshëm të flasin për studentët. Martens theksoi se sjellja nuk udhëhiqet gjithmonë nga intelekti por luan rol të menduarit, të ndjerit dhe të bërit, të gjithë këta faktorë që influencojnë njëri-tjetrin (Martens, 1998).

Të tjerë studiues kanë theksuar se objektivat e të mësuarit kompleks mund të arrihen në qoftë se kemi një alternim të të menduarit dhe të ndjerit. Studiuesi Bloom përdori metaforën e një shkalle, ku secila anë përfaqëson dy drejtimet. Përputhja e tyre do të bënte që lidhjet në mes të ndihmonin çdo njeri të ngjitej lehtësisht (Martens, 1998). Edukimi sipërmarrës duhet me domosdoshmëri të përfshijë gjithmonë anën afektive.


Laurillard: Struktura e propozuar për mësimdhënien universitare
Laurillard krijoi një metodë të orientuar nga studentët. Kjo metodë duke u bazuar në të dhënat empirike nxorri në pah aspekte kryesore lidhur me të mësuarit, përmendim këtu elementët ndarës-ndarjen e koncepteve; elementët adaptues të cilët u ofrojnë studentëve përgjegjësi dhe mundësi të marrin feedback dhe ta përdorin atë në studime të tjera në të ardhmen; elementë interaktiv-përfshijnë feedback të vlefshëm të ofruar nga pedagogu dhe; elemente reflektiv që i ofrojnë studentëve mundësinë të reflektojnë, të veprojnë si duhet, të marrin feedback dhe ta lidhin atë me konceptin e çështjes në diskutim (Laurillard, 2002). Nëpërmjet këtyre elementëve strategjia e mësimdhënies synon të arrij një dialog interaktiv midis dy palëve, pedagog dhe student.
Klafki: Modeli didaktiv kritik-konstruktiv
Klafki është një nga teoricienet më të rëndësishëm të shekullit të 20. Ai shpjegoi përdorimin e termit kritik-konstruktiv. Objektivi i didaktikës është të lejojë çdo individ të rrit kapacitetet e tij për të vetvendosur, për të marrë pjesë dhe për t'u solidarizuar. Në realitet shumë institucione edukimi nuk e plotësojnë këtë objektiv. Metodologjia e tij e merr shumë seriozisht këtë aspekt duke u referuar si kritike (Klafki, 1985). Termi konstruktiv thekson faktin se metoda nuk kërkon vetëm të kritikojë por t'i japë formë dhe të ndryshoj edukimin si dhe të ofrojë kontribute të vlefshme në krijimin e formave të reja që lidhin teorinë me praktikën (Klafki, 1985).

2.4 Teoritë e Njohjes Shoqërore

2.4.1 Teoria e Njohjes Shoqërore dhe Kërkimi lidhur me Edukimin Sipërmarrës

Të jesh sipërmarrës kërkon aftësi të caktuara dhe sipërmarrja është një veprim i planifikuar. Teoria e njohjes shoqërore kërkon të kuptoj zhvillimin e aftësive dhe ndërmarrjen e veprimeve. Në këtë aspekt ajo është e vlefshme për të ndihmuar në fushën e studimeve sipërmarrëse (Bandura, 1997).

Psikologjia na ndihmon të studiojmë sipërmarrjen. Kjo pasi shkenca e psikologjisë studion sjelljen njerëzore dhe proçeset mendore dhe sipërmarrja në vetvete përbëhet nga këto të dyja. Kështu psikologjia na ndihmon të kuptojmë dhe të analizojmë sjelljen sipërmarrëse. Po cilat nga teoritë apo modelet e psikologjisë na ndihmon më shumë në kërkimin tonë?

Sipërmarrja është një proçes vullneti i paracaktuar. Shpesh ne mendojmë se sipërmarrësit i përgjigjen mundësive të tregut si refleks por në realitet ata kanë reflektuar gjatë. Vullneti për t'u bërë sipërmarrës përfshin proçese mendore të përgatitura në kohë të cilat shkenca e psikologjisë i studion.

Përpara se të krijoheshin modelet e vullnetit sipermarrës, studiuesit ishin të fokusuar në dy drejtime të tjera. Njëri lidhej me karakteristika psikologjike, dispozitat e përgjithshme dhe karakteristikat e personalitetit të cilat i atriboheshin sipërmarrësve të suksesshëm dhe jo të suksesshëm. Drejtimi tjetër fokusohej tek faktorët demografik si gjinia, mosha ose grupi etnik. Të dy drejtimet janë munduar të shpjegojnë lidhjen midis karakteristikave të personalitetit dhe faktorëve demografik, por në fakt janë kritikuar pasi ka patur probleme metodologjike dhe konceptuale dhe mungesë të aftësive shpjeguese (Linan dhe Santos, 2007).

Studimet e konsiderojnë vullnetin sipërmarrës të individit si një nga përqasjet më të fundit për të kuptuar proçeset e sipërmarrjes dhe kjo është adaptuar nga shumë autorë. (Shapero and Sokol, 1982; Autio et al, 1997; Peterman & Kennedy, 2003; Davidsson, 2005; Zhao et al., 2005). Vullneti sipërmarrës i një individi thuhet të jetë parashikuesi i sjelljes sipërmarrëse në të ardhmen (Ajzen 1991; Kim & Hunter, 1993). Duke përdorur shembullin e studentëve amerikan të cilët do të ndërmerrnin hapa në karrierën e tyre, studiuesi Krueger et al (2000) zbuloi se modelet e vullnetit, ofrojnë mbështetje të fortë statistikore për të predikuar sjellje sipërmarrëse. Kështu vullneti sipërmarrës ndihmon të shpjegohet pse shumë sipërmarrës vendosin të fillojnë një biznes, përpara se të fillojnë të kërkojnë për mundësi (Krueger et al., 2000). Zhvillimi i një biznesi të ri kërkon që individët të ndërmarrin hapa dhe vendime të ndërgjegjshme dhe është një sjellje shumë natyrale.

Vullneti sipërmarës përcaktohet si dëshira e individit për të performuar sjellje sipërmarëse, për t’u përfshirë në veprime sipërmarrëse, të vetpunësohet ose të krijojë biznese të reja (Dell, 2008; Dhose & Walter, 2012). Ajo zakonisht përfshin kurajo të brendshme, ambicie dhe dëshirë për të qëndruar në këmbët e tua. (Zain, Akram & Ghani, 2010). Një individ mund të ketë potencial për t’u bërë sipërmarrës por nuk e bën kalimin në sipërmarrje ndërsa i mungojnë dëshirat e përmendura (Mohammad Ismail et al., 2009).

Birds (1988) propozoi se vullneti sipërmarrës i referohet gjendjes mendore të individëve, që ka për qëllim të krijojë ndërmarrje të reja, të zhvillojë koncepte të reja biznesi ose të krijojë vlera të reja në firmat ekzistuese. Ai është një faktor i rëndësishëm për lehtësimin e krijimit të ndërmarrjeve të reja dhe ka impakt në suksesin, mbijetesën dhe rritjen e sipërmarrjeve. Ai sygjeroi se proçesi i vullnetit shpesh fillon bazuar në nevoja, vlera, dëshira, zakone dhe besime personale të sipërmarrësit.

Studiuesit në mënyrë empirike evidentuan se vullneti sipërmarrës është parashikues i vlefshëm për sjelljen sipërmarrëse, pasi veprimet sipërmarrëse bien në kategorinë e sjelljes së dëshiruar. Studimet lidhur me vullnetin sipërmarrës ofrojnë tregues të vlefshëm për studiuesit, të kuptojnë proçeset dhe të parashikojnë aktivitetet duke identifikuar paraardhësit e vullnetit sipërmarrës (Bird, 1988; Davidsson, 1995; Krueger et al., 2000; Peterman & Kennedy, 2003; Liñán, 2004; Kolvereid & Isaksen, 2006; Krueger, 2007; Dell, 2008; Mohammad Ismail et al., 2009). Gjetjet e Kolvereid dhe Isaksen (2006) në studimin e 297 themeluesve të bizneseve, duke përdorur të dhëna afatgjata, arritën në përfundim se vullneti për t’u vetpunësuar përcakton më vonë zgjedhjen e vetpunësimit.

Zakonisht individët nuk fillojnë një biznes si një refleks, ata e bëjnë atë me vullnet dhe jo aksidentalisht (Krueger et al., 2000; Krueger, 2007). Sipas Krueger (2007) vullneti shërben si faktor ndërmjetës midis veprimit sipërmarrës dhe influencës potenciale të jashtme (karakteristikat, demografinë, aftësitë, mbështetjen sociale, kulturore dhe financiale). Studiuesit sygjeruan se vullneti sipërmarrës ndihmon në shpjegimin e arsyeve se përse individë të caktuar tentojnë të fillojnë biznesin e tyre para se të bëjnë skanimin e mundësive ose të vendosin lidhur me llojin e biznesit që duhet të përfshihen. Vullneti i jep mundësinë të kuptojnë cilët faktorë i udhëheqin ata për të ndërmarrë karrierën e sipërmarrjes dhe si sipërmarrja bëhet realitet.

Ky studim fokusohet në influencën që ka edukimi sipërmarrës tek studentët shqiptar dhe rekomandon vlera dhe karakteristika të edukimit që do të nxisin vullnetin sipërmarrës të studentëve. Me të drejtë lind pyetja pse studimi fokusohet në vullnet dhe jo në sjellje? Vullneti është identifikuar nga studiuesit si predikuesi i sjelljes së planifikuar, veçanërisht në rastin e sipërmarrjes e cila është vështirë të ndiqet gjatë karrierës së individëve pasi është "e rrallë, e vështirë për t'u vëzhguar dhe përfshin hapësirë kohore" (Krueger et al., 2000).
Të kërkosh mundësi biznesi dhe të bëhesh sipërmarrës janë aktivitete që mbështeten në sjellje të planifikuar. Duke u klasifikuar si sjellje e planifikuar sipërmarrja mund të analizohet me modelet e vullnetit (Bird 1988, Katz dhe Gartner, 1988). Modelet e vullnetit janë mjaft të avancuara pasi marrin në konsideratë variabla të ndryshme. Përfshihen këtu variablat e lidhura me situatën apo ato personale që influencojnë individët të ndërmarrin zgjedhje të caktuara në karriere (Krueger, et al, 2000).
Vendimi për t'u bërë sipërmarrës konsiderohet si një vendim vullnetar dhe i vullnetshëm (Kruger et al., 2000). Si rezultat është e arsyeshme të analizojmë si janë ndërmarrë vendimet. Vendimi për t'u bërë sipërmarrës është analizuar duke përdorur metodologji të ndryshme (Linan 2004). Shumë studime janë fokusuar në rëndësinë e karakteristikave të ndryshme si mosha, gjinia, origjina, feja, niveli i studimit, eksperienca e punës e të tjera (Reynolds et al., 1994). Kapaciteti parashikues i këtyre variablave demografik është i kufizuar. Këto metodologji janë kritikuar (Gartner, 1988; Krueger et al., 2000) për probleme metodologjike dhe konceptuale dhe për kapacitetin e tyre shpjegues (Linan 2004). Vullneti për të ndërmarrë sjellje të caktuar varet nga qëndrimi i personit kundrejt sjelljes (Ajzen, 1991). Kështu që modelet e vullnetit ofrojnë një pasqyrë më të qartë të sjelljes. Një qëndrim më i favorshëm do të rriti vullnetin për të ndërmarrë veprimin. Qëndrimi duhet të mat nivelin pozitiv ose negativ të vlerësimit lidhur me një zgjedhje. Qëndrimet janë në përgjithësi të qëndrueshme por ato ndryshojnë me kohë dhe me situata. (Linnan, 2004)

Tre teori bazë janë përdorur në shumë teza për të ofruar mbështetje teorike dhe empirike të vlefshme edhe për studimin tonë. Këto teori janë:



  1. Ngjarja sipërmarrëse e Shaperos (Shapero & Sokol, 1982)

  2. Teoria e Sjelljes së Planifikuar (Ajzen, 1991)

  3. Teoria e Perceptimit Social (Bandura, 1986).

Duhet theksuar se një kontribut mjaft i rëndësishëm ka ardhur nga Shapero, i cili zhvilloi teorinë e Ngjarjes Sipërmarrëse (Linan and Santos, 2007). Një teori të ngjashme por më të detajuar ofroi më vonë Ajzen-Teorinë e Sjelljes së Planifikuar. Të dy teoritë tregojnë rëndësinë e perceptimit të individit mbi mundësinë që ai ka për të ndërmarrë një sjellje të caktuar. Në modelin e Shaperos kjo quhet Fizibilitet i perceptuar dhe në atë të Ajzen quhet Kontrolli i Perceptuar i Sjelljes. Të dy konceptet janë të lidhura me vetefikacitetin, një fenomen i analizuar në detaje nga Bandura.

2.4.2 Modeli i Shaperos lidhur me Ngjarjen Sipërmarrëse
Një kontribut të hershëm në modelet e vullnetit sipërmarrës ka dhënë koncepti i "Ngjarjes Sipërmarrëse" i ofruar nga Shapero dhe Sokol. Në studimin e tyre "Dimensioni Social i Sipërmarrjes" ata shqyrtuan ngjarjen sipërmarrëse dhe jo sipërmarrësin. Kështu ngjarja u konsiderua si variabël i varur dhe individi ose grupi së bashku me kontekstin social, ekonomik, politik dhe kulturor si variabla të pavarura (Shapero and Sokol, 1982).

Shapero dhe Sokol u motivuan në kërkimin e tyre të kuptonin arsyen që shtynte njerëzit të ndryshonin jetën dhe përse zgjidhnin pikërisht këtë rrugë ndërkohë që kishte shumë mundësi të tjera. Ata zbuluan se individët ndërmarrin veprime si rezultat i informacioneve negative p.sh. heqje ose mërzitje në punë, por edhe nga informacione pozitive si p.sh impulse nga partnerë ose këshilltarë. Sipas Shapero dhe Sokol këto forca negative dhe pozitive ndikojnë në shumicën e ndryshimeve në jetën e njerëzve (Shapero and Sokol, 1982).

Lidhur me pyetjen se përse zgjidhnin këtë rrugë karriere, studiuesit ofruan dy gjetje: dëshirën e perceptuar dhe mundësinë e perceptuar. Dëshira e perceptuar lidhet me faktin sa atraktive është një sjellje specifike, si në rastin e studimit tonë, të qënit sipërmarrës. Mundësia e perceptuar lidhet me kapacitetin e perceptuar për të ndërmarrë sjellje respektive (Linan and Santos, 2007). Të dy konceptet konsiderohen si produkte të mjediseve sociale e kulturore, një mesazh pozitiv ky pasi krijimi i ambjentit social, kulturor është në duart tona.

Dëshira e perceptuar formëzohet nëpërmjet kulturës, familjes, shokëve, kolegëve dhe këshilltarëve. Kultura formon vlerat e individit. P.sh. individët që jetojnë në një mjedis shoqëror mbështetës që vlerëson pozitivisht krijimin e kompanive, janë më të gatshëm për t'u bërë sipërmarrës (Shapero dhe Sokol, 1982). Familja luan një rol të rëndësishëm në proçesin e krijimit të dëshirës dhe autorët numurojnë analiza të shumta statistikore të cilat tregojnë se numri i sipërmarrësve është më i lartë tek njerëzit, prindërit e të cilëve janë sipërmarrës. Edhe sipërmarrësit që gjenden midis shokëve, bashkëmoshatarëve dhe kolegëve e formëzojnë dëshirën e perceptuar. Po të njëjtin efekt kanë edhe këshilltarët.

Mbështetja financiare, efekti i demonstrimit, modelet, mentorët dhe partnerët janë vlerësuar si faktorë që influencojnë mundësinë e perceptuar. Burimet financiare janë një nevojë e dukshme për të ndërmarrë këtë aktivitet. Ndërkohë efekti i demostrimit tregon se fillimi i një biznesi është i menaxhueshëm, një arsye kjo pse njerëzit që punojnë në kompani të vogla e kanë shumë më të lehtë të krijojnë bizneset e tyre. Ata e dinë se çfarë bën sipërmarrësi dhe e kanë të lehtë të vlerësojnë nëse arrijnë ta bëjnë këtë vetë ose jo. Kjo është më e vështirë për kompani të mëdha pasi strukturat janë më komplekse. Po kështu besimi se këshilltarët dhe partnerët ofrojnë mbështetje në momentin e formimit të kompanisë shton besimin mbi mundësitë (Shapero dhe Sokol, 1982).

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se të dy këto koncepte janë të ndërvarura. Dikush që e sheh krijimin e një kompanie si jo të mundshme, e shikon dhe si eksperiencë jo të dëshirueshme (Shapero and Sokol, 1982). Teoria e ngjarjes sipërmarrëse është e rëndësishme për praktikat e edukimit sepse tregon se faktorët kryesor për krijimin e kompanive të reja si: dëshira dhe mundësia mund të influencohen nga praktikat e edukimit.

Për të konsideruar sesi vullneti sipërmarrës është evident në “formimin e ngjarjeve sipërmarrëse”, Shapero dhe Sokol (1982) vëzhguan ndryshimet në rrugëtimin e jetës dhe impaktin e tyre në perceptimin e individit lidhur me formimin e ndërmarrjeve të reja. Ky model parashikon se ndryshimet e rëndësishme në jetë krijojnë një ndryshim në vullnetin sipërmarrës si dhe në sjelljen e lidhur me të. Ndryshimet mund të jenë negative (p.sh ndarje martesore, humbje pune) ose positive (mbështetje financiare, partner i mirë biznesi). Vullneti për t'u vetpunësuar dhe formimi i një ndërmarrje të re (ngjarja sipërmarrëse) varen nga perceptimet individuale në lidhje me dëshirën dhe mundësinë për këtë aktivitet.

Në modelin e Shaperos, ndryshimi në jetë është katalizator për një ndryshim në sjellje dhe është në dorën e individit që merr një vendim të veproj bazuar në perceptimin e dëshirës dhe mundësisë. Ky model sygjeron se sjellja njerëzore është e ngurtë deri sa një ngjarje krijon një ndryshim që rezulton me ndryshim të sjelljes (Nabi et al, 2006). Ndryshimet vijnë në forma negative ose pozitive. Ato janë përshkruar nga studiuesit Gilad dhe Levine (1986) dhe janë konsideruar si teorite “shty” dhe “tërhiq”. Ndryshimet negative p.sh. humbja e punës e shtyjnë individin të vetpunësohet. Nga ana tjetër ndryshimet positive p.sh. mbështetja financiare e tërheqin një individ të vetpunësohet. Për fat të keq studimet empirike të këtyre faktorëve specifik, tërhiq e shtyj janë të limituara, dhe rezultatet ofrojnë pak mundësi për të parashikuar nëse ndryshimet në jetë mund të shkaktojnë ndryshime në sjellje (Krueger et al, 2000).



Sipas Shapero dhe Sokol (1982) ngjarja sipërmarrëse është një produkt i një perceptimi individual, i dëshirës për sipërmarrje që nxitet nga qëndrimi, vlerat dhe ndjenjat personale. Ato janë rezultat i nje ambjenti social unik që ndikohen nga familja, grupet shoqërore, influenca e arsimit dhe profesionit. Kështu një individ duhet të shikoj aktin e vetpunësimit si të dëshiruar përpara se vullneti vetpunësues të formohet.

Perceptimi i dëshirës



Ngjarja


Vullneti për të filluar një biznes






Krijimi i një sipërmarrjeje të re

Perceptimi për të vepruar




Perceptimi i mundësisë



Figura 2: Modeli i Ngjarjes nga Shapero dhe Sokol (1982)
Shapero dhe Sokol u motivuan nga dëshira për t'u dhënë kuptim dy pyetjeve thelbësore: Çfarë shkaku nxit veprimin për të ndryshuar jetën e një njeriu? Dhe pse njerëzit zgjedhin një rrugë të caktuar nga mundësi të pafundme? (Mueller, 2008). Teoria e ngjarjes sipërmarrëse e konsideron krijimin e një ndërmarrjeje si rezultat i ndërveprimit të faktorëve kontekstual, të cilët veprojnë dhe ushtrojnë influencë në perceptimin individual (Shapero dhe Sokol, 1982). Ky model presupozon se ndryshimet kritike në jetë shkaktojnë ndryshime në vullnetin sipërmarrës dhe sjelljen që e ndjek. Vullneti i individit për t'u vetpunësuar varet nga perceptimi i individit lidhur me dëshirën dhe mundësinë për të ushtruar këtë aktivitet.

Shkaqet e jashtme nuk na përcaktojnë drejtpërdrejt sjelljen por ato janë rezultat (me ndërgjegje ose pa ndërgjegje) i analizave të ndërmarra nga personi lidhur me dëshirën dhe mundësinë e zgjedhjes së alternativave të ndryshme të mundshme në këtë situatë (Linan, 2004). Kjo teori na ndihmon të hedhim dritë mbi faktin se është e mundshme që studentët me qëndrim pro vetpunësimit të jenë ndikuar pozitivisht nga pjesmarrja në edukimin sipërmarrës.



Download 0,96 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   18




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish