Departamenti I menaxhimit


Përmbledhja e Rezultateve



Download 0,96 Mb.
bet11/18
Sana10.02.2017
Hajmi0,96 Mb.
#2244
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   18

6.2 Përmbledhja e Rezultateve
Përcaktuesit e vullnetit sipërmarrës që u konsideruan të rëndësishme në analizën e bërë në këtë studim janë: arsimi; përvoja e punës; vlerësimi social, kapaciteti dhe modelet inspiruese.

  • Besimi i studiuesve se ekziston një lidhje pozitive midis edukimit sipërmarrës dhe vullnetit sipërmarrës vërtetohet nga studimi. Vihet re një lidhje statistikisht e rëndësishme (p < 0.05) mes vullnetit sipërmarrës dhe njohurive të të intervistuarve nga pjesmarrja në edukimin sipërmarrës (p = 0.022). Koeficienti rho i Spearman për njohuritë e studentëve ka vlerë pozitive (0.1), që tregon një varësi të drejtë lineare, statistikisht të rëndësishme mes dy variablave. Studentët zotërojnë njohuri rreth shoqatave të bizneseve, entiteve mbështetëse, trajnimeve specifike për sipërmarrësit e rinj, njohuritë lidhur me kreditimin dhe mbështetje për të filluar veprimtarinë sipërmarrëse.




  • Përvojat e vetpunësimit ndikojnë pozitivisht vullnetin e studentëve të ekspozuar tek to. Testi i aplikuar për variablat vetpunësim dhe vullnet tregon se studentët me eksperienca të tilla kanë vullnet sipërmarrës (p = 0.004) sinjifikativ. Interesant është fakti që eksperienca e mëparshme e punës (i punësuar) nuk paraqet ndikim në vullnetin sipërmarrës (p = 0.309). Pra studentët me eksperienca të mëparshme të vetpunësimit janë të prirur të ndërmarrin aktivitete sipërmarrëse në të ardhmen.




  • Në analizën e bërë në studim u konstatua se mjedisi mbështetës shoqëror nuk ndikon në vullnetin sipërmarrës të të rinjve. Në studim vihet re se asnjë korrelacion nuk është statistikisht i rëndësishëm dhe kjo provon këtë gjetje. Në Shqipëri megjithë përpjekjet në vite, vazhdon të ekzistoj një qëndrim negativ, veçanërisht nga autoritetet lidhur me kontributin që japin të vetpunësuarit. Si rezultat të rinjtë që tregojnë vullnet sipërmarrës ndikohen nga faktorë të tjerë por jo nga mjedisi shoqëror dhe këtë e pohon studimi.




  • Situata në Shqipëri tregon se ekziston një marrëdhënie e fortë mes variablit “njoh detaje per krijimin e nje firme” (p = 0.021); variablit “kreativitet”(p = 0.000); variablit “aftësi drejtimi” (p = 0.000) dhe vullnetit pozitiv sipërmarrës. Besimi tek njohuritë mbi biznesin në nivel praktik, kreativiteti për të zgjidhur problemet dhe përparuar në biznes si dhe aftësitë drejtuese kanë lidhje të fortë me vullnetit sipërmarrës në studim. Studentët shqiptar të ndjekur nga ata slloven e rumun janë më të sigurtë në zotërimin e kapacitetit të nevojshme për të qënë sipërmarrës. Rënia dakort me pohimet "jam i sigurt se krijimi i sipërmarrjes sime do të jetë i suksesshëm" dhe "ndihem i aftë të ndërtoj sipërmarrjen time", tenton të jetë 60%, ç'ka rezulton premtues për të patur më shumë të rinj sipërmarrës në këto vende.




  • Ne studimin rajonal u vrojtuan motivet që nxisin të rinjtë për të zgjedhur sipërmarrjen si mundësi karriere. Dalin ne pah dy motive kryesore që favorizojnë krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm: pavarësia dhe dëshira për novacion. Nga analiza e të dhënave konkludohet se pavarësia vlerësohet si e rëndësishme ose shumë e rëndësishme. Dëshira për të qënë drejtues i vetes dhe vlerësimi i lirisë motivojnë të qënit sipërmarrës. Të rinjtë, në vendet e vrojtuara, vlerësojnë si të rëndësishme novacionin dhe duan ta shprehin atë dhe ta vënë në funksion të arritjeve te tyre.




  • Analiza statistikore në studim tregon se ka një lidhje të fortë mes ekspozimit ndaj përvojave sipërmarrëse dhe vullnetit sipërmarrës. Kjo provohet me faktin se koeficienti Rho i Spearman është shumë afër vlerës 1 (korrelacion optimal), dhe është sinjifikativ (p = 0.01). Gjetjet e studimit mbështet hipotezën se studentët që janë në kontakt me modelit inspirues apo përvojat sipërmarrëse kanë vullnet të fortë sipërmarrës.

  • Të dhënat provojnë ekzistencën e një lidhje pozitive midis modelit frymezues sipërmarrës dhe vullnetit sipërmarrës. Modelet sipermarrëse frymëzojnë, ofrojnë përkrahje praktike, ofrojnë përvoja reale, tregojnë të mirat e kësaj zgjedhje karriere, dhe rritin besimin tek brezi i ri për të ndërmarrë krijimin e sipërmarrjeve të reja. Në këtë mënyrë, sipërmarrësit frymëzues ndihmojnë në krijimin e sipermarrësve të rinj. Gjetjet studimit sugjerojnë se modeli frymëzues sipërmarrës ka një ndikim pozitiv mbi vendimin e studentëve lidhur me karrierën e tyre.




  • Studentët duke u ekspozuar në modelin sipërmarrës në familje dhe jo vetëm kanë një vullnet të fortë sipërmarrës në krahasim me ata studentë që ju mungon kjo mundësi. Statusi i punësimit të prindërve si sipërmarrës besohet se ka ndikim tek të rinjtë në dy mënyra: së pari rrit atraksionin ndaj sipërmarrjes dhe së dyti duhet konsideruar ndikimi i prindërve mbi këtë zgjedhje. Ndikimi i prindërve në vendimin e karrierës lidhur me fëmijet e tyre është shumë i fortë.

Për të përfunduar , të gjitha gjetjet e këtij studimi tregojnë se ekziston një lidhje pozitive në mes të njohurive, përvojave sipërmarrëse, kapacitetit sipërmarrës, modeleve frymëzuese dhe vullnetit sipërmarrës. Mjedisi shoqëror mbështetës nuk impakton vullnetin sipërmarrës në Shqipëri dhe kjo është e justifikueshme. Konluzionet e këtij studimi duhet të jenë në qëndër të vëmendjes së hartuesve të politikave. Një ekonomi në nevojë për sipërmarrës, që të kapërcej me sukses krizën aktuale dhe nivelet e larta të papunësisë duhet të konsideroj seriozisht këtë rezultat dhe të ndërhyjë në sistemin arsimor dhe më gjerë për të mbështetur të rinjtë të vetpunësohen.

Përveç vrojtimit në studim të rolit që ka edukimi, eksperienca, vetbesimi dhe inspirimi nga modelet, rezultatet mbështesin pritshmërinë se këto influencojnë formimin e vullnetit sipërmarrës. Si rezultat "programimi" i sipërmarrësit është një proçes i mundshëm dhe edukimi sipërmarrës është çelës suksesi.

7-REKOMANDIME



Gjithshka që është me vlerë në shoqërinë njerëzore varet nga mundësia për zhvillim që sjellin individët.”

ALBERT EINSTEIN


7.1 Zhvillimi i Sipërmarrjes Nëpërmjet Arsimit të Lartë

Ekziston vullneti sipërmarrës, por sipërmarrësit e rinj janë të paktë. Ekzistenca e vullnetit sipërmarrës krijon një terren të favorshëm për zhvillimin me sukses të sipërmarrjes dhe nxjerr në pah pyetjen kryesore: Si duhet të vazhdojmë? Përgjigjet e studentëve në këtë pyetësor na sqarojnë se vëmendja duhet të jetë në arsimin e lartë me qëllim që të ndikojnë në krijimin e sipërmarrësve të rinj në Shqipëri.


Ka studiues që besojnë se të gjithë kanë potencial për t'u bërë sipërmarrës, sidomos për ata që kanë ndërmarrë programe arsimore në universitete. Për të testuar këtë në rastin e Shqipërisë pyetësori përmbante disa pyetje që kërkonin opinion e studentëve për rolin e edukimit.
Kështu, situata e përshkruar më sipër është më shumë se premtuese. Arsimi luan rol në përgatitjen e sipërmarrësve të rinj. Duke pasur në fokus arsimin e lartë, si mund të ndihmojmë në rritjen e numrit të sipërmarrësve të rinj?


  • Së pari, arsimi duhet t'u shërbej studentëve për të siguruar aftësitë dhe njohuritë në fusha specifike të studimit. Aftësi shumë të mira teknike dhe njohuri në fushën e ekspertizës do të nxisin besimin tek studentët dhe t'i bëjë ata të ndjehen dhe të veprojnë si ekspertë. Nëpërmjet programeve praktike dhe inkubatorëve të biznesit studentët duhet të praktikojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre dhe fitojnë përvojë në fushën e tyre të ekspertizës.




  • Së dyti, kurrikula duhet të nxisë kreativitetin dhe inovacionin. Universitetet duhet të inkurajojnë studentët të ndajnë haptazi idetë e tyre, motivojnë inovacionin përmes stimujve, dhe për të krijuar një mjedis të shëndetshëm konkurrues. Raste studimore lidhur me inovacionin dhe kreativitetin duhet të jenë pjesë e çdo leksioni. Klasa të veçanta me këtë temë dhe modele frymëzuese janë të nevojshme. Profesorët duhet të inicojnë proçesin dhe klasat duhet të shërbejnë si laboratorë në krijimin dhe ushtrimin e ideve të reja dhe modeleve të biznesit.




  • Së treti, universiteti duhet të jetë një forum i hapur për sipërmarrës të suksesshëm dhe aktiv, ku ata mund të ndajnë përvojën e tyre dhe të ndikojnë studentët. Kur mundësitë e ekspozimit tek aktivitetet sipërmarrëse mungojnë nga familja, edukimi mund dhe duhet të plotësoj këtë boshllëk. Arsimimi duhet të praktikoj në mënyrë sistematike këtë dhe me zgjuarsi të promovoj modele frymëzuese të suksesshme.




  • Së katërti, institucionet e arsimit të lartë duhet të promovojnë sipërmarrësit e sukseshem të cilët kanë qënë ish studentë, për të nxitur modelet e tyre në gjirin e studentëve aktuale. Ata duhet të përdorin të gjitha mjetet për të nxitur këto raste duke i bëri të njohur për të gjithë. Kjo do të ndryshojë kulturën shqiptare dhe ndikimi do të jenë i shumanshëm.




  • Në përfundim por shumë e rëndësishme është të theksohet se universiteti duhet të krijoj një rrjet njohjesh të vlefshëm për studentët në bashkëpunim të ngushtë me biznesin. Seminare duhet të organizohen për të informuar studentët mbi trendet dhe nevojat e tregut.

Programet e edukimit janë provuar të jenë me ndikim në zhvillimin e sipërmarrjes në Shqipëri si në çdo vend tjetër. Institucionet e arsimit të lartë duhet të luajnë një rol aktiv për të përgatitur dhe mbështetur gjeneratën e re të sipërmarrësve të rinj, duke qënë kështu një nga agjentët më të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Të gjitha këto përpjekje do të kulmojnë me faktin që sipërmarrja do të kultivohet në kulturën shqiptare. Universitetet duhet të jenë përgjegjës për përgatitjen e ekspertëve të kualifikuar. Ata gjithashtu duhet të nxisin novacionit dhe përvojën, t'i ekspozojnë studentët me modele frymëzuese, dhe të ndërtojnë një urë lidhëse me bizneset e suksesshme.


Gjetjet dhe sygjerimet e këtij studimi mund të shërbejnë si një dokument politikash për institucionet e arsimit të lartë dhe krijuesit e politikave publike në Shqipëri. Faktorët që ndikojnë të rinjtë shqiptarë për t'u bërë sipërmarrës duhet të jenë në fokus për veprime konkrete, për të nxitur sipërmarrjen dhe për të përmirësuar situatën ekonomike në vend.

7.2 Krijimi i Programeve Edukuese Efektive

Rezultatet e këtij studimi sygjerojnë se është e mundshme të promovojmë vullnetin sipërmarrës nëpërmjet trajnimeve efektive në fushën e sipërmarrjes. Në këtë seksion prezantohen rezultatet kryesore të punimit si dhe implikimet e këtij kërkimi.


Ne e dimë se programet e sipërmarrjes influencojnë vullnetin sipërmarrës. Tani duhet të kuptojmë më mirë pse ky është rast. Studimet e mëparshme kanë treguar se vullneti sipërmarrës influencohet nga programet sipërmarrëse por përmbajtja e programit dhe roli i metodave mësimdhënëse mbetet akoma i pashpjeguar. Rezultatet e këtij studimi na bëjnë më të ndërgjegjshëm për lidhjen që ekziston midis karakterit të programit dhe ndryshimeve në qëndrim, perceptim dhe vullnet. Kjo është mjaft e rëndësishme për profesionistët e mësimdhënies në fushën e sipërmarrjes të cilët duhet të hartojnë programe efektive.
Programet e sipërmarrjes plotësojnë boshllëqe të ndryshmë për grupe të ndryshme studentësh. Në varësi nga eksperienca dhe qëndrimi që studentët kanë patur më parë, programet mund të hapin perspektiva të reja, të ofrojnë kurajo dhe njohuri të cilat do të inkurajojnë aftësitë sipërmarrëse. Efekti i çdo programi varet nga parakushtet dhe pritshmëria e studentit. Përvoja në mësimdhënie ofron tre grupe të ndryshme studentësh me nevoja të ndryshme: 1. Studentë të cilët nuk kanë njohuri paraprake në sipërmarrje të cilët kanë kuriozitet dhe dëshirë të njohin këtë fushë studimi. Edukatorët duhet të ofrojnë një mjedis mësimi ku studentët të fitojnë një shikim të përgjithshëm të studimeve në fushë për të fituar njohuri dhe ndryshuar qëndrim. 2. Studentët të cilët janë të pavendosur nëse sipërmarrja do të jetë një mundësi pune për ta. Atyre duhet t'i jepet mundësia të kenë kontakte me sipërmarrës, të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të kompanive të reja dhe të punojnë për të realizuar idetë e tyre. 3. Studentë të cilët kanë vendosur të bëhen sipërmarrës në karrierën e tyre të ardhshme. Atyre u duhen njohuritë e nevojshme për të përmirësuar cilësinë e biznesit të tyre të ardhshëm. Për këtë do të ndihmonte një program ku ata do të zgjidhnin probleme të sipërmarrjeve ekzistuese, apo të prezantonin para një jurie plane biznesi. Njohjet në fushën e sipërmarrjes do të ndihmonte të rinjtë të siguronin këshilltarë dhe partnerë për të ardhmen.
Për krijimin e programeve efektive një seri rekomandimesh vlerësohen të rëndësishme të tilla si më poshtë:


  1. Edukatorët e përgjegjshëm kanë mundësi të influencojmë studentët duke rritur kontrollin e tyre ndaj sjelljes. Kjo mund të arrihet nëpërmjet eksperiencave praktike gjatë programeve mësimore, aktivitete lidhur me plane biznesi ose nëpërmjet dhënies së feedback-ut të vazhdueshëm. Këtu vlen të përmendet modeli inspirues. Qëndrimi i individit është vështirë të ndryshojë në një moshë të caktuar. Dhe më e vështirë është ndryshimi i normave subjektive pasi këtu nuk arrihen me kurse të veçanta por është e nevojshme që një shpirt sipërmarrës të ndihet në të gjithë eksperiencën e arsimit të lartë.




  1. Njohuritë e përgjithshme janë më të rëndësishme se njohuritë e detajuara. Krijimi i një kompanie kërkon të ndërmarrësh shumë hapa. Disa kërkojnë kreativitet; të tjerat kërkojnë aftësi për të zgjidhur probleme ose njohuri specifike për industrinë. Në të gjitha rastet nuk është e mundshme të njohësh çdo gjë në detaje, veçanërisht kur reagimi i tregut nuk mund të parashikohet. Është e rëndësishme të theksohen faktorët më të rëndësishëm dhe studentët të kenë mundësinë të zhvillojnë ndjenjën e besimit në forcat e tyre në lidhje me aktivitetet sipërmarrëse.




  1. Metoda e mësimdhënies duhet të jenë aq të rëndësishme sa edhe përmbajtja e kursit, në qoftë se duam të nxisim vullnetin sipërmarrës. Meqënëse vullneti sipërmarrës influencohet nga qëndrimi dhe perceptimi, metodat e mësimdhënies që përfshijnë emocionet dhe të mësuarin eksperimental duhet të aplikohen.




  1. Në qoftë se duam të ndryshojmë vullnetin sipërmarrës të studentëve, metodat e mësidhënies eksploruese duhet të jenë elementi kryesor i edukimit sipërmarrës. Metodat e mësimdhënies të cilat lejojnë studentët të eksplorojnë çështjen në studim dhe të mësojnë nga eksperienca e tyre janë mjaft të rëndësishme në qoftë se duam të rritim besim e studentëve tek forcat e tyre. Një nga elementët qëndrore është eksperienca e fituar nga adresimi me sukses i një situatë.




  1. Programet sipërmarrës nuk duhet të kufizohen në klasat sipërmarrëse por duhet të ndiqet një metodë integruese. Në qoftë se universitetet duan ta pozicionojnë veten si institucione që promovojnë sipërmarrjen ata duhet të krijojnë programe që lidhin eksperiencën në klasa me eksperiencën në treg, networkun studentor me networkun sipërmarrës, studentët aktual me ish studentët në biznese dhe studentët sipërmarrës me sipërmarrës me përvojë që do të shërbejnë si këshilltarë të tyre.




  1. Edukatorët sipërmarrës duhet të hartojnë klasa që lejojnë individin të mësojnë vazhdimisht. Influenca e karakteristikave të kurseve në faktorët që influencojnë vullnetin sipërmarrës është e pamohueshme. Eksperienca të mëparshme ekspozimi, pritshmëri si dhe mosha e studentëve kanë rol në këtë marrëdhënie. Teoria e shkencës se edukimit thekson preferenca të ndryshme për stile të ndryshme studimi. Duke i renditur së bashku këto rezultate sygjerojnë se programet sipërmarrëse duhet të ofrojnë fleksibilitet të mjaftueshëm për t'ja arritur qëllimit. Edukatorët e sipërmarrjes duhet të luajnë rolin e lehtësuesit i cili ofron një ambjent të duhur për të marrë eksperiencë, duke reflektuar dhe duke shkuar më tej. Edukimi sipërmarrës nuk lidhet me mësimdhënien dhe trajnimin por lidhet me krijimin e një mjedisi ku studentët duhet të zbulojnë potencialin e tyre. Kështu lektorët nevojitet që të ndërmarrin rolin e koordinatorit i cili të kujdeset që studentët të marrin eksperiencën e duhur.

Çfarë duhet t'ju mësojmë studentëve dhe si t'jua a mësojmë? Kurrikula mësimore dhe dhënia me sukses e saj janë elementë kryesorë të edukimit sipërmarrës. Rezultatet e studimit tregojnë se edukimi efektiv në këtë fushë nuk është të ofrosh leksione kuptimplote në klasa. Në vend të saj praktikat e edukimit me sens praktik brenda dhe jashtë klasës janë të nevojshme për të inkurajuar mendimin dhe sjelljen sipërmarrëse.


Bazuar në rezultatet e studimit, rekomandimet për të hartuar programe sipërmarrëse efektive janë të rëndësishme. Në këtë kontekst efektiviteti nënkupton se karakteristikat e kurseve ofrojnë potencial për të influencuar vullnetin sipërmarrës, nëpërmjet ndryshimit të qëndrimit, normave subjektive dhe kontrollit mbi sjelljen e planifikuar. Kjo nuk do të thotë që programet e edukimit duhet të jenë strikte për të arritur rezultate dhe efektivitet; ato duhet të jenë pjesë e edukimit të përgjithshëm si një koncept për rritjen e kapacitetit të individit për të vendosur vetë dhe për të marr pjesë në aktivitete krijuese. Këto objektiva nuk janë kontradiktore. Në qoftë se i ofrojmë studentëve mundësinë të zbulojnë dhe zhvillojnë potencialin e tyre sipërmarrës, ne do të rritim numrin e përgjithshëm të sipërmarrësve në të ardhmen.
Rëndësia e promovimit të qëndrimit dhe sjelljes sipërmarrëse në edukim është mbështetur gjerësisht nga studiuesit dhe praktikantët. Në terma ekonomik aktivitetët sipërmarrëse janë të rëndësishme për të siguruar zhvillimin ekonomik. Në nivel organizate sjellja sipërmarrëse e punonjësve ofron ide inovatore në tregjet konkuruese. Në nivel individual sjellja sipërmarrëse është e rëndësishme për t'i ofruar individëve aftësi që të mund të kthejnë idetë e tyre në veprim.
Në të ardhmen rëndësia e kësaj teme mendohet se do të rritet me shumë. Mendohet se më shumë vende pune do të krijohen nga organizata të vogla dhe të mesme sesa nga kompani të mëdha. Studentët të cilët kanë aftësi të zhvillojnë dhe të zbatojnë idetë e tyre dhe studentët të cilët e orientojnë karrierën drejt sipërmarrjes do të kenë më shumë avantazhe.
Objektivi kryesor i programeve të sipërmarrjes duhet të përfshijë krijimin e një mentaliteti sipërmarrës dhe ndërgjegjësimin se sipërmarrja është një mundësi karriere. Aftësitë e studentëve për të njohur, zhvilluar dhe eksploruar mundësi duhet të forcohen. Gjithashtu studentët duhet t'ju ofrohet një i kuptuar më i mirë i kapaciteteve sipërmarrëse. Krijimi i strukturave mbështetëse për individë që duan të zbatojnë ide biznesi pas studimeve del domosdoshmëri.
Në nivel të mësuari studentët duhet të kenë mundësi të shkruajnë plane biznesi të cilat do përputhen me kërkesat e sipërmarrësve në treg. Ata duhet të dinë si të kontrollojnë elementët kryesorë të një biznesi (financat, marketingun, organizatën, skuadrën dhe aspektet ligjore) dhe duhet të fitojnë eksperiencën e parë praktike në një sipërmarrje reale.
Efektiviteti i programeve sipërmarrëse duhet të matet nëpërmjet studimeve aftatgjata duke matur ndryshimin në vullnetin sipërmarrës dhe aktivitetët sipërmarrëse të krijuara.
Leksionet tradicionale nuk ndikojnë pozitivisht në drejtim të qëndrimit dhe në kontrollin e sjelljes së perceptuar. Praktikat e mësimdhënies të orientuara tek studentët dhe me bazë eksperiencën janë të nevojshme për këtë qëllim.
Modelet inspiruese duhet të jenë pjesë kryesore e kurseve sipërmarrëse. Integrimi i tyre në programe nuk duhet të jetë thjesht një prezantim i vetëm; ata duhet të përfshihen në mësimdhënie. Kjo do të lejojë një ekspozim të rregullt tek mendimi dhe sjellja sipërmarrëse. Kjo do të sjellë eksperienca të vërteta jete në klasa të cilat nuk ofrohen dot nga edukatorët e sipërmarrjes. Kontakte individuale me sipërmarrës me qëllim që studentët të modelojnë të menduarin dhe sjelljen e tyre duhet të përfshihet në model. Ata duhet t'ju kërkohet të intervistojnë sipërmarrësit rreth karrierës së tyre dhe të shkruajnë rreth eksperiencës. Duke ja lënë zgjedhjen e sipërmarrësve në dorë studentëve do të rriten shancet që studentët të takojnë një sipërmarrës me të cilin ata identifikohen dhe kjo është mjaft e rëndësishme. Identifikimi me modele inspiruese e bën atë një mjet mjaft efektiv. Një tjetër mënyrë efektive e të mësuarit mund të arrihet kur punohet me modele inspiruese. Nëpërmjet kësaj eksperiencë studentët do të njohin mënyra sjelljeje të reja. Kjo kërkon kontakte të shpeshta me sipërmarrës të suksesshëm në veprim.
Një tjetër mënyrë efektive për fillimin e seancave sipërmarrëse është integrimi i elementëve reflektive në kurse ku studenti reflekton eksperiencën që ka patur. Konceptet e sipërmarrjes duhet të ndahen në klasë, studentët duhet të kenë kohë të reflektojnë lidhur me detyrat e tyre kështu do të kuptojnë sesi puna kontribon në objektivat e të mësuarit.
Elementët interaktivë dhe shpjeguese janë thelbësore për të krijuar besim në vetvete rreth aktiviteteve sipërmarrëse. Aktivitetet e planeve të biznesit, rastet, simulimet e biznesit dhe praktikat mësimore në kompani sipërmarrëse duhet të jenë praktika pedagogjike-edhe megjithëse këto krijojnë shumë punë për pedagogët.
Feedback-u duhet të jetë pjesë e kurseve. Feedback-u mbi planet e biznesit apo modelet e biznesit duhet të ofrohet nga edukatorët, shokët apo një juri e krijuar nga sipërmarrësit. Programe këshilluese duhet të përfshijnë ish studentë të cilët janë bërë sipërmarrës dhe tani shërbejnë si këshilltar për studentë të interesuar.
Përmbajtja e mësimit duhet të adaptohet në grupe të ndryshme. Studentët e vitit të parë duhet të marrin pjesë në seanca hyrëse për të rritur ndërgjegjësimin, për të kuptuar koncepte dhe mundësi për të njohur aftësitë. Modelet inspiruese, reflektimi dhe mundësitë për të krijuar rrjete të reja sociale duhet të jenë pjesë e programeve pedagogjike që në këtë fazë të parë.
Më vonë kurset duhet të bëhen më individuale kështu studentët të zgjedhin ato programe që adresojnë interesat e tyre specifike. Detyrat e kurseve duhet të targetojnë një rritje të kontrollit të sjelljes së perceptuar duke ofruar elementët që një sipërmarrje duhet të ketë në kontroll. Njohuritë praktike si aktivitetet e planifikimit të biznesit duhet të jenë pjesë e programit. Është e rëndësishme që studentët të sjellin idetë e tyre ndërsa ata bëjnë punën. Lektorët duhet të marrin pozicionin e moderatorit ose mentorit që shoqëron zhvillimin e një ideje. Projektet me një firmë sipërmarrëse duhet të ofrohen, që të rritin eksperiencat praktike.
Studentët të cilët janë më afër diplomimit janë më afër mundësisë për të krijuar një kompani. Kështu ata duhet të jenë familjar me infrastrukturat mbështetëse si shërbimet konsultuese, inkubatorët dhe agjensitë që ngrenë fonde. Edhe pse start up-et e krijuara nga të diplomuarit janë vetëm një rezultat i mundshëm i kurseve sipërmarrëse, universitetet me një numur të madh start up-esh të suksesshme do të bëhen të njohur për shpirtin e tyre sipërmarrës.
Arsimi sipërmarrës është tashmë i targetuar tek studentët e biznesit megjithëse produktet apo inovacionet teknike ka të ngjarë të ndodhin në degë jo biznesi. Prandaj është e rëndësishme që pjesmarrësit në kurse sipërmarrëse të përfshijnë edhe studentët e degëve të tjera. Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë temë kështu që ata mund të konsiderojnë aspektin sipërmarrës të ideve të tyre. Nga ana tjetër studentët e biznesit do të jenë të lumtur të bashkohen me studentë nga shkolla teknike apo kreative në mënyrë që të krijojnë produkte dhe biznes plane të suksesshme. Kështu kurset e hapura tek disiplina të ndryshme duhet të përfshihen në programet sipërmarrëse.
Duke rishikuar rekomandimet më lartë, bëhet e qartë se programet e sipërmarrjes duhet të hartohen në një mënyrë holistike, duke ndërtuar bashkëpunime shumë disiplinore në universitet, duke integruar sipërmarrësit, ish studentët dhe aktivitetet jashtë klase.


Download 0,96 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   18




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish