Departamenti I menaxhimit



Download 0,96 Mb.
bet12/18
Sana10.02.2017
Hajmi0,96 Mb.
#2244
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   18

7.3 Kontributi i studimit

Studimi "Faktorët Përcaktues të Vullnetit Sipërmarrës të të Rinjve Shqiptar"-Rekomandime për një Edukim Efektiv e të Përgjegjshëm" ofron kontribute të vlefshme për studentët, edukatorët dhe politikbërësit në Shqipëri dhe rajon.


Studentët shqiptar nga universitetet publike dhe private në Shqipëri por edhe studentët boshnjak, rumunë, bullgar e slloven u përfshinë në këtë studim. Pyetësori kërkonte informacion mbi dëshirën e vullnetin e studentëve për të zgjedhur sipërmarrjen si rrugë karriere. Ky proçes intervistimi kërkonte përkushtim nga studentët. Përfshirja në një praktikë të tillë kishte rëndësi për ta, pasi ju dha mundësinë të mendojnë dhe reflektojnë mbi dëshirën, kapacitetin, mbështetjen shoqërore dhe faktorë të tjerë që lidhen me sipërmarrjen. Gjatë proçesit ata u sqaruan nga drejtuesit dhe morrën më shumë informacion lidhur me këtë zgjedhje karriere. Është e kuptueshme që edhe pse përkushtimi i tyre ishte i shkurtër në kohë ai ka zgjuar interes dhe ka bërë të reflektojnë mjaft studentë për të ardhmen e tyre.
Ky studim do t'i ofroj studentëve shqiptar një analizë të faktorëve përcaktues të vullnetit sipërmarrës të të rinjve në Shqipëri dhe rajon. Botimi i tij online dhe promovimi në tryeza studentore do të jetë zgjim për të rinjtë e talentuar të bëhen sipërmarrës. Si rezultat i konkluzioneve të studimit mbi rëndësinë që ka sipërmarrja në ekonominë e një vendi, për përfitimet individuale e shoqërore që sjell, çdo i ri do të ishte krenar të zgjidhte këtë rrugë karriere.
Edukatorët (pedagogët dhe trajnuesit) do të gjejnë në këtë studim një udhëzues të detajuar, lidhur me mësimdhënien eksperimentale, rëndësinë e pedagogjisë së duhur, rolin e modelit frymëzues, përfshirjen e studentëve në klasa, larminë e metodave të mësimdhënies, për të ofruar një edukim sipërmarrës efektiv dhe të përgjegjshëm. Rëndësia e sipërmarrjes si motorri i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të një vendi do t'i bëj ata të kuptojnë rolin e tyre vendimtar në zgjimin e vullnetit sipërmarrës të të rinjve.
Shumë autorë dhe studiues të përmendur në studim kanë dhënë kontribute me vlerë në literaturën e edukimit sipërmarrës. Këshilla me vlerë mbi edukimin sipërmarrës jepen nga literatura e huaj por ky studim dhe të tjerë në Shqipëri ju japin mundësi edukatorëve lokal të lexojnë në gjuhën shqipe sinteza mbi këtë temë dhe gjetje nga realiteti ynë.
Politikbërësit kanë mundësi të gjejnë një "policy paper" dhe me dëshirë e përkushtim mund ta kthejnë atë në një strategji zhvillimi për krijimin e universiteteve sipërmarrëse. Vlera e implementimit të rekomandimeve do të kthehet në përfitim afatmesëm dhe afatgjatë për të rinjtë shqiptar, si dhe do të japë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Të kuptuarit e rëndësisë së sipërmarrjes është jetike. Metafora e mbjelljes së pemëve është më e gjetura. Proçesi i edukimit do kërkoj kohe dhe përkushtim por efektet do të jenë të rëndësishme, të matshme dhe me vlerë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit.

7.4 Limitimi i Kërkimit dhe Sygjerime për Kërkim Shkencor të Mëtejshëm
Megjithë kontributin e studimit mbi lidhjen që ka edukimi me vullnetin sipërmarrës në Shqipëri, përsëri hasen limitime dhe një numur problemesh që kanë ngelur të pa adresuara. Kështu vlen të përmenden çështje të lidhura me faktorët kulturor, kohën, cilësinë dhe metodologjinë. Adresimi i këtyre kufizimeve në të ardhmen do të kontriboj në krijimin e perspektivave të reja lidhur me edukimin sipërmarrës në Shqipëri dhe rajon.
Faktori Kulturor: Gjatë analizës krahasuese në vendet e rajonit janë lënë mënjanë influencat e faktorëve kulturorë, të konsideruara si me rëndësi nga studime të tjera. Për ta bërë kërkimin të qartë e konkret, kampioni i studimit krahasues është limituar në rajonin e Evropës Lindore dhe Qëndrore, përfshirë edhe Shqipërinë. Këto vende ndajnë të njëjtën histori dhe kanë kaluar të njëjtat sfida në dekadat e fundit. Bazuar në këtë arsyetim në studim nuk janë adresuar ndryshime kulturore dhe veçori të secilit vend.
Faktori Kohe: Vullneti sipërmarrës është analizuar bazuar në të dhëna të marra në një periudhë të caktuar, pa u shqyrtuar në kohë (sa i qëndrueshëm është ai me kalimin e viteve). Konsiderata lidhur me kohën është një faktor i rëndësishëm pasi kërkimi limitohet tek marrja e të dhënave në kohën e përfundimit të studimeve. Kështu matet qëndrimi, perceptimi dhe vullneti i studentëve të cilët kanë kryer studimet universitare dhe janë në kërkim të karrierës. Por kërkimi nuk analizon efektin në kohë. Vetëm studime afatgjata do të mund të plotësojnë këtë boshllëk të studimit.

Studimi i kryer fokusohet në edukimin sipërmarrës në nivel universitar por është e mundshme që impakti i edukimit të jetë më i lartë në shkollën e mesme. Qëndrimi dhe perceptimi mund të jenë të vështira të ndryshojnë kur pjesmarrësit arrijnë një moshë të caktuar, kështu që efekti i trajnimit mund të jetë më efektiv kur ai bëhet më herët në moshë. Gjithashtu ofrimi i edukimit sipërmarrës më herët do t'i japë mundësi një numri më të madh individësh të njihen me këtë temë. Kështu që kërkime të mëtejshme duhet të synojnë të kuptojnë impaktin që ka edukimi në një kohë më të hershme nëpërmjet studimeve krahasuese.

Një tjetër problem që duhet të konsiderohet në punime të tjera ka të bëj me hapësirën kohore që ekziston midis vullnetit dhe sjelljes aktuale. Shumë gjëra ndodhin midis zhvillimit të vullnetit sipërmarrës dhe vënies në punë të vullnetit. Meqënëse ky punim synon të analizoj influencën e edukimit sipërmarrës, është e kuptueshme që ne të limitojmë fokusin dhe të shikojmë vetëm vullnetin. Në shumë raste krijimi i një kompanie si proçes nuk zë vend gjatë ose menjëherë pas përfundimit të universitetit dhe efektet e edukimit sipërmarrës mund të zbehen nga influenca të tjera. Por kërkimi ynë synon të analizojë faktorët përcaktues të vullnetit sipërmarrës dhe rolin qe luan Universiteti në këtë proçes.

Metodologjia: Një tjetër kufizim i ndeshur lidhet me metodologjinë e përdorur, i fokusuar në mbledhjen e të dhënave. Ky studim bazohet në mbledhjen e të dhënave nga studentët nëpërmjet pyetësorit të standartizuar. Të dhënat janë të vetë raportuara, si rezultat është marrë parasysh se deklarimi i studentëve në pyetësorë krijon bazën e informacionit. Paragjykime të mundshme mund të vërehet në këtë rast, duke përfshirë, përgjegjësinë e tyre-seriozitetin gjatë plotësimit të pyetësorit; si dhe memorjen e studentëve-aftësinë për të kujtuar ose jo përvojat që kanë ndodhur në të kaluarën. Gjithashtu mund të ketë ekzagjerime të përgjigjeve si rezultat i eksperiencës personale sipërmarrëse.

Kërkimi me bazë korrelacionin ofron mundësinë e studimit të marrëdhënies midis variablave por nuk na tregon se pse ekziston kjo marrëdhënie. Kjo përbën disavantazh në studimin tonë pasi konkluzionet janë hamëndësi. Nga ana tjetër ekzistenca e një variable të tretë të panjohur mund të coj në marrëdhënien midis dy të parave. P.sh në rastin e studentëve shqiptar vullneti për sipërmarrje mund të ndikohet nga varfëria dhe dëshira për t'u pasuruar.


Një aspekt tjetër metodologjik ka të bëjë me mbledhjen e të dhënave. Ky studim dhe të tjerë të ngjashëm bazohen në mbledhjen e të dhënave me pyetësor. Por është e rëndësishme të theksohet se në të ardhmen duhet të zgjerohet popullata e studimit duke përfshirë pedagogë dhe sipërmarrës. Kështu intervistat e drejtpërdrejta me studentët duhet të kombinohen së bashku me observime të klasave si dhe me intervista të plota me qëllim, të kuptuarit më të thellë të influencës së praktikave edukuese.
Faktori Cilësi: Aspekte të lidhura me cilësinë nuk janë adresuar në këtë studim. Edukimi sipërmarrës duhet të rritë numrin e përgjithshëm të kompanive të krijuara. Por kuptohet objektivi nuk është të rritin numrin e kompanive të reja pa parë aspektin e cilësisë së tyre. Kështu ne duhet të kuptojmë impaktin që ka edukimi sipërmarrës në cilësinë e kompanive të krijuara. Pyetje të tilla ngrihen me të drejtë: A kanë krijuar studentët me edukim sipërmarrës kompani më të suksesshme? A mund të shmangen dështimet? A kanë kompanitë rritje të lartë? A janë ato inovatore?
Cilësia luan rol edhe në nivel individi. Disa studentë mund të vlerësojnë potencialin e tyre dhe arsimtarët thjesht ju duhet të ofrojnë ambjentin e duhur për të testuar aftësitë e tyre. Por nënkuptohet se disa studentë janë inkurajuar të konsiderojnë sipërmarrjen si një punë të mundshme edhe pse ata nuk janë kandidatët e duhur. Kështu vlerësimi i potencialit sipërmarrës mund të jetë një mjet ndihmës për të përmbushur edukimin sipërmarrës. Vlerësimet duhet të ofrohen gjithashtu për të mbështetur vendimet nëse praktikat e edukimit janë ato që duhen.
Një tjetër aspekt cilësor lidhet me tipin e sipërmarrjes që programet e sipërmarrjes mund të ofrojnë. Duhet të analizohen programet sipërmarrëse tek studentët e degëve të tjera (veçanërisht me fokus teknik) dhe të obsevohen përpjekjet e bëra për të ofruar së bashku studentët e fushës së biznesit me studentë të fushave të tjera të studimit.

ANEKSE
Pyetësori Anglisht
Entrepreneurial attitudes and intentions

of university students

Version 2.05

No. of questionnaire: ______________

Elona Garo, a researcher, is carrying out a study on firm creation by students and alumni. To do so, the following questionnaire consists of a number of items regarding some aspects as education, experience, or valuation of the entrepreneurial activity.

Our purpose is to make a follow-up of interviewees, to know their personal and professional situation after two years, or so. For that reason, at the end of the questionnaire you are asked to provide your contact data. If you prefer not to participate in the follow-up, simply leave that section blank.

Please, respond to the items by sincerely marking the appropriate ansëer, or writing above the line when necessary. Choose only one answer to each question. In value-scales, 1 always represents the lowest level, while 7 always indicates the highest level. Thank you very much for your cooperation.


Questionnaire

Education and experience

1. What degree are you studying? ___________________________________

2. When do you expect to finish it?

 This year (2014)  Next year (2015)  Later (2016 or more)

3. Indicate the importance of the following reasons to choose this degree, from 1 (no important at all) to 7 (highly important).





1

2

3

4

5

6

7

- Vocation















- Career opportunities















- Advise from family or friends















4. Have you got labour experience (have worked or are working presently)?  Yes  No

If yes:


a. In what position? (if several, where stayed longer) __________________________

b. Have you been in charge of other people?  Yes  No

c. How much labour experience do you have? (total number of years) ________

d. How long is it since you left your last job position? (number of years, if still ëorking ërite 0) ________

e. What size was the firm in ëhich you ëorked -number of employees-? (if several, where stayed longer) ________

5. Have you ever been self-employed (independent worker or firm owner)?  Yes  No

If yes:

a. How long? (number of years) __________

b. How long is it since you left it? (number of years, if still self-employed write 0) ________

Entrepreneurial knowledge

6. Do you personally know any entrepreneur?  Yes  No



If yes, indicate your relationship with them, and value the following questions from 1 (to no extent) to 7 (completely).




1

2

3

4

5

6

7

 Family






















- To what extent do you know his/her activity as an entrepreneur?















- To what extent may he/she be considered a “good entrepreneur”?















 Friend






















- To what extent do you knoë his/her activity as an entrepreneur?















- To what extent may he/she be considered a “good entrepreneur”?





















1

2

3

4

5

6

7

 Boss / foreman






















- To what extent do you know his/her activity as an entrepreneur?















- To what extent may he/she be considered a “good entrepreneur”?















 Others






















- To what extent do you know his/her activity as an entrepreneur?















- To what extent may he/she be considered a “good entrepreneur”?















7. Indicate your level of knowledge about business associations and support bodies from 1 (absolute ignorance) to 7 (complete knowledge).




1

2

3

4

5

6

7

- Associations (INDICATE ACRONIMS)















- Support bodies (INDICATE ACRONIMS)















8. For each of the following measures to support firm creation, indicate your level of detailed knowledge from 1 (absolute ignorance) to 7 (complete knowledge).

- Specific training for young entrepreneurs















- Loans in specially favourable terms















- Technical aid to start the business















- Business centres















- Consulting services in favourable terms
















Professional attraction

9. What would you like to do immediately after finishing your degree? Value the following options from 1 (minimum preference) to 7 (maximum preference).






1

2

3

4

5

6

7

- Working as an employee















- Starting-up a firm















- Follow on training and preparation















10. In the medium and longer term, considering all advantages and disadvantages (economic, personal, social recognition, labour stability, and so on), indicate your level of attraction toëards each of the following professional options from 1 (minimum attraction) to 7 (maximum attraction).

- salaried work















- liberal profession















- Entrepreneur















11. Indicate your level of agreement with the following sentences from 1 (total disagreement) to 7 (total agreement).

- Being an entrepreneur implies more advantages than disadvantages to me















- A career as entrepreneur is attractive for me















- If I had the opportunity and resources, I’d like to start a firm















- Being an entrepreneur would entail great satisfactions for me















- Among various options, I’d rather be an entrepreneur
















Download 0,96 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   18




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish