Departamenti I menaxhimit


Kufizime të Studimit Pilot



Download 0,96 Mb.
bet8/18
Sana10.02.2017
Hajmi0,96 Mb.
#2244
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   18

5.1.4 Kufizime të Studimit Pilot
Kufizimi i këtij studimi është se ai fokusohet në një përfaqësim shumë të kufizuar të kampionit. Studentët e Universitetit të New Yorkut janë izoluar nga grupe të tjera të popullatës kështu që ky kufizim gjeografik nuk na lejon përgjithësime lidhur me vullnetin sipërmarrës të të rinjve shqiptar. Studimi pilot është ndërmarrë në një mjedis të kufizuar në Shqipëri, një universitet i vogël privat. Si rezultat kufizimi në madhësinë e mostrës është i qartë. Qasja në një kampion me madhësi më të madhe, në këtë institucion nuk është e mundur, pasi mostra përfaqëson plotësisht grupin në fokus. Ky rast tregon efektin pozitiv të arsimit në programimin e sipërmarrësve, por përfundimisht kjo nuk paraqet rastin e Shqipërisë.

Pra kufizimi kryesor i këtij studimi është se përfshin një shembull të vogël, një përfaqësim shumë i kufizuar nga grupe të tjera të popullatës si dhe kufizim gjeografik që nuk na lejon përgjithësime lidhur me vullnetin sipërmarrës të të rinjve shqiptar. Në anën tjetër studimi pilot është i limituar vetëm në llogaritjen e frekuencës dhe nuk adreson marrëdhënie ose korelacione të tjera që do të prezantonin një analizë më të shëndoshë të gjetjeve.

Kërkimi është mbështetur në të dhënat e vetë-raportuara, si rezultat është marrë parasysh se deklarimi i studentëve në pyetësorë krijon bazën e informacionit. Paragjykime të mundshme mund të vërehet në këtë rast, duke përfshirë memorjen e studentëve-aftësinë për të kujtuar ose jo përvojat që kanë ndodhur në të kaluarën. Gjithashtu mund të ketë ekzagjerime të përgjigjeve si rezultat i eksperiencës personale sipërmarrëse, shumica e të intervistuarve janë brezi i dytë i sipërmarrësve në vend. Kjo ka rezultuar në përfundime më pozitive lidhur me vullnetin sipërmarrës në krahasim me studime të tjera të ndërmarra kohët e fundit në universitetin publik në Tiranë (Kume et al., 2013).

Në anën tjetër ky studim pilot është i limituar dhe nuk adreson marrëdhënie ose korrelacione të tjera që do të prezantonin një analizë më të shëndoshë të gjetjeve. Megjithatë kontributi i këtij studimi pilot është se kërkon të analizoj vullnetin sipërmarrës të të rinjve shqiptar.

Ndërsa studimi është pilot, ai ngre pyetje të cilat mund të kenë ndikime tek politikbërësit, edukatorët e sipërmarrjes dhe praktikantët e rinj.


  1. Së pari, p.sh. pjesmarrësit tregojnë se kanë marrë pjesë në një sërë aktivitetesh sipërmarrëse. Shtrohet me të drejtë pyetja: A duhet edukimi sipërmarrës të limitohet në kurse akademike formale apo duhet të jetë përzierje e metodave të ndryshme dhe efektive? Kush duhet të marrë trajnim dhe kur duhet ky trajnim të ofrohet?




  1. Së dyti një numur i lartë i pjesmarrësve në këtë studim pilot u përgjigjën se ata e kanë konsideruar të bëhen sipërmarrës dhe n.q.s ata do të kenë mundësi dhe burime ata do të fillojnë një biznes. Megjithatë gjetjet sygjerojnë se në përgjithësi, pjesmarrësit nuk dinë shumë lidhur me burimet ndihmëse të sipërmarrësve. Lind pyetja: Cfarë mund të bëhet për të përmirësuar këtë situatë?




  1. Së treti, duke marrë për bazë objektivat sipërmarrëse të pjesmarrësve në këtë studim, ka implikime në politikat mbështetëse dhe zhvilluese perspektive. Cfarë duhet bërë për të mbështetur të rinjtë të bëhen krijues pune?




  1. Së katërti është interesante të theksohet se kultura në Shqipëri nuk është plotësisht në favor të aktivitetit sipërmarrës prandaj kërkon të punohet shumë në nivel politik, nga media dhe nga e gjithë shoqëria shqiptare për të ndryshuar këtë perceptim.

Nga këto pak shembuj dhe analiza të limituara statistikore, ne kemi filluar të ngremë një numur çështjesh që lind nevoja të shqyrtohen. Kështu për të adresuar kufizimet e një studimi pilot, si dhe për të provuar hipotezat e shtruara më lartë nevojitet një studim më i zgjeruar.

5.2 Studimi Rajonal


5.2.1 Objektivi i Studimit Rajonal

Zhvillimi i sektorit privat në Evropën Qëndrore dhe Lindore ka qënë shumë i shpejtë në dy dekadat e fundit. Kjo situatë u vu re që në mesin e viteve '90. Kështu revista e njohur me qëndër në Londër, "Ekonomist" informonte se në fund të vitit 1994, 65% e GDPsë në Republikën Ceke, 60% në Poloni dhe Hungari, 50% në Federatën Ruse e 50-55% në vendet Baltike, 35% në Rumani dhe 40% në Bullgari ishte kontribut i aktiviteteve të bisnesit, në sektorin privat (Levitsky, 1996). Një numër shumë i madh biznesesh të vogla u krijuan në Evropen Qëndrore dhe Lindore gjatë kësaj periudhe. Shifrat nuk tregojnë dot realitetin e vërtet pasi një numur i madh sipërmarrësish jetojnë në zonën "gri", si rezultat i ekonomisë informale që dominon në vendet e rajonit.


Vitet e komunizmit, ku ekonomia ishte e planifikuar dhe shteti ishte kontrollues i të gjithë aktiviteteve pa dyshim kanë lënë gjurmë në shoqëri, karakteristë e të gjithë rajonit. Ekziston një qëndrim negativ, veçanërisht nga autoritetet, lidhur me kontributin që japin të vetpunësuarit. Si rezultat i këtij qëndrimi shumica e njerëzve në rajon zgjedhin të vetpunësohen, në të shumtën e rasteve pasi përballen me situatën e vështirë të tregut që nuk ofron punë formale e të qëndrueshme. Gjithashtu ekonomistë dhe një pjesë e popullatës vazhdojnë të shikojnë negativisht njerëzit që jetojnë me përfitime tregtare. Kjo lidhet me faktin që aktivitetet kriminale në këto vite u ndërthurren me biznesin dhe si rezultat është e vështirë të ndash këtë pjesë nga sipërmarrja e shëndoshë. Në sytë e publikut është e vështirë të ndryshoj perceptimi i krijuar këto vite kundrejt sektorit privat.
Shumë qeveri të vendeve të rajonit kanë aprovuar programe për të stimuluar zhvillimin e sipërmarrjeve private. Përpjekje serioze janë ndërmarrë për të reduktuar rregullat dhe për të thjeshtëzuar proçedurat administrative. Periudha e rregjistrimit eshtë e shkurtër krahasuar me disa vite më parë kur kishte burokraci të tmerrshme. Gjithashtu janë reduktuar kërkesat për raporte statistikore duke lehtësuar proçedurat administrative të sipërmarrësve. Mundësia për financime është lehtësuar si rezultat i fuqizimit të sektorit bankar. Ka me qindra banka tregtare private të cilat operojnë në të gjitha vendet e rajonit. Janë krijuar gjithashtu mundësi të tjera financimi ndërmjet asistencave të qeverive të huaja, p.sh fonde të USAID1, KfW-Germani2, PHARE-EU3, UNIDO4.
Ndërsa në vitin 1990 nuk kishte asnjë institucion ose qeveri që të mbështeste sipërmarrjen, në vitet në vazhdim janë krijuar shumë mundësi në mbështetje të këtij sektori, përmendim qëndrat këshillimore të biznesit, fondacionet për asistencë dhe promovim të SMEs, agjensi lokale dhe rajonale, mbështetjeje institucionale të llojeve të ndryshme, dhoma tregtie, shoqëri ekonomike, të cilat kanë lobuar qeveritë për një mjedis më të mirë dhe politika ligjore që ndihmojnë sipërmarrësit të promovojnë dhe marketojnë produktet e tyre dhe krijojnë kontakte me bizneset vendase dhe të huaja. Trendi për krijimin e qëndrave të inovacionit ka reflektuar nivelin e lartë teknik të sipërmarrësve të cilët kanë përdorur teknologji moderne. Trajnimi ka qënë një nga format e asistencës nga donatorët e huaj në rajon. Ato kanë konsistuar në mënyrat si të krijojmë një biznes të ri dhe specifikisht në zhvillimin e planeve të biznesit dhe lidhur me legjislacionin, taksat dhe kontabilitetin. Trajnimet janë shoqëruar me konsulencë dhe këshilla direkte për sipërmarrësit. Programe specifike janë ndërmarrë, përmendim rastin e "inkubatorëve të biznesit" me qëllim krijimin e zyrave operacionale dhe shërbimeve mbështetëse. Programet kanë qënë specifike lidhur me rajone të veçanta apo me grupe etnike.
Ekziston një progres i dukshëm në prezantimin e politikave favorizuese në të gjithë rajonin për të krijuar mjedisin e nevojshëm për zhvillimin e biznesit. Megjithatë ngelet shumë për të bërë. Vihen re në këto vende probleme të përbashkëta ekonomike dhe sociale si rezultat i të njëjtës histori. Por duhet theksuar se ka shumë faktorë historik, social, kulturor, ekonomik dhe politik që duhet të merren për bazë. Sipërmarrësit e ardhshëm duhet të këshillohen dhe të ndihmohen në mënyrë që të ndërmarrin me sukses këtë rrugë karriere. Qeveritë dhe çdo lloj ndërhyrjeje e mundshme është e domosdoshme për të sjellë zhvillim duke mos e lënë të ardhmen në dorë të fatit.
Zhvillimi i biznesit fillon me sistemin e edukimit, projekt ky që duhet të shtrihet në të gjitha nivelet. Në të gjitha ekonomitë e trazicionit ka një fokus të konsiderueshëm lidhur me reformën arsimore duke përfshirë sistemin primar, sekondar, profesional dhe atë universitar. Nëpërmjet kësaj reforme synohet të ketë një ndërgjegjësim në rritje për të influencuar kulturën e shoqërise, qëndrimin ndaj punës, ndaj biznesit dhe sipërmarrjes. Kultura e cila mbështet sipërmarjen përshkruhet nga literatura si një seri vlerash, qëndrimi dhe normash sjelljeje që nxisin këtë model suksesi në shoqëri. Kjo kulturë duhet të krijohet në të gjitha nivelet e shoqërise pasi është shumë e rëndësishme që sipërmarrja të ketë një vend të respektueshëm në komunitet. Kjo mund të realizohet nëpërmjet sistemit të arsimit, megjithë argumetat e vazhdueshëm që studiuesit vazhdojnë të ngrenë.
Në të gjithë ekonomitë e tranzicionit ndryshime të rëndësishme janë ndërmarrë dhe konsideruar lidhur me kurrikulën mësimore dhe pedagogjinë. Gjithashtu ka një shtytje nga tregu për të ndryshuar edukimin profesional në funksion të nevojave të biznesit me qëllim përgatitjen e rinjve për një treg pune fleksibël duke i bërë të qartë se nuk është e garantuar një punë e sigurtë në industrinë dhe organizatat që i punësojnë dhe mësojnë ata. Rëndësi ka që studentët të mësojnë të përdorin aftësitë e tyre për vetpunësim. Kjo pasi në një ekonomi tregu një pjesë e kapitalit njerëzor do të punoj për vete.
Vrojtimi rajonal është ndërmarrë specifikisht për këtë studim mbi bazën e të dhënave empirike të mbledhura në burim me qëllim analizimin e situatës në rajon. Vrojtimi do të na njohë me situatën në vende me karakteristika të përbashkëta. Të dhënat e përdorura janë mbledhur nga një pyetësor i administruar në disa universitete të rajonit, ku përmendim: Rumaninë, Slloveninë, Bullgarinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Shqipërinë. Vendet e përzgjedhura janë ekonomi në tranzicion me veçori të përbashkëta historike, ekonomike dhe sociale. Pyetësori është adaptuar nga burime të ndryshme dhe përdorur për mbledhjen e të dhënave. Pyetësori i përdorur përbëhej nga dy faqe dhe ishte ndarë në 7 seksione: përbërja demografike dhe familjare, planifikimi i ardhshëm i karrierës dhe preferenca sipërmarrëse, perceptimi i burimit të kontrollit, kapaciteti sipërmarrës, motivet e lidhura me pavarësinë dhe inovacionin. Shkalla e përdorur në pyetësor është Likert me 6 pikë (ku 1=papajtueshmëri e plotë, 2=papajtueshmëri, 3=pajtohem me vështirësi, 4=pajtohem pjesërisht, 5=pajtohem, 6=pajtohem plotësisht) për secilën pyetje.


5.2.2 Analiza e Rezultateve të Studimit Rajonal

Të dhënat e mbledhura në vendet e rajonit janë vrojtuar në këtë studim. Të gjithë pjesmarrësit janë studentë të nivelit universitar. Rezultatet tregojnë se pjesmarrësit kanë moshë mesatare 22-23 vjeç (Grafiku 5) në të gjitha vendet e studiuara. Studentët u selektuan të ishin kryesisht në vitin e fundit të studimeve sepse ata janë të parët që kanë nevojë dhe interes të ndërmarrin vendime karriere në periudhë afatshkurtër. Rezultatet tregojnë se ka më shumë femra pjesmarrëse në studim me diferencë të theksuar në Rumani dhe Shqipëri (shiko Grafikun 6).

Grafiku 5 Mosha Grafiku 6 Shpëndarja Gjinore

Pjesmarrësit u pyetën të tregonin rreth statusit të punësimit të prindërve dhe Tabela 6 tregon sesa prej prindërve të tyre janë sipërmarrës në përqindje. Pjesa më e madhe e pjesmarrësve kanë pohuar se babai është modeli i sipërmarrësit në familje, krahasuar me mamanë e cila rezulton të mos jetë e përfshirë njësoj në këtë zgjedhje karriere (Tabela 6). Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka një diferencë të dukshme në këtë drejtim duke u ndjekur nga Bosnja dhe Rumania. Statusi i punësimit të prindërve si sipërmarrës besohet se ka ndikim mbi të rinjtë në dy mënyra: së pari rrit atraksionin ndaj sipërmarrjes dhe së dyti duhet konsideruar ndikimi i prindërve mbi këtë zgjedhje.


Tabela 6 Statusi i Punësimit të Prindërve





Babai

Mamaja

Bosnjë

31%

12%

Rumani

26.30%

14.70%

Bullgari

25%

17.60%

Slloveni

22.60%

13.10%

Shqipëri

38.90%

9.30%

Duke ju referuar të dhënave të Tabelës 7 dhe Grafikut 6, që paraqesin përgjigjet e pjesmarrësve rreth perceptimit të burimit të kontrollit, rezulton se në të gjitha vendet e rajonit ekziston ngjashmëri dhe studentët në përgjithësi tregojnë një besim të moderuar mbi kontrollin që kanë për vendimet e tyre. Rezultatet relativisht të larta të pyetjes së fundit "Nëse arrij atë që dua është si pasojë e punës dhe përgjegjësive personale" tregojnë një vlerësim pozitiv ndaj mjedisit të punës në këto vende ku vlerat e individit vlerësohen.


Tabela 7 Perceptimi i Burimit të Kontrollit


 

Kryesisht varet nga unë nëse personat e tjerë veprojnë në përputhje me dëshirat e mia.

Kur krijoj një plan jam i/e sigurt se do ta bëj realitet.

Unë mund të përcaktoj shumë mirë çfarë ndodh në jetën time.

Nëse arrij atë që dua është si pasojë e punës dhe përgjegjësive personale.

Bosnjë

3.78

4

4.35

5.19

Rumani

4.49

4.5

5.11

5.32

Bullgari

4.04

3.98

4.7

5.02

Slloveni

4.06

4.19

4.94

5.24

Shqipëri

4.12

3.94

4.56

4.66

Besimi në kontrollin e vendimeve, shprehja e dëshirës për të qënë sipërmarrës së bashku dhe me vlerësimin pozitiv ndaj mjedisit të punës rrisin shancet e suksesit për të rinjtë në këto vende. Grafiku 7 tregon ngjashmërine e situatës të vrojtuar në të gjitha vendet e marra në shqyrtim nga studimi.


Grafiku 7 Perceptimi i Burimit të Kontrollit

Në Tabelën 8 janë përmbledhur pyetjet që në pyetësor kërkojnë të masin vlerësimin e studentëve rreth njohurive, kapacitetit dhe aftësive që ata zotërojnë për t'u bërë sipërmarrës. Studentët shqiptar të ndjekur nga ata slloven e rumun janë më të sigurtë në zotërimin e kapacitetit të nevojshme për të qënë sipërmarrës. Rënia dakort me pohimet "jam i sigurt se krijimi i sipërmarrjes sime do të jetë i suksesshëm" dhe "ndihem i aftë të ndërtoj sipërmarrjen time", tenton të jetë 60%, çka rezulton premtues për të patur më shumë të rinj sipërmarrës në këto vende.


Tabela 8 Kapaciteti për Sipërmarrje


 

Ndihem i aftë të ndërtoj sipërmarrjen time

Jam i sigurt së krijimi i sipërmarrjes sime do te jetë i suksesshëm.

Kam të gjitha njohuritë e nevojshme të krijoj sipërmarrjen time

Kam aftësi sipërmarrëse të krijoj sipërmarrjen time

Bosnjë

3.82

3.77

3.53

3.87

Rumani

4.18

4.1

3.64

3.62

Bullgari

3.48

3.57

3.1

3.25

Slloveni

4.24

4.17

3.41

3.27

Shqipëri

4.08

4.03

4.22

4.15

Vrojtimet vënë në pah një diferencë edhe pse të lehtë të situatës midis këtyre vendeve. Vihet re se studentët në Bullgari dhe Bosnjë shprehen më pak pozitiv në vlerësimin e njohurive, kapacitetit dhe aftësive krahasuar me Shqipëri, Rumani dhe Slloveni.


Pyetësori ishte formuar i tillë që të vrojtonte motivet që nxisin të rinjtë për të zgjedhur sipërmarrjen si mundësi karriere. Motivet janë të larmishme duke numuruar ato ekonomike (si p.sh gjendja e tregut për punësim), sociale, kulturore, familjare, dhe të tjera. Pavarësisht kësaj situate dy janë motivet kryesore që favorizojnë krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm në studim: pavarësia dhe dëshira për novacion. Ky përfundim mbështetetet pothuajse njësoj në të pesta vendet e përfshira në studim.
Tabela 9 Pavarësia si Motiv


 

Sa e rëndësishme është për ju të drejtoni veten?

Sa e rëndësishme është për ju të keni pavarësi vendimi?

Sa e rëndësishme është për ju të keni liri personale?

Sa e rëndësishme është për ju të ndiqni ëndrrën tuaj?

Sa e rëndësishme është për ju të jeni i pavarur?

Bosnjë

4.42

4.72

5.18

5.35

5.25

Rumani

4.81

4.77

5.36

5.57

5.35

Bullgari

4.77

4.87

5.43

5.43

5.31

Slloveni

4.59

4.79

5.42

5.3

5.13

Shqipëri

4.85

4.87

5.25

5.45

5.05

Ashtu siç vërehet në të dhënat e Tabeles 9 dhe Grafikut 9, pavarësia vlerësohet si e rëndësishme ose shume e rëndësishme nga të rinjtë në vendet e vrojtuara. Dëshira për të qënë drejtues i vetes dhe vlerësimi i lirisë motivojnë të qënit sipërmarrës.


Grafiku 8 Pavarësia si Motiv

Të dhënat empirike tregojnë se situata në vendet e rajonit është favorizuese dhe të rinjtë kanë vullnet për të ndërmarrë aktivitete sipërmarrëse. Bosnja, Bullgaria, Rumania, Sllovenia dhe Shqipëria janë shembuj ku të rinjtë ushqejnë vullnetin për të qënë sipërmarrës. Së pari, ata vlerësojnë pozitivisht njohuritë, kapacitetin dhe aftësitë e tyre për të ndërmarrë aktivitete të tilla. Së dyti, studimi nxjerr në pah se pavarësia si motiv dhe dëshira për novacion janë ndër faktorët kryesorë që rritin dëshirën për t'u përfshirë në sipërmarrje. Në përfundim mund të themi se kontrolli mbi vendimarrjen i vrojtuar në këtë studim, shprehja e dëshirës për të qënë sipërmarrës së bashku dhe me vlerësimin pozitiv ndaj mjedisit të punës rrisin shanset e suksesit për të rinjtë në këto vende.


Në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera të rajonit ku ky studim është ndërmarrë, vihet re se egziston vullneti sipërmarrës i të rinjve. Kjo në vetvete tregon se gjatë dy dekadave të fundit është punuar në këtë drejtim. Por, aktualisht tregu shqiptar i punës përballet me probleme që vijnë si rezultat i tranzicionit. Nivelet e larta të papunësisë së bashku me pjesmarrjen e ulët të fuqisë punëtore karakterizojnë tregun e punës së të rinjve shqiptar. Zhvillimi i sipërmarrësve të rinj do të ishte një përgjigje e favorshme ndaj këtij fenomeni.

Vrojtimi rajonal tregon se një studim i gjerë për Shqipërinë është domosdoshmëri. Kjo për faktin se ekziston një hendek midis dëshirës dhe realizimit, në kohën kur sipërmarrja do të ishte zgjidhje më e favorshme për ngërcin ekonomik në të cilin ne ndodhemi aktualisht.




Download 0,96 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   18




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish