Departamenti I menaxhimit



Download 0,96 Mb.
bet9/18
Sana10.02.2017
Hajmi0,96 Mb.
#2244
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   18

5.3 Studimi Bazë

5.3.1 Objektivat e Studimit

Qëllimi i këtij studimi është të përcaktojë faktorët që ndikojnë në "vullnetin sipërmarrës" tek të rinjtë në nivel universitar në një kampion të gjerë që mbulon gjithë Shqipërinë, si dhe të ofrojë rekomandime për një edukim sipërmarrës efektiv e të përgjegjshëm.


Studentët të cilët kanë marrë pjesë në këtë studim janë të ekspozuar ndaj dijes dhe aftësive sipërmarrëse dhe janë drejt diplomimit. Pra, nëpërmjet tyre studimi përcakton perceptimet e studentëve në lidhje me vullnetin sipërmarres. Studimi riteston modelin psikologjik të Ajzen të sjelljes së planifikuar për të identifikuar faktorët që do të ndikojnë studentët të bëhen sipërmarrës. Si rezultat, gjetjet e këtij studimi do të jenë një aset i vlefshëm për politikbërësit në Shqipëri dhe në rajon.
Ky studim përfshin punën e plotë kërkimore së bashku me të dhënat e studimit pilot. Ai ka në fokus studentë nga Universiteti i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Korçës, Universiteti "Aleksander Moisiu", Durrës, Universiteti i New York, Tiranë dhe Universiteti Evropian. Ky kampion u përzgjodh me bazë të gjerë, duke përfshirë universitetet publike dhe private në qytetet kryesore të vendit.
Pyetësori i Vullnetit Sipërmarrës-EIQ (Linan et al, 2006) është instrumenti i mbledhjes së të dhënave për këtë studim sikurse u testua në studimin pilot. Prej 460 studentë të popullatës, 434 pyetësorë rezultuan të vlefshëm. 26 studentë refuzuan të plotësonin pyetësorin. Kampionimi i i përbërë prej 434 studentëve është më se i mjaftueshëm për të kryer analizat e nevojshme për të përgjithësuar përmasat e kampionit. Hair et al. (1998) sugjeruan se 15-20 observime për secilën variabël të pavarur pra një minimum prej 80 observimesh (4 x 20) është i mjaftueshëm për këtë studim.
Në literaturë ekziston konsensusi midis studiuesve se modelet e vullnetit predikojnë më së miri vullnetin e një individi për t'u përfshirë në aktivite sipërmarrëse. Po ashtu ekziston një konsensus i gjerë se sipërmarrja kontribon në zhvillimin e ekonomisë. Pyetja më e rëndësishme që shtrohet është: Si mund të zhvillohet sipërmarrja në Shqipëri? Po moshat e reja si mund të influencohen për të praktikuar këtë profesion? Më konkretisht ky studim shtron pyetjen: "Cfarë dimë ne lidhur me vullnetin sipërmarrës të të rinjve në Shqipëri?"
Studimi synon të hedhë dritë mbi pyetjet e mëposhtme:

  • A luan rol edukimi sipërmarrës në vullnetin e të rinjve për t'u vetpunësuar?

  • A ka ndikim eksperienca e mëparshme e punës dhe sipërmarrëse në dëshirën e studentëve për t'u vetpunësuar?

  • Po shoqëria shqiptare në përgjithësi si e vlerëson sipërmarrjen dhe a ndikon kultura vendase në vullnetin e të rinjve?

  • A besojnë studentët tek kapacitetet e tyre për të krijuar dhe drejtuar një sipërmarrje?

  • A luajnë rol modelet e suksesshme në vullnetin e të rinjve për t'u vetpunësuar?



5.3.2 Rezultatet e Studimit

Duke u mbështetur në strukturën e pyetësorit përcaktuesit e vullnetit sipërmarrës janë ndarë në kategori dhe hipotezat në çdo njërën prej tyre janë analizuar.

Për të testuar marrëdhëniet mes variablave literatura rekomandon testet e korrelacionit dhe analizat e regresionit. E para përcakton nëse ka një varësi lineare mes dy variablave. E dyta shpjegon varësinë e një variabli të varur nga një ose më shumë variabla të pavarur për të parashikuar vlerat e variablit të varur me ndryshimin e variablave të pavarur. Të dhënat në shqyrtim janë jo parametrike (me shpërndarje jo normale), ndërkohë që variabli i varur në të gjitha hipotezat është dischotomus ose binar. Testi i korrelacionit i përshtatshëm për të dhënat jo parametrike (ordinale në rastin konkret) për shqyrtimin e varësisë lineare mes dy variablave është "Spearman rank test" (analogu i testit Pearson për shpërndarjen normale). Modelet Logit dhe korrelacionet Spearman të përdorura janë të përshtatshme për këtë studim. Ata janë përdorur gjerësisht në studime të tjera të ngjashme permendim ketu studimet e Linan and Chen (2006), Gelderen et al (2008), Wilbard (2009), Giagtzi (2013), Dogan (2015).

Modeli i regresionit i përshtatshëm për pyetjet Likert scale, ose ndryshe variabla ordinal (1-7) me variabël të varur dischotomus ose binar është ai "binary logistic regression" ose "binary logit" (G. Rodriguez, 2007).

Rezultatet e studimit janë shpjeguar me detaje më poshtë:

1. Edukimi:
Ka studiues që besojnë se çdo njeri ka potencial për t'u bërë sipërmarrës, sidomos për ata që kanë ndërmarrë edukimin në universitete. Për të testuar këtë në rastin e Shqipërisë kërkimi u fokusua tek analiza e kurrikulës universitare në raport me vullnetin sipërmarrës.

Besimi se njohuritë e marra nga arsimi luajnë rol në vullnetin sipërmarrës është objektiv i studimit. Hipoteza 1 kërkon të vërtetojë lidhjen pozitive midis dy variablave (edukim dhe vullnet) ndërsa Hipoteza 0 hedh poshtë lidhjen e lartpërmendur.


Hipoteza 1: Ekziston një lidhje pozitive midis edukimit sipërmarrës dhe vullnetit sipërmarrës.

Hipoteza 0: Nuk ekziston lidhje mes edukimit sipërmarrës të studentëve dhe vullnetit të tyre për t'u bërë sipërmarrës.
Variablat që u morrën në shqyrtim janë:


  • Vullneti Sipërmarrës-variabël i varur, i përcaktuar nga pyetja: "E keni konsideruar seriozisht të bëheni sipërmarrës?"

  • Edukimi Sipërmarrës-variabël i pavarur, i përcaktuar nga pyetja: "Keni ndërmarrë ndonjë kurs ose modul që mund të konsiderohet si edukim sipërmarrës?"

Për vërtetimin e kësaj hipotezë u aplikua testi i korrelaciont "Spearman rank Test". Vihet re një lidhje statistikisht e rëndësishme (p < 0.05) mes vullnetit sipërmarrës dhe njohurisë së të intervistuarve nga zhvillimi i kurseve apo moduleve në universitet, të konsideruar në këtë studim si edukim sipërmarrës (p = 0.022). Koeficienti rho i Spearman për këtë variabël është dukshem < 1 (vlerë që tregon një korrelacion perfekt mes variablave), por gjithësesi mbetet statistikisht i rëndësishëm në nivelin e p = 0.05. Koeficienti rho i Spearman për njohjen e kurseve dhe moduleve ka vlerën pozitive 0.1, që tregon një varësi të drejtë lineare, statistikisht të rëndësishme mes dy variablave.

Analiza e mësipërme hedh poshtë hipotezën Null, dhe vërteton pritshmërinë se edukimi ka impakt në vullnetin sipërmarrës.


2. Përvoja e Punës:
Duke analizuar të gjithë pjesëmarrësit në studim, 45.8% (n = 199) e tyre kanë përvojë pune, ndërsa midis tyre vetëm 18.2% (n = 79) kanë rezultuar të jenë të vetpunësuar.

Besimi se eksperienca e punës dhe ajo sipërmarrëse luajnë rol në vullnetin sipërmarrës është objektiv i studimit. Hipoteza 2 kërkon të vërtetojë lidhjen pozitive midis dy variablave (eksperiencë pune dhe vetpunësim me vullnetin sipërmarrës) ndërsa Hipoteza 0 hedh poshtë lidhjen e lartpërmendur.


Hipoteza 2: Studentët e ekspozuar ndaj përvojave të punës dhe ato sipërmarrëse besohet se janë influencuar dhe kanë vullnet sipërmarrës.

H0: Vullneti sipërmarrës nuk influencohet nga eksperiencat e mëparëshme të punësimit apo vetpunësimit.
Variablat që u morrën në shqyrtim janë:


  • Vullneti Sipërmarrës-variabli i varur, i përcaktuar nga pyetja: "E keni konsideruar seriozisht të bëheni sipërmarrës?"

  • Përvoja e Punës-Variablat e pavarura të përcaktuar nga pyetjet: 1) Keni eksperiencë pune? 2) Keni qënë ndonjëherë i vetpunësuar?

"Spearman correlation test" i aplikuar për variablat e mësipërm (Tabela 10) tregon se studentët me eksperienca vetpunësimi kanë vullnet sipërmarrës (p = 0.004), sinjifikativ në nivelin e p = 0.01, ndërkohë që eksperienca e mëparshme e punës nuk paraqet ndikim në vullnetin sipërmarrës (p = 0.309). Pra vërtetohet hipoteza se studentët me eksperienca të mëparshme të vetpunësimit janë të prirur të ndërmarrin aktivitete sipërmarrëse në të ardhmen. Ky rezultat është i pritshëm pasi eksperienca e vetpunësimit është më e pasur krahasuar me të punuarit në përgjithësi. Kjo pasi vetpunësimi i jep mundësi studentëve të jenë inovativ dhe me imagjinatë për të shtyrë biznesin përpara, të marrin vendime e të drejtojnë organizatën drejt objektivave të arritshëm. Të gjitha këto atribute do rritin besimin e studentëve tek aftësitë e tyre dhe si rezultat do të influencojnë vullnetin.

Tabela 10 Korrelacioni midis variablave vullnet-eksperiencë pune dhe vetpunësim




Vullneti

Eksperiencë pune

I vetpunësuar

Rho e Spearman

Vullneti

1,000

0,049

0,136**

p

0,0

0,309

0,004

N

434

434

434

**. Korrelacioni është sinjifikativ në nivelin 0,01



3. Vlerësimi Social
Vlerësimi social është mjaft i rëndësishëm dhe me influencë në vullnetin sipërmarrës. Studimet empirike vlerësojnë këtë komponent si shumë të rëndësishëm në vendimin e të rinjve për të zgjedhur sipërmarrjen si karrierë. Me interes për këtë studim është sjellja e shoqërisë shqiptare në krahasim me vlerësimet ndërkombëtare. Për këtë qëllim studim u fokusua në vlerësimin e marrëdhënies midis vlerësimit shoqëror dhe vullnetit sipërmarrës.
Hipoteza 3 kërkon të vërtetojë lidhjen pozitive midis ambjentit mbështetës shoqëror dhe vullnetin sipërmarrës ndërsa Hipoteza 0 hedh poshtë këtë korrelacion.
Hipoteza 3: Një ambjent mbështetës shoqëror ndikon pozitivisht në vullnetin sipërmarrës të të rinjve.

H0: Nuk ekziston lidhje midis ambjentit mbështetës shoqëror dhe vullnetit sipërmarrës
Variablat që u morrën në shqyrtim janë:


  • Vullneti sipërmarrës-variabli i varur, i përcaktuar nga pyetja: "E keni konsideruar seriozisht të bëheni sipërmarrës?"

  • Vlerësimi Social-variablat e pavarur:

Në çfarë niveli aktiviteti sipërmarrës vlerësohet në raport me aktivitetet e tjera:

  1. Në familjen tuaj

  2. Midis shokëve tuaj

  3. Midis kolegëve dhe partnerëve

Në çfarë niveli do ta mbështesnin vendimin për të krijuar një firmë

  1. Familja juaj

  2. Shokët

  3. Kolegët dhe partnerët

Tregoni nivelin e pranimit me qëndrimet e mëposhtme:

  1. Aktiviteti sipërmarrës nuk përputhet me kulturën e vendit tim

  2. Roli i sipërmarrësit në ekonomi nuk është i njohur plotësisht

  3. Shumë njerëz e kanë të vështirë të pranojnë të bëhen sipërmarrës

  4. Aktiviteti sipërmarrës është konsideruar me shumë risk për t'u ndërmarrë

  5. Mendohet gjerësisht se sipërmarrësit shfrytëzojnë të tjerët

Në testin bivariate të korrelacionit të aplikuar për të parë lidhjen e çdo variabli me variablin e varur, bazuar në "Spearman rank correlation", vihet re se asnjë korrelacion nuk është statistikisht i rëndësishëm (Tabela 11). Ështe aplikuar dhe modeli i regresionit "binary logit" i cili nuk rezulton i përshtatshëm në këtë rast, ç'ka demonstron se nuk ekziston asnjë ekuacion që përcakton marrëdhënien e tërësisë së variablave shpjegues dhe variablit të varur. Rezultatet e dy testeve vërtetojnë hipotezën Null dhe nxjerrin në pah se ambjenti social në Shqipëri nuk impakton aspak vullnetin sipërmarrës të të rinjve. Në Shqipëri vazhdon të ekzistoj një qëndrim negativ, veçanërisht nga autoritetet lidhur me kontributin që japin të vetpunësuarit. Si rezultat i këtij qëndrimi është vështirë që mjedisi shoqëror të ndikojë në vullnet. Të rinjtë që tregojnë vullnet sipërmarrës ndikohen nga faktorë të tjerë por jo nga mjedisi shoqëror dhe këtë e pohon studimi. Në sytë e publikut është e vështirë të ndryshoj perceptimi i krijuar këto vite kundrejt sektorit privat. Ky është një mentalitat i formëzuar si gjatë periudhës së komunizmit ashtu dhe në dy dekadat e para të demokracise dhe kërkon përpjekje të vazhdueshme nga politikbërësit, edukatorët dhe gjithë shoqëria shqiptare.


Tabela 11 Korrelacioni midis variablave vullnet-vlerësim social





Vullneti

Vler. Familje

Vler.

shok


Vler. koleg

Mbësh. familje

Mbësh. shok

Mbësh. koleg

Kultura

Roli i

Sipermarres



Jo pranim

Me risk

shfrytëzues

Rho e Spearman

p

N



Vullneti

1,00

-,090

-,034

-,018

-,002

,012

-,046

-,012

-,088

-,001

-,039

-,066

.

,062

,486

,714

,964

,800

,343

,797

,069

,983

,424

,173

434

434

434

434

434

434

434

434

434

434

434

434



4. Kapaciteti Sipërmarrës
Studentët janë pyetur lidhur me preferencën e tyre për të krijuar një firmë në mënyrë që të vlerësohet niveli i interesit të tyre lidhur me sipërmarrjen.

Kur studentët mendojnë se kanë të gjithë përbërësit për t'u bërë sipërmarrës ata janë gati të ndërmarrin iniciativën për të krijuar një sipërmarrje të re. Kapaciteti sipërmarrës është një përbërës i rëndësishëm. Nëse studentët ndihen se janë në gjendje për të ndërmarrë një iniciativë të tillë, ata do ta bëjnë këtë.

Besimi se kapaciteti sipërmarrës influencon vullnetin sipërmarrës është objektiv i studimit. Hipoteza 4 kërkon të vërtetojë lidhjen pozitive midis kapacitetit sipërmarrës dhe vullnetit sipërmarrës ndërsa Hipoteza 0 hedh poshtë lidhjen e lartpërmendur.
Hipoteza 4: Perceptim pozitiv i studenteve mbi mundësitë e tyre për të krijuar një firmë influencon pozitivisht vullnetit sipërmarrës.

H0: Perceptimi mbi mundësitë për të krijuar një firmë nuk ndikon në vullnetin sipërmarrës.
Variablat që u morrën në shqyrtim janë:


  • Vullneti sipërmarrës-variabli i varur, i përcaktuar nga pyetja: "E keni konsideruar seriozisht të bëheni sipërmarrës?"

  • Kapaciteti sipërmarrës- variablat e pavarur (shpjegues):

Tregoni nivelin e qëndrimit të pranimeve të mëposhtme lidhur me kapacitetin tuaj vendimmarrës :

  1. Të krijosh një firmë dhe ta bësh produktive është e lehte për mua

  2. Unë jam i përgatitur të krijoj një firmë të suksesshme

  3. Unë mund të kontrolloj proçesin e krijimit të një firme të re

  4. Unë i di detajet praktike për të krijuar një firmë të re

  5. Unë di si të zhvilloj një projekt sipërmarrës

  6. N.q.s. përpiqem të krijoj një firmë do të kem probabilitet të lartë suksesi

A mendoni se keni një nivel të kënaqshëm të kapaciteteve të mëposhtme për t'u bërë sipërmarrës?

  1. Njohje e mundësive

  2. Kreativitet

  3. Zgjidhje problemesh

  4. Aftësi drejtimi dhe komunikimi

  5. Zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve të reja

  6. Krijimi i kontakteve profesionale dhe networku

Testi Spearman i korrelacionit për shqyrtimin e marrëdhënies së variablit të varur me secilin prej variablave të pavarur tregon se në vetvete secili nga variablat e listuar më sipër ka një lidhje të fortë lineare me vullnetin sipërmarrës.

Tabela 12 Korrelacioni midis variablave vullnet-kapacitet sipërmarrës






vullneti

e lehte

i pergat.

kontrolloj

detaje praktik

zhvilloj

Prob. i larte

njohje mund.

kreativitet

zgjidhje prob.

aftesi drejtimi

zhvillim produktesh

network

Rho e Spearman

p
N


vullneti

1,000

,410**

,532**

,525**

,523**

,528**

,532**

,451**

,601**

,542**

,639**

,504**

,515**

.

,000

,000

,000

,000

,000

,000

,000

,000

,000

,000

,000

,000

428

428

428

428

428

428

428

428

428

428

428

428

428

**. Korrelacioni eshte sinjifikativ ne nivelin e p=0.01
Tabela e mësipërme 12 tregon se variablat e pavarur, individualisht kanë një varësi të drejtë lineare me variablin e varur, statistikisht të rëndësishme në nivelin e p = 0.01.U aplikua dhe në këtë rast Binary Logistic Regression për të përcaktuar marrdhënien mes gjithë variablave të mësipërm dhe variablit të varur. Rezultati paraqitet në tabelën 13 më poshtë.

Tabela 13: Shpërndarja në Bllokun 0






Vlerat e parashikuara

vullneti

Përqindja e korrektësisë

0

1

Blloku 0

vullneti

0(jo)

0

131

,0

1(po)

0

297

100,0

Përqindja totale







69,4




SPSS llogarit probabilitetin e vullnetit pozitiv për cdo individ duke përdorur modelin block. Tabela e mësipërme tregon shpërndarjen e shembullit; vullneti 0 përfaqëson vullnetin negativ dhe 1 atë pozitiv. 69.4% e individëve janë klasifikuar në mënyrë korrekte, pra klasifikimi nga modeli Null është 69.4% i saktë. Shtimi i variablave shpjegues në model, në rast se modeli është i mirë e rrisin në mënyrë të ndjeshme përqindjen e klasifikimit korrekt, dhe siç do të tregohet në tabelat 14 në vijim në bllokun 1 të modelit, përqindja do të shkojë në 91.8% ç'ka dëshmon cilësinë e modelit.
Tabela 14: Shpërndarja në Bllokun 1







Vlerat e parashikuara

vullneti

vullneti

0

1

Blloku 1

vullneti

0 (jo)

115

16

87,8

1 (po)

19

278

93,6

Përqindja totale







91,8




Tabela 15: Përmbledhja e Modelit






Blloku

Logaritmi i ngjashmërisë së vërtet -2

e Cox e Snell

R² e Nagelkerke

1

194,245

,541

,763

Download 0,96 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   18




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish