Conference Myths in south-eastern European textbooks 22-24 October 2014, Tirana Myths in south-eastern European textbooks


Fjalë kyç: mit, mitizim, hero, sistem komunist



Download 1,05 Mb.
bet10/12
Sana06.02.2017
Hajmi1,05 Mb.
#1919
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12

Fjalë kyç: mit, mitizim, hero, sistem komunist,

Në periudha të ndryshme historike roli dhe pesha që ka luajtur një personalitet ose një tjetër në historinë e atij vendi është vlerësuar, nënvlerësuar ose mbivlerësuar. Kjo është shfrytëzuar për interesa politike dhe jo vetëm. Sistemi komunist në përgjithësi ashtu si në disa vende të Ballkanit edhe në vendin tonë solli dyzimin e personalitetit njerëzor, deformimin e ndërgjegjies njerëzore, manipulimin e masës përmes ideologjisë dhe indoktrinimin me mësimet e marksizmit. Këtij qëllimi I shërbyen edhe investimet e shumta që u bënë nga pushteti komunist në drejtim të rritjes së interest për kërkime shkencore të cilat u bazuan në mbivlerësimin e disa prej ngjarjeve e figurave historike dhe zbehjen , fshirjen dhe zhdukjen nga kujtesa historike e disa personaliteteve të tjera historike . Mjaft figura historike kaluan nëpër një filtër ideologjik. Si pasojë kjo u shoqërua natyrisht me efekte afatgjata në përpunimin dhe përvijëzimin konsenguent, faktik e burimor të historisë.

Së pari: Kjo eleminoi multiperspektivën e këndvështrimeve historike duke e ngushtuar në një rrugicë të ngushtë pa drithije në mendimin historic.

Së dyti : Përmes mitizimit pushteti komunist i humbi historisë misionin e vërtetë të saj, atë të sjelljes së fakteve të reja përmes kërkimeve e hulumtimeve shkencore . Ajo jo vetëm që e mitizoi atë por e futi në vlerë absolute duke humbur mundësinë e zbardhjes përmes dritës historike.

Përcaktimi i një rruge të vetme të interpretimit historik, përdorimi i presionit dhe çdo rruge tjetër për të imponuar ide e mendim bëri që mendja njerëzore të mbyllej dhe të ishte dritëshkurtër. E keqja nuk mbetet vetëm tek periudha e komunizmit por mbetja në grackën e së kaluarës sot ku faktet duhen zbuluar dhe historia duhet të jetë sa më afër së vërtetës historike.

SUBJECT : Mythologising and De-Mythologisation of Heroes, Shield Of The Communist System

Keyëord : Myth , Mythifications , Hero , Communist System

In different historical periods and the role it has played a ëeight or another personality in the history of the place is valued , undervalued or overvalued . It is used for political interests and not only . The communist system in general as ëell as in several Balkan countries in our country brought the duality of human personality , the distortion of human consciousness , through mass manipulation and indoctrination lessons ideology of Marxism . This served the purpose of the investments that ëere made by the communist government in terms of increasing interest for research ëhich ëere based in appreciation of some of the historical figures and events of fading , erasure of historical memory and extinction of several other personalities historical . Enough historical figures passed through an ideological filter . Consequently, this course ëas associated ëith long-term effects on processing and delineation konsenguent , the actual source of history .

First : It eliminated the historical perspectives multiperspektivën of narroëing in a narroë alley ëithout drithije in historical thinking .

Second : Through mythologization history communist government lost its true mission , the behavior of neë facts through research and scientific research . It not only him but mitizoi caused absolute losing the possibility of uncovering the ones ëho through historical light .

Determination of a single street of historical interpretation , use of the pressure and any other ëay to enforce the idea that he thought the human mind ëas closed and shortsighted . Evil remains not only the Communist period but remaining trapped in the past ëhere the facts to be revealed today and the story should be closer to the historical truth .

 

 

Në qershor të vitit 2014 u mbushën plot 90 vjet nga koha kur opozita e vitit 1924 e mori pushtetin me dhunë dhe e mbajti atë për 6 muaj. Produkti ishte një qeveri që qeverisi pa parlament dhe nuk arriti të legjitimojë pushtetin e marrë me forcë, duke i dhënë fund një tradite sado të shkurtër parlamentare që po përjetonte Shqipëria në vitet 1921-1923. Një ngjarje e tillë nga Historiografia zyrtare moniste është përcaktuar si Revolucion demokratiko – borgjez. Por a ishte i tillë apo u desh të ishte i tillë? Sigurisht që sistemit komunist i duhej të kishte një revolucion dhe i ktheu sytë tek grushti i shtetit që organizoi Noli me shokë. Mendimi se bëhet fjalë për"revolucion" vazhdon dhe sot, sidomos dhe aty ku studiohet dhe bëhet historia. 

Ngritja e një debati shkencor, që më së shumti ka vite që është fokusuar për ta parë në një këndvështrim të ri lëvizjen noliste në Shqipëri, është poliedrike ku njëra faqe zbardh tjetrën me fakte dhe interpretime të ndryshme, por njëherazi të gjitha së bashku hijezojnë mbi njëra - tjetrën duke ricikluar kështu të njëjtën enigmë nëpërmjet të njëjtës pyetje; a ishte Fan Noli revolucionar komunist? A kishte lëvizja e Qershorit e vitit 1924 përmasat e një Revolucioni apo të një “pronunciamenti ushtarak”.258

Fan Noli dhe komunizmi, relacioni i tij me idetë bolshevike të kohës, simpatitë dhe antipatitë individuale, raporti i politikës së jashme me praktikën aktuale të shtetit shqiptar, janë probleme mjaft të debatuara në diplomacinë shqiptare, jo vetëm të kësaj periudhe, por edhe në vitet ’30-të te shek.XX. Që këtej mendimi shkencor i viteve të fundit, ka krijuar gjithashtu një ngërç historiografik mbi paraqitjen e lëvizjes noliste të 24-ës, si revolucion demokratiko - borgjez apo grusht shteti. Midis idesë së revolucionit, supozimit të grushtit të shtetit, prokomunizmit dhe antikomunizmit nolian, është ndërtuar deri tani ngrehina e një debati disa vjeçar ku janë përfshirë shumë autorë e autoritete, institucione dhe media nga më të larmishmet.

Një nga këndvështrimet e zbardhjes së kësaj enigme është copëzimi i situatave. Është një kontekst i cili të imponon analizën e fakteve nga origjina fillestare dhe krijimin e një parabole gjykimi me përfundimin e tyre. Sipas këtij këndvështrimi duhen analizuar tri kohët politike dhe jo politike të Nolit: para, gjatë dhe pas zotërimit të pushtetit.



-Etapa e parë, e kësaj kohe lidhet me fillesat e karierës së tij, përpos personalitetit të fuqishëm intelektual. Noli ishte një kapacitet i tillë i kalibrit europian, diplomuar në Harvard, i cili arrinte që edhe për kulturat e tjera t’i referoheshin të huajtë. Duke qenë ndërkohë peshkop savant, përkthyes, poet, kompozitor, historian, publiçist, burrë shteti, ai ka arritur të ridimensionojë Bethovenin dhe të sjellë në shqip Servantesin. Për mëse një dekadë historia shqiptare do ta shohë Nolin si diplomat, burrë shteti, përfaqësues të popullit të vet në frontin e përbotshëm antifashist. Bashkohësia noliane është kthyer në sinonim, të mbështetjes dhe përqafimit të çdo gjëje të re, të dukurive novatore dhe prirjeve progresive në të mirë të shoqërisë shqiptare259.Vetë anglezët e thërrisnin në takime për t’u folur për Shekspirin. Bashkëkohësit befasoheshin para kulturës së tij të gjithanshme, Uillsoni është ndalur para tij me respekt, është pritur nga Musolini dhe është komplimentuar nga shtypi anglez, “si njeri që do të bëhej i shquar në çdo vend”260. Se mundi në Lidhjen e Kombeve kundërshtarët e tij ballkanas me mjeshtëri dhe gjithmonë me fytyrë të qeshur ”261.

Në kohën e tij, para qeverisjes, shfaqen elemente të bashkëpunimit me shoqërinë revolucionare të ndikuar nga bolshevizmi. Sipas Bernard Fisherit, “Përfshirja e tij e parë në veprimtarinë revolucionare u bë gjatë verës së vitit 1923, kur ra në kontakt me komitetin shqiptar të themeluar në Vjenë prej ish-regjentit Aqif Pasha”262.

Dhënia e dorëheqjes nga qeveria e Vërlacit e pozicionon kundërshtar të hapur të Zogut. Midis Zogut dhe Nolit sipas diplomatit amerikan GRANT, “nuk qe vetëm ai i dy personaliteteve rivalë, por në të vërtetë qe një konflikt mbi bazat themelore ideologjike për qeverisjen e vendit”263.

Koha politike e periudhës së qeverisjes së tij, e cila nis me një konflikt të hapur duke shfrytëzuar vrasjen dhe varrimin e Avni Rustemit, merr nuanca tipike revolucionare. Dihet që Rustemi ishte anëtar aktiv i shoqërisë “Bashkimi” dhe mik i Nolit. Emri i tij u përdor si simbol i fillimit të lëvizjes.



Ardhja e Nolit në pushtet

Ajo që pranohet pothuajse nga të gjithë studiuesit, është mënyra e ardhjes në pushtet e Nolit, që duhet thënë se ishte revolucionare Në jo pak raste ai është cilësuar prej kundërshtarëve të tij “peshkop i kuq”264. Por duke ju referuar mendimeve të kohëve të fundit Revolucioni që ai bëri nuk rezulton as revolucion, as demokratik, as borgjez, me përjashtim të fillimit të tij për të cilin u përdorën metodat e dhunës. Madje, vetë Noli, gjatë një interviste dhënë një gazete greke, e ka quajtur “Më shumë një grusht shteti politik”, ndërsa në proklamatën e tij si kryeministër në dhjetorin e ’24-ës, e ka quajtur para popullit “revolucion”. Duhet referenca?

Karakteri demokratik i kësaj lëvizjeje argumentohet me përfshirjen në të, të forcave demokratike dhe me përmbajtjen demokratike që shfaqte programi i qeverisë së Nolit. Porse në të njëtën kohë historiografia zyrtare moniste pranonte edhe pjesëmarrjen në të të përfaqësuesve nga shtresa e tjera si: bejlerë liberalë, borgjezë konservatorë, krerë ushtarakë dhe klerikë.265 Tregues i një fakti të tillë evidentohet edhe në përbërjen laramane që do të kishte qeveria e Nolit, ndërkohë që programi i qeverisë së Nolit me të vërtetë shfaqte tipare demokratike porse nuk arriti kurrë të realizohej në asnjë pikë të tij. Rolin vendimtar në një lëvizje të tillë më së shumti do ta ketë përfshirja e ushtrisë sesa e popullsisë civile, duke i dhënë karakterin e një lëvizje që fillesat e veta nuk i pati nga poshtë por erdhi nga lart produkt i ambicjeve politike antizogiste të opozitës politike të vitit 19124të mbështetur nga forcat ushtarake.

Ka të tillë si, Aurel Plasari që e përafrojnë 24 qershorin edhe me fashizmin duke dhënë disa pika të përbashkëta midis tyre. Aludohet me simotërzimin e diktaturave shprehur në maximën e Musolinit se “Nën këmishën e zezë unë mbaj këmishën e kuqe”. Ky mendim ka ardhur si rezultat i disa arsyeve, të cilat të renditura janë këto më poshtë:



Së pari, evidentohet përkimi kohor me 24 prillin e zgjedhjeve fashiste në Itali ku kishin fituar “lista qeveritare”, të ashtuquajtura “listone”.

Së dyti, letërkëmbimi i disa organizatorëve të “revolucionit” me funksionarë të lartë të regjimit fashist Italian të kohës. Ndër këto letërkëmbime përmendet një mesazh dërguar nga Noli, sipas të cilit, ai shkruante se tashmë ne: “Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të rrokim armët dhe të marshojmë mbi Tiranë, duke ndjekur shembullin klasik të Duçes suaj të ndritur”266.

Së treti, evidentohet sjellja arrogante e anëtarëve të shoqërisë “Bashkimi” e cila përkonte me këmishzinjtë e sjelljet e tyre në Itali.

Së katërti, mungesa e parlamentarizmit gjatë qeverisjes shprehej si vullnet i Nolit. Më 13 shtator 1924 në një intervistë dhënë gazetës “ VREMJE” të Beogradit, ai mburrej se, “tani për tani, ne qeverisim pa parlament, dhe ndihemi më mirë…”. Ndërsa në një tjetër intervistë dhënë gazetës greke SKRIP, mburrej gjithashtu duke thënë se “ ... e shpërndam parlamentin që të bëjmë disa kursime.” Opinioni i tij për parlamentin shprehet edhe në diskutimet në Lidhjen e Kombeve më 10 shtator, ku e quante, një “plagë”, “fatkeqësi të madhe” dhe “bestytni të shëmtuar”267.

Së pesti, edhe vizioni i tij qeverisës të linte përshtypjen e një ëndrre socialiste për ta bërë Shqipërinë, siç thotë Edëvin Jacques “… një Zvicër të Ballkanit”268.

Politika e jashtme

Në raport me politikën e jashme ai ndeshi në një pengesë të ashpër diplomatike të gërshetuar me opinione dhe interesa sa shoviniste aq dhe imperialiste, politike dhe ekonomike të cilat ndikuan fuqimisht në mosnjohjen e qeverisë së tij.

Përçapjet për njohjen e Qeverisë filluan menjëherë pas formimit të saj. Më 17 qershor kryeministri i ri, Noli, njoftonte kryeministrat e vendeve si: Herriot – Francë, Macdonald – Angli, Musolini – Itali, Pashiç – Jugosllavi dhe Papanastasiu – Greqi, se Këshilli i lartë i Regjencës e kishte ngarkuar të formonte atë që Noli quante “qeveria e re liberale”, e cila kishte për qëllim t’i jepte Shqipërisë një administratë moderne e demokratike.269

Përsa i përket qëndrimit Italian në çështjen e njohjes së qeverisë së vitit 1924, duhet parë

në dy drejtime: Së pari, Roma ishte gati ta njihnte në fillim, por nxitimi i Ministrisë së Jashtme shqiptare, e cila njoftoi telegrafisht më 22 qershor gjithë përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë përjashta se “ Qeveria italiane e njohu zyrtarisht Qeverinë e re shqiptare”.270 Vetë Fan Noli, duke folur me përfaqësuesin e Italisë për përgjigjen e Musolinit, i dha asaj kuptimin e njohjes së Qeverisë së tij nga ana e qeverisë italiane.271 Së dyti, është për të vënë në dukje edhe arsyetimi që bëhej për t’iu përgjigjur vërejtjeve që vinin nga anë të ndryshme se pengesa kryesore për njohjen e Qeverisë ishte se ajo kishte ardhur në fuqi “me revolucion” dhe si e tillë nuk mund të njihej. Përmendej grushti i shtetit në Bullgari një vit më parë (qershor, 1923), që shkaktoi mijëra viktima, ndër ta edhe kryeministrin Stamboliski.272 Mirëpo dokumentet diplomatike italiane, përveç që nuk lënë shteg për asnjë dyshim në këtë çështje, na tregojnë qartë edhe shkakun e ngurrimit të qeverisë italiane: ajo nuk donte të vepronte vetëm, “pa qeveritë aleate”273.

Londra e justifikonte mosnjohjen me faktin e degjilimitetit kushtetues për shkak të mosthirrjes së “një asambleje kushtetuese dhe shpalljes së amnistisë së përgjithshme”274.

Por thelbi i mosnjohjes nga Londra lidhej me koncensionet e vajgurit. Italia gjithashtu me kontributin e saj ekonomik dhe diplomatik e kufizonte me këto koncensione.

Edhe SHBA-të mund ta përkrahnin Nolin nëse ky do kishte mundur ta vinte në provë revolucionin e tij në kutitë e votimit. Por Noli e kuptoi tepër vonë këtë lidhje që kishin zgjedhjet me njohjen.

Parisi nuk e njohu se pak a shumë ndiqte qëndrimin e Beogradit në politikën e tij lidhur me Shqipërinë.

Ndërsa vetë Beogradi bënte një politikë tepër agresive ndaj Nolit edhe për faktin se e konsideronin atë agjent të italianëve dhe ndërkohë ushqenin iluzionin se Zogu do të ishte në dorën e tyre një vegël e tipit esatist dhe do të shfrytëzohej për qëllimet e veta shoviniste, veçanërisht për Shën Naumin dhe për kundërvënien italiane.

Athina e konsideronte qeverisjen e Nolit një anarki të pashembullt në Shqipërinë e jugut bashkë me dhunën e ushtruar kundër kishave dhe shkollave greke dhe mundohej të përfitonte sa të mundte nga këto rrethana. Në këto raporte të vështira diplomatike për Nolin u shfaqën dy mbështetës, prijësi i fshatarësisë kroate, Stjepan Radiç dhe Bashkimi Sovjetik. Të dy lidheshin me kurorën e kuqe të komunizmit dhe të dy ishin në anën e kundërt të fuqive të mëdha europiane. Radiç sipas Robert Austinit, në tetor të 24-ës, si pjesë e një sulmi mbi politikën serbe, shpërndau një apel emocional në favor të Nolit, duke deklaruar se pozita e Shqipërisë në Ballkan ishte fatkeqe që kur Italia, Serbia dhe Greqia duan ta pushtojnë atë. Qeveria shqiptare, thoshte ai, ishte më përparimtare se ajo e Beogradit dhe se bën një politikë korrekte dhe kryeministri i saj është një burrë i zgjuar. Ai shpallte se populli kroat nuk do të luftojë me Shqipërinë dhe se asnjë kroat nuk do të kalonte kufirin shqiptar për të shkelur lirinë e saj.275

Kjo dekleratë u dënua gjerësisht në Beograd dhe u komentua si tradhëti duke u përdorur edhe si argument për ta paraqitur Jugosllavinë përballë rrezikut të një komploti bolshevik.



Marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik

Ndërkohë, marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik morën një ecejake jo serioze, të cilat duhen parë të lidhura ngushtë me fjalimin denoncues të Nolit në Lidhjen e Kombeve dhe refuzimin e kërkesës së tij për ndihma ekonomike. Madje ky sulm e forcoi mendimin e europianëve se ai ishte një figurë e rrezikshme dhe i vendosur të prishte paqen në Ballkan. Ky mendim u forcua edhe më tepër akoma kur u vu re se Noli filloi t’u bënte korte sovjetikëve dhe kjo u etiketua si një rrezik për gjithë stabilitetin e Ballkanit. Ky rrezik u bë më i dukshëm kur Noli rihapi çështjen e marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike, për të cilën Zogu, si politikan më i rafinuar se Noli, u ishte drejtuar fuqive të mëdha për gjykim dhe kishte marrë prej tyre përgjigje negative.

Më 4 korrik 1924 Ministri i jashtëm Delvina, i shkruante Komisarit sovjetik për punët e jashtme se Shqipëria ishte e gatshme të vendoste marrdhënie diplomatike. Ndërsa në Romë, vetë Noli në një takim me Juranevin, bie dakord që së shpejti në Tiranë të emërohej një përfaqësi diplomatike italiane. Kjo u komentua shumë nga shtypi dhe Jugosllavia u hodh në fushatë sulmesh. Sipas Suajerit,“Jugosllavia e përgatiti botën për turbullirat e ardhshme, duke njoftuar për veprimtari të agjentëve sovjetikë në Shqipëri dhe më 26 nëntor tërhoqi vëmendjen e fuqive të mëdha mbi faktin që një përfaqësues rus, Krakovjecki po dërgohej në Tiranë. Duke vendosur marrëdhënie me Rusinë, imzot Noli thjesht kishte ndjekur shembullin e Britanisë së Madhe dhe ky hap ishte ndërmarrë, kur qeveria e Makdonaldit ishte në pushtet…”276 Ai u akuzua për bashkëpunim me udhëheqjen e Komitetit të Kosovës dhe organizatat revolucionare maqedonase. Shtetet e Evropës Perëndimore e etiketuan qeverinë e tij “një qendër bolshevike në mes të Ballkanit”277.

Përballë këtij presioni Noli tenton të spostojë në kohë ardhjen e përfaqësisë sovjetike në Tiranë. Më 10 dhjetor ai njofton legatën në Romë se ndërkohë që Shqipëria kishte njohur Rusinë Sovjetike, për shkak të fushatës elektorale, ishte e domosdoshme të shtyhej shkëmbimi i përfaqësive diplomatike, me qëllim që të shmangnin vënien e një arme në dorë të reaksionarëve dhe partive kundërshtare. Por, në mënyrë paradoksale, në kohën kur Ministria e Jashme po bënte çmos ta shtynte çështjen deri mbas zgjedhjeve, konsulli Nush Bushati në Vjenë jep vizat për legatën sovjetike. Më 16 dhjetor delegacioni sovjetik mbërriti në Tiranë. Dy ditë më vonë i kërkohet të largohet përsëri nga Tirana për shkak të situatës. Pikërisht për këtë situatë, Gjergj Dimitrovi do të shkruante në korrik të vitit 1925 se “ardhja e Zogut privoi lëvizjen revolucionare në Ballkan nga njërën prej bazave të saj”278.

Noli kishte simpati të hapur për Bashkimin Sovjetik, si mbrojtës të kombeve të vegjël, sidomos mbas denoncimit prej tij të traktateve të kohës së luftës. Por, nga ana tjetër, nevojat ekonomike të vendit e kryqëzuan atë midis Lidhjes së Kombeve dhe Bashkimit Sovjetik.

“I gjendur përballë armiqësisë që vinte nga çdo anë, thotë Austini, Noli bëri një përpjekje të fundit për të mbijetuar nëpërmjet Bashkimit Sovjetik”279



Koha e tretë është jo politike dhe lidhet me pas karierën e tij. Mbas arratisjes së tij nga vendi, KONARE, iu dha mbështetje mjaft elementëve të emigracionit politik nolian. Një rast i tillë ishte akordimi i bursave anëtarëve të shoqërisë “Bashkimi” siç ishte Naum Grigor Doko, i cili arriti të të bëhej Rektor i Universitetit të Tbilisit në Gjeorgji.

Një element tjetër i ngjyrimit të tij revolucionar të shprehur gjatë kësaj kohe, ishte edhe këndvështrimi studimor mbi figurën e Bethovenit. Në punimin e tij “Bethoveni dhe revolucioni francez”, kapitullin më të rëndësishëm të tij ai e titullon “Bethoveni rrebel”, ku sipas përcaktimit të një kritiku miqësor, Noli shfaqej “idhtar i demokracisë dhe revolucionit.”



Të tillë perceptime ka ai edhe në krijimtarinë e tij poetike si; “Krishti me kamzhik”, “Anës lumenjve”, etj.

Duhet thënë se në Shqipëri historia e mësuar deri tani dhe e verteta e ngjarjeve historike nuk kanë shkuar sinkron me njëra tjetrën. Por, tradita historike e përcaktuar më së shumti nga vullneti politik pas viteve ’90 ka filluar të zbehet. Janë bërë përpjekje për të krijuar një model të ri të shikimit të historisë, si një kompleks ngjarjesh të bazuar në dokumente, të dhëna, dëshmi dhe burime të tjera të referueshme. Me burimet e reja që erdhën nga hapësira e arkivave të huaja, kryesisht të vendeve që kanë pasur rol qëndror në zhvillimet politike shqiptare të shekullit të kaluar, panorama e studimeve dhe fakteve është bërë më e larmishme dhe më konkurruese. Por se institucionet akademike zyrtare shtetërore për problemin e sipërtrajtuar akoma nuk kanë arritur të prodhojnë botime zyrtare të historisë, të cilat, me gjithë risitë në burime, në trajtimin e pavarur dhe professional të studiuesve vendas dhe të huaj ende nuk kanë fituar statutin e dokumenteve të gjithëpranuara.

Pikërisht në analizën që I kemi bërë disa botimeve të historisë së Shqipërisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ndër vite, duhet thënë se analiza e lëvizjes noliste të qershorit vijon të jetë në kontrast të plotë midis vlerësimit si revolucion progresist dhe praktikave jolegale të dhunës për pushtet, duke cuar në keqpërdorimin edhe të nocioneve demokratike.

Kur bëjmë një pohim të tillë I referohemi dy botimeve ta Akademisë së Shkencave, i pari I vitit 1965 dhe i dyti i vitit 1985. Në të dy këto botime lëvizja noliste përcaktohet si revolucion demokratiko-borgjez. Për më tepër botimi I vitit 1985 më së shumti konsiderohet si një ribotim I atij të vitit 1965 pothuajse pa asnjë ndryshim në parashtrimin dhe interpretimin e kësaj ngjarjeje.280

Por ajo që të bën më shumë përshtypje lidhet me faktin se edhe në botimin më të fundit të vitit 2007 që konsiderohet si botim zyrtar i Historisë së Shqipërisë, nuk evidentohen elementë të refleksionit historic rreth kësaj ngjarjeje. Në kreun e VIII të këtij botimi jepet përcaktimi i vjetër I lëvizjes noliste si “Revolucioni I Qershorit I vitit 19124” duke e krahasuar atë me lëvizjet më përparimtare që kishin përfshirë vendet e kontinentit evropian në shek. XIX.281 Po në këtë botim, lëvizja noliste përcaktohet si edhe më parë me karakter demokratik antifeudal,282 duke marrë si kriter në vlerësimin e një ngjarje historike jo produktin që ajo solli por vetëm qëllimin e saj mbështetur më së shumti në idealizmin nolian. Në të njëtën kohë në këtë botim kundërshtohet kategorikisht debati shkencor për një ngjarje të tillë, që duhet thënë se parimisht është i paparanueshëm për vetë qëllimin themelor që mbart shkenca e historisë, duke kufizuar multiperspektivën e vetë historisë. Ja cfare thuhet për këtë problem në botimin e Akademisë së shkencave: “ Edhe në historiografinë e sotme bëhen herë pas herë përpjekje për të mohuar karakterin demokratik të revolucionit, për ta paraqitur kryengritjen e qershorit si një “puç ushtarak”. Pohime të tilla janë subjective dhe bien ndesh me zhvillimin e ngjarjeve politike të asaj periudhe283. Duhet thënë se këto konstatime të padëshirueshme sjellin efekte negative në procesin e të mësuarit të historisë duke e zhveshur atë nga esenca e saj, një histori pa kundërshti nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

Ndërkaq, e një rëndësie fondamentale mbetet sot studimi dhe mësimi I historisë në shkollë që synon krijimin e një sistemi të qëndrueshëm njohurish, vlerash e aftësish. Tekstet shkollore duhen rishikuar vazhdimisht, duhen saktësuar dhe duhen “objektivizuar”. E vë në thonjëza “objektivizim” sepse nuk duhet të përjashtojnë vlerësimet subjektive, por përkundrazi duhen paraqitur të gjitha, ato që janë realizuar por madje edhe teorikisht të mundshme. Rishikimi i teksteve të historisë, janë kushti i përvetësimit të një historiografie siç kërkohet, sepse vetë historia është një debat për të shkuarën por nuk është e shkuara vetë.284

Më konkretisht në studimin dhe analizën bërë disa prej teksteve mësimore historisë së Shqipërisë që përdoren në sistemin 9-vjeçar dhe që pasqyrojnë lëvizjen noliste të qershorit 1924 konstatohen disa problematika. Si object studimi kemi marrë dy tekste të historisë së klasës IX, I shtëpive botuese Albas dhe Filara

Së pari, theksojmë se ndryshe nga përcaktimi I bërë nga Akademia e Shkencave për revolucionin e qershorit 1924, në

këto tekste evidentohet një evoluim i dukshëm në emërtimin e kësaj ngjarje duke e quajtur jo revolucion por duke e përcaktuar si një lëvizje e armatosur e organizuar nga opozita e vitit 1924: “lëvizja e qershorit e vitit 1912”. Ndërkaq, në trajtimin e pasqyrimit të ngjarjeve në çështjet përkatëse, shpërthimi i kësaj lëvizjeje(kryengritje) paraqitet e motivuar për shkak të pakënaqësive ekonomike të popullsisë dhe pakënaqësive politike të opozitës së kohës në prag të shpërthimit të saj. 285 Në trajtimin e çështjes së shpërthimit të kryengritjes në botim evidentohet gjithashtu roli dhe pesha që pati ushtria dhe regjimentet ushtarake në veri dhe në jug të Shqiperisë në shpërthimin e kryengritjes, duke e konsideruar një veprim të tilë si produkt i ambicjes politke të opozitës së vitit 1924. Ndërkaq nuk ishte e vështirë në situatën e krijuar në vititn 1924 të gjeje edhe mbështetjen e një pjese të popullsisë së pakënaqur që më pas u bashkua me regjimentet ushtarake.

Së dyti, duhet thënë se në këto tekste pasi jepet ardhja ilegalisht në pushtet e Nolit, pasqyrohet shpallja e një programi reformash me karakter domokratik dhe krijimi i qeverisë demokratike por, pa theksuar përbërjen heterogjene të saj në 6 muajt e qeverisjes, përbërje që do të konsiderohet si faktor kryesor që çoi në dështimin e zbatimit të reformave qeveritare. Përbërja heterogjene e qeverisë së Nolit nuk ishte shprehje e pakënaqësive ndaj situatës ekonomike por më së shumti ishte shprehje e karakterit antizogist të forcave politike që përbënin opozitën e kësaj kohe. Me marrjen e pushtetit divergjencat midis krerëve të opozitës ishin mëse evidente.

Së treti, në përmbajtjen e materialit historik në këto tekste përsa i përket lëvizjes noliste, nuk pasqyrohet qoftë dhe përmes parashtrimit të disa koncepteve bazë se në çfarë lloj lëvizjeje mund të klasifikohet dhe mund të krahasohet lëvizja noliste që përbën dhe thelbin e çështjes. Për më tepër nuk ka asnjë informacion përsa i përket parashtrimit të versionit të historiografisë para viteve ’90 dhe pas saj, nuk parashtrohen hipotezat e reja të studiuesve të huaj dhe vendas duke e zhveshur të mësuarit e kësaj ngjarje nga diskutimet dhe debati konstruktiv. Mendojmë se përmes parashtrimit të mendimeve dhe tezave bashkëkohore do të synohej të mësuarit kritik të historisë duke hequr dorë nga pranimi dhe mësimi mekanik. Mendojmë se një detyrë e tillë mbetet në shpatullat e mësuesit të historisë, formimit të tij shkencor profesional, informimit të vazhdueshëm me materialet dhe burimet e reja historike.



Download 1,05 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish