Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Dritare.net- Çfarë është Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe cili është pozicioni juaj në këtë Lëvizje?



Download 6,39 Mb.
bet147/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   143   144   145   146   147   148   149   150   ...   352

Dritare.net- Çfarë është Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe cili është pozicioni juaj në këtë Lëvizje?

Arbër Zaimi- Lëvizja VETËVENDOSJE! është krijuar në vitin 2005, prej një komuniteti aktivistësh politikë dhe shoqërorë, me histori të ndryshme personale dhe organizative. Është krijuar si një lëvizje jashtë establishmentit politik, si një lëvizje e protestës.

Në 2005-ën në Kosovë ka qenë aktual diskutimi për statusin e Kosovës dhe kishte sugjerime për të filluar një proces negociatash me Serbinë e arber 1me faktorë të tjerë, para se të shpallej statusi përfundimtar i Kosovës. Por aktivistët e Lëvizjes në atë kohë e kishin të qartë se Kosova, pas dhjetëra viteve pushtim e diskriminim, pas shumë sakrificave për projektin çlirimtar, nuk mund të pranonte asnjë status tjetër, përveçse të qenit e pavarur dhe sovrane. Të drejtën për pavarësi, sipas VETËVENDOSJE!-s, Kosova e kishte fituar tashmë, me luftën e saj çlirimtare.

Atyre që mendonin se statusi do të duhej të negociohej paraprakisht, aktivistët iu përgjigjën me atë që ka qenë edhe aksion themelues i Lëvizjes, që ishte shkrimi në mbarë Kosovën i parullave “Jo negociata, Vetëvendosje”. Ky aksion riaktualizoi dhe termin “vetëvendosje”, i përdorur për herë të parë në demonstratat e 1968 në Kosovë, term që u shndërrua në emër të Lëvizjes, dhe në principin e saj kryesor politik.

Nga vitet 2005-2010 Lëvizja ka organizuar një sërë aksionesh, protestash, botimesh etj. me të cilat u synua rritja e vetëdijësimit popullor për tema kyç për Kosovën e më gjerë, për shqiptarët në rajon. Po ashtu, u zgjerua edhe përfshirja e qytetarëve në organizatë, dhe nisi strukturimi i saj në qendrat e ndryshme në gjithë Kosovën, por edhe në arber 4vendet e tjera ku jetojnë shqiptarë. Në 10 shkurtin 2007, në një demonstratë masive të organizuar nga Lëvizja kundër Pakos së Ahtisarit, policia ndërkombëtare qëlloi mbi pjesëmarrësit paqësorë, dhe mbetën të vrarë dy aktivistë. Rënia e Mon Balajt dhe Arben Xheladinajt e çimentoi besimin e aktivistëve tek parimet e vetëvendosjes dhe dekolonizimit. Vite më vonë gjykatat ndërkombëtare vërtetuan atë që Lëvizja e kishte pretenduar që në fillim, pra që faji ishte i policëve ndërkombëtarë (rumunë), që kishin ushtruar dhunë të panevojshme. Por, sot e kësaj dite, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për atë krim politik.

Në 2010-ën aktivistët e VETËVENDOSJE!-s vendosën që Lëvizja të marrë pjesë në zgjedhje, duke i shtuar mjeteve të saj politike, edhe pjesëmarrjen në institucione. Shumë ishin skeptikë, dhe thoshin se me pjesëmarrjen në

institucione Lëvizja do të bëhej si forcat e tjera politike, por kjo nuk rezultoi e vërtetë. Përkundrazi, në çdo situatë e pozitë, aktivistët angazhohen në respekt të parimeve të tyre, për një ndryshim të thellë të shoqërisë dhe skenës politike në Kosovë.

Unë kam qenë mbështetës dhe anëtar i Lëvizjes që në 2007, por intensivisht i jam arber 3bashkangjitur asaj në vitin 2010 në shtator, kur së bashku me një grup prej rreth 40 vetash, shumica aktivistë, studiues e studentë, shkuam vullnetarisht të ndihmonim në fushatën zgjedhore. Në atë kohë unë i jam bashkangjitur kësaj lëvizjeje intensivisht, edhe pse përfshirja ime është bërë prej 2007-ës. Në vitin 2011 mora prej kryetarit të Lëvizjes, që atëherë ka qenë Albin Kurti, ftesën për të qenë anëtar i kryesisë së VETËVENDOSJE!-s. Për tre vjet kam punuar si koordinator i komiteteve politike, me detyrë hartimin e Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes, e cila u prezantua në fushatën zgjedhore të vitit 2014. Prej 2015-ës dhe në vazhdim jam këshilltar i kryetarit të lëvizjes z.Visar Ymeri. Sigurisht që, në një Lëvizje si VETËVENDOSJE!, shumëkush bën shumëçka, por këto janë, le të themi, emërtimet zyrtare të pozicioneve, meqë në një organizatë duhet të ketë edhe të tilla.

Dritare.net- Ku dallon VETËVENDOSJE! nga organizata të tjera?

Arbër Zaimi- VETËVENDOSJE! është një lëvizje politike shumë e veçantë. Edhe vetë rrethanat në Kosovë janë të tilla, por përtej kësaj lëvizja është një eksperiment interesant dhe inovativ sa i përket filozofisë politike dhe parimeve organizative që ajo mban. Është i vetmi subjekt që unë njoh, së paku në Ballkan, që zbaton përnjëmend parimet e transparencës radikale, publikon të gjitha të hyrat e shpenzimet e veta, dhe kjo është e vërtetuar nga shumë vëzhgues e studiues, shtetërorë e joqeveritarë, vendorë e ndërkombëtarë. Pra, kur flet për luftë ndaj korrupsionit, nuk e bën këtë sa për sy e faqe. Edhe për ata që duan të ndihmojnë financiarisht Lëvizjen, zbatohet një kufi maksimal vjetor. Sepse sigurisht që nuk mund të jesh politikisht i pavarur nëse dikush “të dhuron” dhjetëra mijëra euro.

Po ashtu, vendimmarrja në Lëvizje është tërësisht statutore, dhe shkon sipas parimeve demokratike. Është një prej subjekteve të rralla që mbërrijnë të funksionojnë jashtë skemave autoritare dhe klienteliste që janë karakteristike për këtë periudhë që po jetojmë, kur në shumë vende të botës po shohim se si demokracia po suprimohet, në emër të stabilitetit. E pra, VETËVENDOSJE! beson se i vetmi stabilitet i qëndrueshëm, është ai me demokraci e me drejtësi.arber 2

Parimet e saj politike janë të majta dhe sovraniste, synojnë një jetë të mirë e dinjitoze për qytetarët e Kosovës, si dhe dekolonizim e barazi me kombet e tjera. Për ne sovraniteti është sinonim i demokracisë, dhe pa sovranitet nuk ka në fakt kuptim demokracia. Element kryesor i sovranitetit, është dhe e drejta për t’u bashkuar me vende të tjera. Këtu ne mendojmë se një Kosovë sovrane duhet të bashkohet me Shqipërinë. Si shembull i kohëve të fundit mund të merret bashkimi i Gjermanive. Por ky sovranitet nuk është kundër ndonjë shteti apo kombi tjetër, nuk bëhet për të rrezikuar apo për të frikësuar dikë.

Një kapitull më vetë, Lëvizja u kushton minoriteteve të cilat nuk i sheh si pengesë, por iu jep përparësi. Sa i përket minoriteteve, Lëvizja mendon se bashkëjetesa duhet të garantohet përmes respektimit të të gjitha konventave dhe kornizave ndërkombëtare. Por shpikja e formulave të pazakonta, siç është “Zajednica”, që synon krijimin e zonave homogjene etnike, nuk ndihmojnë minoritetet. Në fakt, së fundmi këto formula kanë marrë kritika edhe nga një pjesë e vetë serbëve të Kosovës.



Dritare.net- Situata në Kosovë dhe VETËVENDOSJE!

Arbër Zaimi- Kohët e fundit, sidomos në shtatë muajt e fundit situata politike në Kosovë ka qenë e trazuar për shkak se qeveria e vendit ka nënshkruar dy marrëveshje të rrezikshme, madje kriminale, të cilat nuk po i lejojmë që t’i zbatojë. E para është marrëveshja për krijimin e “Asociacionit të Komunave Serbe”, apo të “Zajednicës”, që është një entitet shtetëror me natyrë homogjene-etnike në Kosovë. Kjo formulë është zbatuar më parë në Bosnjë, sërish me kërkesën e Serbisë. Është formulë që është zbatuar edhe në Ukrainë, Gjeorgji, Moldavi e Azerbaixhan, me kërkesë të Rusisë. Pra është një formulë “putiniane” apo “milosheviçiane”. Formula të tilla janë mallkim për vendet që i kanë pranuar, dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk dëshiron ta bëjë Kosovën pjesë të asaj liste vendesh. Marrëveshja tjetër është ajo për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që sipas shumë specialistëve vendorë dhe me gjerë është një marrëveshje që i jep Malit të Zi një sipërfaqe prej 8000 deri në 12000 hektarë, të cilat i përkasin Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi, nënshkruan marrëveshjet por nuk i lamë t’i vinin në zbatim. Ne organizuam peticionin më të madh politik në Kosovë, e më pas pati protesta dhe angazhim popullor, për shtatë muaj me radhë, së bashku me subjektet e tjera opozitare.

Këto ngjarje kanë prodhuar dhe ndryshime që po vërehen së fundmi nëpër sondazhe. Sipas sondazheve të fundit, të bëra nga agjenci monitoruese amerikane, Lëvizja del se ka një rritje të ndikueshme, befasuese në elektorat. Rritja e Lëvizjes e ka kërcënuar qeverinë, e cila duke ndjekur një model të dështuar autoritar ballkanik, po mundohet ta shtypë opozitën që t’i zgjasë pushtetin vetes.

Shtypja ka formë klasike. Janë arrestimet e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s, që janë mbajtur nëpër burgje me muaj të tërë pa gjyq, pra janë mbajtur me kohë të stërzgjatur në paraburgim. Dhe kur u është bërë gjyqi, kanë dalë të pafajshëm. Vetëm në shtatë muajt e fundit ka pasur mbi 500 arrestime, prej të cilëve askush nuk ka dalë me faj. Ka pasur madje dhe aktivistë që janë akuzuar për atentat ndaj Isa Mustafës, si puna e Trim Gashit, që është mbajtur më shumë se pesë muaj në burg pa asnjë provë, dhe në fund ka dalë i pafajshëm. Pra kemi pasur përndjekje politike, burgje politike, përpjekje nga më banalet dhe brutalet për të dëmtuar lëvizjen. Agjenci prestigjioze si Amnesty Internalional ose Freedom House janë shprehur për këto raste, duke thënë se Kosova po keqtrajton të burgosurit, dhe po cënon të drejtat dhe liritë njerëzore dhe politike. Madje edhe Departamenti i Shtetit në raportin e tij për të Drejtat e Njeriut i përmend abuzimet policore ndaj VETËVENDOSJE!-s, sidomos rastin më skandaloz, rrethimin dhe bastisjen e zyrave të Lëvizjes në 28 nëntor 2015, në Ditën e Flamurit. Mbi 1200 policë rrethuan zyrat, dhe hynë aty të armatosur gjer në dhëmbë, me njësite policore për antiterror. Sigurisht që në zyrat tona nuk gjetën asgjë të dyshimtë, sepse ne jemi një Lëvizje paqësore që prej fillimit. Rezistenca paqësore, që përfshin protesta dhe demonstrata, por kurrë armët, është princip i yni.

Dy dënimet më të fundit në vazhdën e shtypjes ndaj opozitës janë dëbimi i Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë, Bojken Abazit, si dhe dëbimi im, por nuk është vetëm kaq. Para disa ditësh iu është kthyer përgjigje prej institucioneve të Kosovës një grupi qytetarësh të Shqipërisë, të cilët janë shpallur të padëshirueshëm dhe të rrezikshëm për Kosovën. Arsyeja e vetme është, për shkak se ata kanë dashur të marrin pjesë në protestën paqësore të 17 shkurtit. Po ashtu, Bashkim Rodonit, që është shtetas i Shqipërisë, ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë për një afat të pacaktuar. Bashkim Rodoni është regjisor e muzikant i ri, nuk ka asnjë kuptim ky ndalim që i kanë dhënë. Për më tepër, Rodoni origjinën familjare e ka nga Peja, pra nga Kosova. Edhe Rodonin e kanë shpallur non-grata për shkak të mbështetjes që ky ka për VETËVENDOSJE!-n.

Dritare.net- Pse jeni dëbuar nga Kosova?
Arbër Zaimi- Arsyeja e vërtetë është për shkak të situatës politike. Unë jam dëbuar vetëm pse jam me opozitën, me VETËVENDOSJE!-n. Përndryshe, nuk ka asnjë arsye ligjore për dëbimin tim. Vetë urdhri zyrtar që më është dhënë, për t’u larguar nga Kosova, është një dokument amatorial, i përgatitur shpejt e shpejt. Ai urdhër nuk ka as numër protokolli, dhe është përplot gabime logjike, pa pasur asnjë lloj fakti apo baze ligjore për dëbimin tim. Unë jam arrestuar në datën 22 mars, jam mbajtur për orë të tëra në ambientet e policisë, pa u informuar përse, pa u lejuar të përdor telefonin, pa u lejuar të kontaktoj me avokatin dhe me ambasadën, që janë të drejta të cilat m’i njeh ligji në çdo vend të botës. Pretendimi i policisë ishte se unë kisha qëndruar në Kosovë 5 ditë më tepër nga sa e lejon ligji për të huajt. Por ky pretendim nuk u vërtetua dot prej policëve, dhe sigurisht që nuk është i vërtetë. Ajo që vihet re në të gjithë këtë situatë është se Qeveria e Kosovës ka një sjellje të dhunshme ndaj shtetasve shqiptarë që mbështesin opozitën. Pra, Qeveria e Kosovës, po i jep vetes lirinë që të përndjekë shtetasit e Shqipërisë, për arsye thelbësisht politike. Përndjekjet politike janë diçka e papranueshme në shekullin që jetojmë!

Unë dua të bëj një kritikë edhe për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, e cila nuk po bën reagimin e duhur për rastet e arrestimeve të padrejta. Në Kosovë po keqtrajtohen shtetas shqiptarë, vetëm për motive politike. Nuk ka nevojë të trajtohen rast pas rasti, qëndrimi i Ministrisë së Jashtme duhet të jetë parimor. Si mundka kaq lehtë Kosova të përjashtojë dikë pse mbështet një subjekt politik? Kjo është në kundërshtim edhe me të drejtat e liritë themelore të njeriut. Pasiviteti i Ministrisë së Jashtme nuk ka asnjë shpjegim logjik. Na mbetet vetëm të spekulojmë, mos vallë janë të paaftë, apo mos vallë janë të kompromentuar? Se nuk ka asnjë justifikim. Unë në pasaportë e kam të shkruar që, për çdo problem që mund të kem me autoritetet e një vendi tjetër, gëzoj mbrojtjen e përfaqësimin prej Shqipërisë, që është shteti ku jam qytetar e shtetas. Por Shqipëria diplomatike është në “gjumë”.



Dritare.net- Çfarë e lidh VETËVENDOSJE!-n me Lëvizjen Mjaft?

Arbër Zaimi- Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk e lidh asgjë me “Mjaft!”. Kjo e fundit ka qenë thjesht një OJQ, e cila ka vepruar siç veprojnë të gjitha OJQ-të, pra duke marrë fonde prej donatorëve të ndryshëm për të financuar aktivitete që i përputhen qëllimeve të atyre donatorëve. Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Lëvizja VETËVENDOSJE! kurrë nuk ka qenë OJQ, por një organizatë thelbësisht politike. Kurrë nuk ka marrë VETËVENDOSJE! fonde prej donatorëve, por vetëm prej dhuruesve individualë, dhe këto dhurata kanë qenë gjithnjë të kufizuara sipas vetë statutit të VETËVENDOSJE!-s. Për më tepër, VETËVENDOSJE! është një shkollë politike e filozofike, e jo një ripërtypje klishesh e marketingu televiziv.

Në “Mjaft!” unë personalisht jam aktivizuar në vitet 2005-2008, me disa programe që kryesisht merreshin me promovimin e lexueshmërisë dhe debatit nëpër shkolla, apo me nxitje të vullnetarizmit komunitar.

Sot për “Mjaft!” mendoj se, për shkak të mënyrës se si u zhvillua, e sidomos për shkak të karrierës së mëtejme të një pjese të asaj organizate, ajo ka prodhuar një zhgënjim tek rinia dhe tek një pjesë të qytetarisë. Shpresat publike që krijoi në fillim ishin të mëdha, por nuk arriti që t’i materializonte, pasi mbizotëruan dëshirat private. Sigurisht, faji nuk është i të gjithëve atyre që ishin përfshirë, sepse shumica ishin të sinqertë e vullnetarë, por “Mjaft!” vetëm sa e përforcoi modelin fatkeq të përdorimit të shoqërisë civile si trampolinë drejt pozitave të ndryshme politike apo institucionale. Si përfundim, qoftë edhe po të bëhet një analizë e thjeshtë diskursive e personave të përfshirë dhe e protagonistëve kryesorë, VETËVENDOSJE! s’ka asnjë lidhje me “Mjaft!”, qoftë praktike apo organizative, qoftë ideologjike. VETËVENDOSJE! nuk është e cekët në gjërat që thotë, nuk është oportuniste në gjërat që mbron, dhe nuk ka për synim thjesht të veshë praktikat neoliberale me kostum pak më rozë.

Dritare.net- Çfarë përfaqëson e majta në Shqipëri?

Arbër Zaimi- E majta është një term shumë i gjerë, që nis prej të majtës së qendrës e deri tek anarkizmi si ekstrem i saj. Është term aq i gjerë, sa mund të flitet për “pjesë të majtë” në çdo komunitet me natyrë politike, edhe kur vetë ato komunitete nuk janë të majta. Psh. ka një pjesë të majtë të lëvizjeve fetare, sado konservatore që janë, ka një pjesë të majtë të akademisë, të artit, etj. Thënë kaq gjerë, termi “i majtë” nuk na ndihmon shumë për të kuptuar qasjen politike të dikujt. Sidomos në kushtet e postmodernizmit, ku shumëkush vetëshpallet. Psh. i shohim që vetëshpallen “të majtë” kaq shumë miliarderë. Kjo vetëm sa e shton konfuzionin, dhe e bën termin pa vlerë përdorimi.

Nga ana tjetër, në Shqipëri ka një pjesë të popullit që është “e majtë” në mënyrë autentike, gjenuine. Për arsye sociale, ekonomike, politike, kulturore etj. këta kanë nevoja “të majta” dhe kjo i bën ata me dëshira “të majta”. E kam fjalën për shtresat e ulëta e të mesme-të ulëta të popullsisë. Por, nëse i përballim partitë me nevojat e dëshirat e këtyre shtresave masive popullore, kuptojmë se aktualisht asnjë parti politike në Shqipëri nuk është e majtë. Flas, bazuar në politikat ekonomike e sociale që ato bëjnë, pasi nuk mjafton të vetëshpallesh i majtë. Kjo duhet të reflektohet në praktika. Unë nuk shoh ndonjë parti parlamentare ta bëjë këtë në Shqipëri, asnjë subjekt relevant nuk është me parime qoftë dhe social-demokrate. Individë të majtë në politikë ka, por ata nuk arrijnë të imponohen në forcat ku janë pjesë. Sigurisht, në një ambient të cekët politik idetë vlejnë pak, dhe imponimin e kanë më të lehtë miliarderët. Kështu pra, asnjë parti në Shqipëri nuk synon rritjen e punësimit përmes prodhimit, nuk sjell ndonjë model solidar të rishpërndarjes e të sigurisë, nuk sjell parime të shtetit zhvillimor. Të gjitha operojnë sipas parimit neoliberal të dorëheqjes së shtetit, dhe të privatizimit apo konçesionimit.

Partia Socialiste psh. po të shohësh politikat e saj, synon të mbështesë sektorin ndërtues. Së fundi flitet për planin urbanistik të Tiranës, që do të shembë ndërtesat e vjetra për të ndërtuar të rejat. Kjo nuk bëhet për siguri të banorëve apo për estetikë, por për të krijuar një front tjetër përfitimi për biznesmenët e ndërtimit. Po ashtu zgjatimi i bulevardit dhe zgjerimi i Tiranës në fshatrat përreth. Zgjerime të kota po të konsiderosh numrin e stërmadh të apartamenteve të pashitura në Tiranë.

Një politikë vërtet e majtë do të ishte nëse PS-ja do të përpiqej t’i nxiste ndërtuesit që kapitalin e tyre ta kalonin në investime prodhuese, në bujqësi apo industri të lehtë. Kjo do të nxiste punësim të qëndrueshëm dhe do të mbështeste sistemin e taksave e të sigurimeve. Por kjo nuk ndodh tek ne, sepse pushtetarët dhe biznesmenët kanë më shumë interes tek fitimi i shpejtë që sjell ndërtimi, sesa tek fitimi i ngadaltë që sjell prodhimi. Por ndërtimi si sektor, kur është i pashoqëruar me sektorë të tjerë, shkakton kriza të mëdha, siç kemi parë në vitet e fundit në vende të ndryshme të botës. Ky fiksim me ndërtimin, me shërbimet dhe me fasonët, tregon edhe një herë se sa neoliberalë, pra thelbësisht të djathtë në politikat ekonomike, janë këta që qeverisin Shqipërinë.

Edhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj e përqendron vëmendjen kryesisht tek infrastruktura, sepse aty janë paratë për ndërtuesit. Sigurisht që edhe ky sektor është me rëndësi, por jo kur anashkalon politikën sociale. Për shembull, përqendrohet tek sheshi, ndërkohë që periferitë e Tiranës janë të ndara në pabarazi të tmerrshme. Janë lagjet e mbyllura, me vila e lulishte, janë dhe getot që ngjajnë më shumë me periferitë e Nairobit apo të Kandaharit. Meqë jemi te infrastruktura dhe urbanizmi, është interesante të shihet se si në Bienalen e sivjetme të Venecias, në ekspozitën e arkitekturës është përzgjedhur si drejtor Alejandro Aravena, nga Kili, urbanist i njohur pikërisht me punën dhe zgjidhjet që ka dhënë për strehimin social. Pse të mos merrej një urbanist i tillë për Tiranën, kur dihet se netëve rrugët janë të mbushura me të pastrehë që flenë nëpër kartona, por është marrë një urbanist si Stefano Boeri, që me aq pak sa kam dëgjuar, nuk duket i ndjeshëm ndaj problemeve sociale e demografike që paraqet Tirana?

Dritare.net- E majta në Prishtinë

Arbër Zaimi- Aktualisht prej lëvizjeve politike domethënëse në shoqërinë e Kosovës, vetëm VETËVENDOSJE! është subjekt i majtë, socialdemokratik e antikolonial, që synon zbutjen e pabarazive shoqërore, rritjen e punësimit dhe sovranizimin e Kosovës.Kjo e fundit është shumë e rëndësishme, pasi Serbia është ende prezente në Kosovë, me njerëz, me struktura e me financa. Ç’është më e rrezikshmja, Serbia tashmë është në një pozitë shumë të favorshme gjeopolitike.

Partitë e tjera janë të shpallura të djathta, neoliberale. Politikat e tyre privatizuese kanë çuar në rrënimin e industrisë së Kosovës, e cila ka qenë e aftë të eksportojë produktet e saj në shumë vende të botës perëndimore.

Këto privatizime në fund kanë sjellë papunësi masive, dhe sot Kosova si pasojë e politikave të djathta të partive në pushtet, ka përfunduar me papunësi në nivelin 43%, më e thellë se kudo tjetër. 18% e popullsisë së Kosovës jetojnë me më pak se 90 cent në ditë, pra në varfëri ekstreme.

Këto janë arsyet pse në Kosovë ka nevojë për ndryshime të mëdha, e jo për vazhdimin e dogmave neoliberale sipas parimit “edhe bar do hamë, por neoliberalizmin nuk e shkelim”.



Dritare.net- E majta në Shkup.

Arbër Zaimi- Nuk mund të flasim për të majtë dhe të djathë në Maqedoni për shkak se situata etnike e atjeshme disi e pengon këtë. Maqedonia ka një të tretën e popullsisë shqiptarë, pra ka dy etni që nuk janë minoritet, maqedonët dhe shqiptarët. Këta popuj sot që flasim qeverisen nga parti monoetnike, maqedonët kanë partitë e veta, shqiptarët të vetat. Deri tani te maqedonët ka pasur dy parti VMRO, e qeverisur nga Gruevski, parti e cila është e djathë dhe që e shfrytëzon vazhdimisht nacionalizmin maqedonas, madje dhe shovinizmin, si dhe LSDM që është trashëgimtarja e partisë komuniste, e cila në historinë e saj të vjetër e të re ka jo pak faje për diskriminimin e shqiptarëve.

Të dyja partitë kanë diskriminuar dhe getoizuar shqiptarët, diskriminim që është madje i dukshëm edhe me sy. Përshembull le të shohim Shkupin, i ndarë në lagje shqiptare e maqedone, e pazhvilluara, e prapambetura, e papastra, e mbindërtuara dhe e painvestuara është ajo shqiptare, ndërsa në anën maqedonase duket sikur shkon në Evropë.

Te partitë shqiptare deri më sot kanë dominuar BDI e PDSH, dy parti që kryesisht kanë funksionuar si forma mafioze. Pushteti i tyre rrjedh nga shitja e dhimbjes së popullit të vet të diskriminuar.

Por aktualisht në Maqedoni, si pasojë edhe e lëvizjeve të ndryshme e fenomeneve sociale, po formohen edhe subjekte të reja që natyrisht hasin në vështirësi. E vetmja e ardhme stabile për Maqedoninë, do të ishte një shtet pa diskriminim ekonomik e kulturor, një shtet që i trajton komunitetet që e përbëjnë me dinjitet të barabartë kombëtar. Përndryshe gjithnjë destabilizimi do të jetë tek dera.

Fatkeqësisht, ndikimi i Shqipërisë apo i Kosovës në Maqedoni është tepër i vogël. Kjo sigurisht ndodh edhe për shkak të mungesës së vullnetit nga klika mafioze që ka kapluar politikën e Maqedonisë shqiptare, por ndodh edhe si pasojë e problemeve të mëdha të politikës sonë të jashtme, probleme që nisin që nga mungesa e vullnetit, e deri te mungesa e projektit, praktikës dhe e doktrinës specifike për situatën e shqiptarëve në Ballkan. Nuk mund të flitet për diplomaci klasike apo postmoderne, kur 100 km larg Tiranës të qenit shqiptar përbën arsye për diskriminim e për apartheid.

Dritare.net- Çfarë i bashkon realisht shqiptarët e rinj?

Arbër Zaimi- Shqiptarët përbëjnë një komb, pra një komunitet relativisht të madh, që si çdo komunitet i tillë është heterogjen, nuk ka kufij të ngurtë, dhe është i hapur për minoritetet. Madje mund të them se jemi një komb më heterogjen, apo më i hapur për heterogjenitet se sa fqinjët tanë. Kjo gjë ka anët e saj pozitive, të cilat duhen ruajtur, sepse nuk është e thënë të jetë gjithnjë kështu. Por ka dhe anët negative, pasi shpesh heterogjeniteti përfundon në lokalizma, bajraktarizma, apo në atomizim dhe instrumentalizim të segmenteve të vogla të shoqërisë.

Shqiptarët i ka bashkuar historikisht përgjithësisht qëndresa ndaj një rreziku pushtues apo shtypës dhe diskriminues. Pra janë bërë bashkë në një proces kundërshtimi, në një proces thelbësisht mohues. Sot ndoshta jemi në një fazë tjetër historike, kur na duhet që, përveç mohimit, të mund të bëhemi bashkë edhe për të pohuar diçka. Çfarë të pohojmë? Besoj që duhet pohuar një projekt zhvillimi, një projekt për t’u bërë të barabartë me kombet e tjera, sidomos me fqinjët tanë. Sepse barazia është e vetmja rrugë që ia hap derën miqësisë.

Perifrazoj këtu Sami Frashërin kur thoshte: “Që të të respektojnë duhet të tregohesh i zoti ndaj armikut, por edhe ndaj mikut. Nëse nuk tregohesh i zoti të hipën në qafë armiku, po edhe miku”. Këto fjalë që parafrazova vijnë prej traktatit të tij të famshëm, ku rrekej t’u tregonte shqiptarëve se si duhej bërë Shqipëria. Por kjo vlen edhe sot. Ne s’mund të presim respekt nga fqinjët tanë nëse nuk tregohemi të zotët e vetes. Kjo zotësi duhet të përmbajë synimin për barazi. Kur flas për barazi nuk nënkuptoj simetri, apo njëjtësi, por dinjitet të njëjtë.

Na duhet të tregojmë vëmendje konstruktive në qasjen ndaj shtetformimit shqiptar, në Shqipëri e Kosovë, me synim rritjen e kapaciteteve tona kombëtare në ekonomi, në kulturë, në siguri e në sfera të tjera. E padyshim, na duhet t’i kushtojmë energji komuniteteve shqiptare në Ballkan. Është skandal, për shembull, që sot që po flasim, prej shumë muajsh nxënësit e shkollave në Preshevë nuk po mbërrijnë të marrin dot librat shqip, se ua ndalon qeveria e Serbisë. Ky është një nga ato momentet kur duhet të këmbëngulim për barazinë tonë. Përndryshe, e kotë që flasim për fqinjësi të mirë.

Ne ndoshta jemi komb i vogël, globalisht, por për Ballkanin nuk jemi komb i vogël. Jemi komb që, po të punojmë mirë, mund të arrijmë të jemi balancues në indikatorë të ndryshëm, dhe faktorë të barabartë me serbët, kroatët, grekët e bullgarët. Këtë barazi duhet ta kërkojmë pa u kompleksuar, por edhe pa synuar që t’i marrim diçka me të padrejtë dikujt, apo që të shtypim dikë. Politika progresive synon pikërisht këtë, emancipimin tonë prej rolit të “të voglit” në rolin e “të rriturit”.

Nuk ka nevojë të imitojmë ne ata që dëshirojnë të jenë hegjemonë të Ballkanit. Mjafton të bëjmë me dije se nuk ia pranojmë hegjemoninë askujt. Fatkeqësisht këtë nuk e bën politika e sotme, që me apo pa dashje, po mundëson një rikthim të Beogradit në statusin e dikurshëm, si “adresë kryesore” e Ballkanit Perëndimor, qoftë për ekonomi, qoftë për gjeopolitikë.

Kjo do të duhej të ishte synim i shqiptarëve të sotëm e i atyre të nesërm. Përndryshe, do të mbetet gjithnjë si zgjidhje statusquo-ja, monedha me dy faqe të ndryshme, që janë emigrimi ose mbijetesa në moçalet e korrupsionit e të mafias së politikës së vjetër./dritare.net/

Videolajm/ Shikoni vallen e Tropojës, e vitit 1973
Për të gjithë ata që janë nostalgjikë por dhe të apasionuar pas folklorit dhe muzikës tradicionale shqiptare, “Mapo.al” po ju paraqet sot këtë video të rrallë, e realizuar në Tropojën e vitit 1973 nga ansambli “Bajram Curri”.

Videoja e cila sot është arkivë e RTSH-së, është origjinale dhe e pa ndikuar nga rrymat moderne që i janë bashkangjitur asaj në vitiet e fundit duke i bastarduar vijën muzikore dhe melodinë karakteristike.

“Valle Tropojane e incizuar në vitin 1973”, - është dicitura që shoqëron këtë video.

Shikojeni atë...


Flet modeli: Ja oferta që më bëri Enca për të më joshur ….
Brenda 24 orëve fama e tij u rikthye në atë majë që dikur e kishte lënë si model. Tani si një jurist por që rikthehet si model vetëm kur bëhen fjalë për miliona, djaloshi nga Kosova rrëfen eksperiencën e xhirimeve të projektit të fundit të këngëtares Enca Haxhia.

Kush është Pali dhe si e bëri ajo për vete, flet më shumë modeli në një intervistë për suplementin, Panorama plus.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   143   144   145   146   147   148   149   150   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish