Ja ça shkruan Mit’hat Havari në Facebook:
“Bleona Qerreti ishte tek Arian Çani mbrëmë. Ajo deklaroi se babai i saj ishte oficer dhe se e kishin nxjerrë nga puna pas ‘92-shit. Më vonë takoi Sali Berishën president dhe ia ktheu të atin në punë. Vajza nuk thotë se babai i saj nuk ishte oficer i thjeshtë, por ishte zëvendëskryetar i Degës së Brendshme që mbulonte Sigurimin e Shtetit në Elbasan deri në rrëzimin e diktaturës, ku sigurisht mbaroi dhe parajsa e pushtetit të Nazmi Qeretit.
Në arrestimet e djemve të nënave shqiptare që kundërshtonin regjimin komunist dhe që mbushën burgjet e Spaçit, Burrelit, Qafë Barit etj., kontribuues ishte dhe babai i Bleonës, përfshi dhe arrestimin tim, që lidhet direkt me Nazmi Qeretin, bile nën kujdesin e tij. Sigurisht, ajo nuk mban asnjë përgjegjësi për ç’ka bërë i ati i saj, ndaj po jeton ëndrrën e demokracisë, ëndrrën amerikane, por, miqtë e mi, ‘dardha bie nën dardhë’, thotë populli.
‘Sali Berisha më ndihmoi për babain, – tha ajo, – e respektoj, por Edi Rama është kryeministër i shkëlqyer, fat për Shqipërinë. Donald Trampi më ndihmoi, por unë do votoj Hilari Klinton’.
Është e bija e babait, ajo shkon në origjinën e saj. Normale! Në fakt unë asnjëherë nuk kam dyshuar për këtë gjë, jo vetëm për rastin në fjalë, por edhe për histori ‘xhaketëkthyerish’ e më gjerë. Thjesht ishte një refleksion nga ana ime, kujtesë në lidhje me të tashmen dhe të shkuarën jo shumë të largët!”.
Forma e kërthizës tregon se çfarë sëmundje keni!
Ka shumë shenja që trupi juaj i dërgon kur është puna për sëmundjet. Prandaj, është e rëndësishme t’i njihni këto shenja pasi mund të jenë simptoma të disa sëmundjeve, të cilat nëse zbulohen herët mund të jua shpëtojnë jetën.
Kërthiza në formë butoni
Nëse kërthiza ka këtë formë, duhet të vëzhgoni atë nëse po vazhdon të rritet më shumë. Nëse është më e zgjatur se zakonisht, atëherë keni ngritur pesha më të rënda se ç’duhet.
Kërthiza e fryrë
Njerëzit që e kanë këtë formë të kërthizës janë më të rrezikuar ndaj gripit dhe viruseve.
Kërthiza e palosur
Kjo formë e kërthizës tregon që mund të keni probleme me sistemin e tretjes. Gjithashtu, në disa raste njerëzit me këtë formë të kërthizës kanë probleme me peshën.
Kërthiza në formë të bajames
Njerëzit me këtë formë të kërthizës zakonisht vuajnë nga migrena, si dhe nga dhimbjet në muskuj dhe eshtrave. Gjithashtu, kjo formë e kërthizës mund të jetë shenjë e eshtrave të dobët.
Kërthiza në formë të shkronjës “U”
Njerëzit me këtë formë të kërthizës zakonisht kanë probleme me lëkurë dhe veshkat. Veç kësaj, kjo formë e kërthizës mund të shkaktoj deformime te të porsalindurit.
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?
Sa i shpeshtë duhet të jetë seksi që t’i bëj njerëzit e lumtur?
Seksi në përditshmëri është një sfidë e vështirë për njerëzit e zënë me punë dhe jo domosdoshmërish seksi është një gjë e mirë.
Një studim kishte kërkuar nga disa çifte që të dyfishojnë shpeshtësinë e seksit dhe kishte zbuluar se kjo kishte pasur efekte të tmerrshme në jetën e tyre seksuale. Ata e kishin shijuar seksin më pak dhe disponimi i tyre kishte qenë më i keq sesa i atyre që kishin ngecur me normën e tyre.
Shumë njerëz nivelin e kësaj shpeshtësie të seksit e shijojnë më së shumti gjatë viteve të rinisë, pastaj ky nivel i kënaqësisë bie, transmeton Telegrafi.
Një studim i vitit 2004 ka zbuluar se njerëzit sa më shpesh që bënin seks aq më të lumtur ndiheshin. Kjo është mbështetur edhe nga një libër i publikuar në vitin 2013, dhe i shkruar nga tre ekspert të seksit.
Tre deri katër herë në javë ishte sasia e mjaftueshme e niveleve të lumturisë.
Sidoqoftë, çiftet që bënin seks tre apo më shumë herë gjatë javës, nuk rezultuan të jenë më të lumtur sesa ata që e bënin vetëm një herë në javë.
Rrjedhimisht, ekspertët e seksit thonë se seksi, qoftë edhe vetëm një herë në javë, mund të jetë i mjaftueshëm dhe konsiderohet si mesatar për një çift të lumtur.
Video +18/ Orgazma klitorale: Udhërrëfyese për “punë dore”
Shumicës së femrave për orgazëm u nevojitet stimulimi i klitorisit – shikoni se si ta kënaqni duke përdorur gishtat.
Shikoni si ta kënaqni femrën me gishta – vajzat do t’ju falënderojnë, por ka mundësi që pemët më nuk do t’i shihni si më parë, tarnsmeton “Telegrafi”.
Hulumtimi ka treguar që 90% e vajzave dëshiron që mashkulli t’i kënaqë duke i përdorur gishtat, ndërkaq për rreth 60% të tyre penetrimi nuk u është i mjaftueshëm për arritjen e kulmit.
Pra, shumicës prej tyre u nevojiten stimulime shtesë me gishta, me gjuhë apo me lodra seksi.
Gjithashtu, tri nga katër femra thonë që për orgazëm u nevojitet stimulimi me gishta.
Pra, kjo video është udhërrëfyese si ta “gjeni” klitorisin, cilat lëvizje t’i përdorni në mënyrë që partnerja juaj të kënaqet dhe të përjetojë orgazmën./Telegrafi/
Për çfarë mbahet në polici Shullazi? 30 vetë e ruajnë jashtë
Emiljano Shullazi po merret në pyetje nga drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj dhe tre oficerë të policisë. Ai është shoqëruar, por nuk është arrestuar, saktëson gazetari i “abcnews”.
Sakaq mësohet se rrth 30 persona, shokë të tij janë jashtë ambienteve të drejtorisë në pritje të daljes së Shullazit.
Ata qëndrojnë edhe në baret përballë drejtorisë së policisë. Në oborr janë parë edhe forca të shtuara të patrullave “Shqiponja”.
Shullazi po pyetet për akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, se ai ka kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së Mynyr Koni, se do t’i rrëmbente djalin nëse nuk tërhiqet nga gara.
Përballë tyre në këtë garë është edhe dekania aktuale e Gjuhëve të Huaja, Klodi Dibra.
Mendohet se ndaj tij është bërë kallëzim nga Dhori Kule në polici, por kjo sipas burimeve, pasi policia nuk thotë asgjë në rrugë zyrtare.
17/04/2016/.........................................
Emiljano Shullazi e Gilmano Dani, akuza për organizatë kriminale
Emiljano Shullazi i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme është arrestuar pak pas mesnatës duke u gdhirë ditën e sotme.
Prokuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar një urdhër arresti për të dhe Gilmano Danin, i cili është krahu i djathtë i Shullazit.
Urdhër-arresti është lëshuar pas takimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla me kreun e Policisë Haki Çako, e kreun e prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur se Shullazi dhe Dani akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Policia i ka komunikuar urdhër-arrestin Shullazit dhe Danit, në ambientet e Policisë së Tiranës ku ndodheshin të shoqëruar.
Përfshihet prokuroria
Prokuroria e Përgjithshme është përfshirë në ndalimin e Shullazit. Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka thirrur në një takim urgjent drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Takimi u zhvillua mbrëmë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Pavarësisht se policia ka konfirmuar shoqërimin e Emiljano Shullazit në drejtorinë e Policisë së Tiranës, nuk ka asnjë njoftim tjetër lidhur me operacionin e zhvilluar nga policia e Tiranës.
Sipas të dhënave të para, është bërë kontroll në shtëpinë e tij dhe të miqve të tij në rrugën e Kavajës, por nuk është thënë asgjë rreth rezultatit të operacionit.
Shullazi ka një kohë të gjatë që është futur në retorikën politike. Që në zgjedhjet e vitit 2013 dhe më fort në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Shullazi u kthye në një personazh publik.
Kohët e fundit, ai u përmend me emër nga ambasadori amerikan në Tiranë, ndërsa sot, Sali Berisha denoncoi një kërcënim që sipas tij, Shullazi kishte bërë ndaj kandidatit për rektor të universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
Ai është ndaluar, arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Ndaj tij ka pasur edhe disa atentate për ta eliminuar.
Foto/ Tritol në makinën e pronares së mobilierisë
Një shpërthim eksplozivi ka tronditur kryeqytetin gjatë orëve të natës. Rreth orës 01.20, tek rruga “Komuna e Parisit”, ngjitur me mobilieri “Klamizo” pranë ish-stadiumit “Dinamo” është vendosur lëndë eksplozive.
Si pasoje e shpërthimit është dëmtuar në pjesën e përparme një automjet “Ford Focus”. Makina me targa “AA 234 HN” është në pronësi të bashkëshortes së pronarit të mobilierisë.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e kësaj ngjarje si dhe identifikimin e arrestimin e autorëve./tvklan.al/
Fotolajm/ Thirrje për kryengritje dhe një mesazh për preshin
Muret e ndërtesave të ndryshme në Tiranë po mbushen me parrualla që bëjnë thirrje për kryengritje ndaj qeverisë. Ndërkohë ka nisur që të qarkullojë edhe ky postor me një mesazh mjaft të fortë: “Mos bli presh, bli dinamit!”,- duke pasur si synim sensibilizimin e opinionit publik dhe qytetarëve.
Por kush po e organizon këtë?
Zgjedhjet për rektor/ A e thirri Klodeta Dibra për ndihme Emiliano Sherr mes profesorëve, një ditë para skandalit
Emiljano Shullazi dyshohet se u përfshi në garën për rektorin e Universitetit të Tiranës, pas një ngjarjeje që ndodhi ditën e premte. Klodeta Dibra, kandidate për rektore shkoi në Fakultetin e Shkencave Sociale, por i gjeti sallat bosh dhe posterat e grisur.
Menjëherë ajo denoncoi në media, atë që e quajti “dhunë” të Mynyr Konit dhe “trajtimin si leckë” që iu bë pedagogëve. Në kronikën e “Oranews”, Dibra akuzon Mynyr Konin se, kishte përzënë nxënësit dhe pedagogët nga universiteti i Shkencave të Natyrës dhe se posterat ishin hequr nga fakulteti, me urdhër të rivalit në garë.
Sipas Klodeta Dibrës, gjithçka ishte organzuar me qëllim dështimin e takimit, ku do të paraqitej platforma e saj.
Një ditë pas këtij denoncimi publik, ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi një veprim që e shndërroi përplasjen, në një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur kohët e fundit; përfshirjen e Emiljano Shullazit në garën për kërcënimin me jetë të fëmijëve të pedagogut.
Klodeta Dibra ka qenë e zgjedhur e drejtpërdrejtë e kryeministrit Edi Rama, në listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në zgjedhjet e fundit vendore.
Madje Dibra u vendos e para në listë. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ajo ka rrëfyer se ky ishte një vendim direkt i Edi Ramës.
Për gazetën “Shekulli”, Dibra tha se, kishte komunikuar vetë me kryeministrin Edi Rama, i cili ia kishte plotësuar dëshirën.
“Lidhja ime me Tiranën është e kahershme dhe tanimë gjenetike. Prej vitesh ky qytet më ka dhënë shumë buzëqeshje dhe duartrokitje, shumë medalje e nderime dhe mesa duket, erdhi koha që qytetit tim t’i kthej borxhin. I shpreha dëshirën time kryetarit të Partisë Socialiste dhe kjo dëshirë u shpërblye me përfshirjen në listë”,- ka thënë Dibra, në intervistën e dhënë në maj të vitit 2015.
Në videon më poshtë, Klodeta Dibra tregon atë që ndodhi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe akuzon direkt Mynyr Konin. /Lapsi.al/
Video/ Pse tremben kaq shumë macet nga... kastraveci
A e dinit që macet e paskan fobi kastravecin? Askush nuk do ta besonte, por videoja e mëposhtme tregon një natyrë krejt të çuditëshme të këtij felini ndaj perimes së gjelbër.
“Do habiteni, por macet paskan tmerr frike nga kastravecet...”,- është komenti që shoqëron këtë video.
Shikoni videon:
Ja si ju thotë “mirmëngjes” Zajmina....
Këngëtarja superseksi Zajmina Vasjari ka postuar në profilin e saj në Facebook këtë mëngjes një foto bardhezi tepër provokative për fansat e saj.
Mos ka dashur të na uroj “mirmëngjes”???
Eksploziv në Sarandë makinës së avokatit të PD-së, Spiro Vaso
Mjeti tip “Benz” i avokatit Spiro Vaso i njohur si aktivist i PD-së nw Sarandë, ka shpërthyer rreth orës dy të së dielës.
Nga hetimet e para dyshohet se lënda është ekplozov i llojit tritol.
Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe zhurmë të madhe te banorët e lagjes nr. 1 në Sarandë.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Lajmin e ben publik në facebook vetë avokati Vaso.
Një ditë më parë Sarandën e vizitoi shefi i opozitës Lulzim Basha.
“Zgjedhjet ne universitete ranë, duhet zgjidhje kushtetuese”
Nga Myqerem Tafaj
A kanë rënë zgjedhjet në universitetet publike ?
Nëse institucionet përgjegjëse do të vërtetojnë kërcënimin që i është bërë Prof Dh. Kules dhe Prof M. Konit, për garën zgjedhore në UT, kjo do të thotë se zgjedhjet në universitetet publike kanë rënë.
Kjo do të ishte një ngjarje e paprecedentë për komunitetin akademik të një vendi demokratik. Nëse vërtetohet kërcënimi i bërë publik sot, sjellja normale në cdo vend të lirë, do të ishte që komuniteti akademik nuk duhet të pranojë kurrsesi zhvillimin e zgjedhjeve dhe duhet ti kërkoj Kuvendit të Shqipërisë një zgjidhje urgjente kushtetuese, e cila garanton autonominë dhe lirinë akademike të universitetit, si dhe eviton ndërhyrjen brutale të qeverisë në zgjedhjen ose përzgjedhjen e drejtuesve dhe organeve kolegjiale të universitetit publik.
Eshtë shumë e rëndësishme të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarje. Roli kryesor për këtë i takon vetëm dhe vetem komunitetit akademik. Një rol të madh mund të luajnë edhe partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë të vecantë Delegacioni i BE, OSBE dhe Konferenca e Rektorëve e Europës.
Nëse një vend nuk garanton dot zgjedhje të lira dhe të ndershme në universitete, që janë qendra të gjenerimit të demokracisë, a mund të pritet të përmbushë standardet europiane për zgjedhje të lira dhe të ndershme për Kuvendin e Shqipërisë?
Komuniteti akademik nuk duhet të pranojë quasi-zgjedhje, por vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme në universitetet publike, që mundësojnë përzgjedhjen e personaliteteve me cilësitë më të spikatura akademike, me integritet dhe që gëzojnë besimin e pedagogëve dhe studentëve se vërtet mund të udhëheqin universitetet, fakultetet dhe departamentet në garën e dijes, kombëtare, rajonale dhe më gjèrë.
Dhënia pushtet kandidatëve mediokër, pa kontribute të njohura akademike, dhe për më keq, arrogantë e pa integritet, do të kishte rrjedhoja tejet negative për vetë universitetin, fakultetin apo departamentin, për studentët dhe për vetë pedagogët.
Pedagogët nuk duhet të harrojnë se fati i vendit të tyre të punës dhe pagës së tyre, me këtë ligjin e ri të çuditshëm, përcaktohet vetëm e vetëm nga ‘humori’ i përgjegjësit të departamentit, dekanit, rektorit dhe komisarit politik që do të dërgohet direkt nga qeveria dhe quhet Administrator! Prandaj duhet bërë kujdes me votën!
Përveç këtij kërcënimi nga bota e errët mbi kandidatët, ekzistojnë edhe kërcënime të llojeve të tjera në këto zgjedhje. U bëhet presion pedagogëve dhe studentëve nga kandidatët për votën, dhe, për më keq, kërcënime të tilla vijnë nga zgjatimet e qeverisë. Ose për votat bëhen premtime per emërime, grada dhe tituj!
Në këto kushte, është e vështirë të besohet se zgjedhjet në universitete do të jenë të lira dhe të ndershme. Shanset janë që ato të jenë vetëm quasi-zgjedhje, që nuk premtojnë asgjë për zhvillimin e universiteteve!
Agim Agushi thyen një tjetër rekord botëror me topin
Agim Agushi theu në Shkodër rekordin botëror në disiplinën “Xhunglim i topit me kokë kur makina është në lëvizje”. Ai, i shoqëruar nga familjarë dhe përkrahës të tij, u pritën në Hollin e Bashkisë Shkodër nga znj. Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër.
Foto/ Njësia “K-9”, ushtarët me katër këmbë që mbrojnë Kosovën
Policia e Kosovës, 17 vjet pas përfundimit të luftës, është strukturuar me të gjitha njësitet e saj moderne, nga ato elite për ndërhyrje të objekte të banuara, e deri te patrullat rrugore dhe ato të zakonshme në lokalitet.
Ndërsa strukturën policore e kompleton edhe një njësi e quajtur “K-9”, e cila karakterizohet nga qen të trajnuar në mënyrë profesionale. Ajo ka për qëllim luftimin e krimit dhe terrorizmit.
Ky njësit operon në gjithë territorin e Republikës për misione të caktuara.
Njësiti “K-9” është themeluar nga viti 2002 dhe i certifikuar një vit më vonë, fillimisht kishte vetëm 7 qen, të cilët ishin të trajnuar nga instruktorë të UNMIK-ut, ndërsa tani janë afro pesëdhjetë qen, 17 zyrtarë policorë, kurse në Departamentin e Policisë Kufitare janë 32.
Pesë qen janë për kërkimin e eksplozivit, katër për patrullë dhe katër për kërkim të lëndëve narkotike. Secili pjesëtar i Policisë është i ngarkuar me nga një qen, të cilët jetojnë së bashku me ta.
Qentë e Policisë së Kosovës, të cilët janë të eksportuar nga vendet e ndryshme të botës, i takojnë racës së njëjtë me policitë e tjera: Malinos, Pastori gjerman dhe ai belg, si dhe Coceri Spaniell, të cilët janë të trajnuar në zbulimin e lëndëve narkotike, mjeteve të dyshuara eksplozive, armëve dhe të jenë të aftë të patrullojnë, gjurmojnë dhe të kapin persona të dyshuar.
Njësia “K-9” tani ka pesë instruktorë, të cilët kanë kryer trajnim jashtë vendit: në Austri, Angli, Slloveni dhe të gjithë instruktorët janë të ndarë për qen kërkues të eksplozivit, për lëndë narkotike dhe për qen patrullues.
Ndërkaq, tani Policia e Kosovës ka hartuar një planprogram se si të trajnohen qentë. Kohëzgjatja e qenit për trajnim zgjat prej katër deri në gjashtë muaj./Zeri/
Video që po thyen rrjetin/ Ja premtimet e dikurshme të Edi Ramës
Kjo video e cila është realizuar kohë më parë, gjatë fushatës elektorale të vitit 2013, tregon se çfarë premtonte Edi Rama kur ishte vetëm kryetari i Partisë Socialste dhe po përgatitej për t’u bërë kryeministër.
Por “nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”, thotë populli...
“Mbetem duke zgjedhur mes ujkut dhe cakallit”,- është komenti i “Nismës Thurje” që ka hedhur në rrjet këtë video.
Bleona seks me Van Damme, po me Dolph Lundgren çfarë do ndodhë?
Bleona Qereti ka joshur vëmendje të madhe pas deklaratave interesante në emisionin Zonë e Lirë.
Këngëtarja shqiptare pranoi se kishte pasur marrëdhënie intime me yllin e filmave aksion, Jean-Claude Van Damme, madje deklaroi se, seksi me të ishte më i miri që ka përjetuar ndonjëherë.
Ndërkohë, ajo tregoi se do të jetë për krah një tjetër ikone të aksionit në një film të ri.
Është fjala për ‘të fortin’ Dolph Lundgren dhe mbetet të shihet nëse raporti i këngëtares shqiptare do të jetë vetëm profesional apo mund të kalojë edhe në anën personale.
Bleona ka treguar se do të ketë një rol në projektin e ri të Lundgren dhe nuk ka dyshim se, ky është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e saj profesionale, si aktore dhe këngëtare, pasi dalëngadalë ka depërtuar në botën e të famshmëve.
“Shekulli”, vizitë në zyrën luksoze të Berishës. Ja sa kushton...
Ai, një zyrë gjigante, në kullën më të bukur të Tiranës, në vendin më të mirë. Nuk dihet se e ka të blerë, apo ia ka falur ndërtuesi, që i ka falur edhe shtëpinë e vet dhe të së bijës te rruga “Mustafa Matohiti”, vetëm disa qindra metra më poshtë. Aty u zhvendos pasi dha dorëheqjen publikisht si kryetar i PDsë, në 26 qershor 2013 dhe aty pret dhe përcjell shqiptarë dhe të huaj.
Dhe ai ka një zyrë shumë të bukur, e cila prezantohet për publikun gjatë konferencave të shtypit të ish-kryeministrit, takimeve me të huaj dhe shqiptarë.
Nuk dihet nëse e ka dizajnuar vetë, apo të tjerë, por zyra gjigande e Sali Berishës është e mbytur në luks.
Divanë, kolltukë dhe karrige të veshura me lëkurë, me punim chesterfield dhe vintage, të stilit klasik dhe neoklasik, tavolina dhe biblioteka druri, kryesisht dru arre, akacie dhe qershie, piktura dhe aksesorë të tjerë janë ato që mbizotërojnë në zyrën luksoze të ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Televizori i vendosur në njërën nga libraritë që ndodhen në zyrën e ish-kryeministrit është objekti i vetëm me më pak vlerë, i cili kushton nga 800-1.000 euro.
Të gjitha orenditë e tjera variojnë nga 1.000-10.000 euro. Ndërkohë, Berisha ka zgjedhur që në zyrën e tij të mobilojë tre ambiente: personal, mbledhja dhe pritja e miqve. Në ambientin e pritjeve janë të vendosur një divan tresh dhe dy kolltukë lëkure.
Modeli i tyre është britanik chesterfield dhe vintage, ndërsa stili neoklasik. Këmbët e divanit dhe kolltukëve janë dru qershie. Sa i përket çmimit të divanit, ai varion nga 4.000 deri në 10.000 euro. Minimalisht, pa asnjë aksesor shtesë, divani kushton 4.000 euro. Por ky model që ka zgjedhur ish-kryeministri është i dizenjuar me gurë Swarowski.
Ndërsa kolltuku vintage kushton nga 1.350 deri në 2500 euro. Tavolina e vendosur në këndin e pritjes është drejtkëndore, materiali dru arre, sërish e stilit klasik. Ajo kushton nga 500-1.500 euro. Po në këtë ambient, janë të vendosura tri piktura në mur.
Njëra është e piktorit shqiptar Ibrahim Kodra, i cili nuk jeton më. Përmasat e saj janë 100×80 cm ose 120x100cm. Nëse piktura është origjinale, kushton mbi 3.000 euro. Nëse është riprodhim nga studentë apo piktorë të tjera, vlera e saj mund të variojë nga 500-1.000 euro.
Dy pikturat e tjera kanë një vlerë më të vogël. Në pikturën ku paraqitet një figurë femre, çmimi është mbi 300 euro (me përmasa 50×80), ndërsa piktura tjetër (50x85cm) kushton mbi 400 euro.
Nëse do të bëjmë një llogari totale të këtij ambienti, vërejmë se shuma minimale arrin deri në 10.900 euro, ndërsa shuma maksimale 20.200 euro. Ambienti ku bëhen mbledhjet përmban një tavolinë ovale, me 12 karrige (ose më shumë) dhe një bibliotekë me kristalier, modeli i të cilës është special dhe i veçantë, që mund të jetë realizuar me porosi.
Karriget janë i njëjti model si kolltukët, të veshura me lëkurë, me punim chesterfield të stilit neoklasik. Çmimi i një karrigeje është 900 euro, shumëzuar me 12 karrige që janë në total, shkojnë 10.800 euro.
Tavolina ovale prej druri të mirë kushton 4.000-6.000 euro. Ndërsa biblioteka me kristalier mbi 4.600 euro. Shuma totale minimale është 19.400 euro deri në 21.400 euro.
Ndërsa qershia mbi tortë e të gjithë zyrës së doktorit është ambienti personal ku ish-kryeministri punon. Karrigia e punës e shefit, në këtë rast e doktorit, lëkurë me punim chesterfield të stilit neoklasik kushton 1.500 deri në 3.000 euro, e dizenjuar me gurë Swarowski. Tavolina e punës prej druri të mirë (dru arre) kushton mbi 2.600 euro.
Biblioteka ku është i vendosur edhe televizori kushton mbi 3.800 euro, ndërsa televizori rreth 800 euro. Kompjuteri i punës i markës iMac kushton 1.800- 2.300 euro pa aksesorët shtesë (së bashku me aksesorët shtesë, çmimi i iMac shkon 4.300 euro).
Piktura e varur (portret femre) në murin pas tavolinës së ish-kryeministrit është e përmasave 40×50 dhe kushton rreth 250 euro. Ndërsa perdet kushtojnë rreth 150-200 euro. Në total, shuma e mbledhur është 12.900 euro (ndërsa shuma maksimale është 14.950 euro)./Shekulli/
Dashuria e prishur me parukieren, ja dyshimi për tritolin në Kombinat
Një sasi tritoli ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, në makinën e një emigranti të sapokthyer nga Italia me qëndrim aktual në Kombinat.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20, në rrugën “Llambi Bonata”, në garazhin e banesës së shtetasit me iniciale G.Sh., 37 vjeç, banues në Itali.
Në sallën operative të policisë është njoftuar se rreth orës 00:20, në rrugën “Llambi Bonata”, në garazhin e banesës së emigrantit është dëgjuar një zhurmë e fuqishme e shpërthimit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivat e Policisë së Komisariatit nr.6, ekspertët xhenierë dhe grupi hetimor, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se poshtë makinës ishte vendosur lëndë plasëse.
HETIMI NË VENDIN E NGJARJES
Grupi i hetimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shpërthimin. Gjatë kqyrjes në vendin ku ndodhi shpërthimi, policia tha se në tokë, poshtë derës së pasme të pasagjerit, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të vogla materiale të pjesëve plastike të derës së pasme të pasagjerit dhe të shasisë së automjeti tip “Audi”, në pronësi të këtij shtetasi.
Mendohet se vendosja e lëndës plasëse poshtë makinës është bërë pasi porta e garazhit është lënë e hapur nga ana e pronarit.
“Nga hetimet paraprake, dyshohet që shkak i kësaj ngjarjeje të jetë një konflikt i vjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale”,- theksoi Policia në deklaratën e saj në lidhje me ngjarjen.
Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, Policia ka marrë në pyetje pronarin e automjetit. Ai ka mohuar të ketë konflikte apo mosmarrëveshje me njeri, ndërkohë që Policia, pas kësaj dëshmie, ka nisur hetimet në lidhje me shkakun e ngjarjes.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Policia ka ngritur dyshime në dy pista në lidhje me shkakun e ngjarjes.
Sipas Policisë, bazuar në pistën e parë, motivi i ngjarjes dyshohet të jetë një lidhje e prishur dashurie mes emigrantit dhe një vajze banuese në zonë.
Ajo mësohet se ka një parukeri në zonën ku ndodhi ngjarja. Pas këtyre të dhënave, Policia ka shoqëruar parukieren në fjalë, e cila është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Pasi është pyetur si person që të ketë kryer ngjarjen nëpërmjet personave të tjerë në shenjë hakmarrjeje, e dyshuara mësohet se e ka mohuar.
Pas marrjes në pyetje në polici, e dyshuara është lënë e lirë. Nga ana tjetër, Policia mësohet se ka vijuar me hetimet e saj në lidhje me konflikte të tjera të mundshme të pronarit të automjetit.
Nisur nga sasia e vogël e lëndës plasëse të vendosur në automjet, Policia ka ngritur dyshime se ngjarja mund të ketë qenë një paralajmërim apo një nxjerrje inati./Panorama.al/
E kërcënoi Shullazi/ Dekani Mynir Koni merret në pyetje në polici
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynir Koni, i cili kandidon për postin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, është marrë në pyetje nga policia e Tiranës. Ai u thirr në mbrëmje në lidhje me kërcënimin që i është bërë për t’u tërhequr nga gara.
Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se, Koni ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi.
Në polici, lapsi.al mëson se dekani ka pranuar se ka marrë një kërcënim, por pa mundur të identifikojë autorin. Ai ka sqaruar se një person i është afruar me një makinë teksa po ecte në sheshin “Nënë Tereza” dhe i ka kërkuar të hiqet nga gara.
I ka thënë se në të kundërt do t’i merrej djali peng. Por Koni nuk ka mundur ta vërë gishtin mbi Emiljano Shullazin, pasi ka thënë se nuk e mban mend personin, për shkak se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.
Do'stlaringiz bilan baham: |