Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Ka kohë që merresh me modelizëm, kush është kulmi i karierës tënde?



Download 6,39 Mb.
bet148/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   144   145   146   147   148   149   150   151   ...   352

Ka kohë që merresh me modelizëm, kush është kulmi i karierës tënde?

Në fakt disa vite më parë jam marrë me modeling dhe ka qenë një eksperiencë disa vjecare karieren e vertetë unë e kam në profesionin tim si jurist.



Si është jeta dhe puna e një modeli në Kosovë?

Jeta e një modeli në Kosovë nuk është si jeta e modelëve në Europë dhe më tej. Është një jetë normale, por me angazhime që duhet të shkosh në fitnes të bësh photoshooting reklama të ndryshme mbrëmje organizative dhe kjo është puna dhe jeta e tij pasi nuk ka hapësira për më shumë.



A ia vlen të meresh me këtë profesion atje?

Jo nuk ia vlen prandaj dhe unë i jam fokusuar më shumë karrierës sime si jurist.



Në Shqipëri ke qenë gati i panjohur si personazh, pse mendon se të zgjodhi Enca?

Na kontaktoi një mik i joni i përbashkët dhe kështu lindi bashkëpunimi me Encën.



Ka qenë mendon fiziku yt i bukur si shkas që ajo të vendos për ty?

Përveç fizikut pjesa më e rëndësishme ishte loja që unë duhet të bëja në klip ndaj ajo nuk donte thjesht një model por një aktor model. Kjo ka qenë arsyeja kryesore.



E ke pasur siklet gjatë xhirimeve për shkak të provokimeve nga këngëtarja?

Enca është një profesioniste e vërtetë po ashtu edhe unë kështu që puna ishte pika kryesore dhe nuk mendohej asgjë tjetër. Në siklet jam ndier vetëm pasi kisha torten në fytyrë kjo ka qenë pjesa më e sikletshme.



Ku e bazon PD-ja kërcënimet ndaj kandidatit për rektor të UT-së?!

Përveç një deklarate publike të ish-kryeministrit Sali Berisha, asgjë nuk është thënë zyrtarisht nga ana e Policisë së Tiranës apo edhe vetë Mynir Konit, për akuzat se Emiljano Shullazi e ka kërcënuar të heqë dorë nga gara për rektor të Universitetit të Tiranës, në të kundërt do t’i merrte peng djalin.

Vetëm pak pas akuzave që Berisha ngriti gjatë një konference me gazetarët, Emiljano Shullazi, një person i njohur për Policinë e Shtetit për shkak të precedentëve të shumtë penalë, u shoqërua në drejtorinë e Policisë.

Ndalimi i tij u lidh me akuzat e deputetit demokrat, por në deklaratën e saj zyrtare policia nuk përmendi në asnjë moment kërcënimin ndaj Konit. Edhe vetë kandidati as nuk e ka mohuar, por as ka pohuar të jetë kërcënuar nga Emiljani Shullazi.

Megjithatë, për Partinë Demokatike, kërcënimi ndaj Konit për tu tërhequr nga gara, është zyrtar.

Kjo u tha në një deklaratë të kreut të Departamentit të Arsimit Luçiano Boçi nga selia blu. Nuk dihet se ky e bazon PD-ja zyrtarizimin e kërcënimit të Konit nga Shullazi.



Deklarata e plotë e Boçit

Eshtë zyrtare që kandidati për rektor i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, është kërcënuar nga Emiliano Shullazi, që të tërhiqet nga gara.

Eshtë po ashtu zyrtare se ky është fundi i çdo standardi të Republikës, një rrënim që mban emrin dhe firmën e Edi Ramës.

Profesor Koni, u kërcënua nga kreu i bandës më të rrezikshme në vend, sepse nuk është kandidati i Edi Ramës.

U kërcënua me jetën e djalit të tij, për ti hapur rrugën njeriut të Edi Ramës, për ti hapur rrugën kapjes së Universitetit të Tiranës.

Nga shumë këmbana alarmi që kanë rënë prej tre vitesh për arsimin në vend, kjo është padyshim më e rënda, është klithma e rënies së botës akademike në duart e krimit.

Universiteti ndoshta ishte i vetmi institucion ende i painkriminuar nga Edi Rama.

Dhe kjo ishte një sfidë për kryeministrin, që ka vënë në shërbim të banditëve e trafikantëve çdo zyrë publike, deri dhe parlamentin.

Pasi rriti tarifat, duke favorizuar klientelën e tij e duke privuar të rinjtë që s’kanë mundësi ekonomike, nga e drejta kushtetuese për arsim të lartë, Edi Rama tentoi ta pushojë së ekzistuari Universitetin, duke caktuar rektor Shullazin.

Por ky model i Edi Ramës për universitetin, ka për t’u refuzuar me përbuzje e neveri nga bota akademike, nga profesorët, pedagogët e studentët e Tiranës.


E uritur për seks, por… “nuk është gjithmonë gjë e mirë”
James Keates është një anglez 38-vjeçar, i cili ka një të dashur 29-vjeçare, Sami Walton, e cila çdo mbrëmje e merr në telefon për t’i thënë që po e pret në shtrat.

Shokët e James nuk e fshehin aspak zilinë, por shumë pak njerëz e dinë se pasioni i shfrenuar i të dashurës së tij ka edhe një anë të keqe.

Sami po lufton me varësinë ndaj seksit. Seancat e tyre maratonë e rraskapisin burrin e shkretë, ndërkohë që uria seksuale i ka kushtuar asaj një vend pune shumë të mirë dhe disa nga shoqet e ngushta.

Sami shprehet kështu për “The Sunday People”: “Varësia ndaj seksit është çështje serioze. Shumë meshkuj mendojnë se do t’u pëlqente një vajzë që ka shumë dëshirë për seks, por asnjë nga të dashurit e mi nuk më ka përballuar. Jam me fat që kam gjetur James. Ai ka qëndrueshmëri për të më mbajtur ritmin, më mbështet shumë dhe nuk më gjykon kur jam në humor të keq”.

Çifti bën seks pothuajse çdo ditë, por Sami ka edhe një koleksion lodrash seksi për rastet kur James është shumë i lodhur për të bërë dashuri.

“Nuk e di se me sa meshkuj kam shkuar. Mendoj që jam me fat që nuk më ka ndodhur asgjë e keqe, pasi fusja në shtëpi edhe njerëz që nuk i njihja aspak”,- thotë Sami./TCH/


Syzet tradhëtojnë Arminën, zbulohet mashkulli që e shoqëron në Los Angeles
Pjesëmarrja e bukuroshes shqiptare në një nga eventet më argëtuese në botë, duket se po kalonte pa bujë. Prej pak ditësh, Armina Mevlani po pasqyron në platformat sociale, ditët plot diell e stil në mes të Los Angeles-it, por pa zbuluar se me kë po e ndan eksperiencën në festivalin “Coachella”.

Pavarësisht përpjekjes për ta mbajtur sekret, duke e “shitur” këtë vajtje në Amerikë si të ishte vetëm, ish-miss Albania pa dashje ka reflektuar partnerin e saj, Shkëlzen Berisha.

Nuk dihet arsyeja pse çifti nuk ka dashur të identifikohet bashkë gjatë këtij udhëtimi në Los Angeles, megjithatë përpjekja për të treguar të kundërtën, duket se ka marrë fund.
Biseda erotike/ Ermira Mehmeti: Ja ofertat që më bënë para publikimit
Deputetja e BDI-së në Maqedoni, Ermira Mehmeti rrëfen në një intervistë në emisionin “me shukin” në gazeta Express ofertat që i kanë ardhur për të mos publikuar bisedën erotike me zv.kryeministrin Musa Xhaferri.

Ajo thotë se e gjithë biseda është e montuar dhe se qëllimi ishte për ta goditur politikisht.

“Ajo lloj afere është montuar diku që të më bëjë mua të them se nuk do kandidohem më. Unë kisha paralajmërime se po përgatitet një sajesë e tillë që në vjeshtën e kaluar. Shantazhet u konkretizuan diku nga fillimi i vitit dhe disa javë para se të shpërthente, individë shqiptarë më erdhën me oferta për të më ndihmuar”,- tregon Ermira Mehmeti.

PJESË TË AUDIO­BISEDËS SË PËRGJUAR

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Armët i ki të forta me ja pushtu, ta kajsha nanën.

Zëri që supozohet të jetë i Ermira Mehmetit: Ngulja.

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Po.

Zëri që supozohet të jetë i Ermira Mehmetit: Ahhh…

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Veq duhet me zgjedh ku.

Zëri që supozohet të jetë i Ermira Mehmetit: Ahhh…

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Me zgjedh ku.

Zëri që supozohet të jetë i Ermira Mehmetit: Përpara… Përpara se duhet me ja dhon farat.

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Mo ku e don kshtu përpara masanej.

Zëri që supozohet të jetë i Ermira Mehmetit: Ti e din.

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Po a…

Zëri që supozohet të jetë i Ermira Mehmetit: Pa… ku duhet me e qu.

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Po ama para se me bo.

Zëri që supozohet të jetë i Ermira Mehmetit: Aaaa…

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Paraprakisht ku e don.

Zëri që supozohet të jetë i Ermira Mehmetit: Paraprakisht e don mrapa.

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Poa…

Zëri që supozohet të jetë i Ermira Mehmetit: Uhhhhh…

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Ç’the ashtu.

Zëri që supozohet të jetë i Ermira Mehmetit: Boll mirë.

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Po, je bo gati?

Zëri që supozohet të jetë i Ermira Mehmetit: Ahhh…

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Mir ja ka bo.

Zëri që supozohet të jetë i Ermira Mehmetit: Ahhh…

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Mire ja ka booo…

Zëri që supozohet të jetë i Ermira Mehmetit: Po de po.

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Ti duhesh e ja rras krejt.

Zëri që supozohet të jetë i Ermira Mehmetit: Uhu…

Zëri që supozohet të jetë i Musa Xhaferit: Me tmrros krejt me qa

krejt…
Këto mund të jenë fotot më të rrezikshme në botë

Nëse ju nuk keni dhimbje koke nga lartësitë, atëherë ndoshta tani mund të shikoni fotot më të rrezikshme në botë.

Malet “Pedra da Gavea” në Rio de Janiero, janë një ndër destinacionet më të preferuar për njerëzit, por shumë prej tyre kanë humbur jetën dhe duke parë këtë foto, dihet arsyeja.

Pjesa më e madhe e fotove janë bërë në lartësi të madhe, ku si panoramë kanë pamjen e oqeanit.

Nëse nuk keni frikë nga lartësitë, atëherë shikoni këto foto dhe frymëzohuni për të realizuar dhe vetë të tilla foto.
Ben Blushi kërcënohet me “prerje koke” nga islamikët
Deputeti i PS-së, Ben Blushi është kërcënuar me “prerje koke” nga ekstremistë islamik në Shqipëri.

Nga burime të rezervuara, bëhet me dije se këta ekstremistë, kanë lidhje me grupin e imamëve që po gjykohen në gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë.

Ndërsa, ende nuk është konfirmuar se çfarë po bën në lidhje me këtë kërcënim policia e shtetit, për ti siguruar mbrojtjen e nëvojshme deputetit Blushi.

Megjithatë, sipas po të njëjtit burim, vihemi në dijeni se për shkak të konfliktit të deputetit me kryeministrin Rama, atij ende nuk i është dhënë asnjë ndihmë apo ruajtje fizike apo mbrotje në banesën ku jeton familjarisht.

Kohët e fundit, deputeti “rebel” i PS-së, Ben Blushi bashkë me disa kolegë të tjerë, ka nisur një levizje me moton: “Shqipëria mbi Partinë”, e cila fillimisht startoi nga qyteti i Beratit, e më pas flitet se do fillojë në të gjithë Shqipërinë.

Kjo levizje është kryekëput kundra qeverisjes dhe administrimit jo vetëm të Partisë Socialiste, por veçanërisht Shqipërisë nga Edi Rama.

Megjithatë, deputeti i PS-së, Blushi edhe herë të tjera ka qenë objekt sulmi nga element të caktuar të lidhur me rryma ekstreme islamike, madje edhe në seancat gjyqësore të imamëve të arrestuar, ai është përmendur me emër, për arsyen, sipas tyre, se ka sharë fenë islame.

Edhe gjatë senacës gjyqësore imami Genc Balla ka thënë se Ben Blushi ka folur fjalë shumë të pista ndaj myslimanëve dhe islamit.

“Nëse do të zbatohej ligji i Sheriatit, atyre personave që shajnë Allahun u pritet koka. Do t’u vijë radha dhe atyre”, tha i pandehuri.

Gjithpoaq, i pandehuri tjetër, Bujar Hysa, tha se ishte krenar që kishte ndihmuar besimtarë të shkonin në luftën në Siri.

“Kam ndihmuar shumë pak, tha ai, do të doja të kisha dhënë më shumë ndihmë. Prokuroria di shumë pak për mua. Unë mund t’i jap edhe fakte të tjera”.

Sipas këtyre indicieve, mendohet se porosia për kërcënim me “prerje koke’ ndaj Ben Blushit, mund të jetë dhënë, drejtpërdrejt, nga segmente jashtë sallës së gjyqit të imamëve, por nga i njëjti burim, mësohet se fijet e këtij kërcënimi, të çojnë tek rruga e Kavajës.

Në lidhje me ngjarjen, Ben Blushi nuk ka dhënë asnjë prononcim, por ka lënë të kuptohet se Policia e Shtetit duhet të marrë masa.

Kësisoj, mësohet se Blushi ka thënë se unë po marr masa të ruhem vetë, ç’ka nënkuptonte se deri tani, nuk ka asnjë masë mbrotje nga Policia e Shtetit.



Arrestimi i Shullazit, Tahiri: Çfarë degradimi logjik i Saliut e Lulit
“Policia kryen arrestime, Saliu me Lulin thone qe nderkombetaret paskan urdheruar Edi Ramen qe ta beje kete, pasi po sipas Saliut dhe Lulit ai e perdori te arrestuarin kryesor per te kercenuar kandidatin per rektor!

Cfare degradimi moral, politik, logjik!

Edi Rama dhe PS nuk kane nderhyre asnje cast dhe ne favor te askujt ne garen e zgjedhjeve universitare. Keto qe po zhvillohen jane te parat zgjedhje te lira nga ndikimi i qeverise qe jane zhvilluar ndonjehere ne universitete.

Ndersa Policia e Shtetit provoi edhe njehere se nen kete qeveri s’ka asnje te mbrojtur nga ligji, asnje mbi ligjin.

Sot na akuzojne per te njejtat gjera qe i benin vete kur ishin ne qeveri.

Ne kete vend, per dy dekada, ka vetem nje njeri e nje parti qe ka nxitur, perkrahur e mbrojtur boten e krimit, e po keta kane goje sot te akuzojne ne. Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojne vetem fjalen e urte popullore qente le te lehin karvani ecen perpara!”,- shkruan ministri Tahiri në Facebook.


Tërmeti në Ekuador, 77 të vdekur dhe rreth 600 të plagosur
Nga tërmeti në Ekuador raportohen 77 të vdekur dhe rreth 600 të plagosur.

Termeti me magnitudë 7.8 ballë Rihter shkaktoi dëme të konsiderueshme në shumë zona të vendit.

Ekuadori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.

“Për momentin, numri i të vdekurve të konfirmuar është 77 persona”, -deklaroi sot zëvendës/presidenti, Jorge Glas, duke folur për më shumë se 588 të plagosur të regjistruar në qendrat spitalore.

Ai theksoi se “ky bilanc rrezikon të rritet edhe më shumë pasi e dimë që ka ende qytetarë nën rrënoja që duhet të shpëtohen”.

Ja si u tall Ledioni me Eneda Tarifën: “O Dhurataaaa….”
Sikur mos mjaftonte “gjyqi” që iu bë në mediat sociale, anglishtja e këngëtares përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision, u ironizua gjithashtu në “The Voice”.

Për të realizuar prezantimin e francezit Willi William, i ftuar special në finalen e këtij talent shoë, Ledioni kopjoi ekzaktësisht momentin e sikletshëm që Eneda Tarifa përjetoi gjatë intervistës me gazetarin holandez.

“O Dhurataaaa…”,- bërti prezantuesi, pasi kishte thënë të njëjtat fjalë si Eneda në Amsterdam.


Dom Gjergj Meta: Kërcënimi ndaj rektorit Koni është bombë

Prifti katolik Gjergj Meta e ka një koment për lajmin e bujshëm të publikuar dje: Kërcënimin e rektorit të një universiteti për dalë nga zgjedhjet, nga gara, prej një personi me precedentë të rëndë penalë. Dom Gjergj Meta gjykon kështu:


“Premisa 1: Unë nuk besoj që një kandidat për Rektor universiteti të jetë kërcënuar që të heqë dorë nga kandidimi.

Premisa 2: Në rastin hipotetik të vërtetësisë së këtij lajmi, kjo nuk është një këmbanë alarmi, por një bombë dhe epilogu më i keq i një epoke…

Përfundimi1: …që duhet të ikë njëherë e përgjithmonë..

Përfundimi 2: …ose prologu i ikjes nga ky vend…

Post Scriptum: të ndjekim vazhdimin …”


18/04/2016/..........................................

Tiranë, shkrumbohet nga zjarri makina; trafiku vonon zjarrfikësit
Një automjet u shkrumbua totalisht nga zjarri paraditen e kësaj të hëne në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në Rrugën e Dibrës, pranë zonës së njohur si “Medreseja”, ku automjeti tip “Mercedes-Benz” me targë “TR 9603 R”, u përshi nga flakët teksa ishte i parkuar në një rrugicë.

Për momentin mbeten ende të paqarta shkaqet e zjarrit, që rrezikoi edhe një magazinë me rroba që gjendej aty pranë.

Nga ana tjetër, banorët e zonës ankohen për vonesën e zjarrfikësve të cilët sipas tyre u justifikuan me trafikun e rënduar në kryeqytet./TCh/



Kërcënimet ndaj akademikëve, Hafizi: Nëse është e vërtetë, është e rëndë

Deputetja e PS-së Mimoza Hafizi duke folur pas mbledhjes së grupit socialist tha se ishte diskutuar lidhur me lajmin e kërcënimit të akademikëve. Nëse ngjarja është e vërtetë, është e rëndë tha Hafizi.

“Na u tha se qeveria ka marrëdhënie të mirë me kandidatët. Na u tha se prokuroria po heton”,- tha znj. Hafizi.

Ajo konfirmoi se Asambleja e Përgjithshme e PS-së, do të mblidhet këtë të shtunë.

Znj. Hafizi do të paraqesë sërish kërkesën e saj për hapjen e kutive të referendumit, kërkesë që më herët e ka pasraqitur dhe në komisionin e garancive statutore dhe nuk ka marrë përgjigje./TCh/

Video/Romë, 3 familjet myslimane gjetën parajsën falë Papës

Romë. Në shumë aspekte, Hasan dhe Nour Essa janë si të gjithë prindërit. Ata dëshirojnë një kopësht të mirë parashkollor për djalin e tyre 2 vjeç, Riyas, për të cilin thjesht duan një jetë normale. Por së pari ata duhet të mësojnë italisht.

Familja Essas arriti këtë fundjavë në Romë nga ishulli grek Lesbos. Tre anëtarët e kësaj familjeje janë ndër 12 refugjatët që Papa Françesku mori me vete në avion, pas vizitës së tij papnore tek kampi ku ka me mijëra refugjatë të dëshpëruar që kishin lënë vendin e tyre.

“Ajo që ndodhi me ne, është si një ëndërr”,- tha Nour Essa, një mikrobiologe, për BBC, të dielën. “Është si një ëndërr e mrekullueshme”.

Papa e kaloi ditën e shtunë në ishullin Leskos të Greqisë me Patriarkun Ortodoks Bartolomeo dhe me Ieronymos II, Kryepeshkopin e Athinës dhe Greqisë.

Të tre liderët fetarë dëgjuan rrëfimet e disave prej më shumë 850 mijë njerëzve që kishin zbarkuar atje nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

Në atë që vetë Papa e quajti të shtunën si “vendimi i minutës së fundit:, familja Essas u bashkua me dy familjet e tjera siriane që hipën në avionin e Papës, për të nisur një jetë të re në Romë.

Këto familje nuk u zgjodhën sepse ishin myslimane, por thjesht sepse ato i kishin dokumentat në rregull, siç u tha Papa gazetarëve në avionin e tij. “Kjo inisiativë është thjesht humane”,- tha ai.

“Kur dëgjova se Papa na zgjodhi për të ardhur në Romë, mendova se ishte e pabesueshme”,- tha Suhila, një rrobaqepëse, e cila hipi në bordin e avionit të Papës me burrin e saj Ramy, një mësues dhe tre djemtë e tyre.

“Ai na shpëtoi jetën”,- tha Suhila, ndërkohë që mbiemri i saj nuk bëhet publik. “Për mua, ai është si një ëngjëll, si një baba që shpëtoi jetën e fëmijëve të tij”.

Suhila dhe familja e saj u arratisën nga Deir al-Zour, një qytet sirian afër kufirit me Irakun që ishte sulmuar nga ISIS. Ata arritën në Greqi në shkurt nëpërmjet Turqisë.

“Unë fola me të, por nuk mbaj më mend se çfarë i thashë”,- tha Suhila duke folur nëpërmjet përkthyesit. “Më kishin mbërthyer emocionet. Asnjë udhëheqës mysliman nuk e ka bërë këtë që bëri Papa”.

Në intervistat e marra të dielën nga “NBC News”, tre familjet myslimane, shprehën një ndjenjë të përbashkët. Që ndjenjat e Papës e kapërcejnë doktrinën e tij fetare.

“Unë nuk e besoj ende se ne jemi këtu tani”,- tha Osama, e cila iku nga periferitë e Damaskut me gruan dhe dy fëmijët. “Ai është babai i paqes në botë dhe paqja nuk ka fe”.

Ndërsa Nour Essa tha se, Papa Françesku ishte “më i rëndësishëm se një lider fetar mysliman, sepse ajo që bëri papa me ne nuk kishte për t’u bërë kurrë ndonjë lider arab apo ndonjë udhëheqës tjetër fetar mysliman”. Papa, tha ajo, “është një qënie e vërtetë humane…Ai nuk është si të tjerët”.

Historia e Essas do të ishte si historia e qindra mijërave refugjatë në Lesbos.

Ata jetonin në Zabadani, një zonë pranë kufirit libanez, që ka qënë i bllokuar nga bombardimet e rënda. Ata shkuan në Turqi dhe hipën në një barkë drejt ishullit Lesbos, pasi qeveria kërkoi që të gjithë meshkujt nga 18 vjeç deri ën 42 vjeç të merrnin armët për t’u bashkuar me ushtrinë në luftë.

Hasan Essa i pagoi një trafikanti 300 USD për t’i çuar ata në kufirin turk, të futur në pjesën e prapme të një furgoni që transportonte bagëti. Por sapo ata arritën në Aleppo, u kapën nga ISIS dhe Hasan Essa u tha atyre se ai po vinte tek ata, për t’u bashkuar me ta.

Një tjetër trafikant u gjet për të marrë këtë familje dhe për ta çuar matanë kufirit dhe duke paguar për të tretën herë, ata hipën në një anije që i çoi ata në Lesbos në 18 mars.

“Tani ata janë në Romë, ku nuk janë të trishtuar se do të kenë të njëjtën jetë që kishin pasur para luftës në Siri”,- shtoi Nour Essa.

Së pari, përballja me mësimin e gjuhës italiane. Ata janë regjistruar tashmë në kurse gjuhe që të mund të komunikojnë shpejt me popullin Italian, siç u shpreh ajo. Pastaj vjen kërkimi për një kopësht të mirë për vogëlushin, Riyad.

Për italianët, Nour Essa kishte këtë mesazh: “Unë do të doja t’i thoja popullit Italian se ne jemi njerëz normal si ju. Ne nuk jemi terroristë. Ne nuk jemi xhihadistë. Ne vetëm u arratisëm nga vendi ynë për shkak të luftës dhe ne ju duam”.

Dhe që të mos ketë më dyshim, ajo theksoi se ajo dhe familja e saj i pëlqenin shumë ushqimet e tyre: Lazanjën, makaronat dhe picën. “Mua më pëlqen lazanja”,- shtoi ajo./Syri.net/

Detajet/ Biznesmeni që denoncoi Shullazin, ishte shtetas amerikan
Denoncimi i biznesmenit Arjan Zika ka qenë një nga pikat kyçe të hetimit delikat ndaj Emiljano Shullazit. Në shkurt 2016, një garazhi në pronësi të këtij shtetasi ju vu bombë ndërsa pak kohë më vonë, Zika ka deponuar.

Deponimi i tij është trajtuar me ekstra-procedurë nga një bërthamë shumë e ngushtë njerëzish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Prokurorinë e Përgjithshme.

Fill pas deponimit shtetasi Arjan Zika, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“HashtagAL” ka mësuar se Zika është shtetas shqiptaro-amerikan; dhe mban dy emra; ai njihet dhe me emrin Jani Zerka.

Nënshtetësia e tij amerikane i ka krijuar denoncuesit një koracë mbrojtje të dyfishtë; Zika ishte dhe në vëmendjen e autoriteteve të SHBA; ndonëse hetimi i rastit të tij ka qenë ekskluzivitet i një grupi të ngushtë specialistësh shqiptarë.

Zika ka qenë i pari person që ka regjistruar një kallëzim për kanosje dhe gjobëvënie ndaj Emiljano Shullazit; por nuk ka qenë i vetmi i kanosur për të cilin grupi i prokurorëve dhe SHISH-i kishin dijeni.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se në fillim të vitit 2014 nisën disa këmbime informacionesh mes Prokurorisë-Policisë dhe SHISH për grupin e Shullazit; por tentativat për dokumentimin e veprimtarisë së tij kriminale dështuan.

Mes palëve nisi mosbesimi; dikush e informonte Shullazin dhe ai ishte përherë një hap para.

Ka qenë kjo arsyeja që më pas SHISH (i cili është aktori kryesor i interceptimeve speciale) të ndryshonte strategji dhe të ndiqte një ekstra-procedurë me interceptimin dhe survejimin e grupit të Shullazit.

Duket se strategjia ka funksionuar dhe sot prokuroria disponon nga SHISH një dosje voluminoze me të dhëna që dokumentojnë gjobëvënien.

Ende nuk është bërë e ditur natyra e këtyre interceptimeve ndërsa dëshmia e Arjan Zikës përfaqëson një nyje të rëndësishme proceduriale që e konkretizon pretendimin e prokurorisë.

Por përtej detajeve të aksionit konspirativ mbi interceptimin e grupit të Shullazit; skandali i vërtetë në këtë histori mbetet mosbesimi i thellë që prokuroria dhe SHISH kishin tek organet e policisë.

Ende nuk dihet nëse SHISH disponon të dhëna shtesë mbi ndikimin e Shullazit në organet e policisë./HashtagAL/
Hotel “për mirënjohje” Shullazit, ja si u kërcënuan pronarët

Zbulohet dokumenti përmes të cilit shoqëria arabe “Saudi Brothers Commercial Company” i ka dhuruar ish-hotel “Vollga” në Durrës Emiliano Shullazit, ku thuhet se “pronari ia dhuron pronën e tij Shullazit për mirënjohje”.

Megjithëse kjo kontratë dhurimi është firmosur dy vjet më parë, ku përfshihet edhe familja shqiptare Kodra si dhuruese, hetimet kanë filluar me iniciativë dhe pa asnjë kallëzim. Një burim jozyrtar i tha Top Channel se nuk ka ende një kallëzim për gjobëvënie për këtë çështje, pasi dhuruesit shqiptarë kanë refuzuar të denoncojnë.

Fillimisht ky rast është referuar në Prokurorinë e Durrësit nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Hetimet janë mbajtur pak kohë më parë në këtë qytet e menjëherë më pas është shpallur moskompetenca duke e ndarë dosjen në dy pjesë: në Durrës është hapur çështja e dyshimeve për pastrim parash, ndërkohë që janë përcjellë për tek Krimet e Rënda të dhënat për dyshimet e gjobëvënies.

Por do të duhet dëshmia e ortakut që ka dhuruar hotelin për të verifikuar nëse ai e ka bërë këtë me dëshirë, apo i kërcënuar. Emiliano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi do të dalin para gjykatës për akuzën e gjobëvënies jo vetëm për këtë episod, por edhe për rastin e 1.200 metra katrorë parking në Tiranë.

Prokuroria thotë në rrugë jozyrtare se përveç Jani Zakës dhe babait të tij Arjan Zaka është kërcënuar edhe një kushëri i tyre, me emrin Mario, i cili ishte ngarkuar me detyrë nga të dyshuarit që t’i bindte të kryenin operacionin financiar që kërkonte Shullazi./TCh/


Gugu: Seksi me femra është më i mirë

GuGu ka qënë e ftuar në një emision kohët e fundit dhe ndër të tjera ëshë pyetur edhe për marrëdhëniet seksuale dhe specifikisht, nëse është më mirë një marrëdhënie seksuale me një femër, apo me një mashkull.

GuGu është përgjigjur me shumë bindje se, më mirë është me një femër, sepse është më mirë.

Ajo ka aprovuar edhe fjalët e gazetares, se një femër t`i di “gjërat”, ndaj është më mirë.

Sido që të jetë, komplimenta për moskompleksitetin dhe çiltërsinë!

Detaje të reja dalin afro 2 ditë pas prangosjes së Emiljano Shullazit, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ky i fundit i ka mohuar akuzuat. Gjatë marrjes në pyetje 38-vjeçari nuk është treguar bashkëpunues me organin e akuzës, duke thëne se,“të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, do të rrëzohen shumë shpjetë”.

Po kështu, Shullazi ka kaluar në sulm në drejtim të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, pasi i ka pohuar se, veprat penale ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe Gilmando Dani e Blerim Shullazi. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, grupi po mbahej nën vëzhgim prej më shumë se tre muajsh.

Provat e grumbulluara provojnë se janë kryer edhe aktivitete të tjera kriminale.

Një pjesë e përgjimeve janë bërë nga SHISH-i me kërkesë të organit të akuzës. Mbi Shullazin rëndojnë katër akuza, “kërcënim për marrje të pronave”, “vendosje eksplozivi”, “krijim i grupit të strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”.




Foto/ Ja kush e “ndez” Button, e dashura super-seksi e pilotit

Foto+Video/ Vlorë, aksident në sheshin e Flamurit

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme tek sheshi i “Flamurit” në Vlorë. Nga ngjarja mësohet se, është plagosur rëndë një person, ndërsa një tjetër ndodhet në polici.

Një makinë mësohet se ka goditur një motor në këtë zonë dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka bërë të ditur se, është ndaluar shoferi i makinës, ndërsa po hetohet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.




Japoni, një tërmet i ri trondit prefekturën Kumamoto

Një tërmet i ri 5.8 ballë ka goditur prefekturën Kumamoto në Jug të Japonisë sot, më 18 prill 2016, rreth orës 11:42 .

Lajmin e dha Agjensia Meteorologjike e Japonisë. Asnjë alarm për tsunami nuk është lëshuar.

Ky tërmet pason atë që goditi rajonin javën e kaluar dhe shkaktoi të paktën 42 të vdekur.



Refugjatët, strehim në studiot e filmave porno. Revoltohen banorët

Punëtorët e një studioje pornografike në Britani të Madhe janë revoltuar pasi ndërtesa ku ata realizojnë filmat porno, nuk do të jetë më në dispozicionin e tyre.

Në fakt, ata e kanë patur ndërtesën me qira dhe pronari i saj ka vendosur që mos ta zgjasë më kontratën me studion pornografike. Dhe kjo me arsyen se, në ndërtesën që filmoheshin dhe realizoheshin filmar porno, do të strehohen emigrantë.

Në të njëjtat dhoma ku filmoheshin sekuencat pornografike, pas disa muajsh do të strehohe emigrantë. Kurse banorët në Bristol janë shprehur të shqetësuar për këtë situatë.

Ata thonë se, e mirëkuptojnë problemin emergjent për strehimin e refugjatëve, por nga ana tjetër është problem, pasi në lagjen e tyre tani do të ketë njerëz të panjohur.

Banorët vlerësuan gjithashtu edhe prodhimet pornografike, duke i quajtur “pornon më të mirë”.


Tjetër shuplakë gjermane për Shqipërinë: Të fundit në rajon për ekonominë e demokracinë
Shqipëria është renditur së fundi, si vendi i fundit në rajon, edhe nga Indeksi Gjerman i Transformimit (Bertelsmann Stiftung). Një vlerësim negativ pas atyre që janë bërë muajt e fundit nga institucione e organizma prestigjozë ndërkombëtarë në fusha të ndryshme, përsa i përket zhvillimit ekonomik dhe demokracisë.

Ky indeks analizon dhe vlerëson ekonominë, cilësinë e demokracisë dhe menaxhimin politik. Pjesë e indeksit janë 129 vende në botë. Shqipëria ka 6.7 pikë. Nga të dhënat rezulton se vendi ka përmirësuar garantimin e demokracisë, por ka treguar shumë pak përparim në zhvilli, uljen e pabarazisë dhe të papunësisë. Papunësia tek të rinjtë shihet më problematike, pasi ka arritur në 30 %, dy herë më shumë se mestarja europiane.

Por a është Indeksi Gjerman i Transformimit që e rendit Shqipërinë të fundit në rajon përsa i përket ekonomisë, cilësisë së jetës dhe demokracisë?

Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë publikoi një anketim më 12 prill të këtij viti, të bërë në qindra biznese gjermane. Pjesa dërrmuese e tyre e shohin Shqipërinë si destinacionin e fundit ku do të investonin sërish. 56% e bizneseve gjermane e shohin situatën ekonomike në Shqipëri si negative.

Më 24 mars Shqipëria u rendit në fund të listës së Indeksit Global të Financave, përsa i përket konsumit të brendshëm, duke lënë pas vetëm Bosnjën.

Majet bëhen në bazë të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe shpërndarjes së tij për cdo banor. Indeksi Global i Financave vlerëson se mënyra më e mirë për të përcaktuar varfërinë në një vend është fuqia blerëse.

Sipas INSTAT, për vitin 2015, fuqia blerëse ishte negative për herë të parë prej 6 vjetësh.

Katë muaj më parë, një raport i OKB për nivelin e jetesës e rendiste Shqipërinë të fundit në rajon, në vendin e 85, në një nivel me Bosnjen.

Më 27 janar, organizata ndërkombëtare Transparency International publikoi “Treguesin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015”, në të cilin janë përfshirë 168 vende të botës. Shqipëria mbetej e fundit në rajon, së bashku me Kosovën, në vendin e 88.

Më 2 janar të këtij viti, revista Forbes, në raportin e saj “vendet më të mira për biznes” i e rendiste Shqipërinë të fundit në rajon përsa. Sipas Forbes, se Shqipëria është në vendin e 69, në të njëjtin nivel si Ruanda e Zamibia.

Në nëntor 2015, Shqipëria renditej vendi i fundit në rajon përsa i përket kreditimit të biznesit.

Në prill të këtij viti, reditej sërish e fundit në rajon përsa i përket pensioneve, pasi konsiderohet si vend me diferenca të mëdha përsa i përket sistemit të pensioneve, si në vlerë mesatare ashtu edhe në shkallën e mbulimit.

Së fundi, Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin për të drejtat e njeriut, vlerësonte se Shqipëria mbetet një vend me nivel korrupsioni të lartë. DASH nuk bën krahasime në raportet e tij, por shkruante qartë se në Shqipëri, korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë.
Flet avokati i Shullazit: Arrestimi është i pavlefshëm. 30% të hotel "Vollgës" ia dhuruan

Avokati i Emiljano Shullazit, Alban Qafa ka folur sërish sot për arrestimin e klientit të tij. Qafa ka deklaruar se do kërkojë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit, pasi ndaj tij nuk ka kallëzim por janë përdorur informacione të marra në rrugë operative.

“Do kërkojmë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit. Ndaj Emiljano Shullazit nuk ka kallëzim, janë përdorur informacione të marra në rrugë operative”,- ka thënë Qafa.

Avokati i Shullazit ka folur edhe për akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për lidhjet e të ndaluarit me biznesmenë që kanë marrë Vollgën dhe bregdetin e Durrësit. Qafa ka thënë se Shullazi ka 30% të Vollgës dhe e ka marrë me kontratë dhurimi. Avokati shton se Shullazi dhe miku i tij Gilmando Dani nuk kanë lidhje me shpërthimin te garazhi i biznesmenit A.Z.

“Klienti im nuk i njeh biznesmenët për të cilët akuzohet. Emiliano Shullazi ka vetëm 30% të ‘Vollgës’. 30% të ‘Vollgës’ e mori me kontratë dhurimi. S’ka asnjë provë kundër Shullazit e 2 të tjerëve”,- ka thënë avokati.

Alban Qafa, i cili përfaqëson edhe kushëririn e Shullazit tha se bimët që iu gjetën janë pisha të egra dhe jo kanabis.

“Blerim Shullazi tha se bimët që iu gjetën janë pisha të egra. Kubikët e mbjellë janë çuar në laborator”,- ka deklaruar Qafa per “News 24”.
Zbulohet kontrata e “dhurimit” të hotel “Vollgës”

Televizioni Klan ka zbuluar kontratën e dhurimit të hotel “Vollgës”, në pronësi të Emiljano Shullazit, nga një shoqëri arabe e quajtur “Saudi Brothers Commercial Company”.

Kjo kontratë mban datë 19 dhjetor 2014 dhe është firmosur në qytetin e Durrësit. Në këtë kontratë sqarohet se, Shullazit i dhurohet një sipërfaqe trualli prej 2498 metra katrorë dhe mbi të ndodhet një ndërtim me sipërfaqe 1129 metra katrorë.

Në fund kontrata është firmosur edhe nga personi që ka pranuar dhuratën, Emijano Shullazi./Tv Klan/



Foto/ Çifti në Malajzi pagëzoi foshnjën me emrin e futbollistit shqiptar

Një fëmijë ka lindur në Malajzi dhe ka një emër shqiptar. Kjo ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, kur dy prindër tifozë të skuadrës nga Malajzia, Kedah, kanë sjellë në jetë një djalë.

Duke qenë tifozë të mëdhenj të futbollit dhe të mesfushorit kosovar, Liridon Krasniqi, kanë vendosur që ta pagëzojnë me emrin Liridon, transmeton “Telegrafi”.

Ka qenë vet mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës që ka njoftuar për këtë gjë, duke e postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka shkruar se, ndihet i lumtur dhe është krenar për këtë.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Sot ka lindur një fëmijë në Malajzi dhe prindërit ia kanë vënë emrin tim, Liridon. E vizitova këtë fëmijë dhe jam shumë i emocionuar”,- ka shkruar ai.



Kush është gjyqtari që firmosi përgjimin e Shullazit dhe bandës së tij
Prokuroria për Krimet e Rënda është në fazën përfundimtare të veprimeve hetimore, për të dorëzuar në gjykatë dosjen për Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

Mësohet se prokuroria do të kërkojë caktimin e masës “arrest me burg” për të ndaluarit. Veprimet hetimore të kësaj çështje po kryhen nga drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj.

Ndërsa gjyqtari që do të caktojë masat është Sandër Simoni, Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Simoni mësohet të ketë firmosur edhe vendimin për përgjimin e të ndaluarve.

Nga këto përgjime, Prokuroria thotë se janë përfituar elementë të vlefshëm, të cilët faktojnë akuzat e ngritura për gjobëvënie, përvetësim prone, shantazh, vendosje eksplozivi dhe grup i strukturuar kriminal.

Janë përgjuar disa numra telefoni dhe kërcënimi kryhej në emër të Emiljano Shullazit.

Në rastin e biznesmenit Jani Zaka, kërcënimi, sipas policisë dhe prokurorisë, është kryer personalisht nga Shullazi.

Në përgjim, prokuroria ka mbajtur për një kohë të gjatë dy të ndalurit, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

Edhe në bisedat e tyre, prokuroria thotë se ka gjetur elementë të vlefshëm që provojnë përfshirjen e tyre në veprat kriminale për të cilat akuzohen./tv klan/


Foto/ Basha me kryekomunarin e Preshevës: Lugina, interes kombëtar
Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë interes madhor kombëtar, detyrim kushtetues dhe politik i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim kryetarin e Komunës së Preshevës njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, zotin Ragmi Mustafa.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   144   145   146   147   148   149   150   151   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish