Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Balancimi Dikush që do të përjetoj sulm në zemër do e humbë balancën apo koordinimin. Sytë



Download 6,39 Mb.
bet143/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   139   140   141   142   143   144   145   146   ...   352

Balancimi

Dikush që do të përjetoj sulm në zemër do e humbë balancën apo koordinimin.



Sytë

Dikush që përjeton sulm në zemër, nuk do të jetë në gjendje të shohë mirë.



Dora

Shenjë tjetër është edhe dobësimi i dorës. Personi që do të përjetoj sulm në zemër do të ketë probleme me dorën, e veçanërisht dhimbje.



Fjalët

Dikush që është duke përjetuar sulm në zemër, nuk do të jetë në gjendje të flasë. Por, edhe nëse flet, nuk do të jetë në gjendje t’i shqiptojë fjalët siç duhet.



Gjykata lë të lirë burrin e akuzuar se puthi 5-vjeçaren në kasollen e bagëtive
Petrit Çupi nga Bulqiza, arrestuar dy ditë më parë, me akuzën se kishte kryer veprime të turpshme me një vajzë 5­vjeçare, është lënë i lirë sot nga gjykata.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ai u denoncua nga nëna e vajzës, se e kishte puthur këtë të fundit në kasollen e bagëtive.

Sot gruaja nuk ishte paraqitur në senacë gjyqësore, për t’u përballur me fqinjin e saj që e çoi pas hekurave.



Pse ndodhet Betim Spërdhima në arkivol?

Në rrjet po qarkullon një foto ku aktori i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, ose i njohur ndryshe si “Betim Spërdhima”, ndodhet në një arkivol.

Por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi Rezi, është duke luajtur në filmin më të ri komik shqiptar, së bashku me Bes Kallakun.

Shkup, gazetari Marin Mema ndalohet nga policia maqedonase

Gazetari Marin Mema, është ndaluar nga forcat speciale maqedonase në Shkup, pasi ishte duke xhiruar një dokumentar për shqiptarët dhe rrënjët ilire të Maqedonisë.

Në krye të detyrës Marin Mema dhe grupi i “Top Channel” që e shoqëronte atë, janë ndaluar nga forcat speciale të policisë dhe shoqëruar për në rajonin e policisë.

“Pse u shqetësuan kaq shumë autoritetet e vendit fqinj sa perdoren njesine speciale per te ndaluar grupin e Top Channel ne komisariatin e qendres se Shkupit? Gjithçka sot ne mbremje ne 20–10 ne Top Channel”,- shkruan Mema në Facebook.



Video/ Vogëlushja qan në këmbët e Papës që kthehet në Vatikan me 12 refugjatë me vete

Papa Françesku ka marrë 12 refugjatë sirianë me vete në avionin e tij, teksa kthehej në Vatikan, në përfundim të vizitës që kreu në kampin e ngritur në ishullin grek Lesbos.

Tri familjet, përfshirë 6 fëmijë, hipën në avionin e Papës kur ai mori rrugën e kthimit.

Vatikani deklaroi se, Papa Françesku dëshiroi të bënte “një gjest mirëseardhjeje” për refugjatët.

Mijëra emigrant janë bllokuar në Lesbos, pasi muajin e fundit, BE dhe Turqia bënë një marrëveshje për të ndaluar vërshimin e tyre.

Sot gjatë vizitës në kampin e refugjatëve “Moria”, Papa u tha refugjatëve: “Ju nuk jeni vetëm”.



Njihuni me Marnie-Rae Harvey, Vajza me lotë “gjaku”!
Keni dëgjuar ndonjëherë për “lotë gjaku”? Kjo që shihni në foto është Marnie-Rae Harvey, e cila loton gjak nga sytë, gjë për të cilën mjekët nuk japin dot ende një shpjegim!

17-vjeçarja, shprehet e shqetësuar se për shkak të këtij fenomeni, nuk mund të dalë dot normalisht dhe është e detyruar të mbyllet në shtëpi.

Për të zbuluar shkaqet e këtyre lotëve gjaku ajo ka kryer vizita tek specialisti i syve, gjinekologu, neurologu e tek pediatri.

“Në fillim më djeg, e më pas më mbulon sytë, duke ma bërë të pamundur shikimin”,- shkruan ajo për “Newsbeat”.

Sipas saj, gjithçka nisi kur adoleshentja filloi për herë të partë të kolliste gjak në mars të vitit 2013. Ndodhi kjo, e cila i ndikon më tej edhe tek veshët, hunda, gjuha dhe te thonjtë e saj!
2 vjet pas kësaj ngjarjeje, një mbrëmje në korrik të 2015-s, Marnie zgjohet me fytyrën e mbuluar nga gjaku! Nuk mund të ishte ndryshe veçse shokuese për të, për familjarët dhe njëkohësisht edhe për mjekët!

Pas analizave të ndryshme të gjakut, 17-vjeçarja ka dalë gjithmonë “e pastër” dhe pa ndonjë problem shëndetësor dhe kjo është ajo që i lë mjekët tepër dyshues!

Në mjekësi një fenomen shumë i rrallë njihet me termin “Haemolacria”, por edhe kjo mundësi është hedhur poshtë pas ekzaminimeve të ndryshme. E frikshme, apo jo?
Nipi i Tom Doshit rreh me grushta policin e Rrugores në Bulevard
I riu 27-vjeçar i ndaluar sot nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se në bulevardin “Gjergj Fishta” ka goditur me grushta një punonjës të Policisë Rrugore në detyrë, rezulton të jetë nipi i deputetit të PS-së, Tom Doshi.

Sipas policisë, është ndaluar Emiliano Mrishaj, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, ka goditur me grushta, për shkak të detyrës, shtetasin G. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Specialist i Menaxhimit të Trafikut Urbanë pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.

Gazeta “Dita” shkruan se Emiliano Mrishaj është nipi i Tom Doshit. Ai ka qenë brenda në makinë së bashku me djalin e deputetit, në momentin kur një efektiv i policisë rrugore e ka ndaluar makinën e tij.

Ky veprim ka bërë që i riu, 27 vjeç të zbresë nga makina dhe ta qëllojë me grushta policin.

Mësohet se Polici e kishte ndalur të riun, por ky i fundit nuk e ka pritur mirë ndalesën dhe ka dalë nga mjeti dhe e ka sulmuar policin rrugor.
Video/ “Mordova”, njihuni me përbindëshin amfib të ushtrisë ruse
Rusia ka rritur ndjeshëm investimet në ushtri dhe në prodhimin e pajisjeve luftarake. Televizioni shetëror rus “Zvezda”, i cili mbulon kryesisht çështjet e Ministrisë së Mbrojtjes, publikoi dje videon e një anije të re amfib që është prodhuar për forcat ushtarake.

Anija e luftës quhet “Mordova” dhe është dizenjuar për beteja detare dhe transportim trupash dhe mjetesh të rënda ushtarake. Ajo mund të mbaj në bordin e saj blinda, tanke dhe topa të kalibrave të mëdhenj.

“Mordova” është e gjatë 55 meta dhe mund të mbaj deri në 550 tonë materiale. Në bordin e saj mund të vendosen 10 tanke dhe 150 ushtarë me pajime.

Shpejtësia e saj maksimale në det është 110 kilometra në orë.

Ajo që e bën këtë anije një monstër ushtarake është aftësia për të zbarkuar trupat në çdo breg. Ajo u reziston dallgëve deri në 3 metra dhe mund të zbres pajisjet në çdo terren të vështirë.
Foto+Video/ Tërmeti në Japoni, rritet numri i viktimave

Pas tërmetit të fuqishëm që shkatërroi gjithçka në Jug të Japonisë është rritur numri i viktimave duke prekur shifrën e 41 personave.

Dhjetëra mijëra njerëz janë frikësuar dhe po qëndrojnë të bllokuar në rrënoja ndërsa 20 mijë trupa shpëtimi janë duke u vendosur për të kryer këtë operacion në rajonin Kyushu.

Pas paralajmërimit për cunami më shumë se 90.000 njerëz janë evakuar nga shtëpitë e tyre në vende më të sigurta.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se rreziku i tronditjeve të forta do të jetë i pranishëm edhe ditët në vijim duke lënë në ankth japonezët.

Qeveria japoneze tha se rreth 190 persona po marrin trajtimin e nevojshëm në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.




Video/ Londra në panik nga minjtë... të mëdhenj sa të hanë edhe macet
Janë të mëdhenj deri në gjysmë metri, aq sa duken sa macet e shtëpisë që janë mirëushqyer... Minjtë e kanaleve prej javësh janë duke pushtuar rrugët e Londrës.

“Këta janë minjtë më të mëdhenj që kam parë, nuk më ka rastisur që të kap 6 të tillë njëherazi”,- tregon Dean Burr, ekspert për zhdukjen e minjve.

Pamjet e mëposhtme janë filmuar gjatë prishjes së dyshemesë në një apartamenti.

Zhvishet Enca dhe... hap zyrtarisht sezoni turistik

Pas suksesit të këngës më të fundit të saj, “Dreq”, këngëtarja Enca Haxhia ka nisur pushimet.

Nëpërmjet një fotoje në profilin e saj në Instagram, ajo lajmëron kështu nisjen e pushimeve, ku ka zgjedhur që të zhvishet në brigjet e detit.

Flet Bes Kallaku: Ja e vërteta e sherrit tim me Ermal Mamaqin

Rreth dy muaj më parë aktorët Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku nisën një lojë virtuale ku kërcënonin njëri-tjetrin me fjalët “Gjej vend e futu”.

Ky sulm kërcënimesh në rrjetet sociale mori përmasa të mëdha, pasi fansat e secilit prej tyre iu kundërvunë njëri-tjetrit me video sharëse, shkruan “Panorama”.

Po ne rrjetet sociale shkruhej më pas se, Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku e kalojnë limitin, duke përfunduar në sherr të fortë, një lojë që shkoi drejt acarimit të marrëdhënies midis dy aktorëve.

Po a është e vërtetë kjo?! Besart Kallaku tregon për gazetën “Panorama” paskuintat e këtij sherri.

“Lufta me Ermalin është e gjitha një shaka, por mua më dalin në krah më shumë se Mamaqit, pasi kantunarët bëjnë për njëri-tjetrin më shumë se qytetarët”,- ka thënë ai.

Pyetjes nëse janë miq apo armiq me Ermalin, ai iu përgjigj: “Shumë miq, të mirë madje. Por me mua janë sensibilizuar dashamirësit”,- ka sqaruar Kallaku.
Video/ Deklarata bombë e Petit: Franca e bleu boterorin e vitit 1998
Ish-mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Petit, ka deklaruar në një intervistë se Franca e bleu fitoren e “Botërorit ‘98”.

Fituesi i Kupës së Botës, Emmanuel Petit, ka shokuar tifozët e futbollit me këtë deklaratë në lidhje me kampionatin botëror të futbollit “Francë ‘98”, që u luajt në këtë shtet, duke plasur një skandal të ri në botën e futbollit.

Pas shpalljes së korrupsionit që tronditi FIFA dhe botën e futbollit, deklarata e javës së fundit e Petit, e cila pohonte se fitore historike e ekipit të tij ishte një mashtrim, do të bëjë që të shikohen seriozisht edhe organizimet ndërkombëtare si ai i “Euro 2016”.

Në një intervistë të transmetuar në internet, çuditshëm ai i ka quajtur shokët e kombëtare se tij si "kukulla", duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit: "A ishte fitorja e fiksuar apo jo?" me, “po ka qenë çdo gjë e inskenuar”.

Ish-mesfushori i “përkëdhelur” i Chelsea-s dhe Arsenalit, që vulosi edhe fitoren e vendit të tij, Francës, ndaj Brazilit me golin e tretë në “Stade de France”, më 12 korrik 1998, ka bërë që të bjerë perdja e lavdisë për ekipin e Gjelave.

Petit, tani në pension, tha se, ai beson se në finale ishte faza e fundit e një fushate të kujdesshme, të orkestruar për të siguruar fitoren e tyre nga prapa “dyerve të mbyllura”.



Godet Zajmina, një superpjeshkë që në mëngjes...
Zajmina Vasjari pa dyshim që është këngëtarja ndoshta më seksi shqiptare në treg.

Këngëtaret femra kujdesen që të duken mirë në koncerte, në daljet e tyre publike.

Por, Zajmina duket mirë edhe që në mëngjes herët, transmeton Telegrafi.

E veshur në xhinse dhe bluzë të bardhë, ajo shfaqet tejet provokative dhe joshëse.

“Mirëmëngjesi”,- është shkrimi që ajo ka postuar.

Bankat shtrëngojnë masat për dhënien e kredive biznesit të madh
Niveli i lartë i kredive me probleme dhe përqëndrimi i huasë së keqe tek bizneset e mëdha, ka bërë që bankat e nivelit të dytë të paralajmërojnë shtrëngim të standarteve të kredidhënies në të ardhmen për sipërmarrjet e mëdha.

Kjo masë sipas tyre, do të nisë të zbatohet që në 3-mujorin e dytë të këtij viti. Një ditë me parë, eskpertë të Bankës së Shqipërisë thanë se, përqendrimin më të madh kreditë me problem e ka në dy kompanitë në vend ARMO dhe KURUM.

Qëndrimi strikt i bankave në dhënien e kredisë për bizneset e mëdha në të ardhmen, njoftohet në raportin e Bankës së Shqipërisë për Aktivitetin Kreditues, në 3-mujorin e parë të vitit.

Në këtë periudhë bankat në përgjithesi kanë lehtësuar standartet e kreditimit si për individët ashtu edhe për bizneset. Por, këtyre lehtësirave i janë përgjigjur pozitivisht me rritje të kërkeses për kredi, vetëm bizneset e vogla dhe të mesme, ndërsa kërkesa e bizneseve të e mëdha dhe e individëve ka shënuar rënie.

Rënia e besimit të konsumatorëve në ekonomi është një nga shkaqet kryesore, që ka ndikuar në rënien e kërkesës për kredi nga qytetarët.
Banka Qendrore thotë se, gjatë 3-mujorit të parë 2016, prishmeritë ishin pozitive për marrje kredie nga ana e konsumatorëve, si për banesa edhe për konsum, por ky rezultat shënoi të kundërtën.

Faktor tjetër që ka ndikuar në rënien e kredisë konsumatore ka qenë edhe situata në tregun e pasurive të paluajtshme, pasi deri në fund të 2015-s në bilancet e bankave numërohen afro 22 miliardë lekë prona të pashitura.



Ermal Mamaqi tallet me Bleonën që ka bërë seks me Van Damin
Bleona tërhoqi gjithë vëmendjen e medias dhe publikut pas puthjes me moderatorin Arian Çani, si dhe deklaratën “bombë” se kishte shkuar në shtrat me aktorin e filmave Van Damme, me të cilin tha se, kishte qenë “seksi më i mirë ndonjëherë”.

Ky rast nuk ka mundur t’i shpëtojë aktorit të humorit Ermal Mamaqi.

Kjo është fotografia dhe diçitura që poston Ermali ndërsa shkruan: “Kështu është kur flen vend e pa vend”.

Udhëtimet gjatë shtatzënisë/ Si, kur dhe ku të udhëtoni për pushime?

Gjatë shtatzënisë shmangni vendet udhëtuese me lartësi të mëdha, vendet ku ka infeksione të shpeshta nga ushqimi apo ngacmimi i insekteve, aty ku malaria është endemike dhe vendet ku është i nevojshëm vaksinimi.

Shumica e grave shtatzëna mund të udhëtojnë pa shumë përpjekje gjatë tremujorit të dytë, mes javës 14 dh 28 të shtatzënisë. Në këtë periudhë, trupi është i akomoduar me gjendjen e re dhe nuk keni mundime të shpeshta. Kur hyni në tremujorin e tretë, planifikimi për udhëtime kërkon që ju të bëni kontroll paraprak në mjek për të evidentuar ndonjë rrezik të mundshëm për lindje të parakohshme. Nëse nuk keni simptoma të tilla ju mund të udhëtoni pa problem, por është mirë që të zgjedhni udhëtimin me aeroplan pasi është më pak i lodhshëm.

Gjatë udhëtimit duhet t’i keni me vete raportet dhe rezultatet e ekzaminimeve mjekësore dhe grupin e gjakut, në rast se diçka e papritur ju ndodhë. Nëse udhëtoni me aeroplan pas javës së 28-të, merrni me vete raportet mjekësore si dëshmi se mund të përballoni fluturimin, meqenëse nuk lejohet që shtatzënat të udhëtojnë me aeroplan.

Kur paketoni rrobat e nevojshme, merrni me vete të gjitha medikamentet bazë, si mjekim kundër kapsllëkut, kokëdhimbjes, diarresë.

Mënyra e udhëtimit

Kur zgjedhni mënyrën e udhëtimit, vlerësoni kohën se sa ju duhet për të arritur në një destinacion. Ekzistojnë disa mënyra si mund ta lehtësoni udhëtimin tuaj:

Vishni këpucë të rehatshme dhe çorape shtrënguese. Veshja duhet të jetë nga fibra natyrale që thithin djersën – pambuk ose prej leshi.

Ecni shpesh përgjatë rrugës – lëvizshmëria do të largojë potencialin për ënjtje.

Merrni diçka të njelmët për të ngrënë – do të ju ndihmojë në rast se keni të përziera.

Mos konsumoni barëra kundër të vjellave pa u konsultuar me mjekun tuaj.

Pini sa më shumë lëngje.

Udhëtimi me makinë, autobus apo tren

Udhëtimi me makinë është mënyra më e zakonshme dhe e lehtë për të udhëtuar, sidomos kur bëhet fjalë për rrugëtim të shkurtë. Është mirë që mos të udhëtoni me makinë më shumë se 6 orë në ditë dhe ajo që ka më së shumti rëndësi është të veni rripin e sigurimit! Vendosja e rripit duhet të jetë nën bel që mos të shtrëngojë barkun dhe pjesa tjetër të lidhet mbi supe dhe të vendoset midis gjinjve. Nuk duhet të jetë as e shtrënguar shumë por jo edhe e lirë.

Nëse duhet të merrni vendimin për të udhëtuar me tren apo autobus, duhet të keni parasysh se tualetet janë shumë të ngushta por edhe vendkalimi deri tek ulëset është më i ngushtë. Keni kujdes nëse qëndroni në këmbë, udhëtimi është me lëkundje dhe mund të ju bëjë keq.



Udhëtimi me aeroplan

Udhëtimi me aeroplan gjatë shtatzënisë është relativisht i lehtë për të fluturuar brenda një shteti apo kontinenti dhe në përgjithësi lejohet deri në javën 36, përkatësisht 32 të shtatzënisë. Megjithatë duhet të kontrolloni për rregullat e kompanive të caktuara të fluturimit. Mos keni frikë nga detektorët prej metali gjatë kontrolleve në aeroport sepse nuk dëmtojnë aspak fëmijën.



Këshilla për fluturim të rehatshëm

Uluni në ulësen që është më lehtë për të dalë dhe shkuar në tualet, nëse është e mundur kërkoni të uleni mënjëherë pas klasit të parë, ka më tepër hapësirë për shtrirjen e këmbëve. Brenda mund të jetë shume nxhtë apo edhe ftohtë, andaj merrni me vete rroba të nevojshme.

Para fluturimit mos hani shumë, por edhe gjatë fluturimit që mos të keni të përziera. Meqenëse ajri është shumë i thatë në aeroplan, mos harroni të pini shumë lëngje.

Në rastet e fluturimeve të gjata, ecni sa më shumë që të jetë e mundur, bëni ushtrime për këmbë dhe nëse është e mundur ngritni nga pak herë pas here që të parandaloni ënjtjen e tyre.

Kur të arrini në destinacionin tuaj, kushtoni vëmendje të veçantë ujit – se a mund të pini nga rubineti apo ujë në shishe plastike. Pavarsisht nëse është hotel apo restorant luksoz, shmangni konsumin e gjithçkaje që ju ofrohet si dhe kushtoni vëmendje pasterizmit të qumështit dhe djathit.

Nëse vjen deri tek paraqitja e ndonjë shenje shqetësuese apo simptomave – gjakderdhje, dhimbje barku, kontraktime, pëlcitja e membranës amniotike, ënjtja e këmbëve, kokëdhembje, probleme me të pamurit, ndryshime në lëvizjen e foshnjes, temperaturë – kontaktoni mjekun mënjëherë!



Zbulohet i dashuri i Luana Vjollcës, i fiksuar pas femrave VIP

Edhe pse nuk zbulon ende asgjë për jetën e saj private, në disa prej portaleve online, pas pyetjes “kush e shoqëron Luanën në Paris” përgjigjja ishte me mbesën e saj, Jorin.

Por e vërteta duket të jetë krejt ndryshe… Luana në Paris është me të dashurin e saj dhe siç mësohet, ai është ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Krenar Cocaj.

Pak minuta më parë, në një foto të postuar së fundi nga Luana në profilin e saj në Instagram, njëra prej ndjekëseve i ka bërë një koment, të cilin pak minuta më pas, moderatorja e ka fshirë: “Sa ju takova ty e Krenar Cocaj, shumë çift i bukur.

“Mos e mbaj të fshehtë Krenarin se e kemi zbuluar cili është i dashuri yt, ish i dashuri i Dafina Zeqirit…” dhe më poshtë, po e njëjta komentuese, shkruan se shumë shpejt do t’i bëjë edhe foto paparaci çiftit, shkruan revista class.

Komenti nuk është më në profilin e Lunaës, e cila, me sa duket, nuk është ende gati për ta bërë publike marrëdhënien e saj. Gjithsesi, deri tani burimi i vetëm për këtë marrëdhënie mbetet ky koment.



10 ditë pas rrëzimit, banorët: Çfarë pamë nga helikopteri
Ende nuk ka nje version zyrtare per motivet pse helikopteri i forcave te armatosura perfu ndoi ne liqenin e Shkodres. Grupi i xhirimit te abc neës disa dite me pas shkoi ne vendngjarje dhe sipas deshmitareve aty vetem nje skaf policie ka kryer disa kontrolle ne uje.

Vetem gjurmët e automjeteve te ushtrise dhe te policise kane mbetur nga vendi i ngjarjes ku u rrezua helikopteri “EC-145” i ushtrise shqiptare.

Pas largimit te mbetjeve, nje skaf policie ka shkuar serish ne liqen.

Pasi ka bere disa kontrolle ne uje, eshte larguar bashke me uniformat blu qe kontrollonin edhe ne toke.

Rifat Taflaj banor i zones akoma kujton zhurmen e frikshme kur helikopteri perfundoi ne liqenin e Shkodres.

Helikopteri i nxjerre nga uji bashke me mbetjet e gjetura ne breg ruhet ne ambientet e Forcave te Nderhyrjes se Shpejte ne Shkoder.

Nga hetimet e deritanishme nuk eshte arritur ende ne nje konkluzion per shkaqet e ngjarjes ne te cilen humben jeten Kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha dhe u plagos Gerald Baramuça.
Pas kërcënimit flet kandidati për rektor: Nuk tërhiqem nga gara
Kandidati për Rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar përmes një deklarate për shtyp.

Ai shprehet se, vazhdon të jetë në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës.

Më herët, ish-Kryeministri Sali Berisha, deklaroi se, Koni është kërcënuar nga Emiljano Shullazi.

DEKLARATË PËR SHTYP

“Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës.

I kërkoj studentëve dhe stafit akademik që sëbashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor, me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike.

Kandidati për rektor i UT-së

Prof. Dr. Mynyr Koni”.

Sherri i improvizuar, fansat e Kallakut dhe Mamaqit e marrin seriozisht
Nuk mbeti i madh dhe i vogël pa e marrë vesh se Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku janë në sherr me njërin-tjetrin. Në fakt ishte vetëm një lojë virtuale mes dy artistëve që kanë me mijëra fansa në facebook dhe instagram.

Ata sigurisht kanë bërë një lojë, pasi në të vertetë janë miq, por e keqja është se shumë fansa me sa duket e morën seriozisht dhe nisën të sulmonin kundërshtarin me fjalë fyese.

“Lufta me Ermalin është e gjitha një shaka, por mua më dalin në krah më shumë se Mamaqit, pasi katunarët bëjnë për njëri-tjetrin më shumë se qytetarët”,- ka thënë Besi në një intervistë për “Panoramën”.

Pyetjes nëse janë miq apo armiq me Ermalin, ai iu përgjigj: “Shumë miq, të mirë madje. Por me mua janë sensibilizuar dashamirësit”.




Foto+Video/ Përleshje masive në një kamp emigrantësh

Një betejë e egër midis qindra emigrantëve në një kamp brenda një stacionit të një metroje në Paris ka ndodhur të shtunën dhe është kapur në kamera

Nënë metronë e Staligrandit, ku gati një mijë emigrantë janë vendosur që nga fillimi i marsit, shpërtheu një përleshje e madhe dhe e dhunshme, ndërsa banorët po shikonin të tmerruar nga dritaret e shtëpive të tyre.

Ylli dhe Grida, jashtë politikës PD dhe LSI asnjë problem
PD dhe LSI mund të jenë në opozitë me njëra tjetrën, por jashtë saj eksponentët përkatës janë miq dhe shkojnë shumë mirë.

Rasti është përshembull, ministri i drejtësisë Ylli Manjani dhe sekretarja për marrëdhinet me publikun Grida Duma, të cilët janë fotografuar nga fotografi Endrit Mërtiri gjatë një aktiviteti ku kanë qenë të dy të pranishëm.

Në çdo rast të dy nga zërat “agresivë” të artikulimit politik në partitë përkatëse, duket se jashtë kamerave nuk e kanë aspak këtë qasje ndaj njëri tjetrit. Fundja a nuk është mirë kështu?


Kapet shqiptari me 4.7 kg heroinë në lodrën prej pelushi
Shqiptari Sebastiano Shina, lindur në Durrës më 1992 ishte në timonin e një makine tip Golf, kur përpara i doli një patrullë e policisë italiane.

Mediat italiane shkruajnë së ai shenja nervozizmi ç’ka bëri që karabinierët italiane të dyshojnë.

Në bagazh, në një lodër pellushi ai kishte fshehur në pako të vogla, 4.7 kg heroinë.

Pas kësaj, shqiptari u dërguar në polici, ku do të përballet me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.



Foto/ E dashura ruse e Alonsos, një "bombë" e vërtetë

E dashura e re e pilotit spanjoll të Formula 1, Fernando Alonso, vazhdon të publikojë foto “të nxehta” në rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë më parë Alonso zyrtarizoi lidhjen me 21-vjeçaren nga Rusia.


Rinasi shitet 90 mln USD, kompania kineze: Do ta zgjerojmë

Konçensioni i Rinasit i është shitur për rreth 90 mln dollarë kompanisë kineze “Everbright Global Airport and Investment Fund”. Burime jozyrtare konfirmojnë për “Top Channel” se, është firmosur shitja e aeroportit mes kompanisë kineze dhe konçensionarit “TIA”.

“Everbright Global Airport and Investment Fund” është pjesë e kompanisë “China Everbright”, e mbështetur nga shteti kinez dhe e specializuar në menaxhim asetesh me një portofol të gjerë investimesh.

Kompania ka ngritur një fond të fokusuar në investime në sektorin e aviacionit, porte dhe infrastrukturë europiane.

Në një intervistë për “Hong Kong Economic Journal”, drejtori ekzekutiv i “China Everbright” pat deklaruar se, objektiv i kompanisë është të zhvillojë në to pjesën logjistike të transportit ajror të mallrave.

Ndërsa vetë drejtori ekzekutiv i TIA-s, Rolf Castro-Vasquez kur pranoi interesimin kinez, tha se, shitja synon zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së aeroportit.

Megjithatë, zyrtarisht TIA thotë se, negociatat vazhdojnë dhe kalojnë në disa faza. Në rast se përmbyllen me sukses të gjitha këto faza, lajmi do të bëhet i ditur publikisht pas këtij momenti.

“Detaje të mëtejshme preferojmë që të mos jepen, në respekt të këtyre negociatave dhe sidomos informacionit të saktë që TIA çmon se opinioni publik duhet të ketë”,- thotë e kontaktuar nga “Top Channel”, drejtorja e Komunikimit e aeroportit, Arlinda Çausholli./TCh/


Historia/ “Tradhtova gruan me kolegen e punës, por shoku i ngushtë ma mori”
Një 30-vjeçar tradhtoi bashkëshorten e tij me një kolege pune, por iu kthye thuajse në të njëjtën monedhë… nuk e tradhtoi bashkëshortja, por shoku i tij i ngushtë filloi të dilte me dashnoren e tij.

Një lëmsh i vërtetë me këta djem të cilët tashmë janë në telashe.

I gjendur në një situatë ku nuk di se çfarë të bëjë, ai i nis një letër psikologes së “The Sun” ku i kërkon ndihmë se, si të dalë nga kjo situatë.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   139   140   141   142   143   144   145   146   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish