Unë nuk kam trup të bukur
Frika se partneri nuk të pëlqen ty fizikisht dhe se trupi yt është larg ideales… Por kush ka trup ideal dhe mos harro se partneri yt është me ty sepse të pëlqen me të mirat dhe të metat e tua dhe se askush nuk është perfekt.
Unë nuk di fare nga seksi
Frika se nuk do të arrish të kënaqësh partnerin tënd pasi nuk ke përvojë të mjaftueshme. Ndihu e lirshme dhe shijoje seksin pasi për të arritur orgazmën nuk kërkohet shumë përvojë, por shumë pasion.
Ai nuk më do
Sigurisht që për meshkujt është më e zakonshme të kryejnë marrëdhënie seksuale edhe pa pasur ndjenjë dashurie. Por sigurisht që ai të pëlqen deri sa jeni bashkë, prandaj shijo momentin dhe mos u thello tek gjërat të cilat do ti zgjidhë vet koha.
Po sikur ta mërzis?
Nëse gjatë seksit nuk ndihesh komode me diçka është mirë tia thuash partnerit tënd pasi ju duhet të merrni kënaqësi të dy bashkë nga seksi, e jo vetëm partneri. Mos mendo se nëse do ti thuash se diçka nuk shkon mirë ai do të mërzitet.
Po sikur?
Nëse para se të fillosh seksin të kap paniku i incidenteve të mundshme, të tipit: Po sikur të çahet prezervativi? Po sikur të mbetem shtatzënë? Po sikur atij mos ti pëlqejë seksi me mua? Leri pyetjet mbrapa, merr masat e nevojshme dhe shijoje…Pyetjet e tepërta nuk kanë kuptim.
Historia+18/ “E dua shumë burrin tim, por ish-i i dhunshëm më çmend në shtrat”
Një grua e re i ka dërguar një letër psikologes, në të cilën i qan hallin dhe i thotë se është shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj, por ka një problem të madh.
“Më parë kam qenë në një marrëdhënie emocionale me në burrë abuziv për 5 vite rresh. Edhe pse ishte tepër i dhunshëm, në shtrat ishte shumë i mirë dhe jam tërhequr nga ai më shumë se nga çdo mashkull tjetër me të cilin kam fjetur”,- shkruan gruaja në letër.
Ajo shton se ish i dashuri abuziv i duket edhe më tërheqës sesa bashkëshorti i saj aktual, ndërsa bën me dije se ka më shumë të përbashkëta me ish-in sesa me burrin.
“Kohët e fundit i dërgova ishit një mesazh në Facebook, ku i shprehja ndjenjat e mia për lidhjen tonë dhe se e kisha falur atë dhe veten time. Ai mu përgjigj sapo i shkruajta.
Më tha se kishte një të dashur dhe kishte sjellë në jetë një fëmijë, por gjithashtu shprehu interes për t’u takuar me mua”,- janë fjalët e gruas së martuar.
Sipas saj, kjo gjë e bën të ndihet fajtore, i vjen keq për të dashurën e dashnorit, por edhe i pëlqen ajo që bën me të.
“Më bën të ndihem si asnjë tjetër. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë mund të ndodhë nëse e merr vesh im shoq, por edhe burrin e dua shumë”, - thotë vajza ndër të tjera.
Ja vitaminat që duhet të merrni patjetër për të përballuar gripin...
Foto/ Si ishte jeta e Presidentit Trump, kur ai ishte vetëm Donald
Ka pasur një fëmijeri të lumtur dhe një adoleshencë të mbushur me kujtime dhe sakrifica, por më pas jeta e Presidentit të 45-të të ShBA-ve, Donald Trump, ka njohur shumë suksese por dhe momente të vështira.
Gjithësesi ajo ka qenë mjaftë e mbushur me kujtime dhe të papritura, por ajo që do të vijë tani për Trump është vërtetë surpriza më e madhe.
Por në foto të shumta që qarkullojnë në rrjetet sociale nga fëmijëria, adoleshenca dhe rinia e Donald Trump, këto këtu tregojnë atë pjesë të bukur të jetës së një njëriu përpara se të ishte thjesht një biznesmen miliarder, apo akoma më shumë një presindet.
Ai atëherë ishte thjesht Donaldi... /Mapo.al/
Foto/ Ja si u prit kombëtarja e Izraelit në Shqipëri
Kombëtarja e Izraelit mbërriti në Shqipëri në kushte shumë të larta sigurie. Kjo dallohej qartësisht që në avion ku me dhjetëra agjentë sigurie kishin qëndruar bashkë me lojtaret.
Në tokë i prisnin masa të rrepta, ku binte në sy përveç numrit të lartë të policëve, edhe prania e madhe e qenve anti-eksploziv në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit.
Për udhëtimin e skuadrës në një prej hoteleve të Tiranës, policia bllokoi qarkullimin e automjeteve nga Rinasi e deri në qendër të kryeqytetit.
Ndërkaq, lojtarët nuk do të lejohen të dalin nga hoteli i tyre, ku shoqërohen nga forca të shumta sigurie shqiptare dhe izraelite. Për sigurinë e skuadrës së Izraelit është angazhuar RENEA dhe FNSH.
Mediat izraelite shkruajnë se edhe 15 agjentë të MOSSAD (shërbimi sekret izraelit) kanë shoqëruar skuadrën. Masat e sigurisë janë në nivelin e ndeshjes me Serbinë.
Video/ Momentet e mbërritjes së kombëtares së Izraelit në Tiranë
Foto/ Harxhon 100 mijë pound për t’u dukur si Barbi
Çmenduritë e njërëzve janë të panumërta, por marrëzia me emrin “femër” nuk ka kufi...
Këtë gjë të bën ta mendosh ky fakt... kjo grua ka shpenzuar plot 100 mijë pound pikërisht për të ndryshuar imazhin e saj, duke kërkuar që të duket si kukulla “Barbi”.
Ndoshta nuk ka ditur se çfarë t’u bëjë parave... Por a ja ka arritur ajo qëllimit...?
Turistët me licencë për të vrarë/ Skuadra speciale e ‘Mossad’-it në Tiranë
Shkëputet një masiv shkëmbor në kalanë e Krujës
Një masiv shkëmbor është shkëputur në kalanë e Krujës duke rrezikut banesat që ndodhen në atë zonë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi shkëmbi u shkëput nga pjesa e pasme e kalasë.
Mirëpo banorët shprehen të shqetësuar dhe thonë se nuk mund të flenë më në banesat e tyre, nga frika se mund të shkëputen të tjerë masive shkëmbore.
Shtëpitë që ndodhen përreth kalasë së Krujës rrezikohen të preken. Për këtë arsye, disa prej banorëve janë strehuar tek të afërmit e tyre.
Shqipëri-Izrael pa tifozë? Flet shefi për sigurinë së stadiumeve në FSHF
Për shkak të kërcënimeve të ditëve të fundit është duke u diskutuar zhvillimi pa tifozë i ndeshjes mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Izraelit të shtunën në “Elbasan Arena”.
Por shefi i sigurisë së stadiumeve në Federatën Shqiptare të Futbollit thotë se ky është një variant që është hedhur poshtë.
Ervis Hila tha në emisionin “Opinion” se “ky është një variant tërësisht i hedhur poshtë dhe se takimi do të mbahet me tifozë pavarësisht se masat do të jenë mjaft të mëdha njëlloj si në takimin me Greqinë në tetor të vitit të kaluar”.
Video/ Flet Ilda Bejleri: E vërteta e historisë sime me Xherdan Shaqirin
Ilda Bejleri ka qenë e ftuara e radhës në INterview dhe ka folur si kurrë më parë në lidhje me fitimet e saj në Digitalb, aludimet për një lidhje me Xherdan Shaqirin dhe të dashurin e saj të ri.
Bukuroshja ka folur pa doreza së bashku me Kelvin. Hidhini një sy më poshtë videos së plotë!
Komisar Malushi u vra 16 vite më parë, por ja çfarë po vuan sot bashkëshortja e tij në gjyqe
Mos ekzekutimi i një verdikti gjyqësor nga zyrat e Përmbarimit për 16 vite rresht ka vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, që i dha të drejtë paditëses, e cila është e veja e komisarit Gani Malushi, vrarë në gusht të vitit 2003.
Gjykata Kushtetuese u shpreh se Esma Malushit i janë cënuar të drejtat kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, pas fitimit të një gjyqi në vitin 2000. Zvarritja historike ka lidhje me fitimin e procesit për kthimin e 1 milion e 300 mijë lekëve sipas një kontrate huaje të firmosur në 1995 mes Gani Malushit dhe një shtetasi.
Por shërbimi përmbarimor privat, me gjithë përpjekjet në fillim të komisarit Gani Malushi e më pas të bashkëshortes Esma nuk ia ka dalë mbanë të ekzekutojë vendimin gjyqësor.
Gjykata Kushtetuese konstaton se përmbarimi, qoftë publik apo privat, nuk ka bërë përpjekje serioze, duke sjellë pengesa në formën e mosveprimit për ekzekutimin e vendimit civil.
Afati prej 16 vjetësh, thotë gjykata, është tejet i gjatë dhe përbën një cënim të së drejtës për një proces të rregullt ligjor. Për këtë arsye duhet analizuar, sipas Kushtetueses, sjellja e këtij shërbimi.
Gjykata kujton përpjekjet e Esma Malushit edhe në Ministrinë e Drejtësisë për të marrë të drejtën e saj, por edhe aty nuk ka gjetur një zgjidhje.
Në këtë kontekst, thuhet në vendim, i takon kësaj ministrie që përmes strukturave të saj të monitorojë zbatimin e legjislacionit nga ana e shërbimit përmbarimor publik dhe privat dhe kur konstatohen shkelje të merren masa./TCh/
Arsyet pse duhet të konsumoni ujë me limon dhe spec të kuq
Foto/ Lugina spektakolare që josh kineastët
Wulong është një zonë shkëmbore që gjendet brenda krahinës me të njëjtin emër, në Chongqing të Kinës. Ky destinacion i njohur turistik, njihet në botë për shpellën, bjeshkën, lumin dhe luginën e famshme që fsheh brenda tij.
Për shkak të panoramës unikate në Wulong janë xhiruar një mori filmash dhe programesh televizive, përfshirë këtu edhe filmin “Transformers 4”.
Një prej zonave më të njohura të Wulongut është dhe Bjeshka Përrallore (me majën më të lartë 2033 m).
Popullaritetin dhe emrin e ka marrë për shkak të sharmit unikat, livadheve alpike, pyjeve të rralla me dëborë, xhunglave jeshile dhe peizazhit të papërsëritshëm. Sot, kjo zonë njihet edhe si “Zvicra e Orientit”.
Krahasa Bjeshkës Përrallore, Wulong ofron dhe një pamje spektakolare: 3 mrekulli gjeologjike. Në një shkemb të kësaj bjeshke ndodhen tri harqe gjigante, në fakt tri ura natyrale – që njëherësh janë dhe grupacioni më i madh i urave natyrale në Azi, dhe një prej të rrallëve në botë.
Në Wulong po ashtu gjendet dhe një shpellë gjigante që është zbuluar vetëm në vitin 1993, si dhe Lugina Wulong, një ambient natyral që është krijuar për miliona vjet me radhë. Lugina është e gjatë 5 kilometra, ndërsa është e thellë 200-500 metra./Ngjyra.com/
‘Të Paekspozuarit’/ Blushi: Nuk besoja se Trump do zgjidhej president
Deputeti Ben Blushi dhe analisti Fatos Lubonja shprehen se nuk kanë besuar që Donald Trump do të fitonte zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në “News24”, analisti Fatos Lubonja zgjodhi një shprehje të Marie Le Pen për të treguar se çdo të thotë fitorja e Trump, deputeti Ben Blushi tha se nuk besoi tek fitorja e tij deri në momentin e fundit.
“Fitorja e tij sot në botë krahasohet me rënien e murit të Berlinit, apo 11 shtatorin për impaktin që do t’i japë botës. Nuk është si ndërrimi Bush-Obama apo Clinton me Bush.
Ashtu siç thotë Marie Le Pen zgjedhja e tij “Nuk është fundi i botës por i një bote”,- tha Lubonja.
“Jo nuk kam besuar deri në fund. Më duket e habitshme, ishim mësuar me Clinton si profesioniste, ka qënë Sekretare Shteti, senatore dhe për shkak të figurës kontroverse të Trump”,- tha Blushi.
Deputeti më tej shprehu habinë se si të varfrit e Amerikës kanë zgjedhur ta votojnë atë.
Sulmet terroriste? Kombëtarja e Izraelit s’erdhi nga Rinasi, ishte kamuflim
Rreth orës 18:30 të pasdites së sotme, Kombëtarja e Futbollit të Izraelit mbërriti në Tiranë nga aeroporti i Rinasit nën masa shumë të forta sigurie.
E gjithë autostrada u bllokua, ndërsa ekipi izraelit udhëtoi me dy autobusë nga aeroporti në hotelin ku është akomoduar në qendër të kryeqytetit shqiptar i shoqëruar nga eskorta policore, siç u raportua në të gjitha mediat.
Megjithatë, dy autobusët kanë qenë bosh dhe futbollistët kanë udhëtuar me të tjera mjete. Gazetari i “ABC News”, Famur Vezaj është shprehur në emisionin ‘Opinion’ se, Kombëtarja e Futbollit të Izraelit u transportuan nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt hotelit në Tiranë me furgonë të ndryshëm.
Ndërsa, në dy autobusët nuk kishte asnjë pjesëtar. Kjo strategji ishte në kuadër të masave të forta të sigurisë se në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit do të ndodhte sulm terrorist.
Për këtë ngjarje, pak ditë më parë u arrestuan 4 persona, dy në Shkodër dhe dy në Dibër. Kjo është edhe arsyeja që u ndryshua stadiumi ku do të luhej ndeshja, nga Shkodra në Elbasan./Opinion.al/
Tanke në kufi me Shqipërinë? A duhet të kemi frikë nga Greqia...
Prej disa ditësh Greqia po zhvillon në kufi me Shqipërinë stërvitje ushtarake të koduar “Mburojë çeliku”, ku ka dërguar tanke dhe mjete të rënda ushtarake.
Në këtë stërvitje është e angazhuar Brigada e 8-të sulmuese e ushtrisë greke, ndërsa nacionalistët grekë e komentojnë këtë si tregues të forcës së Greqisë ndaj Shqipërisë.
Një portal grek i quajtur militaire.gr, duke mos përmendur për asnjë çast vendit tonë, nënkuptohet se mesazhi i përcjellë është për Shqipërinë.
Por a e njohim ne kapacitetin e ushtrisë greke? Në gjithë këto vite, ndikuar edhe acarimet e vazhdueshme me Turqinë, shteti Helen ka bërë për ushtrinë greke investimin më të madh të historisë së tij pas Luftës së Dytë Botërore.
Aktualisht ushtria greke ka pasur tempin më të lartë të armatimit në Europë në 10 vitet e fundit.
Por për fat, si Greqia ashtu edhe Shqipëria janë dy vende të së njejtës aleancë, “NATO”-s, madje janë Forcat e Armatosura Greke që kujdesen bashke me Italinë për ruajtjen e hapsirës ajrore shqiptare.
“Mapo.al” sjell këtë foto galeri të sistemit të armatimit të ushtrisë greke, natyrisht, jo për të futur panikun te shqiptarët, por për të bërë një qartësim të fuqisë ushtarake ka ka fqinji ynë Jugor./Mapo.al/
12/11/2016/.................................................
Lezhë/ Vrasësi- familjarëve të viktimës: Mirë u’a bëra, do t’ua bëj prapë
Foto/ Bandat dhe emrat e të fortëve të Shqipërisë në 25 vite
Trump refuzon ‘Air force One’/ Ja ‘fortesa fluturuese’ e SHBA-ve
Policia shfaq videon: Ja çfarë ndodh jashtë ‘Elbasan Arena’
Nën masa të rrepta sigurie do të zhvillohet ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Izraelit në orën 20:45 në ‘Elbasan Arena’.
Forca të shumta policie të armatosur rëndë kanë rrethuar të gjithë perimetrin jashtë stadiumit.
Kjo për shkak të informacioneve që kishin agjencitë inteligjente se skuadra izraelite do të sulmohej me tritol dhe kallashnikov.
Disa ditë më parë u arrestuan 4 persona në Shkodër dhe Dibër, të dyshuar se po planifikonin sulm terrorist në ndeshjen e sotme.
Ndërkohë, në Elbasan ndodhen 2 mijë punonjës policie, agjentë të anti-terrorit, të shërbimit sekret dhe drejtuesit më të lartë të policisë.
Rama nuk do të jetë në stadium, uron Shqipërinë dhe Kosovën nga Amerika
Çmimi i Madh i Brazilit/ Lewis Hamilton do të luftojë deri në fund për titullin
Durrës, skaneri zbulon 28 kg kanabis në rrotën e makinës
Policia kufitare në portin e Durrësit zbuloi një sasi prej 26 kg marijuanë, e fshehur tek pjesa e rrotës, me destinacion Italinë.
Skaneri zbuloi ngarkesën ndërsa policia ndaloi drejtuesin e mjetit Bajram Myftaraj 23 vjeç, banues në Tiranë.
Policia kishte informacione në rrugë operative dhe mbrëmjen e 11 nëntorit u bë sekuestrimi.
Policia e Durrësit informon “Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip Renault me targa AA 277 PF që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 94 pako me peshë rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.
Moti i keq, reshje shiu e përmbytje në të gjithë vendin
Moti i keq në të gjithë vendin do të na shoqërojë edhe këtë fundjavë. Pjesa e parë e ditës së sotme do të dominohet nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë në vend. Problematike situata paraqitet më shumë në zonat veriore dhe qëndrore.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë. Nuk përjashtohen edhe përmbytjet në zona të caktuara.
Pjesa e dytë e ditë do të sjellë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave, ndërsa gjatë natës nuk pritet të ketë reshje.
Për shoferët/ Këto janë rrugët e bllokuara nga moti i keq
Video/ Makina fundoset në ujë, dy të rinj i shpëtojnë mbytjes
Vazhdon të jetë e rëndë situata në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin pranë varrezave të qytetit.
Video më poshtë tregon momentin kur një automjet është fundosur në ujë, ndërsa brenda tij udhëtonin dy të rinj, të cilët kanë arritur që me ndihmën e personave të rastësishëm dhe policëve që ndodheshin në rrugë të shpëtojnë.
Kjo është hera e dytë brenda këtyre ditëve që ky aks përmbytet dhe bllokohet, jo vetëm për shkak të reshjeve të shiut dhe ujërave që vëshrojnë nga përrenjtë, por dhe nga punimet që kryehen në rrugë.
Shihni pamjet më poshtë./JOQ/
Detajet/ Si u ekzekutuan 2 kushërinjtë nga Rrësheni në Itali
Policia italiane ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin që iu morri jetën dy shqiptarëve në periferi të Milanos. Agron dhe Alban Lleshaj u vranë mbrëmjen e së enjtes dhe ndaj tyre u qëlluan të paktën 10 plumba.
Gjithashtu është saktësuar se ata nuk janë vëllezër, siç u tha fillimisht nga mediat italiane, por kushërinj.
Ishin të paarmatosur dhe po udhëtonin me një automjet “Volkswagen Polo”, ngjyrë gri. Nga ekspertiza ka rezultuar se plumbat i kanë marrë jetën fillimisht Albanit, i cili ishte në vendin e pasagjerit, ndërsa më pas është vrarë Agron.
Ai në përpjekje për t’iu shpëtuar vrasësve është përplasur me disa automjete në zonë, ndërsa ndjekja e atentatorëve ka zgjatur për 500 metra.
“Ishte pikërisht ora 22: 54 minuta kur unë dëgjova zhurmën dhe mendova se kishte ndodhur aksident. Kur dola dëgjova një djalë të ri në vendin e shoferit që i binte xhamit me dorë dhe bërtiste “ndihmë”. Ne u përpoqëm ta ndihmonim, por nuk patën sukses. Pastaj pashë vrima plumbash në anën e makinës dhe e kuptuan se nuk ishte një aksident”,- ka thënë një banor i zonës.
Tek zona ku banonin dy kushërinjtë shqiptarë banorët i tregojnë si njerëz miqësor dhe ishin të përpiktë në pagesën e qirasë. Të dy kishin çelësat e shtëpisë në xhepi.
Nga kontrolli në banesën e tyre policia ka zbuluar se kishte armë dhe dyshime ka se një prishje e pazarit për drogën të jetë shkaku i vrasjes.
Agron dhe Alban Lleshaj kishin lindur në Rrëshen. Por, para se të lëvizin për në Itali ata jetonin në Lezhë. Përveç trafikut të drogës pista e dytë është ajo e gjakmarrjes, bazuar tek Kanuni. Megjithatë për këtë pistë nuk ka shumë detaje.
Ajo që di policia është se ditë më parë një trafikant shqiptar është arrestuar dhe ai rezulton të jetë xhaxhai i dy viktimave./tvklan.al/
Video/ Pjesa e parë mbyllet me dy shtylla, Ujkani mban në lojë Kosovën
Video/ Tifozët kuq e zi ndezin atmosferën në Elbasan
Duket se forcat e shumta policore që kanë rrethuar stadiumin “Elbasan Arena” nuk kanë mundur të ulin entuziazmin e tifozëve kuq e zi, të cilën kanë udhëtuar nga shumë qytete shqip-folëse për të mbështetur kombëtaren në këtë ndeshje të rëndësishme.
Përveç “shtetërrethimit” policor, as moti nuk ka qenë në anën e sportadëshve, pasi gjithë ditën e sotme në qytetin e Elbasanit kanë rrënë reshjet të shumta shiu.
Megjithatë ka nga ata që nuk frikësohen nga asgjë dhe vazhdojnë këndojnë për kombëtaren, si këta në videon e mëposhtme.
Shqipëri-Izrael, De Biasi i beson Llullakut e Memushajt krahët e mesfushës
Sfida ndaj Izraelit, ja 5 arsyet pse fiton Shqipëria
Video/ Si ruhen me armë parcelat e kanabisit në periferi të Tiranës
Foto/ Electra, kjo superpjeshkë ka 42 piercing me diamantë në trup
Shëprthyese, e papërmbajtur, nntikonformiste. Natyrisht që me aq shumë para sa ka ajo, është e lehte të jesh e tillë. Por Electra Lamborghini, trashëgimtarja 22-vjeçarë e shtëpisë automobilistike që ka mbiemrin e saj ka surprizuar me deklaratat e bëra pak ditë më parë.
Ajo u shfaq në Çmimet e Muzikës Evropiane të MTV-së me një mini-fustan që të linte të shihje të tërë trupin e tij të me linja super.
“Unë kam 42 piercing të përhapur nëpër trup. I kam pak kudo, dhe të gjithëve u është bashkangjitur një diamant. Dhe sigurisht që shkoj të fle me të gjithë ata diamantë”,- tha Lamborghini.
Pak kohë më parë ajo tha se, e kishte fiksim të luante në një film porno, por familja nuk ia lejon.
Video/ “Dërmohet” Kosova, pëson dy gola në 4 minuta
Menjëherë pasi ka filluar edhe pjesa e dytë e ndeshjes Truqi-Kosovë ka ardhur edhe goli që ka zhbllokuar rezultatin. Burak Yilmaz ka shënuar golin e parë në minutën e 51 pas një aksion në zonën e rreptësisë.
Vetëm pak minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dyte nga Sen, duke treguar edhe një herë sesi shpërfytyrohet ekipi i Kosovës pasi pëson golin e parë.
Video/ Elbasan, Plisat këndojnë: Mali me mal s’takohet, por Shqipëria do të bëhet një ditë
Shqipëri-Izrael është ndeshja që pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, në qytetin e Elbasanit.
Ndërkohë një numër i madh tifozësh po feston në rrugët e qytetin, ndonëse të rrethuar nga forca të shumta të policisë.
Një prej tifo-grupeve më të zjarrta të kombëtarës janë edhe plista, grupimi nga Kosova ka shpërndarë këtë video në të cilën duket duke kënduar e brohoritur.
“Mali me mal nuk takohet, por Shqipëri do të bëhet një ditë” apo “Kush s’kërcen nuk është shqipar”,- këto janë dy nga thirrjet më të dëgjuara nga Plisat në Elbasan.
Foto/ Shqipëri-Izrael, këto janë formacionet zyrtare
Më pak se një orë na ndajnë nga takimi mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Izraelit.
Favorit është Kombëtarja e shqiptarëve, por nuk pritet jetë një ndeshje e lehtë, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare.
Dy kandidatët për Sekretar Shteti në presidencën ‘Trupm’, njëri i mirë për shqiptarët, tjetri jo
Kosova mundet 0 me 2 nga ‘vllau’, Turqia. ‘Dardanët’ zhyten të fundit në Grupin I
Përfaqësuesja e Turqisë ka mposhtur me rezultatin 2-0 Kosovën duke e zhytur në një krizë të thellë.
Të besuarit e Albert Bunjakut kanë marrë humbjen e dytë radhazi në kualifikueset e Botërorit duke përfunduar në këtë mënyrë në vendin e fundit të Grupit I.
Në minutën e 51’ ishte Yilmaz ai i cili nuk gaboi duke mposhtur portierin Samir Ujkani, ndërsa goli i dytë vjen 4 minuta më vonë me anë të Volkan Sen ai i cili nuk gabon me portën e boshatisur duke qetësuar vendasit.
Pas kësaj fitoreje Turqia renditet në vendin 4 me 5 pikë të grumbulluara, ndërsa Kosova pozicionohet e fundit me vetëm 1 pikë.
Basha apel qeverisë nga Lezha: Shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shpërndani ndihma për të përmbyturit
Tifogrupi ‘Shvercerat’ ndalohet në doganë, nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri
Një incident ka ndodhur në pikat e kalimit kufitar nga Maqedonia, ku policia shqiptare nuk ka lejuar tifogrupin ‘Shvercerat’ nga Maqedonia që të hyjnë në vendin tonë.
Shqiptarët nga Maqedonia do të shkonin në Elbasan Arena për të ndjekur ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit që luhet në orën 20:45.
Balkanëeb shkruan se ‘Shvercerat’ janë ndaluar në kufi dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Shqipëri nga frika se mos shkaktonin trazira në ndeshjen Shqipëri-Izrael.
Kjo në kuadër të masave të përforcuara që ka marrë policia, për shkak të dyshimeve se mund të kishte sulm terrorist nga ekipit izraelit.
Alban Bushi: S’do ishte çudi nëse kualifikohemi në “Rusi2018”
Do'stlaringiz bilan baham: |