Donald Trump e konfirmon: Nuk e pranoj rrogën e presidentit, s'më nevojitet
Video/ Goli i mrekullueshëm i Gashit, shpallet më i miri i vitit në MLS
Vendimi për ta vazhduar karrierën në SHBA ka qenë më i miri si duket për Shkëlzen Gashin.
Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer këtë edicion me Colorado Rapids, duke shënuar edhe gola të mrekullueshëm.
E njëri nga golat e Gashit këtë edicion me Coloradon është shpallur si më i miri i vitit në SHBA.
Ishte ndeshja e 25 shtatorit kur Gashi shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Vancouver në fitoren 1-2 të Rapids.
Gashi ka triumfuar në këtë garë përballë Jack Herrison me diferencë të madhe të votave ku 77% ishin për shqiptarin dhe 33% për kundërshtarin e tij./Telegrafi/
Zyrtare/ Surprizë në formacionin e Shqipërisë kundër Izraelit
Graniti i dërgon një mesazh Taulantit për ndeshjen kundër Izraelit
Granit Xhaka është duke u pushuar një ditë përpara ndeshjes së Zvicrës me Ishujt Faroe. Me një foto të postuar në rrjetet sociale ylli i Arsenal shkruan se është bërë gati të ndjekë ndeshjet Turqi-Kosovë dhe Shqipëri-Izrael.
Ai pret që sonte të shënojë edhe vëllai i tij, Taulanti kundër Izraelit. “Edhe stërvitja e fundit për ndeshjen nesër kundër Faroe Islands mbaroj.
Nesër në fushë vetëm për fitore. Tani po relaksohem duke shikuar ndeshjet Turqi - Kosovë dhe më pas atë Shqipëri - Israel.
Ishalla me fitore. Vëllai im i dashur, pres një Gol prej teje”, - ka shkruar Xhaka në Facebook.
Ky është gjarpri më helmues në botë
A e dini se kush është gjarpri më helmues në botë dhe ku gjendet ai? Nëse jo atëherë, bëni mirë të shikoni me vëmendje fotografitë e mëposhtme për të mësuar më shumë rreth kësaj kafshe vrasëse.
Ajo çfarë e bën të dallueshëm këtë lloj gjarpri ndryshe nga të tjerët është ngjyra e lëkurës së tij. Lëkura e gjarprit ka tre ngjyra, të kuqe, blu dhe të zezë.
Ky cilësohet gjarpri më helmues në botë për shkak të sasisë së madhe të helmit që mban në trupin e tij.
Ndërkohë që tek gjarpërinjtë e tjerë helmi ndodhet vetëm tek dhëmbët, tek ky gjarpër helmi ndodhet brenda trupit të tij, i cili del jashtë nëpërmjet venave që janë të lidhura me dhëmbët.
Video/ Filmi +18 me Rita Orën si aktore. Skena të forta dhe lojëra seksuale sado-mazo
Këngëtarja kosovare Rita Ora, ka bërë debutimin e saj në aktrim duke u paraqitur në vazhdimin e filmit kontrovers “50 Shades of Gray”. Dhe filmi i ri i cili tani mban titullin “50 Shades Darker”, nuk do të mund të shikohet nga të rinjtë nën moshën 18-vjeçe apo pa praninë e prindërve, sepse ky projekt është përplot përmbajtje të fuqishme seksuale dhe erotike, bëjnë të ditur mediat e huaja.
Në të vërtetë, ky film i cili premierën do ta ketë pikërisht më 14 shkurt të vitit të ardhshëm pra në Ditën e të Dashuruarve, as këtë herë nuk do t’i dëshpërojë pritjet e publikut, pasi Dakota Johnson dhe Jamie Dornan sërish do të paraqitet si çifti i cili praktikon lojëra seksuale sado-mazo.
Ndërsa publiku besnik me të drejtë pret që në këtë film të ketë më shumë lakuriqësi dhe gjuhë të pistë. Dhe këngëtarja kosovare pritet të ketë një paraqitje të nxehtë, edhe pse nuk do të ketë skena të seksit.
Kritikat për këtë vazhdim janë mjaft pozitive, edhe pse është kritikuar paska përmbajtja tepër eksplicite.
Dhe pikërisht kjo përmbajtje do të bëj që në shumë vende, sidomos ato komuniste dhe ato myslimane, ta censurojnë shfaqjen e këtij filmi. Si do që të jetë, numri i atyre që mezi e pret këtë film, është jashtëzakonisht i madh.
Video/ Izraeli në avantazh 1-0, Shqipëria ngel me 10 lojtarë
Izraeli ka kaluar në avantazh 1-0 përballë Shqipërisë e cila ka mbetur me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Berat Gjimshitit.
Në minutën e 18’ ishte Zahavi ai ci cili tregohet i saktë duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Përmbytjet në Dibër, ministrja Kodheli... dhe një urë në Vlorë
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka mbledhur pasditen e kësaj të shtune në Dibër Shtabin e Emergjencave, për të diskutuar mbi situatën e përmbytjeve.
Duke drejtuar mbledhjen, Kodheli ka deklaruar se situata më problematike paraqitet në Gjoricë, për shkak të prurjeve të lumit të Bulqizës dhe Drinit të Zi.
“Në Gjoricë po punojnë 15 trupa të Forcave të Armatosura dhe 6 mjete të rënda për të shmangur dëmet nga përmbytjet”,- ka thënë Kodheli.
Ministrja e Mbrojtjes ka bërë me dije se, FA janë në gatishmëri në të gjithë vendin, me qëllim për të forcuar argjinaturat e lumenjve. Ndërkohë, “një masiv dheu po rrezikon jetën e një familjeje në Fan, ku po punohet për zgjidhjen e situatës”,- ka shtuar Kodheli.
Video/ Përfundon pjesa e parë, Izreali në avantazh fal 11 metërshit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshje Shqipëri-Izrael me rezultatin 0-1, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Zahavit.
Një ndërhyrje jo e rregullt e bërë nga mbrojtësi i kombëtares,Berat Gjimshit e ka lënë skuadrën me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të mori ai.
Ndryshë nga 15 minutat e para të lojës, ku Shqipëria u vu re të kërkonte golin me dy raste konkrete, minutat që pasuar pas golit të parë ishin tepër të vështira, kjo për shkak edhe të disavantazhit në numrin e lojtarëve.
Në minutat e fundit të pjesës së parë është vënë re edhe një “gallërim” i kuqezinjve, në kohën kur Balaj është gjendur dy herë shumë pran golit, herën e parë është ndalur nga portieri, ndërsa të dytën ishte offside.
Më poshtë mund të shihni momentin e goditjes dhe realizimin e penalltisë:
Video/ Shikoni ndërhyrjen e Gjimshitit, a ishte penallti?
Berat Gjimshiti ka lënë Kombëtaren kuqezi me një lojtar më pak në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq.
Ndërhyrjen e Gjimshitit të cilën gjyqtari e vlerësoi për karton të kuq, mund ta shikoni në videon e mëposhtme dje gjykoni nëse ishte penallti apo jo.
Lidhje me ISIS? 150 persona shoqërohen nga Antiterrori
Shqipëri-Izrael/ Berisha përplaset me izraelitin, denohet me të kuq
Pas një momenti dyshues, autori i golit të parë të Izraelit ka kërkuar një tjetër penallti megjithëse nuk është akorduar asgje nga arbirti.
Portieri Berisha është përplasur me sulmuesit duke marr kështu kartonin e dytë për kombëtare.
Ky incident është shoqëriuar edhe më një 11 metërsh tjetër.
Foto/ 6 vjet burg për pornostaren më të famshme të Francës
Jasmine Arabia është një nga “mbretëreshat” e filmave me “dritë të kuqe” në Francë. Kohët e fundit mori pjesë edhe në një fushtë elektorale kundër Hiv Aids.
Por tashmë është në telashe. Të enjten u dënua për abuzim seksual dhe korrupsion ndaj një të mituri nga një gjykatë në Nicë.
26-vjeçarja me origjinë marrokene do të duhet të vuajë 6 vite burg pas një procesi që zgjati plot 6 vjet pas denoncimit të një minoreni.
U dënua me 15 vite burg edhe bashkëshorti i saj, Raphael.
Video/ Alban Hoxha dalje të gabuar, Izraeli shënon golin e dytë
Portieri i sapo futur në fushën e lojës, Alban Hoxha ka bërë një dalje të gabuar duke i dhën mundësi Izraelit të shënojë edhe golin e dytë.
Në minutën e ’66-të ishte Einbinder i cili përfitoi duke shënuar me portën e boshatisur.
Video/ ‘Kapitullon’ Shqipëria, Izraeli shënon golin e tretë
Izraeli ka shënuar edhe golin e tretë kundër Shqipërisë. Në minutën e ’84-t ishte Atar ai i cili gjen kohë të turpërojë portierin Alban Hoxha, duke i kaluar topin në një parabolë të vogël.
Shqipëri-Izrael mbyllet kështu me rezultatin e turpshëm 0-3 në “Elbasan Arena”, ndërkohë që Kombëtarja “Kuq e Zi” bie më poshtë në renditjen e grupit, duke djekur kështu shpresat për në “Rusia 2018”.
14/11/2016/...............................................
Landfilldi i Fierit kalon vetëm me votat e PS-së, abstenton LSI
Si në kohën e P. Luarasit/ Greqia, pranga dy shoferëve për libra shqip
Greqi/ Çonin libra shqip, pranga dy shoferëve të MPJ shqiptare
Greqi/ Ndalohen dy shoferë të Ministrisë së Jashtme shqiptare. Ja akuza
Dy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë janë arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi akuzohen se transportonin libra shqip. Dy shoferët, Altin Tafa dhe Agim Asllani, mësohet se janë ndaluar nga policia dhe pas kontrollit, atyre u janë gjetur abetare dhe libra shqip.
Ndalimi i tyre është bërë në Janinë, ku edhe janë shoqëruar në komisariatin e këtij qyteti.
Media greke thotë se, dy shoferët kishin me vete edhe harta të Shqipërisë së Madhe.
Arrestimi i dy shoferëve të Ministrisë së Jashtme pritet që të tensionojë më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë.
Policia greke i akuzon dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për transportim të materialeve propagandistike dhe për cenim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
NATO-ja: Kërcënimi rus po vjen, investoni në mbrojtje
Ish-Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fofh Rasmussen, ka paralajmëruar se kërcënimi i Donad Trump për t’i larguar forcat amerikane, mund ta bëjë që Putin të futet në Evropë dhe u ka kërkuar vendeve evropiane të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.
Rasmussen ka thënë se, nëse Amerika tërhiqet është e pashmangshme që Putini të mos përpiqet t’i afrohet Evropës Lindore, si dhe u bëri thirrje liderëve të BE-së që t’i përmbushin zotimet e tyre për të shpenzuar 2% të GDP-së në mbrojtje.
“Evropianët duhet të paguajnë më shumë për mbrojtjen. Nga 28 aleatë, kemi vetëm pesë të tillë që e përmbushin kriterin e 2 përqindëshit për momentin, përfshirë dhe SHBA-të”,- tha ia për për “BBC”.
Ai shtoi: “Nëse SHBA-të largohet nga Evropa, atëherë padyshim që Rusia do të avancojë dhe të ushtrojë një sjellje më kategorike në Lindje, e kjo do ta dobësonte sigurinë evropiane”.
Flasin terroristët: Ja si do të sulmonim izraelitët në ‘Loro Boriçi’
Dy prej të arrestuarve të akuzuar se do kryenin akte terroriste ndaj ekipit Izraelit, kanë pranuar të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe kanë treguar planin e sulmit në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
“Top-Channel”, duke iu referuar burimeve, raporton se dy nga të dyshuarit e arrestuar në Kosovë do sulmonin me eksplozivë dhe me armë zjarri stadiumin ‘Loro Boriçi’ sapo Kombëtarja e Izrelit do të mbërrinte.
Ndërkohë, grupi i të dyshuarve në Shqipëri do të ishin pjesë mbështetëse e terroristëve. Të katër të dyshuarit në Shqipëri, që mbahen në “arrest me burg”, nuk kanë pranuar të flasin duke mohuar çdo akuzë.
Përveç akuzës së aktit terrorist, ata mbahen në paraburgim edhe për rekrutim të shtetasve në luftimet në Siri dhe indoktrinim të besimtarëve në grupin terrorist ISIS.
Plani terrorist u zbulua nga shërbimet sekrete izraelite dhe SHISH, e për këtë arsye u ndryshua stadiumi dhe u vendos që ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit të luhej në “Elbasan Arena”.
Video/ Tjetër tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re
Zelanda e Re u godit nga një tjetër tërmet i fuqishëm, pas atij me manjitudë 7.5 që shkaktoi dy viktima dhe dëme të mëdha në infrastrukturën rrugore.
Komunikimi në rrugë tokësore me disa zona është ndërprerë tërësisht. Një nga rajonet më të goditura është Kaikoura.
Karaburun/ Digjet gomonia, dyshohet se transportonte drogë
Një gomone është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të hëne në ujërat e detit Jon, në afërsi të Karaburunit.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se, gomones i është vënë flaka kur ndodhej në afërsi të Gjirit të Granës, pasi po ndiqej nga policia, shkruan "Top Channel".
Personat që ndodheshin në bord e kanë braktisur mjetin dhe nuk janë identifikuar ende, ndërsa policia dyshon se në të po transportohej drogë.
Konspiracion! ‘Sulmet në stadium’ për të trembur tifozët Kuq e zi
Konspiracion! ‘Sulmet në stadium’ për të dekurajuar tifozët Kuqezi
Ndeshja Shqipëri Izrael u zhvillua nën kërcënimin e terrorrizmit. Frika dhe pakiku se ata ditë mund të kishte atentate nga grupime islamikësh ektremistë u përhapën ngado. Fillimisht u anullua ndeshja në Shkodër dhe më pas stadiumi u mbikqyr nga agjentët e Mosadit dhe nga snajperët shqiptarë.
Natyrisht e gjithë kjo shkaktoi panik dhe tutaltje të tifozëve të futbollit. Sepse dha mesazhin se është frikë të shkohet në stadium dhe bëri që shumë ndjekës fanatikë të kombëtares ta braktisin aventurën për të lënë jetën në stadiumin e Elbasanit.
Por tani që gjithçka shkoi kirë dhe nuk pati probleme, a mund të ngrihet pyetja se mos gjithë kjo qe një kurth? A mos qe kjo një manovër hebrejsh për t’i hequr kombëtares sonë tifozin e saj të 12?
Këtë ide e ka hedhur edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, një besimtar i devotshëm musliman, në një status të tij në Facebok: A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?!
Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij “boshlliku” që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti. Futbolli duhet të japë mesazh paqeje, e jo të krijojë panik, stres e përçarje.
Unë nuk e ndjej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla! Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre! Tjerët, le ta “gjejnë” të keqen diku tjetër, jo tek Shqiptarët".
"Të tjerët" që Mavraj nuk i përmend me emër me sa duket janë hebrejtë, lëvizjet e të cilëve, si cdo musliman edhe qëndërmbrojtësi i kombëtares i shikon me dyshim. Po a u bë vërtet gjithë ajo zhurmë me atentate, islamikë dhe Moasad, vetëm për arsye sportive?
Tani që asgjë nuk ndodhi dyshimet bëhen edhe më të mëdha. Por ndoshta e vërteta nuk do të merret vesh kurrë.
Foto/ Të kujt janë këto të pasme ‘bombolone’?
Ylli televiziv, Lauren Goodger, është e njohur për të pasmet e saj superseksi.
Kishin qarkulluar thashetheme se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike për zmadhimin e të pasmeve të saj, mirëpo këto pohime ajo i ka mohuar, shkruan Mirror.
30 vjeçarja mori vëmendjen e publikut me rastin e paraqitjes së saj në serialin televiziv “Towie” dhe paraqitjet ekstravagante të saj.
Çdo çun me pare do ta kishte zili Ceken e Beratit... për "bishën" që mban në krah
E kush nuk e mban mend të madhin Cekja i Beratit, i cili gjithmonë ka ditur të na bëjë për të qeshur pavarësisht brezave të ndryshëm.
Mirëpo këtë herë Cekja ka tërhequr vëmendje, jo prej batutave, por prej "bishës" nga Tirana që mban në krahë. Ai është fotografuar mbrëmjen e djeshme me këtë vajzë seksi në një nga baret e Tiranës dhe ditën e sotme fotot erdhën pranë “JetaOshQef”.
Vajza në krahun e Cekes mund të jetë edhe një fanse e tij. Dhe për sa i përket kësaj padyshim që çdo artist i ri do ta kishte zili Ceken, por nëse është diçka më shumë atëherë çuna paçi fatin e Cekes.../JOQ/
Rusia nxjerr ‘përbindëshin me krahë’, bombarduesin strategjik
Foto/ Njihuni me ‘përbindëshin me krahë’, bombarduesi atomik rus
“Tu-160” është “përbindëshi” rus me krahë, i aftë që ti bëjë një bombardim atomik rruzullit tokësor në më pak se 24 orë rreth e qark.
Ky bombardues supersonik, që në pamje të parë përngjason me ish-avionin luksoz franko-britanik të e pasagjerëve “Concorde”, në fakt ka një mision krejt të ndryshëm nga ai.
“Tu-160-bomber” është një bombardues strategjik atomik në shërbim të Forcave ajrore të Federatës Ruse, i aftë të çojë tonelata me bomba konvencionale por dhe bërthamore në të gjitha skajet e tokës, ditën dhe natën, në çdo lloj kushti atmosferik, si dhe të bëjë bombardime “kapilare” (me saktësi të lartë) nga lartësi të mëdha.
“Tu-160-bomber” është i pajisur me një sistem aparaturash dhe radarësh tepër të sofistikuar dhe kap një shpejtësi maksimale prej 2220 km/orë.
Foto/ Fshatrat alpinë shqiptarë që mahnitën turistët gjermanë
Si po zhvillohet turizmi në fshatrat e Luginës së Nikaj-Mërturit, vendi midis dy lumenjve që nuk shterojnë kurrë. Bjeshkët e Salcës, Shtërziqja e Brisës, Logu i Gurrës, Okoli i Palçit, Listrami i Btoshës, T’herme, Rruku i Nikajve e të tjera vende, janë kthyer në destinacion shumë i pëlqyer për turistët gjermanë.
Janë tri fshatra në krahinën e Nikaj-Mërturit, Salcë, Palç dhe Btoshë, ndër shumë të tjera të kësaj krahine që dita-ditës po kthehen në vende të prefereuara për turistë vendas e të huaj.
Krahina e Nikaj-Mërturit, ka një numër shumë të madh pikash turistike, ndër të cilat e më kryesorja është ajo e Currajve të Epërm.
Lugina e Nikaj-Mërturit përshkohet nga dy lumenj që nuk shterojnë asnjë herë. Këta lumenj janë: Lumi i Nikajve dhe lumi i Mërturit.
Lumi i Nikajve e ka burimin e tij nga lugina e Ndërmanjës (Lumi i Zi) ose Bjeshkët e Gjonpepajve e të Kapitit dhe kalon midis shpatit të Currajve e fshatrave Kapit, Gjonpepaj e Lekbibaj dhe në vazhdim bashkohet me lumin e Mërturit në Jugperëndim të fshatit Curraj i Poshtëm.
Lumi i Mërturit e ka burimin e tij në Curraj të Epërm, ndjek rrjedhjen e tij midis Malit të Theposur, afër lagjes Mulaj, ndanë Shën Gjergjin nga Curraj i Poshtëm dhe poshtë këtij fshati bashkohet me lumin e Nikajve dhe të dy së bashku vazhdojnë rrjedhjen e tyre midis fshatit Raje e Tetaj dhe derdhen në lumin Drin.
Infrastruktura rrugore e ka penguar e vazhdon ta pengojë zhvillimin e turizmit në këto vende. Vështirësitë në infrastrukturë nuk e kanë penguar një grup turistësh e gazetarësh gjermanë, për të shkuar deri në fshatin Brisë, njëri prej vendeve me terrenin më të thyer në luginën e Nikaj-Mërturit.
Bashkë me mikpritjen karakteristike për zonën e Nikaj-Mërturit, turistët gjermanë janë magjepsur me trashëgiminë kulturore që ka kjo zonë. Janë kullat, të parat me të cilat mahniten turistët.
Kulla e Thepit (Ngujimit), në fshatin e bukur të Curraj Epër; Kulla në Sukullar, në Qeresh; Kulla e Ukshin Brahimit, në Mulaj; Kulla mbi 300 vjeçare e Kurtesh Kurtit, në fshatin Lekbibaj; Kulla e Deli Tahirit, në Salcë; Kulla e Qëndresës, në Brisë.
Kulla e Deli Tahirit, është bash në mes të rrugës, nga fshati Salcë drejt Brisës. Është një kullë që mban shumë histori, traditë e mikpritjeje, kuvendesh e mbledhjesh, luftrash me trima e trimëresha.
“Trim si Deli Tahiri”, thuhej dikur në Malësinë e Veriut. Pjesëmarrës në disa luftra ndaj turkut e serbo-malazezëve, njëri nga organizatorët dhe drejtuesit kryesor në luftën e 1910 kundër forcave të Dërgut Pashës./27.al/
Video/ Dajt, çfarë po i bën kësaj zoçke brenda më makinë diplomati i huaj?
Kemi krijuar në kokën tonë idenë se përfaqësuesit dhe diplomatët e huaj janë shembulli që duhet të ndiqen nga të gjithë qytetarët. Ata bëjnë një jetë relativisht të mirë, nuk iu mungon asgjë, kanë të ardhura të mira, lëvizin thuajse gjithmonë me shofer dhe truproja, e në fund të ditës, bëjnë detyrat e tyre si përfaqësues të një shteti në një shtet tjetër.
Ditën e djeshme një qytetar i Tiranës ka arritur të shkatërrojë këtë mendim e imazh që ne kemi krijuar në kokën tonë për diplomatët. Ai ka dërguar në redaksinë e “Jetaoshqef” një video, në të cilën duket fare mirë një person brenda një autoveture SUV me targa diplomatike “CD 23 31 B” teksa bënte xhiro në Dajt.
“Në fakt, ishte ditë e hënë, jo e diel, por kjo nuk është se ka shumë rëndësi, ajo që bie në sy është fakti se personi, që mund të jetë diplomat apo jo, e ka kthyer makinën në një autoshkollë, ndërsa në prehër mban një zoçkë 20-vjeçare”,- thotë raportuesi i “Jetaoshqef”.
Personi brenda automjetit diplomatik duket se ka dashur t’i mësojë drejtimin e makinës në rrugët e Dajtit vajzës që ka në prehër, por ne bëhemi kurioz të dimë: a e ka vënë rripin e sigurimit diplomati dhe zoçka e tij?
Po dritat pse nuk i ka ndezur, siç bëjnë të gjithë, edhe gjatë ditës?
Në fund kemi dy pyetje të tjera interesante: Sa para paguhet diplomati për të bërë rolin e autoshkollës? Apo ia ka bërë falas kësaj vajze dhe më pas ka ditur ajo ta shpërblejë?
E në fund të fundit, po të ishte shkaktuar ndonjë aksident, mund të themi me bindje se të gjitë do të dinin shumë mirë të mbronin e të mbulonin këtë veprim të shëmtuar përpara të gjithë botës. Shpresojmë që dikush të ndëshkohet, se qytetarët e thjeshtë gjobiten sa thyhen në mes për një mosvendosje rripi, ndërsa këta, edhe me makinë diplomatike, edhe mbajnë zoçka në prehër gjatë drejtimit të automjetit./JOQ/
Lirohen dy shoferët e Ministrisë së Jashtme Shqiptare që u arrestuan në Greqi
Policia e Janinës ka liruar dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, të cilët u arrestuan pasi po transportonin libra në gjuhën shqipe në shtetin grek.
Për këtë çështje ndërhynë Ministria e Jashtme dhe ambasada shqiptare në Athinë.
Dy shoferët që u shoqëruan në policinë e Janinës janë Altin Tafa dhe Agim Asllani.
Sipas pretendimeve të palës greke, dy shoferët e Ministrisë sonë të Jashtme kishin harta të “Shqipërisë së Madhe”.
Ndërsa MPJ shqiptare sqaron se, tekstet në gjuhën shqipe janë për fëmijët e emigrantëve që jetojnë në Greqi dhe nuk kanë asnjë përmbajtje nacionaliste.
Durrës/ Eksplozivi në makinë, shënjestër nëndrejtori i ALUIZNI-t, i afërm i Vangjush Dakos
Personit që iu vendos lëndë plasëse në makinë në qytetin e Durrësit është nëndrejtori i ALUIZNI-t në qytetin bregdetar dhe i afërm i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
Shpërthimi ndodhi në shëtitoren ‘Taulantia’ dhe dyshohet se ngjarja ishte më shumë një paralajmërim se sa atentat. Kjo për shkak të sasisë së vogël të tritolit të vendosur në pjesën e përparme të fuoristradës Land Rover.
Theksojmë gjithashtu se në makinë nuk kishte asnjë person kur ndodhi shpërthimi, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Pronari i automjetit është me iniciale A.S dhe nga verifikimet e para të policisë nuk rezulton të jetë me precedent penal. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe identifikimin e autorit
Rrëzohet një avion rus “Mig-29” në Mesdhe
Një avion luftarak rus u përplas në Mesdhe pak minuta pasi u ngrit në fluturim nga aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznetsov” që gjendet pranë brigjeve të Sirisë.
Tre avionë “Mig-29” u ngritën nga aeroplanmbajtësja e epokës sovjetike dhe fluturuan në drejtim të Sirisë, por një prej tyre, u kthye pas dhe u përpoq të kthehej në bordin e saj.
Mediat raportojnë se avioni u detyrua të kthehej për shkak të një defekti teknik dhe u përplas në Mesdhe, ndërsa piloti po përpiqej ta ulte në aeroplanmbajtëse.
Zyrtarë rusë raportuan se piloti u katapultua nga avioni në avari dhe pasi u shpëtua, u verifikua që nuk kishte asnjë dëmtim. Flota ruse i kërkoi të gjitha mjeteve lundruese në zonë që të qëndrojnë të paktën 5 milje detare larg vendit të rrëzimit, ndërsa kanë nisur hetimet për të zyrtarizuar shkakun e përplasjes.
Lajmi për rrëzimin e avionit rus vjen ndërsa Moska po përgatit bombardierët me rreze të gjatë veprimi Tu95 dhe Tu160 për sulmet e ardhshme në Siri.
Ekspertët thonë se humbja e një avioni luftarak, ndërsa nuk përbën asnjë problem material për Rusinë, është mjaft e sikletshme për debutimin e aeroplanmbajtëses së saj të vetme në luftën e Sirisë./TCh/
Studentja e Juridikut me performancë hot në ambientet e fakultetit
Ditën e sotme mediat serbe kanë publikuar një foto nga ambientet e brendshme të Fakultetit Juridik në Universitetin e Beogradit. Siç e shihni në foto një vajzë e veshur në mënyrë shumë ekstravagante dhe "hot", pret të futet në provim.
Kodi i veshjes i Universitetit të Beogradit sipas gazetës "Zëri" e ndalon këtë studente të vishet në këtë mënyrë brenda ambienteve të fakultetit.
15/11/2016/............................................
Obama në Athinë: Së bashku për të kaluar sfidat
Shefi i Shtëpisë së Bardhë u takua në Greqi me Presidentin Prokopis Pavlopoulos dhe Kryeministrin Alexis Tsipras, me të cilin u shfaq më pas në një konferencë për shtyp.
Presidenti amerikan tha se ka zhvillime pozitive në Greqi, por po ashtu ende shumë punë për të bërë.
"Jemi të lumtur që fillon një fazë e re dhe situata po përmirësohet. Ka ende shumë sfida për të kaluar, por së bashku krah për krah do të përballemi me to”,- tha Obama.
Obama përshëndeti popullin grek për vlerat njerëzore, siç tha ai që tregoi me krizën e emigrantëve, por tha se është e rëndësishme që një vend i vetëm të mos mbajë gjithë peshën e kësaj sfide.
Nga ana e tij, Presidenti grek Pavlopulos falenderoi Obamën për mbështetjen e SHBA në krizën greke dhe shprehu bindjen se të njëjtën mbështetje do të ketë sërish prej Presidentit të sapo zgjedhur Donald Trump.
Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Greqi, obama do të mbajë një fjalim për politikën e jashtme si dhe do të vizitojë Akropolin.
Vizita e Obamës, i cili është dhe presidenti i katërt amerikan që shkon në Greqi, pas Ajzenahauerit, Bushit të madh dhe Klintonit, e ka paralizuar Athinën me masa tepër të larta sigurie.
Rreth 5000 policë grekë dhe 500 agjentë amerikanë po sigurojnë jetën e Presidentit.
Dy satelitë ushtarakë janë pozicionuar mbi territorin grek, ndërsa zona detare në Gjirin e Glifadhës, ku ndodhet hoteli ku do qëndron obama është e mbyllur për 30 orë./TCh/
U mbyll derën mediave/ Vlahutin nuk lejon gazetarët në Këshillin e Integrimit
Këshilli Kombëtar i Integrimit u mblodh me pjesëmarrjen e ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, e cila për prezantimin e progres-raportit të fundit kishte kërkuar që të mos kishte prezencë të medias. Kamerat u lejuan vetëm për pak minuta, gjatë të cilave kryetarja e këtij Këshilli, Majlinda Bregu, i kërkoi Qeverisë të sjellë strategjinë e veprimit.
Pas rekomandimit për hapjen e negociatave, Majlinda Bregu i kërkon Qeverisë të mos flejë mbi dafina.
Si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, deputetja opozitare rekomandoi hartimin sa më shpejt të një strategjie veprimi deri në momentin e nisjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, por e bëri të qartë se nuk kënaqet me rolin e spektaktorit.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, socialistja Arta Dade, i tërhoqi veshët politikës në të dyja krahët, në lidhje me pengesat që i kanë sjellë procesit të integrimit.
Ndryshe nga sa ndodh zakonisht me mbledhjet e Këshillit të Integrimit, të cilat transmenton live nga televizionet e interesuara, këtë herë medias iu kërkua të dalë nga salla para se ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, të niste prezantimin e progres-raportit.
“ABCnews” mësoi se largimin e medias e ka kërkuar vetë përfaqësuesja e Brukselit. Disa pjesë nga fjala e ambasadores Vlahutin u postuan në Twitter nga zyra e BE-së në Tiranë./ABCnews/
‘Xhihadistët flasin në telefon nga burgu me ISIS-in në Siri e Turqi’
Prokuroria për krime të rënda zbardh bisedat telefonike të disa prej 9 të dënuarve që ndodhen në burg, për rekrutimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimane në Siri e Irak. Burimet i thanë “ABC News” se ata flasin në telefon arabisht me abonente në Siri, Irak dhe Turqi.
Tre nga 9 të dënuarit nga Gjykata e Krimeve të Rënda për dërgimin e besimtarëve mysliman pranë organizatës terroriste ISIS, nga burgu komunikojnë me telefon me bashkëpunëtoret e tyre që ndodhen në Siri, Irak e Turqi.
Njësia e antiterrorit të Policisë së Shtetit dhe Prokuroria për Krime të Rënda, kanë siguruar një material voluminoz përgjimi, që provon se nga burgu disa nga 9 të dënuarit komunikojnë me shtetas shqiptar dhe të huaj që dyshohet se janë pjesë e ISIS-it në Siri, Irak e Turqi.
Sipas akuzës, telefonatat janë bërë nga kabinat e paraburgimit dhe burgjeve ku 9 të dënuarit janë izoluar, me numra të shteteve si Siria, Iraku dhe Turqia. Disa nga këto biseda, thonë burimet janë transkriptuar ku të dënuarit komunikojnë dhe interesohen për gjendjen e shqiptarëve që ndodhen atje dhe suksesin e ushtarëve të ISIS-it kundër ushtarëve të regjimit të Bashar-Al-asadit.
Mësohet se nga burgu, të dënuarit komunikonin edhe me 4 të arrestuarit e ditëve të fundit, Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani. Burimet thonë se komunikimet më të shpeshta me të dënuarit i mbante mjeku i Malësisë së Madhe Protopapa, që dyshohet si bashkëpunëtor i disa shtetasve nga Kosova dhe Maqedonia për të kryer akte terroriste në Shqipëri.
Në shumicën e rasteve, mësohet se bisedat e të dënuarve me shtetasit shqipt7ar dhe të huaj është bërë në gjuhën arabe dhe që po pritet zbardhja dhe përkthimi i tyre për të parë nëse ka ndonjë bisedë me vlerë për hetimin e nisur për sulme terroriste në Shqipëri.
Nga ana tjetër, prokurorët mësohet se kanë kërkuar sekuestrimi e librave të takimeve të 9 të dënuarve që kanë zhvilluar brenda institucioneve të paraburgimit në Tiranë.
Veprim ky për të zbardhur takimet e mundshme me personat e tjerë jashtë rrethit familjarë, për shkak të dyshimeve se edhe pse të dënuar dhe të izoluar në burg, ata vazhdojnë kontaktet me besimtar të tjerë, me të cilët komunikojnë për ti ofruar ndihmë myslimanëve në luftën e Sirisë dhe Irakut për krijimin e një shteti islamik.
Foto/ Ashley James “ngre” temperaturat në Ibiza
Ashley James njihet për trupin e saj mahnitës me bikini.
Nuk ishte çudi që bukuroshja 29 vjeçare dukej tepër seksi teksa është fotografuar duke shijuar diellin e Ibizës.
E veshur me bikini, ylli i reality show vodhi vëmendjen e të gjithëve.
Foto/ Obama viziton Athinën, "blindohet" kryeqyteti grek
Efekti Trump mund të krisë BE e për rrjedhim mund të sjellë braktisjen nga perëndimi
Frika nga policia, trafikantët braktisën dhe dogjën gomonen me drogë në Karaburun
Euro zbret në nivelin më të ulët të vitit. A po ndikon shitja e kanabisit?
Vendet që nuk plotësojnë detyrimin e NATO-s, mes tyre dhe Shqipëria
Kryeministri Rama emëron këshilltaren e tij si drejtoreshë të INSTAT-it
Rreth një vit pasi u nda nga jeta ish-drejtori i INSTAT, Gjergj Filipi, kryeministri Rama ka emëruar në krye të këtij institucioni Delina Ibrahimajn, e cila deri më tani ishte këshilltare e kryeministrit për të dhënat dhe statistikat në Kryeministri.
“Prej datës 11 nëntor 2016, në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT) është emëruar Znj. Delina Ibrahimaj. Duke uruar punë të mbarë, shprehim angazhimin dhe bindjen për një bashkëpunim të suksesshëm në vazhdimësi”,- thuhet në njoftimin e shkurtër të INSTAT.
Shantazh për hashashin, adoleshentët gjobitën djalin e ish-deputetit
Berisha: Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në ATP, e dënuar më parë për korrupsion
Ben Blushi dhe Blendi Fevziu “kokë më kokë” në panairin e librit
Zbulohet videoja/ Ja si i tall Elvana rivalet e saj
Elvana imiton, madje me shumë sukses. Këtë “talent” të fshehur ajo e ka shfaqur mbrëmjen e djeshme, në darkën e organizuar nga Valdrin Sahiti.
Pasi të ftuarit darkuan, atmosfera fillimisht ndryshoi nga këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno, dhe më pas nga të ftuarit e tjerë, shumica e tyre këngëtarë.
Mikrofonin nuk hezitoi ta merrte as Elvana, e cila përveç këndimit, surprizoi të pranishmit edhe me talentin e saj në imitim.
Orinda Huta, Jonida Maliqi, Julka, Anjeza Shahini dhe Tuna ishin disa nga zërat që ajo imitoi me sukses, duke shkaktuar shumë të qeshura në sallën ku u mbajt darka.
Foto/ Nuk vesh recipeta, por i del gjoksi jashtë kontrollit
Sallie Axl ka arritur në faqet e tabloideve të njohura falë veshjes së saj, kur është fotografuar gjatë rrugës për të shkuarjes në një festë në Liverpul. Ish-banorja e versionit britanik të “Big Brother” ishte veshur me një kostum të gjelbër, që në pjesën e sipërme ekspozonte shumë.
Modelja kishte vendosur që të mos vishte jelekë, prandaj gjoksin e kishte lirshëm shumë të ekspozuar.
Por në momente të caktuara asaj i dolën gjinjtë jashtë kontrollit të kanotieres, aq saqë pjesë të tyre ishin kapur edhe nga fotografët.
PAA: Po cënohet fushata elektorale për kreun e Bashkisë së Kolonjës
Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar në lidhje me disa veprime dhe akte që, sipas saj, po cënojnë rëndë fushatën elektorale për kreun e Bashkisë Kolonjë.
“Po konstatojmë në Kolonjë investime elektorale të “Rilindjes”, me të cilat jo vetëm që nuk pajtohemi, por i konsiderojmë forma të pamoralshme për të marrë vota. Investimet po bëhen në disa zona të Kolonjës ku banorët jetojnë nën minimumin jetik dhe ku varfëria është ulur këmbëkryq”,- tha zëdhënësja e PAA-së, Deni Turhani.
“Punonjës të administratës publike, kryesisht në Ersekë e Leskovik, ndihen të kërcënuar pasi PS-ja po imponon monitorimin e votës duke urdhëruar që të votojnë me shenja të veçanta në fletët e votimit.
I bëjmë thirrje KQZ-së që në këto kushte të shikojë mundësinë e nxjerrjes së një udhëzimi të veçantë, ku të bëjë me dije se çdo fletë votimi me shenja të veçanta të konsiderohet e pavlefshme. Të ndalet raprezalja ndaj votuesve dhe punonjësve të administratës publike”,- shtoi zëdhënësja e PAA-së.
Godet pornostarja: Votuesit e Trump-it e kanë të vogël
Ajo është një emër i njohur në industrinë e pornos dhe ka dhënë mendimin e saj lidhur me zgjedhjet në SHBA, të cilat nxorën fitues Donald Trump.
Valentina Nappi, pornostare italiane, që jeton dhe punon në California, ka thënë se “votuesit e Trump-it e kanë të vogël”.
“Votuesit te Trump janë meshkuj të bardhë të acaruar dhe me testosteronin e lartë dhe ndoshta e hanë pas. Madje kanë edhe vegël të vogël”,- deklaroi ajo për një radio italiane.
“Shpresoj që mos të më përzënë nga Kalifornia pas këtyre që thashë”,- tha me shaka pornostarja.
Si të mos lejoni që era e keqe e gojës t'ju prish seksin e mëngjesit
Londër/ Bar-Kafeja e shqiptarëve merr çmimin "Love London Awards”
Abedin Shahini dhe Samir Maqedonci, janë bashkëpronarë të kafe barit “My Place”, në Londër, dhe të njëjtit janë shpërblyer si më të mirët në “Love London Awards”, çmim ky i cili sapo i është konfirmuar.
Për këtë çmim ka njoftuar vet Samir Maqedonci, i cili ka njoftuar se ky çmim i madh i ka takuar pikërisht lokalit të tyre.
Mirëpo, ky çmim nuk është i pari për këtë loakal, interieri i të cilit është punuar nga arkitekti shqiptar Përparim Rama, pasi që, “My Place”, brenda këtij viti ka zënë vendin e parë edhe në “London Lifestyle Awards 2016”./kultplus/
BBC “zbulon” dyqanin Hillary në Prishtinë
Pak metra larg statujës së presidentit Bill Clinton, në kryeqytetin shqiptar të Prishtinës gjendet një dyqan veshjesh për gra i quajur “Hillary”.
Jo shumë të kënaqur me fushatën e kandidates, por pronarët e dyqanit ofrojnë një gamë të gjerë veshjesh të stilit të zonjës Clinton.
Shini në linkun më poshtë reportazhin e BBC.
“Më jep paratë se të futa në lavatriçe”... pranga shqiptarit në Itali
Foto/ Ja përse Trump-ët s’kanë nevojë për paratë e amerikanëve...
E vendosur në katet e fundit të kullës së tij 68-katëshe Trump Tower, ky është apartamenti luksoz i Donald dhe Melany Trump. Çifti shpenzon kohën më të madhe pikërisht në këto hapësira të florinjta.
I projektuar për t’i ngjarë pallatit të Versajes, hapësira e ndërtuar në tre kate, të le pafjalë që në hyrje. Dera me ar dhe diamante, ndërsa në brendësi gjen plot hapësira ku floriri 24 karat nuk është kursyer.
Luksi i tepruar vihet re që nga vazot e deri tek ambazhuret, tavanet e pikturua dhe muret me mermer.
Ajo që do i kishin zili të gjithë këtij apartamenti është pamja e pashoqe nga dritaret e mëdha ku duket Centeral Park. Sipas ekspertëve të pasurive të luajtshme, luksi i shfrenuar i Donald dhe Melany Trump mund të shitet deri në 100 milionë.
‘Ho 229’ avioni i vetëm i mbijetuar më i sofistikuar i Hitlerit
Avioni “Horten Ho 229” është i njohur përgjithësisht nga disa emra të veçantë. Avioni u quajt H.IX. nga vëllezërit Horten.
Identiteti i “Ho 229” ishte dhënë nga ministria gjermane e Aviacionit. Ndonjëherë, ai po ashtu është quajtur “Gotha Go 229” sepse Gothaer Waggonfabrik ishte emri i prodhuesit gjerman të avionit.
Së fundmi avioni në fjalë është quajtur “Hitler’s Stealth fighter”. Ai ishte avioni i parë me elementët që e bënin të vështirë identifikimin e tij nga radarët.
Avioni i Hitlerit ishte një nga avionët më të sofistikuar të kohës dhe i vetmi i mbijetuar nga Lufta e Dytë Botërore.
Athinë/ Obama takohet me Tsipras: Ekonomia greke, në rritje. T’i jepet zgjidhje borxhit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ndodhet në Athinë ku po zhvillon një vizitë dy ditore. Obama mbërriti në kryeqytetin grek mesditën e sotme dhe më pas zhvilloi një takim me Presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.
Gjatë pasdites, kreu i Shtëpisë së Bardhë u prit në takim nga Kryeministri Alexis Tsipras, me të cilin diskutuan për ekonominë greke dhe sfidat globale.
“Tani që ekonomia greke është në një trajektore rritëse, është koha për të zgjidhur borxhin”,- u shpreh Presidenti Barack Obama.
Nga ana tjetër, Kryeministri Tsipras theksoi se Greqia nuk është në gjendje që të përballojë një tjetër plan masash shtrënguese dhe u shpreh optimist se Kancelarja gjermane Angela Merkel do të jetë dakord për masat e tjera të lehtësimit të borxhit.
Presidenti amerikan falenderoi Greqinë për aleancën me SHBA dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa theksoi se do të vazhdojë të ndihmojë shtetin grek në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike.
Pamjet mahnitëse të vendeve të braktisura nga njeriu...
Ka vende të ndryshme nëpër botë që janë braktisur prej kohësh nga njeriu, duke lënë natyrën të “kujdeset” për to.
Pamjet e tyre duken sa interesante, aq edhe të frikshme dhe na bëjnë të mendojmë se si do të ishte bota në të ardhmen nëse njerëzimi nuk do të ekzistojë më.
Brigt Side ka përmbledhur 25 imazhe të vendeve të braktisura anembanë botës, për të treguar bukuritë misterioze të tyre.
Foto/ Këto kafshë mund të mos i keni parë kurrë
Sjellja e tyre është e ngjashme me atë të llojeve të tjera të dhelprave, por dallohen për veçoritë e pazakonta të fytyrës.
Ky brejtës i vogël u kap për herë të parë në film në vitin 2007. Jetojnë në disa pjesë të Kinës dhe Mongolisë.
Jetojnë në Honduras dhe në pjesë të tjera të Amerikës së Jugut.
Këta zogj parahistorik janë gjetur në kënetat e Sudanit të Jugut dhe në vendet fqinje afrikane.
Gjenden në Kinën qendrore dhe janë të rrezikuar për shkak të humbjes së habitatit, për lesh, mishin e tyre dhe si përdorim në mjekësi tradicionale.
Ndërsa kjo merimangë e rrallë është shumë e bukur, shumë pak dihet rreth saj përveç që jeton në Amerikën e Jugut.
Këto armadillo janë të vogla dhe gjenden në Argjentinë.
Është grabitqari më i madh në Madagaskar dhe është një përzierje e çuditshme në mes të një nuselale dhe një mace.
Kush ishte burri që refuzoi të përshëndeste Hitlerin?
Foto-Video/ Tokë, det, ajër... Rusia nis ‘sulmin final’ kundër ISIS
16/11/2016/.....................................................
KE vlerëson rritjen ekonomike: Shqipëria, ecuri të mirë
Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Komisioni Europian ka dhënë vlerësime pozitive për ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti.
“Megjithëse ambienti i jashtëm ishte sfidues, rritja reale e prodhimit kombëtar ishte 2.8 për qind vitin e kaluar dhe u përshpejtua më tej në tremujorin e parë të 2016-s”.
Por Komisioni i kërkon qeverisë të vazhdojë politikën e uljes së borxhit, për të reduktuar rreziqet e financave publike dhe ekonominë kombëtare.
Pas vitit 2011, borxhi publik ka ardhur në rritje duke kapërcyer mbi 70 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Kjo shifër mbetet më e lartë se vendet e tjera, megjithatë, këtë vit borxhi pritet të bjerë.
Sipas Komisionit, falë edhe bashkëpunimit me Fondin Monetar, dy vitet e fundit Shqipëria ka ndërmarrë një sërë masash për të përmirësuar qeverisjen fiskale dhe ulur rreziqet në ekonomi.
“Në qershor të vitit 2014 u miratua një rregull fiskal, i cili detyron qeverinë të ulë borxhin vit pas viti, deri në 45 për qind të prodhimit kombëtar”.
Por veç borxhit, një tjetër burim rreziku sipas raportit mbetet niveli i lartë i kredive të këqija, i cili frenon bankat të japin kredi. Për këtë, Komisioni iu kërkon autoriteteve të vazhdojnë zbatimin e planit kombëtar për uljen e kredive të këqija dhe të inkurajojnë përdorimin më të madh të lekut në sistemin financiar./TCh/
Si gënjeu Tsipras për Trump-in
Audio-përgjimi/ Një ministër kapet duke folur për emërime partiake
Sonte, emisioni “STOP” në “Tv Klan” do të transmetojë një përgjim audio të një ministri të qeverisë “Rama”. “Lapsi.al” mësoi se, ministri është përgjuar duke folur për emërime dhe shkarkime në administratë dhe nga anon balanca e raportit parti-shtet.
Stafi i emisionit nuk ka dashur ta bëjë publik emrin e ministrit./Lapsi.al/
Letër erotike 12-vjeçares/ Autori trondit gjyqin: Më tërhiqte seksualisht
Radhë automjetesh në Morinë, energjia mungon prej 12 orësh
Prej të paktën 12 orësh në pikët kufitare të Morinës mungon energjia elektrike. Shkak është bërë një defekt i rëndë në linjën e transmetimit të tensionit të lartë të energjisë, që furnizon të gjithë zonën.
Kjo ka bërë që të ketë radhë të gjatë pritje nga automjetet. Mungesa e energjisë elektrike detyron punonjësit e doganës që të përpunojnë në mënyrë manuale të dhënat duke qenë se sistemi nuk punon.
OSHEE në Kukës njofton se për shkak të defektit pa energji përveç Kukësit është edhe Hasi e Tropoja, ndërkohë që punonjësit janë të shpërndarë në terren për rikthimin e energjisë elektrike.
Tritoli në Fushë Krujë, ndalohen tre persona. Shënjestra e sulmit pronari i një rrobaqepësie
Vrasësi i nënë e bijë kërkon lirinë në gjykatë. Ja çfarë u tha sot Marjan Rroku gjykatësve
Marjan Rroku, ish-shikasi i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Alda Canajt dhe nënës së saj Mbarimes, nis një tjetër përballje me drejtësinë shqiptare.
Pasi iu refuzua kërkesa për rigjykim të çështjes, ish-studenti i fizikës bërthamore bëri kërkesën e radhës në Gjykatën e Tiranës, duke këmbëngulur për të dalë në liri, me arsyetimin se vendimi i shkallës së parë, është i pavlefshëm, pasi nuk përmban firmat e tre anëtarëve të trupit gjykues që kanë shqyrtuar çështjen penale ndaj tij.
Për më shumë se 40 minuta, Rroku paraqiti para gjykatës arsyet e pavlefshmërisë së vendimit dhe për rrjedhojë edhe të urdhrit të ekzekutimit që e mban prapa hekurave. Në sy binte fakti, se Marjan Rroku kishte zgjedhur të mbrohej vetë para gjykatës dhe nuk kishte marrë avokat.
Rroku i tha gjykatës se e kupton sa e vështirë është për një gjykatës të vendosë për një të dënuar me burgim të përjetshëm, në një shoqëri paragjykuese, por teksa kërkonte lirinë citoi shprehjen:
“Drejtësia të vihet në vend, pa qielli lë të çahet”. Prokurori Hysen Keta, tha se kërkesa e Marjan Rrokut duhet të rrëzohet si e pabazuar në prova dhe ligj. Edhe gjykatësi Gerd Hoxha, në përfundim të gjykimit e rrëzoi kërkesën e ish-shikasit, si të pabazuar dhe i shpjegoj të dënuarit me burgim të perjetshëm, se kërkesa e tij është bërë jashtë çdo afati.
Gjithashtu gjykatësi sqaroi se vendimi me shkrim dore që ndodhet në dosjen gjyqësore, mban firmat e tre gjykatësve. Marjan Rroku është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e dyfishtë para pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Ai është dënuar përjetësisht në mungesë. Gjatë vite më parë, u arrestua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas një beteje thuajse më shume së 3 vjeçare kundër ekstradimit, u soll me pranga në duar në Shqipëri. Aktualisht vuan dënimin në burgun e Fushë Krujës./BW/
Surpriza, çdo shqiptar do paguajë nga 5 euro për të hyrë në Europë. Ja arsyeja
Kush kërkon që të hyjë në Europë në të ardhmen e afërt do të duhet të paguajë një taksë shtesë prej 5 euro. Të paktën këtë parashikon plani i ri i Bashkimit Europian për të shtrënguar disi kontrollin ndaj të huajve që hyjnë në rajon dhe që nuk kanë nevojë të pajisen me vizë.
Skema do të aplikohej menjëherë pas aprovimit nga parlamenti europian për qytetarët e dy shteteve, Shqipërisë dhe Serbisë, të vetmet vende europiane jo anëtare të bashkimit europian, qytetarët e të cilave udhëtojnë pa viza në vendet e unionit.
vetëm shqiptarët dhe serbët do të preken menjëherë nga skema e re. Kjo taksë do të paguhet për një kontroll më të detajuar të dokumenteve dhe të identitetit të personave që kërkojnë të udhëtojnë.
Komisioni Europian shpreson se kjo strategji të parandalojë disi aksesin e militantëve të të ashtuquajturit shteti islamik, kriminelëve të ndryshëm apo edhe emigrantëve të jashtëligjshëm në rajon.
Sistemi i ri i kontrollit do të përmbajë taksën prej 5 euro në mënyrë që të jetë i vetë-financuar. Komisioni Europian vlerëson se kosto e skemës së re do të jetë pranë 200 milionë euro dhe rreth 85 milionë euro kosto mbarëvajtje çdo vit.
Skema e re do të mundësojë qytetarëve që në harkun e pak minutave të marrin një leje kalimi 5-vjeçare për të udhëtuar në këto vende. Skema është e ngjashme me ato të vendeve të tjera, si Shtetet e Bashkuara apo Kanadaja./ScanTv/
Avokate me trup më seksi se kjo nuk keni parë, shihni çfarë formash ka
Yarden Hamam po tërheq vëmendjen e gjithë botës për shkak të formave të saj trupore. Avokatja që punon në Tel Aviv tashmë ka me miliona ndjekës në faqen e saj, pasi shpesh publikon foto superseksi.
Yarden cilësohet si një nga femrat më të bukura të planetit, edhe pse avokatja thotë që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga profesioni i saj për t’u marrë me modeling.
Erdogan “e pakëzon” me emrin e tij super-helikopterin e ri luftarak
Ndon se është një patentë inxhinierike ruse, ai tani e tutje do të njihet si gjuejtësi “Erdogan”. Është fjala për super-helikopterin më të ri ruso-turk, të cilin Forcat e Armatosura turke do të kenë në përdorim nga viti 2017.
I njohur fillimisht si projekti “Ka-50-2” (Kamov) helikopteri luftarak i projektuar nga inxhinierët rus të armatimit tani po zhvillohet si projekt nga homologët turq, të cilët e kanë sofistikuar atë dhe e kanë përshtatur sipas parametrave të mjeteve të “NATO”-s, por me një ndryshim të vogël.
Helikopteri luftarak tank-shkatërrues do të ketë nofkën “Erdogan” ose patentën “Ka-50-2 Erdogan”, kjo për nder të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Ky i fundit duket se ka marrë pëlqimin e qeverisë dhe ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, e cila mban ekskluzivitetin e markës “Kamov”, që pasi teknologët turq ta zhvillojnë më tej atë (projektin Ka-50-2) ai të marrë emrin e koduar luftarak “Erdogan”.
Mundësi edukimi në sistemin parauniversitar në Londër dhe Boston
Mundësi edukimi në sistemin parauniversitar në Londër, Cambridge, Canterbury dhe Boston me oferta të përballueshme. “Cambridge Centre for Six Form Studies” dhe “Cambridge Education Group”, “CATS Colleges” dhe “Foundation ONCAMPUS” sjellin në Shqipëri ekspertizën më të mirë Britanike nga institucione arsimore të renditura ndër 10 më të mirat në Mbretërinë e Bashkuar.
Takimet dhe intervistat me studentë të talentuar të interesuar zhvillohen në datën 17 dhe 18 në Rogner, nga ora 10:00 deri 16:00.
Koha në dispozicion të takimeve është e limituar, prenotoni në 0695601666 ose inteducation@outlook.com. Ju mirepresim.
Kubanezja 21-vjeçare sfidon Kim Kardashianin me të pasmet bombastike
Kathy Ferreiro, vajza me origjinë nga Kuba na tregon me fotot e saj se është një rivale e denjë për Kim Kardashianin.
Fotot e shpërndara nëpër rrjetet sociale tregojnë format bombastike të saj.
Ajo që bie në sy janë të pasmet e saj ku për më tepër 21-vjecarja thotë se, i ka të vetat pa asnjë lloj ndërhyrjeje.
Tahiri fajëson këngëtarët për klipe me armë, Bes Kallaku armatos gjyshen
“Mos gjuaj, por duaj”, është fushata më e re e Ministrisë së Brendshme për ndërgjegjësimin në lidhje me rrezikun e mbajtjes së armëve dhe përdorimit të jashtëligjshme të tyre.
Gjatë prezantimit të kësaj fushate, Saimir Tahiri iu drejtua këngëtarëve shqiptarë, veçanërisht reperëve që pozojnë me armë në klipet e tyre. Tahiri tha se shoqëria nuk duhet të ndjekë shembullin e pasqyruar në klipet e këngëtarëve.
Por kësaj deklarate i janë kundërvënë dy reperat shqiptarë, 2po2 dhe Stresi.
“Ne jemi artistë dhe thjesht improvizojmë, por nuk kërkojmë të na marrin shembull”,- u shpreh Stresi.
Ndërsa, Besnik Canolli, i njohur ndryshe si 2Po2, ka thënë se si një artist i vërtetë, ai nuk ka lidhje me armët.
“Mendoj se repi, veçse është art, është edhe një lëvizje, që paraqet edhe vetitë negative. Nuk janë vetëm artistët shqiptarë që përdorin armë në videoklipe”,- deklaroi reperi nga Kosova.
Pas klipit të Big Mama-s, edhe aktori i humorit Bes Kallaku, i ka kërkuar me humor ijes së tij, gjyshes, që të heqë dorë nga armët.
Artan Lame: Me ikjen e Ben Blushit, PS humbi termometrin e saj
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ishte ftuar sot ne rubrikën ‘Këndi i Ekselencës’ në ‘Vila 24’, ku foli rreth sëmundjes së vështirë që kaloi duke dhëne një mesazh për jetën.
“Kur e përmend atë që ndodhi nuk e përmend për të treguar se ç’më ndodhi mua, pasi u ndodh shumë njerëzve. E përmend për mësimet që duhet të nxjerrin nga këto gjëra. Për t’i thënë ‘O njerëz thirrni mendjes, jeta është shumë e shkurtër.
Të japim secili nga një kontribut minimal, dhe do e shohin se do ndiheni mirë. Heroina e familjes është gruaja, pasi është ajo që ndjek gjithçka. Ajo që ndjek gjithë mbarëvajtjen e familjes”,- theksoi ai.
Duke komentuar largimin e Blushit nga PS, Lame u shpreh se, partisë i mungon tashmë një nga etalonet matës të punës së maxhorancës.
“Çdo largim është gjithmonë një humbje. Unë kam thënë se Blushi ishte një lloj termometri që maste temperaturën e brendshme të partisë së vet. Nga ato zëra që janë jashtë kontrollit, ndonjëherë e teprojnë. Jam unë i pari që e teproj ndonjëherë”,- tha Lame./BW/
Gratë në politikë, për shkak të meritës apo…
Nëse gratë apo vajzat mbajnë pozicione në bazë të aftësive që ato kanë dhe nëse në këto vende ndodhen si rrjedhojë e fitimit të një konkursi dhe jo për shkak të tekave të shefave, ato nuk kanë pse të ndjejnë presionin e seksizmit.
Por shpesh pretendohet se ka ndodhur e kundërta dhe kjo është përdorur nga forcat politike që kanë qenë në opozitë, si një argument për të treguar se ato nuk janë të afta t’i kryejnë këto detyra.
E gabuar apo jo, forcat politike për shkak të mungesës së disa rregullave strikte në mënyrën si këto poste fitoheshin, kanë abuzuar në raport me gratë.
Atyre u është dashur të përballen me shumë pikëpyetje mbi aftësitë e tyre profesionale, vetëm për shkak se kanë qenë gra, dhe në disa raste madje janë përdorur edhe fëmijët e tyre. Herë për t’i favorizuar dhe herë për ti disfavorizuar.
Aurela Hoxhën e vënë në siklet te “Apartamenti 2XL”, i ngacmojnë "zogun"
Modelja Aurela Hoxha ka qenë e ftuar speciale tek spektakli i humorit “Apartamenti 2XL”. Mirëpo një skenë disi e sikletshme ka ndodhur mes saj aktorit Albano Bogdo.
Sapo ka vënë këmbët në skenë, një ‘incident’ i vogël i ka ndodhur bukuroshes: e veshur me një fustan të kuq shumë elegant, ajo ka tentuar të ulet në anën e një divani, por për pak sa nuk i doli ‘zogu’.
Gjatë numrit të tyre Albano i ka vendosur kokën e tij midis këmbëve të saj. Kaq ka mjaftuar që salla të shpërthejë në hilaritet.
Zhduket teknologu i Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh
57-vjeçari Shefo D., me profesion teknolog në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh rezulton i zhdukur prej dy ditësh.
Që pasi mbylli turnin e punës më 14 nëntor ai nuk ka shkuar më në shtëpi.
Familjarët bënë denoncim në polici. Kjo e fundit ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten
Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje edhe mëngjesin e ditës së sotme. Rritja e tyre filloi ditën e djeshme pas rritjes së shpresave nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, për nënshkrimin e marrëveshjes për ngrirje të prodhimit.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 23 cent, duke u tregtuar me 46.04 dollarë për fuçi.
Gjatë ditës së djeshme, kontratat u rritën me 5.8%, duke shënuar rritjen e tyre më të lartë që prej muajit prill. Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 28 cent, duke u tregtuar me 47.23 dollarë për fuçi.
Kontratat u rritën me 5.7% duke shënuar rritjen e tyre më të lartë që prej 28 shtatorit. Sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, Mohammed Barkindo, do të udhëtojë në secilin prej vendeve anëtare, përfshirë edhe Venezuelën dhe Iranin për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga API, prodhimi i naftës së papërpunuar ka shënuar një rritje me 3.6 milionë fuçi, duke shkuar në 448.8 milionë fuçi deri në fund të javës së kaluar, 11 nëntor.
Kjo rritje ka qenë shumë e lartë, krahasuar edhe me parashikimet e analistëve, të cilët parashikon një rritje deri në 1.5 milionë fuçi./monitor/
Celula Xhihadiste/ Kërkohen 9 vite burg për Aldo Kobuzin dhe gruan e tij
Kosovë/ 19 të arrestuar, po planifikonin sulme terroriste
Foto/ Kthen shpellën në shtëpi luksoze
Audio-përgjimi i ‘STOP’/ Ja si i shkarkonte ministri Beqaj vartësit
Një mesazh prekës për Florin në 2-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta
Video/ Shikoni dasmën superluksoze të sheikut ku paratë ‘derdhen lumë’
Një video e realizuar në një dasmë në Nigeri po bën xhiron e botës në internet, pasi në pamje dallohen shuma të mëdha parash. Kartëmonedhat janë 'derdhur lumë' në dasmë nga manjati i naftës Ayiri Emami.
E veçantë është edhe mënyra se si miliarderi i hedh paratë në dasmë, përmes një pistoletë floriri, e cila nxjerr kartëmonedha.
Në video dallohet biznesmeni që “qëllon” i pari dhe më pas ia jep “armën” e florinjtë djalit të tij që të vijojë të njëjtin ritual.
Obama mesazh të ashpër Hillary Clintonit: Humbe se nuk punove!
17/11/2016/...................................................
Aksidentohet rëndë duke mbledhur bimë medicinale, dërgohet me helikoter në Tiranë
Një 46-vjeçar është rrëzuar në një terren të vështirë në zonën e Kasolles në rrethin e Sarandës teksa ishte duke mbledhur bimë medicinale.
Policia thotë se shtetasi me iniciale N.M, banues në lagjen Nr.3 të qytetit, ka pësuar dëmtime në kokë dhe në të dyja këmbët. Policia sqaron se i plagosuri po dërgohet me helikopter në drejtim të Tiranës.
“Rreth orës 11:40, në malin e Sarandës pranë zonës së “Kasolles”, një shtetas duke mbledhur bimë medicinave, lule, është rrëzuar dhe ka rënë në një terren të vështirë e për pasojë ka marrë dëmtime në trup (kokë dhe në të dyja këmbët)”, sqaron policia.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Rama-Berishës: Vetting-u, makthi yt. Po bën gjithçka për ta penguar
Duke marrë fjalën në Parlament, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike dhe në veçanti atyre të eksponentit kryesor të saj, Sali Berisha.
Në fjalën e tij, Rama ka akuzuar parardhësin e tij se po pengon ligjin e Vetting-ut sepse ka frikë prej tij.
“Ti Sali nuk thua asnjë fjalë për integrimin dhe sfidën e përbashkët të zbatimit të ligjit të Vetting-ut, që e lufton me shpirt ndër dhëmbë me të gjitha mënyrat e tua dhe edhe sot që flasim bën çmos që ta pengosh në Gjykatën Kushtetuese”,- ka thënë Rama.
Ai ka ironizuar edhe referimin që Berisha i ka bërë qëndrimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, sa i takon kësaj çështjeje.
“Ti na citon Lulzim Bashën, a thua se ne këtu kemi respekt për administratorin që ke caktuar në SHPK-në tënde. Ti Sali ke vetëm një makth sot, Vetting-un, prandaj e nxjerr lulzimin si kamikaz”,- ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës se mazhoranca e ka përjashtuar atë nga ligji për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit.
Sipas Ramës, ka qenë pikërisht Berisha që gjatë qeverisjes së tij e la në harresë këtë çështje për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Partisë Komuniste.
“Përveç viteve që ke qenë kryeministër, në këtë foltore je betuar se do ndërtoje monumente, institute e gjithëçfarë që të mos e lejoje memorien e diktaturës të fshihej. Çfarë bëre? Një vrimë të madhe në ujin që tunde këtu. Asgjë nuk le ti pas si shenjë serioziteti dhe s’e kuptoj se si të besuan ata (të përndjekurit) ty, që ishe sekretar i Partisë së Punës së Shqipërisë”,- ka thënë Rama.
Nga ana tjetër, ka vijuar ai, qeveria aktuale e ka marrë seriozisht hapjen e dosjeve dhe “nuk e ka bërë ligjin vetëm për të marrë votën”. Gjithashtu, “ajo që po bëjmë ne do të jetë ndër muzetë më të vizituar të Europës për të marrë vesh se çfarë ka qenë diktatura këtu”,- ka shtuar Rama.
Ai e ka ftuar Berishën që në fundjavë të jetë i pranishëm në përurimin e Bunkerit, që do të tregojë pikërisht plagët e diktaturës.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe debatin e krijuar lidhur me automjetet “Toyota” të ardhura nga Japonia. “S’kemi blerë asnjë makinë, kanë qenë dhuratë e qeverisë japoneze që promovon makinat e veta”,- ka shtuar Rama./TCh/
Video/ Rama ‘shpërthen’ ndaj Vali Leskajt dhe s'e le të afrohet
Kryeministri Rama gjatë seancës së sotme në Kuvend nuk ishte i acaruar vetëm me deputetët e opozitës që nuk e lejuan të merrte fjalën përpara se të fliste Berisha, por edhe me nënkryetaren e Kuvendit, Valentina Leskaj.
Në videon më poshtë duket momenti kur Leskaj ka lëvizur nga vendi i saj duke tentuar t’i afrohet Ramës.
Por ky nuk ka pritur shpjegime prej saj dhe disa herë ia ka bërë me dorë të largohej.
Kjo nuk është hera e parë që Rama bën sjellje të tilla në Kuvend. Kujtojmë kohë më parë kur reagoi ashpër ndaj ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila nuk duroi dot dhe u përlot.
Shihni videon:
Video/ Shihni sherrin Paloka-Beqaj në parlament. U filmua nga deputeti i PS
Përplasja mes deputetëve të PD dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është filmuar edhe nga deputeti i PS, Eduard Ndocaj. Pamjet filmike të postuara prej tij e tregojnë përplasjen në një tjetër kënd.
I cilësuar si simbol i korrupsionit, Beqaj ka shkaktuar një reagim të fortë të opozitës sapo ka dalë të flasë në Kuvend, një ditë pasi një përgjim audio tregonte se si ai e kishte pushuar nga puna një zyrtar në Tropojë, vetëm për shkak se ai nuk i kishte shkuar në një mbledhje.
Nënkryetarja e kuvendit, Valentina Leskaj u detyrua ta ndërpresë seancën. Me fillimin e saj, Taulant Balla akuzoi Edi Palokën se e kishte qëlluar me grusht Beqajn. Se çfarë ndodhi realisht në foltore e tregon edhe kjo video e Ndocajt.
Të përjetosh ditën në stil dhe elegancë në ‘CORTEFIEL’
Ju ka ndodhur ndonjëherë të përjetoni ditën në vetëm 3 orë? Për më tepër me stil, elegancë e surpriza?
Data 10 Nëntor mblodhi së bashku njerëz të njohur nga bota e modës, artit, medias dhe biznesit në eventin e Cortefiel “From Morning To Night”.
Shoqëruar me sfilata e këshilla nga profesionistë të modës, eventi, i konceptuar si një udhëtim përgjatë ditës, evidentoi rëndësinë e të qënit elegant por mbi të gjitha të të ndjerit komod në çdo rast.
Koleksioni i veshjeve për femra e meshkuj i ‘Cortefiel’ i plotëson përsosmërisht këto kërkesa, ndaj dhe të ftuarit patën mundësinë të mësonin më shumë sesi të jetojnë ditën me stilin, elegancën e prakticitetin e duhur.
Marka ‘Cortefiel’ nën menaxhimin e ri nga ‘Fashion Group’ premton tu sjellë blerësve alternativa të shumta në koleksionet e linjave të veshjeve ‘Casual’, ‘Smart Casual’ dhe ‘Best Seller’, mbi të gjitha me çmime më të leverdisshme dhe për grupmoshat e blerësve nga 30 deri në 55 vjeç.
E krijuar në Spanjë në 1945 dhe prezente në tregun Shqiptar prej 5 vjetësh, ‘Cortefiel’, tashmë nën menaxhimin e ‘Fashion Group Albania’, është bërë pjesë e ‘Grupit Balfin’, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në vend e rajon.
Emri i Trump hiqet nga kullat në New York me kërkesë të banorëve
Berisha: Ja lidhjet e mafiozes ‘Ndragheta’ me Ramën e Veliajn në kompaninë ‘Eco Tirana’
Video/ Blushi filmon sherrin në Kuvend: Deliri dhe Saliri zihen se kush do të flasë i pari
Deputeti Ben Blushi, ka postuar në faqen e tij në Facebook një video nga momenti i tensionit në Kuvend, mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
“Shikoni si zihen Deliri dhe Saliri kush do flasë i pari në Parlament. Duhen hequr të dy që të flasë populli”,- shkruan Blushi.
Ish-deputeti socialist ka pak kohë që u largua nga PS-ja bashkë me kolegen Mimoza Hafizi, për të themeluar një lëvizje të re politike, “LIBRA”.
Nëna e 2-vjeçares tregon mes lotëve si iu dogj vajza
Ivica Daçiç-ambasadores Çitaku: Ti s’je kosovare, je shqiptare
Janullatos dhe krerët e tjerë të komuniteteve fetare bëhen "Qytetar Nderi" i Durrësit
Klerikët e komuniteteve fetare në Shqipëri u nderuan me titullin “Qytetar Nderi” në Durrës.
Pas vdekjes iu akordua titulli nga Bashkia Durrës, Haxhi Hafiz Sabri Koçit, ish-kryetar i komunitetit mysliman, Imzot Rrok Mirditës, ish-arkipeshkv i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë si dhe ish kreut të bektashinjve, Baba Dede Reshat Bardhi.
U nderua edhe kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi.
Ata u vlerësuan për kontributin e dhënë në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri pas viteve ‘90, ruajtjen dhe lartësimin e vlerave më të mira fetare dhe morale, si dhe konsolidimin e paqes ndërfetare në vend.
Agolli mbron tifozët: “Uroj që të ktheheni në stadium!”
Video/ Të shtunën Chelsea-Arsenal, ja si u përleshën Mourinho e Wenger
Me grim dhe fustan... Ja si duket Majlinda Kelmendi jashtë ringut
A jeni gati për ta parë Majlinda Kelmendin në një “version” ndryshe? Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, ka shpërblyer Kosovën me një çmim pas triumfit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
Në momentin e ndarjes së çmimit, e pashmangshme ishte një foto e Majlindës, që e përcjell lajmi.net. Kësaj radhe ajo duket shumë më ndryshe, më femërore, më sensuale, më seksi.
Varfërohen familjet shqiptare, INSTAT: Gjysmën e buxhetit e harxhojnë për ushqime
Foto/ Elettra Lamborghini “ndez” rrugët e Rotterdamit
Mbesa e Ferruccio Lamborghini, themeluesit të markës së makinave me të njëjtin emër mori pjesë në eventin e MTV në Rotterdam e veshur në një mënyrë mjaft sexy.
Rama-Majkos: Të dhurova një shishe verë për ditëlindje, se ti hashashin s’e do
Video/ Biseda sekrete, ja çfarë tha Hitleri për Shqipërinë 74 vite më parë
Në një bisedë të regjistruar me 4 qershor të vitit të 1942 mes Adolf Hitlerit dhe Presidentit të Finladës, Mannerheim, në një siguri tërësisht private, lideri nazist ka folur për dështimin e planit ‘Babarossa’ dhe dështimet e pushtimeve italiane në Afrikë, duke mos lënë pa përmendur edhe rastin e Shqipërisë.
Ai i thotë Mannerheim se, do të futej në Ballkan drejt Greqisë dhe Shqipërisë, pikërisht aty ku Italia i kishte pushtuar.
Në fakt Hitleri vetë nuk e ka konsideruar më parë Shqipërinë si një vend për t’u pushtuar, por ai ishte krejtësisht kundër pushtimit të Shqipërisë nga italianët, prandaj së shpejti duhej të dërgonte forcat e tij në këtë vend.
Shikoni çfarë bëjnë këto police seksi...
Ato duken si modele kur pozojnë para kamerës në setin e fundit të fotove, por bëhet fjalë për policet e Rusisë, të cilat kanë realizuar një konkurs për të treguar se femrat janë edhe të bukura edhe të forta.
Konkursi, i cili nisi si pjesë e festimit të ditës së Policisë në Rusi, tregon femrat më të bukura police.
Dhe që kur konkursi ka filluar janë hedhur foto të qindra policëve të vendit. Policia ruse thotë se, ky event ka si synim tu tregojë njerëzve se mund të jenë të forta dhe të bukura.
Procesi i përzgjedhjes së konkursit mbetet i paqartë dhe fituesja nuk është shpallur ende.
Dorëhiqet kryespiuni i Obamës
Shefi i NSA-së, (National Intelligence Agency), James Clapper dorëzoi papritur dorëheqjen nga ky pozicion. 75-vjeçari i paraqiti Komitetit të Inteligjencës së Kongresit vendimin e marrë.
Emri i tij qarkullonte në listën e personave që do të zëvendësoheshin menjëherë sapo në Shtëpinë e Bardhë të ulej Donald Trump.
Analistët e interpretojnë këtë lëvizje të Clapper si një sinjal të dërguar prej tij në adresë të stafit të Trump që të përshpejtojnë me tranzicionin e pushtetit dhe të kenë gati emrat për postet kryesore.
“Dorëzova dorëheqjen time në Kongres mbrëmjen e shkuar dhe më erdhi mirë që e bëra. Do të jem edhe 64 ditë në këtë detyrë”,- deklaroi ai, duke nënkuptuar se do të ushtrojë funksionet e veta deri në largimin e Presidentit Obama.
Shefi i NSA-së ka kompetenca të zgjeruara, madje me autoritetet të drejtpërdrejtë në 17 agjenci të ndryshme inteligjence, përfshirë këtu CIA-n, DEA-n dhe FBI-në.
Atij i raportojnë periodikisht më shumë se 107 mijë të punësuar dhe zotëron një buxhet vjetor mbi 52 miliardë dollarë.
Clapper ndodhet në këtë detyrë prej gjashtë vitesh. Periudha më e vështirë e tij në këtë post ishte shpërthimi i skandalit “Snowden”. Ai u thërrit në Senat dhe pyetjes nëse NSA “përgjonte apo grumbullonte të dhëna nga miliona amerikanë”,- iu përgjigj me diplomaci.
“Jo! Jo me vetëdije. Mund të ketë raste kur grumbullohen automatikisht të dhëna, por jo me dijeninë dhe qëllimin tonë”,- tha ai.
Më parë, tashmë kryespiuni i dorëhequr i Presidentit Obama, ka punuar në forcat ajrore amerikane dhe në Agjencinë Inteligjente të Pentagonit.
Foto/ 10 meshkujt e moshuar më me stil që keni parë
Disa meshkuj janë si vera – sa më të vjetër aq më të mirë bëhen.
“Gazeta Express” ka mbledhur një listë prej meshkujve të moshuar më të pashëm që keni parë – të cilët edhe pse janë +50 vjeç, kanë redefinuar konceptin e një mashkulli të moshuar.
Do'stlaringiz bilan baham: |