Këta janë ata:
Aiden Brady, 50 vjeç
Garret Swann, 47 vjeç
Alessandro Manfredini, 48 vjeç
Philippe Dumas, 60 vjeç
Wang Deshun, 80 vjeç
Anthony Varrecchia, 53 vjeç
Eric Rutherford, 55 vjeç
Gianluca Vacchi, 49 vjeç
Mister Alborghetti, 70 vjeç
Fransisco Cipriano, 55 vjeç
Foto/ Pas tronditjes në Paris Kim Kardashian ‘thyen’ Instagramin, ndjek ish-shoqen e ngushtë
Kim Kardashian ka thyer heshtjen e saj në media sociale duke i bërë folloë në Instagram mikes së saj të vjetër, Paris Hilton.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është munduar të distancohet pak nga aktiviteti i saj në rrjete sociale, që pas grabitjes që pësoi në Paris, muajin e kaluar.
Megjithëse 36-vjeçarja nuk ka publikuar asgjë këto kohë në rrjetin social, ka gjetur kohë për të ndjekur ish “shefen” e saj Paris.
Kim gjithashtu ka pëlqyer një postim të Calvin Harris në të cilin kritikohej ish e dashura e tij, Taylor Swift.
Zbulohen mesazhet erotike të yllit të Barcelonës me të modelen e njohur
Arda Turan dhe Ebru Sanli duket se kanë filluar një romancë.
Mediat turke kanë publikuar edhe mesazhet private të nxehta mes futbollistit të Barcelonës dhe modeles 39-vjeçare.
Madje, Turan i thotë bukuroshes se e ka marr malli mezi po pret ta shoh Sanlin, transmeton Telegrafi.
Dyshja deri më tani nuk kanë reaguar rreth këtyre publikimeve, e cila gjë ka bërë që dyshimet të jenë të vërteta.
Ndryshe, Arda aktualisht ka udhëtuar për në Barcelonë, ndërsa Sanli po vazhdon të merret me modë duke sfiduar në pasareal botërore.
Sanli: Mirëmëngjes
– Arda Turan: Mirëmëngjes. Më ka marr malli për ty. Ku je?
–Sanli: Rrrugës
Turan: Kur po kthehesh
– Sanli: Nesër në mbrëmje, edhe ti të hënën?
– Turan: Po. Të hënën në mëngjes nuk do të shoh
– Sanli: Aaaaa
– Turan: Më morrri malli. I bëra mëngjes vajzës në shtëpi, nuk doli keq
Turan: Jam i mësuar me këto momente kur nuk kam ndeshje, koka më pushon
– Sanli: Ashtu, pusho zemër
– Turan: Po merakosem, më dërgo ndonjë pozë prej foto sesionit
– Sanli: Do t’i dërgoj. Këtu është një plazhi i bukur. Ta shohim se si do të bëhet dhe ti dërgoj
– Turan: Bëhen të bukura. Ti të mira i bën. Kalo mirë.
18/11/2016/....................................................
Enver Hoxhaj nuk tërhiqet nga deklarata për Ramën
Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ishte sot në një bashkëbisedim me studëentët në Universitetin Europian të Tiranës
Disa javë më parë shkaktoi një fortunë mediatike deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës se Shqipëria nuk ka pse përzihet në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, deklaratë që përkoi me një vizitë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd.
Hoxhaj vazhdon ta mendojë kështu këtë çështje dhe e argumentoi mendimin e tij në Tiranë gjatë një bisede me studentët e Universitetit Europian të Tiranës mbajtur sot në mesditë. Ai tha qartë se deklarata e tij nuk është as kundër kryeministrit shqiptar dhe as një deklarate anti-shqiptare, por reflekton realitetin.
“Kur je në detyrën e ministrit të jashtëm nuk ke dhe nuk guxon të kesh pikpamje personale dhe as skema bardh e zi në analizën apo qëndrimin politik, je i detyruar t’a ushtrosh detyrën në mënyrën më neutrale të mundshme. Mendimi im është se çdo përmirësim i raporteve të Shqipërisë me Serbinë është në interesat dhe të Shqipërisë dhe të Kosovës, por ne i shohim marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë të ndara prej Shqipërisë.
Nuk e kanë kornizën e njëjtë. Çfarë Shqipëria bashkëpunon me Serbinë janë çështje bilaterale dhe çfarë Kosova synon të arrijë me Serbinë është po ashtu raport bilateral. Mandej unë e shoh fuqizimin e shtetit të Kosovës si fuqizim të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, pasi faktori shqiptar në Ballkan si ngritjen më kulminante të tij e ka pasur ngritjen e Kosovës si shtet i pavarur.
Deklarata ime që është bërë 2-3 ditë para se Rama të shkojë në Beograd ka të bëjë me pritshmëritë e Kosovës dhe ato janë këto; ne duam të anëtarësohemi me çdo kusht në OKB dhe ne dëshirojmë që dialogun me Serbinë ta përdorim si instrument për anëtarësim.
Ky është edhe një realitet europian, pasi BE ka hap negociatat me Serbinë dhe në kapitullin 35 ka një kusht; që ajo të arrijë një marrëveshje ligjore me Kosovën para se të anëtarësohet në BE”, tha Hoxhaj duke iu përgjigjur pyetjes nga studentët.
Më tej ai sqaroi se ky qëndrim i tij nuk e zbeh rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve shqiptare duke e cilësuar Shqipërinë jo si fqinj, por si “vëllain binjak”.
“Emri dhe mbiemri im, e them jo nga pozitat e inferiotetit, por në pozitat e të barabartit, flet për atë që unë jam rritur në një familje që ka kultivuar një dashuri të veçantë për Shqipërinë, ashtu siç unë e kultivoj tek fëmijët e mi këtë dashuri për Shqipërinë.
Por, kur je ministër i Jashtëm është si me qenë mjek, ti e bën atë që duhet në situata të caktuara dhe është një kontekst shumë intelektual pas që reflekton, por zanatin e ushtron me nuanca ditore. Padyshim çdo qeveri e shtetit shqiptar këto 25 vjet është e merituar për atë çka është Kosova sot”,- theksoi ministri i Kosovës.
Hoxhaj ishte në Tiranë për të promovuar librin e tij “Ngritja e një shteti”, që është sipas tij, një manual i politikës së jashtme duke marrë si shembull rastin e Kosovës, si rast unik të një shteti të ri dhe të vogël në përpjekjet për t’u njohur ndërkombëtarisht.
I pyetur se si e shihte marrëdhënien mes dy shteteve shqiptare pas 10-15 vitesh ai tha se nuk ka ndonjë ide, përveçse për veten e tij do të donte të ishte në jetën akademike në një universitet të Tiranës.
Çfarë po ndodh me Hillary Clinton? 6 shenjat në trup që tregojnë shumë për të
“Ka pasur raste gjatë kësaj jave që gjëja e vetme që kam dashur të bëj është të shtrihem, të marr një kafe dhe një libër të mirë e të mos dal nga shtëpia”.
Duke folur për herë të parë para publikut, Hillary Clinton nuk e ka fshehur zhgënjimin nga humbja dhe është shfaqur e lodhur dhe e shkatërruar nga nervat.
Dhe mbi të gjitha imazhi i saj ka qenë shumë pak i kuruar.
Veçanërisht disa detaje horror janë vërejtur nga mediat, shkruan “Il Giorno”, bën të ditur “SYRI.net”.
Video/ Ja si u arrestuan 19 shqiptarë të ISIS, që do sulmonin në ndeshjen Shqipëri- Izrael
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë nëse nuk do ishte për zbardhjen e një komploti terrorist ku janë përfshirë 19 shqiptarë të lidhur me ISIS.
Ndërkaq ditën e sotme janë zbuluar edhe pamjet e arrestimeve të 19 shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të cilët ishin të lidhur me Lavdrim Muhaxherin.
Në Shqipëri u arrestuan 4 prej tyre, të cilët së bashku me të arrestuarit në Kosovë mësohet se do të kryenin një sulm terrorist në stadiumin “Loro Boriçi”, ku pasoja do të ishin të rënda.
Në Shqipëri u arrestuan Xhezair Fishti, Ergys Faslija, Bekim Protopapa dhe Medat Hasani të cilët rezultojnë të kenë bashkëpunuar me qytetarë shqiptarë nga Kosova, që mbanin lidhje direkte me Lavdërim Muhaxherin.
Dyshohet se Fishti ishte personi që mbante kontakte me shtetasit nga Kosova, 9 prej të cilëve tashmë janë arrestuar. Burimet thonë se dy prej të arrestuarve në Kosovë, kanë pranuar të bashkëpunojnë duke treguar edhe veprimet konkrete që janë ndërmarrë për një organizim të mundshëm gjatë ndeshjes në Shkodër.
Këto të dhëna, bënë që autoritet e shqiptare, në bashkëpunim me shërbimet izraelite, të kërkojnë nga FIFA lejimin e zhvendosjes së ndeshjes nga Shkodra në Elbasan.
Serbia bllokon intekonjeksionin, Gjiknuri: Do t’i kërkojmë ndihmë Merkelit
“Shqiponjat e hekurta” të Farkës... si dergjen sot ‘MI-4’-t shqiptarë
Këta “gjigandë” prej metali që shikoni në fotot e mësipërme, nuk janë thjesht helikopterë ushtarakë, por legjenda me mbi 50 vite kujtime mbi supe.
Me ta nuk kanë fluturuar vetëm pilotët e tyre, por sa e sa njerëz, ushtarë, oficerë, politikanë, gazetarë, të plagosur, të aksidentuar, të sëmurë rëndë, gra shtatzëna, mjek, mësues, femra e meshkuj... qytarë shqiptarë që nuk e harrojnë asnjëherë eksperiencën e fluturimit me një “MI-4” të regjimentit të Farkës, Tiranë.
Por sot këta helikopterë dikur krenaria e Forcës Helikopterike shqiptare, janë lënë në mëshirë të fatit si rrelike, madje si ‘fosile’ të një kohe që as të mirat nuk ditëm t’ja ruanim apo t’ja konservonim.
Shqipëria kishte rreth 30 helikopterë “MI-4” të progjimit sovjetik dhe kinez, të cilët edhe pse ishin pjesë e Forcave të Armatosura, asnjëherë nuk u përdorën për qëllime të vërteta ushtarake apo luftarake, por ishin gjatë gjithë kohës në shërbim të popullatës civile dhe nevojave të vendit, duke fluturuar ditën dhe natën në çdo lloj kohe në të gjitha skajet e atdheut.
Sot shumë shtete i kanë ende në përdorim helikopterët MI-4, edhe pse për përdorim të kufizuar, pasi ata nuk kanë në bord pajisje të sofistikuara navigacioni.
Ndërsa në cepat e bazës së Farkës, disa ekzemplarë të legjendarëve “MI-4” janë duke u shkërmoqur nga ndryshku, ose janë kthyer në kotece për pulat... të paktën të ishin pjesë e ndonjë muzeu...
“Mapo.al” sjell këto imazhe të rralla të “MI-4”-ve të bazës së Farkës dhe disa foto nga përdorimi i këtij helikopteri legjendë nëpër botë./Mapo.al/
Shkodër, gjendet trupi i pajetë i gruas së zhdukur 10 ditë më parë
Kolonjë/ Mbyllet fushata, Rama: Doktori ynë, ndryshe nga Berisha
Fiksimi/ Ja çfarë vjedhin njerëzit nëpër hotele...? Do të habiteni me italianët...
A do të jetë kjo ‘Bisha’ prej ari që Donald Trump do të përdorë si President?
Donald Trump do të shkojë drejt Uashingtonit për t’u emëruar si president më 20 janar i rrethuar nga një siguri e lartë, por nuk dihet nëse do të ruaj traditën dhe do të mbajë limuzinën presidenciale që kanë përdorur ndër vite liderët amerikanë.
Duke njohur pasion e presidentit të zgjedhur për makinat duket se një makinë prej ari do të ishtë më përshtatshme.
“Dartz Motorz”, një kompani që ndërton makina të personalizuara dhe të blinduara, ka krijuar një super-makinë të veshur me ar për Presidentin e 45-të amerikan.
“The Telegraph” shkruan se, kjo mund të jetë makina zyrtare presidenciale e zotit Trump me sa duket një markë e re,limuzine, e modifikuar, që do të zëvendësojë "Bishën", e cila përdoret aktualisht nga Presidenti Barak Obama.
Fotografitë e para që u shfaqën në fillim të këtij muaji dhe tregojnë atë që duket të jetë një version i ri i makinës presidenciale.
Greqi, 30 muaj burg me kusht dy shoferëve të MPJ-së
Një gjykatë në Greqi ka dënuar me 30 muaj burg me kusht dy shoferët e Ministrisë së Jashtme shqiptare, të cilët u kapën me tekste në gjuhën shqipe.
Dy shoferët Agim Asllani dhe Altin Tafa u ndaluan nga policia greke më herët gjatë muajit në Janinë, teksa transportonin me automjet zyrtar libra dhe abetare në shqip.
Agjentët grekë që bënë kontrollin e automjetit vlerësuan se ata po transportonin material propagandistik dhe të dhëna historike sensitive për palën greke, ndaj dhe ndaluan shoferët dhe sekuestruan tekstet./TCh/
Varësja rreth qafës; ja çfarë nënkuptimi të ulët ka ajo
Video/ Obama pret në Shtëpinë e Bardhë 6-vjeçarin shqiptar
Kina dhe SHBA, stërvitje të përbashkët ushtarake
SHBA dhe Kina duket se po përpiqen të shohin përtej tensionit në detin e Kinës Jugore dhe sistemit antiraketë në Korenë e Jugut, duke zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake për ndihmë humanitare.
Manovrat që u zhvilluan në qytetin kinez Kunming, bëhen vetëm një muaj pasi një destrojer amerikan lundroi pranë ishujve që pretendohen nga Kina duke shkaktuar një reagim të ashpër në Pekin që e cilësoi këtë lëvizje si të jashtëligjshme dhe provokuese.
Dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë pasur disa fërkime diplomatike gjatë vitit jo vetëm për pretendimet detare të Kinës, por edhe për bazën amerikane të raketave në Korenë e jugut, që Kina e cilëson kërcënim. Pasiguri të reja vijnë me zgjedhjen e Donalrd Trump si presidenti i SHBA, një njeri që e ka sulmuar shpesh Kinën, sidomos për manovrat e dyshimta financiare.
Por këto kontradikta dukej sikur nuk ekzistonin gjatë stërvitjes mes ushtarëve kinezë dhe amerikanë, që ishin të buzëqeshur dhe të lumtur për mundësinë e bashkëpunimit. Në stërvitjen e përbashkët u simuluan operacione shpëtimi në rast tërmeti apo mbytje anijesh në det.
Komandët kinezë dhe amerikanë në terren u panë të bisedimin mjaft miqësisht ndërsa mbikëqyrnin stërvitjen, e cila nga të dyja palët u cilësua si një mundësi unike bashkëpunimi.
Analistët thonë se stërvitje të tilla janë zhvilluar edhe ma parë dhe pritet ët vazhdojnë, pasi duket se SHBA dhe Kina po përpiqen të eliminojnë dyshimet reciproke duke e nisur nga fundi, dhe jo duke kontaktuar në nivele më të larta.
Foto/ Modelja padit kirurgun, ja çfarë u bëri të pasmeve të saj...
Sabrina Sabrok është një emër i njohur në Meksikë. Ajo është një modele, personazh televiziv dhe aktore e filmave për të rritur.
Por pas një operacioni ku donte të përmirësonte të pasmet, ajo po përballet me rreziqe serioze dhe për këtë ka paditur në gjyq kirurgun që kreu operacionin.
Implanti prostetik që ai i ka vendosur në të pasme po shkakton dekompozimin e të pasmeve të saj, i kanë thënë mjekët.
Madje mund të ndodhë që t’i shkaktojë gangrenë dhe t’i marrë jetën./express/
Prekëse, qindra indianë ofrohen të dhurojnë veshkat për ministren e sëmurë
Qindra indianë janë duke dalë vullnetarë për t’i dhuruar një nga veshkat e tyre ministres së jashtme, Sushma Suaraj pasi ajo shkruajti në rrjetet sociale se ishte duke kaluar momente të vështira dhe se ishte në dializë, pas problemeve të rënda me veshkat.
Ministrja 64-vjeçare vuan prej kohesh nga diabeti kronik dhe u shtrua në një spital Delhi në fillim të këtij muaji shkruan "BBC".
Suaraj është një nga ministret e profilit të lartë në kabinetin e kryeministrit Narendra Modi.
Përdoruesit e rrjeteve sociale u përgjigjën shpejt duke ofruar t’i dhuronin veshkat e tyre dhe shumica shënuan numrat personal të telefonit.
PD kallëzim penal ndaj ministrit Beqaj që shkarkoi me telefon vartësin
Partia Demokratike do të bëjë kallëzim penal ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shpërdorim detyre për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë.
Përmes një deklarate për mediat, deputetja demokrate Voltana Ademi tha se PD është duke përgatitur kallëzimin ndaj ministrit. Sipas Vokshit, rasti i denoncuar në emisionin ‘Stop’ tregon se reforma në administratë ka dështuar.
“Ilir Beqaj ka shkelur ligjin, dhe Partia Demokratike është e vendosur ta ndjekë deri në fund këtë cështje ndaj po përgatit një kallëzim penal. Ky rast tregoi edhe një herë se reforma ne administratë e Edi Ramës ka dështuar, se vendet e punës tregtohen sipas interesit politik e partiak, dhe nuk merret parasysh merita e zotësia. Janë më mijëra nënpunësit e administratë që janë emëruar apo pushuar nga puna për arsye vetëm politike.
Emërime me zarf nën dorë dhe shpërblime në kohë zgjedhjesh në këmbim të votës së familjarëve. Meritokracia me Edi Ramësn s'është më kriter e s'ka vlerë. Pas bërjes publike të skandalit nga emisioni Stop, Ilir Beqaj tentoi të mbrohej duke sajuar një motiv që rezulton i pavërtetë për shkarkimin, gjë që e implikon atë edhe më tepër. Nëse drejtori i Fondit Tropojë z.Hajdarmataj ka paguar për 3 muaj një punonjës në mungesë, sic pretendon Beqaj, atëherë kjo do përbënte një vepër penale, dhe ai duhet të kishte ngritur padi.
Por fakti qe nuk e ka bërë padinë për këtë vepër penale, përbën në vetvete një vepër penale, pasi e ka fshehur (apo moskallzuar) krimin. Edi Rama sot ka bërë sërish propagandë, por nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë skandal, duke dhënë sërish mbështetjen e tij për paligjshmërinë, për mashtrimin dhe korrupsionin”,- tha deputetja Voltana Ademi.
Koordinatori i Lëvizjes për Universitetin Cilësor: Sulmuesja ka ngatërruar synimet, universitetin e prishën rektorët e dekanët
Nga Elton Ndreka
“Ministreja u be me boje; me boje salse domatesh. Pra domate te shprishura ne salse. Ky aksion simbolik duhet te analizohet mire, sepse behet fjale per nje veprim pastertisht politik qe nder shqiptare eshte pare rralle: pra eshte veprim i jashtezakonshem. Per ne eshte shenje e nje levizje dhe e ka emrin "Levizja per Universitetin". Hera e pare qe e kame pare kete lloj aksioni ka qene ne Kosove.
Student te prishtines e bejn rektorin me boje, pikerisht ne diten nderkombetare te studenteve. Ndryshimi esencial mes veprimeve qendron ne faktin se ndersa ne Prishtine lufta eshte per universitetin dhe per kete synim qellohet kreu i universitetit, ne Tirane eshte heshtur dhe po heshtet per kreret e universitetit dhe behet me boje ministreja. Ndersa studentet e prishtines e kuptojne gjithnje synimin, studentet e bojes se Tiranes e ngaterrojne ate me synimet e Organizates Politike.
Sipas tyre ministreja eshte fajtore qe Universiteti i Shtetit eshte kalbur dhe gjithe ata qe e kane drejtuar universitetin qenkekan vec se viktima. Ndryshe nuk kuptohet ta besh me boje ministren vec se si synim qe studenti te genjehet per objektin e synuar . Sigurisht, studenti eshte personazhi qe ben me boje dhe ministrin, por jo para se te beje me boje prishesit e universitetit. Ky veprim e legjitimon gjendjen e deritanishme te Universitetit. Ne nje fare kuptimi "levizja per Universitetin" nuk eshte aspak per universitetin”.
Sulmi ndaj ministres/ Komunistja e Tiranës rrezikon 5 vjet burg
Gjykata urdhëron SHISH të deklasifikojë dokumente të arkivës së ish-Sigurimit
Video/ Fier, qytetarët ‘shpërthejnë’ ndaj kryebashkiakut Subashi: Hajdut, nuk duam plehra
Banorët e Mbrostarit në Fier janë shprehur sërish gjatë ditës së sotme kundër ndërtimit të impiantit të plehrave. Ata kanë shkuar në një takim me kreun e Bashkisë Fier, Armando Subashi, duke i kërkuar që të anulojë menjëherë këtë projekt.
Ndërkohë që Subashi është shprehur se ky projekt ka marrë miratimin dhe në Këshillin bashkiak.
Gjatë takimit banorët kanë qenë mjaft të revoltuar ndërkohë që mbanin në duar dhe postera me parullën: Stop kancerit”.
Ndërkohë që pak ditë më parë banorët patën dhe një përleshje me policinë.
Video/ Majlinda Kelmendi përplas përtokë këngëtaren Big Mama
Këngëtarja e njohur Big Mama është pranë publikut shqiptar çdo të dielë përmes emisionit të saj “Mama’s trip”.
Risi në emisionin e saj këtë vit kanë qenë vizitat nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa destinacioni i radhës për emisionin e ri të këngëtares ka qenë qyteti i Pejës.
Në YouTube është publikuar promoja e emisionit, i cili do të transmetohet të dielën, teksa përmes imazheve shihen ‘çmenduritë’ i Bigit që ka bërë përgjatë këtij qyteti.
Ajo kishte vendosur të vizitojë qendrën, më pas Rugovën, gjersa më vonë ka shkuar edhe në qendrën e ushtrimeve të xhudos.
Atje Big Mama është takuar me sportisten e njohur Majlinda Kelmendin, me të cilën ka realizuar edhe një intervistë, transmeton telegrafi.
Në një nga momentet Big Mama ka provuar të ndeshet me xhudisten e njohur, gjersa kjo e fundit rrëzuar për tokë brenda dy sekondave. Për më shumë mund të ndiqni videon në sekondën e 53-të.
I kujt vepre është ky kantier gjigant në mes të Tiranës...?
Tiranë, sërish hekur dhe beton... çfarë po ndërtojnë këta burra?
Tirana në muajt e fundit është kthyer në një kantier gjigant në qendër dhe rrethina, ku janë të shumta veprat publike që po ndërtohen.
Por në një kohë që disa kantiere që janë në qendër tërheqin vëmendjen e qytetarëve dhe mediave për shkak të ndikimit sidomos te trafiku, disa të tjera janë më pak të ‘dukshme’...
I tillë është edhe kantieri ku po ngrihet stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ku edhe pse në qendër, zhurma për të duket se është shuar dhe duket sikuar aty nuk po ndërtohet asgjë.
Por një fotogaleri e sjellë këto ditë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nëpërmjet profilit të tij në Facebook ka ndarë me ndjekësit atmosferën e punimeve në “Qemal Stafa”, duket qartë se aty jo vetëm po punohet, por ndërtimi i impiantit vijon me rritëm të lartë.
“Krahas sheshit Skënderbej e Bulevardit, Stadiumi është një nga kantieret e mëdha të Tiranës, për 22 mijë kuqezinj e aktivitete 7 ditë/javë. Po punohet 24/7, FORCA! ⚽️”,- shkruan kryebashkiaku Veliaj në postimin e tij në Facebook.
Video e ‘STOP’/ "Drejtoresha më mban një pjesë të rrogës"
Rrëfimi i De Biasit: Isha një hap larg kombëtares italiane, dikush e bllokoi
Samiti i Diasporës, Rama: Rol jetik për ekzistencën e Shqipërisë
Foto/ Një set i “zjarrtë” nga Ireland Baldwin
Ireland Baldwin asnjëherë nuk ka hezituar për të treguar linjat e saj të mrekullueshme dhe këtë gjë e ka bërë edhe këtë të enjte në plazhet e mrekullueshme të Hauait.
21-vjeçarja është vajza e të famshmëve Alec Baldwin dhe Kim Basinger. Por me atë që ajo po tregon duket se është në hapat e nënës së saj Kim.
Ireland është shfaqur tejet provokuese në realizimin e setit të fundit fotografik në Hauai. Kjo nuk është hera e parë që 21-vjeçarja realizon një set të tillë, madje më parë ka ajo ka pozuar edhe nudo.
Foto/ Marina Fara e ‘shkallmon’ pishinën dhe rrjetin... me ‘asetet’ e saj superseksi
Marina Fara e cila tashmë është bërë më VIP se e ëma e saj, këngëtarja e mirënjohur Eli Fara, kjo falë edhe qënies së saj mjaftë aktive në rrjetet sociale me foto seksi, këtë herë do t’u lërë pa frymë.
Marina ka shpalosur hiret e saj në poza mjaftë provokative gjatë një banjë në një pishinë, në një xhakuzi dhe më tej edhe në një sauna.
Fotot e fundit të Marinës të cilat janë tepër seksi, kanë çmendur rrjetin dhe ndjekësit e saj në profilet e rrjeteve sociale.
Shpenzon 15 mijë dollarë për një pamje perfekte, por fotot e fundit zbulojnë defektin e madh...
Disa foto të shkrepura në plazhet e Abu Dhabi kanë nxjerrë në pah defektet në trupin e yllit televiziv Kerry Katona.
Kerry është ndër të famshme, e cila ka investuar shumë në paraqitjen e saj, përmes ndërhyrjeve kirurgjike, por duket se ka diçka të cilës ajo nuk i ka kushtuar shumë rëndësi.
Në fotot më poshtë veç formave bombastike të 36-vjeçares, do të shikoni edhe barkun e saj të mbuluar nga celuliti.
Kjo vilë ‘borgjezi’ në Surrel do t’u bëjë të ëndërroni sonte...
Një nga vilat më të bukura në Tiranë ndodhet në Surrel. Ju nuk do ta besoni, sigurisht, derisa të gjendeshit përpara portës. Nuk ka mundësi që ai nivel dizajni të gjendet në atë zonë...
Sapo afrohesh përballesh vetëm me surpriza.... Muri i gurit është punuar me aq shije dhe kujdes sa ti mendon se pse vilat e tjera nuk kanë një mur të tillë.
Shkallët me një mermer shumë natyral të çojnë në katin e parë. Salloni është optimal dhe i mobiluar këndshëm. Diku tek oxhaku gjendet një shkëmb autokton që ndërtuesi e ka lënë aty me qëllim dhe e ka integruar me vilën.
Kuzhina e paisur mirë shikon nga kopshti. Një dhomë e vogël nga ato për ditë me shi gjendet në krah të sallonit. Oborri është një mrekulli e vërtetë; aty shkon çdo lloj aktiviteti: kafe, barbeky, yoga, qoftë edhe thjesht të soditësh natyrën.
Pishina të fton të hysh brenda me një gotë shampanjë me vete. Nuk është nga ato pishinat ku lodhesh së bëri not. Bahçja e vogël ka perime organike nga të gjitha llojet.
Taraca e izoluar mirë mban panele diellore nga më eficientet që ngrohin ujë të mjaftueshëm për një familje, sistemi qëndror i ngrohjes është nga më cilësorët, dy dhomat në katin e sipërm ndihen si dhoma luksoze dhe sigurisht që ka edhe garderobë e dhomë hekurosjeje.
Ka parkim të mbyllur për dy makina dhe një punëtori ku pronari bën vepra arti. Është nga ato vila që kur zgjoheni në mengjes shikoni vetëm natyrë dhe jo dritaren e komshiut. Përpara saj shtrihen ullishta dhe kodra të buta me brezare....
Foto/ Serbja super-seksi në krah të Noizy-t nxjerr ‘zogun’...
Modelja serbe Jenna Jenovich është vënë në qëndër të vemendjes nga ana e mediave shqiptare.
Së fundmi ajo është bërë pjese e videoklipit të ri të Noizyt.
Kënga më e re “A të kujtohet” e Noizy-t, i cili është duke e xhiruar.
Edhe pse në media u përfol për një lidhje mes tij dhe modeles bukuroshe ende nuk ka një reagim nga reperi nëse ka diçka më shumë me modelen apo jo.
Ne ju sjellim disa fotografi të saj ku ajo duket shumë seksi.
20/11/2016/..........................................
Nishani rrëzon gjeneralin, nuk rimandaton Bazon në krye të FA-së
Enca Haxhia e veshur vetëm me rrjetë... a është seksi?
Enca Haxhia ka provuar sërish fansat me një foto ku është e veshur e gjithë në rrjetë të zezë.
Siç duket këngëtarja, e cila ndodhet në Austri sfidon çdo temperaturë të ftohë duke pozuar e gjithë në të zezë.
Video-komunikimi i Ramës: Do krijojmë Këshillin Kombëtar të Diasporës
Kryeministri Edi Rama, në video-komunikimin e kësaj të diele, është fokusuar tek Samiti i Diasporës që u mbajt për herë të parë në Tiranë, ku morën pjesë rreth 1000 emigrantë shqiptarë nga 40 vende të botës.
Kryeministri theksoi edhe njëherë se, organizimi i këtij samiti është meritë e qeverisë dhe që është mbledhur për herë të parë. Edi Rama është shprehur se, brenda vitit 2017 do të krijohet Këshilli Kombëtar i Diasporës Shqiptare.
Sipas Kryeministrit, kjo do të jetë një strukturë që do të mundësojë bashkëpunimin e shtetit shqiptar me shqiptarët kudo ku ndodhen nëpër botë.
Nelgert Pata, viktima e atenatit në Fier u plagos në gusht te rruga e Kavajës
Viktima e atentatit të sotshëm në Fier është Nelgert Pata. Ai i shpëtoi një atentati më 21 gusht të këtij viti në rrugën e Kavajës. Pata u plagos, por nuk u paraqit asnjëherë në polici. Ai dyshohet se është rival i Elton Çiçës, që u vra në një lokal në ish-bllok në maj të këtij viti.
Në vitin 2008 ai dhe babai i tij Astrit Pata janë akuzuar nga Silvana K. nga Memaliaj për shfrytëzim prostitucioni. Astrit dhe Nelgert Pata janë akuzuar edhe për trafikimin në tetor të 2005-ës të një tjetër gruaje, nënë e një fëmije.
Astrit dhe Nelgert Pata u arrestuan pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, në prill të vitit 2006.
Nelgerti u plagos pak kohë pasi doli nga burgu. Dyshohet se ai ka ndihmuar nga burgu Jani Aliajn dhe Renato Milloshin për të vrarë Çiçon.
Trump kërkon gjeneralin James Mattis si Sekretar të Mbrojtjes
“Nacionalizmi i ri”/ “The Economist” komenton sloganin e Donald Trump
Tre vite pa Sokol Olldashin... dhe një këngë nga Astrit Patozi
Sot mbushen plot 3 vjet nga ndarja tragjike me jetën e ish-deputetit të PD-së dhe ish-ministrit Sokol Olldashi. Çdo vit Olldashi është kujtuar nga miqtë dhe të afërmit e tij, por këtë herë një nga miqtë e tij të ngushtë, deputeti Astrit Patozi, ka vendosur ta përkujtojë mikun e tij duke i kënduar me kitarë, një pasion dhe i vetë Olldashit.
“Nata të mori me errësirën e saj. Nëna jote po shkrehet në vaj. Ti ike larg, në qiell fluturove. Na braktise, na pikëllove”,- nis kënga teksti i së cilës mendohet të jetë shkruar nga vetë Patozi.
Vargjet për mikun e tij vijojnë me: “po ti nuk do trishtimi të na ndaj, ëndrra nuk ndalet...”.
“Një dhimbje pa zë”,- shprehet Patozi për mikun e tij, ku shfaq dukshëm dhe trishtimin për mungesën e një njeriu me shumë vlera, që dhe cigaren “ashtu se ndez më”.
Sokol Olldashi u nda nga jeta pas një aksidenti fatal më 20 nëntor 2013.
Video/ Zgjedhjet në Kolonjë dhe hijet e dyshimit për blerje votash. Qytetarët: Niko Peleshi na ofron 25 Euro
Qytetarët në Kolonjë kanë denoncuar faktin se, mazhoranca po ofron para për të blerë vota për kandidatin e majtë Ilia Stefo.
Në videon e mëposhtme duket qartë denoncimi i qytetarëve se, “Niko Peleshi ofron 25 Euro për blerje të votave në zonën e Mollasit”.
Gjendet e vdekur gruaja që po hetonte Fondacionin Clinton
Melanie Trump dhe Baron nuk do të jetojnë në Shtëpinë e Bardhë
Zonja e Parë e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump dhe djali i çiftit presidencial, Baron Trump, nuk do të jetojnë në Shtëpinë e Bardhë.
Ky lajm bëhet i ditur nga media amerikane “New York Post”, e cila shkruan se, Melanie Trump dhe djali Baron do të jetojnë në shtëpinë e tyre në Nju Jork. Shkak për këtë është bërë shkolla e Baron.
Gazeta raporton gjithashtu se, Melanie Trump, do të udhëtojë drejt Shtëpisë së Bardhë në Uashington sa herë që të jetë e nevojshme, por fokusi i saj kryesor është djali Baron. Ekziston një mundësi që Melanie dhe Baron të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë ku do jetojë Presidenti i zgjedhur Donald Trump, në fund të vitit shkollor.
“Ndërtesa ku do qëndrojë Melanie dhe Baron do të bëhet Shtëpia e Bardhë e Nju Jorkut”,- tha një ish-komandant i Delta Forcës amerikane, duke iu referuar masave të sigurisë që do të rriten në shtëpinë ku do qëndrojë familja e Presidentit Donald Trump. Ajo do të ruhet nga Shërbimi Sekret dhe Policia e Nju Jorkut.
Atentati në Fier/ Policia jep detaje për vrasjen e Patës. Autorët djegin makinën
Turqia heq dorë nga BE/ Erdogan: Shkojmë me Kinën e Rusinë
Narkotrafikantët brazilianë rrëzojnë helikopterin e policisë
Foto/ Stuhi e frikshme, anija përplaset me shkëmbinjtë në Kanalin Anglez
Një anije mallrash ka goditur një grumbuj shkëmbinjsh në Kanalin Anglez, gjatë një stuhie që goditi bregdetin jugor të vendit.
Njëmbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan me helikopter, pasi anija 200m e gjatë u gjet vështirësi në brigjet e ‘Samphire Hoe’ pranë Dover.
Stuhia ‘Angus’ ka shkaktuar erëra të forta dhe rreshje të dendura shiu ne Britani.
"Në këtë moment nuk ka asnjë tregues për ndonjë rrjedhje karburanti, tha një zyrtar.
“BBC” raporton se, anija do të tërhiqet në breg nga dhjetëra varka dhe anije të vogla.
Tërheqja e anijes së quajtur ‘Saga Sky’ do të ketë përfunduar deri në fund të mëngjesit. Ajo është duke futur ujë por nuk mendojmë se do mbytet, shtoi zëdhënësi.
‘Bota, me rrota’... ushtarët irakenë, fotot me militantin e ISIS-it
Forcat Speciale irakiane raportohet të kenë bërë fotografi pranë një trupi të varur të një prej luftëtarëve të Shtetit Islamik në Mosul, ndërkohë që po përballen me një rezistencë të ashpër nga militantët.
Ushtarët janë fotografuar duke qëndruar pranë xhihadistit të vdekur gjatë betejës për marrjen e kontrollit të qytetit, fortesës së fundit të Shtetit Islamik në Irak.
Në një prej imazheve duket ushtari irakian i kthyer përballë dhe prapa tij, militanti i varur kokë poshtë në një shtyllë dritash ku duket se i kanë lidhur këmbët me telat elektrik.
Trupat e mbështetur nga forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja, u zhvendosën në lagjet Muahrabeen dhe Ulema.
Ata kanë çliruar disa prej lagjeve më të njohura të zonës. Nga shpërthimet kamikaze të ditëve të fundit, kanë vdekur 3 policë dhe u plagosën 4 të tjerë.
"Libri i lumturisë": Fotoja provokative dhe rrëfimi i Moza Ahmetit
Mimoza Ahmeti, poetja kontroversale, shfaqet me një foto ekstravagante dhe mjaft provokuese në kopertinën e librit të ri, “Libri i lumturisë”. Fotoja publikohet për herë të parë, e realizuar dhe ideuar nga poetja dhe piktorja Irina Hysi. Nuk është se Ahmeti është jashtë natyrës së saj ekstreme me këtë paraqitje artistike të fotos, por edhe këtë herë ajo tërheq vëmendjen duke e vendosur në ballin e kopertinës së librit të saj.
KUJDES! Uleni shpejtësinë e makinës pasi të shikoni këto foto...
Sot është Dita Ndërkombëtare në kujtim të viktimave të aksidenteve rrugore. Me mijëra persona lëndohen çdo vit nga këto aksidente. Policia e Shtetit sot ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi, ndërsa punonjësit e rendit dhuruan gjak për të plagosurit në rrugë.
Në orën 12:00 u kërkua që të ndalen automjetet për një minutë në shenjë respekti për ata që humbën jetën në aksidente.
Ndërsa në disa akse rrugore policia ka menduar të tërheqë vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat në qarkullim duke vendosur mjete të dëmtuara nga aksidentet.
Ervin Hasarami, drejtues i Policisë Rrugore, tha në një lidhje telefonike me studion e lajmeve të Top Channel se, “ka një rritje të numrit të aksidenteve në krahasim me fundin e vitit të kaluar”.
Video e plotë/ Si u manipulua me sherrin në ndeshjen e Shkodrës
Pamjet e para që dolën nga një incident në ndeshjen e basketbollit, Vllaznia- Tirana në Shkodër tregonin lojtarin Erkand Karaj që qëlloi me të majtën trajnerin e Vllaznisë, Bledar Gjeçajn. Një akt i dënueshëm që pa dyshim meriton të dënohet, duke parë pamjet me logon e “TV1 Channel”.
Trajnerin e largojnë menjëherë, ndërsa i gjithë faji bie mbi lojtarin.
Por një video e siguruar nga “Lapsi.al” tregon se, pamjet e shpërndara në portale dhe rrjetet sociale janë të manipuluara. Në videon me logon e televizionit lokal është prerë moment kur trajneri Bledar Gjeçaj godet me grusht i pari lojtarin e skuadrës së Tiranës, Erkand Karaj.
Nga kjo video e dytë dhe e plotë e sherrit duket qartë se lojtari i Tiranës vetëm sa është kundërpërgjigjur. Montazhi i dobët nuk ka arritur ta manipulojë të vërtetën vetëm për pak orë, por kjo që ka ndodhur përbën një rast për t’u përçmuar të gazetarisë sportive.
Mos i lini pa parë/ Ja fotot më “prush” të femrës më sexy dhe më të klikuar në Internet
Që kur ndodhi ngjarja e rëndë e Francës, Kim Kardashian i ka reduktuar ndjeshëm daljet në mediat sociale. Megjithatë ajo mbetet femra më seksi në planet, me kaq shumë ndikim.
Gjeni më sipër një koleksion me fotot e saj më seksi por edhe më të polemizuara që sot qarkullojnë në Internet./Express/
Foto/ Luksi ku është “zhytur” Franceska Jaçe
Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, i dha fund në verë lidhjes së saj me biznesmenin 10 vite më të madh, pas pushimeve të fundit çift në plazhin e Marbella të Spanjës. Edhe pse u fol për disa tentativa rikthimi me partnerin e saj, si përfundim ata nuk u panë më bashkë. E periudha post-ndarje u pasua me një fillim të ri në jetën e modeles, e cila shpesh realizon sete fotografike për kompani të ndryshme veshjesh.
Rasti i fundit ishin fotot për biznesin e këngëtares Zaimina Vasjari, ku ekspozonte modelet e shumta të fustaneve sensualë, që gjenden në dyqanin e saj të ri të veshjeve për evente.
Ky bashkëpunim i afroi shumë dy vajzat, pasi përveç fotove bashkë për punë, postonin shesh foto nga argëtimet apo udhëtimet që bënin jashtë vendit. Një prej udhëtimeve të tyre ishte në Dubai, ku ishin për disa ditë pushime të shtrenjta në një nga resortet luksoze të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Por ky nuk është udhëtimi i vetëm i shtrenjtë i Françeskës, e cila ka vizituar vende për të cilat duhet të ketë mjaftueshëm para për t’i shkelur e eksploruar. Një tjetër udhëtim ka qenë në Itali, ku nga qyteti i Firences ajo pozon me blerjet e shtrenjta që ka bërë në butikët atje. Bien në sy pozat e “selfie”-t e shumta të 22-vjeçares nga Vlora, që poston në Instagram, duke treguar linjat e rrumbullakosura.
Këto foto provokuese ajo i poston më shpesh, pasi i dha fund lidhjes 1-vjeçare me biznesmenin e panjohur për publikun. Miq të afërt të çiftit pohuan se lidhja e tyre ishte shumë e fortë, dhe përfundoi me ndarje për shkak të xhelozisë. Gjatë kohës që ishin të lidhur, ata bashkë- jetonin mes Tiranës dhe Milanos./panorama/
Kolonjë, mbyllet votimi, pjesëmarrja 49.6%
Ka përfunduar procesi i votimit në Kolonjë për zgjedhjet e pjesshme për kryetar Bashkie.
Sipas të dhënave të KZAZ, janë mbyllur votimet në 36 qendrat dhe janë plotësuar të gjitha procesverbalet.
Pjesëmarrja në votime në këto zgjedhje të pjesshme ka qenë 49.6%, ku u votua për kandidatin e opozitës Dritan Hajro dhe kandidatin e mazhorancës Ilia Selfo.
Indi, 100 viktima nga dalja e një treni nga shinat
India tronditet nga një tjetër aksident i rëndë hekurudhor, skenë e të cilit është bërë po shteti i Utar Pradeshit, ku marsin e një viti më parë vdiqën në rrethana të ngjashme 39 vetë e u plagosën 150 të tjerë. Gati 100 vetë janë këtë herë viktimat e daljes nga shinat të një treni pranë qytetit të Kanpurit.
Mbi 150 raportohet të jenë të plagosurit. Ngjarja ndodhi pak pas orës tre të mëngjesit, me orën lokale.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi daljen nga shinat të 14 vagonëve të trenit ekspres. Ekipet e shpëtimit po përdorin mjetet e rënda për të çarë metalin e tyre të deformuar e për të nxjerrë të mbijetuarit. Shumica e viktimave ndodheshin në dy vagonët afër lokomotivës që është përmbysur e dëmtuar rëndë. Të paktën 250 efektivë policie mbërritën në zonë shumë shpejt pas aksidentit.
Ministri i Hekurudhave, Suresh Prabu shkroi në rrjetin social Tëitter se ndaj personave përgjegjës do të merren masat më të ashpra të mundshme.
Duke theksuar se, po e monitoron personalisht situatën, ai kërkoi nisjen e menjëhershme të një hetimi mbi aksidentin tragjik, ndërsa njoftoi se të afërmit e të vdekurve dhe të plagosurit do të marrin kompensim nga shteti.
Një pasagjere, vagoni i së cilës nuk devijoi, i tha “Associated Press” se, treni ka qenë duke lëvizur me shpejtësi normale. Pak përpara përplasjes, ai ka ndaluar në mënyrë të befasishme e paskësaj ishte nisur sërish.
Kanpuri është një nyje e rëndësishme hekurudhore nëpër të cilën kalojnë çdo ditë me qindra trena. Aksidentet hekurudhore janë të zakonshme në Indi, ku pjesa më e madhe e sistemit hekurudhor është tejet e vjetëruar.
“Natyrë e qetë” në Kuçovë mes MIG-ëve... dhe disa foto të vjetra
Që prej fillimit të viteve 2000 baza ajrore e Kuçovës, e njohur ndryshe si “Aerodromi i Qytetit Stalin” nuk funksionon më si e tillë. Uturima e reaktivëve “MIG” nuk dëgjohet më, edhe pse një pjesë e mirë e tyre janë sërish aty por jo në gjendje pune...
Ata tashmë janë vetëm rrelike dhe dëshmi e pakundërshtueshme e assaj që ka qenë dikur baza ajrore e Kuçovës, e cila së bashku me uzinën e riparimit të aeroplanëve, ishte një pjesë e rëndësishme e ushtrisë shqiptare, por dhe krenari e vendit.
Lexues të “Mapo.al” kanë sjellë në profilin tonë social një mori fotosh nga kjo bazë, disa prej të cilave të shoqëruara edhe me diciturën: “'Natyre e qete', Kucove”, duke na kërkuar të rikujtojmë krenarinë e dikurshme të Aviacionit Shqiptar.
“Mapo.al” sjell për të gjithë lexuesit këtë fotogaleri në kujtim të asaj çka ka qenë dikur “Aerodromi” i Kuçovës, por edhe për të sjellë në memorje të të gjithë kureshtarëve faktet që tregojnë forcën luftarake ajrore të Shqipërisë së 20 viteve më parë./Mapo.al/
‘Shtrëngim i beftë duarsh’. Obama dhe Putin takohen në Peru
Presidenti i SHBA Barack Obama dhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër gjatë samitit ekonomik të mbajtur ditën e sotme në Peru.
Fotografët kanë mundur të fotografojnë dy liderët botërorë, në takimin e tyre të parë pas zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA.
Në foto duket shtrëngimi i ftohtë i duarve mes Obamës dhe Putin. Të dy më pas u ulën në vendet përkatëse në të njëjtën tavolinë. Ishte e paqartë se çfarë shkëmbyen shkurtimisht Obama dhe Putin.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë shpjegime, po kështu as Kremlini. Marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë janë përkeqësuar për shkak të Sirisë. Barack Obama ka miratuar sanksione ndaj Rusisë për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.
Janinë, gjendet një i person i vrarë me armë, dyshohet për shqiptar
Policia greke ka gjetur një trup të pajetë në fshatin Kiparisia të Janinës, i cili ishte raportuar i zhdukur përpara disa ditësh.
Dyshohet se viktima është një shtetas shqiptar rreth 40 vjeç.
Nga të dhënat e para, personi i seksit mashkull është vrarë, pasi në trupin e tij janë gjetur plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Mediat greke raportojnë se pak ditë më parë një i afërm i viktimës kishte denoncuar zhdukjen e tij. Deri tani nuk është bërë publik emri i personit të pajetë.
Blushi: Ja pse dështoi Samiti i Diasporës, organizuar nga Qeveria
Deputeti Ben Blushi thotë se Samiti i Diasporës në Tiranë i organizuar nga Qeveria ishte një dështim. Sipas Blushit, arsyeja e dështimit është se emigrantëve shqiptarë nëpër botë nuk iu sigurua e drejta e votës.
Në një status në Facebook, deputeti Blushi shprehet se në 3 vite ekzistonte mundësia që emigrantët shqiptarë të regjistroheshin dhe të votonin elektronikisht.
Por, arsyet që u dhanë nga qeveria për mosrealizimin e këtij premtimi të Edi Ramës ishin thjesht alibi, shkruan Ben Blushi.
“Samiti i Diasporës dështoi ti sigurojë shqipëtarëve në emigracion të drejtën e votës. Arsyeja që u dha nga qeveria është vetëm alibi e shëmtuar. Tre vjet mjaftonin për rregjistrimin e tyre dhe votimin elektronik.
Diaspora duhet të ketë jo vetëm të drejtën e votës, por edhe të përfaqësimit në kuvend, në kushtet kur 40 përqind prej nesh jetojnë në emigracion. LIBRA do luftojë që kjo e drejtë të kthehet në normë”,- deklaron deputeti Ben Blushi.
Video/ Kjo që ka ndodhur në Itali nuk ndodh as në Shqipëri
Në një ndeshje të kategorisë inferiore në Itali, futbollistët janë detyruar ta shtyjnë auto Ambulancën, pasi ajo ishte fikur në fushë. Kësi rasti nuk është parë asnjëherë në fushat e futbollit.
Tronditet Spanja, lojtarët e Realit shënjestrohen me snajper. Autori dënohet me 9 vjet burg
Një person me emrin Ramirez, i cili u arrestua ditë më parë nga policia spanjolle, është dënuar me nëntë vjet burg për shkak fotografive që u kishte bërë lojtareve të Realit me snajper, shkruan “Express”.
Sipas "El Confidencial", Ramirez i kishte bërë këto fotografi nga fugoni i tij në qendrën stërvitore “Valdebebas”,- por që asnjëherë nuk ishte vërejtur nga sigurimi.
Cristiano, Bale, Isco, Marcelo, Ramos, Benzema, janë disa nga lojtarët që kishte shënjestruar Ramirez si dhe trajnerin Ancelotti e presidentin Florentino Perez dhe shumë lehtë mund edhe t’i vriste, përcjell Gazeta Express.
Madje ai duke bërë shaka në gjykatë, tha se e ka vrarë Ronaldon e Perezin dhe se ua ka dëshmuar madrilenëve se e kanë sigurimin e dobët.
“E kam vrarë Cristianon dhe Perezin dhe ua kam dëshmuar atyre mangësitë e mëdha në sistemin e sigurisë”,- ka thënë Ramirez.
Ndër të tjera ka thënë se nuk ka pasur ndonjë qëllim të keq, por vetëm ka dashur t’i tregojë atyre se shumë lehtë mund të vriten nga terroristët.
Meshkujt e stresuar pëlqejnë femrat e kolme
Situata emocionale ndikon në shijen e meshkujve. Meshkujt me nivele të larta stresi tërhiqen më shumë nga femrat e kolme. Kështu thotë studimi i ri i Universitetit të St. Andrews-it, Skoci.
Në periudha të vështira, ata kthejnë sytë nga gratë e mbushura dhe nuk tërhiqen nga të hajthmet me përmasa modelesh.
Sipas studiuesve, kjo ndodh sepse gratë e holla duken më të brishta dhe më pak fertile. Ata besojnë se stresi ndryshon perceptimin e burrave për të bukurën.
Në një sondazh ku u morën në pyetje meshkuj tek të 20-at, u vu re se ata që kishin nivele më të ulëta stresi, pëlqenin gratë e holla.
Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Etologjia”, ku u shpjegua edhe përse në vendet ku jeta është e vështirë, burrat preferojnë gratë e shëndetshme.
“Studimet tregojnë se popullatat që jetojnë në vende ku jetesa është në standarde të ulëta, parapëlqejnë vajzat e rënda. Por kjo s’ka të bëjë me ambientin; kur rrethanat janë të vështira, femrat e bëshme janë më tërheqëse”,- thotë profesori David Perrett.
Video/ Ja si ta puthni partnerin që ta çmendni fare...
Vajza, ndonjëherë kur e puthni një mashkull që ju pëlqen, nuk duhet ta puthni si ‘zonjë’ e vërtetë, por duhet ta bëni në mënyrën më të ndyrë të mundshme – pra, më shumë në stilin e Angelina Jolies.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni dallimin mes një puthje të lezetshme dhe një puthje të ndyrë, të egër dhe e cila do t’i mbetet në mend atij përgjithmonë.
‘Katakomet’ e Ministrisë së Brendëshme dhe muzeu i diktaturës
Në qendër të Tiranës, pikërisht poshtë themeleve të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, është hapur këto ditë ai që do të njihet si “Muzeu i Memories” dhe që flet për krimet e diktaturës komuniste ndaj ish-të përndjekurve dhe persekutuarve politikë.
Edhe pse mjaftë i kontestuar sidomos nga opozita, muzeu në bodrumet e ministrisë është transformuar në një vepër arti dhe në një galeri fotografike dhe dokumentare, ku ka ngjallur kureshtjen e madhe të shumë qytetarëve.
Në ditën e parë të hapjes së tij ishte i pranishëm edhe vet kryeministri Edi Rama, i cili pasi ka vizituar ambientet e rikonstruktuara të këtij muzeu, nuk ka lënë pa shpërndarë edhe një fotogaleri nga ambientet e brendëshme të “katakomeve” të Ministsë së Brendëshme.
“Fotoalbumi i hapjes së muzeut të kujtesës, BUNK'ART2, në kujtim e respekt të viktimave të terrorit të diktaturës komuniste”,- ka shkruar Kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook.
A quhet i pasur shqiptari që posedon këtë vilë? Ja kush e ka...
Jo vetëm në Tiranë në lagjet e pasanikëve, por edhe në zona të tjera më rurale dhe jashtë kryeqytetit syri të sheh edhe mrekulli të tilla...
Sapo hyn në rrugën e Gjirit të Lalzit, te nënkalimet e Maminasit te kthesa e vogël shikon shumë vila, por njëra është disi më e veçantë.
Sistem vaditjeje të barit, sistem ngrohjeje qëndrore me gaz, sistem kapotë për izolimin e mureve. Harxhon vetëm 1500 lekë në muaj energji elektrike.
Magazinë për mbajtjen e rraqeve të shtëpisë, dera kryesore cilësore prej druri dhe e sjellë nga Italia. Salloni dhe ambjenti i gatimit të mobiluara me shije.
Shkallët prej graniti e parmaket dru i punuar bukur, sigurisht nga Italia. Dhoma e çiftit dhe ato të fëmijëve janë njëlloj me ato të vilave në Tiranë.
Për tualetet nuk është kursyer asgjë; te tilla materjale i gjen vetëm në lokalet luksoze. Ka edhe dyer xhami me motive të bëra me dorë.
Verandë me tendë druri që të kujton vilat në vendet e Amerikës Latine. Relaks i plotë, bar jeshil, pemë të të gjitha llojeve dhe era e detit që fryn nga Perëndimi. Perfekte për shtepi fundjave, por edhe si shtëpi e përhershme...
...dhe e gjitha kjo vilë fantastike është e një banori nga fshati Maminas, emigrant në Itali.
21/11/2016/....................................................
Fotografi të mrekullueshme balenash
Rita Kluge është një fotografe e vlerësuar me çmime të ndryshme që na sjell fotografi të mrekullueshme balenash. Ajo ka notuar në ujërat e thella të Tongës e Tahitit për të shkrepur këto foto.
Kluge, e cila ka hobi edhe sërfin, tregon se të shikosh në syrin e një balene është diçka fantastike.
“Të shikosh në sy balenat, të ndryshon jeta. E njëjta gjë është edhe me delfinët, por ata janë të shpejtë. Balena të shikon si një njeri, të fikson”,- thotë Kluge.
Orgazma e garantuar: Mësoni t’i të masazhoni vaginën e saj…
Do'stlaringiz bilan baham: |