Basha: Kthimi i Shqipërisë në hambar droge, fenomen kanceroz
Emërohen 14 gjyqtarë të rinj në Tiranë e rrethe. Ja kush janë...
Të shtëna armësh në kufirin shqiptaro-grek. Ja arsyeja...
Një përplasje me armë ka ndodhur në kufirin greko-shqiptar ku një trafikant droge ka qëlluar me armë ndaj policisë. Ngjarja ka ndodhur në kufirin e gjelbër në Igumenicë.
Policia greke tentoi të ndërhynte teksa një mjet ka tentuar të marrë një ngarkesë që dyshohet të jetë mbi 100 kg marijuanë. Droga ishte kaluar nga disa trafikantë nga kufiri i gjelbër dhe ishte fshehur.
Ne momentin që ka shkuar mjeti ta marrë ka ndërhyrë policia por trafikanti, që dyshohet të jetë shqiptar ka hapur zjarr ndaj policisë dhe është larguar me vrap për në drejtim të tokës shqiptare.
Nuk ka të lënduar. Forca te shumta të policisë greke në vendngjarje.
Luftë me policinë/ Kapet në Spanjë banda shqiptare që grabiste të pasurit, përfshi Princeshën e Jordanisë
Një bandë e hajdutëve shqiptarë, në shënjestër të të cilëve ishin pronarët e shtëpive të pasura britanike dhe turistët në Kosta del Sol është arrestuar nga policia spanjolle.
Gjatë aksionit të koduar “Operacioni Mbretëror”, mësohet se në pranga kanë rënë 5 shqiptarë, 3 burra dhe dy gra, të cilët janë arrestuar pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë pasi u kapën në flagrancë në një ndërtesë në Marbella, raporton britanikja “Express”.
Pesë të arrestuarit, të moshës 21 deri 39 vjeç, emrat e të cilëve nuk janë identifikuar janë arrestuar në resortet turistike të Grandas dhe Torremolinos.
Policia gjeti 20 automjete të vjedhura të cilat iu kthyen pronarëve të ligjshëm, si dhe 4 ora projektuese, unaza diamanti si dhe mbi 9 mijë paund.
Sipas hetuesve, rreth 1/3 e 73 viktimave të bandës shqiptare ishin britanikë. Shumë prej tyre ishin me pushime dhe po qëndronin në shtëpitë luksoze në Nueva Andalucia afër Marbellas.
Siç shkruajnë mediat angleze, një tjetër viktimë e supozuar e bandës shqiptare është një princeshë jordaneze për të cilën thuhet se i kanë grabitur rreth 45.000 paund.
Po sipas policisë, 5 të arrestuarit shfrytëzonin orët e para të mëngjesit, kur viktimat ishin ende në gjumë, për të grabitur shtëpitë e tyre, të hollat dhe stolitë e sendet e tjera me vlerë.
Pasi merrnin ato që donin, grabitësit përdornin makinat e pronarëve të shtëpive për t’u larguar.
A po përpiqet drejtori i FBI-së të ‘sabotojë’ kandidimin e Clinton?
Londër, Ambasada Ruse rrethohet me 'gjymtyrë' njerëzish
Rreth 50 demonstrues u mblodhën jashtë ambasadës ruse në Londër të enjten pasdite për të protestuar sulmet ajore të Moskës në qytetin e Alepos për të mbështetur qeverinë siriane.
Protestuesit hodhën qindra e gjymtyrëve fallco përpara ambasadës, të cilat përfaqësonin lëndimet e pësuara nga populli sirian, duke e akuzuar Moskën se ka kryer krime të panumërta lufte në qytetin më të madh të Sirisë. Dy aktivistë lidhën veten me zinxhirë veten në portat e ambasadës.
Protestuesit John Dunford, i cili ishte njëri nga të lidhurit me zinxhirë, thotë se ai është duke protestuar mbi "përdorimin e municioneve thërrmuese dhe tmerret e tjera të llahtarshme të qeverisë ruse në Siri.
Mosul, forcat irakiane i marrin ISIS-it edhe një tjetër qytet
Forcat irakiane kanë rimarrë kontrollin e një lagjeje të dytë në zonën perëndimore të Mosulit, kryeqendra e xhihadistëve të Shtetit Islamik në Irak. Komandantët ushtarakë kanë deklaruar se po kontrollojnë shtëpi më shtëpi në lagjet Gogjali dhe Samaha, duke u kërkuar banorëve të mos dalin prej andej.
Ndërkohë, 30 militantë të ISIS-it, kanë kryer një inkursion në qytetin Shirqat, 100 km në jug të Mosulit dhe janë mbyllur në një xhami, duke sulmuar më pas një qendër të forcave të sigurisë. Kryebashkiaku Ali Dodah tha se 15 xhihadistë janë vrarë nga forcat e sigurisë dhe trupat e tyre janë hedhur në rrugë.
Sulmi, ka nënvizuar kryebashkiaku, duket se ka si qëllim për të treguar se ISIS është akoma i fortë dhe i aftë të luftojë, ndërsa vazhdon beteja për Mosulin. Aksioni duket se pësoi të njëjtin fat me sulmin e bërë muajin e shkuar në Kirkuk, ku u vranë m dhjetëra civilë dhe 76 militantë xhihadistë sipas një bilanci zyrtar.
Shirqat, i cili prej dy vjetësh kontrollohet nga Shteti Islamik, është rimarrë nën kontrollin e trupave qeveritare vetëm në fund të muajit shtator.
Dodah ka thënë që militantët xhihadistë mbërritën në qendër të qytetit në bordin e disa varkave përmes lumit Tigër. Pastaj u strehuan në një xhami, ku përdorën altoparlante për të përhapur një mesazh ku thoshin se ISIS do të mbijetojë. Në fund sulmuan një seli të sigurisë, por policia dhe milicitë e Mobilizimit Popullor kanë reaguar.
Raporti i autoriteteve italiane: Mafia shqiptare ka ‘pushtuar’ Barin
Raportet e herëpashershme të autoriteteve italiane tregojnë se mafia shqiptare është mjaft e përhapur në territorin e vendit fqinj.
Në një raport të detajuar që i referohet periudhës nga 1 korriku 2015 deri në 30 qershor 2016, Anti-Mafia e Barit (DND) përshkruan kontekstin aktual kriminal në territorin barez dhe atë të Foggia-s.
Sipas raportit, në vend nuk operon vetëm mafia bareze, por edhe grupe të huaja kriminale.
“Nigerianët, shqiptarët dhe rumunët: veçanërisht këta, drejtojnë trafikun e paligjshëm në Bari”,- citohet raporti i DND nga mediat lokale.
Video/ Biondia ngre këmbët në transmetim live, teleshikuesit kënaqen me “zogun” e saj
Një vajzë bionde spanjolle i ka lënë të gjithë pa fjalë, ndërsa iu kërkua në një transmetim live në televizion që të hapte këmbët, t’i kryqëzonte dhe t’i ngrinte ato përpjetë.
Biondia nuk e mendoi dy herë dhe e veshur me fustanin e shkurtër të zi, i cili ia mundësonte kryerjen e këtyre lëvizjeve, ajo nisi të bënte çfarë i kërkonin.
Për shkak të fustanit, disa herë gjatë performancës i doli në pah “zogu”, duke krijuar situata komike dhe njëkohësisht të sikletshme. Gjithçka ndodhi në transmetim live, ndërsa më pas videoja u bë virale edhe në internet.
Video/ Tiranë, shoferja humbet kontrollin tek "Komuna e Parisit", habit kalimtarët me "fluturimin" e saj
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme tek "Komuna e Parisit". Një shofere ka humbur kontrollin e automjetit dhe në momentin që ka marrë kthesën ka devijuar dhe me një shpejtësi të madhe ka përfunduar mbi bordurë dhe është përplasur me një tabelë.
Shoferja nuk ka pësuar lëndime, por është turpëruar para të gjithëve. Ndërkohë, një nga dëshmitarët që ka parë këtë aksident u shpreh për "Jetaoshqef.al" se, vajza në momentin që ka marrë kthesën ka qenë duke folur në telefon.
Për fatin e saj të mirë ajo nuk ka përplasur kalimtarët, por ka përjetuar një situatë të sikletshme./JOQ/
Nusja s’ishte e virgjër, burri nga Burreli heq unazën në emision
Historia e sotme tek emisioni me "Zemër të Hapur" ka patur shumë interes, duke qenë se është folur për një temë të nxehtë siç është ajo e "virgjërisë". Pasi 36-vjeçari nga Burreli, Avniu tregoi historinë e tij me 34-vjeçaren, me të cilën është ndarë, ka ardhur edhe reagimi i shkurtër i ish-bashkëshortes së tij. Ajo ka thënë "live" në emision se ai është i sëmurë dhe se nuk dëshiron që të kthehet më me të.
"Ai nuk ishte për mua, ai ishte i sëmurë, ai nuk ka qenë ashtu siç thotë", kanë qenë këto fjalët e 34-vjeçares, motra e të cilës më pas ka kërcënuar edhe stafin e emisionit, ndaj dhe gazetarja ka thënë më vonë se do të bëjnë denoncim ndaj saj.
Ndërsa menjëherë në linjë është futur motra e saj, e cila ka thënë se nuk do e shqetësojnë më Avniun, por ai nuk duhet ta përndjekë më ish-bashkëshorten e tij.
"Ne nuk i kemi bërë asnjë kërcënim, dua vetëm që motrën time ta lejë rehat, motra ime nuk e do, pse e përmend atë, mos ta përmendë, askush nuk e ka kërcënuar, ai të shikojë jetën e tij", kanë qenë fjalët e para të motrës së 34-vjeçares.
Ndërsa më pas ka reaguar edhe vetë moderatorja e emisionit: "Ju keni kërcënuar gazetaren në komunikimin me ne, ju kërcënuar stafin pse e kemi pranuar ne? Ai është një 36-vjeçar që tregon historinë e tij".
Ndërsa ka ardhur reagimi i motrës së ish-bashkëshortes së 36-vjeçarit:
"Në s'jemi kërcënuar asnjë, ne duam që ai të mos dalë më në televizion, le të shkojë nga të dojë, motra ime ka thënë që nuk e dua më. Kur ka ardhur Avniu dhe ka marrë motrën time, e ka marrë në orën 8 të pasdites dhe ka ardhur aty tek shtëpia, i thoshte më kërkoi falje që s'ke qenë e virgjër që të marrë për nuse, unë të jap gjithçka që më ke prurë, atë s'ta them unë se virgjërinë ta kam dhënë ty. Ti shiko punën tënde dhe unë timen", ka thënë motra e 34-vjeçares.
Pas këtyre fjalëve, ka reaguar ashpër 36-vjeçari, i cili e ka quajtur fshatare ish-bashkëshorten tij dhe ka hequr unazën e martesës live në emision.
"Nuk i bie në telefon vajzës nga ky moment, mua s'ma ka hedhur asnjë deri më sot, jo të ma hedhë një fshatare", kanë qenë këto fjalët e tij pas debatit me motrën e 34-vjeçares, duke shtuar më tej se kjo u fundit i ka thënë se "motra e saj e ka Avniun si gomë rezervë".
Fabrika e drogës, aty ku kanabisi përpunohej me imtësi
Një dhomë e përshtatur si minikuzhinë në magazinën e përpunimit të drogës në Rrëshen përdorej për nevojat e punëtorëve që ruanin gjatë natës sasinë e 4.4 tonëve hashash. Siç edhe emri i operacionit policor, shenjat e befasisë duken edhe mbi tryezën e kësaj dhome.
Për efekt prove materiale për dy ditë rresht policia e peshoi dhe zhvendosi kanabisin që ishte në proces tharjeje e pastrimi, megjithëse gjurmët e drogës kanë ngelur kudo. Në magazinë gjen ende modelet e dyerve që duhej të prodhoheshin në këtë objekt, ku sapo kalohej pragu nuk prodhoheshin mobilje, por drogë.
Policia e Lezhës, që kreu goditjen befasisht ndoshta edhe për policinë lokale, thotë se sasia e konsiderueshme e kanabisit është grumbulluar javët e fundit duke u blerë nga kultivues droge të zonës.
Dy personat më aktivë në këtë proces janë shtetasit Altin Ndoj dhe Valentin Simoni, ndërkohë që ishte punësuar si ekspert kanabisi edhe Ramo Gaba nga Lazarati. Prej 31 personave të kapur në godinë, pjesa dërrmuese janë banorë të lagjes ku ndodhet magazina. Bashkë me 10 gra të tjera, Marte Ndoj po hetohet në gjendje të lirë, ndërkohë që i shoqi është arrestuar.
“I rashë derës së magazinës. Më doli një djalë, që nuk e njihja dhe i thashë që kam ardhur për punë. Mora gërshërët dhe fillova punën. Kemi qenë nja 10 gra, të gjitha të lagjes. Kam edhe burrin brenda, punonim bashkë me të”,- thotë Marte Ndoj.
Suzana Ukaj, u arrestua bashkë me vajzën shtatzënë dhe dhëndrrin. Ishte dita e saj e parë në punë.
“Shkova vetëm për copën e bukës se nuk kisha. Duke shkuar gjithnjë tek njerëzit e mi për të marrë nga një qese miell, u bë e padurueshme. Nuk e di për pagesën, por me aq sa folëm me ato gratë e tjera, thanë 20 mijë lek”,- rrëfen Suzana.
Mjaftojnë një palë gërshërë për t’u bërë punëtor hashashi. por më e rëndësishmja nuk duhet të njohësh njeriun kryesor që të punëson në kapanone si ai i Rrëshenin./TCh/
Video/ Stresi shpëton nga zjarri fëmijën 11-muajsh që ndodhej vetëm në shtëpi
Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur pak minuta më parë në një pallat në Tiranë pranë zonës së Medresesë. Një fëmijë vetëm 11 muajsh ka rrezikuar seriozisht jetën si pasojë e një zjarri të rënë në apartamentin e tij në katin e tretë të një pallati. Në pritje të zjarrfikësve dhe në mungesë të kohës, këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi” ndërmori një veprim të rrezikshëm duke u përpjekur të shpëtojë fëmijën nëpërmjet katit të katërt.
Ai ia doli me sukses ta shpëtonte dhe në sfond dallohen edhe duartrokitjet e dëshmitarëve. Ngjarja u filmua nga disa djem të lagjes. Ata u munduan ta shuanin zjarrin me bombulat anti-zjarr që ndodheshin në një pikë bastesh poshtë pallatit.
Në momentin që erdhi zjarrfikësja, zjarri ishte shuar. Sipas dëshmitarëve, Stresi u fut nga kati i katërt në të tretin për ta shpëtuar.
Raportuesit informojnë se, shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike në karikuesin e mini-barit në apartamentin e fëmijës, i cili shkaktoi flakë por kryesisht shumë tym, duke u bërë një rrezik i vërtetë për asfiksimin e fëmijës. Dëshmitarët përshkruajnë se, tymi dilte sikur të qe ndonjë “oxhak fabrike”.
Ata shprehen se, pasi dëgjuan të qarat e fëmijës dhe panë tymin e madh, u ngjitën në apartament dhe i ranë ziles por askush nuk e hapi. Më pas u detyruan të vepronin nëpërmjet katit të katërt. Prindërit e fëmijës nuk ndodheshin në atë moment në apartament./JOQ/
Gjermania zbulon listën për ndeshjet e radhës, Ozil mbetet jashtë
Ylli Arsenalit, Messut Ozil, është lënë jashtë skuadrës për ndeshjet e radhës që gjermania i zhvillon me San Marinon dhe Italinë
Mesfushorit u është dhënë pushim nga Joachim Low, skuadra e të cilit përballet me 11 nëntor me San Marinon në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, deri katër ditë më vonë luajnë miqësore me Italinë.
“Lojtarët në ligat më të forta, nuk kanë pushim dimërorë, ashtu si në Bundesliga, andaj mendova që t’iu japë pushim”,- tha Low.
Leroy Sane, Andre Schurrle dhe Antonio Rudiger gjithashtu janë lënë jashtë.
Skuadra e plotë:
Portierë: Manuel Neuer (Bayern München), Bernd Leno (Bayer Leverkusen), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona).
Mbrojtës: Jerome Boateng (Bayern München), Yannick Gerhardt (Wolfsburg), Jonas Hector (Cologne), Benjamin Henrichs (Bayer Leverkusen), Benedikt Howedes (Schalke), Mats Hummels, Joshua Kimmich (Bayern Munchen), Shkodran Mustafi (Arsenal), Sebastian Rudy (Hoffenheim), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen).
Mesfushorë/Sulmues: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Serge Gnabry (Werder Bremen), Mario Gomez (Wolfsburg), Leon Goretzka (Schalke), Mario Gotze (Borussia Dortmund), Ilkay Gundogan (Manchester City), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Max Meyer (Schalke), Thomas Muller (Bayern Munchen), Kevin Volland (Bayer Leverkusen), Julian Weigl (Borussia Dortmund).
Frikë nga termetet? Ja çfarë thotë sizmiologu për termetin që ra sot në Shqipëri
Shqipëria është goditur sërish nga tërmete me magnitudë të konsiderueshme. Këtë herë epiqendra e tij ka qënë në zonën e Kaçinarit, në Mirditë.
“Rreth orës 05:55 është ndjerë një tërmet me magnitudë 2.6 në zonën e Kaçinarit, që është pasur më pas me një tërmet pak më i fortë, me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter.
Janë të lidhur me njëri – tjetrin, pra një para goditje dhe një goditje kryesore. Aktualisht, goditjet nuk vazhdojnë, që do të thotë se aktiviteti aty ka mbaruar”,- tha Edmond Dushi sizmiolog për televizionin “Klan”.
Për sizmiologët, tërmetet e rëna janë normale, duke marrë parasysh faktin që Shqipëria njihet si zonë me aktivitet të lartë sizmik.
“Vendi ynë është pjesë e një kontakti pllakash tektonike dhe këto sforcime që grumbullohen në mënyrë graduale dhe të vazhdueshme do të çlirohen në trajtën e tërmeteve, në zonat ku ne i quajmë shkëputje tektonike ose zona më të dobësuara të kores së tokës”,- vijoi ai.
Sa i takon ndjeshmërisë së tërmetit të fundit, në faqen zyrtare të Instituit të Gjeoshkencave është raportuar së është ndjerë në Rrëshen, Shkodër, Tiranë e disa qytete përreth./Tv Klan/
Video/ Qytetarët bllokojnë autobusin e "Tiranës së Re", i dalin para në mes të rrugës
Po shtohen dita-ditës denoncimet nga qytetarët për kushtet e transportit publik në Tiranë edhe pse Bashkia e Tiranës, pasi pranoi rritjen e çmimit të biletës premtoi përmirësim të këtyre kushteve. Mirëpo ditën e sotme janë filmuar momente aspak të këndshme që kanë detyruar banorët e Tiranës të bllokojnë urbanin e "Tiranës së Re", duke i dalë para në mes të rrugës.
Edhe pse rrezikohej jeta e tyre, vetëm në këtë mënyrë banorët nuk e kanë lejuar urbanin të largohet.
Kjo pasi ata kërkonin të hipnin edhe pse ai nuk mbante më, sepse kishin gjysmë ore që prisnin këtë urban. Fundja të gjithë ishin nisur për punë dhe vonesa sigurisht do të ishte penalizuese.
Prandaj këta qytetarë në shenjë proteste kanë vendosur t'i dalin para autobusit, që në këtë mënyrë të merren masa dhe të shtohet numri i urbanëve në mëngjes, sidomos i atyre të "Tiranës së Re" të cilët kanë një mbipopullim, në orët e para të mëngjesit./JOQ/
Greqi/ Emigrantëve u kapen 600 mijë euro, ar, makina luksoze
Policia greke zhvilloi një operacion masiv në zona të ndryshme të Athinës dhe kontrolloi 60 shtëpi luksoze të dy organizatave më të mëdha kriminale.
Anëtarët e këtyre organizatave bëjnë jetë luksi me makina të shtrenjta e jetë të shfrenuar.
41 persona u arrestuan në total të moshës 19-66 vjeç. Prej këtyre, 38 janë romë, 1 sirian, 1 shqiptar dhe 1 kazak.
Deri më tani janë konfiskuar 600 mijë euro, shufra ari dhe argjendi, fletë ari, 150 monedha ari, 60 automjete.
Hetimet e autoriteteve greke janë duke vazhduar për persona të tjerë të dy organizatave kriminale.
Ata akuzohen për shmangie të taksave duke përdorur metoda speciale.
Video/ Kush priste në Tiranë 11 kallëpë tritol nga Laçi?
Policia ka publikuar sot momentet e arrestimit të 27-vjeçarit Ndue Bushati nga Mamurrasi. Ai u prangos në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa e Valiasit” duke udhëtuar në këmbë në drejtim të Kamzës.
Deri aty kishte mbërritur me makina të rastit. I riu u pikas nga një patrullë policie që ngjalli dyshime për shkak të lëvizjeve të dyshimta të tij. Ai është ndaluar dhe është kontrolluar.
Në një qese që mbante në dorë iu gjetën 11 kallëpë tritoli. Bushati tha se atë ia kishte dhënë Maliq Lika, 24 vjeç, banues në Laç për ta çuar në Tiranë.
Hetimet janë përqendruar për të mësuar se cili ishte destinacioni përfundimtar i lëndës shpërthyese dhe nëse do të përdorej për ngjarje kriminale.
Nga hetimet mësohet se asnjëri nga dy të rinjtë e arrestuar nuk ka pranuar të flasë. Dihet vetëm që sasia e eksplozivit ishte marrë në afërsi të Fushë-Krujës, në rrugën që lidhet me qytetin e Laçit.
Ministri i Jashtëm grek i përgjigjet Ramës: Historia është e bazuar në fakte
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i ka kthyer përgjigje kryeministrit shqiptar, Edi Rama lidhur me deklaratat e tij të fundit për Himarën apo Akropolin.
“Lidhur në historinë, unë jam përgjigjur në mënyrë të detajuar dhe përsëris atë që kam thënë; historia duhet të jetë një shkollë për të gjithë ne dhe jo një burg. Me historinë duhet të sillemi në mënyrë serioze dhe të jemi seriozë. Ajo është e bazuar në fakte dhe jo në fiksionet e mëvonshme.
Kujt i pëlqen historia greke dhe kultura greke, ai është i mirëpritur. Vetëm mos të arrijë në pikën që të konsiderojë se këto janë ekskluzivisht të vetat dhe nuk janë greke”,- tha Kotzias gjatë konferencës për shtyp në Athinë me homologun e tij polak Vitold Waszcykowskin.
Gjykata e Apelit lë në burg ‘ushtarët’ e Shullazit
Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në burg dy bashkëpunëtorët e Emiljano Shullazit, Endrit Zelën dhe Endrit Qyqen.
Ata akuzohen për për veprat penale të shtrëngimit për dhënie pasurie dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Qyqja dhe Zela bashkë me Shullazin kanë kërcënuar dhe i kanë marrë një pjesë të pronësisë së ish-hotel Vollgës në Durrës dhe një shumë të konsiderueshme parash biznesmenit Ylvi Beqja.
Ata u arrestuan pasi dolën nga paraburgimi në Tiranë, ku ishin takuar me “kapon” e tyre, Emiljano Shullazin.
Terroristë në burgun e Vaqarrit? Të dënuarit i gjendet piktura e ISIS-t
Ishte dënuar për vjedhje, por në qelinë e tij në burgun e Vaqarrit janë gjetur sende ekstremiste. Burime nga policia thanë për SYRI.net se kishin informacione se një i dënuar mbante disa sende të ISIS.
Menjëherë është bërë një kontroll në burgun e Vaqarrit ku në qelinë e të dënuarit Ilirjan GJ., 23 vjeç, banues në Paskuqan, i dënuar për “vjedhje”, në dhomë, iu gjet një pikturë me pamje vizuale të grupit terrorist ISIS.
I riu tani veç akuzës së vjedhjes duhet të përgjigjet edhe për mbajtje të sendeve të ndaluara të organizatave terroriste.
Vjen dimri, bie dëbora e parë në Shqipëri, javën tjetër shi dhe përmbytje
Verilindja e vendit është zbardhur nga dëbora. Gjate orëve të para të mëngjesit lartësitë mbi 800 metër në nivelin e detit pësuan rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa reshjet e dëborës arritën në 10 cm.
Shishtaveci, Topojani, Arrni, Kalisi, Grykecaja, Bushtrica, Zapodi e disa zona të tjera në Kukës, Has e Tropojë, tashmë janë nën pushtetin e dëborës e para për këtë vit.
Përveç disa problemeve me mungesën energjisë elektrike në Shishtavec e Topojan, nuk pati të tjera shqetësime në lidhje me qarkullimin e mjeteve apo dhe bllokime rrugësh.
Sipas Meteoalb-it, fundjava do të jetë me vranësira dhe kthjellime, ndërsa gjatë javës së ardhshme shirat do të kenë intensitet të lartë, që do të sjellin edhe përmbytje në zona të caktuara të vendit.
Parashikimi nga Meteoalb: Gjatë orëve vijuese, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të gjenerojnë herë pas here shira të dobët, më të dukshme në veri të vendit.
Parashikohet që fundjava të jetë me kthjellime dhe vranësira në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me vranësira dhe shira zonat malore veriore.
Java tjetër do të dominohet me shira intensivë duke rrezikuar përmbytje në shumë zona të vendit. Më problematike situata do të paraqitet ne veriperëndim dhe qendër, nuk përjashtohen mundësitë për përmbytje edhe në zonat jugperëndimore.
Temperaturat e ajrit janë rritur në vlerat minimale, ndërsa maksimalet do të jenë rreth vlerës 22 gradë C./tvklan.al/
Një tjetër futbollist lë Shqipërinë për Kosovën
Kosova përforcohet me një tjetër futbollist që më herët ka veshur fanellën e Shqipërisë. Bëhet fjalë për Fidan Alitin, mbrojtësin nga Presheva që luan me Slaven Belupon në ligën e parë kroate.
Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari, i cili në një prononcim për portalin kosovar “Telegrafi” ka thënë se ka marrë ftesë për ndeshjen e 12 nëntorit me Turqinë. “Edhe zyrtarisht kam marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës që t’i bashkohem dhe për këtë jam shumë i lumtur”, është shprehur 23-vjeçari.
“Ky vendim i marrë nga unë nuk është kundër Shqipërisë, ku kam luajtur më parë, por është për ta ndihmuar Kosovën. Kemi biseduar edhe me FSHF-në dhe jemi akorduar që unë të jem pjesë e Kosovës”, deklaroi lojtari i lindur në Zvicër.
Ai është në pritje të pasaportës së Kosovës, pasi momentalisht posedon vetëm ato të Shqipërisë dhe Zvicrës. “Jam në pritje të pasaportës së Kosovës, shpresoj që të më bëhet sa më shpejtë dhe të mund ta jap kontributin tim për Përfaqësuesen kosovare”,- tha Aliti.
23-vjeçari është mbrojtës i majtë, por mund të përshtatet në të gjitha pozicionet e prapavijës. Në këtë sezon ai ka ka luajtur tetë ndeshje me ekipin nga Belupo.
Fidan Aliti shprehet krenar për faktin që do të jetë futbollisti i parë shqiptar nga Lugina e Preshevës që do ta veshë fanellën e Kosovës. “Është një krenari për mua që të jem futbollisti i parë nga Lugina e Preshevës që do ta bartë fanellën e Kosovës.
Do të mundohem ta jap maksimumin që ta prezantoj edhe Luginën në Përfaqësuesen e Kosovës. Lugina është Kosovë dhe shpresoj që pas meje të ketë edhe futbollistë të tjerë nga kjo pjesë e Kosovës që do t’i bashkohen Përfaqësueses më të re në Evropë”,- tha Aliti për “Telegrafin”.
Lojtari e nisi karrierën me Konkordian, ekipi nga Bazeli ku hodhën hapat e parë edhe vëllezërit Xhaka. Më pas kaloi te Old Bojs, ndërsa në ligën e parë zvicerane debutoi me fanellën e Luzernës në sezonin 2014-2015. Viti pasardhës e gjeti Alitin në Moldavi te Sherifi i Tiraspolit, ndërsa nga vera e këtij viti është pjesë e Slaven Belupos.
Fidan Aliti u grumbullua për herë të parë e të fundit nga trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, në maj 2014 dhe veshi fanellën kuqezi në miqësoret me Rumaninë dhe San Marinon.
Foto/ Çifti, seks tek seksioni i fëmijëve, ja si ia punoi supermarketi
(KUJDES! FOTO ME PËRMBAJTJE EROTIKE+18) Kjo është një histori që nuk këshillohet të lexohet nga personat nën 18-vjeç, por gjithë të tjerët nuk duhet ta humbasin, pasi mund të nxjerrin një mësim të mirë.
Bëhet fjalë për një çift të rriturish, të cilët nuk i kanë përmbajtur dot hormonet e tyre dhe e kanë lënë instiktin seksual të lirë. Ngjarja ka ndodhur në një market të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më konkretisht në seksionin e lodrave për fëmijë.
Djali e mbështet vajzën, e kthen atë nga vithet, zbërthen zinxhirin e tij dhe nis “punën”. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë. Videoja, e cila është një minutë e 33 sekonda e gjatë, është hedhur në internet dhe është censuruar për shkak të pamjeve të rënda.
Çifti është ndjekur menjëherë nga supermarketi dhe ndaj tyre është ngritur padi penale. Si mundet të veprojnë kështu të rriturit?
Foto/ Shkretëtirat, spektakli i dunave dhe rërës
Shikoni një spektakël të vërtët ngjyrash dhe formësh edhe në ato që njihen si zonat më të shkreta dhe më të vdekura të Tokës...
Shkretëtira e Saharasë,
Shkretëtira e Kalahariit, në Afrikë
Shkretëtira e Nabib-it dhe dunat e saj perfekte
Shkretëtira Negev, Izrael
Jordani, shkretëtira Wadi Rum
Shkretëtira Gobi
Death Valley në Kaliforni
Atmosfera perëndimore në shkretëtirën Sonoran
Hapësira e kripës në Salar de Uyuni, në Bolivi
Shkretëtira Atacama
Foto/ Ja kush janë gazetarët që shkuan në takimin e Bashës
Kreu i opozitës Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me përfaqësues të medias; gazetarë, analistë, opinionistë; opinionbërës nga fusha të ndryshme të shoqërisë civile, në veçanti të organizatave të shoqërisë civile; por edhe të artit, të shëndetësisë, të sportit, të kulturës e të arsimi.
Basha diskutoi me ta tre probleme kryesore: krimi, droga dhe zgjedhjet e lira.
“Nga ky takim dal edhe më i inkurajuar, edhe më i vendosur për të ndërtuar së bashku me shqiptarët, me pjesën e shëndoshë, të ndershme të shoqërisë shqiptare që është pjesa dërrmuese e shqiptarëve, një aleancë sa më të madhe, një aleancë sa më solide për të siguruar luftën kundër krimit, mposhtjen e fenomenit kanceroz të kthimit të Shqipërisë në një hambar droge dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”,- thotë Basha.
Më poshtë disa foto nga takimi:
Dhunoi fëmijën në kopsht, Anjeza Husha kërkon gjykim të shkurtuar
Anjeza Husha, administratorja e kopshtit privat “Diren” ka kërkuar gjykim të shkurtuar në seancë. Ajo akuzohet për keqtrajtim të të miturit dhe shpërdorim detyre.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Hushës dhe në seancën e radhës priten konkluzionet e prokurorisë, shkruan “Top Channel”.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në qershor të këtij viti, ku nëpërmjet pamjeve filmike dukej Husha që dhunonte një fëmijë 3-vjeçar. Menjëherë pas publikimit të rastit dhe dy prindër të tjerë që kishin fëmijët në këtë kopësht kanë bërë denoncim për dhunë fizike dhe psikologjike të vogëlushëve të tyre.
Vetë Husha është shprehur më herët se është penduar dhe se situata i kishte dalë jashtë kontrollit.
Foto/ U zgjua një mëngjes dhe... 18-vjeçarja ishte bërë ‘pjeshkë’ interneti
Jetojmë në epokën e Internetit dhe teknologjisë, shumë persona sot mund të bëhen të njohur nga hiçi, sidomos vajzat, të cilat e kanë më të lehtë. Mjafton një shkrepje dhe ti përfundon në të gjitha gazetat dhe mediat e njohura kudo në botë, sigurisht ajo shkrepje duhet të përmbajë vithe, gjoks zbuluar, ose ndonjë veprim provokues.
Ju kujtohen tifozet shqiptare në Francë?
Shumë pak i njihnin, për të mos thënë fare, por fakti që dolën gjysmë të zhveshura, me një gjoks të ekspozuar, ato ranë në sy të mediave ndërkombëtare dhe filluan të bëheshin pjesë e faqeve rozë dhe jo vetëm.
E njëjta gjë ka ndodhur me një adoleshente, e cila falë bukurisë dhe veshjes së saj është zgjuar në mëngjes dhe e ka parë veten në të gjitha mediat, fotot e saj ishin marrë nga profilet e saj në Internet dhe ishin shpërndarë kudo, për të mos folur për mesazhet që kishte marrë.
Karly Tsivoglou, një australiane 18-vjeçare, e cila tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në “Ditën e Gruas” në Australi së bashku me shoqen e saj, 19-vjeçaren Alice Woodfall.
Në momentin e parë që u publikuan këto foto ajo ishte një vajzë anonime, që menjëherë do të tërhiqte vëmendjen e lexuesve të "DailyMail Australia". Kureshtarët që kërkuan të dinin më shumë rreth saj u shtuan me shpejtësi dhe për të shuar këtë kureshtje, vetë ajo ka dalë në publik.
"U zgjova këtë mëngjes me kaq shumë mesazhe dhe foto që mi kishin bërë screenshots. U trondita sinqerisht. I kishin marrë të gjitha fotot në llogaritë e mia në rrjetet sociale.
Isha bashkë me shoqen time në atë festival dhe që të dyja kemi marrë shumë komplimente atë ditë. Kur pashë që përfundova në faqet e para të mediave online m’u bë qejfi dhe sigurisht kam marrë akoma më shumë komplimente”,- thotë ajo.
Ndërsa fotot e saj teksa hante në rrugë së bashku me miken e saj janë tashmë në faqet më të njohura në Internet.
Foto/ Adoleshenti i pret kokën ‘rivalit’ në dashuri, ia dërgon të dashurës në telefon
Do'stlaringiz bilan baham: |