Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Më poshtë ja shkrimi i plotë i agjencisë “BIRN”



Download 6,39 Mb.
bet339/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   335   336   337   338   339   340   341   342   ...   352

Më poshtë ja shkrimi i plotë i agjencisë “BIRN”:
3 HEC-e vazhdojnë punën në Parkun Kombëtar të Valbonës

Në Parkun Kombëtar të Valbonës, që prej 28 shtatorit, tre HEC-e kanë ngulur tabelat e lejes së ndërtimit - të miratuara me datë 8 shtator - dhe kanë filluar punimet.
Ekskavatorët dhe punëtorët vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e hidrocentraleve me afat përfundimi 28 shtator 2018, ndërsa syve kureshtarë u tregojnë tabelat me firmat e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit Edi Rama, Zv. Kryetares Eglantina Gjermeni dhe Ministrit të Energjisë e Industrisë Damian Gjiknuri dhe u kërkojnë të largohen.

Qeveria shqiptare ka miratuar gjatë dekadës së fundit tre marrëveshje koncesionare për ndërtimin e 14 hidrocentraleve në lumin e Valbonës dhe në përrenjtë malorë që përbëjnë sistemin e tij ujëmbledhës.

Më 28 shtator banorët e luginës së Valbonës dhanë alarmin e fillimit të ndërtimit të hidrocentraleve dhe kërkuan ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe anulimin e lejeve të dhëna për 14 HEC-e. Lufta e tyre për të ndaluar atë që e quajnë një katastrofë për Valbonën vazhdon.

Këto janë fotot e shkrepura nga BIRN në luginën e Valbonës më datë 28 tetor 2016./Ivana Dervishi/BIRN/Valbonë/



Erdogan godet sërish mediat opozitare: Arrestohet kryeredaktori i gazetës ‘Cumhuriyet’


Aksident në minierat e Bulqizës, plagoset një i ri...

Një i ri që punonte në minierat e Bulqizës ka mbetur i plagosur gjatë kohës që po punonte.

I riu i moshës 25 vjeç ka qenë duke punuar me një fadromë kur është rrëzuar bashkë me të.

I riu është dërguar për në spital.

Policia ka shkuar në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe ka nisur hetimet.

Flet Rudina: 3 takimet e mia me gjyqtarin Boçi dhe tentativa për të më prekur

Flet tifozja seksi e Partizanit: Policia na sulmoi, na theu brinjët


Foto/ Rrëfimi rrëqethës i mbretëreshës së prostitucionit në Ballkan

Zeljka Rolovic u arrestua disa herë nga policia për organizim elitar të prostitucionit në Mal të Zi.

Në jahtet ku vinin klientët e saj, shiheshin shpesh sportistët e famshëm kroatë.

“Unë erdha në universitet në Beograd por hyra në elitën e prostitucionit dhe më pëlqeu”,- thotë vajza, e cila njihet me emrin Madam Seljka dhe që këto ditë rrëfeu detaje për jetën e saj të turbullt.

Unë isha dhjetë vjeçe kur babai vrau nënën time, vjehrrën dhe më pas veten. Tre plumba për njërën, tre për tjetrën dhe një për veten. Ai kishte menduar me muaj për këtë gjë.

“Nëna më lindi kur ishte 16 vjeçe. Ajo mbeti shtatzënë në moshën 15 dhe më solli mua në jetë në moshën 16, pastaj vëllain Zeljo në moshën 17 vjeç. Nëna punonte si pastruese në spital dhe babai e donte shumë. Por ai ishte shumë xheloz, rrinte i dehur tërë kohën dhe nëna ime nervozohej me të. Kur dëgjonim muzikë, e dinim se babai po vinte i dehur në shtëpi.

Ai gjithmonë merrte dinarë dhe paguante muzikantë që të këndonin në shtëpinë tonë. Ai ulej tek tavolina dhe pinte, ndërkohë që dy-tre njerëzit që vinin për të kënduar, vazhdonin derisa atë e zinte gjumi. Më pas, ata shkonin në shtëpitë e tyre”, – rrëfen Madam Zeljka, tashmë 39 vjeçe.

Ajo e kuptoi se babai i saj ishte i dhunshëm, e madje ndonjëherë godiste dhe nënën, transmeton lajmi.net.

Prindërit nuk u morën kurrë me fëmijët, prandaj Zeljka dhe vëllai u ndjenë të neglizhuar. Rrinin vazhdimisht në rrugë dhe kur i mbushën 7-8 vjeç, përfunduan në jetimoren Bijela pranë Herceg Novit.

Zeljka atje vodhi këpucë, sanduiç, uiski e gjëra të tjera për babain e saj. Vajza gjithashtu mori pjesë në luftime e bëri gjëra skandaloze.

“Unë dhjeva në kokën e një vajze ndërsa ajo ishte duke fjetur. Ajo më urrente mua. Oh, çfarë s’kemi bërë”, – thotë Zeljka teksa rrëfen se ka ikur nga jetimorja në moshën 14 vjeçare.

Ajo kaloi dy ditë në shtëpi me gjyshin e vdekur, gjë që tregon se sa e lënë pas dore ka qenë ajo. Gjyshi i kishte vdekur nga alkooli, kur ajo ishte pesë vjeç dhe nuk e dinte fare se po rrinte me një të vdekur në shtëpi.

Një ditë, ai nuk u ngrit më nga shtrati. Unë dhe vëllai menduam se ai po flinte. Dy ditë ne e thirrëm për ta zgjuar. Kur xhaxhai dhe halla erdhën për të na marrë, zbuluam se ai kishte vdekur.
Gazetari Hoxha: Ja dy pista të reja avionësh droge në Jug të vendit
Gazetari i “News24” Artan Hoxha, ka bërë publike në profilin e tij në Facebook, fotot e dy pistave ilegale që janë përdorur për trafik droge, nga piloti italian që u rrëzua në Ishëm.


Presidenti Thaçi dekreton ligjin për Trepçën
Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka bërë të ditur se ka dekretuar Ligjin për Trepçën, menjeherë pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli vendimin e saj të hënën për gjigantin metalurgjik.

"Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne.

Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës. Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë", shkruan Thaçi në facebook.


Asambleja e NATO: 55 mijë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani, të dytët pas sirianëve
Asambleja Parlamentare e NATO-s ka miratuar një raport special për vendet e Ballkanit Perëndimor, sfidat dhe integrimin e tyre në Bashkimin Europian.

Sipas raportit të Asamblesë së NATO i publikuar më 11 tetor, shqiptarët janë grupi i dytë pas sirianëve që kanë bërë kërkesa për azil në Gjermani, kurse kosovarët renditen të tretë.

Sipas autoriteteve gjermane, shqiptarët janë grupi i dytë etnik më i madh pas sirianëve që kanë kërkuar azil në Gjermani, rreth 55 mijë shqiptarë kanë bërë kërkesa vetëm për vitin 2015.

Asambleja Parlamentare e NATO sqaron se Shqipëria duhet të inkurajojë dhe të ndihmojë grupet etnike shqiptare në rajon. Sa i përket Kosovës, theksohet fakti që duhet të vazhdojë bisedimet me Serbinë për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull.

Ndërsa Athina dhe Shkupi duhet të vazhdojnë negociatat për emrin e Maqedonisë, në mënyrë që t’i hapet rruga integrimit në NATO dhe Bashkimin Europian.


Video/ Aksidentohet autobusi me futbollistë, shtyhet ndeshja Lushnja-Bylis
Autobuzi i skuadrës së Bylisit është aksidentuar ditën e sotme në aksin Ballsh-Patos, teksa po udhëntonte drejt qytetit të Lushnjës për të transportuar ekipin ballshiot për takimin e vlefshëm për Kategorinë e Parë. Autbobuzi ka goditur nga mbrapa një mjet tip Benz. Për fat të mirë përplasja nuk ka shkaktuar asnjë viktimë. Disa futbollistë të Bylisit janë dëmtuar me shembje në kraharor dhe janë tronditur nga aksidenti.

Ndërkohë FSHF ka njoftuar se ndeshja e futbollit mes Lushnjës dhe Bylisit, e programuar për t’u luajtur ditën e sotme në orën 14:00 është shtyrë.



Njoftimi i FSHF-së:

“Ndeshja Lushnja-Bylis, e planifikuar per tu zhvilluar sot ne oren 14:00. Per shkak te nje aksidenti automobilistik me autobuzin e KF Bylis, do te shtyhet per diten e neserme me Date 1, Ora 14:00”.


Jahte, orgji, eskorta... ja pse shkojnë politikanët tanë në Mal të Zi

Pasi u arrestua herën e fundit, numrat dhe emailat e zyrtarëve më të lartë shtetërorë, si dhe të biznesmenëve më të pasur në rajon u gjetën në telefonin e saj.

Zeljka Rolovic u arrestua disa herë nga policia për organizim elitar të prostitucionit në Malin e Zi, dhe në jahtet ku vinin klientët e saj, shiheshin shpesh sportistët e famshëm kroatë, politikanë të rëndësishëm sllavë dhe shqiptar, deputetë dhe biznesmenë, shkruan “telegraf.rs”.

Unë erdha në universitet në Beograd por hyra në elitën e prostitucionit dhe më pëlqeu. E njohur si “Madam Seljka”, këto ditë ajo rrëfeu detaje

për jetën e saj të turbullt, se si ajo ishte vetëm 10 vjeçe kur i ati i vrau nënën, gjyshen (vjehrrën e tij) dhe më pas veten.

Por ajo që është më interesant në këtë rrëfim është fakti kur Zeljka tregon se, si e zhvillon aktivitetin e prostitutave elitare “escort” në jahtet e Kotorrit dhe Budva-s për klientët “special” të biznesit dhe politikës në ballkan.

Zeljka tregon ndër të tjera në një rrëfim të gjatë për “Telegraf.rs”, se ndër klientët e “rregullt” të saj janë politikanët dhe deputetët nga Shqipëria.

“Po, ata vijnë shpesh dhe paguajnë mjaftë mirë vajzat. Ka nga ata që kanë edhe jahte apo shtëpi të blera këtu në Montenegro. Janë shumë të pasur, por të gjithë të martuar... Ata vijnë gati çdo fundjavë dhe më kërkojnë që t’u organizojë ‘party’”,- tregon “mbretëresha e prostitucionit” në Ballkan për “Telegraf.rs”./Telegraf.rs/lajmi.net/



Foto/ Tirana feston Halloëeen-in... dhe një mesazh nga Erion Veliaj
Sot shumë bare dhe lokale të kryeqytetit janë përgatitur për të festuar festën e Halloëeen-it, e cila edhe pse nuk ka asnjë lidhje me vendin tonë, duket se shpirti komercial dhe hedonist i të rinjve shqiptar e ka përthithut dhe përshtatur mjaftë mirë.

Ata që e kanë festuar më bukur duket se kanë qenë të vegjelit që sot paradite në disa prej parqeve të Tiranës, u janë gëzuar kostumeve dhe maskave të blera nga prindërit, si dhe infrastrukturës dhe logjistikës së venë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës.

Për këtë ngjarje edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pasur një urim të veçantë për fëmijët kryeqytetas, të shoqëruar edhe me një fotogaleri mjaftë të spikatur.

“Parqet e Tiranës gumëzhinë nga vogëlushët me kostumet e festës këtë fundjavë. Një qytet i mirë për fëmijët ka shpresë ��”,- shkruan kryebashkiaku Veliaj në një status në profilin e tij në Facebook.



Foto/ Pas Poliçanit edhe Çorovoda... ja ç’ka bërë Rama në Skrapar
Kryeministri Rama duket se po rivalizon fortë të gjithë paraardhësit e tij me atë që ka bërë në pak kohë në dy bashkitë e rrethit të Skraparit. Poliçani dhe Çorovoda sot kanë një pamje krejt ndryshe, të paktën nga ajo që kanë pasur këto 25 vitet e fundit, ku shumë pak ose aspak ishte vënë dorë.

Nëpërmjet fotogalerive dhe videove të postuara nga vetë kryeministri Rama në rrjetet sociale dhe në profilin e tij në Facebook, shihet qartë ndryshimi që kanë pësuar qendrat e dy bashkive të vogla të Skraparit.

“Çorovoda, qyteti i bashkisë së re të Skraparit, që po transformohet me shpejtësi falë programit kombëtar të Rilindjes Urbane dhe po vizitohet nga gjithnjë e më shumë turistë, falë këtij transformimi që e bën më tërheqës udhëtimin drejt kanioneve magjike të zonës...”

“Çorovoda e pozicionuar kaq bukur në raport me natyrën e mrekullueshme të saj, por deri para tre vitesh e braktisur në të tatëpjetën e rrënimit nga Tirana zyrtare, falë Programit Kombëtar për Rilindjen Urbane i është nënshtruar ndërhyrjeve intensive transformuese, për kurimin e plagëve të vjetra dhe kthimin e qytetit në një qendër urbane me hapësira publike dinjitoze për banorët, që përveç jetës sociale më cilësore, ekonomisë vendore që do të zhvillohet falë turizmit e agroturizmit, do të përfitojnë dhe një rritje të vlerës së pasurisë së patundshme - si kudo ku është shtrirë Rilindja Urbane��

#Rilindje��#ShqipëriaeGjeneratësTjetër�������� #QentëLeTëLehinKarvaniEcënPërpara”,- shkruan Kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook.
Video/ Paralajmërimi i mjekëve: Kurrë mos i pastroni veshët me kruajtëse

Pastrimi i veshëve me kruajtëse veshësh për një moment na bën të ndihemi mirë, por mjekët paralajmërojnë për rreziqet që kjo praktikë e zakonshme ka në kanalet tona të dëgjimit.

Kërkimet mjekësore kanë evidentuar se kur ne pastrojmë veshin me kruajtëse veshësh, realisht nuk e pastrojmë aspak, por pambuku shtyn dyllin në kanal duke e ngjeshur me daullen e veshit.

Mjeku ekspert, Kunal Karade, nga India, hoqi një pjesë të vjetruar të pambukut që kishte ngelur brenda kanalit të veshit, siç raporton britanikja “The Independent”.

Videoja e mëposhtme tregon pambukun që ndodhet prej pesë ditësh në veshin e pacientit që i shkaktoi këtij të fundit, kruarje veshi, bllokim veshi, të ftohtë, kollë dhe alergji sezonale./noa.al/
Foto/ Livia, tifozja më seksi e Barcelonës dhe femra më hot që keni parë sot
23-vjeçarja Livia Gullo është një ndër tifozet më seksi në botë. Ajo vjen nga Brazili derisa është tifoze e Barcelonës.

Livia ka bërë bujë në mediat botërore për shkak të fotografive provokative me fanellën të Barcelonës.


60 vjet në arka municionesh, ekspozohen fotot e rralla të Dhimitër Vangjelit


Piktori Edi Rama çel ekspozitë në “Shtëpinë e Bardhë” të artit në New York
Për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, arti është pjesë e pandashme e jetës.

“Klan Kosova” ka mësuar se pikturat dhe skulpturat e Edi Ramës më 11 nëntor do t’i shfaqen publikut amerikan në galerinë e artit bashkëkohor Marian Goodman Gallery, në New York (Komunikata për media).

Për nga fama dhe reputacioni i saj jo vetëm në Amerikë, por në botën e sotme të artit në tërësi, galeria e Marian Goodman mund të quhet me plot gojën “Shtëpia e Bardhë” e artit bashkëkohor.

Prej kësaj galerie ka kaluar rruga drejt majave të historisë së artit e plot artistëve të mëdhenj të botës, si Gerhard Richter, Tony Craig, Maurizio Cattelan, Annette Messager, William Centridge e të tjerë.

I pyetur nga Klan Kosova lidhur me këtë ekspozitë, Edi Rama nuk bëri asnjë koment, ndërkohë që ekspozita e tij është lajmëruar në website-in e galerisë prestigjoze, në të njëjtën ditë me ekspozitën e një tjetër artisti të madh amerikan, John Baldessarri.

Në njoftimin përkatës për ekspozitën e Edi Ramës, citohet kritiku i njohur amerikan Michael Fried, i cili shkruan kështu për vizatimet e tij:

“Me siguri janë vizatime, por si të një saksofonisti, improvizime të vërteta”.

Ekspozita, informon njoftimi i galerisë, do të përmbaje një seleksion vizatimesh me ngjyra mbi letrat e zyrës, të varura mbi letrën murale që është krijuar me shumë më tepër të tilla, duke sjellë muret e zyrës së Ramës në Tiranë.

Po ashtu, ajo do të përmbajë edhe skulpturat e tij të reja prej qeramike, të cilat janë të panjohura për publikun shqiptar pasi Edi Rama as i ka ekspozuar as ka folur kurrë për to.

Pjese e kësaj ekspozite do të jetë edhe një pune e përbashkët e Ramës me Anri Salën, artistin e mirënjohur shqiptar në botë.

Çelja e ekspozitës do të pasohet të nesërmen nga një bashkëbisedim publik i Edi Ramës me kritikun e mirënjohur të artit bashkëkohor Hans Ulrich Obrist dhe artistin e famshëm Rikrit Tiravanija.

01/11/2016/...........................................

Kryeministri Rama, sot i tregoi historinë reaksionit grek”

Nga Spartak Ngjela

Doli më në fund një kryeministër shqiptar që i’u tregoi historinë shqiptare politikës së gënjeshtrës greke, një shekullore

Politika greke ka qenë gjithmonë e gënjeshtërt dhe e trembur nga Shqipëria. Dhe prandaj ka krijuar mitin fals të Vorioepirit; prandaj ka paguar mijëra pensione shqiptarësh ortodoksë në Korçë dhe në Gjirokastër, dhe prandaj i fryn gjithnjë një fyelli se ortodoksët shqiptarë janë greke.

Frika është te ortodoksët shqiptarë në Greqi që flasin sot ende shqip dhe nuk i asimiluan dot, me gjithe represionin e madh që është ushtruar në Greqi kundër gjuhës shqipe.

Kurse, eshte fakt historik, se ortodoksët shqiptarë bashkë me bektashinjtë shqiptarë, në Jug të Shqipërisë, kanë sjellë në historinë shqiptare patriotizmin modern shqiptar.

Kryeministri Rama, sot i tregoi historinë reaksionit grek, dhe politikës greke: shqiptarët kudo qe janë, janë shqiptarë. Feja nuk ka te bëjë me kombesine, dhe as vetëdeklarimi i terrorit grek kundër shqiptarëve në Greqi, nuk ka lidhje me kombësinë.

Kombësia është fenomen historik dhe objektiv: kurrë nuk ka qënë etnia një fenomen subjektiv; vetem politika represive greke kundër shqiptarëve që jetojnë në Greqi, e ka krijuar këtë artific racist.

Nje Kryeministër shqiptar, pas njeqind vjetësh, arriti me ne fund t'u flase grekëve raciste me gjuhen e historisë dhe të vërtetës.

Pas ketij fillimi, shumë aspekte të shëmtuara antishqiptare që kanë ndodhur në Greqi, do të dëgjojnë shqiptarët.
Edhe 6 ditë aplikime për lotarinë amerikane. Këtu aplikoni falas


Dëshmitë/ Ja si u ngarkua me kanabis avioni i bardhë në fshatin Cepo të Gjirokastrës

Një avion është parë mesditën e të shtunës që kaloi, të aterrohej në afërsi të fushës që ndan rrugën për në fshatin Zhulat dhe pjesën jugore për në fshatin Plesat në njësinë vendore Cepo.

Disa banorë të zonës përreth, kanë parë aterrimin e avionit të vogël me ngjyrë të bardhë, teksa i’u afruan tre automjete mes të cilëve një fuoristradë me ngjyrë të errët, njofton JuguNews.

Njëra prej makinave, bëri gomën dhe kjo e vonoi nisjen e avionit të vogël në drejtimin nga erdhi.

Avioni sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ka qëndruar jo më shumë se 20 minuta dhe është ngarkuar me disa kuti dhe thasë të zinj.

Ndërkohë që nuk dihet se cfarë përmbajtje kishin kutitë e mëdha dhe thasët e zinj, por dyshohet se bëhet fjalë për mbi 450 kg marijuanë të presuar.




Fotolajm/ Ja çfarë bën kjo makinë në bulevardin ‘Zogu i Parë’
Një autoveturë SUV tim “Ranger Rover” ka kaluar rrugën në kraun tjetër, duke hipur mbi trotuarin ndarës pa marrë parasysh kalimtarët e shumë që po kalonin në ato momente.

Ngjarja ka ndodhur sot në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, ku për të ndryshuar krahun e kalimit nga një korsi në tjetrën makina është ngjitur dhe ka përdorur trotuarin e këmbësorëve, duke përfituar edhe nga rëmuaj që po bëhet pak metra më tutje nga punimet që po bëhen në qendër të kryeqytetit.

Fatmirësisht nuk ka pasur kalimtarë të lënduar nga ky veprim, vetëm pak trotuar të prishur.

Beqaj pranon dështimin: Paguam paratë, por 110 mijë persona s’e bënë ‘Check Up’-in

Meta: Ligji i mbetjeve të miratohet me konsensus me protestuesit
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta takoi sot përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP-it dhe të Unionit të Ekspertëve Mjedisor Shqiptar (UEMSH). Sipas asaj që thotë zyra e shtypit e kreut të Kuvendit përfaqësuesit e këtyre organizatave ngritën shqetësimin e tyre dhe ndjeshmërinë e qytetarëve lidhur me mundësinë e miratimit sërish të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” mbas kthimit të tij në Kuvend prej Presidentit të Republikës.

Sipas njoftimit zyrtar, kryetari i Kuvendit vlerësoi angazhimin e tyre për këtë çështje të ndjeshme duke nënvizuar se "ai do të dëshironte që miratimi i një ligji të tillë të mund të shteronte të gjitha mundësitë e dialogut, mirëkuptimit dhe konsensusit me shoqërinë civile, përfaqësuesit e industrisë ricikluese dhe opinionin publik, me qëllim që ligji t’i shërbejë interesit të qytetarëve, imazhit të Shqipërisë, rritjes ekonomike të vendit, zhvillimit të turizmit, bujqësisë dhe të rrisë punësimin e të ndikojë pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e jetës së qytetarëve".

Duhet theksuar se, edhe Rama dhe Meta kanë rënë dakord që ligji të ndryshojë, por mesa duket ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët për amendimet në fjalë.


Paralajmëron Berisha: Rama ka gati ligjin që censuron mediat online
Ish-kryeministri Berisha paralajmëron se qeveria do të sjellë në parlament një ligj, që sipas tij do të censurojë mediat online.

Ai e quan Ramën “armik të fjalës së lirë”.

“Po si armik i fjales se lire, ai ka ndermarre nje fushate te eger te pashembullt sulmesh ndaj portaleve, drejtueseve te tyre dhe rrjeteve sociale si dhe analisteve qe nuk i kontrollon dot! Pikerisht per bllokimin dhe eleminimin e tyre ai po pregatitet te sjelle ne parlament ligjin e gijotines te portaleve dhe mediave online!

U bej thirrje qytetareve shqiptar, mediave dhe te gjithe atyre qe kane jetike lirine e fjales, te ngrihemi ne mbrojtje te shpirtit te vertet te lirise, qe eshte fjala e lire, nen moton: "te flakim, te flakim, te flakim xhelatin e lirise se fjales”,- shkruan ish-kryeministri Berisha në një status në Facebook.



Kultivimi i kanabisit, Komisioneri i BE-së i shkruan Tahirit

Komisionieri i BE-së për Punët e Brendshme, vlerëson luftën e Shqipërisë kundër kultivimit të kanabisit, në një letër dërguar ministrit Sajmir Tahiri.

Dimitri Avramopulos inkurajon autoritetet shqiptare dhe thotë se mbështjeta e BE-së do të vazhdojë, siç ka qenë deri tani ajo për ngritjen e kapaciteteve për hetime dinamike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftë kundër trafikut të drogës.

Në muajin mars, shkruan Avramopulos, në mbledhjen e Komisionit për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme përshëndeten operacionet e suksesshme të policisë në bashkëpunim me autoritetet e zbatimit të ligjit të shteteve anëtare të BE-së në luftë kundër tarfikut dhe prodhimit, raporton “Top Channel”.

“Këto hapa dhe rezultate pozitive duhet të shoqërohen me veprime parandaluese të fuqishme dhe procese gjyqësore efektive. Komisioni inkurajoi autoritete shqiptare që të zgjerojnë sistematikisht hetimet e asteve financiare të organizatave kriminale dhe t’i shfrytëzojnë më shumë asetet e sekuestruara dhe dënimet parandaluese.

Ne do të vazhdojmë ta mbështesim shqipërinë në luftë kundër kultivimit të kanabisit dhe unë ministër, i përshendes personalisht përpjekjet që keni ndërmarrë në këtë fushë, ato të personelit të zbatimit të ligjit dhe Guardia di Financas italiane. Rezultate e veprimeve tuaja do ju japin të drejtë”,- thuhet në letrën e Komisionerit Avramopulos.

Avramopulos e mbyll letrën duke inkurajuar autoritetet shqiptare që të vazhdojnë me vrull betejën më të madhe kundër krimit të organizuar, përfshi atë përmes reformës së drejtësisë.

Asetet që keni mbledhur kësaj lufte do të ndihmojnë të financoni përpjekjet tuaja, përfundon letra e Avramopulos.




Burrel, laborantja gjendet e vdekur në spital
Një laborante e spitalit të Burrelit është gjetur e vdekur nga kolegët e punës. Policia njofton se në ambientet e laboratorit të analizave është konstatuar pa shenja jete E.T., 61 vjeçe, banuese në Burrel, laborante në spitalin e Burrelit.

Efektivët e policisë të sinjalizuar për rastin mbërritën në vendin e ngjarjes, ku në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune.

Gjatë këqyrjes së kufomës nga eksperti mjeko-ligjor shkaku paraprak i cili ka çuar në vdekjen e laborantes, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Ngjarje aksidentale”.




Braho sulmon SHISH-in: Ka përgjuar titullarë institucionesh dhe zyrtarë të lartë
Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, ka thënë sot se, Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar titullarë institucionesh dhe zyrtarë të lartë.

Sipas tij, këtë e ka bërë nën hundën e prokurorisë, ndërsa shtoi, duhen bërë menjëherë ndryshimet ligjore për raportimin e agjencive inteligjente, pasi SHISH refuzon kontrollin dhe llogaridhënien.

Braho shtoi se, SHISH ka dy vite që nuk raporton në Kuvend dhe se më herët ka refuzuar kontrollin parlamentar. Kreu i Komisionit të Sigurisë i bëri deklaratat gjatë tryezës ‘Kuvendi dhe Institucionet e pavarura’.

PD i lë derën e hapur LSI-së: Meta të zgjedhë me kë do shkojë

Debati i lindur mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi të ardhmen e kësaj të fundit në koalicionin e majtë, pas deklarates së kryeministrit se LSI mund të rimartohet djathtas, ka shtuar shpresat e Partisë Demokratike se Ilir Meta mund të zgjedhë opozitën.

Por edhe Partia Demokratike, ashtu si kryeministri, i kërkoi Metës të zgjedhë.

“Ata duhet të zgjedhin se me kë duhet të bëhen. Me qytetarët? Me Ramën? Do të vazhdojnë në rrugën që janë deri në këto momente? Me një qeverisje që haptazi duket që është qeverisja më kundër interesave që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Por ngelet gjithnjë zgjedhja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ne sigurisht do të bëjnë betejën tonë dhe aleancën e kemi shpallur me qytetarët. Për të tjerët, duhet të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë, sesi do të jetë qeveria tjetër që do të çojë vendin në zgjedhje”,- tha Paloka.
Duke i lënë LSI-së derën e hapur, Partia Demokratike thotë se do të nisë protestat dhe nuk përjashton mundësinë e bojkotit të parlamentit, nisur edhe nga rezultati i zgjedhjeve në Dibër, që sipas saj u deformua nga blerja e votës. Për Partinë Demokratike pa Dekriminalizimin dhe largimin e Kryeministrit Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme./Tv Klan/

E shau në Fb, Saimir Tahiri merr në telefon tifozen e Partizanit

Komenti i vajze të re, tifoze e Partizanit duket se nuk i ka pëlqyer ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Orjona Braimllari, një ish-gazetare ka postuar historinë e saj në rrjetin social Facebook. E mërzitur për atë që kishte ndodhur në stadiumin “Elbasan Arena” në ndeshjen me Skënderbeun, vajza e re kishte bërë një status të gjatë në rrjetet sociale.

“Turp për ju, turp për ne, turp për këtë dreq sporti. Turpi i ngel ministrit Saimir Tahiri për këtë polici. Turp i dashur ministër për kërë polici për të cilën ti krenohesh. Kjo është policia që s’duam”,- janë disa nga fjalët e vajzës tifoze.

Një ditë më pas ajo ka marrë në inbox një mesazh nga ministri Tahiri, i cili i kishte kërkuar numrin e telefonit për të folur me të, duke menduar se ishte në stadium dhe ishte përfshirë nga dhuna.

“Pas statusit të djeshëm, zgjohem me këtë sms nga Ministri Saimir Tahiri. I dërgova numrin. Jo më shumë se pesë minuta bie telefoni. Zoti Ministër ishte I shqetësuar për statusin që kisha postuar…donte të dinte më shumë rreth ngjarjes…”,- shkruan Orjona Braimllari, duke i sqaruar ministrit se nuk kishte qenë në stadium, por e kishte perceptim nga ajo çka kishte pare.

Pas telefonatës së ministrit vajza thotë se është ndier e vlerësuar duke mos i kursyer komplimentat për të.

“Gjithsesi kjo telefonatë e ministrit nuk më bën të mendoj që kjo është policia që dua, por ky është ministri njerëzor që dua! Ky është ministri qe duhet të jetë! Kështu duhet të gjithë të jenë! A munden valle?! Tahiri po! Te tjeret s’di të them!”,- shkruan vajza në Facebook.

Çështja është se për të rregulluar imazhin e policisë ministri Tahiri duhet të marrë në telefon shumë njerëz brenda ditës.


Video/ National Geographic publikon pamje ekskluzive nga momenti kur u hap varri i Jesusit

Për herë të parë në shekuj, shkencëtarët kanë ekspozuar sipërfaqen origjinale të asaj që prej kohësh është konsideruar si varri i Jezu Krishtit.

Pas heqjes së pllakës së mermerit, kërkuesit janë befasuar nga zbulimi i një shtrese të mbushur me materiale. Disa orë pas heqjes së pllakës,ata zbuluar edhe një pllakë të dyte me një kryq të gdhendur, pllakë e cila mendohet se është ajo ku u shtri trupi i Jezusit.

National Geographic ka filmuar pamjet e rralla të pa ekspozuara më parë nga pjesa origjinale e varrit të Jezusit.

“Jam tepër i mahnitur. Po më dridhen gjunjët pasi nuk e prisja këtë”,- thotë Fredrik Hiebert një nga arkeologët e përfshirë në projekt.

“Nuk jemi 100 për qind të sigurt, por duket se kemi prova të dukshme që vendndodhja e varrit nuk është zhvendosur gjatë kohës, diçka për të cilën historianë dhe arkeologë kanë debatuar gjatë”,- ka përfunduar ai.



Foto/ Rama me Agron Dukën e Ndre Legisin takim në Rogner. Për zgjedhjet në Kolonjë???
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me kreun e PAA-së Agron Duka dhe ish-deputetin Ndre Legisi.

Takimi po bëhet në hotel Rogner dhe ata janë të rrethuar nga rojet e Edi Ramës.

Nuk dihet biseda mes tyre, kur partia e Ramës dhe Dukës janë në garë me njëra-tjetrën në Kolonjë.

Është i njohur fakti që në vitin 2013, Edi Rama i mashtroi Dukën dhe Legisin për ti bërë deputetë, por ndoshta dy të fundit nuk e kanë humbur shpresën tek Rama.

Kjo ndoshta pasi Rama i dërgoi Legisin një kollare dhuratë për ditëlindje nëpërmjet shoferit të tij. Mbetet për të parë nëse Rama do ti dhurojë kollaren e radhës apo Legisi dhe Duka do ti kthejnë kollaren atij.

Armand Duka nderohet nga Kosova

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, është vlerësuar nga sportdashësit dhe qeveria e Kosovës.

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Prishtinë, ai ka marrë “Mirënjohjen” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Ky vlerësim, është dhënë për kontributin e madh që Presidenti i Federatës së Futbollit Armand Duka, ka dhënë në kualifikimin dhe paraqitjen e Shqipërisë në Kampionatin Europian Francë 2016, si dhe për mbështetjen e fuqishme që i bëri pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në FIFA dhe UEFA”,- thuhet në njoftimin e FSHF-s.

Në këtë ceremoni, ku merrnin pjesë edhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës. Presidentit Duka kjo “Mirënjohje” i është dhënë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës Kujtim Shala i cili ndër të tjera theksoi: “Këtë mirënjohje ne ja japim zotit Armand Duka për kontributin e madh që ka dhënë për futbollin shqiptar, e në mënyrë të veçantë për atë të Kosovës. Shpresojmë që bashkëpunimi midis dy Federatave motra, të vazhdojë edhe në të ardhmen, si deri më tani”.

Presidenti Duka ka falënderuar mikpritësit, ndër të tjera theksoi: “Jam vërtet i emocionuar dhe kjo është dita më e lumtur e jetës time. Falënderoj me këtë rast Ministrin Shala dhe Kryetarin Vokrri për këtë nder që më afruan.

Ne, jo vetëm që do ta forcojmë bashkëpunimin vëllazëror që kemi me njeri tjetrin, por do të vazhdojmë të jemi një, e të punojmë bashkërisht me FFK për ecjen përpara të futbollit gjithëshqiptar”.

Pritja dhe ceremonia e zhvilluar ka kaluar në një atmosferë vëllazërore.



Deklarata e Ramës, Ministria e Jashtme greke: Plan kundër minoritetit grek në Shqipëri
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, në lidhje me Akropolin dhe për veprimet që po bëhen në Himarë, ku po shemben disa banesa për planin urbanistik.

Ministria e Jashtme e quan si “plan kundër minoritetit grek në Shqipëri”, atë që po bëhet në Himarë.

“Plan për shmangien e të drejtave të pakicës greke. Faktet flasin vetë se njoftimet për prishjen e ndërtesave, si pjesë e projektit rizhvillimit të Himarës janë dërguar për njerëzit të cilët janë të gjithë me origjinë greke.

Kjo është një qasje e cila çon në përfundimin se autoritetet zyrtare shqiptare nuk mund të pretendojë ‘urbi et orbi’ se të drejtat e pakicave respektohen në të gjithë territorin shqiptar, në të njëjtën kohë shkel aktin, gjë që shkon kundër kursit europian të Shqipërisë”,- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Ministria e Jashtme thekson se deklaratat e bëra dje nga kryeministri shqiptar "i referohen logjikës së vjetër, që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me standardet e aplikueshme për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në vendet moderne, demokratike dhe evropiane".

“Kryeministri shqiptar ngatërron konceptin e rremë të historisë, me angazhimet e Shqipërisë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe “acquis communautaire”, për të mbrojtur minoritetin grek që është autokton me të drejtat që i janë dhënë”,- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.



Britania lë të lirë gjarpërinjtë e xhunglës

Mësohet se gjarpërinjtë e xhungës janë të lirë në të gjithë Britaninë sepse pronarët e tyre nuk duan të kujdesen më për ta.

Fondacionet vullnetare që kujdesen për kafshët thanë se, pronarët e tyre nuk duan të kujdesen më për ta, sepse është e vështirë t’i mbajnë kafshët e tyre në mjedise të ngjashme me habitatet e tyre origjinale.

Ditën e enjte, një familje gjeti një gjarpër 7 metra të gjatë nën gomën e makinës së tyre dhe iu desh të largoheshin me motor.

Në të njëjtën ditë, stafi i një spitali gjeti një boa 9 metra të gjatë në derën e spitalit të tyre në Salisbury, Wiltshire.

Foto/ Edhe një këngëtare shqiptare i fut gishtat në...

Fibi është një këngëtare e re në skenën e muzikës shqiptare, mirëpo që projektet e saj po pëlqehen mjaft.

Të jesh fytyrë publike çdo lëvizje shkon tek mediat rozë. Ajo se çfarë bije në sy tek rrejti social instagram i Fibit është se poza që ajo mori është tejet provokuese.

“Sovrani.info” e sjell ketë foto të këngëtares.



Foto/ Nuk është Austria, këto perla janë në Ulëz e Shkopet, Shqipëri

Mos mendoni se Shqipëria ka vetëm bukuri në zonën e Alpeve apo në rivjerën e Jonit. Ka edhe shumë zona që priten të eksplorohen nga ju dhe nga shumë turistë të huaj që duan të vizitojnë Shqipërinë.

E tillë është edhe zona në liqenet e Shkopetit dhe Ulëzës, ku natyra është shkrirë njësh me atë që në vite ka bërë edhe dora e njeriut.

Tashmë i shpallur si një park, liqenet e Shkopetit dhe Ulëzës ju japin mundësinë e kalimit të një fundjave fantastike ku përveç lundrimit me barka në liqene, peshkimit, apo zgarës me prodhime mishi e peshku, ju mund të marshoni edhe në natyrën fantastike.

Përveç ecjeve më këmbë përgjatë liqenit të Shkopetit, që ka një nga pamjet më të bukura dhe përbën një nga ecjet më tërheqëse, tjetër vend fantastik është edhe një ndalesë në qytezën e bukur dhe modeste të Ulëzës, më kishën e vjetër, moli i vogël i barkave, lundrimi në liqenin me ngjyrën jeshile më të theksuar në Shqipëri, si dhe vizita në disa prej kullave tradicionale të zonës.

Shikoni fotot:



Vëllazëria sllave 2016”, stërvitje ushtarake serbo-ruse

Një stërvitje ushtarake multinacionale e koduar me emrin sinjifikativ, “Vëllazëria sllave 2016”, do të mbahet nga data 3 deri më 9 nëntor në aeroportet dhe poligonet e Armatës së Serbisë, bëjnë të ditur mediet serbe, transmeton “Koha.net”.

Sipas kumtesës së Ministrisë serbe të Mbrojtjes, që e transmetojnë mediet e Beogradit, në këtë stërvitje ushtarake do të marrin pjesë 212 pjesëtarë të Ushtrisë Ajrore-Desante të Forcave të Armatosura të Federatës së Rusisë, 56 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Bjellorusisë dhe 450 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë.

Siç theksohet në kumtesë, qëllimi i stërvitjes është përparimi i aftësive operative për zgjidhjen e detyrave taktike dhe luftarake për zhvillimin e operacioneve antiterroriste në mjedisin multinacional.




Këshilli i Sigurisë pë kanabisin, Rama ironizon vendimin e Nishanit

Kryeministri Rama e ka ironizuar me anë të një qëndrimi në profilin e tij në Facebook vendimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare me rastin e shtrirjes gjerësisht të fenomenit të kanabisit në vend.

Sipas Ramës, më mirë do të ishte që të mblidhej Këshilli kombëtar i PD-së, se sa Këshilli i Sigurisë Kombëtare.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   335   336   337   338   339   340   341   342   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish