Ardi Hyso: “Ju drejtova ‘TV Klan’, ‘Stop’-it, për arsye se nuk po gjej dot drejtësi. Më datën 23.9.2013 është shtruar babai im me temperaturë në urgjencën e spitalit të Përmetit. ka qenë orë 8 e 30 në darkë. Atu u ndodh doktor Kiço Stefanidhi, pasi e shtoji pa bërë asnjë lloj analize e la në dhomë dhe nuk i vajti asnjëherë.
Të nesërmen, pasi komunikova me babanë, më thotë që është gjendje gripale. në orën 12 është lëvizur me ambulancë nga spitali drejt shtëpisë pasi mungonin ilaçet e tensionit. Këtë nuk kuptoja si nuk ka ilaçe tensioni spitali i Përmetit. Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë ndihmë nga ana e doktorëve dhe infermierëve. Në datën 24, ora 6 marr në telefon se babai kishte vdekur. E kishin gjetur të vdekur poshtë krevatit”.
Një investigim i gazetarëve të “Stop”, nxjerr në pah se mjeku i ka diplomat dhe kualifikimet e falsifikuara. Drejtori i spitalit të Përmetit, Elton Ismaili thotë, se dokumentet origjinale të mjekut në fjalë janë në prokurori.
Por vetë mjeku Stefanidhi thotë, se i janë djegur në vitin ’97. Tek “Urdhri i Mjekut” po verifikojnë situatën dhe do të vendosin t’i heqin specializimin.
Fatmir Brahimaj, president i “Urdhrit të Mjekut”: Faleminderit për këtë sinjalizim që më bëtë. Këtu dalin dy probleme, pasi këto të verifikohen dhe nëse nga ky vështrim i parë duket që nuk janë të sakta. Një është problemi jetik që mjeku ka mashtruar, na ka sjellë dokumente jo të rregullta për një specialitet që nuk e ka. Problemi i dytë, nëse këto certifikata nuk qëndrojnë ne do t’i heqim të drejtën e ushtrimit të specialitetit që nuk e ka.
Foto/ Mercedes sjell versionin e ri spektakolar “Pickup-Himmel”
Prej disa kohësh në internet po qarkullonin koncepte të makinës së re të “Mercedes-Benz” por, kompania vendosi t’i jepte fund spekulimeve duke publikuar foto të makinës së re në internet “Pickup-Himmel”.
Kompania Gjermane do të hedh në treg një makinë të re 4x4, të ngjashme në përmasa dhe funksion me “Nissan Navara”, por shumë herë më luksoz dhe me teknologjinë më të fundit të sistemeve të frenimit dhe drejtimit.
Shikoni fotot:
27/10/2016/................................................
Thethi, parajsa tokësore që i shpëtojë shkatërrimin të 6 HEC-eve
Këto foto që “Mapo.al” ua sjell sot, janë bërë nga fotografë të ndryshëm në një prej perlave të vendit tonë, në Theth. Vetëm një ditë më parë qeveria shqiptare mori vendimin e anulimit të ndërtimit të 6 mini-hidrocentraleve lokalë të dhënë më koncesion, të cilët rrezikonin seriozisht të ardhmen turistike dhe bukuritë përallore të këtij rajoni në Veri të Shqipërisë.
Por lajmi për anulimin e vendimit të ndërtimit të HEC-eve, erdhi si një dhuratë jo vetëm për banorët e këtij vendi, por për gjithë shqiptarët, të cilët janë mbytur me lajme negative dhe aspak optimiste në gjithë këto vite.
Për të kuptuar rëndësinë e këtij vendi dhe për të shprehur sadopak bukuritë që Thethi mbart në brendësi të tij, “Mapo.al” ju servir këtë fotogaleri. Shijojeni... /Mapo.al/
Foto/ Ja si po transformohet sheshi më i rëndësishëm i shqiptarëve
Për të disatën herë që nga ndërtimio i tij në fund të viteve ’30-të, sheshi “Skënderbej”, sheshi kryesor i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, po vijon të ndryshojë dhe shumë shpejt do të ketë një pamje krejtësisht të re.
Prej disa muajsh aty po vijojnë vrullshëm punimet për një rikualifikim të këtij sheshi, që është jo vetëm zemra e Tiranës, por edhe sheshi që në 70 vitet e fundit ka përbërë historinë e Shqipërisë moderne.
“Mapo.al” sjell një fotogaleri se si është transformuar në 80 vitet e fundit sheshi “Skënderbej”, dhe se si po vijon akoma transformimin.
Bashkia e Tiranës këtë herë është impenjuar në një punë të madhe për mbarimin deri në pranverë të punimeve në këtë shesh.
Vet kryebashkiaku Veliaj, duke inspektuar nga afër punimet në të, ka postuar edhe ai një fotogaleri nga puna që po bëhet në këtë sipërmarrje, si dhe ka shkruajtur këtë status:
“Po nxitojmë 24/7 me Sheshin Skënderbej, shesh unik për gjithë shqiptarët. Kemi rikuperuar dhomën teknike dhe depozitat për shatervane, shtresat nëntokë e tubacionet në proçes, pastaj pllakat dhe pemët. Gati për verë 2017 ”.
Sheshi më i rëndësishëm i shqiptarëve dhe transformimi në 86 vite
Qyteti arab në Bosnje ku vendasit mund të hyjnë vetëm si pastrues
Vendas të zemëruar janë duke protestuar për një qytet në Bosnje të ndërtuar nga investitorët nga Lindja e Mesme.
Ky qytet ka gjuhë “zyrtare” arabishten, e ku vendasit mund të hyjnë në të vetëm nëse punojnë si shërbyes. 160 shtëpi janë ndërtuar në një enklavë luksoze afër Tarcin, 5 kilometra larg kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë, transmeton koha.net.
Por shumë vendas të zemëruar thonë se e vetmja mënyrë për të hyrë në atë zonë është duke u punësuar si shërbyes apo pastrues.
Shtëpitë, që tregtohen vetëm në Kuvajt, janë duke u shitur për 150 mijë euro e reklamohen si pasuri në shtetin mysliman Bosnja, siç thonë reklamat, “e njohur për bukuritë që i ka dhuruar Allahu”.
Kompleksi ka siguri shumë të madhe, ka porta e mure shumë të larta. Disa gra qëndrojnë aty gjatë gjithë vitit me fëmijët e tyre e burrat e tyre janë vetëm vizitorë rasti.
Një punëtor i pasurive të patundshme ka thënë për mediet lokale se pronarët e këtyre shtëpive nuk dëshirojnë të përzihen me vendasit.
“Ata kanë traditat e veta kur vije puna te veshja, sjellja e lutja, dhe nuk dëshirojnë që njerëzit t'i shikojnë ata”.
Foto/ Pornostarja shqiptare vizaton shqiponjën në gjoks
(KUJDES! PAMJE ME PËRMBAJTJE EROTIKE+18) Një ndër aktoret më të nxehta të industrisë pornografike në SHBA, Alby Rydes, ka sjellë disa imazhe të reja në rrjetet sociale. Pornostarja e njohur shqiptare këtë herë është zhveshur komplet, por gjoksin e ka “mbuluar” me simbolin e flamurit kuq e zi.
Shikoni fotot:
‘iPhone’ i Presidentit Obama është ndryshe nga të tjerët, ja veçoritë e tij...
Ai mund të jetë njeriu më i fuqishëm në botë, por telefoni i kompanisë Apple, iPhone të cilin e posedon Barack Obama, ka disa funksione strikte.
Presidenti i SHBA-së, ka deklaruar se telefoni i tij është i limituar vetëm në pranimin e emailave dhe kërkimin në internet.
Ndërsa ai nuk mund të bëjë fotografi, dëgjojë muzikë apo të bëjë telefonata.
Këtë, presidenti Obama e zbuloi të hënën në Jimmy Kimmel. Ai shpjegoi se këto rregulla i ka pasur përgjatë gjithë presidencës së tij.
“Unë supozoj që ndonjë ditë, në ndonjë kohë, dikush do ta lexoj këtë email, kështu që unë nuk dërgoj mesazhe të cilat ndonjë ditë mund të jenë në faqen e parë të gazetave”,- tha Obama.
Foto/ “Bisha” shqiptare nga Rubiku që ne s’e njohim, bota e zgjedh si ‘e preferuara e javës’
Ne nuk e njohim aspak e ndoshta edhe emrin nuk ia kemi dëgjuar ndonjëherë, por ajo ka gjak shqiptar dhe bota po nis ta njohë dalë-ngadalë. E spikatur për trupin e saj, Arselajda Buraku është një modele shqiptare, e cila prezantohet në Nju Jork nga Muse Management.
Këtë vit ajo mori pjesë për herë të parë në “NY Fashion Week” ku sfiloi për “Hood By Air”. Këtë javë Arselajda është përzgjedhur si femra e preferuar e javës (WCW) nga revista “Paper” (në kopertinë të së cilës është Rita Ora), për të cilën ka dhe në një intervistë të plotë.
Në intervistë, 22-vjeçarja nga Rubiku, flet për udhëtimin e saj drejt Nju Jorkut, fillimin si modele, vendlindjen e saj, si dhe grupin e rrokut në të cilin bën pjesë.
Video/ Tmerruese, miu bëhet pre i merimangës gjigante
Është mëse e zakonshme që insekte të ndryshme të bien pre e rrjetës së merimangës e të bëhen më pas darka e kësaj të fundit, por që edhe një mi të kishte të njëjtin fund, pak kush e kishte menduar.
Pamjet e filmuara brenda një banese në Australi, ku dallohet një merimangë e madhe që po çon për në “strofullën” e saj një mi, kanë bërë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale.
Videoja është filmuar nga Jason Womal, në banesën e fqinjit të tij. “Ishte ora 00:30, kur fqinji më thërret dhe më thotë nëse do të doja të shikoja diçka vërtetë rrëqethëse”,- deklaron ai.
Foto/ 200 mijë dollarë për t’u shndërruar në “Barbie”
Një shndërrim thuajse total i pamjes i ka kushtuar 39-vjeçares Amanda Love, të paktën 200 mijë dollarë deri tani.
Skocezja, e cila është mama e 4 fëmijëve, ka synuar gjithmonë “perfeksion plastik” për t’u dukur si një kukull “Barbie”. Deri tani ajo ka kryer 3 ndërhyrje në gjoks, ndërsa është duke planifikuar edhe të katërtin, po ashtu ajo ka injektuar ‘botoks’ dhe ‘fillers’, si dhe mbush vazhdimisht buzët me kolagjen.
“Dua të arrij perfeksionin, lëkurë të butë, buzë të mëdha, pamjen e një kukulle”,- shprehet 39-vjeçarja.
Vajzat e saj 18 dhe 14 vjeçare shprehen se shpesh njerëzit i thonë se ajo duket si nëna e tyre. Megjithatë. Logan është kundër ndërhyrjeve që ka bërë nëna e saj. Ajo thotë se shokët e saj të shkollës e ngacmojnë shpesh lidhur me pamjen e nënës së saj.
‘Pse Kancelarja Merkel tallet me Gjykatën Kushtetuese Shqiptare’
Nga Spartak Ngjela
Kançelarja gjermane, Angela Merkel, tallet me përbuzje me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ajo shpalli sot hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.
Pse, vërtet mendonin mendjet e vobegta të korrupsionit shqiptar, Berisha e Meta dhe një sërë e madhe gjyqtarësh, tregtarë të shëmtuar të drejtësisë, se BE do të shtynte negociatat për Shqiperine, nga një vendim i një gjykate të pakonsideruar dhe të papërfillur fare nga politika amerikane dhe ajo gjermane.
Tallje më të madhe për Saliun dhe Metën nuk mund të mendohej: Kançelarja gjermane Angela Merkel, fton në Berlin Kryeministrin shqiptar, në këtë 28 nëntor, që t'i njoftojë hapjen e negociatave të antarësimit të Shqipërisë në BE.
Fitore e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, dështim i madh i korrupsionit politik shqiptar; dhe, njëherësh, edhe lajmi i kthimit pa asnjë rezervë i ligjit të Vetungut nga Komisioni i Venecias.
As këtë herë nuk do ta kuptojë dot korrupsioni shqiptar administrativo-politiko-gjyqësor se është i humbur përfundimisht në Shqipërinë tashmë europiano-perëndimore?
Shumë pak zgjati gëzimi i korrupsionit shqiptar: në dhjetor fillon në mënyrë të shpejtë implementimi i Reformes në Drejtësi. Asgjë nuk ndryshuan dot hordhitë korruptive, dhe nuk kishte sesi. E para, nuk mund të mendohet që, një politikë rurale malinje si politika Berisha - Meta do ta mundte politikën e qendrës së qytetërimit perëndimor. E dyta, tani frika e kundërshtarëve të zhvillimit reformues të Shqiperise sigurisht që do të kalojë në trishtimin e një patologjie të veçantë.
Megjithate, 28 nentori i vitit 2016 do te jetë pa dyshim një festë e madhe, sepse Shqipëria më në fund hyri në fluksin e dritës europiane, e ndarë me dhunë prej saj që në vitin 1468. Dhe fundi i halldupëve të korruptuar të saj është tani shumë i afërt.
Shqipëtarët, duke filluar nga 28 nëntori i këtij viti, do të kenë një rresht gëzimesh historike që do te flasin për fitoren e tyre drejt progresit, mirëqenies dhe optimizmit që të jep atdheu kur ky është garancia e të gjithë popullit.
Video/ Prezantuesi luan mendsh, fërkon “zogun” e kërcimtares në transmetim live
Një prezantues televiziv me të vërtetë që e ka tepruar me veprimin e tij të pistë ndaj një kërcimtareje.
Ai e ka prekur atë në pjesët intime ndërsa të dy kanë qenë duke performuar live në televizion. Ka qenë balerina ajo që nisi kërcimin e para dhe më pas i është bashkuar edhe prezantuesi.
Ai “pa dashje” i fërkon kërcimtares “zogun”, ndërsa reagimi i vajzës është i paparë.
Forcat Speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, bashkë me forcat speciale të komisariatit special “RENEA” dhe efektivë nga Grupi i 19 i Forcave Speciale amerikane, po marrin pjesë në stërvitjen Joint Combined Exchange Training, JCET, e cila po zhvillohet në vendin tonë në periudhën 01 - 31 tetor 2016.
Stërvitja JCET po zhvillohet kryesisht në mjediset stërvitore të batalionit të Forcave Speciale në Garnizonin Zall-Herr, por ajo është shtrirë edhe në disa pjesë të caktuara të qytetit të Tiranës.
Përgjimi i “Stop”/ Kreu i Gjykatës, seks në këmbim të drejtësisë
“Stop”/ Jo vetëm seks… Gjyqtari kërcënon me jetë qytetaren
Reagon ministri i drejtësisë: Të shkarkohet gjyqtari, të hetohet penalisht
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar menjëherë pas materialit të transmetuar në emisionin "Stop" në “TV Klan”. Ministri Manjani vlerëson se, ngjarja e transmetuar audio është shokuese dhe e papranueshme për figurën e çdo zyrtari aq më tepër gjykatës.
Manjani i ka kërkuar menjëherë KLD-së ta shkarkojë gjyqtarin Guximtar Boçi nga detyra e Kryetarit të Gjykatës, si dhe ta pezullojë si gjyqtar.
Ministri kërkon që KLD-ja të fillojë procedurat e inspektimit për procedim disiplinor dhe të nxisë prokurorinë të fillojë hetimin penal.
Afera e Kryetarit të Gjykatës/ Reagon Tahiri: Reforma do të na çlirojë nga palaçot
Pas video-denoncimit ku kryetari i gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i kërkon një gruaje favore seksuale për një vendim, ka reaguar Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Teksa falenderon median që sipas tij po bën punën e institucioneve, Tahiri deklaron se, vetëm reforma në drejtësi do ta çlirojë vendin nga palaçot në sistemin e drejtësisë.
Ja deklarata e plotë e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri:
“Dite te zeza per drejtesine, nder shume te tilla, vetem kete jave. Njeri ne Diber, tjetri ne Fier, i fundit ne Gjirokaster.
Dite per te kuptuar perse nuk e duan vettingun, as Korporata e Gjyqtareve, as KLD, as SHQUP-i. E jo vetem keta!
Faleminderit medias! Po ben punen qe duhet te benin institucionet, per fat te keq, por kjo ka edhe me shume vlere.
Ka ende shprese!
Reforma ne Drejtesi do na cliroje nga te gjithe palacot ne sistemin e drejtesise, qe sot vene ende gjoba ne xhepin dhe mishin e qytetareve.
Vetem reforma ne drejtesi!”
Audio-skandali/ Prokurorët e Krimeve të Rënda sërish në TV Klan
Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë hapur hetimet për Kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi pas audio-përgjimit të transmetuar në emisionin “Stop” në “Tv Klan”.
Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar gazetari Flamur Vezaj, sipas të cilit grupi hetimor pritet të paraqitet brenda mbrëmjes së të enjtes në “Tv Klan”, për të administruar materialin audio dhe për të marrë dëshmitë e drejtuesve të emisionit.
Edhe familja e nënës së divorcuar është marrë në mbrojtje nga policia. Ajo u kërcënua nga gjyqtari se nëse i publikonte regjistrimet çështja “do të ndahet me plumba”.
Ky është gjykatësi i Gjirokastrës që kërkoi favore seksuale klientes
Mbrëmjen e sotme u publikuan audiot, ku Kryetari i Gjykatës të Gjirokastrës i kërkonte favore seksuale një qytetareje për të ndihmuar që të fitonte një çështje ligjore.
Qytetarja e ngacmuar seksualisht nga Guximtar Boçi e denoncoi këtë rast në emisionin “Stop”. Por kush është kreu i Gjykatës që kërkoi favore seksuale?
Bëhet fjalë për kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Guximtar Boci. Historia e ngjarjes nisi pas një procesi gjyqësor që një zonjë kishte me Gjykatën e Gjirokastrës.
Zonja kishte një njohje të mëparshme nga i ati, për këtë arsye, ajo shkoi ta takojë. Sigurisht, gjykatësi i propozoi një zgjidhje, por të një natyre tjetër nga ajo ligjore. Thjesht i kërkoi një favor seksual në shkëmbim të zgjidhjes së problemit të saj.
Boci i tha zonjës se, nëse ajo i plotëson këtë kusht, ai do t’ia zgjidhte problemin që e çonte në dyert e kësaj gjykate. Ndërsa, zonja i thotë unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Kurse gjykatësi ia kthen se ka gjithmonë njëherë të parë dhe të dytë.
Pamjet tregojnë edhe takimin mes gjykatësit dhe zonjës në një kafe në qytetin e Gjirokastrës, ku Guximtari pas një dialogu të shkurtër i thotë: "Po m’u afrove më afër do të puth".
Foto/ “Mapo” mbushi sot 10 vjeç... por ka një jetë të gjatë para
Media “Mapo” festoi sot 10-vjetorin ku në një atmosferë të ngrohtë nën tingujt e muzikës së harqeve ceremonia jubilare mblodhi bashkë në mjediset e “Hotel Rogner”, si brenda një shtëpie gazetarët e parë që ndërtuan fytyrën e MAPO-s dhe gazetarët e rinj që e çojnë përpara këtë trashëgimi, personalitete të tjerë nga bota e medias, artit, kulturës, politikës, përfaqësues të diplomacive të huaja e akademikë, ku spikatnin figura, si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani, përfaqësues të maxhorancës si nënkryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj, Kryetari i Komisionit të Medias Genc Pollo, deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani, ai i Partisë Socialiste Eduard Shalsi, Gjergj Bojaxhiu, etj.
Përshëndetjen e parë për të pranishmit e bëri mjeshtri i njohur i karikaturës, Bujar Kapexhiu, i cili prej vitesh është i pamungueshëm në faqen e parë të gazetës me karikaturat e tij që jo vetëm ironizojnë, por edhe analizojnë aktualitetin politik, ndërsa kryeredaktori i parë i MAPO-s, e cila mori jetë në vjeshtën e vitit 2006.
Skënder Minxhozi kujtoi edhe njëherë ditët e parë të së përjavshmes me ngjyra që rrekej, ashtu siç edhe emri e diktonte, të ishte një magazinë që përfshinte gjithçka për lexuesin; nga politika, aktualiteti, reportazhet, dosjet, kulturën etj., dhe punën e mirë që gazetarët e parë bënë për ta bërë këtë media të shtypur një zë të rëndësishëm në opinionin publik, por edhe arenën politike.
Kur Henri Çili, gjashtë vjet më parë mendoi për themelimin e një medieje, u gjet përballë mëdyshjes nëse do të krijonte një titull të ri apo të blinte një ekzistues.
“Në atë kohë unë mbroja pikëpamjen se titujt e shtypit nuk duhet të vdesin kurrë, ato duhet të evoluojnë, të transformohen, të shiten apo të blihen, por nuk duhej të zhdukeshin kurrë”,- kujtoi Çili gjatë ceremonisë, duke kujtuar një fakt të trishtueshëm në mungesën e një trashëgimie të titujve të shtypit shqiptar, ku thuajse pak ose aspak nuk është ruajtur apo transformuar për duke mbajtur gjallë logon.
Më shumë se një një sipërmarrje intelektuale dhe ideologjike, një gazetë është një sistem vlerash. I këtij mendimi është drejtori i Medias “Mapo”, Alfred Lela.
“Një marke të komunikimit publik mund t’i kërkohet shumë më shumë se kaq; madje të gjitha gjërat. Një botë që s’ua premtojmë, megjithatë, as mund t’ua japim. Sa i takon MAPO, ka qenë gjatë këtyre viteve, ndër të tjera, tri gjëra, sa të mira aq edhe thelbësore: etike, estetike dhe emancipuese”,- përfundoi Lela.
Kryeredaktori i së përditshmes, Arion Sulo, i cili e nisi udhëtimin në këtë media qysh në ditët e para kur “MAPO” u shndërrua nga e përjavshme në një të përditshme, u ndal të vështirësitë që ka sot media, e veçanërisht ajo e shkruar. Një krizë e cila thellohet çdo ditë, prej të paktën 10 vitesh.
“Ndoshta duke i hyrë në hak gazetarisë së faktit dhe pa pretenduar se qëndrimet e forta editoriale kanë qenë të drejtat apo të vërtetat e fundme, ky kalim apo përshtatje, mendoj se na ka bërë të mos kalojmë në heshtje dhe pa debat. Gjë që nuk është pak në këto kohë të vështira për gazetat”,- përfundoi kryeredaktori Sulo.
Në këtë përvjetor të dhjetë Media Mapo ka shpallur gjatë ceremonisë së djeshme Njeriun e Vitit, nderim që ka shkuar për ish-Presidentin Alfred Moisiu.
Duke sjellë ndërmend proverbin japonez mbi fuqinë e pikës së ujit që bie mbi gurin, ish-presidenti Moisiu e krahasoi ndikimin e gazetës “MAPO” në opinionin publik me atë të pikës së ujit. Duke falënderuar për këtë titull të akorduar, Moisiu i uroi jetëgjatësi Medias “MAPO” në misionin e saj.
Favoret seksuale/ “Kush është gruaja që regjistroi gjyqtarin Boçi”
Gazetari Saimir Kodra ka treguar sot në emisionin “Opinion” peripecitë që ka hequr gruaja së cilës kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi i kërkonte favore seksuale.
Kodra tha se, gruaja është rreth të 40tave dhe se ajo ka dy fëmijë. Sipas Kodrës, ajo pati bërë një kontratë fiktive me ishvjehrrën për një banesë trekatëshe dhe më pas hapi çështje gjyqësore.
Ajo iu drejtua gjyqtarit në fjalë, pasi ishte mik i babait të saj. “Që në momentin e parë ai palogjyqtar i ka kërkuar favore seksuale”,- tha Kodra.
“Ajo ka pasur një persekutim të tmerrshëm. Regjistrimet janë shumë. Ne kishim 1 orë e gjysmë regjistrime. Ajo është përballur me një dhunë të tmerrshme psikologjike dhe e regjistroi gjyqtarin dhe ai e kërcënoi më pas”,- tha Kodra.
Video/ Rama në ‘Klan Kosova’: E vërteta e anashkalimit të Kosovës në takimin me Vuçiç
Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë në emisionin “Zona e Debatit” të gazetarit baton Haxhiu në Klan Kosova për çështjen e anashkalimit të Kosovës në vendimmarrjen me Serbinë.
“E gjitha është një shpikje pasi marrëveshja për rrugën Beograd – Prishtinë – Durrës është diskutuar dhe është dakorduar në tryezën e kryeministrave të rajonit ku i pranishëm në çdo tryezë është kryeministri i Kosovës”,- ka deklaruar Rama.
“S’ka aty asnjë lloj anashkalimi nga ana jonë, sepse është marrëveshje e tryezës së Berlinit dhe aty Kosova është prezentë”,- siguroi Rama.
Shqiptarët e kanë fituar luftën dhe Serbia e ka humbur atë. Kështu duhet edhe të sillemi, ka thënë Kryeministri Rama, në ballafaqim me analistët.
Rama tha se, ka dëgjuar disa analistë që flasin për “identitet kosovar” duke nënvizuar se, janë ata që nuk morrin pjesë në luftë dhe që tani po bëjnë luftën e tyre.
Video/ Ja si ‘shiste’ moral para kamerës gjyqtari i Gjirokastrës për korrupsionin...
Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci do t’u nënshtrohet hetimeve të gjata pas publikimit të rastit në “Stop” në “Tv Klan”, ku ai kërkon favore seksuale për të ndihmuar një nënë të divorcuar në një çështje gjyqësore. Ai premton të ndërhyjë te gjyqtarja e shkallës së parë për çështjen e tij.
Por, përpara kamerave të televizioneve lokale ai thotë se në institucionin që ai drejton është rritur transparenca për publikun.
Sipas tij edhe ankesat kanë qenë më të pakta pasi në një kuti ankesash të vënë në korridorin e gjykatës nuk pati asnjë ankesë nga qytetarët. Normale duket pasi ke parë bisedën që ai bën me kamer të fshehtë.
Gjyqtarit që kërkoi favore seksuale i plasi “bomba” në ditën e dasmës së vajzës
Pas transmetimit të videoskandalit të mbrëmjes së sotme, ku është i përfshirë Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës kanë dalë në dritë detaje të tjera në lidhje me këtë gjyqtar.
Sipas burimeve të “Balkanweb”, për fatin e tij të keq i plasi “bomba” seksuale pikërisht sonte, kur ai hapi dasmën për të martuar vajzën e tij të vogël.
Guximtar Boçi është 53 vjeç dhe ka 3 vite në këtë post. Ai ka 2 vajza, vajza e madhe punon në një instuticion shtetëror. Ndërkohë Boçi ka qenë gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për më shumë se 20 vjet.
29/10/2016/.....................................................
Zvicër, arrestohen "zonjat shqiptare të argëtimit"
Gjatë një aksioni të policisë zvicerane janë arrestuar disa vajza të cilat punonin si kërcimtare në një klub nate në lagjen Töss të qytetit Winterthur në Zvicër.
Plot 10 vajza janë arrestuar, po ashtu janë vënë në pranga edhe dy punëdhënësit e tyre, një zviceran 51-vjeçar dhe një bullgare 43-vjeçare.
Të gjitha vajzat janë nga Shqipëria dhe Serbia, shkruajnë mediat lokale dhe nuk kanë leje qëndrimi e as leje pune në Zvicër.
Punëtoret e arrestuara raportohet se punonin si “zonja argëtimi”./express/
Berisha: Negociatat me BE nuk do të hapen, Shqipërisë do t’i shtohet kushti për kanabisin
Ndërkohë që zyrtarë të Qeverisë kanë deklaruar se, në Nëntor pritet që të hapen negociatat për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ish-Kryeministri Sali Berisha, shprehet skeptik që kjo të ndodhë, duke iu referuar përhapjes masive të kultivimit të kanabis sativës.
Në një intervistë për “ABC News”, Berisha thotë se, do të ketë hapje negociatash dhe se zgjidhja e situatës së kanabisit, do të jetë një ndër kushtet e reja që do t’i shtohet Shqipërisë.
Ish-Kryeministri foli edhe për premtimin e Edi Ramës për rritjen e pagave, duke shtuar se është mashtrim elektoral i Kryeministrit. Berisha është edhe kundër largimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në prag të zgjedhjeve të 2017./ABC News/
Skandali seksual/ Historia që u zbulua nga vjehrra dhe përfundoi me përgjimin e gjykatësit
Renditja rajonale/ 10 kompanitë më të mëdha për çdo vend, Shqipëria më e “pafuqishmja”
Joe Biden i preferuari i Clinton për postin e Sekretarit të Shtetit
Joe Biden është në krye të listës së preferencave të Hillari Klinton për postin e sekretarit të Shtetit, në rast se kandidatja demokrate do të zgjidhet presidente, sipas të përditshmes amerikane “Politico”, që citon burime politike.
“Emri i Biden është i pari mes emrave që qarkullojnë për postin e shefit të departamentit të Shtetit”,- sipas këtyre burimeve.
Por mesa duket Biden nuk është informuar ende për këtë preferencë të shfaqur nga Hillari Klinton. Zëvendëspresidenti, mes të tjerash, kishte marrë në konsideratë mundësinë për të garuar gjithashtu për Shtëpinë e Bardhë, por më pas vendosi të tërhiqet.
Biden ka filluar një fushatë të fuqishme në mbështetje të Hillarit, duke deklaruar se “nuk do të qëndrojë të shohë në heshtje”.
Përgjimi/ Si e ngriti Rudina skemën e shkatërrimit të Guximtarit?
Gruaja që denoncoi për favore seksuale kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, ka dhënë deklarime para prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët e kanë marrë në pyetje për 6 orë.
Ajo i është përmbajtur versionit që u publikua të enjten mbrëma në emisionin investigativ “Stop”, duke treguar se Boçi, i ka kërkuar favore seksuale për ta ndihmuar në procesin gjyqësor. Madje ajo ka theksuar se në emision janë transmetuar vetëm 4 minuta regjistrim, kur në fakt ajo ka dorëzuar biseda që zgjasin më shumë se 50 minuta.
Vendimin për regjistrimin e bisedave me gjyqtarin Boçi, ajo ka treguar se e ka marrë pas vendimit të Shkallës së Parë, ku gjyqtarja Blerta Çibuku kishte vendosur në favor të ish-vjehrrës.
Rudina ka shpjeguar se, biseda është regjistruar në kohën kur dosja ishte në Gjykatën e Apelit, shkruan gazeta “Panorama”.
Libofshë/ Meta: Teknologjia në ferma, rruga e duhur për zhvillimin
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti vizitoi fermën blegtorale “TRIS ALB” sh.p.k në Libofshë të Fierit.
Meta u njoh me teknologjinë moderne të kësaj ferme, që aktualisht ka rreth 300 lopë dhe me një kapacitet prodhues prej rreth 2800 litra qumësht në ditë. Kjo fermë model është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave përmes Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Meta tha se aplikimi i teknologjisë së fundit në ferma është një rrugë mjaft e suksesshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe po kështu dhe për rritjen e punësimit në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshëm.
“Është kënaqësi që të vizitoj një fermë të tillë blegtorale të teknologjisë më të fundit holandeze, e cila tregon se si duhet të punohet me cilësi dhe me teknologjinë e duhur për të shkuar drejt fermave të tilla me cikël të mbyllur, të cilat do t’i japin një mbështetje shumë më të madhe, jo vetëm industrisë së qumështit, por në përgjithësi gjithë rritjes së prodhimit në vend dhe natyrisht edhe uljes së importeve, jo vetëm për këto produkte, por në tërësi.
Përveç saj, kjo është edhe një rrugë mjaft e suksesshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe po kështu dhe për rritjen e punësimit në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshëm”, - tha Meta.
Kryetari i Kuvendit theksoi se, mbështetja më e madhe për bujqësinë dhe për ferma të tilla të teknologjisë më të avancuar, padyshim që do ta çojë bujqësinë tonë në stade akoma më cilësore dhe do t’i japë një hov të ri gjithë zhvillimit ekonomik të vendit.
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, deklaroi se, është bërë një punë shumë e madhe për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Fotolajm/ Fatos dhe Xhoana Nano si dy njerëz të zakonshëm në aeroport
Edhe pse ka kohë që është tërhequr nga politika, ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, bën lajm sa herë që viziton Shqipërinë.
Këtë herë Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano, janë fotografuar në aeroportin e Bolonjës në Itali.
Por ndryshe nga koha kur ishte në krye të qeverisë shqiptare, këtë herë Nano dhe bashkëshortja e tij janë fotografuar duke mbajtur radhën në aeroport ashtu siç bëjnë të gjithë njerëzit e zakonshëm.
Takim sekret i Thaçit me ish-kryeministrin e Kroacisë. A do e marrë konsulent?
Një fotografi e “Gazetës Express” ku shihen Agim Çeku me ish-Kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanovic ka nxitur dhjetëra artikuj në mediat kroate. Ndërkohë, e përjavshmja “Globus” ka njoftuar se Milanovic ka takuar edhe Presidentin Thaçi.
Kabineti i Presidentit Thaçi nuk ka njoftuar në mënyrë të rregullt, për një takim të tillë, por këtë e kanë konfirmuar për gazetën “Globus”, cila ka cituar një zyrtar nga kabineti i Thaçit duke thënë se, “nuk është biseduar që Milanovic të jetë këshilltar”.
Në mediat kroate është shkruar se Milanovic ka filluar t’i kontaktojë qeveritë e rajonit për t’i këshilluar për integrimin europiane.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Milanovic është shoqëruar nga ish-Ministri kroat i Mbrojtjes. Globus duke shkruar për mundësinë që ish-Kryeministri i Kroacisë të angazhohet nga Kosova si konsulent, mund të fitojë deri në 6 mijë kuna kroate në ditë, ose 800 euro.
Foto-Video/ Tropojë, Koncert-protestë kundër HEC-eve në Valbonë
Ka nisur ndërkohë në Tropojë koncerti-protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë.
Qytetarë të shumtë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur për të kundërshtuar ndërtimin e HEC në këtë zonë natyrore.
Në koncertin protestë këndojnë këngëtarë të njohur, si dhe janë të pranishëm edhe politikanë, mes të cilëve deputeti Ben Blushi dhe Gjergj Bojaxhi.
Foto/ “Arushat’, kamionët ushtarakë rusë gjatë viteve ‘50-‘60
Rusia njihet si një nga shtetet më të fuqishme të botës për sa i përket armatimit dhe artilerisë së rëndë. Por rusët nuk e kanë filluar sot prodhimin e mjeteve të rënda, pasi për shumë vite me radhë ish-Bashkimi Sovjetik ka investuar miliarda dollarë jo vetëm në industrinë e armëve të rënda, por edhe automjeteve dhe automobilëve.
Më poshtë do ju paraqesim disa fotot të makinave dhe kamionëve rusë, të prodhuara gjatë viteve 1950-1960, kohë kur BRSS-ja dhe SHBA-të ishin në luftë të ftohtë me njëra-tjetrën.
Erdogan: Parlamenti turk po shqyrton rikthimin e dënimit me vdekje
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se Parlamenti turk po konsideron mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje.
Tashmë debati politik për këtë çështje do të zhvillohet në Parlament nëse Turqia duhet të rikthejë dënimin me vdekje.
Erdogan ka deklaruar më herët se do ta miratojë dënimin me vdekje nëse kjo është gjo që dëshiron populli dhe kërkon Parlamenti.
Këtë deklaratë Erdogan e bëri pas tentativës së grushtit të shtetit që ndodhi para disa muajsh në Turqi.
BE është shprehur kundër, duke thënë se rikthimi i dënimeve me vdekje është i papranueshëm.
‘Zeusët’ grekë i tregojnë forcën aviacionit turk në ditën e ‘Oxi’-t
“Mirëmëngjesi Greqi, me emocion të madh dhe krenari do ta mbajmë flamurin tonë lartë, Greqia jonë! Gëzuar datëlindjen Selanik, për shumë vite”.
Ky është mesazhi që është lëshuar sot nga kabina e avionëve të skuadriljes së aviacionit grek “Zeus”, e cila demonstroi përpara syve të presidentit Prokopis Pavllopullos përmes kryepilotit Sotiris Strali, i cili numëron më shumë se 1500 orë fluturimi me F-16-ën më të avancuar të ushtrisë greke.
Athina demonstroi forcën e saj ajrore përmes flotës ajrore së “Zeus”, e cila përballet çdo ditë me provokimet e avionëve turq që shkelin kufirin grek. Sot, Greqia feston 28 tetorin 1940, ditën kur kryeministri Metaksas i tha “Jo” Benito Musolinit.
Masakër në Mosul, ISIS ekzekuton 232 persona dhe përdor mijëra si mburoja
12:40, 29/10/2016 ISIS-i ka ekzekutuar të paktën 232 persona në qytetin irakian të Mosulit e po përdor mijëra të tjerë si mburoja njerëzore kundër forcave irakiane që po i afrohen gjithnjë e më shumë bastionit të tyre të fundit.
Vrasja masive e atyre që nuk u ishin bindur urdhërave të grupit u kryen të mërkurën, sipas Agjencisë për Dretjat e Njeriut të OKB-së. Rreziqet e mëdha me të cilat përballen të paktën 1 milionë njerëzit e bllokuar në Mosul, konfirmohen edhe nga vetë banorët. Ahmed Saleh dhe familja e tij jetojnë në Qayyarah, një qytezë e pasur me naftë, 60 km në jug të Mosulit. Edhe pse beteja atje mbaroi rreth 2 muaj më parë, kolonat e tymit të zi që ngrihen nga puset, dëshmojnë terrorin e luftës, siç thotë ky person.
“Ekstremistët erdhën në shtëpinë time me raketahedhëse, murtaja dhe armë të tjerë. Qëndruan për 4 orë, 5 orë për sulmet e më pas u larguan. Fëmijët dhe gruaja ime gjendeshin atje kur hapën zjarr. U tmerruam”.
Në gusht, xhihadistët u fshehën nëpër banesa, pasi dështuan në parandalimin e avancimit të forcave qeveritare në Qayyarah. Pikërisht atëherë, sipas Saleh, filluan t’i përdornin qytetarët si mburoja njerëzore.
“Ata pozicionuan artilerinë këtu. U thashë se kishte shumë të mitur e të moshuar, por ekstremistët i shpërfillën kërkesat e mia. Donin t’i shmangeshin zjarrit të forcave të sigurisë e sulmeve ajrore e na përdorën ne si mburoja”, thotë Ahmed.
Sherr edhe pas divorcit, ish-bashkëshorti kallëzon Juela Meçanin
Historia e divorcit të Juela Meçanit me bashkëshortin e saj, e ndodhur në shkurt të viti 2012, duket se nuk ka fund, për nga problematikat që e shoqëruan dhe kohëzgjatjen nëpër dyer gjykatash, me padi nga të dyja palët.
“Panorama Plus” shkruan se, kohët e fundit kemi një kallëzim të ri, kësaj here nga ana e Haxhirajt.
“Dritan Haxhiraj ka bërë një denoncim në Komisariatin nr. 2 të Policisë, më datë 19.10.2016. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen Juela Meçani, 41 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen Juela Meçani, 41 vjeçe, banuese në Tiranë.
“Kjo pasi dyshohet se në prill të vitit 2015, me vetëgjyqësi, Meçani i ka marrë orenditë shtëpiake ish-bashkëshortit Dritan Haxhiraj, 42 vjeç”,- shkruan gazeta./Panorama Plus/
Foto/ Masakra e ISIS-it në Mosul dhe... femijët e luftës
ISIS ka ekzekutuar të paktën 232 persona në qytetin irakian të Mosulit e po përdor mijëra të tjerë si mburoja njerëzore kundër forcave irakiane që po i afrohen gjithnjë e më shumë bastionit të tyre të fundit.
Vrasja masive e atyre që nuk u ishin bindur urdhërave të grupit u kryen të mërkurën, sipas Agjencisë për Dretjat e Njeriut të OKB-së. Rreziqet e mëdha me të cilat përballen të paktën 1 milionë njerëzit e bllokuar në Mosul, konfirmohen edhe nga vetë banorët.
Ahmed Saleh dhe familja e tij jetojnë në Qayyarah, një qytezë e pasur me naftë, 60 km në jug të Mosulit. Edhe pse beteja atje mbaroi rreth 2 muaj më parë, kolonat e tymit të zi që ngrihen nga puset, dëshmojnë terrorin e luftës, siç thotë ky person.
“Ekstremistët erdhën në shtëpinë time me raketahedhëse, murtaja dhe armë të tjerë. Qëndruan për 4 orë, 5 orë për sulmet e më pas u larguan. Fëmijët dhe gruaja ime gjendeshin atje kur hapën zjarr. U tmerruam”.
Në gusht, xhihadistët u fshehën nëpër banesa, pasi dështuan në parandalimin e avancimit të forcave qeveritare në Qayyarah. Pikërisht atëherë, sipas Saleh, filluan t’i përdornin qytetarët si mburoja njerëzore.
“Ata pozicionuan artilerinë këtu. U thashë se kishte shumë të mitur e të moshuar, por ekstremistët i shpërfillën kërkesat e mia. Donin t’i shmangeshin zjarrit të forcave të sigurisë e sulmeve ajrore e na përdorën ne si mburoja”,- thotë Ahmed.
Familja e tij u çlirua nga ekstremistët pas dy ditësh bombardime intensive të trupave irakiane në qendër të qytetit. Forcat irakiane të mbështetura nga trupa aleatë dhe koalicioni i drejtuar nga Amerika po ndërmarrin një ofensivë të shkallës së gjërë për çlirimin e Mosulit nga ekstremistët.
Brenda apartamentit 22 mln paund të Justin Bieber
Video/ ‘Mos guxo ta prekësh!’ Reperi mbron adoleshenten nga maniaku seksual në autobus
Një artist hip hopi shpëtoi një vajzë adoleshente e cila po ngacmohej seksualisht nga një njeri i dehur në Nju Jork, përpara se arrestimi nga policia të filmohej i gjithi në kamera, shkruan “The Independent”.
Moise Morancy ka postuar një video në Facebook, ku shihet se ka vënë poshtë një njeri, duke e akuzuar se ka "prekur vajzën pa lejen dhe dëshirën e saj" dhe në mënyrë të përsëritur po i bërtiste “mos të guxonte ta prekësh përsëri".
Videoja më pas tregon oficerë që hyjë në autobus dhe iarrestojnë të dy meshkujt e përfshirë, mes skenave të konfuzionit.
Duke përshkruar sherrin në autobus artisti amerikan tha në faqen e tij në Facebook: “Unë isha ulur në pjesën e prapme të autobusi kur ky djalë i dehur t’i bënte të gjitha llojet e ngacmimeve seksuale një vajze të vogël të ulur pranë meje.
Morancy është trajtuar më pas nga policia si një hero i vërtete.
Foto-Video/ Itali, shembet ura në Lecco, 1 i vdekur, 5 të plagosur
Një person ka vdekur dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një mbikalimi në autostradën numër 36 në zonën e liqenit të Comos.
Sipas policisë, katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve 3 janë fëmijë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Leccos.
Edhe shoferi i një kamioni cisternë që ka shkaktuar edhe shembjen është në gjendje të rëndë.
Katër makina janë të përfshira në këtë aksident, ndërsa shumica ndodhen poshtë betonit të urës.
Një Audi i bardhë është shkatërruar nga rënia e urës dhe viktima besohet se është shoferi i kësaj makine. Një tjetër makinë, e cila ishte pas kamionit ka rënë, ndërsa një tjetër makinë është e shtypur përgjysmë.
Foto/ Guxi ‘hidhej’ në dasmën e vajzës, në TV jepej përgjimi audio
Ndërkohë që e gjithë vëmendja e publikut ishte përqëndruar në faktin se për Kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës po transmetohej një video ku pretendohej se ai kërkonte seks në këmbim të drejtësisë ndaj një qytetareje, familja e Guximtar Boçit ka qenë duke festuar ditën më të rëndësishme për vajzën e tyre: Dasmën.
“Jeta Osh Qef” publikon foto nga kjo ceremoni. Nuk dihet nëse pasi ka mësuar për videon festa është ndërprerë, apo jo.
Megjithatë këto foto përcjellin disa momente gëzimi të kryegjyqtarit të Gjirokastrës në dasmën e vajzës së tij. Audio e bisedës që Boçi ka pasur me një qytetare nga Gjirokastra u denoncua në emisionin “Stop”, ku gjyqtari pranon se do ta ndihmonte në një çështje nëse ajo “do të bëhej e tija”.
Këshilli i Lartë ka pezulluar gjyqtarin, ndërsa hetimet e nisura nga Prokuroria pritet të hedhin dritë mbi këtë histori.
I plagosuri në atentat/ Policia merr në pyetje, ai u’a pret: Gjejini ju autorët
Prokurorët e Prokurorisë së Tiranës kanë marrë në pyetje Andi Mustafarajn, që u plagos mesditën e së premtes në një nga lokalet pranë ish-Ekspozitës në Tiranë. Sapo gjendja e tij ka kaluar rrezikun për jetën oficerët e Policisë Gjyqësore kanë marrë dëshminë e 30-vjeçarit për ngjarjen.
Burime të “Tv Klan” thanë se, i riu nuk ka pranuar të kishte konflikte me njeri duke mos dhënë ndonjë ndihme të madhe për hetuesit. Ai ka thënë se nuk dyshonte te njeri dhe se i takonte policisë dhe prokurorisë të gjejë ata që e sulmuan.
Të njëjtat burime thanë se po shihen me imtësi një pjesë e madhe e kamerave të sigurisë të bizneseve të zonës. Prej tyre është zbuluar vetëm një pjesë e ngjarjes ku shihet autori, i cili ka qenë i maskuar me një kapuç, që ka dalë nga një automjet dhe ka hyrë në lokalin ku qëndronte Mustafaraj.
Pasi e ka qëlluar 3 herë është larguar me të njëjtën makinë me shpejtësi. Hetuesit po kërkojnë të zbulojnë itinerarin që kanë ndjekur autorët para dhe pas atentatit.
Në pyetje janë marrë edhe disa dëshmitarë. Nuk janë lënë jashtë vëmendjes së hetimeve edhe e kaluara apo lidhjet e të plagosurit.
Dyshimet janë se kjo plagosje ka lidhje me disa ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë gjatë këtij viti.
Sipas policisë i plagosuri ka qenë mik u ngushte me Elton Çiçën, i vrarë në një atentat në zonën e ish-bllokut në maj të këtij viti. Në hetim janë dhe pista të tjera që kanë të bëjnë me një konflikte të çastit apo të mbartur prej disa kohësh.
Hetimet/ 3 shqiptarët e arratisur, të rrezikshëm dhe të gatshëm të bëjnë gjithçka
Vritet në Kanada djali 15-vjeçar i aktorit shqiptar
Babai i Stresit: Jemi kundër PS-së, më arrestojnë djalin se mua s’kanë ç’më bëjnë
Foto-fakt/ Bie legjenda e LANÇ, partizanët bënin ‘kërdinë’ me mish
Menyja gjatë luftës, ja çfarë hanin ballistët, partizanët dhe zogistët
Dokumenti/ Menyja gjatë luftës, ja çfarë hanin ballistët, partizanët dhe zogistët
Foto/ Tiranë, aksident i rëndë mes dy makinave pranë TVSH-së
Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur pranë godinës së Televizionit Shqiptar në Tiranës.
Sipas raportimeve nga terreni për Opinion.al mësohet se nga përplasja e dy mjeteve ka mbetur i plagosur rëndë një person ndërsa janë lënduar më lehtë dy të tjerë.
Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca të cilat po bëjnë transportin e të plagosurve drejt Qendrës së Traumës. Ndërkohë që mësohet makinat e përplasura janë një Golf 5 dhe një Fiat Punto.
Video/ Para 20 vitesh, shqipot, këngë ‘Gjeneralit’... me paratë e tyre
Kanë kaluar afro 20 vite që nga koha kur është regjistruar video e mëposhtme, aty ku shfaqet bosi i firmës piramidale Rrapush Xhaferri në vizitën e tij në Këlcyrë dhe Përmet. Një video që përmbledh në portretin komik të gjithë mashtrimin e firmave piramidale.
Ku Rrapush Xhaferri flet para popullit si një shpëtimtar i madh, si një filantrop, si një baba shpirtëror që flet në emër të Naim Frashërit dhe u kujton qytetarëve që kanë dalë të presin se ai është një njeri zemërgjerë dhe nuk është një Harpagon koprac.
Të gjithë këto mburrësi Xhaferri i bën vetëm 7 ditë para se të shpallte falimentimin dhe ajo çka do të pasonte do të ishte një plagë që shqiptarët e përjetojnë edhe sot, pasi shumë prej tyre shitën shtëpinë dhe gjithë mallin ç’kishin për ti futur paratë të Rrapushi dhe bosët e tjerë piramidalë.
Ajo që e bën edhe më komike videon e mëposhtme është adhurimi që njerëzit kanë për Rrapush Xhaferrit, a thua se ai është Mesia që kishte zbritur në tokë për ti shpëtuar, dhe jo sikur të ishin ata vetë që kishin futur paratë të firma e tij.
Për ta bërë edhe më komike situatën, por edhe për të qarë njëkohësisht është grupi i Kolonjës që kishte ardhur në Përmet për të përshëndetur njeriun e madh të kombit, apo Gjeneral Rrapush Xhaferrin, siç e quante tashmë popullit.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme të regjistruar nga “Tv Titanik” në Përmet për të kuptuar komicitetin në të cilin Shqipëria ndodhej 20 vite më parë.
Video/ Sulm në stacionin e metrosë në Frankfurt, 4 persona theren me thikë
Një person i armatosur me thikë ka therur katër persona në stacionin e trenave në Frankfurt, dhe tani ndodhet në arrati.
Sulmi ka ndodhur këtë pasdite në stacionin Hauptwache të qytetit gjerman, ndërsa bëhet e ditur se katër persona kanë marrë lëndime, transmeton “Gazeta Express”.
Tani për tani nuk dihet motivi i sulmit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë oficerë të policisë dhe shpëtimtarë.
Gjermania është tronditur nga sulmet terroriste sivjet, duke bërë që të kritikohet politika e dyerve të hapura ndaj emigrantëve e kancelares Angela Merkel./Express/
Video/ Provokon shokun me të dashurën, shokohet kur shikon përfundimin
E keni menduar ndonjëherë se si do të reagonit nëse do të gjenit të dashurën tuaj duke flirtuar me shokun tuaj më të ngushtë? Normalisht që do të çmendeshit, do të ndiheshit shumë i ofenduar dhe do të bënit veprime të pakontrolluara.
Ky djalë, i cili është një përdorues i “YouTube”, ka vendosur të vejë në provë shokun e tij, duke rënë dakord më parë për këtë “lojë” me të dashurën e shokut të ngushtë.
Ajo ka pranuar, vetëm e vetëm për të parë reagimin e të dashurit të saj. Është një lloj eksperimenti social ku e dashura dhe shoku i ngushtë vetëm flirtojnë mes tyre dhe kapen nga personi i tretë. Reagimi i tij? Shikojeni vetë...
Video/ 10 veprimet e jashtëzakonshme të portierëve me këmbë që mahnitën tifozët
Video+16/ Prezantuesi e pyet çfarë ka veshur, modelja i heq të gjitha në transmetim live
Foto/ Këngëtarja lëshon “bombën”: Kam 15 video duke bërë seks me politikanë
Këngëtarja serbe Natasha Shavia ka deklaruar se me të gjithë meshkujt që ka bërë marrëdhënie seksuale ka videot përkatëse dhe këto video i ka të gjitha të kyçura në apartamentin e saj.
Ndërkohë ajo çfarë shokoi të gjithë nga kjo deklaratë është fakti se këngëtarja e pranoi se në këto video pornografike ka edhe video me politikanë.
Sipas “Kurir”, pas deklaratës bombë të këngëtares, një numër i madh politikanësh jetojnë dita-ditës në frikë, sepse publikimi i njërës nga videot do të ishte fatale për ta.
Video/ Qeshni me lot, dhëndri nga Dibra tenton të djegë shaminë e beqarit, por...
Dasmat janë ceremoni martesore që mbledhin bashkë të gjithë njerëzit e dashur të çiftit dhe të gjithë së bashku festojnë për orë të tëra këtë ditë të rëndësishme. Por, në çdo dasmë ka të papritura, situata të sikletshme, por që do të mbahen mend gjatë si një kujtim që edhe pse jo aq i mirë, por të vlefshme për t'u mbajtur gjatë në memorie.
Dikush bie në pishinë, dikush dehet keq dhe lë kokrrën e namit, dikush rrëzohet gjatë kërcimit, ndërsa një dhëndër në Dibër ka përjetuar për disa sekonda një situatë paksa të sikletshme.
Teksa tentonte që të digjte shaminë e beqarit, kamarieri i afrohet dhe i heq karrigen, por pa e vënë në dijeni dhëndrin dhe përfundim dihet.
Gjithsesi ky moment nuk e ka prishur dasmën, përkundrazi e ka bërë më të bukur dhe çifti do e mbajë mend gjatë!
Video/ Ja cili shtet ka snajperët më të mirë në botë
Snajperët më të mirë në botë janë norvegjezët. Ata triumfuan mbi përfaqësuesit e 10 vendeve të tjera që morën pjesë në konkursin e zhvilluar në Bavari. Gara katërditore vuri 10 skuadra snajperësh nga çdo cep i Europës që të testonin aftësitë e tyre përkrah 5 ekipeve ushtarake amerikane.
Pjesëmarrësve u është dashur të gjurmojnë, të lëvizin në terren, të realizojnë një shënjestrim të avancuar të objektivit, të qëllojnë natën e godasin edhe nga helikopterët e anijet.
Konkurrentët u vlerësuan për 30 prova gjithsej. Nderimet kryesore në fund i mori që të gjitha ekipi norvegjez. Për kreun e skuadrës amerikane, majorin Erik Nyingi, gjëja më e rëndësishme nuk ishte fitorja.
“Qëllimi ynë është t’i bëjmë aleatët dhe partnerët tanë ushtarakë të punojnë së bashku, të familjarizohen me njëri-tjetrin e të fillojnë të ndajnë mes tyre teknika e procedura”,- tha Nyingi.
Në njërën prej fazave të garës, ushtarëve iu kërkohej të maskonin veten dhe armët me bojë e bar, përpara se të zvarriteshin në terrenin e trajnimit, në Grafenvoehr.
“Duhet të jesh shumë i zoti në gjurmim, nëse do që ta quash veten snajper”,- tha një garues britanik.
Në konkursin e këtij viti morën pjesë përfaqësues nga Belgjika, Danimarka, Italia, Letonia, Lituania, Hollanda, Norvegjia, Spanja, Suedia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. E dyta në përballje u rreshtua Suedia, ndërsa Belgjika zuri vendin e tretë.
Foto/ Vend turistik në mes të shkretëtirës
Duket se shkretëtirat shumë shpejtë do të bëhen me atë që po quhet “vendi i parë turistik në mes të shkretëtirës”, një ide kjo që pritet të kompletohet deri më 2020.
Vendi turistik – i cili është propozuar për Iiëa, në një regjion të Emirateve të Bashkuara Arabe, do të përfshinte pemë, hapësira të mbushura me ujë, ferma për peshq, aktivitete rekreacionale dhe përshtatje natyrore për lloje të ndryshme të kafshëve.
Për momentin projekti është në fazat fillestare, projekt ky që po kryhet nga Baharash Architecture. Ky vend turistik pritet që të kompletohet deri më 2020.
Ja si u vra me thikë në Kanada djali 15-vjeçar i aktorit shqiptar
Policia kanadeze e Montrealit ka bërë të ditur të dhënat e para se si i vra Denis Daja, djali 15-vjeçar i aktorit shqiptar Shkëlqim Daja, rezident prej vitesh në Kanada.
Sipas policisë, djaloshi u qëllua me thikë për vdekje të premten në ishullin Nuns, në lagjen Verdun të Montrealit
Rreth orës 10.50, një sherr midis personave ndodhi në bulevardin Ile-des-Soeurs Blvd, në rrethinat e Darwin S.
I riu u qëllua me thikë në pjesët e sipërme të trupit, më shumë se një herë. Ai ndërroi jetën për shkak të plagëve të marra. Viktima nuk ishte i njohur për policinë. Ndërkohë që policia ka arrestuar një 16-vjeçar si të dyshuar për ngjarjen.
Ermali pyet Valerin: Je gay? Ja si i përgjigjet ai...
Ish-banori i “Big Brother”, Valer Kolnikaj, është shprehur në emisionin “Xing me Armalin” se ka takuar njeriun e jetës.
Duke iu përgjigjur ngacmimit të Ermalit i cili e pyeti tërthorazi mbi orientimin e tij seksual, gjë që është përfolur jo pak në mediat rozë, Valeri tha se, ka në krah vajzën më të mirë në botë.
“Ti valer je si kështu, ashtu?”,- pyet Ermali. “Si zemra?”,-j a kthen Valeri me humor. Më pas ai ka sqaruar arsyen përse njerëzit flasin për këtë pjesë.
“Se ti Ermal të zbërthen pak… kam takuar njeriun e jetës, njeriun më me vlera per mua dhe nuk më shkon mendja të shikoj tjetër, se kam me të mirën e botës në krahë”,- ka përfunduar Valeri.
Tentativë për vrasjen e Vuçiç? Pranë shtëpisë së tij gjendet arsenal armësh
Një sasi armësh të rënda janë gjetur pranë shtëpisë së Kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Beograd.
Autoritetet kanë sekuestruar mitraloz, granata, armë të ndryshme dhe municione.
Sipas mediave serbe, armët ishin të fshehura në një makinë, e cila ishte e parkuar 50 metra larg rrugës që të çon në shtëpinë Kryeministrit Vuçiç.
Hetuesit kanë nisur verifikimet për të zbuluar autorët dhe personat përgjegjës që kanë lënë arsenalin e armëve pranë banesës së Vuçiç dhe për çfarë qëllimi do të përdoreshin.
Foto/ ‘Rilind’ Ura Vajgurore... dhe një nderim ala-romana
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për po bëhen në Urën Vajgurore për rregullimin e shtratit të lumit, i cili më parë përmbyste disa nga lagjet e qytetit.
Kryeministri rama ka postuar edhe një fotogaleri në profilin e tij në Facebook, ku në njërën prej fotove Rama duket sikur nderon në mënyrën që dikur nderonin fashistët.
Normal që fotoja është vetëm një moment, pasi kryeministri po tregon me dorë pamjet e ndërtimeve që po bëhen në zonë, por kujt...
“SHËTITORE, PARK FËMIJËSH E TERRENE SPORTIVE NË VEND TË PËRMBYTJES SË PËRVITSHME
Dje në Bashkinë e re të Urës Vajgurore ku përmes Pogramit Kombëtar të Rilindjes Urbane po punohet për zgjidhjen përfundimtare të problemit 25 vjeçar të përmbytjes së rrugës nacionale e të krejt lagjes pranë lumit Osum. Projekti i ri i digës mbrojtëse në dy anët e lumit, jo vetëm mundëson shpëtimin njëherë e përgjithmonë të qindra familjeve nga përmbytja e përvitshme po edhe krijimin e një hapësire të re publike me shëtitoren buzë lumit, parkun e fëmijëve si edhe terrenet e reja sportive për të rejat e të rinjtë.
Ndërkohë ka përfunduar faza e parë e kthimit të rrugës kryesore në një bulevard këmbësorësh, ka filluar puna për ndërtimin e 8 kopshteve dhe 6 qendrave të reja shëndetësore, dhe në dhjetor përfundon edhe digjitalizimi i shërbimeve publike të bashkisë që do të sjellë një standard e cilësi të re shërbimesh për banorët e Urës Vajgurore si në qytet, ashtu edhe në zonat rurale.
#Rilindje#ShqipëriaeGjeneratësTjetër”,- shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.
Video+18/ Gruaja i bën seks oral burrit në mes të supermaketit
Një grua është filmuar duke i dhënë seks oral një burrit, në një supermarket në Amerikë. Ngjarja ka ndodhur në Amerikë, por vendi i saktë ku ka ndodhur kjo ngjarje nuk dihet.
Në pamjet në video, shihet njeriu duke qëndruar i mbështetur dhe gruaja poshtë tij, ndërsa një person tjetër është duke bërë pagesën.
Sipas asaj që shihet në video, ata nuk brengosen fare se janë duke u filmuar. Ndersa disa nga konsumatorët e tjerë janë ndjerë të shokuar e disa kanë qeshur me rastin.
Njerëzit në komente shpresojnë që raste të tilla të ndodhin më pak kudo, pasi nuk është hera e parë e kontakteve seksuale në publik.
30/10/2016/..............................................
Itali, tërmet 6.1 ballë në Norcia. Lëkundja ndihet edhe në Romë
Itali, tërmet 6.1 ballë në Norcia. Lëkundja ndihet edhe në Romë Qendra e Italisë është tronditur sërish në orët e mëngjesit të kësaj të diele, nga lëkundje të forta tërmeti.
Rreth orës 7:41 është ndierë një lëkundje e fortë e magnitudës 6.1 sipas sizmiologëve të "INGV", ndërkohë që media të tjera që i referoheshin institutit amerikan USGS fillimisht e raportuan këtë tërmet si 7.1 ballë, e më pas e ulën në 6.6.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Norcia, në thellësinë prej 10 km, por lëkundjet e frikshme janë ndierë edhe në Romë, madje në të gjithë zonën e Umbrias e deri në Ancona.
Kjo lëkundje sizmike është edhe më e rënda e shënuar që prej 24 gushtit, teksa tërmeti i orës 3:36 të asaj dite i magnitudës 6 shkatërroi Amatricen dhe Accumulin.
“Mehmeti e Dushani i zhveshën ballistët para se t’i pushkatonin”
Nipi i Kasemit që vrau gruan në Ndroq: Pasi i hoqën KEMP-in, tha 's’i pi më ilaçet, jam shëruar'
Hasan Lila, nipi i Kasem Lilës, i cili u arrestua 6 ditë më parë, pasi vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe plagosi kunatën, tregon për “Gazeta Shqiptare” shqetësimet që xhaxhai i tij ka pasur që nga momenti që i kanë hequr KEMP-in.
Në një intervistë, 27-vjeçari shprehet se ata jetonin në të njëjtën banesë dhe se nuk kanë pasur asnjëherë konflikte me njëri-tjetrin.
“Ai kishte vetëm pjesën psikologjike të heqjes së KEMP-it, sepse pjesa ekonomike nuk i ka munguar asnjëherë nga ne”, tregon Hasani. “Kur i hoqën KEMP-in, ai tha se nuk do ti pijë më ilaçet pasi jam shëruar”, ka treguar i riu.
Gjithashtu, ai shprehet se xhaxhai i tij ka qenë i pavetë-dijshëm për krimin që ka kryer dhe për shkak të sëmundjes që ka, ai duhet të jetë i lirë që të mjekohet. 56-vjeçari u arrestua mbrëmjen e së shtunës, pasi qëlloi për vdekje gruan e tij, Afize Lila dhe plagosi nusen e të vëllait, Zyra Lilën.
Ngjarja u shënua në periferi të Tiranës, në Ndroq, ndërsa gjatë dëshmisë që Kasem Lila ka dhënë në polici ka shfaqur pendesë për krimin e ndodhur. Në gjykatë ai ishte i pavetëdijshëm për atë çfarë kishte ndodhur.
Lotaria Amerikane, edhe 1 javë aplikime. Si do njoftoheni po fituat
Video/ Vogëlushi shqiptar mahnit jurinë e “Belgium’s Got Talent”
Vogëlushi në videon e mëposhtme është vetëm 7 vjeç, por ka mahnitur jurinë e “Belgium’s Got Talent” si dhe ka ngritur në këmbë publikun.
Rrezar Berisha, vogëlushi nga Kosova ka kaluar në fazën tjetër të “Belgium’s Got Talent”.
Ai ka konkurruar në këtë emision në kategorinë “beatbox”, por ka mahnitur edhe me një kërcim.
Foto-Video/ Ja pasojat e tërmetit të sotëm në Italinë Qendrore
Italia Qendrore është tronditur mëngjesin e kësaj të diele rreth orës 07.41 minuta nga një tjetër tërmet i fuqishëm. Mediat italiane raportojnë se tërmeti me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter kishte epiqendrën mes Norcias, Presi, Castelsantangelo sul Nera dhe Visso.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 km. Sic shkruajnë mediat italiane, mësohet se lëkundjet kanë qenë të gjata dhe për pasojë shumë godina janë shembur, ndërkohë nuk dihet ende nëse ka viktima.
Bazilika e San Benedettos dhe katedralja e Shën Mërisë në Norcia janë shkatërruar. Në këmbë kanë mbetur vetëm disa pjesë të fasadave dhe strukturës.
Rifillimi i hetimeve për Hillary Clinton po trondit fushatën presidenciale
Ja 19 shtete ku ja vlen vërtetë që të shkosh për të jetuar
Video/ Tërmeti në Itali, frika transmetohet live edhe në studiot e ‘RaiNews24’
Dy tërmetet e fuqishme që kanë rënë mëngjesin e sotëm në Itali kanë shkaktuar frikë dhe panik të madh.
Deri më tani nuk flitet për viktima, por shembje të shumta kanë ndodhur në zonat që kanë qenë më afër epiqendrës.
Frika nga tërmetet është transmetuar live edhe në studiot e televizionit “RaiNews24”.
Në orën 07:41 minuta kur ishin duke u transmetuar gazetat ka ndodhur edhe tërmeti, duke bërë që gazetari të fliste për lëkundjet e jo më për gazetat.
Video/ Ja pamjet e frikshme të aksidenteve që ndodhin nëpër Shqipëri
Aksidentet në vendin tonë janë të shpeshta dhe fatkeqësisht shpeshherë me pasoja të rënda. Për këtë arsye, janë marrë masa të shumta, por që nuk e kanë ulur numrin e viktimave.
Policia ka bërë fushata sensibilizuese për shoferët dhe duke marrë masa të ashpra, që nuk kanë rezultuar efikase. Një video me pasoja nga aksidentet është bërë publike, ku sërish kërkohet që të respektohen rregullat e qarkullimit.
Videoja e mëposhtme tregon se çfarë ndodh kur nuk respektohet semafori.
Foto-Video/ Ish-pornostarja bëhet budiste dhe martohet me milionerin amerikan
Një ish-pornostare tajlandeze ka përqafuar besimin budist për të gjetur dashurinë e jetës së saj, që rezulton të jetë një milioner amerikan.
31-vjeçarja e njohur më parë si ‘Nong Nat’, ka braktisur karrierën e saj si pornostare dhe është lidhur me arkitektin 70-vjeçar, Harold Jennings Nesland Jr. Ata tashmë janë martuar, kurse 31-vjeçarja është fokusuar në idealet budiste.
Veprat e mira, meditimi dhe lutja, janë filozofitë që e ndihmuan atë të gjente burrin e saj me mundësi financiare të shëndosha dhe që është në moshën e babait të saj. Ajo la industrinë e tornos, u bë një budiste e devotshme dhe u martua me 70-vjeçarin milioner në vitin 2012.
Teoria e saj duket mjaft interesante për të gjetur “dashurinë e jetës”.
Lituania alarmon qytetarët: Përgatituni për pushtimin rus
Lituania ka përditësuar broshurat e mbrojtjes civile duke u thënë qytetarëve se çfarë duhet të bëjnë në rastin e një pushtimi rus. Ato përfshijnë seksione të mëdha mbi teknikat e mbijetesës dhe paralajmëron se Rusia nuk do të hezitojë të përdorë forcën ushtarake kundër fqinjëve të saj.
Dhjetëra mijëra kopje të udhëzuesëve 75 faqesh janë shpërndarë kudo, shkruan “BBC”.
Madje qeveria ka hapur një linjë telefonike për qytetarët që të raportojnë mbi këdo se dyshojnë se është spiun.
"Çdo qytetar lituanez mund të bëhet objektiv për spiunazh",- tha Darius Jauniskis, kreu i departamentit të sigurisë shtetërore.
Marrëdhëniet e Rusisë me fqinjët e saj baltik janë përkeqësuar që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina.
“Berisha si Haxhi Qamili, kundër futjes së Shqipërisë në BE”
Do'stlaringiz bilan baham: |