(KUJDES! PAMJE ME PËRMBAJTJE TË RËNDË+18) Kësaj gruaje që shikoni në video i kanë shpërthyer periodat në mënyrën më të keqe të mundshme në mes të rrugës. Ajo ishte duke ecur, ndërsa nga fundi i saj i shkurtër dhe nga mezi i këmbëve ka dalë një sasi e madhe gjaku.
Vajza ka ngelur e shtangur nga ajo që ka përjetuar, ndërsa njerëzit që kalonin aty pranë kanë kthyer të gjithë kokën nga sasia e madhe e gjakut që asaj i ka dalë. “Janë thjesht periodat. Duhej të më vinin rreth datave 15-20”,- thotë gruaja ndërsa kërkon ndihmë për ndonjë lines apo tampon.
Në fakt, e gjithë kjo është një skenë e improvizuar dhe një eksperiment social i bërë nga Trollstation, një grup youtuberash, të cilët përdorën për këtë rol aktoren Amina Maz.
Ata donin të shikonin se si do të reagonin njerëzit kur ata shikonin një vajzë që i vinin periodat apo që kishte më shumë hemoragji se zakonisht.
“Skafi, helikopteri, treni - Lejla”, zbulohet sekreti i klipit të Elvanës
Elvana Gjata vërtetë mund të mundohet që një projekt i saj të përcjellë me kujdes mesazhin a temën e këngës, por ndonjëherë, disa detaje i dalin jashtë parashikimit.
Pa u qartësuar ende kuptimi i këngës “Lejla”, kurioziteti për të mësuar më shumë se çfarë ka dashur të thotë autori me të, duket se ka nxjerrë zbuluar vetë realizuesit e klipit.
Ndryshe nga sa mendohej, mjetet e përdorura në video, nuk janë ngjyrosur me bojë. E paimagjinueshme… por ata thjesht janë mbështjellë me letër ngjitëse! Detajet bien në sy lehtësisht, mjafton të shihni fotot e shkrepura nga klipi.
Pra, ndonëse kishin mundësi për ta realizuar skenën me efekte a programe kompjuterike, stafi duket se ka zgjedhur rrugën e gjatë; atë të mbështjelljes me ngjtës me ngjyrë, të këtyre mjeteve gjigantë!
Mos flini sot pa bërë seks. Ja arsyeja...
Nëse dëshironi të jeni në formë, të keni një gjumë të rregullt dhe të ndjeheni të relaksuar, atëherë kjo është një mënyrë shumë e lehtë dhe argëtuese që do t’ju ndihmojë.
Seksi është ilaçi më i mirë për gjumë
Nuk kanë thënë kot “Ilaçi më i mirë i gjumit është seksi”. Orgazma gjatë seksit ju qetëson si psiqikisht ashtu edhe fizikisht dhe ju mundëson të bëni një gjumë të qetë. Është fakt që seksi i natës ndikon pozitivisht tek personat që kanë probleme me gjumin e natës. Këta në krahasim me çiftet që nuk kryejnë marrëdhënie seksuale para gjumit, bëjnë një gjumë më të thellë dhe më të qetë.
Është sporti më argëtues
Përveç kësaj, çiftet të cilat merren me sport për rregullimin e qarkullimit të gjakut, mund ta zëvendësojnë atë me seks para gjumit. Përderisa me sport ju e aktivizoni një pjesë të trupit, me seks aktivizohet cdo pjesë e mundshme e trupit tuaj. Kështu organet punojnë në mënyrë më efikase dhe përshpejtohet rinovimi i qelizave. Rrahjet e shpeshta të zemrës e rrisin sasinë e oksigjenit dhe të gjakut teksa shpërndahen në tru dhe në inde. Kjo do të thotë një performancë më të mirë mendore. Nëse seksi para gjumit bëhet në mënyrë te rregullt, performanca juaj mendore shtohet rregullisht.
Mbajeni vijën e trupit tuaj përmes seksit
Një avantazh tjetër i seksit para gjumit është se i ndihmon çiftet ta mbajnë formën e tyre. Pasi seksi nuk është diçka individuale dhe me ekuilibër siç janë sporti dhe ushqimi i shëndetshëm, është i përkryer për individët të cilët kanë vështirësi në këto lami.
Djeg 150 kalori në 30 minuta
Sipas hulumtimeve, 30 minuta seks të pasionuar djeg 150 kalori. Përveç kësaj, seksi para gjumit e korrigjon boshtin e kurrizit dhe kështu ndikon pozitivisht në qëndrimin tuaj. Lëvizjet ritmike që krijohen gjatë seksit në pjesën e poshtme të belit, ndikojnë mirë në muskujt e shpinës dhe në boshtin e kurrizit.
Lori Hoxha merr një dhuratë të veçantë por të frikshme për ditëlindje...!
Trashëgimtarja simpatike e “Top Channel”-it duket se vazhdon të marrë ende dhurata, edhe pse ditëlindja e saj ka ditë që ka kaluar.
Aktualisht ajo është duke kaluar disa ditë relaksuese në një nga plazhet ekzotike të botës dhe pikërisht në këtë rast ajo ka marrë një nga dhuratat më të veçanta dhe më të frikshme.
Lori është hedhur me parashutë duke treguar në këtë mënyrë një anë mjaft sportive të saj. Por mesa duket aventurat e saj sapo kanë filluar.
Në fakt vetë Lori e ka quajtur si dhurata më pak të frikshme nga ata që e presin në radhë në ditët në vazhdim, imagjinonin si do te jetë të tjerat...
Katër top-ekonomistët e Shqipërisë debat mbi liberalizmin ekonomik
Amvisat bëjnë më tepër seks se kushdo, ja përse
Një hulumtim i ri tregon që marrja me punët e shtëpisë ka lidhje të drejtpërdrejtë me pasurinë e jetës seksuale.
Në të vërtetë, partnerët të cilët bashkëpunojnë ndërmjet vete dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në përgatitje të ushqimit, në larje të enëve, në pastrim, në hekurosje dhe në punët e ngjashme, më së sheshti bëjnë dashuri.
Sipas rezultateve të hulumtimit, ekziston lidhja e qartë midis sasisë së kohës së kaluar duke punuar nëpër shtëpi dhe kohës të cilën partnerët e shfrytëzojnë për seks. Çiftet me më shumë energji dhe kuptim për argëtim organizojnë kohën në atë mënyrë që të kenë mundësi të mjaftueshme që të merren me aktivitetet që i duan.
Në të vërtetë, ndarja e punëve të shtëpisë, pos që ia bën më të lehtë jetën partneres, te gjinia e bukur nxisin dëshirën e fuqishme që partnerin ta shpërblejmë me seks.
Në punët e shtëpisë mesatarisht meshkujt i shpenzojnë dy orë në javë, ndërkaq femrat tetë herë më shumë, andaj nuk çudit konkludimi që balancimi më i mirë krijon rrethana për seks.
Në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 6 mijë çifte bashkëshortore, ndërkaq të dhënat tregojnë që çiftet të cilët bashkërisht i bëjnë punët e shtëpisë, mesatarisht bëjnë dashuri pothuajse 85 herë në vit, apo afërsisht dy herë në javë, gjë që është e mjaftueshme nga mesatarja e zakonshme./Telegrafi/
Foto-Video/ Njihuni me kuzhinierin model, mashkullin që zgjon fantazitë e femrave
Ai është latin, model dhe kuzhinier.
Pasi pozoi për fotografë të mëdhenj dhe sfiloi për stilistë me famë, Franco Noriega i është përkushtuar kuzhinës, pasion që e ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, përmes videove seksi, recetave dhe fotografive në poza mjaft të nxehta.
Franco Noriega është kuzhinieri-model me origjinë nga Peruja, i cili zgjon fantazitë seksuale të shumë femrave në botë. Me pamje dhe trup perfekt, ai e nisi karrierën e tij në botën e modës para dhjetë vitesh, duke pozuar për fushatat e Dolce e Gabbana dhe Louis Vuitton dhe duke pozuar për fotografë me famë botërore si Mario Testino.
Pasi ndoqi një sërë kursesh në kuzhinë, pak muaj më parë hapi restorantin e tij të parë me emrin “Baby Brasa”, në lagjen Williamsburg, në New York, SHBA.
Zgjedhja për të ndërthurur profesionin e modelit me të kuzhinierit ka rezultuar shumë e gjetur, pasi faqet e tij në rrjetet sociale janë mbushur me ndjekës, ndërsa vëmendja e mediave ndaj tij ka ardhur në rritje.
Foto/ Maniakja 17-vjeçare, nxit meshkujt të bëjnë video të turpshme dhe më pas i detyron të vetëvriten
Një vajzë 17-vjeçare e njohur si ‘Ivy helmuesja” i detyron meshkujt e paqëndrueshëm që të poshtërojnë veten e tyre seksualisht online dhe më pas i detyron ata të kryejnë vetëvrasje, pretendon një përdorues i “Youtube”.
Vajza e cila quhet Hanna dhe është nga Zelanda e Re, raportohet se kërkon meshkuj të paqëndrueshëm nëpër komunitetet e lojërave online dhe më pas i turpëron ata në publik duke paraqitur videot e tyre me përmbajtje seksuale, ku ata duken duke masturbuar apo bërë veprime të tjera të turpshme.
Me pas ajo i nxit këta meshkuj që të kryejnë vetëvrasje si një akt i shprehjes së dashurisë së tyre ndaj saj.
Llogaria e saj në Twitter është e mbushur plot me foto meshkujsh që i deklarojnë asaj dashurinë e tyre.
Një video e hedhur në “Youtube” ka nxjerrë në pah anën e errët të vajzës duke bërë thirrje që njerëzit ta raportojnë për ti dhënë fund këtij abuzimi, raporton “Daily Mail”.
26/10/2016/........................................................
Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare Melpomeni Çobani
Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare aktorja e njohur Melpomeni Çobani, ndërkohë që ditën e nesërme në Teatrin e Metropolit zhvillohen homazhet nga ora 12:00 deri në orën 14:00.
Melpomeni Çobani është ndër themelueset e Estradës në vitin 1952.
Aktorja është vlerësuar me titujt ‘Artist i Merituar’ dhe ‘Artist i Popullit’.
Berisha: Censurimi i parlamentit nga Rama, dëshmon se vrasja e Arditit ishte shtetërore
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka dalë në konkluzionin se vrasja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, ishte "vrasje e mirëfilltë shtetërore", nisur nga fakti se, Kryeministri urdhëroi sot censurimin e plotë të Parlamentit në momentin kur do të flitej për këtë çështje.
Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:
“Parlamenti ne censure!
Te dashur miq, me urdher te Edi Rames, i detyruar nga kompleksi i vrasjes se Arditit, sot ne parlamentin e vendit, ne nje akt te pashembullt ne tere historine e tij qe nga koha e diktatures, u vendos censura e plote.
Keshtu, ish gazetari A. Peza urdherou si nje mercenar dhe ne menyren me te kundraligjshme, bllokimin me punonjesit e Gardes gazetaret qe kishin shkuar te ndiqnin seancen e degjeses se koleges se tyre Alida Tota, te thirrur me vendim te komisionit te mediave.
Alida u pushua nga puna per shkak te investigimit te guximshem te saj te rrethanave te vrasjes dhe groposjes ne plehra te trupit te Ardit Gjoklajt nga drejtuesit e kompanise se Bashkise se Tiranes.
Ky eshte nje akt i shemtuar censure qe nuk ka ndodhur kurre ne historine e parlamentit. Me kete akt, edhe nje here deshmohet se vrasja e Arditit eshte nje vrasje e mirefillte shteterore, te cilen Edi Rama dhe vrasesit e tij kerkojne te fshehin nepermjet censures, siç vepruan dhe deshtuan me groposjen ne plehra te trupit te tij. Sb.”.
Anulohen HEC-et në Theth, por Majko mendon se janë në Valbonë
Qeveria shqiptare ka prishur kontratën koncensionare me kompaninë që kishte fituar ndërtimin e 6 HEC-ve në lumin e Shallës në Theth. Ky është lajm i mirë për banorët e zonës që e kundërshtuan me forcë shkatërrimin e natyrës, si dhe për turistët e shumtë të alpeve.
Përsai i përket Thethit, mësohet se Ministria e Energjetikës i ka dërguar koncesionarit një letër me arsyet e prishjes së njëanshme të marrëveshjes. Në letrën që Ministria i dërgon koncesionarit mbi lumin Shalë, jepen arsyet e prishjes së marrëveshjes, duke konstatuar shkeljet që janë bërë.
Këto shkelje kanë të bëjnë me mungesën e raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, skemës së shfrytëzimit hidroenergjetik, raportet hidroenergjetike dhe hidroteknike, si dhe ato të planit të biznesit.
Shoqëria është njoftuar disa herë për të plotësuar dokumentacionin e munguar në projektin e zbatimit të dorëzuar formalisht, por nuk e ka kryer. Një tjetër shkelje, sipas Ministrisë së Energjisë, është mosrinovimi i Sigurimit të Kontratës nga koncesionari brenda afatit të përcaktuar.
Por ndërtimi i HEC-eve në Theth është kundërshtuar edhe nga shoqëria civile, pasi ndërtimi i tyre do të shkatërronte turizmin në këtë zonë, e cila vitet e fundit po pret shumë vizitorë, veçanërisht të huaj.
Në projekt ishte parashikuar ndërtimi i 6 hidrocentraleve me fuqi të instaluar 127 megavat dhe prodhim vjetor të energjisë prej 530 mijë megavat.
Por nuk ndodh e njëjta gjë me një tjetër perlë të natyrës, Valbonën në Tropojë. Atje ka nisur puna për ndërtimin e HEC-ve edhe pse sensibilizimi ka qenë më i madh. Kundër HEC-ve në Valbonë janë bërë disa protesta dhe një e tillë është lajmëruar edhe të shtunën e kësaj jave.
Por krejt ndryshe mendon ish-kryeministri, sot deputet i PS-së, Pandeli Majko. Duke menduar se ndalja e punimeve për HEC-et e mësipërm është në Valbonë, Majko ka postuar menjëherë një status në profilin e tij në Facebook ku shkruante:
“Valbona shpetoi!...”.
Bllokohet gjyqi i Lazaratit, prej 4 muajsh avokatët nuk paraqiten
Katër muaj dhe procesi dështon nga njëra seancë në tjetrën.
Në gjyqin kundër 11 të rinjve nga Lazarati që prej muajit korrik nuk është arritur ende çelja e tij.
Dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko megjithë bashkëfshatarët e tjerë akuzohen për vrasjen e oficerit të RENEAS, Ibrahim Basha.
Deri më tani trupa gjyqësore ka bërë vetëm apelin e palëve dhe më pas ka njoftuar shtyrjen e procesit për shkak të mungesës së avokatëve.
Gjatë seancës së radhës gjykata njoftoi vënien në dijeni të Dhomës së Avokatisë për këtë situatë, ndërkohë që prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit për të akuzuarit. Por njëri prej avokatëve që përfaqëson të miturin Elson Kazma kërkoi gjykim të ndarë nga të tjerët për sa kohë ai nuk mungon si mbrojtës.
“Referuar kërkesës për arsye se kjo çështje po shtyhet në pafundësi për klientin tim Elson Kazma”,- thotë në gjyq avokati Myrteza Myftari.
Për shkak se procesi ka zgjatur, njëri nga të akuzuarit Oltian Proko e ka mbushur moshën 18 vjeç e për këtë gjykata vendosi ta heqë prezencën e psikologes në gjykim. 11 të rinjtë akuzohen se si pjesë e një grupi të strukturuar u organizuan për të larguar policinë nga Lazarati në mënyrë që të rinisnin kultivimin e kanabisit në fshat.
Gjatë këtyre veprimeve ata qëlluan mbi një mjet policie duke vrarë në detyrë oficerin Ibrahim Basha./Tch/
Francë, pastrohet “Xhungla”, s’ka më asnjë emigrant
Autoritetet në Francë deklarojnë se e kanë përfunduar operacionin për të lëvizur disa mijëra emigrantët nga kampi i refugjatëve në Kale, i njohur ndryshe si “Xhungla”.
Fabienne Buccio, prefekte e komunës pranë kampit, deklaroi lidhur me operacionin që nisi ditën e hënë se “misioni u krye”. Njoftimi vjen pak orë pasi në ambjentet e kampit janë shuar zjarret që e përfshinë, të cilat u vunë gjatë natës dhe mëngjesit të së mërkurës.
Operacioni, sipas zyrtarëve, u krye më shpejt nga sa pritej. “Xhungla u mbyll. Misioni ynë përfundoi, nuk ka më emigrantë në kamp”, deklaroi prefektja Buccio.
Deri tani, 4.404 emigrantë janë dërguar në qendra të ndryshme pritëse në mbarë vendin. Emigrantë të moshës së mitur, të cilët janë të pashoqëruar po vendosen në qendra të përkohshme të ngritura nga konteinerë të konvertuar. Nga numërimet rezulton se ata janë rreth 1200 njësi.
Kampi në Kale ishte kthyer në simbolin e krizës migratore që përfshiu Europën, me banorët e tij që synonin të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar.
Që nga fillimi i javës autoritetet franceze filluan transferimin e tyre në streha dhe qendra të tjera, ku ata do të mund të bëjnë kërkesë për azil.
Megjithatë, edhe pse operacioni ka përfunduar, autoritetet lokale deklarojnë se njësi policore janë ende të pranishme në kamp.
‘Kisha nevoja fizike’, gjobitet prostituta shqiptare
Një operacion i policisë italiane mbrëmjen e djeshme ka zbuluar një aktivitet prostituconi në Foggia, pjesë e së cilës ishte edhe një shqiptare, e cila punonte si prostitutë.
Siç raportojnë mediat lokale, janë kapur disa klientë që vinin nga provinca të tjera në Foggia, për të marrë shërbimet e vajzave nga Europa lindore. Katër vajza janë gjobitur, tre rumune dhe një shqiptare.
Klientët e ndaluar, të moshës nga 26 deri në 55-vjeç, kanë dhënë para policisë justifikime të ndryshme:
“Ishte vetëm për një nevojë fizike, nuk e dija se ajo ishte prostitutë”.
“Humba dhe doja të pyesja për rrugën”,- tha një tjetër.
“Ajo nuk është një prostitutë, por një mike e imja. Jemi bashkë prej disa kohësh”,- tha një tjetër./Syri.net/
Përlotet aktorja Hajrie Rondo: Si luftova me sëmundjen, shiheni jetën me ngjyra
Pas betejës me sëmundjen e rëndë, aktorja Hajrie Rondo u rikthye në skenën e teatrit, me dramën shqipe “Tre Dhëndurët”. E ftuar në emisionin e pasdites, në Televizionin Klan, “Rudia”, aktorja u përlot kur i kujtuan një kolazh të roleve që ajo kishte luajtur.
Më pas aktorja, shumë e dashur për publikun shqiptar, tregoi kalvarin e vuajtjeve në luftën ndaj sëmundjes. Gjithashtu ajo tha se, edhe gjatë premierës së shfaqjes “Tre Dhëndurët” ishte me kimioterapi.
“Unë jam në fazën e mjekimit, me kimioterapi. Kam bërë ndërhyrje kirurgjikale të zorrës së stomakut. Kjo më dobësoi dhe nuk e morra dot veten, por luftoj, luftoj aq sa unë kam në dorë, sa mund të bëjë. E para është optimizmi, që është gjëja më e mirë, pastaj ushqyerja, këshillat me mjeken. Të gjithë mjekët më thonë: shikoje jetën me ngjyra të bukura”.
Aktorja dha dhe një mesazh për të gjitha femrat shqiptare: “Femrat të bëjnë kontrolle sa më të shumta, që ta kapin në kohë. Kjo është dhe porosia dhe këshilla e gjithë mjekëve. Tek mua rezonanca manjetike tregoi një masë që duhej bombarduar, që të luftohej.
Në këtë sëmundje me mirë njerëz me kanë mbështetur dhe kjo është një terapi. Ngjitja ime në skenë ishte për të dhënë një mesazh me këtë rol, kush ka rëndesa të tilla dhe në veçanti grave që të luftojnë, ta mbajnë jetën me dhëmbë. Jeta është e bukur dhe duhet jetuar”.
Një ditë pas shfaqjes, aktorja mori dhe medaljen e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi, nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Unë përdor një shprehje të popullit që thotë: Çdo të mbjellësh do të korrësh. Unë besoj se në jetën time, në karrierën time kam mbjellë mirë. Kjo ishte si qershia mbi tortë, nuk dijë gjë me thënë të drejtën. Pas premierës vajza më thotë: mami nesër ke sebep.
Dua t’i jap uratat sa një pashë vajzës sime, për shërbimin që më ka bërë, siç bëjnë bijat për nënat, por ajo vërtet shkëlqeu dhe në këtë pikë. Pastaj më thotë që kryebashkiaku do t’ju dekorojë. Ngriva, por pastaj fillova të merrja masa. Pastaj vajti mirë çdo gjë, ishte një pritje shumë njerëzore. Unë u ndjeva mirë”./tvklan.al/
Dushko Markoviç kryeministri i ri i Malit të Zi
Ai që pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi, Dushko Markoviç, të cilin, pas dorëheqjes, pritet ta nominojë vetë Millo Gjukanoviç, rezulton se është mik i afërt i presidentit Thaçi.
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, sot ka paralajmëruar se po tërhiqet dhe se më nuk do të vazhdojë si kryeministër.
Kurse, Partia e tij Demokratike e Socialistëve, paralajmëroi se për kryeministër do ta nominojë zëvendësin e tij, Dushko Markoviç.
Por, përveç Gjukanoviçit, i cili njihet për raporte shumë të mira me presidentin Thaçi, të tilla raporte del se ka edhe Markoviç, që pritet të jetë kryeministri i radhës i Malit të Zi.
Në fotografitë e inaugurimit të Thaçit president, shihet se pjesë e ceremonisë ishte edhe vetë Dushko Markoviç.
Markoviç vlerësohet si njeriu më i afërt i Gjukanoviçit në Mal të Zi.
Sa km vrapim iu duhet për të eleminuar kaloritë e një pice...?
Jeni të uritur dhe nuk keni kohë për të përgatitur ndonjë porcion me ushqim të shëndetshëm dhe pa përmbajtje të madhe të kalorish? Pica mund te jetë një zgjidhje e “përkryer”!
Por, a e dini sa kohë ju nevojitet që t’i eliminoni kaloritë e marra nga konsumimi i një pice të tërë?
Kur ta kuptoni këtë ndoshta herën tjetër prioritet i juaj do të jetë mënyra se si dhe me çka ushqeheni, në mënyrë që stili i jetës tuaj mos t’ju penalizojë dhe ndikojë negativisht tek ju.
Për një individ të peshës dhe gjatësisë normale, distanca e cila duhet të përshkohet pas ngrënies së një pice është rreth 5.5 km ose rreth 50 minuta vrapim i intensitet të mesëm.
Ekzistojnë lëvizje të cilat tani janë duke kërkuar që për secilin produkt ushqimor i cili ju ofrohet klientëve për ta blerë, të jetë e shfaqur edhe ekuivalenca në ushtrime (koha e nevojshme për t’i shpenzuar kaloritë e marra nga ai produkt).
Kjo shihet si një nga mënyrat për të luftuar mbipeshën dhe obezitetin. Mos të harrojmë se shkalla e diabetit është dyfishuar në krahasim me 40 vite më parë!
Foto/ Tamara kaq seksi, nuk do ta besonit kurrë që ajo është një nënë
Tashmë e ka treguar me kohë se është e dashuruar pas pushimeve, dhe nuk po qëndon prej një kohë të gjatë në Britani e mërzit.
Kështu që nuk është befasi që Tamara Ecclestone e shohim në një aventurë tjetër nëpër botë.
Kësaj here ajo është fotografuar në Dubai ku po kalon pushimet me vajzën e saj Sopha.
Bukuroshja 32-vjeçare dukej shumë në formë, teksa shëtiste me të bijën në bregdetin e Dubait.
E veshur me bikini ngjyrë të verdha, Tamara shfaqte një fizik në formë dhe seksi.
Letra e hapur/ Dom Gjergj Meta i shkruan të riut që punon me hashash: Mos u bëj ushtar i së keqes
“I dashur A.,
Kam qenë edhe famullitar në zonën tënde, për pak kohë, të themi rreth 2 vjet, aty diku përreth fshatrave të Fushë-Krujës, që këto ditë u përfol për kultivim lëndësh narkotike. Më njeh edhe ti se jemi takuar shpeshherë apo më ke parë në rrugët e fshatit tënd, apo duke pirë ndonjë kafe me njerëzit aty. Ti nuk ke për ta lexuar këtë letër për shumë arsye. E para, sepse ne “elita” letrat i shkruajmë për njëri–tjetrin se ashtu janë ca “muhabete”: ne i flasim vajzës që të dëgjojë nusja.
Por edhe sepse ti ndoshta sot je roje në ndonjë parcelë të mbjellë me kanabis me kallash në krah, ose po qëron bimët në ndonjë magazinë, ose po mban thasët e po i transporton, ose thjesht je në burg, sepse kësaj here të kanë kapur. Unë të njoh mirë dhe e di kush je, çfarë mendon, si arsyeton, si je rritur dhe çfarë ke dëgjuar qysh fëmijë. Ti je një i ri i pas viteve ‘90. Në këto vite ti nuk je rritur me propagandën komuniste, ti nuk ke dëgjuar për xhaxhi Enverin e as për arritjet e mëdha të Partisë dhe të pushtetit popullor. Ti nuk ke parë luftën e klasave as nuk e ke ndier fare atë.
Ti nuk ke bërë betimin si pionier i Enverit, ti nuk ke qenë debatikas dhe as nuk ke mbajtur shallin e kuq. Shumë gjëra kësisoj ti nuk i ke bërë dhe për këtë je me fat. Por ama, nga ana tjetër, ty të është servirur vazhdimisht si model ai i forti, me makina luksoze që e ka blerë pak kohë pasi iku në Itali. Ti je rritur me modelin e të fortëve të Kurbinit dhe Fushë-Krujës që kanë trafikuar femra, janë marrë me drogë, me vrasje etj. Po! Ky ka qenë modeli yt.
Ti je rritur me fjalë të tipit: “Hallall ia boftë Zoti atij!”, “Ai osht njish or ti”; “Ai ka pas gjith ato k..va në Milano or plak”, “Ho er burr ne ti se drog ka lujt se s’i ka bo dom kujt”, “Osht i zoti nuk matesh dot me te se t’heq qafe”. Madje kur i ke parë këta tipa që zbrisnin nga makinat e tyre luksoze, në lokalet e zonës, të blera në pak kohë, që sapo dilnin nga makina i fusnin një të shfryrë hundëve dhe një të pështyrë në tokë e përshëndesnin: “he or zjarm ça ke bo?” ti “eksitoheshe” krejt dhe ëndërroje të ishe si ai.
Ndërkohë ty qysh të vogël nuk të ka thënë kush që numrat e matematikës janë hyjnorë dhe se shkenca është e bukur; sa e bukur është gjeometria dhe algjebra; se germat e shqipes janë të bukura e që Eposi i Kreshnikëve, poezitë e Fishtës e të Naimit, sonetat e Mjedës dhe përkthimet e Nolit janë një ushqim për shpirtin.
Nuk të ka thënë kush me ngulm se të lexosh Hygoin, Dostojevskin, Servantesin e Floberin, Shekspirin e Dikensin, njeh shpirtin krijues të kontinentit të vjetër. Po ashtu, nuk të kanë vënë në dorë kurrë një dialog të Platonit, një copëz nga etika e Nikomakut të Aristotelit, apo thjesht një faqe të Kantit, Hegelit, Nices a ku ta di unë. Madje, edhe emrat e tyre mund të duken të çuditshëm.
Ti je rritur me tallavanë dhe me reperat dylekësh dhe as të ka shkuar ndërmend se ka një Bach, një Mozart, një Bethoven e kështu me radhë. Sa shumë do të kishte ndryshuar jeta jote po të kishe njohur në vend të të fortëve të Laçit, Tropojës, Tepelenës, Vlorës, Fierit, Durrësit, së paku një nga këto emra që të thashë më sipër. Më beso se jeta jote do të kishte qenë krejt ndryshe. Ti këto nuk i pate e as prindërit tuaj nuk i patën, duke qenë se në këto vite ata më shumë mundoheshin se si të siguronin bukën për ty dhe vëllezërit e motrat e tu.
Ata të lanë punën, por ti nuk e doje as punën, sepse e pe që yt atë dhe nëna jote me punë, çdo ditë në arat e tyre, nuk arrinin të siguronin as bukën e gojës. Ti e vure re se prindërit tuaj në këto vite, megjithëse punuan çdo ditë tokën, ruajtën lopët, apo punuan roje në ndonjë biznes privat, në fund nuk patën lekët e mjaftueshme kur gjyshja u sëmur rëndë, apo ku mami pati një tumor në gjoks. Ti e pe se ata që mbaruan shkollën nga fshati apo lagjja jote filluan punë në një “call center” dhe i rrofshin klasikët e letërsisë, shkencat ekzakte etj.
Ndërkohë që ti shihje para teje parakalime “tangarllëku” nga moshatarët e tu, apo edhe pak më të mëdhenj me Kabriolet, Cayenne e pastaj edhe më banale si X6 apo Ferrari. E tani më vjen ndërmend kur ti fëmijë vije te Kisha bashkë me fëmijët e tjerë e luaje me ta, luteshe me ta, gëzoheshe bashkë me të gjithë moshatarët e tu. Por çfarë ndodhi? Pse tani je aty pas hekurave, apo në vetminë e një are të mbjellë me lëndë narkotike të jashtëligjshme, apo brenda një magazine ku pastron kanabis? Pse? Ja ku po ta them se sot je thjesht një ushtar, një ushtar i vogël i papërfillshëm, i cili ka humbur lirinë e vet dhe rininë e vet.
Të kanë premtuar “të fortët” se po të bëje këtë punë fiton shumë, në pak kohë dhe je i sigurt, sepse “policia na mbron”. Jo i dashur, nuk ka një polici që mbron të keqen. Policia nuk mbron krimin, ajo herët a vonë do ta luftojë atë. Edhe policët janë prindër të disa të rinjve të moshës tënde dhe thjesht duan të marrin rrogën e tyre. Ka kriminelë në radhët e saj, mund të ketë drejtues të korruptuar, por jo policia.
Do të vijë momenti që një ditë do të hyjnë në magazinën ku je ti, me kapuça, të armatosur deri në dhëmbë, e do të bërtasin: “ndal, duart lart!,” do të kapin e do të shtrijnë përtokë duke të vënë një tytë të ftohtë pistolete në kokë e do të vënë prangat. Dhe ti si ushtar që je do të dënohesh, por “shefat” e tu jo. Ata do të vazhdojnë duke rekrutuar të tjerë të rinj si ti, duke filluar nga e para me premtimet e tyre e do t’i shohësh atje te ti në burg. E megjithatë të shkoi mirë që je në burg se mund të ishe edhe një kufomë më shumë dhe anonime në parcelat e kanabisit.
Por unë do të vij edhe atje të takoj në burg, jo për të thënë se je djalë i keq, por për të thënë se me gjithë të gjitha, nëse ti do, në fund të tunelit ka gjithmonë dritë dhe se mund t’ia dalësh, por për këtë duhet të dalësh nga terri ku je futur, duhet të dalësh mbi vetveten. Për këtë duhet të kesh guxim e unë jam këtu për të t’inkurajuar që të ikësh nga parcelat apo magazinat e kanabisit e të nisësh një jetë të re…”
Në Fier, nxënësit masakrojnë shokun e tyre të shkollës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme private në Fier, ku disa nxënës kanë masakruar shokun e tyre të shkollës. Gjithçka ka ndodhur një ditë më parë, por ngjarja nuk është bërë publike.
Burime nga policia kanë bvërë të ditur se paraditen e djeshme rreth orës 10:30 minuta 3 të rinj me inicialet, A. Dh., M. M., dhe K. A., nga Ballshi dhe Fierit nxënës në vitin e tretë në një shkollë të mesme jo publike në bashkëpunim, kanë plagosur rëndë me sende të forta, shokun e shkollës me iniciale D. Z., banues në Fier.
I riu ka përfunduar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia thanë se, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqeve të saj.
Video/ “Lufta e III” mes kafshëve, të gjithë kundër të gjithëve
Video e luftës mes buajve dhe luanëve, në të cilën merr pjesë edhe një krokodil, është videoja më e klikuar e kafshëve në kanalin Youtube. Deri tani ka arritur të ketë më shumë se 78 milionë klikime.
Videoja zgjat tetë minuta dhe është regjistruar nga një grup të cilët ishin në vendngjarje.
Luanët rrëmbejnë një buall të vogël, duke e shtyrë skaj liqenit. Grupi i luanëve mundohen që ta vrasin me dhëmbë dhe ta hanë. Derisa ata mundohen ta heqin nga liqeni për ta kafshuar më mirë, gostisë së tyre iu bashkohet krokodili nga ana tjetër i cili mundohet të marrë një copëz nga bualli.
Pavarësisht kësaj, bualli vazhdon të qëndrojë gjallë dhe të luftojë si ka mundësi ndaj luanëve. Luanët e heqin nga liqeni dhe mundohen ta shqyejnë, por në ato momente grumbulli i buajve iu afrohet dhe arrijnë ta shpëtojnë buallin e vogël.
Më pas, ata i ndjekin luanët, duke i mësuar që të mos konfrontohen më me tufën e tyre
Njihni me ushtritë më të frikshme të planetit...
Kapja e terroristëve më të rrezikshëm dhe njerëzve më të kërkuar në planet, për ta është një punë e zakonshme dhe kanë gjithnjë lejen për të vrarë.
Detyra e këtyre ekipeve është ta kapin armikun të gjallë ose të vdekur, dhe të shpëtojnë pengjet e pafajshëm. Me pak fjalë për ta është puna më e rrezikshme në botë. Por, për këtë punë ata janë trajnuar.
Fiziku dhe kthjelltësia e tyre mendore duhet të jetë në formën më të mirë. Këto janë 10 Forcat Speciale Ushtarake më të frikshme dhe efikase në botë.
1– Xhandarmëria Kombëtare GIGN – Grupi i krijuar në Francë pas masakrës në Lojërat Olimpike në Monako në vitin 1972.
2 – Grupi i Shërbimeve Speciale SSG – U krijuan në vitin 1956 në Pakistan.
3 – Sayeret Matkal u themelua në Izrael në vitin 1957.
4 – Edhe Einstakommando Cobra austriake u krijua në vitin 1972 pas masakrës së atletëve izraelitë në Olimpiadën e Mynihut.
5 – Forcat Speciale Operacionale Delta – Delta Force u krijua nga komanda amerikane në vitin 1977, me operacione kryesisht anti-terroriste.
6 – Joint Task kanadeze është një grup prek ushtarësh të zgjedhur për të luftuar terroristët. U themelua në vitin 1993.
7 – Grupi Alfa është një forcë speciale e krijuar në Bashkimin Sovjetik gjatë pushtimit të Afganistanit, por ende funksionon. Operacionet më të famshme të tyre janë në Teatrin e Moskës dhe në shkollën Beslan, transmeton "tiranaobserver".
8 – Shayetet 13 është një trupë speciale e lidhur me Marinën Ushtarake të Izraelit.
9 – Forcat speciale të Marinës SEAL u krijuan në vitin 1962. Ndër bëmat e tyre me të paharrueshme është vrasja e Bin Ladenit, liderit të Al Kaedës në Pakistan në vitin 2011.
10 – Shërbimi Special Ajror Britanik SAS është ndër më të vjetrit dhe sot akoma duket më efikasi e më i frikshmi në botë. U krijua në vitin 1941, dhe është përbërë nga anëtarë që nëse nuk janë si superheronjtë e filmave, pak i mungon.
Rusia gati për Luftën e III-të, prodhon snajperin më të mirë ‘Muzg’
Ai ka një emër të komplikuar por nofka e tij është “Muzgu”. Snajperi SVLK-14 Sumrak mund të jetë snajperi më efikas që është ndërtuar ndonjëherë.
Ai është prodhuar dhe testuar nga kompania ruse “Lobaev Arms” me qendër në qytetin rus Tarusa. Snajperi mund të godasë deri në 3 milje objektivin e vet, duke vendosur kështu një rekord të ri.
Deri tani janë bërë testime të shpeshta dhe përmirësime. Fillimisht snajperi qëllonte në shenjë deri në 4200 metra, por pasi kompania ruse i zgjati paksa tytën dhe i bëri plumbat lehtësisht më të rëndë, u arrit të qëllohej deri në 3 milje larg, domethënë rreth 4800 metra distancë.
Hetimet e Doganave/ Kapen qindra litra naftë kontrabandë në të gjithë vendin
Hetimet e Drejtorisë së Doganave kanë bërë të mundur sekuestrimin e qindra litrave naftë kontrabandë e futur në vendin tonë.
Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit u bë e mundur edhe arrestimi i shtetasit Olsi Beshi.
Gjatë kontrollit dhe analizave të bëra rezultoi se ky shtetas dispononte në furgon një sasi prej 240 litrash naftë e cila rezultoi 100% e pamarkuar.
Nga hetimet e njëpasnjëshme të Drejtorisë së Doganave në të gjithë vendin, është bërë e mundur edhe arrestimi i një shtetasi për futjen e një sasie prej 220 litrash naftë kontrabandë.
I arrëstuari është shtetasi Altin Këlliçi, administrator i shoqërisë “Këlliçi 2009” shpk subjekt që ushtron aktivitetin në fushën e inerteve.
Aksioni u krye në aksin Lushnje-Berat nga grupi i antikontrabandës, të cilët po ushtronin kontrolle për automjetet me tonazhe të rëndë.
Ndërkaq, hetimet u realizuan edhe pranë depozitave të firmës në Kavajë ku u kapen një sasi prej 800 litrash naftë të tjera të pa markuara në masen 31%.
Alfred Peza: Ja e vërteta e dështimit të dëgjesës me gazetaren Tota
Ka një tentativë të sforcuar ditët e fundit nga ana e PD, për të kërkuar së formësuari me çdo mjet, mënyrë e çmim një “kauzë të re”, e cila lidhet me fjalën “censurë”. Që do të thotë, se aksioni i radhës që po tenton opozita, është ajo që synon ta paraqesë qeverinë dhe mazhorancën, si një pol pushteti që “shqyrton dhe kontrollon përmbajtjen e veprave, botimeve dhe mediumeve të ndryshme para se ato të botohen apo shfaqen”. Duke synuar që ta bëjë qeverinë të perceptohet në opinionin publik kombëtar e më pas edhe në atë ndërkombëtar si “kufizuese, ndaluese dhe ndëshkuese e medias, gazetarëve apo e ndonjë elementi strukturor medial për “publikimin e të palejueshmes”.
E për ta realizuar këtë, po kërkohet të përdoret politikisht, rasti i pushimit nga puna të Znj. Alida Tota, si gazetare e Televizionit A1News. E cila po trajtohet që nga seanca plenare e së enjtes së kaluar në Parlament, si një referencë konkrete e asaj që po kërkohet t’i vihet etiketa si censurë në media.
E lidhur kjo me pretendimin se largimi i saj nga detyra, ka ardhur pasi në median ku punonte, po investigonte “skandalin e Landfillit të Sharrës” ku humbi jetën 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. Këtij rasti nuk harrohet që t’i bashkangjitet edhe ndalimi i transmetimit të emisionit “Publicus” në televizionin “Vizion+” që kishte objekt të njëjtin rast.
U ula për të shkruar këto radhë, pasi detyra e vështirë për të shpikur censurën, censorët, qeverinë e censurës, sistemin e censurës, institucionin, instrumentat dhe gjithcka tjetër në lidhje me këtë emër, këtë radhë me sa duket i është dhënë drejtuesve opozitarë të Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Të cilët, e morën flamurin e këtij aksioni në dorë, pasi ish Kryeministri Berisha në seancën plenare, kërkoi të vinte shenjën e barazimit mes rastit të vdekjes fatkeqe të adoleshentit në fushën e përunimit të plehrave në periferi të Tiranës dhe 26 të vdekurave dhe 300 të plagosurve në tragjedinë e Gërdecit. Duke dashur që të dyja të klasifikohen si: Vrasje shtetërore pa dashje!
Kaq u desh që Genc Pollo të rrëmbente flamurin e aksionit të ri opozitar, (ende të paformësuar në trajtën e re qe po e kristalizon tani pas një jave) duke shpallur publikisht në Kuvend, iniciativën e 1/3 së anëtarëve opozitarë të Komisionit të Medias për thirrjen e një seance dëgjimore me znj. Tota. Një tentativë dhe kërkesë e ngjashme, me seancën dëgjimore të kërkuar po në këtë komision, për gazetarin e jugut Telnis Skuqi (28 maj 2014). Një dëgjesë që përkonte me aksionin opozitar të asaj periudhe, për çështje tashmë të harruara, si shumë të tilla në 40 muajt e opozitarizmit të PD.
Të hënën e kësaj jave, në projekt kalendarin e punës së Komisionit të Medias, me kërkesë të z. Pollo ishte propozuar (citoj) “zhvillimi i një seance dëgjimore, me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të komisionit, me znj. Alida Tota, gazetaren e Televizionit A1News, e pushuar nga puna, me sa duket, për shkak të investigimit gazetaresk të skandalit në landfillin e Sharrës, Tiranë dhe me përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë”.
Por pas 24 orësh, ditën e martë të kësaj jave (26 tetor 2016) gjithçka ka ndryshuar. Me sa duket PD nuk i duhet më një dëgjesë për një rast të të drejtave të gazetarëve në raportet e tyre me punëdhënësit privatë. Rasti “Tota” i duhet për ta përdorur si “Gozhdën e Nastradinit” për një kauzë të re, më të madhe dhe më të rëndësishme opozitare.
Në këtë kohë krizash për shkak të luftrave të brendshme, paafuqisë ekstreme për të ndaluar ortekun e reformës në drejtësi dhe në mungesë totale të gjakimit të aksionit opozitar, PD po kërkon t’i falet fantazisë së sëmurë për një kauz të luftës kundër censurës së qeverisë ndaj fjalës së lirë, gazetarëve, mediave, lirisë së shprehjes, web-siteve, etj,.
Duke dashur që me një gurë të vrasin dy zogj: Duke çuar deri në fund gjuetinë e shtrigave ndaj “armikut të brendshëm” Majlinda Bregu, me anë të ringjalljes nga varri i harresës parlamentare të një nisme të saj të 22 muajve më parë (janar 2015) për shpifjet në mediat online. Dhe duke dashur të rindezë motorrët e ndryshkur të makinerisë së tyre të baltës, kundër qeverisë Rama.
Ndaj tinëzisht, në mënyrë antiligjore, të njëanshme, në shkelje të hapur dhe flagarante të rregullores së Kuvendit, Kryetari i Komisionit të Medias z. Genc Pollo, në kundërshtim me vendimin e marrë nga shumica e deputetëve të komisionit, ndryshon rendin e ditës. Duke shpërndarë në rrugë elektronike, në adresat zyrtare të anëtarëve të komisionit, njoftimin se gjatë ditës së sotme do të zhvillohej seanca dëgjimore jo më si herën e parë, për rastin e “pushimit nga puna, me sa duket, për shkak të investigimit gazetaresk të skandalit në landfillin e Sharrës, Tiranë”, por tashmë diçka krejt tjetër të përkufizuar “për cështjen e censurës mbi media, përmes pushimit nga puna të gazetares investigative...”.
Ndoshta krejt rastësisht, ndërsa denoncoja në komision këtë akt të paprecedent të praktikës së punës së komisionit, në inbox-in e celularit tim më erdhi ftesa për të marë pjesë në një debat televiziv me temë: “Për çështjet e censurës mbi mediat shqiptare!”
Kaq mjafton për të kuptuar se sa seriozisht e ka PD qarjen e hallit që gjoja po i bën gazetares dhe rastit fatkeq të adoleshentit që humbi jetën në Sharrë. Nga ana tjetër, për të kuptuar se si opozita jonë kërkon të përdhosë tempullin e ligjvënies, për qëllime politike dhe hallet e saj të ditës. Një provë e shëmtuar e cila u tentua të jepej edhe sot gjatë seancës së dështuar për ta vënë në jetë këtë skenar të pështirë, kur në kundërshtim të hapur me nenin 34 të rregullores së Kuvendit, (në mungesë të korumit, pasi të pranishëm ishin më pak se gjysma e deputetëve të komisionit) u tentua që të zhvillohej një show mediatik, ku ishin përgatitur të tregohej LIVE me gisht, censura si e zeza më e madhe që e ka zënë këtë vend.
I duhej me çdo çmim kjo seancë PD, për të na bërë gjyqin publik përpara opinionit shqiptar dhe për të prodhuar një procesverbal, si dokument parlamentar, zyrtar, mbi “fenomenin që na ka rënë mbi kokë”. Këtë të dytën, për ndërkombëtarët. Pasi në Tiranë ndodhen për një vizitë faktmbledhëse, bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE).
Në një nga takimet ku do të jemi të pranishëm edhe unë edhe z. Pollo, te kapitulli për lirinë e medias, në vend që të diskutohet rreth zhvillimeve në relievin mediatik shqiptar, garancive ligjore për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të medias, ndalimit të censurës dhe garantimit të së drejtës për informim, ndryshimeve dinamike në mjedisin mediatik për shkak të ndryshimeve teknologjike, për ecurinë e procesit të dixhitalizimit të mediave dhe transmetimeve radiotelevizive, etj., opozita me sa duket, po përgatiste diçka krejt tjetër.
Sigurisht që realiteti edhe në fushën e mediave në Shqipëri (e cila afër 99% është me pronësi private), nuk është rozë dhe ende larg të qenurit e përsosur. Problemet nuk mund të zgjidhen as duke u fshehur, por as duke e nxirë e bërë “sterr të zezë” realitetin. Vetëm e vetëm për përfitime të vogla e meskine opozitare, në kurriz të halleve reale të qytetarëve dhe imazhit të vendit.
Ditën që nisi të gatuhej teza e censurës, si forma më e organizuar e eleminimit në mënyrë sistematike dhe institucionale të lirisë së shprehjes, nga Banka Botërore u deklarua se Shqipëria ka bërë hapat më të mëdha të këtyre 25 viteve në lirinë e të bërit biznes, duke u përmirësuar me 32 pozicione në raport me një vit më parë.
Partia Demokratike lindi si parti e lirisë, e pronës private dhe sipërmarrjes së lirë. Ndaj dikush sot duhet t’ia tregojë se nuk mund të ketë shtim të lirive në klimën e biznesit, në një shtet ku qeveria dhe mazhoranca e saj janë censorë të fjalës së lirë. Nuk ka liri ekonomike, pa liri fjale. Nuk ka liri sipërmarrje, pa liri shprehje.
Nuk ka lëvizje dhe qarkullim të lirë mallrash, pa qarkullim të lirë të mendimeve dhe ideve. Sepse fjala censor është përdorur për herë të parë në Romën e lashtë. “Censor” quhej ai që Perandori e emëronte vlerësues të pronës së individit, për t’i caktuar më pas taksën që duhet të paguante.
Foto/ Skandali, mjekut me diplomë false i vdes pacienti në dorë
Ardi Hyso është një qytetar në Përmet, i cili pretendon se, për shkak të neglizhencës së mjekut Kiço Stefanidhi, babai i tij humbi jetën. Ai ngre pikëpyetje edhe në lidhje me kualifikimin e mjekut dhe dyshon, se moskompetenca e mjekut, ka qene shkaku i vërtetë i vdekjes së të atit.
Do'stlaringiz bilan baham: |