(KUJDES! PAMJE TË RËNDA+18) Videoja e mëposhtme tregon momentin kur një grua e varur nga droga "Krokodili", e përgatit atë dhe më pas e injekton në trupin e saj. Kjo lloj drogë është e prodhuar nga benzina dhe një lloj boje dhe është e prodhuar në Rusi prej gati 10 vitesh.
"Krokodili" zëvendësonte heroinën në efektin që jep, por është aq gërryese sa trupi fillon të kalbet rreth vendit ku injektohet.
Siç shihet në video kjo lloj droge mjaft e rrezikshme që i kthen njerëzit në zombie duke ua kalbur lëkurën, prodhohet edhe në kushte shtëpie.
Konsumuesit e kësaj droge, pasi e konsumojnë për herë të parë krijojnë varësi dhe pas kësaj kanë vetëm dy vite jetë.
Gazetari e zbulon, Zaimina ‘gjoksin e ka të bërë’. Ja si reagon ajo…
Pushimet lukzose të Zaiminës dhe shoqeve të saj në Dubai janë bërë temë bisede në shumë tavolina.
Ajo ka shpërndarë në Instagram disa foto provokuese me rroba banje, foto të cilat janë diskutuar edhe në studion e “Gossip Tv”, ku gazetari Kelvi Kadilli, përveç fjalëve të mira që ka thënë për këngëtaren ka zbuluar dhe diçka që shumë mund ta keni harruar.
Pas formave seksi të saj fshihet një operacion plastik në gjoks.
Menjëherë pas kësaj, Vasjari ka publikuar një foto tjetër në Instagram në të cilën duket ajo në një jaht me fokusi i aparatit ka qenë gjoksi i saj.
“Nuk pendohem”,- ka shkruar Zaimina në diçiturën e fotos, si për të treguar se i pëlqen pamja e saj edhe pas operacionit.
Fotolajm/ Edi Rama i rregullon punët sërish me Hashimin
Kryeministri Edi Rama duket se i ka rregulluar sërish marrëdhëniet me mikun e tij, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas deklaratave të ministrave kosovar për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.
Ndonëse tensioni mes Tiranës dhe Prishtinës ishte i lartë pas vizitës së Ramës në Beograd, sidomos në planin mediatik, por edhe atë institucional, mjafton të kujtohet deklarata e ministrit Enver Hoxhaj, kryeministri i Shqipërisë ka postuar një selfie me presidentin Hashim Thaçi.
Ky i fundit do të jetë sonte në mbrëmje në emisionin “Opinion”, ndërsa Rama nesër shkon te emisioni “Zona e Debatit” në Klan Kosova.
Dalja në këto emisione përkon sigurisht edhe me klimin e krijuar së fundi pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë në Beograd dhe pjesëmarrjen në samitin e Nishit.
“Pas një kafeje në Tiranë”,- shkruan kryeministri Rama në profilin e tij në Tweeter.
21-vjeçarja e lumtur, bën “pallë” dhe udhëtime luksoze me paratë e të tjerëve
Të shëtisësh gjithë botën, të bësh pushime falas pa paguar asnjë gjë dhe pa punuar asnjë ditë duket si një gjë shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Për 21-vjeçaren Jessica në fakt kjo nuk është një ëndërr, por realiteti. Trajneria personale nga Brisbane ka udhëtuar nga Kalifornia për dy javë e gjysmë me një burrë që e njohu online dhe gjithçka ia ka paguar ai.
Këtë gjë e ka siguruar përmes një sajti online, në të cilin kërkohen femra tërheqëse për të shoqëruar meshkujt, të cilët duan shoqëruese në udhëtimet e tyre.
Nëpërmjet këtij sajti ju nuk jeni të detyruar të flini me meshkujt apo t’u bëni atyre favore të tjera që nuk i dëshironi, por vetëm të udhëtoni me ta.
Jessica fillimisht u njoh me këtë sajt pasi pa diçka në Facebook dhe më pas aplikoi edhe vet.
“U deshën 24 orë që profili im të hapej dhe meshkujt të nisnin të më dërgonin mesazhe. Disa prej tyre deshën që fillimisht të bisedonim në chat, ndërsa të tjerët thjesht më tregonin datat, vendet dhe më pyesnin nëse isha e gatshme të udhëtoja me ta”,- tregon 21-vjeçarja.
Foto/ Ja hyrja e ‘Don Bosko’-s në Tiranë... dhe një apel nga Veliaj
Hyrja e rrugës “Don Bosko” në Tiranë, dikur kaotike dhe plot rrëmujë, tani ka një palje krejt të re. Ajo më tepoër përngjason me një pull të vogël, ku punonjësit e gjelbërimit të Bashkisë Tiranë po përpiqen ta kurojnë me kujdes.
“Falë kontributit të përbashkët, sot Tirana është më e pastër e më e gjelbër, por do mbajtur kështu çdo ditë nga të gjithë. Faleminderit!”,- ka shkruar kryebashkiaku Veliaj në profilin e tij në Facebook.
20/10/2016/....................................
Parashikimi/ Në nëntor një tërmet do të godasë Shqipërinë
Gani Gurguri është një 54-vjeçar që jeton dhe punon në qytetin e Fierit. Ai është i njohur gjerësisht në rrethin e tij por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë falë aftësisë së tij të veçantë për të parashikuar motin.
Në një intervistë për dritare.net Ganiu tregon se si ka parashikuar disa nga fenomenet natyrore që kanë ndodhur në vitet e shkuara, parashikime që kanë dalë të gjitha të vërteta si dhe ka bërë një parashikim për motin gjatë muajit nëntor.
Më poshtë ndiqni intervistën e plotë me Gani Gurgurin.
Dritare.net– Ku jetoni dhe ku punoni?
Jetoj në qytetin e Fierit, punoj tek Alpetrol.
Dritare.net– Si keni nisur të parashikoni motin dhe tërmetet?
Dashuria për natyrën më ka bërë të merrem me këtë gjë. Duke e njohur natyrën, fillon t’i kuptosh shenjat e saj, nëpërmjet të cilave ajo kërkon të komunikojë me ne.
Dritare.net– Keni studiuar për sinoptikë?
Jo, nuk kam studiuar.
Dritare.net– Çfarë metodash përdorni për të realizuar parashikimet tuaja?
Për metodat janë kuriozë të gjithë, por nuk tregohet sekreti i punës. Metodat janë të thjeshta por puna është e vështirë dhe në qoftë se i thua, njerëzve ju duken absurde, në këto kohë kur shkenca ka evoluar. Pasioni, aftësia për të kuptuar shenjat e natyrës dhe praktika, janë ato çka me dallojnë nga njerëzit e zakonshëm. Edhe unë njeri i zakonshëm jam, por puna që bëj është e jashtëzakonshme.
Dritare.net- Çfarë keni parashikuar më parë dhe sa të sakta kanë qenë parashikimet tuaja?
Parashikimet e mia janë të hershme dhe rezultatet janë më se të sakta, do më duhej një ditë e tërë për t’i treguar. Po tregoj disa prej ngjarjeve që kanë bërë më shumë bujë dhe më shumë dëme në njerëz dhe materiale.
Në 1985- përmbytje. Lajmërova Kryetarin e kooperativës
1- 3.11.2005- përmbytje masive pas daljes së Vjosës, lajmërova Fatos Bejën
2.02.2007- paralajmërim për det të keq, Ngel vapori në Durrës.
10.6.2007- parashikim për ardhjen e Xhorxh Bushit Shqipëri. Ndërkohë që të gjitha mediet e jepnin me shi, parashikimi im ishte për kohë të mirë, ashtu edhe siç ndodhi.
7.12.2010- përmbytje masive.
2014- 2015- bëra kalendar meteorologjik, ku parashikova shi me intensitet të lartë, lajmërim që e bëra edhe në mediat lokale, Fier.
17- 20.11.2014- përmbytje në Laç, 3 viktima
Tërmetet që kam parashikuar
Tërmeti i parë i lajmëruar në studion e Z.Lirë, me epiqendër në Korçë, ishte 4.5 ballë. U ndje edhe në Tiranë, madje parlamentarët dolën jashtë salle.
Rasti i rrallë- në 55 ditë kanë rënë 10 tërmete, Itali, Greqi, Mal të Zi etj.
Kam gjetur tërmete në Indonezi, Kinë, Itali, Maqedoni, Greqi etj.
Dritare.net– Cili është parashikimi i moti në Shqipëri, për këto kohë?
Më poshtë po sjell disa parashikimet e mia sesi do të jetë moti deri në fund të muajit nëntor.
26- 31 tetor- moti i paqëndrueshëm
1- 2 nëntor- shi lokal
3- 5 nëntor- kohë e mirë
14-18- do të jetë mot me shi
19- 20- do të ketë shi lokal dhe mjegull
20- 24- mot me vranësira dhe shi lokal
24-30- reshje dhe me interval të shkurtër përmirësimi
25- 27- lëkundje tërmeti
Dritare.net– Ku do të bjerë tërmeti i fund nëntorit?
Në Gjirokastër –Janinë. Do të jetë i ngjashëm me tërmetin e kaluar. Për më shumë do flasim bashkë, një herë tjetër, sepse jam duke punuar dhe nuk mund të them diçka më shumë tani.
Dritare.net- Si sillen njerëzit me ju? I besojnë ato që ju parashikoni?
Tashmë, njerëzit e kanë fituar besimin tek mua. Dikur me shihnin si të çuditshëm, ndërsa tani më shohin si fenomenal. Ka nga ata njerëz që nuk ndalojnë së më pyeturi për data të ndryshme, për arsyet që kanë. Disa habiten që unë ende nuk punoj në stacionin meteorologjik të Shqipërisë, e të tjerë më thonë shpesh, “ik jashtë, pasi vetëm andej do të gjesh mbështetje”.
Dritare.net– Çfarë do të kërkonit nga institucionet e këtij vendi?
Pikë së pari do iu kërkoja e të më mbështesnin me një kurs kualifikimi në këtë fushë, që unë të avancoj më tepër, sepse parashikoj pa aparatura. Gjithashtu, do të doja një vend pune në stacionin meteorologjik.
Por e di që është e vështirë. Isa Boletini thoshte: Shqiptarët të falin gjakun, por jo suksesin./dritare.net/
Video-fakt/ Ja si policia ushtron dhunë me grushte gjatë arrestimeve
Që policia ushtron dhunë ndaj personave të arrestuar kjo dihet, por provat në lidhje me këtë gjë janë të pakta. Por këtë herë është vetë policia e cila ka ofruar prova për këtë dhunë në mënyrë të pavetëdijshme.
Një aksion policor i realizuar në Shkodër ku janë ndaluar dy të rinj dhe që nga policia është shitur si “aksion filmash aksion” në fakt është një aksion ku policia ushtron dhunë ndaj të arrestuarit.
Në videon e mëposhtme duket se një prej oficerëve të policisë pasi nxjerr nga makina të dyshuarin e godet me grusht duke e hedhur në tokë. Më pas në pamje duket i arrestuari që është shtrirë për tokë.
Denoncimi: Tjetër aeroport droge po ngrihet në Nivicë të Tepelenës
Kultivimi dhe trafikimi i kanabis sativës është kthyer në debatin më të diskutuar të politikës dhe është bërë problem shqetësues për shtet fqinje.
Grupet kriminale kanë ndërtuar edhe pista avioni të modifikuara për uljen e mjeteve fluturuese të vogla, të cilat kryejnë transportin nga Shqipëria në Itali.
Një tjetër nga këto pista të modifikuara dyshohet se është ndërtuar edhe në Nivicë të Tepelenës, siç denoncon ish-Kryeministri Sali Berisha.
Ai ka publikuar pamje satelitore të fushës në Nivicë që ngjasojnë me pistat për avionë të vegjël, siç ishte rasti i Ishmit në Durrës ku rreth 1 muaj më parë u ul avioni i drejtuar nga piloti italian Guido Guidi.
Denoncimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha në Facebook:
“Qytetari dixhital denoncon:
-Nje tjeter aerodrom klandestin ne Nivice, Tepelene
I bej thirrje prokurorise te hetoje kete ndertim! Sb”.
Video/ Magazina e kanabisit në Krujë, jo larg zyrës së bashkisë
Sasia e droges prej 1300 kg hashash e sekuestruar pasditen e së martës në Derven të Krujës ndodhej në këtë magazinë të përshatur për procesin e tharjes së canabisit.
“ABC News” ka ndërtuar me grafik, vendndodhjen e saj, që siç duket është vetëm 100 metra nga rruga kombëtare Fush-Krujë- Thuman. Edhe pse brenda saj punonin çdo ditë mbi 30 gra, ajo nuk kishte rënë në sy të policisë lokale.
Opozita, publikisht ka akuzuar si drejtues të këtij rrjeti dhe pronar të kësaj sasie droge kryetarin e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi. Zyra e të cilit ndodhet vetëm 8 km larg vendit ku është gjetur sasia e drogës.
Por edhe posta e policisë që ndodhet në Fushë-Krujë ndodhet në një distancë shumë të afërt, vetëm 3.5 km larg saj dhe përsëri asnjë informacion nga policia për këtë kapanon të tharrjes së hashashit.
Dyshimet janë se edhe avioni i rrëzuar në Ishëm të Durrësit si pasojë e dëmtimit të rrotës, mund të ketë ardhur për të transportuar drogën që është kultivuar në zonën e Krujës, ku nuk përjashtohet edhe rasti i Dervenit. Sipas kësaj grafike, largësia nga vendi ku u gjet sasia prej 1.3 ton drogë me pistën e përshatuar për uljen e avionëve të vegjël në Ishëm ndodhet vetëm 14 km larg.
Pavarëissht këtyre të dhënave, ligji ngarkon me përgjegjësi penale të gjithë ata kryepleq apo drejtus të njësive administrative, të cilët nuk denoncojnë kultivimin e hashashit në zonat e tyre.
Ndërkohë vetë policia në disa raste selektive, ka pezulluar drejtues policie për shkak të lejimit të ngritjes së parcelave të hashashit në zonat e tyre, por që në rastin e Fushë Krujës nuk kemi një veprim të tilël nga policia.
Për këtë sasi droge, me urdhër të prokurorisë, tashmë janë arrestuar 11 persona, të dyshuar si organizatorë, financues, kultivues, transportues, punëtorë dhe roje të kësaj magazine të përshtatur për tharjen dhe krasitjen e hashashit./Abc News/
Emina Cunmulaj për debatin presidencial: Më kanë lodhur këta të dy
Emina Cunmulja është modelja shqiptare që prej kohësh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara,ku jeton me bashkëshortin dhe vajzën e saj të vogël.
Ashtu si shumica, edhe ajo mbrëmjen e djeshme ka ndjekur në televizor debatin e dy kandidatëve për president në SHBA. \
Por ndryshe nga çfarë mund të mendoni, ajo nuk është një mbështetëse e Hillary-it, e as e Trump-it.
“Më kanë lodhur këtë atë dy. Deri këtu kemi përfunduar, që të kemi për kandidat për president këta të dy. Nuk kemi një opsion tjetër?”,- thotë modelja në një video që ka publikuar në Instagram, duke treguar se as njëri prej tyre nuk i mbush mendjen për ta votuar.
Einxhel Shkira dhe Alba Çobaj, së shpejti “delet e zeza” bashk në një ekran
Prezantuesja Einxhel Shkira ka “ngacmuar” ndjekësit me anë të një postimi në Instagram, postim në të cilin përfshihej edhe mikja e saj Alba Çobaj. Kjo e fundit nga ana e saj e ka ripostuar foton e tyre nga studion e “Top Show” (kur kanë qenë të ftuara) në të cilën shkruhej: “Ata flasin për ne, kur s’na kanë përball sigurisht.”
Kjo shprehje për shumë ndoshta s’thotë asgjë, por në diçiturën e fotos, Einxhen ka cilësuar vetën dhe prezantuesen tjetër si “delet” e zeza të televizionit, kjo për faktin se ato gjithnjë kanë guxuar të sillen jashtë kornizave dhe të thonë të vërtetën. Për më tepër shkruan “shihemi së shpejti”.
Nuk dihet saktësisht se çfarë ka dashur ajo të thotë me këtë postim, por para pak ditësh emrin i saj u përfol nga burime pranë Top Channel si personazhi që do të zëvendësonte dyshen e opinionistevë Valeri dhe Sara Kapo në emisionin “Top Show”.
Ky lajm u shua pa asnjë lloj reagimi ashtu siç dhe u përhap. Ndërkohë që opinionistët e rinj të emisionit u shpallën Albana Osmani, që prej vitesh punon në “Top Media” dhe Ervin Kurti, i cili gjithashtu punonte për emisionin në fjalë.
Na mbetet të presim një reagim publik nga dy prezantueset lidhur me “thumbin” që kanë hedhur.
Trazira në Athinë, përleshje mes policisë dhe anarkistëve
Athina është kthyer sërish në arenë përleshjesh mes anarkistëve dhe forcave të rendit. Zona pranë Politeknikumit të Athinës ka qenë arena e përleshjeve të natës së të mërkurës, deri në orët e para të së enjtes.
Sipas policisë greke, një grup prej rreth 100 anarkistësh që ndodheshin në brendësi të Politeknikumit, në rrugët Sturnari dhe Patision, rreth orës 23:00 filluan të hedhin kokteil molotov dhe gurë kundër forcave të policisë, të cilat ishin të stacionuara në zonë.
Policia thotë se, ka ndaluar dy persona lidhur me ngjarjen. Prej përleshjeve janë dëmtuar disa automjete dhe vitrina dyqanesh.
Situata e tensionuar në zonën e “Eksarkias” ka zgjatur deri rreth orës 4 të mëngjesit. Në vazhdim anarkistët janë larguar nga zona dhe situta i është kthyer normalitetit.
Autoritetet greke thonë se situata e tensionuar mes grupimeve anarkiste dhe policisë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Sipas policisë, shërbimet sekrete kanë përgjuar komunikime prej anarkistëve, të cilat bëjnë fjalë për një rindezje të "luftës" mes anarkistëve dhe forcave të rendit gjatë muajve të ardhshme.
Foto/ Njihuni me arbitren superseksi shqiptare të futbollit
Besa Lleshi, cilësohet si gjyqtarja më seksi shqiptare. Bukuroshja 22-vjeçare nga Struga, Besa Lleshi, arbitron në të gjitha kategoritë në futbollin e Maqedonisë dhe ka synime të mëdha për të ardhmen.
Ajo shpreson se një ditë do të jetë gjyqtarja më e mirë femër dhe të drejtojë ndeshje në garat evropiane.
Ajo njihet si gjyqtarja shqiptare më seksi e futbollit dhe synimet e saj krahas futbollit janë që të arrijë shumë edhe në shkollimin e saj, ku studion edukatën fizike./express/
Konçensioni i Rrugës së Kombit, rrëzohet ankimimi i turqve
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në kuadër të transparencës, informon se Komisioni i Prokurimit Publik, ka vendosur rrëzimin e ankimimit ndaj vendimit të mëparshëm, për proçedurën e dhënies me konçesion të mirëmbajtjes së Rrugës Milot-Morinë.
Komisioni i Prokurimit Publik, ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi”, dhe duke shpallur fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SH.A.
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, informon se do të ndjekë hapat e mëtejshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC” pjesë e Bankës Botërore, duke vijuar me negocimin e kontratës.
Publikohet Videoja/ Ja kush e grabiti Kim Karashian-in
Pamje që raportohet të jenë të personave që grabitën "mbretëreshën e selfie-ve", Kim Kardashian në Paris të Francës, më 3 tetor, janë publikuar nga mediat franceze.
Pamjet janë filmuar në qoshe të bllokut të apartamenteve të quajtur “Hotel de Pourtales”.
Pesë persona të armatosur e të maskuar si policë hynë në dhomën e rezidencës luksoze në Paris, ku Kardashian po qëndron në kuadër të Javës së Modës në kryeqytetin francez. Raportohet se ata i morën sende me vlerë prej 16 milionë dollarësh, mes të cilave disa stoli dhe celularin.
Taksat dhe buxheti për 2017-n, FMN zbarkon në Tiranë
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Tiranë për të konsultuar projektbuxhetin dhe paketën fiskale 2017. Njëkohësisht do të bëhet edhe rishikimi i nëntë i marrëveshjes trevjeçare.
Gjatë qëndrimit disa ditor në Shqipëri misioni do të vijojë konsultime me ministrinë e Financave, Bankën e Shqipërisë, ministrinë e Ekonomisë, atë të Energjisë, Transportit etj.
Inspektimi i këtij misioni do të ketë rëndësi kyçe për shkak se marrëveshja është drejt fundit. Në shkurt të vitit që vjen marrëveshja e ngushtë e bashkëpunimit FMN –Shqipëri përfundon dhe me shumë gjasë marrëveshja e re do të jetë më fleksibile. Nga kushtetues bashkëpunimi i ri me Institucionin Financiar Ndërkombëtar do të kalojë në këshilluese kanë lënë të kuptojnë zyrtarët e ministrisë së Financave.
Gjatë këtij misioni në themel të bisedimeve pritet të jetë amnistia fiskale një projekt i propozuar në korrik nga qeveria shqiptare por që nuk ka marrë një formë përfundimtare.
Duket se FMN nuk është dakord me faljen e plotë të principaleve dhe tani është në diskutim në një variant i ndërmjetëm, ku pritet të falen vetëm gjobat.
Gjithashtu në themel të diskutimeve pritet të jetë dhe pragu i deficitit primar. Qeveria shqiptare kërkon ti ikë objektivit fillestar prej 0.3%, por duket se
Fondi nuk është dakord me këtë devijim.
Në shkurt të vitit 2014 qeveria shqiptare dhe FMN nënshkruan marrëveshjen tre-vjeçare të bashkëpunimit, e cila shoqërohej me hua të butë prej 295 milionë eurosh, nga e cila 209 milionë euro janë diburësuar./Monitor/
OBSH: Tirana kryeqyteti më i pisët në rajon
Ndotja e ajrit është një nga problemet më të mëdha në botë. Sipas raportit të vitit 2016 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Ndotja e Ajrit e Ambientit: Një vlerësim global dhe pesha e sëmundjeve”, 92% e popullsisë botërore jetojnë në zona ku niveli vjetor i ndotjes është më i lartë se normat e përcaktuara nga OBSH.
Për sa i përket Shqipërisë duke iu përmbajtur statistikave të raportit të OBSH-së, Shqipëria është ndër 15 vendet e para ndër vendet e anketuara, me numri më të lartë të vdekjeve nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit të ambientit për 100 mijë banorë.
Ataku i zemrës për shkak të ndotjes së ajrit ka shkaktuar edhe vdekjet më të mëdha në Shqipëri: 780. Në total në Shqipëri ka pasur 1,842 vdekje për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Për këtë statistikë renditemi në vendin e 3-të ndër vendet e Ballkanit Perëndimor të anketuara.
Ndërkaq, edhe faqja e sondazhe të perceptimit, “Numbeo”, e rendit Shqipërinë ndër vendet me ajrin më të ndotur në rajon.
Ndotja në Shqipëri
Sipas sondazheve të mbledhura këto 3 vitet e fundit, “Numbeo” e rendit në vendin e të dytë të perceptuar më ajrin më të ndotur në rajon. Ndërkaq për Shqipërinë ka pakënaqësinë më të madhe në rajon për sa i përket trajtimit të mbetjeve. Gjithashtu vendi ynë perceptohet si vendi më ndotjen më të madhe të ujit te pijshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe i dyti në Ballkanin Perëndimor për papastërti.
Ndotja në Tiranë
Pas kryeqytetit maqedonas Shkupi dhe kryeqytetit boshnjak Sarajeva, kryeqyteti shqiptar Tirana, sipas “Numbeo”-s, perceptohet si një ndër kryeqyteti më ajrin më të ndotur në rajon.
Gjithashtu sondazhi e ka vlerësuar ndotjen e ajrit të Tiranës si të lartë. Po kështu Tirana është kryeqyteti i dytë në rajon, pas atij maqedonas të Shkupit, me vlerësimin më të keq si për trajtimin e mbetjeve ashtu edhe për papastërtinë.
Ndërkaq, sipas “Numbeo”-s, për Tiranën të anketuarit kanë shprehur nivelin më të lartë të pakënaqësisë për sa i përket gjelbërimit dhe parqeve në këtë qytet./BW/
Pogradec e Kurbin, dy gra i japin fund jetës
Në Kurbin dhe Pogradec dy gra i japin fund jetës. Në Kurbin 35-vjeçarja L.P është gjendur e helmuar me fotoksinë.
Ajo është transportuar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.
Ndërsa në fshatin Rokodal të Pogradecit është gjendur e vetëvarur pranë banesës ku jetonte 49-vjeçarja, H.N.
Nga deklarimet e familjarëve rezulton se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Greqi/ Drogë me paleta nga Shqipëria, kapet 1 ton kanabis. 6 shqiptarë dhe një grek në pranga
1 ton kanabis është kapur sot në Greqi, në një magazinë të përshtatur si punishte në Afidnes. Policia nisi hetimet pas dyshimeve për transferta të mëdha parash tek personat që e kishin në pronësi këtë magazinë.
Në pranga jan vënë 6 shtetas shqiptarë një grek, të cilët dyshohet se janë pjesë e organizatës kriminale.
Droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion vendet e BE-së. Autoritetet greke janë të shqetësuara për përmasat që po merr në Shqipëri kultivimi i kanabisit.
Foto/ Jo vetëm ata në Londër... Ja jeta luksoze e pasanikëve të Nigerisë
Fëmijët e pasur të “Instagramit” nuk zhgënjejnë asnjëherë kur vjen puna te publikimi i jetës së tyre në rrjetet sociale. Zakonisht janë të rinjtë nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të cilët tregojnë për pushimet e tyre luksoze, për veturat nga më të shtrenjtat e deri te rrobat firmato.
Por duket se ata tashmë kanë edhe një konkurrent tjetër, të rinjtë e vendit më të varfër në Afrikë, Nigeri. Siç shihet edhe nga fotot, pasanikët e Nigerisë jetojnë mes luksit të shfrenuar.
Fotot e mëposhtme janë marrë nga faqja “Rich Kids of Nigeria”. Çanta dhe veshje firmato, vetura luksi dhe shampanjë, ndërkohë që shumë bashkëkombës të tyre vuajnë nga uria.
Nigeria është një ndër vendet me prostitucionin më të lartë në botë dhe AIDS-I bën kërdinë duke prekur një pjesë të madhe të popullsisë.
Fotogaleri/ Një udhëtim vjeshte në këto perla të Alpeve shqiptare
Boga, Thethi apo Reçi, pjesë e Malësisë së Madhe janë vetëm disa perla të fshehura ndër Alpe, të cilat në këtë stinë vjeshte kanë një bukuri të artë.
Këto vende denjësisht mund të krahasohen me zonat më të bukura të Alpeve të Europës, por në ndryshim nga ato këtu mund të shkoni shumë më shpejt dhe me shumë më pak shpenzime.
Të gjithë ata që i kanë vizituar këto fshatra kanë mbetur të mahnitur nga bukuritë përrallore të Alpeve shqiptare.
“Mapo.al” sjell sot për ju këtë fotogaleri me disa nga zonat më të bukura të Reçit, Thethit dhe Bogës.
Goditet banda e prostitutave në Itali, shqiptari e drejtonte nga burgu
Policia italiane e qytetit të Firences ka shkatërruar sot një bandë shqiptare që merrej me trafikun e prostitucionit. 10 persona janë arrestuar mes të cilëve dhe dy femra. Arrestimet janë kryer në Itali, Francë e Shqipëri.
Hetimet e këtij operacioni kanë zgjatur rreth 1 vit e gjysmë nën drejtimin e prokurorit të Firences Leopoldo De Gregorio.
Sipas policisë italiane, në krye të kësaj bande qëndronte një 37 vjeçar shqiptar, i cili organizonte aktivitetin e bandës e kontrollonte biznesin e përfitimeve nga shfrytëzimi i prostitucionit nga një burg në Shqipëri ku vuan dënimin me akuzën e tentativës së vrasjes.
Vajzat që shfrytëzoheshin nga banda për prostitucion janë të gjitha me origjinë shqiptare e paguheshin nga klientët me 30-100 euro për çdo raport seksual.
Banda e shqiptarëve kishte në zotërim dy rrugë në periferinë veriore të qytetit të Firences e çdo prostitutë që nuk ishte nën kontrollin e bandës i kërkonin 300 euro në muaj për të punuar në territorin e mbrojtur nga ata, raporton “Ora News”.
Kryeprokurori i Firences Giuseppe Creazzo ka deklaruar sot “se po punohet ende për zbardhjen e plotë të aktivitetit të bandës.
Gjatë ditëve në vazhdim do të merren në pyetje vajzat e shfrytëzuar për të zbuluar krimet e tjera me të cilat është përfshirë kjo bandë kriminale”.
‘Porsche’: Ja arsyet pse vdiq Paul Walker në aksidentin e tmerrshëm
Paul Walker vdiq në një aksident të tmerrshëm me makinë me 30 nëntor 2013. Ai dhe një mik i tij sapo ishin larguar nga një eveniment bamirësie dhe ndodheshin në një Porsche.
Përplasja ndodhi vetëm pak metra nga evenimenti i bamirësisë dhe hetuesit dolën në përfundimin se kjo ka ndodhur për shkak të shpejtësisë. Mirëpo vajza e tij punësoi një avokat, duke mbrojtur çështjen se Paul nuk ka qenë shpejt, por në makinën e Porsche ishte kurdisur një bombë.
Por, në fakt Porsche e ka fituar këtë gjyq. Në bazë të këtij gjyqi bazuar edhe te kamerat e sigurisë në rrugë, u vendos se Paul Walker po e ngiste makinën shumë shpejt, në një rrugë që nuk lejohej absolutisht dhe kjo ka bërë që makina t'i ikë nga kontrolli, duke u përplasur me një pemë.
Pas përplasjes me pemën, makina ka shpërthyer dhe të dy edhe Paul Walker edhe pasagjeri në makinë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
Paul Walker kishte marrë pushimet nga xhirimet e filmit Furious 7, prandaj kur filmi u publikua, dolën skenat në të cilat kishte luajtur vetë i ndjeri Paul Walker. Porsche që po drejtonte Paul u raportua se kishte probleme në sistemin e drejtimit, por kjo tani është hedhur poshtë./jetaoshqef.al/
Gruaja e ekspertit të UFO-ve: Ai kishte frikë, ja ç’më tha para se ta vrisnin...
Një ekspert britanik i UFO-ve vdiq në mënyrë dhe rrethana të mistershme, duke dashur të shpëtonte nga sekti i “magjisë së zezë” në të cilin bënte pjesë.
E dashura e tij, 31-vjeçarja Sarah Adams ka thënë se teoricieni konspiracionit Max Spiers kishte rrëfyer përpara se të ndërronte jetë, se kishte shumë frikë nga kulti që ishte ngritur në Poloni.
Dy ditë përpara se të ndërronte jetë, i dashuri i kishte treguar se ishte në “telashe” dhe donte të ikte jashtë shtetit.
“Mu duk se ishte në ankth kur folëm për herë të fundit. Ishte i tmerruar dhe donte të largohej. Ai kishte frikë se ata nuk do ta linin që të fliste. Më dërgoi mesazhe ku thoshte se ishte i shqetësuar dhe se kishte diçka që nuk shkonte siç duhej”,- tregon Adams.
Ajo shton se i dashuri i saj vendosi të largohej nga Polonia dhe të kthehej në Britaninë e Madhe, tek familja e tij dhe këtë gjë do ta bënte shumë shpejt.
Sarah Adams ka thënë në media se Max kishte nisur të kishte dyshime në lidhje me personat me të cilët po shoqërohej në Poloni dhe se dyshonte që ata ishin pjesë e “magjisë së errët”.
Disa ditë përpara se të ndërronte jetë Max i dërgoi mesazh të ëmës, 63-vjeçares Vanessa Bates ku i shkruante: “Yt bir është në telashe... nëse më ndodh ndonjë gjë, heto”.
Ajo shprehet: “Mendoj se Max ka hetuar në diçka të errët dhe kam frikë se dikush e ka dashur të vdekur. Ai po qëndronte me një grua që nuk e njihte shumë”./JOQ/
Video/ Momente tmerri, ekzorciza i nxjerr gruas djallin nga trupi
Ky është momenti i çuditshëm kur gruaja e pushtuar nga shpirtra të këqij, e ndoshta nga djalli, çlirohet përmes një procesi ekzorcize përballë 300 mijë pelegrinëve.
Ngjarja ka ndodhur në Rumani ndërsa në video tregohet momenti i vështirë kur gruaja katolike vendoset përballë një relike dhe ndiqet një ritual i vjetër për çlirimin e shpirtit të saj.
Ceremonia u zhvillua gjatë festimeve të përvitshme në Shën Paraskeva, në Katedralen metropolitane në Iasi.
Mbi 300 mijë pelegrinë morën pjesë në ceremoninë që u zhvillua nga 10 deri në 14 tetori.
Foto/ ‘Shtëpia e arinjve’, aty ku kanë marrë ‘azil’ arinjtë shqiptarë
Nga Shqipëria jo vetëm njerëzit por edhe arinjtë dhe shumë kafshë të egra po ikin ‘emigrante, por ndryshe nga njerëzit që preferojnë Gjermaninë, Belgjikën, ose vendet nordike, kafshët shqiptare kënaqen edhe me habitatet në vendet fqinje.
Kuptohet ato janë më mirë dhe më të sigurta aty se në Shqipëri, ku çdo ditë rrafshohen pyjet pa u ndalur nga askush, ndërsa kafshët dhe shpendët i pret një fat jo ma pak i zi.
“Mapo.al” sjell këto foto që bashkëpunëtorët tanë i kanë shkrepur në pyllin e arinjve në Prishtinë, ku është ndërtuar qendra e strehimit të tyre, një ndër më të veçantat në Ballkan. Aty kanë gjetur “strehim politik” shumë arinj nga Shqipëria, të cilët vetëm pak kohë më parë mbaheshin të burgosur në kafaze qensh ose shpendësh.
23/10/2016/........................................................
Gazetari Tomorri: Ja problematika e Paktit të Reformizmit
Nisur nga një propozim i bërë nga profesorati dhe stafi akademik i Universitetit Europian të Tiranës, për krijimin e një platforme ekonomiko-politike për zhvillimin e vendit të njëohur si “Pakti për Reformizmin”, i cili ditët e fundit ka ngjallur debate dhe reagime në qarqet intelektuale dhe politike, ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri.
Në një status të postuar në profilin e tij në Facebook, gazetari Tomorri, e përshëndet këtë nismë por edhe bën disa komente në lidhje me pikat më të rëndësishme në lidhje me reformat e propozuara.
Gazetari Tomorri nuk nguron që të japë edhe disa arsyetime në lidhje me atë që ai e quan si një platformë mbërëkombëtare e cila duhet të angazhojë gjithë qarqet akademike dhe intelektuale të vendit.
Ja statusi i plotë i gazetarit Klodian Tomorri në Facebook:
“Shqiperia sipas profesoreve te UET
7 profesore te UET-se synojne te hapin nje debat te gjere mbarekombetar duke propozuar nje platforme me reforma kushtetuese dhe ekonomike per te krijuar ate qe ata e quajne Republika e Re.
E para nisma meriton te pergezohet. Kontributi i botes akademike ne politikat publike dhe sfidat e mireqeverisjes eshte gjithmone i mirepritur pasi prodhon vetem pasoja pozitive. Ne kete aspekt une shpresoj se ketij debati, do i bashkangjiten edhe Universitetet apo qendrat e tjera te inteligjences se vendit.
Se dyti, eshte pozitive qe ftohet opinioni publik dhe elita politike ne debatin per arritjen e nje pakti kombetar qe synon te shtroje piketat e zhvillimit te vendit ne 10 vitet e ardhshme.
Thene kete, disa komente per reformat e propozuara.
1- Reforma kushtetuese dhe politike duhet te synoje thjeshtimin e ingranazhit qeverises dhe institucional te vendit dhe jo berjen e tij me kompleks. Ngritja e nje senati mund ta bente me te veshtire qeverisjen e vendit duke krijuar ngerce deri ne pamundesi qeverisje, sic eshte rasti i Italise.
2-Rritja e pagave te qeveritareve dhe sherbyesve publik nuk e ul korrupsionin. Perkundrazi shume studime kane treguar se ka efektin e kundert; rritja e pagave con ne rritjen e korrupsionit dhe shpjegimi qe i japin ekspertet lidhet me pritshmerite. Populli thote: Oreksi vjen duket ngrene
3-Edhe pse jane te pashoqeruara me efektet financiare, duket qarte qe propozimet e paraqitura nga profesoret e UET, nje universitet i veteshpallur si promotor i mendimit te djathte ekonomik, cojne praktikisht ne nje shtet me te madh dhe me intervencionist. Kjo eshte e majta.
4-Nga ana tjeter mbetet e paqarte se si taksa e sheshte qe propozohet ne nivelin 12 per qind, unike mbi kapitalin, punen dhe gjithe llojet e te ardhurave, mund te financoje reformat qe propozohen dhe nje sektor publik me te madh, pa rritje te borxhit.
“Kathimerini”: A fshihet Erdogan pas PDIU?
“Një parti e vogël…dhe pas saj Erdogani”. Ky është titulli i një artikulli të gazetës “Kathimerini” të së dielës, që analizon rolin e partisë së çamëve në Shqipëri, deklaratat e Komisionerit Hahn, gjendjen politike në vend para zgjedhjeve parlamentare dhe ato për presidentin, si dhe minimin e marrëveshjes për kufirin detar midis Shqipërisë dhe Greqisë.
“Është paradoks – shkruan “Kathimerini”, – që një parti e vogël me 5 deputetë, por që pas saj fshihet gishti i Erdoganit, jep tonin në marrëdhëniet shqiptaro-greke në vitet e fundit, duke u bërë aleate në disa qeveri”.
Artikulli përshkruan gjendjen e krijuar në Parlamentin shqiptar pas vizitës së kryeparlamentarit Meta në Athinë.
Gjithashtu theksohet se, edhe ministri i Jashtëm Bushati, në të njëjtën seancë ka deklaruar se qeveria shqiptare mban lart në axhendën e saj çështjen çame dhe vetëm disa deputetë, si Dade, Meta dhe Dule, u përpoqën të bindin Parlamentin shqiptar se çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve kërkojnë edhe një klimë të mirë në marrëdhëniet dypalëshe, që do t’i shërbejë edhe ecurisë europiane të Shqipërisë.
“Kathimerini” përmend se, edhe ish-kryeministri Berisha ka lënë të nënkuptohet në Parlament se, pas prishjes së marrëveshjes së detit qëndron një forcë e tretë, e cila është Turqia, raporton “Top Channel”.
“Kathimerini” ka intervistuar edhe anëtarin tjetër të PDIU-së, Tahir Muhedinin, që ka folur me urrejtje për ushtarët e Zervës, për miqësinë me ortodoksët vendas para dëbimit, për organizimin e partisë prej viteve ’90 e deri më sot, kur numërohen mbi 320 mijë çamë në të gjithë vendin, pavarësisht se sipas historisë – siç thotë ai, – rreth 20 mijë kanë qenë ata që kanë ardhur në vititn 1944.
Duke iu përgjigjur pyetjes se ku i gjen fondet për aktivitete kaq të mëdha brenda dhe jashtë vendit, një parti e vogël si PDIU-ja, ai përgjigjet se “ajo mbështetet nga biznesmenë të fuqishëm”.
Itali/ Banorët e Salentos: Gjejmë përditë thasë me drogë, shohim ndjekje të gomoneve
Të shqetësuar nga sasia e marijuanës që shkon në brigjet e tyre, mediat italiane i kushtojnë rregullisht reportazhe dhe investigime Shqipërisë dhe problemit të saj me drogën.
Këtë herë është “Il fatto quotidiano”, dhe gazetarja Tiziana Colluto ajo nuk heziton të quajë Shqipërinë “al Kanabistan”.
“Nga vendi i “shqiponjave” në Salento, rruga e gjatë e mallit që mban të gjalle jetën e shumë qyteteve në brigjet e Adriatikut”,- kështu hapet reportazhi ne gazetën investigative. Plantacione kudo dhe akuza të bollshme ndaj policisë dhe qeverisë.
Plot 7 faqe është reportazhi në “Il fatto quotidiano”, i mbushur me dëshmi që vijnë nga Shqipëria por edhe jashtë kufijve.
Pasi ka biseduar dhe intervistuar disa kultivues droge dhe pasi ka mbledhur opinione të disa banorëve në Vlore, Colluto shkruan për gazetën investigative se në Shqipëri një pjesë e madhe e gjendjes sociale dhe ekonomisë ishte e garantuar nga të ardhurat prej emigranteve, kjo deri disa vite më parë, sepse tani është kanabisi qe garanton ekonominë.
Gazeta sjell edhe dëshmi te qytetarëve të Leces, përtej Adriatikut, të cilët thonë se ata gjejnë vazhdimisht thasë të mbushur me marijuanë dhe se janë dëshmitarë te ndjekjes së gomoneve me droge nga Guardia Di Finanza.
Gazeta ka bërë gjithashtu nja përmbledhje të të gjitha rasteve të fundit të transportit ndërkombëtare të drogës jo vetëm nga Shqiperia në Itali por edhe drejt Greqisë, ku nuk le pa përmendur edhe rastin e zyrtarit nga Saranda, Klement Balili.
“Il Fatto Quottidiano” citon edhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili premton lufte kundër narko-trafikantëve me ndihmën e Bashkimit Evropian./Tv Klan/
Këlcyrë/ Ramën e dëgjojnë me vëmendje... edhe nga maja e thanës
Kryeministri Rama ka zhvilluar dje një takim me banorë dhe fermerë të Këlcyrës, ku si në çdo rast, ai ka bërë një bashkëbisedim me popullin e zonës.
Nga fotogaleria e publikuar nga vetë kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook, shikohen qartë që njerëzit e dëgjojnë me shumë vëmendje atë çka u thotë i pari i qeverisë, madje po me aq vëmendje e dëgjojnë edhe një grup femijësh të cilët kanë hipur në një pemë aty pranë.
“Dje me fermerët e Këlcyrës, ku ka një potencial të madh ende për tu shfrytëzuar për bujqësinë dhe turizmin, të cilin ne duam ta mbështesim fuqimisht në gjithë këtë zonë, për të rritur fuqinë ekonomike të familjeve fermere.
Për këtë arsye, përtej buxhetit të shtetit të rritur në krahasim me vitet e shkuara, ne kemi ndërtuar edhe një instrument financiar në funksion të mbështetjes së skemave të zhvillimit në bujqësi, që nga projektet e investimeve për pika grumbullimi, për përpunim produktesh, tek mbeshtetja e drejtpërdrejte për fermat: Fondin Kombëtar të Garancisë në bujqësi; Një mekanizëm i ri që u jep mundësi familjeve fermere dhe grupeve të fermerëve që të përfitojnë 300 milionë euro në tre vitet e ardhshme nga bankat, si kredi të garantuara nga shteti.
#Rilindje
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër”,- shkruan kryeministri Rama nga profili i tij në Facebook.
Foto/ “Vajza me të pasme të hekurta”, ukrainasja superseksi që po tërbon rrjetin
Ajo është 22 vjeç dhe jeton në Ukrainë, por numëron dhjetra mijëra fansa falë formave të saj.
Instruktorja e fitnessit Bakhar Nabieva ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, madhe edhe reperi 50 Cent ka komentuar në foton e saj.
“Damn girl!”, shkruan reperi.
Nabieva është e fiksuar pas stërvitjes dhe siç mund të shihni në foto, jo më kot ka marrë nofkën “vajza me të pasme të hekurta”.
Foto-Video/ Ja VIP-at që dalin në fushatë për Hillary Clinton
Miley Cyrus dhe Katy Perry po përdorin famën e tyre për të rritur mbështetjen për Hillary Clinton.
Dy këngëtaret e famshme ishin të shtunën në Virxhinia dhe Nevada, për të takuar studentët universitarë, në përpjekje për të fituar më shumë vota për kandidaten demokrate.
23 vjeçarja ishte në Universitetin George Mason në Virxhinia ndërsa Katy Parry në UNLV në Nevada.
Por vizita e tyre tregoi se studentët ishin më shumë të interesuar për vetë këngëtaret se sa mesazhin që ato përpiqeshin të përcillnin.
Lufta e Ftohtë është rikthyer? Rusët: Putin, sfidë hegjemonisë amerikane
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë hyrë në një luftë të re të ftohtë, që po përplas palët në pjesë të ndryshme të globit, në përpjekjen e Vladimir Putinit për të sfiduar hegjemoninë amerikane në çështjet ndërkombëtare.
Ky është mendimi i ish-ushtarakëve të lartë dhe ekspertëve të politikës së jashtme në Moskë, të cilët paralajmërojnë se riaktivizimi i dy kampeve të Luftës së Ftohtë mund të çojë në një përballje po aq të rrezikshme sa ajo e raketave në Kubë, e njohur ndryshe edhe si “Kriza kubane”.
“Nëse e krahasojmë me Luftën e Ftohtë, jemi diku mes nisjes së ndërtimit të Murit të Berlinit dhe krizës së raketave në Kubë”,- thotë Gjenerali rus, Evgeny Buzhinsky.
Buzhinsky ka mbajtur postin e ish-shefit në departamentin e pakteve ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes ruse dhe aktualisht drejton një qendër private studimore në Moskë për çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
“E thënë ndryshe, po rrokullisemi drejt një përplasjeje gjithnjë e më të ashpër dhe për më tepër pa asnjë mekanizëm ndërkombëtar menaxhues të konfliktit”,- thotë ai.
Qëndrimi i gjeneralit të tërhequr rus përforcohet nga deklarata e fundit e Ministrisë së Jashtme në Moskë, e cila akuzoi Uashingtonin se po përpiqet t’i japë goditjen e fundit marrëdhënieve mes dy vendeve, duke iu referuar këtu propozimeve në Shtetet e Bashkuara për sanksione të reja ndaj Rusisë.
Nëse këto sanksione do të kalojnë, britanikja “The Telegraph” shkruan se, Kremlini do të shkëpusë marrëdhëniet diplomatike dhe do të tërheqë ambasadorin, të paktën deri më 8 nëntor, kur në SHBA zhvillohen zgjedhjet. Pas kësaj date, Moska shpreson në një raport dhe dialog “më të sinqertë” me pasaardhësin e Obamës.
Presidenti Putin e bëri të qartë javën e shkuar se në kursin si po rrjedhin ngjarjet, përplasja me Shtetet e Bashkuara është e pashmangshme. Ai u pyet nga një gazetar rus se a ja vlente prishja e marrëdhënieve me Uashingtonin për Sirinë?
“Nuk bëhet fjalë për Sirinë, bëhet fjalë për një shtet që po përpiqet të diktojë qëndrimet e veta në mbarë botën”,- u përgjigj ai./TCh/
Donald Trump: Do t’i hedh në gjyq të gjithë gënjeshtarët
Kandidati republikan për Presidencën e SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do t’i hedhë në gjyq ata që e kanë akuzuar për ngacmime seksuale.
Rasti i fundit është ai i aktores së filmave për të rritur, Jesicca Drake, e cila tha se në vitin 2006 Trump e ftoi atë dhe dy shoqe të saj në suitën e tij dhe i puthi në buzë pa leje.
Trump i ka mohuar të gjitha këto pretendime, që sipas tij synojnë të përbaltin fushatën e tij.
“Të gjithë këta gënjeshtarë do t’i padis pasi të kenë përfunduar zgjedhjet”,- ka thënë miliarderi amerikan Donald Trump.
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur Trump është akuzuar nga figura të njohura dhe gra të tjera, se janë ngacmuar seksualisht vite më parë nga kandidati republikan.
Por, duket se këto akuza do të vërtetohen pasi të jetë zgjedhur Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse Trump do ta mbajë premtimin që çështjen do ta çojë në gjykatë.
Pasi të lërë mandatin... Obama mos ka plan të ikë edhe nga Toka?
Presidenti amerikan, Barak Obama, do të largohet nga Shtëpia e Bardhë pas zgjedhjeve të nëntorit.
Por një foto e tij duke inspektuar një kapsulë hapsinore ka shkaktuar komente në rrjetet sociale.
Mos ka ndër mend të ikë fare nga planeti?
Foto/ Të rrezikosh jetën... për peshkaqenin
Një grup peshkatarësh në Afrikën e Jugut i është dashur të “luftojnë” me një peshkaqen për ta rikthyer atë në det, pasi kishte rënë më herët në rrjetat e tyre.
Pamje të pabesueshme nga plazhi i Muizenberg, tregojnë burrat të cilat përpiqen të tërheqin peshkaqenin drejt ujit.
Peshkaqeni 2,5 metra i gjatë dhe rreth 225 kg i paqartë në atë se çfarë po bënin peshkatarët reagonte ashpër ndaj tyre, duke u vështirësuar akoma edhe më tepër qëllimet e mira që ata kishin.
Pas shumë përpjekjesh ata ia dolën që ta fusin në det një prej grabitqarëve më të mëdhenj nën ujë. Akti i tyre heroik, prej shumë u cilësua si veprim budallai, pasi në tokë peshkaqeni mund të ishte thuajse i parrezikshëm, për ta, por në momentin që ata e futën në ujë, ngjarja mund të kishte një fund tragjik për ndonjërin prej tyre.
Sa shpesh duhet të hamë sipas ekspertëve të ushqimit...
Dieta të ndryshme kanë ide të ndryshme sa i përket ushqimit që duhet të hamë dhe atij që duhet t’i shmangemi. Tek e fundit, nuk është aq e rëndësishme se sa shumë hamë, por si hamë.
Trupi ynë është dizajnuar në atë mënyrë që sa herë që hamë ushqim, trupi të merr energji. Nëse kjo energji nuk shpenzohet gjatë kohës që duhet të shpenzohet, atëherë shndërrohet në dhjamë i cili akumulohet në trup, transmeton lajmi.net
Por nëse hamë në porcione të vogla të cilat nuk na mbajnë gjatë, atëherë trupi ynë nuk do të merr asgjë nga këto ushqime. Si rezultat, ne mund të hamë çfarëdo që të duam dhe të mos shëndoshemi.
“Mund të duket e çuditshme, por të hash gjashtë herë ushqim është më mirë se sa të hash tre herë”,- thotë ekspertja e ushqimit, Michelle.
Kur ne hamë ushqim shpesh dhe në porcione të vogla, ne absorbojmë më shumë substanca të shëndetshme nga ushqimi dhe trupi është i gatshëm të humb peshë.
Gjithsesi, cilësia e dietës tonë është shumë e rëndësishme:ju nuk do të jeni më të shëndetshëm nëse hani, për shembull, gjashtë hamburgera në ditë. Kështu që sigurohuni të konsumoni më shumë ushqime të shëndetshme, siç janë frutat dhe perimet.
Rrëfehet Pornostarja: Donald Trump më “kapi” me forcë...
Një grua ka akuzuar publikisht kandidatin presidencial, Donald Trump për veprime të papërshtatshme seksuale, duke pretenduar se republikani e prekur dhe puthur me forcë një dekadë më parë, gjatë një turneu golfi në Nevada.
Xhesika Drake është gruaja e 11-të që akuzon kandidatin presidencial, Donald Trump , për veprime seksuale të padëshiruara që prej publikimit të një videoje të 2005-ës në të cilën mandati i Nju Jorkut mburrej se gratë e lejonin ti preke nga të donte.
Drake, një interpretuese në filmat porno , deklaroi në një konferencë shtypi në Los Angeles të shtunën se Trump i kishte kërkuar numrin e telefonit dhe e kishte ftuar në suitën e tij natën ata u takuan në 2006-ën. Ajo kishte pranuar dhe kishte sjellë me vete edhe dy gra të tjera për ta shoqëruar.
Xhesika tha se, nuk ndjehej rehat te shkonte vetëm në suitën e republikanit, shkruan “CNN”.
"Ai mori secili prej nesh fort, duke e përqafuar dhe madje puthi secilin prej nesh pa na kërkuar leje" ka thënë pornostarja, që po përfaqësohet nga Gloria Ollred, avokate e të drejtave të grave që ka përfaqësuar edhe femra të tjera të dhunuara seksualisht.
Foto/ Ja ku e kishte fshehur drogën 44-vjeçari nga Saranda që u kap në Greqi
Alket Dhroso 44 vjeç nga Saranda u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia greke pasi u kap pranë kufirit greko-shqiptar duke transportuar 174 kg kanabis sativa.
44-vjeçari u arrestua në Igumenicë pasi transportonte lëndën narkotike me automjet.
Siç duket dhe në foto, droga ishte ndarë në 90 pako dhe ishte fshehur në bagazh dhe në pjesën e sipërme të automjetit./Syri.net/
Dragamina franceze 'Lyre' mbërrin në portin e Durrësit
Anija minakërkuese franceze "Lyre" ka mbërritur në portin e Durrësit në vizitën katërditore ku pritet të nisë stërvitjen e përbashkët me marinën shqiptare në operacionet e zhytjes dhe kërkimit të minave detare.
Në ditën e dytë të qëndrimit në portin e Durrësit anija është vënë në dispozicon të medias për një vizitë njohëse të saj.
Kapitenia e anijes, Anne Sophie Borrad, e cila e drejton minakërkuesen “Lyre” që nga fillimi i këtij viti, është shprehur se qëllimi i vizitës në Shqipëri është përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe me ushtrinë shqiptare, për një stërvitje katërditore për zbulime në thellësi të ndryshme të detit bashkë me zhytësit e marinës shqiptare.
Anija ushtarake franceze “Lyre”, njofton portali “Durreslajme”, ka një gjatësi prej 50 metrash dhe është e specializuar për të kryer ndërhyrje nënujore dhe cminime.
Ajo është e pajisur me sonar, robotikë nënujore dhe një ekip zhytësish për cminime që mund të kryhen deri në 120 metër thellësi. Anne Sophie Borrad, është kapitenia e parë femër e një anije minakërkuese detare, dhe një prej 10 kapiteneve femra të ushrisë franceze.
Filmohet tjetër avion i vogël, kësaj radhe në Kashar
Një tjetër avion i vogël, i ngjashëm me ata që janë përdorur për të transportuar drogë në vendin tonë, është parë sot.
Mjeti fluturues është fotografuar në zonën e Kasharit, Tiranë.
Fotografia është publikuar nga ‘Jeta Osh Qef’, ndërsa nuk dihet nëse avioni disponon leje për fluturim në hapësirën ajrore.
Video/ Zbulohen fjalët që Mou i tha Contes në vesh: Mos festo ashtu!
Pas fishkëllimës finale Mourinho shkoi t’i shtrëngojë dorën Conte-s, por në vesh i pëshpëriti diçka. “Nuk ju them çfarë i thashë” – u tha Mourinho gazetarëve në intervistat pas ndeshjes, por në rrjetet sociale është zbuluar gjithçka.
“Mos festo më ashtu!. “Ok” kur shkon 1-0, por për 4-0” është poshtëruese për ne”. “Special One” nuk i pëlqeu gjesti i kolegut italian pas golit të katërt të shënuar nga Kante në fitoren 4-0 të Chelsea kundër Manchester United. Gjatë golit të katërt Conte iu kthye tribunës, ngriti duart duke bërë gjeste për tifozët dhe duke duartrokitur skuadrën.
“Për fat të keq pak sekonda nga nisja ishim poshtë një goli. U munduam të barazonim, por ndodhi një gabim që e çoi Chelsea në 2-0” - tha Mou pas takimit. “E njëjta ndodhi edhe në pjesën e dytë. Po mundoheshim të shënonim për të shkurtuar rezultatin, por pësuam edhe 2 të tjerë”- e mbyll portugezi.
Në krahun tjetër ka ardhur edhe përgjigjja e Conte: “Kam qenë futbollist dhe e di si të sillem. Tifozët tanë ishin në heshtje dhe unë u kërkova që të duartrokisnin skuadrën sepse e meritonte. Kam shumë respekt për kundërshtarët dhe nuk ndodhi asgjë.
Më duket normale kërkesa e një trajneri që të vlerësohen lojtarët e tij. Nuk poshtërova asnjë. Ai dhe United meritojnë respekt”,- tha italiani.
Majko: Shqipëria hyn në luftë nëse preket sovraniteti i Kosovës
Video-mesazhi i Ramës: Rrisim rrogat dhe pensionet. Të parët në rajon
Kryeministri ka publikuar në Facebook video-monologun si çdo të dielë, ku flet për sukseset e Qeverisë së tij, por edhe sulmon kundërshtarët politikë.
Por, këtë javë Rama shkeli vet premtimin e tij, pasi publikoi monologun me 1 orë e gjysmë vonesë, dhe jo siç është përcaktuar në orën 17:00.
Kësaj radhe, Kryeministri zgjodhi të fliste për reformat e Qeverisë, konkretisht për rritjen e pagave dhe pensioneve.
Qeveria do të shpenzojë 100 milionë Dollarë nga buxheti i shtetit për rritjen e pagave dhe të pensioneve, tha Rama.
Por, përsëri nuk harroi të sulmonte opozitën dhe mediat duke i quajtur “kazan”.
Video/ Stresi qëllon me armë nga makina
Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj i njohur për të gjithë me emrin e skenës “Stresi” duket se shumë shpejt do të përballet sërish me drejtësinë.
Ai ndodhet në shërbim prove, që do të thotë se duhet të paraqitet periodikisht në gjykatë dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar apo të bëje veprime që konsiderohen vepra penale. Por kjo duket se nuk e ndal reperin.
Ai ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, teksa nxjerr dorën jashtë xhamit të makinës në ecje dhe qëllon një herë me pistoletë.
“Për shokun tim Ols Nazari”, - dëgjohet të thotë Stresi në videon e publikuar nga vetë ai.
Arkimed Lusha u procedua penalisht pasi në janar të vitit 2015 u arratis nga ambientet e komisarit numër 3 në Tiranë, pasi ishte ndaluar për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike dhe kishte kundërshtuar punonjësit e policisë, shkruan express.
Në Shkallën e Parë prokuroria dënimin e Stresit me 6 muaj burgim, por gjykata pranoi vetëm 2 muaj burgim. Ndërsa Gjykata e Apelit, pas ankimit të bërë sërish nga Prokuroria, e cila kërkonte rritjen e masës së dënimit, vendosi ta konvertojë dënimin nga 2 muaj burgim në 18 muaj në shërbimin e provës.
Video/ Shikoni se si mund ta mbani banjon tuaj më të pastër...
Në këtë video tregohen disa metoda fare të thjeshta dhe ekonomike për të mbajtur tualetin e shtëpisë tuaj më të pastër.
Shikoni videon:
Si u dënuan të rinjtë shqiptarë, që kundërshtuan komunizmin dhe iu bashkuan revolucionit hungarez
Foto/ Tiranë, nis zgjerimi dhe pastrimi i lumit “Lana”
Bashkia e Tiranës ka nisur një fazë të rëndësishme të zgjerimit dhe pastrimit të shtratit të lumit “Lana” nga zona pranë Pallatit me Shigjeta deri në Kashar.
Nisjen e këtij projekti e ka njoftuar sot vet kryebashkiaku i Tiranës, Eriaon Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, ka publikuar edhe disa nga fotot e fillimit të punimeve.
“Nisi sot pastrim-zgjerimi i Lanës nga Pallati me Shigjeta ↔️ Kashar, eviton përmbytjet. Në 2017 zgjatet Lana në të 2 anët me skarpate e shëtitore ”,- shkruan kryebashkiaku Veliaj në profilin e tij në Facebook.
Foto/ Nuk është në Paris... por Përmeti i “Rilindur”
Qyteti i Përmetit ka pësuar një rikonstruksion në qendrën e tij, fondet për të cilën janë dhënë nga qeveria. Përmeti është i vetmi qytet që megjithse ka një kryebashkiak të djathtë, ka përfituar fonde nga qeveria shqiptare.
Këtë gje e ka përmendur edhe vet kryeministri Rama, i cili gjatë inspektimit që qendrës së re të Përmetit, ka theksuar faktin që qeveria shpërndan fonde edhe për kryebashkiakët e djathtë.
“Edhe në Përmet punohet me ritëm për transformimin urban, të qytetit që ka arritur këtë vit numrin e vet rekord të turistëve, po ku potencialet janë ende shumë herë më të mëdha. Nga programi i Rilindjes Urbane, qeveria ka dhënë një financim të ri për realizimin e një projekti ambicioz të Bashkisë së re të Përmetit, që do të mundësojë përtëritjen rrënjësore të krejt zonës së "ballkonit" të qytetit mbi lumë, ndërkohë që efekti i programit ka nisur të ndjehet edhe në investimet e banorëve apo qytetarëve me prejardhje nga Përmeti, për të rritur kapacitetet hoteliere duke përshtatur për bukuri banesa të vjetra e mjedise banimi më të vonshme#Rilindje#ShqipëriaeGjeneratësTjetër”, - shkruan kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook.
Foto/ Bënte akrobatsira seksi... ky është ‘kingu’ që i’u thye penisi gjatë aktit
Ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij dhe në të njëjtën kohë po tentonin të ngjiznin një fëmijë, në momentin që një murator ka thyer penisin e tij gjatë aktit.
37-vjeçari Steven Horden nga Gillingham, (Kent, Angli), ka pranuar se e “ka tejkaluar disi” gjatë seksit me 38-vjeçaren Kiera Diss, më 21-shtator.
Steven Medëay u dërgua në spital, ku ai u detyrua të qëndrojë për katër net për t’u rikuperuar.
Gjatë qëndrimit në spital, një kateter është futur në penis e tij dhe ai u detyrua që të bëhet synet. 37-vjeçari shprehet i frikësuar se ndoshta nuk mund të bëjë dot më fëmijë.
“Ne ishim duke bërë seks në stilin ‘doggy style’. Ishte pak si shumë i tërbuar. Unë mendoj se e tejkaluam disi. Doktorët më thanë se vetëm koha do të tregojë nëse unë mundem akoma të kem fëmijë”, - thotë burri.
Foto/ Gjenerata e re e motorave, siguri maksimale
E ardhmja e motoçiklizmit ofron siguri dhe sipas BMW motoristët mund te ecin me shpejtësi edhe pa kaskë, duke mos pasur asnjë rrezik.
Autoprodhuesi gjerman ka shfaqur motorin e saj të ri “Motorrad Vision Next 100”, një prototip që autobalancohet dhe pavarësisht kthesave nuk rrezohet.
Ky prototip ka rrota vetëbalncuese të cilat janë disenjuar që të qëndrojnë drejt edhe kur motori është i ndaluar tërësisht, një qëndrueshmëri që sipas kompanisë do u ofrojë përdoruesve të saj, që të heqin dorë nga përdorimi i kaskës mbrojtëse.
Foto/ ‘Hyni’ brenda rezidencës (luksoze) të Papëve...
24/10/2016/.......................................................
Gazetarja Tota bashkon LSI-në me PD-në, do të dëgjohet në Kuvend për rastin “Sharra”
Mazhoranca e ka humbur shumicën e saj në komisionin e Medias në Kuvend, duke mos mundur që të ndalojë kërkesën e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë për një seancë dëgjimore me gazetaren Alida Tota.
Kjo e fundit u shkarkua nga detyra e saj si drejtoreshë e lajmeve në një televizion, pas një kronike investiguese që u bë për vrasjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, një biznes i dhënë nga Erion Veliaj.
Deputetët socialistë votuan kundër kërkesës së Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, duke refuzuar të dëgjojnë një gazetare që ka raportuar fakte tronditëse nga tragjedia e Sharrës, ku është akuzuar për përgjegjësi edhe Erion Veliaj, i cili në cilësinë e kryetarit të Bashkisë i ka dhënë të drejtën firmës 3R të operojë në landfillin e qytetit.
Por në komisionin e Medias në Kuvend, përveç Partisë Demokratike kanë votuar pro edhe deputetja Mimoza Hafizi dhe Kejdi Mehmetaj e LSI-së dhe kështu seanca dëgjimore do të bëhet ditën e mërkurën në orën 10.
Foto/ Po bëhen gati për luftë? Ç’po ndodh me rreaktivët në Rinas...
Prej disa ditësh në heshtje, në aeroportin e Rinasit, në pjesën ushtarake janë duke u bërë lëvizje të shumta të avionëve që janë në pronësi në Forcave të Armatosura dhe shtetit shqiptar.
Bëhet fjalë për avionët “Mig” që kanë qenë në shërbim deri në vitin 2004-2005, ku pas një aksidenti fatal, që solli vdekjen e njërit prej pilotëve, Jani Tarifa, përfundimisht u nxorrën jashtë përdorimit dhe u lanë të parkuar në një parkim të hapur në krahun Jug-Perëndimor të aeroportit të Rinasit.
Por tani pas më shumë se 12 vitesh pas asaj tragjedie, duket se në Rinas po ndodh ‘pastrimi’ nga këto rrelike të aviacionit shqiptar.
Avionët “Mig” janë duke u hequr nga vendqëndrimet e tyre. Fotot e mëposhtme janë bërë nga pilotë dhe të postuara në profilet e tyre në Facebook.
Sipas tyre, avionët po hiqen jo për t’u dërguar për skrap, por për t’u strehuar në një hangar më periferik të pistës së Rinasit, ku ndodhen të parkuar edhe disa rrelike të tjera.
Kjo, për shkak se, sipas thashethemeve tokës ku ndodhet reparti dhe parkimi i avionëve i ka dalë pronari, që sipas pilotëve, është një personazh i njohur në Shqipëri, që e ka marrë këtë tokë dhe shumë shpejt mund të ngrejë ndonjë hotel aty.
Para-elektoralet/ Meta i merr ‘monopolin’ e ndarjes së tapive Ramës
Të dy e kanë nisur fushatën para-elektorale. Çdo ditë janë në bazë nga njëri cep, te tjetri i Shqipërisë. Bëhet fjalë për kreun e PS-së Edi Rama dhe atë të LSI-së Ilir Meta.
Por ky i fundit duke nisur që sot, ka vendosur të përdorë në fushatën e tij jo vetëm kritikat që mund ti bëhen Ramës në disa çështje si importi i plehrave apo kanabisi, por edhe benefitet që i takojnë si bashkëkryetar i koalicionit qeverisës.
Kështu duke nisur që sot nga Ishmi, Ilir Meta i ka hequr Edi Ramës ekskluzivitetin e shpërndarjes së lejeve të legalizimit, një nga pikat më të forta të tij, sa herë që afrohen zgjedhje.
Madje kreu i LSI-së përveç disa ministrave dhe deputetëve të tij, ka “detyruar” edhe kreun e Aluiznit, Artan Lame, që të asistojë në ndarjen e mbi 700 leje të legalizimit në Ishëm të Durrësit.
“Është shumë e rëndësishme për të ardhmen të mos dëmtojmë vlerat dhe potencialet turistike dhe mjedisore të Ishmit. Sepse vërtetë është një bukuri përrallore për të përjetuar atë bukuri të jashtëzakonshme që ka riviera jonë në Jug duhet të shkosh 3-4 orë nga Tirana. Të njëjtën gjë mund ta përjetosh vetëm për 20 minuta nga Tirana po të vish në Ishëm”,- tha Meta.
Ndërsa kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, i cili siç e shihni edhe nga fotot duket i mërzitur dhe si i “marrë me zor”, tha se procesi do të vazhdojë me urbanizmin e zonës.
Çame nuk jam, por çamë bëj
Dy ditë më parë, deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, u zgjodh sekretare e përgjithshme e kësaj partie. Ka marrë urime të shumta nga miq kolegë e politikanë nga të tëra forcat politike.
Nuk mund të mungonte në këto urime as analisti, Ilir Kulla, i cili i shkruan në fb: “E ka thënë Kryetari, çam s’lind, bëhesh”.
Mesila është përgjigjur shpejt e me argumenta të padiskutueshme: “Çame nuk jam, por çamë bëj, kam bërë dy”.
Mesila është nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte e gazetarit Enkel Demi, i cili ka prejardhjen nga Çamëria.
PD: Rama mbeti në klasë, premtoi rritje pagash në kohë fushate
Historia+18/ E takova në club, ai më hodhi drogë në gotë, më mori në shtëpi dhe…
Një histori e dhimbshme ka ardhur sot në letra e psikologes së “The Sun”…
Një vajzë e cila është përdhunuar nga një person i panjohur, tashmë ka filluar të vuaj pasoja mjaft të rënda të cilat prekin jetën e saj në çift. Ja çfarë i ka rrëfyer ajo psikologes Deidre.
Do'stlaringiz bilan baham: |