Letra e vajzës:
“Jam 19 vjeçe dhe kam një lidhje prej disa muajsh me një djalë që u dashurova që ditën e parë. Ai është shumë i mirë dhe kujdeset mjaft për mua, por unë nuk e dija që ai kishte edhe një të dashur tjetër.
Kur e zbulova u mërzita shumë, por ai më tha që nuk duhej ta vrisja mendjen pasi do të ndahej prej saj sepse tashmë ishte i dashuruar me mua. Ai duket se më do pasi gjithë kohës është duke folur me mua në telefon dhe me mesazhe, por vazhdon ende të jetë i lidhur me atë vajzën.
Nuk di çfarë të bëj… kam menduar që të shkoj dhe t’i them vajzës që të ndahet prej tij sepse tani është me mua por kam frikë se do mërzitet i dashuri im dhe do më lerë. A duhet t’ia them këtë ide?”
Përgjigjja e psikologes:
“Ti nuk ke pse t’i thuash asgjë vajzës tjetër pasi ky është një vendim që i përket të dashurit tuaj. Nëse ai refuzon ta marrë atëherë je ti ajo që duhet të largohesh nga kjo lidhje. Nuk duhet kurrsesi të lejosh që të tradhtohesh. Nëse djali të do atëherë do të të zgjedhë ty”.
Historia+18/ “Tradhtova burrin me një të panjohur, por tani...”
Një grua e martuar e rrëmbyer nga pasioni përfundoi duke bërë seks me një mashkull tjetër, edhe pse të dy ishin të martuar.
Pas gjashtë muajsh lidhje të fshehtë, tashmë ka një dilemë që e torturon dhe për të marrë një përgjigje më të saktë ajo i ka shkruar një letër psikologes së “The Sun”.
Letra e gruas:
“Jam një grua 41-vjeçare, e martuar dhe me dy fëmijë. Ritmi i jetës sime kishte filluar të bëhej shumë monoton dhe raporti me tim shoq sa vinte dhe bëhej edhe më i ftohtë sepse ai ishte gjithë ditës në punë dhe nuk kishim kohë për njëri-tjetrin.
Unë jam tip pak më aktiv se ai, edhe pse jam në punë unë gjithmonë gjej kohë për vrap apo edhe për një xhiro në darkë dhe kur i kërkoj të më shoqëroi ai nuk vjen.
Një ditë teksa isha duke vrapuar në park, u rrëzova dhe më ndihmoi për tu ngritur një mashkull. U ulëm pak dhe shkëmbyem disa fjalë. Që pas asaj dite ne dilnim bashkë për vrap. Në një nga ditët e vrapit, në muhabet e sipër ai më tregoi se bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia dhe i kishte marrë edhe djalin. Ishte shumë i mërzitur atë ditë dhe unë pranova të shkoja për një kafe tek shtëpia e tij.
Pas disa orësh muhabet përfunduam duke bërë seks… tani janë bërë plot 6 muaj që ne jemi të lidhur por kam kuptuar që ai ende shpreson që bashkëshortja e tij të kthehet në shtëpi dhe të jenë sërish bashkë, ndërkohë që unë kam rënë në dashuri me të.
Si mund ta kuptoj çfarë ndjen ai për mua dhe nëse edhe ai më do si mund të ndahem pa lënduar familjen time?”
Përgjigjja e psikologes:
“Duhet të bësh shumë kujdes!
Nuk jeni aspak në gjendje për të përshtatshme as ti as dashnori yt për një lidhje familjare. Ndoshta intimiteti juaj është shumë mirë por a mendon se do të mund të bashkëjetoni me fëmijët e njëri-tjetrit?!
Unë të sugjeroi që të diskutosh me partnerin tënd dhe t’i kërkosh që të kaloni më shumë kohë bashkë dhe të rregulloni raportin tuaj. Kjo është më e mira për të gjithë ju”.
Foto/ Pse Rusia po fundos këtë makinë “Lada”...?
Një makinë e tipit “Lada” më pak, nuk është ndonjë humbje e madhe.
Ministria Ruse për Situata Emergjente ka organizuar një demonstrim publik për sigurinë, ku një shofer profesionist fundos në detin Baltik një veturë “Lada karavan”.
Ky demonstrim është mbajtur në kuadër të një Kongresi Ndërkombëtar Për Sigurinë Rrugore.
Ky kongres është mbajtur në Saint Petersburg në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë në rrugë për popullatën ruse, e cila ka numër dy herë më të lartë të aksidenteve rrugore se SHBA-të.
Tiranë/ Pronari i një moteli bënte namin me dy vajza, ja si i ndihmonte prostitutat
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë në Tiranë, pronarin e një moteli, 50-vjeçarin Lulëzim Zela. Zela akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.
Megjithëse e deklaronte si motel, në fakt ai e përdorte si banesë për ushtrim prostitucioni ku u gjente klientë dy prostitutave me të cilat bashkëpunonte, L.B. dhe I.S. të dyja banuese në Tiranë.
Deklarata e plotë e policisë:
“Nga Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Lulëzim Zela, 50 vjeç, banues në Tiranë pasi akuzohet per shfrytezim prostitucioni. Gjithashtu do te hetohen në gjëndje të lirë dy shtetaset L.B., dhe I.S., të dyja banuese ne Tirane.
Specialistët për Trafiqet e Paligjshme kishin siguruar informacione, se Zela, në rolin e ndërmjetësuesit dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion keto dy vajza.
Nga hetimet rezultoi se, 50vjecari posedonte një ambjent 3katësh përshtatur si (motel) në Tiranë. Zela, katin e parë të ambjentit tre katësh dyshohet se e kishte vënë në dispozicion dhe dyshohet se prej disa kohësh shfrytëzonte dy shtetaset për ushtrim prostitucioni.
Klientët i gjente Lulëzimi i cili merrte pagesë nga këta të fundit për dhomën (ambjentin), pasi binin dakort paraprakisht edhe për pagesën kundrejt shtetaseve të mësipërme.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale, “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucionit”.
14/10/2016/..................................................
Muhamet Mustafa, një rrëfim për jetën që rrëfen Kosovën
U promovua sot në Universitetin Europian i Tiranës libri “Kapërcimi i vetmisë” me autor Muhamet Mustafa dhe parathënie nga Adrian Civici dhe Bardh Rugova, botim i UET-press
Mustafa Mustafën në Kosovë e njohin si ish-ministrin e kohës së Titos, që kur ishte çështja e minierës së Trepçës, tha “jam me minatorët, jo me Qeverinë”. Ndërsa sot ai është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe drejtues i Institutit “Riinvest” për Hulumtime Zhvillimore.
Mustafa ka ardhur për lexuesin shqiptar me një botim të veçantë nga UET-Press, një rrëfim për jetën e tij që nis që në shekullin e kaluar, një rrëfim që sjell dhe historinë e Kosovës në të gjitha ngjyrat e saj. Libri “Kapërcimi i Vetmisë” u promovua sot në Universitetin Europian të Tiranës, ku miq e bashkëpunëtorë të tij e vlerësuan librin si një burim dokumentor për historinë e Kosovës nëpërmjet rrëfimit të tij personal.
Rrëfimi personal si rrëfim për lindjen e një shteti
Muhamet Mustafa kishte si qëllim të shkruante historinë e jetës së tij, kur larg prej vendlindjes, në bregdetin e Shëngjinit nisi të shkruante librin, por përmes këtij rrëfimi ne lexojmë historinë e lindjes së një shteti, Kosovës.
“Nëse do të njohësh historinë e një vendi, mjafton të lexosh një libër me kujtime të një personaliteti të shquar të atij vendi dhe në këtë rast libri i Mustafës është një rast tipik për të njohur historinë e Kosovës”, tha Adrian Civici, president i UET-it, i cili ka pasur rastin ta ketë bashkëpunëtor dhe mik Mustafën.
Civici e cilëson Mustafën një personalitet shumëdimensional, i cili në librin e tij sjell vetë historinë e Kosovës, aktualen dhe të kaluarën, në detaje të vogla në dukje, por mjaft domethënëse në përmbajtjen dhe efektin e tyre, në një kombinim mes jetës dhe historisë personale apo familjare me vetë jetën e Kosovës. “Besoj, se sidomos brezi i ri në Kosovë dhe Shqipëri, ka nevojë ta njohë më mirë këtë histori, sepse ajo mbart, brenda vetes, një nga kohët më sfiduese dhe të ngarkuara të historisë sonë kombëtare”, shprehet Civici.
Më tej studiuesi nga Kosova, Bardh Rugova e vlerësoi këtë libër pikërish për dualitetin e rrëfimit që nëpërmjet dimensionit personal sjell historinë tjetër më të madhe, atë të Kosovës.
“Libri “Kapërcimi i vetmisë” i Muhamet Mustafës është, në thelb, historia e dekadave të fundit e Kosovës, treguar në mënyrë subjektive, por të sinqertë nga një protagonist i drejtpërdrejtë dhe i angazhuar i shumë ngjarjeve të rëndësishme të jetës publike dhe intelektuale në periudha të ndryshme të ndërtimit të shtetit.
“Kapërcimi i vetmisë”, më shumë se për historinë, është një libër për të nesërmen. Kur lexuesi ta ketë përfunduar leximin, nuk do të ketë vetëm një perspektivë fort të afërt e personale të jetës kosovare të dekadave të fundit, por do të mund të shtrojë pyetje të rëndësishme rreth së ardhmes të shtetit të ri.
Për krijimin e shtetit të Kosovës është punuar me shumë sakrificë nga shumë breza të tërë. Brezi i liderëve të tashëm dhe brezat e ardhshëm duhet t’i kenë parasysh ato sakrifica, derisa i japin formë ardhmërisë së shtetit të ri”, shkruan në parathënien e librit, Bardh Rugova.
Vetmia, si vetmi individuale dhe kombëtare
Vetë autori gjatë promovimit foli mbi zgjedhjen e titullit. “Ky është një titull letrar, ndërsa libri im nuk është një stil letrar”, tha ai, “por kapërcimi i vetmisë ka një kuptim më të gjërë se sa vetëm personal”.
“Ne shqiptarët kemi qenë për shumë kohë të vetmuar, kemi bërë aleanca të gabuara e problematike, me Kinën, me Rusinë, por e kemi kapërcyer vetminë kur gjetëm aleancat e duhura, ato perëndimore”, tha në fjalën e tij Mustafa dje në UET.
Ai solli për të pranishmit disa momente të librit, që ishin në fakt kujtime të fëmijërisë së tij se si ishte njohur me Shqipërinë, për herë të parë kur kishte dëgjuar një këngë nga Radio Tirana, kur kishte parë Pogradecin që nga bregu i Ohrit në Maqedoni dhe kur kishte parë pikturën e shokut të klasës me Skënderbeun mbi kalë. Tani është vetë Mustafa që i prezantohet Shqipërisë me rrëfimin e tij.
Divjakë/ Shikoni çfarë bëjnë divjaksit... me fishekë e granata
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë gjetur municione në digën e rezervuarit të Divjakës gjatë punimeve.
Sipas ministrisë, në digë janë zbuluar granata dhe fishekë.
Pas gjetjes së municioneve janë pezulluar punimet në digë.
Aksident në Fushë-Krujë, vdes i moshuari
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Fushë-Krujë, me pasojë një të vdekur. Ngjarja ka ndodhur tek “Mbikalimi i Fushë-Krujës”, ku 43-vjeçari Pal Dedaj, banues në Pukë, duke drejtuar mjetin tip “Renault” me targa “AA 719 IV”, ka aksidentuar këmbësorin K.Sh., 85-vjeç.
I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por më vonë ka ndërruar jetë.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Pal Dedaj, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Bruksel/ Shqipëria në Eurochambers, sipërmarrësit anëtarë aktivë në PE
“Europa ka nevojë për biznesin. Biznesi ka nevojë për Europën”. Me këtë moto u mbajt në Bruksel edicioni i katërt i Parlamentit Europian të sipërmarrjeve Eurochambers me pjesëmarrjen e 750 bizneseve nga 45 vende të ndryshme europiane
Një delegacion me 9 përfaqësues të bizneseve të suksesshme, midis tyre Presidenti i “Yldon Media” group Ylli Ndroqi, përfaqësoi Shqipërinë gjatë punimeve të Parlamentit europian të Sipërmarrjeve duke pasur shansin të bëhen anëtarë aktivë të Parlamentit Europian për një ditë, përmes debateve dhe votimit për cështjet më të nxehta për biznesin dhe politikën.
Për marrëdhënien e ngushtë të bashkëpunimit biznes-qeveri por edhe kundërshti kur gjërat nuk shkojnë si duhet flet dhe Nikolin Jaka Kryetari i Dhomës së Tregtisë që ka një vlerësim të veçantë për miratimin nga Kuvendi të ligjit për dhomat e tregtisë.
Nikolin Jaka: “Pjesëmarrja në Parlamentin Europian të Sipërmarrjeve është shumë e rëndësishme dhe është e rëndësishme që qytetarët shqiptarë dhe sipërmarrja tashmë e kanë gjetur rrugën e tyre, që është integrimi dhe anëtarësimi në BE. Arsyeja tjetër për të rritur rolin tonë është se ligji kontinental për organizimin e Dhomave të Tregtisë e mundëson këtë parlament që të shkëmbehen jo vetëm përvojat më të mira por edhe ta kemi ekonominë kontinentale që të jepi prezent konkurruese sa edhe bashkëpunuese.
Vlerësoj dhe miratimin e Ligjit në parlament për të strukturuar dhe forcuar sistemin e Dhomave të Tregtisë duke u bazuar te sistemi i ligjit kontinental të vendeve si Gjermania, Austria, Franca e shtete të tjera të zhvilluara ku dhomat e tregtisë janë struktura që i shërbejnë jo vetëm sipërmarrëjes private dhe qytetarëve por edhe zhvillimin ekonomik
Prania e delegacionit nga Shqipëria që përfaqëson bizneset shqiptare me interes të vecantpër të shfrytëzuar tregun e përbashkët eurorpian vlerësohet e rëndësishme nga biznesmenia Donika Mici
Donika Mici: Sot ne jemi një vend kandidat për të hyrë në Europë dhe sipërmarrja duhet të ecë paralelisht me politikën. Këtu sot mora vesh se duke qenë të gjithë të bashkuar sipërmarrësit kërkojnë të drejtat e tyre për të pasur benefitet e Europës.
Gjergji Gjika: Pjesëmarrja për herë të dytë në Parlamentin Europian e biznesit shqiptar është shumë i rëndësishëm. Ky delegacion ekselent u vu në pah nga vetë kryetari i Asamblesë Parlamentare Europiane të Biznesit ishte i tillë që tregoi në mënyrë eksplicite rëndësinë që ka.
Të bashkuara dhe të përfaqësuara me një zë dinjitoz bizneset shqiptare në Parlamentin Europian të Sipërmarrjeve shtojnë mundësitë e bashkëpunimeve dhe krijimit të një klime të qëndrueshme zhvillimi, për një vend si Shqipëria, që kërkon të bëhet anëtar me të drejta të plota të tregut Europian me afro 500 milionë konsumatorë
Këtij qëllimi i shërben dhe fakti që Shqipëria u ripranua në familjen e Dhomave të Tregtisë Europiane –Eurochambres, si anëtare me të drejta të plota pas disa vitesh pezullim, falë kontributit dhe punës së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Eurochambres mori pjesë delegacioni shqiptar i cili gjatë qëndrimit në Bruksel mori pjesë në Parlamentin Europian të Sipërmarrjes dhe në Eurochambres./Oranews.tv/
Ministri i Jashtëm i Kosovës kundër Ramës: Dialogu me Serbinë? S'na duhet ndihma juaj
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë në një prononcim për televizionin ART në Maqedoni se Kosova nuk ka nevojë për mbështetjen e Tiranës për dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se për këtë punë, Kosova e ka mbështetjen amerikane dhe europiane, ndërkohë që duke komentuar bashkëpunimin Beograd-Tiranë, kryediplomati kosovar ka theksuar se kjo është çështje bilaterale e këtyre dy vendeve.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ia ka dërguar një porosi Tiranës rreth zërave të mundshëm për një rol të Shqipërisë në raportet e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Madje Hoxhaj ka shkuar më larg duke thënë se Shqipëria nuk është aktor global dhe Kosova natyrisht kërkon ndihmën amerikane apo të BE-së, por jo të dikujt tjetër.
“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta kenë të qartë.
Kosova është shtet i pavarur sikurse çdo shtet tjetër në rajon ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global sikurse SHBA-ja apo BE-ja, prandaj ne në raport mes Kosovës dhe Serbisë natyrisht që kërkojmë mbështetje amerikane, dhe natyrisht që kërkojmë mbështetje evropiane meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim.
Ndërsa çdo bashkëpunim që mund ta ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë” ka deklaruar Hoxhaj.
Dje dhe sot, në Serbi po qëndron për vizitë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili është pritur me shumë rezerva në Kosovë jo vetëm në mesin e mediave por edhe të politikës zyrtare.
Pothuajse njëzëri kanë deklaruar se Shqipëria nuk duhet të ketë ndonjë rol në raportin mes Kosovës dhe Serbisë sepse normalizimi i marrëdhënieve mes këtyre vendeve i takon Prishtinës dhe Beogradit.
Një avion “i çoroditur” mbi Kavajë. Sërish për trafik droge?
Qytetarët vijojnë të dërgojnë në rrjetet sociale foto të avionëve të vegjël, që u kalojnë mbi shtëpitë e tyre, pasi dyshojnë se mund të përdoren për trafik të lëndëve narkotike. Pasditen e sotme, banorët e Kavajës kanë dërguar në portalin “Jeta osh qef” foto të një avioni të “çoroditur”, i cili duket sikur është në kërkim të një zone për të ndaluar.
Qytetarët shkruajnë: “Avioni mbi autostradën Kavajë-Rrogozhine, ne drejtim të Divjakës” “Nuk po gjen vend ku të ulet”.
Një ditë më parë, deputeti demokrat Asllan Dogjani dha alarmin në Kuvend se një avion me drogë është ulur në Gjirin e Lalëzit. Menjëherë reagoi Policia e Durrësit, e cila pohoi se avioni ka qenë me turistë, dhe ka fluturuar nga ora 16:00 deri në 17:00 mbi Gjirin e Lalzit, por nuk është ulur.
“Një avion sportiv turistik ka fluturuar nga ora 16:00 deri në 17:00 mbi Gjirin e Lalzit.
Shërbimet e policisë kufitare kanë ndjekur avionin nëse do ulej në Gjirin e Lalzit, por nuk është ulur. Avioni sportiv kishte plan fluturimi të miratuar nga Aviacioni Civil. Avioni kishte itinerar Rinas-Gjiri i Lalzit- Rinas, por pa ndalesë në Gjirin e Lalzit. Gjithë autoritete policore kanë qenë në gatishmëri nëse avioni do ulej por avioni nuk është ulur në asnjë vend”,- bëri të ditur Policia e Durrësit.
Edhe dy pilotët italianë, Giorgio Riformato dhe Guido Andrea Guidi, të cilët po përballen me drejtësinë shqiptare, pasi ulën avionët e tyre në territorin shqiptar me qëllimin për të trafikuar lëndë narkotike, deklaruan se ndodheshin në Shqipëri për qëllime turistike, por ishin detyruar të uleshin pasi kishin pësuar defekt në ajër./JOQ/
Video/ Si sot dy vjet më parë, ndeshja Serbi-Shqipëri. Shakohoxha kujton momentin
Më 14 tetor 2014, në Breograd nisi të zhvillohej ndeshja Serbi-Shqipëri, por që përfundoi me tre pikë të marra në tavolivë për kombëtaren tonë pas incidenteve në stadium dhe disa shkalla gjykimi.
Komentatori Dritan Shakohoxha ka kujtuar përmes një videoje të postuar në Isntagram, momentin e këndimit të himnit shqiptarë, ndërkohë që tifozët serb fishkëllenin.
“Dy vjet më parë, nata që ndryshoi futbollin shqiptar”,- shkruan ai sot ndërsa në të njëjtin postim të bërë dy vite më parë ka thënë: “Himni Kombëtar shijon më shumë me fërshëllimat e serbëve”.
Rrëfehet Hilary Clinton: Mu duk sikur Trump po më merrte frymën
Hilary Clinton është shfaqur me një deklaratë të çuditshme në studion e moderatores Ellen DeGeneres.
“M’u duk sikur Trumpi po më zinte frymën në skenë”,- tha kandidatja demokrate teksa fliste lidhur me debatin e dytë presidencial ku ishte përballur me Trump.
“Ishte e qartë se kundërshtari im po përpiqej të dominonte të gjithë hapësirën, deri te vendi ku ishte ulur publiku. Mund të ndieje tek ai zemërimin, që buronte nga publikimi i videos dhe çdo gjë tjetër e dalë nga ‘Acces Hollywood’. M’u duk sikur po më ndiqte rreth e rrotull skenës. E ndieja praninë e tij prapa meje dhe mendova ‘kjo është e bezdisshme’. U përpoqa të mos humbisja fokusin”,- tha Clinton.
Por Republikani mohon t’i jetë ngjitur në këtë mënyrë rivales së tij:
Unë rri në podium pranë karriges sime, ajo çohet dhe ecën mes përmes e ndalon ngjitur me mua, e ditën tjetër lexoj në gazetë se “Trumpi pushtoi hapësirën e Hillarysë”.
Vjollca Hoxha në negociata me Adi Krastën, pritet rikthimi i moderatorit në Top Channel
Sërish një lajm për rikthimin e Krastës në ekran. Ndonëse moderatori vetëm pak javë më parë mohoi kategorikisht kontratën e përfolur me “Ora News” dhe me çdo televizion tjetër, duket se tashmë, për të gjërat kanë ndryshuar.
Sipas një artikulli të revista “Who” por të pakonfirmuar, “është presidentja e Top Medias e cila ka udhëhequr negociatat” për të afruar sërish në gjirin e televizionit më të madh në vend, atë që pak vite më parë e larguan nga “Top Channel”, duke e hedhur në gjyq.
Sipas informacioneve shumë të kursyera që dalin nga “TCH”, Krasta pritet të bëjë një program të ri autorial. Ai gjithashtu me shumë të ngjarë t'i kthehet programit të filluar prej tij, “E Diell”, për të vazhduar përballjen me konkurencën e stacionit televiziv “Klan”.
Krasta ka bërë një vit tërheqje nga jeta publike pas mbylljes nga qeveria Rama të programit të tij dhe vetë stacionit televiziv “Agon” në shtator të 2015.
Foto/ Është vërtetë 300-vjeçare, por kjo shtëpi të lë pa mend
E ndërtuar në vitin e largët 1680, një shtëpi e vogël në brigjet e Cornwal, në Britaninë e Madhe në pamje të parë nga jashtë të krijon përshtypjen një ‘kasolle’, e pa përshtatshme për të banuar, por nëse futemi brenda në të gjithçka është moderne komode.
Pak kohë, një çift të rinjsh e blenë këtë ndërtesë dhe e shndërruan totalisht në një shtëpi komode me gjithçka nevojitet për të jetuar.
Problemi i vetëm dhe i pazgjidhshëm ishte lartësia e ndërtesës, i cili ka një tavan të ulët, por megjithatë duket se kjo nuk përbën problem për personat që e blenë atë.
Foto/ A ishte Shqipëria kaq e bukur në vitin 1880 sa Skocia...?
Në Shqipëri krenohemi vërtetë me kështjellat dhe qytetet mesjetare me arkitekturë otomane, por kur vendi ynë ishte nën “thundrën” e osmanllinjve, shtet e tjera të Europës kishin nisur lulëzimin.
Pamjet e tyre nuk ndryshojnë shumë edhe nga ato që janë sot.
Ja shikoni si ka qenë Skocia..., ose më mirë bëni një udhëtim nëpërmjet fotogalerisë në këtë shtet por në vitin 1880.
Foto/ Chiara Ferragni pozon e zhveshur dhe thotë: ‘Fedez? Ma fitoi zemrën me një video speciale’
“Fedez? Përveçse një djalë seksi është edhe inteligjent”. Këto janë fjalët e Chiara Ferragni, e cila për “Vanity Fair” rrëfehet, dhe tregon historinë e bukur të dashurisë më të ndjekur të momentit, atë mes saj dhe Fedez më saktë.
Ndërkohë që pozon edhe një herë e zhveshur “Deri tre vitë me parë ishte e pamendueshme për mua që të bëja foto të tilla. Por jam ndjerë gjithnjë shumë mirë me trupin tim”, pranon ajo.
Dhe nga marrëdhënia me reperin: "Ne u takuan në një drekë me miqtë dhjetorin e kaluar, atëherë ai më tha së më kishte përfshirë edhe mua në një këngë. Kështu që bëra një video të vogël, në të cilën unë këndoja pjesën time: "Qeni Chiara Ferragni ka papionin Luis Vuitton, dhe një kollare që shkëlqen më shumë se sa xhaketa e Elton John".
Ai e pa dhe postoi një video gazmore në Snapchat, në të cilën ai thoshte se "Chiara puthemi". Ne kemi filluar t’i shkruajmë njëri-tjetrit. Ai më ftoi për darkë. Dhe mendova: mirë, më pëlqen një mënyrë kaq e drejtpërdrejtë. Meshkujt e sotëm janë shumë të pavendosur".
Shkatërrohet grupi kriminal, si i “blinte” shqiptari vajzat nga Ukraina për 3 mijë €
Një grup kriminal, që merrej me prostitucion, është shkatërruar nga policia greke, në Athinë. Në pranga kanë përfunduar 5 persona: 2 grek dhe 3 të huaj. Gjithashtu në kërkim është shpallur dhe një 31-vjeçar shqiptar.
Gjatë operacionit gjithashtu janë ndaluar edhe 15 vajza që përdoreshin si prostituta. Të gjitha ishin nga Ukraina.
Ishte pikërisht një grek që pasi “peshkonte” vajza të reja në kushte të vështira ekonomike në Ukrainë, i dërgonte drejt Athinës. Me pas i strehonin në 6 apartamente për t’i futur në rrugën e prostitucionit.
Kur vajzat nuk i plotësonin më kushtet e bosëve, ato “shiteshin” tek shqiptari kundrejt një pagese prej 3 mijë euro. Ky i fundit më pas i përdorte për të fituara para për vete, sërish në prostitucion./tvklan.al/
Foto/ Chiara Ferragni pozon e zhveshur: ‘Fedez? Ma fitoi zemrën me një video speciale’
“Fedez? Përveçse një djalë seksi është edhe inteligjent”. Këto janë fjalët e Chiara Ferragni, e cila për “Vanity Fair” rrëfehet, dhe tregon historinë e bukur të dashurisë më të ndjekur të momentit, atë mes saj dhe Fedez më saktë.
Ndërkohë që pozon edhe një herë e zhveshur “Deri tre vitë me parë ishte e pamendueshme për mua që të bëja foto të tilla. Por jam ndjerë gjithnjë shumë mirë me trupin tim”, pranon ajo.
Dhe nga marrëdhënia me reperin: "Ne u takuan në një drekë me miqtë dhjetorin e kaluar, atëherë ai më tha së më kishte përfshirë edhe mua në një këngë. Kështu që bëra një video të vogël, në të cilën unë këndoja pjesën time: "Qeni Chiara Ferragni ka papionin Luis Vuitton, dhe një kollare që shkëlqen më shumë se sa xhaketa e Elton John".
Ai e pa dhe postoi një video gazmore në Snapchat, në të cilën ai thoshte se "Chiara puthemi". Ne kemi filluar t’i shkruajmë njëri-tjetrit. Ai më ftoi për darkë. Dhe mendova: mirë, më pëlqen një mënyrë kaq e drejtpërdrejtë. Meshkujt e sotëm janë shumë të pavendosur".
Tronditëse/ Ish-Kryeministri Berisha publikon foto të fëmijëve që paketojnë hashashin
Disa foto tepër të rënda kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale ku shihen qartë disa fëmijë të vegjël të cilët punojnë për paketimin dhe ndarjen e dozave të hashashit.
Fotot janë postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i ka shoqëruar ato edhe me këtë koment në Facebook:
“Droga eshte dhurata e drogmenit Edvin Kristaq Rama per vitin e ri shkollor per femijet e Shqiperise! Sb.”,- shkruan ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në Facebook.
Foto/ Këtë modele aziatike s'e 'konkuron' askush për këto...
CJ Miles është një modele e cila me po çmend Instagramin me fotot e saj. Modelja nga Filipinet në këtë rrjet social ka 1 milionë ndjekës, për të cilët ajo vazhdimisht publikon foto nga më provokueset.
Në një prej fotove të saj, modelja shkruan se askush nuk mund ta konkurojë.
Më poshtë mund t’i shihni disa nga fotot më të nxehta të modeles.
Durrës, 56-vjeçari vret veten në sy të gruas dhe vajzës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.
Viktima është shtetasi me inicialet Y.SH. Në momentin e krimit kanë qenë prezent në banesë edhe bashkëshortja me vajzën.
Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.7 të qytetit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve që e shtynë 56-vjeçarin drejt këtij akti.
Rezonanca magnetike, ekzaminimi final për kancerin e gjirit
Ratajkowski ka vendosur ta “shkallmojë” sonte rrjetin me këto foto superseksi +16
Emily Ratajkowski poston çdo ditë në foto të saj në rrjetet sociale. Në profilin e saj në Instagram, ka më shumë se 8 milionë ndjekës. Çdo foto e saj është në qendër të vëmendjes jo vetëm të ndjekësve të saj, por edhe të rrjeteve sociale.
Më poshtë mund të shikoni disa foto të reja më të nxehta se të parat, nga modelja.
10 gabimet që meshkujt i bëjnë në krevat
Në ditët e sotme në shoqëri jo rrallë edhe meshkujt kanë filluar të komentojnë ndjenjat e tyre që i përjetojnë gjatë marrëdhënieve me partneren. Tek femrat kjo gjë është e njohur që më parë. Ekspertët tregojnë 10 gabime të cilat meshkujt i bëjnë në krevat.
1- Nuk bëjnë atmosferë para se të kenë marrëdhënie. Për këtë këshillohet: të jesh i qetë, të dëgjosh muzikë të qetë dhe diçka për të pirë. Sa më e natyrshme të jetë kjo skenë, po aq më shumë efekt ka në raport.
2- Shumë shpejt meshkujt duan të lënë lojën romantike dhe menjëherë të hyjnë në “punën konkrete”, gjë që nuk u pëlqen shumë femrave. Do ishte e mjaftueshme që të paktën të ketë puthje të ngrohta.
3- Mos u shpejtoni. Mësohuni të jeni më të përmbajtur. Përmbahuni që në fillim pavarësisht se sa provokuese do duket femra. Qetësohuni dhe kini durim në atë që femra ka ndërmend.
4- Ndiqni atë çka trupi i saj thotë. Duhet të jeni të qetë. Nëse ajo është e pa interesuar atëherë bëni të kundërtën.
5- Një numër i madh i femrave kanë “tel” avanturist dhe duan të përjetojnë “punë” të reja në krevat. Por me rëndësi është të mos shpejtoni në këtë gjë, pasi mund të ndodhë të lëshoni rastin më të volitshëm.
6- Respektimi i saj është shumë me rëndësi edhe në krevat. Do të ndjeni trupin e saj vetëm nëse ajo do. Edhe imtësirat e tjera të vogla, kanë shumë domethënie tek disa femra.
7- Mos bëni as edhe një gjë më të vogël nëse ajo nuk e do.
8- Mos harroni zonat e saj erogjene. Putheni në vendin ku qafa bën takim me fytyrën dhe shoqërojini me përkëdhelje të ngrohta.
9- Mos mendoni të supozoni se ajo është e kënaqur. Ajo do jetë e kënaqur nëse edhe ajo flet me gjuhën që ju përdorët deri në atë moment.
10- Asnjëherë mos largoni menjëherë pas marrëdhënieve me të. Bëjini shoqëri asaj deri në fund të mbrëmjes. Mos flisni për ato momente që përjetuat me të. Nuk ka për ti ndihmuar edhe nëse i thoni se je me e mira.
Prapë ‘provokacia’! Mediat serbe, ja ç’fshihet në kravatën e Ramës
Edhe këtë herë mediat serbe kanë gjetur një “provokaciaja” te Edi Rama. Gazeta online “Alo”, shkruan se gjatë debatit për marrëdhënien Serbi-Shqipëri, Rama kishte zgjedhur një kravatë me emblemë të një kryqi në rreth.
Sipas tyre kjo kravatë nuk është e rastësishme, por një provokim i hapur. Gazeta shkruan se ka pyetur edhe një ekspert për shpjegimin e kuptimit të kësaj embleme.
Dragomir Acoviç shprehet se, kjo shenjë tregon se, Rama ka mbështetjen e fuqive të mëdha.
“Edi Rama simbolikisht na tregoi se partia e tij ka mbrojtjen e fuqive të mëdha, të Amerikës”,- shprehet ai duke shtuar se gjatë gjithë kohës Rama kërkonte që të hapte debat dhe kjo sipas tij ishte pjesë e provokimit.
Gjenden të vdekur në banesë 54-vjeçari italian dhe një vajzë shqiptare
Një burrë 54 vjeç është gjetur i vdekur, ndërsa një vajzë 25 vjeçe shqiptare është në gjendje të rëndë në spital. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Ravena, Itali, ku policia i gjetur të dy të shtrirë në banesën ku qëndronin në rrugën Trieste.
Sipas policisë, 54-vjeçari i vdekur, është një italian nga Pulia, ndërsa vajza është shqiptare, por nuk kanë dhënë emrat e tyre.
Pista e parë e hetimit është ajo e intoksikimit me drogë, pasi sipas policisë janë gjetur prova në vendin e ngjarjes.
Alarmin e ka dhënë rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, një grua fqinje e të dyve. Ajo ka treguar se kishte marrë policinë në telefon pasi i kishte parë të shtrirë të dy për orë të tëra në të njëjtin pozicion.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit që kanë shkatërruar derën e apartamentit për të hyrë brenda mjekët dhe policia, e cila ka nisur hetimet.
Foto/ Zaimina “tërbohet” me arabët në shkretëtirë
Të shkosh deri në Dubai dhe të mos bësh një xhiro në shkretëtirë, është e pamundur. Këtë e ka kuptuar edhe Zaimina me shoqet e saj të cilat ndodhen aty prej disa ditësh.
Krahas eventeve dhe plazheve luksoze, Vasjari ka vendosur të bëjë një xhiro në shkretëtirë. Ajo ka publikuar në Instagram disa video në të cilat duket ajo dhe vajzat e tjera në një makinë me sedilje ngjyrë rozë, duke bërë xhiro. Arabët e Dubati duket shumë të kënaqur nga prezenca e shqiptareve.
Dhe në përfundim të një ditë të “tërbuar”, vajzat kaluar mbrëmjen në festën private të Armanit. Gjëra të vogla…
Mero Baze: Kosovës i “ka rënë” në pjesë Shqipëria si nënë
Gazetari dhe botuesi Mero Baze, ka reaguar sot në profilin e tij në Facebook, duke publikuar një status ku komenton qëndrimin e ministrtit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, në lidhje me sugjerimet e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, për dialogun Kosovë-Serbi.
“Nëna nuk zgjidhet, të bie në pjesë. Dhe kur ndahesh prej saj, e krijon familjen tënde, nuk e ndalon dot të kujdeset për ty. Kosovës i “ka rënë” në pjesë Shqipëria si nënë. Edhe Enver Hoxhët!”,- shkruan në Facebook, Mero Baze.
Propozim pune në Facebook, ja çfarë duhet të bëjë vajza nga Tirana për të marrë shumë para
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 14.10.2016, 14:49
Share
Share
Skandali i bërë publik disa muaj më parë në lidhje me shtëpitë që i shndërronin në zyra chat line (çate ku vajzat tregojnë trupin e tyre tek të tjerët përmes telekamerave të kompiuterave) pati një bujë të madhe dhe ndaj personave që i organizonin dhe i drejtonin këto “punë” për studentet, u morën masa.
Por, me sa duket, historia vazhdon. Këtë e ka dëshmuar sëfundmi një vajzë, e cila ka shkruar në redaksinë e Jetaoshqef, e cila tregon për një mesazh që i ka ardhur nga një vajzë me emrin Marsi.
Marsi, edhe pse nuk e njeh mesazhdërguesen tonë, i propozon asaj një punë “interesante”. Siç e përshkruan punën në detaje, është me orare fleksibël dhe pagesë shumë të mirë. Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak vajzës, e cila nuk është gënjyer por është acaruar me atë që ka lexuar dhe i ka kthyer përgjigje të ashpër.
Biseda nuk ka vijuar gjatë mes tyre, por mjaftojmë të kujtojmë se sa vajza jetojnë e vijnë në Tiranë nga rrethet, të cilat mund të gënjehen kollaj nga të tilla punë, e një Zot e di se cili mund të jetë përfundimi i tyre. Nga chat line në prostitucion real.
Durrës/ Vajza fotografon të moshuarin që hante akullore, skandalizohet me dorën tjetër...
Nuk janë vetëm djemtë ata që fotografojnë apo kapin imazhe që nuk janë normale në jetën e përditshme. Janë edhe vajzat ato që marrin guximin të denoncojnë apo të fotografojnë diçka që sipas tyre është negative.
Kështu, një vajzë në Durrës ka fotografuar një të moshuar, i cili me njërën dorë mbante akulloren dhe me dorën tjetër mbante një fotografi, por që nuk ishte aspak normale.
Një çift duke kryer marrëdhënie seksuale, teksa shijonte akulloren, burri në fjalë shikonte me shumë vëmendje këtë foto pa u shqetësuar për shikimet në rrugë.
"Përshëndetje ‘Jeta osh qef’, nuk thonë kot në pleqëri te hy dashuria, live tani një xhaje në Durrës, u skandalizova",- është shprehur vajza.
Parkoi Benzin në Tiranë, por ia vodhën
Aksioni "Fshesa" është në kulmin e tij kohët e fundit dhe rasti më i fundit vjen nga kryeqyteti, konkretisht në Institut. Një burrë kishte parkuar makinën e tij dhe ishte larguar për të pirë kafenë e mëngjesit, por nuk u besonte syve se si e gjeti atë kur u rikthye ta merrte.
Me pak fjalë nuk e ka gjetur fare, dikush ka qenë i gatshëm t'ia vjedhë në pak minuta makinën tip “Mercedez Benz” që shihni në fotot e mëposhtme.
Zotëria shkroi pranë redaksisë për ta denoncuar si rast i cili për fat të keq po përsëritet çdo ditë e më shumë.
"Përshëndetje! Sot para pak minutash më kanë vjedhur makinën tip ‘Mercedes Benz’ me targë ‘AA363NZ’ në Institut, e parkuar. Ju lutem nëse e keni parë këtë makinë sot më kontaktoni në numrin 0682026889"./JOQ/
Shkodër/ Dasëm madhështore, 17 makina super-luksoze për një nuse
Shqiptarët i kushtojnë shumë rëndësi dasmave e sidomos pjesës së përzgjedhjes së automjeteve me të cilat shkojnë krushq.
Këtë vit kemi parë raste nga më të ndryshmet teksa dasmorët zgjedhin kamionë apo taksi për të marrë nusen.
Një tjetër rast i veçantë vjen nga Malësia e Madhe, ku një familje shkodrane ka zgjedhur plot 17 automjete, secila më luksoze se tjetra me të cilat do shkojnë krushq për të marrë nusen.
Një varg automjetesh që me siguri do habisë të gjithë ata që do i shohin.
Foto/ Megan, një ‘lubi’ superseksi në kërkim të një të dashuri
Megan McKenna sapo ka mbetur sërish single, por ka vijuar punën për realizimin e një kalendari erotik të sajin për vitin 2017.
Ylli seks-simbol, ende nuk duket e rimëkëmbur pas ndarjes nga i dashuri i saj Pete Wicks, megjithatë duket se ajo nuk do të mbetet e zemërthyer për kohë të gjatë.
Ajo u la zemërthyer kohët e fundit pas zbulimit skandaloz që i bëri të dashurit të saj, Pete Wicks, i cili duket se e ka ‘dredhur’ me të paktën dhjetë gra të ndryshme pas krahëve së saj.
Por Megan McKenna nuk ka gjasa të jetë e vetme për shumë kohë, duke gjykuar nga këto të pasme dhe duke parashikuar kalendarin e saj 2017./The Sun/Mapo.al/
16/10/2016/...................................................
Meta për “Kathimerini”: Zgjidhje për detin, çamët e ligjin e luftës
Tiranë/ Rehabilitohet 'Ali Demi', Veliaj inspekton edhe këto rrugë...
Basha prezanton kandidatin e PAA-së për bashkinë e Kolonjës
Vizita në Serbi/ Rrëfehet Rama: Çfarë i thashë Vuçiçit për Kosovën
Reshjet, OSHEE: Ja zonat me probleme, në punë 1200 punonjës
Video/ Tërmeti në Janinë, Lila rrëfen panikun: Fjeta në makinë
Lëkundjet e tërmetit në afërsi të Janinës, në Greqi, kanë krijuar një situatë paniku te banorët e zonës, ku edhe pse mbi 160 lëkundjet nuk kanë shkaktuar pasoja të rënda, por vetëm disa dëme materiale, situata mbetet alarmante.
Lojtari i përfaqësueses sonë, Andi Lila, i cili aktivizohet te skuadra e qytetit të Janinës, tregon orët e panikut mes lëkundjeve dhe vështirësisë për të gjetur një vend të sigurtë, me fëmijën e vogël dhe bashkëshorten, mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Ishte ora 11:30 në Greqi, kur u ndie lëkundja e parë dhe nga më të fortat. Unë ndodhesha në atë moment në hotel, bashkë me nusen dhe djalin, dhe isha bërë gati për gjumë. Mora djalin në krahë dhe dola menjëherë në hollin e hotelit. Me t’u qetësuar disi situata, u ngjita sërish në dhomë. Por lëkundjet nisën të ndiheshin çdo 10 minuta, e nga ai moment vendosa ta kaloja natën në makinë, së bashku me familjen”, rrëfen Andi Lila.
Njoftimet e mediave greke flisnin për një situatë të paqëndrueshme, ndërsa sizmiologët nuk kanë dhënë ende fjalën e tyre për qetësimin e situatës. Për këtë arsye, Andi Lila vendosi që të paktën të siguronte familjen, duke e sjellë në Shqipëri.
“Faktikisht u nisa me makinë për në Shqipëri, por për të sjellë familjen, nisur edhe nga fakti që nga klubi më kishin njoftuar se ndeshja e kësaj të diele nuk do të luhej. Por rrugës deri në Kakavijë, drejtues të klubit më morën sërish në telefon për të më thënë se ndeshja nuk do të anulohej dhe duhet të luhet po sot pasdite. Kam luajtur në shi, dëborë, diell, por në një situatë lëkundjesh sizmike nuk kam luajtur ndonjëherë. Edhe këtë më duhet ta provoj”,- thotë më tej Andi Lila./TCh/
Shtatë tërmete “shkundin” Gjirokastrën, banorët flenë në rrugë
Forcat Speciale Shqiptare tregojnë “dhëmbët”... Kodheli fotot
Forcat speciale të ushtrisë shqiptare kanë bërë një stërvitje demostrative sot me rastin e 18-vjetorit të krijimit të tyre.
Në këtë demostrim force të kësaj brigate elitare të FA-së, ministrja Mimi Kodheli ka postuar këtë status në profilin e saj në Facebook, si dhe një fotogaleri nga ky aktivitet.
“Forcat e Armatosura të Shqipërisë festojnë sot krijimin e një ndër strukturave më të reja të saj, por pa as më të voglin dyshim, një nga më elitaret.
Nuk mund të mos ndihesh krenare kur kthen kokën pas dhe shikon se çfarë kanë arritur #ForcatSpeciale shqiptare në këto 18 vite të ekzistencës së tyre.
Që nga patrullimi i kufirit shqiptar gjatë Luftës në #Kosovë, në #Afganistan, I#rak, #Çad e deri te operacionet e përbashkëta me Policinë e Shtetit.
Është dita të kujtojmë edhe dëshmorin e atdheut kapiten #FetiVogli. Por është edhe dita të shprehim mbështetjen për Forcat Speciale që shumë shpejt do të përfaqësojnë Shqipërinë në misionet e NATO-s”.
Kapen mercenarët serbë, do rrëmbenin Kryeministrin e Malit të Zi
Prokuroria Speciale Shtetërore e Malit të Zi ka njoftuar zyrtarisht se 20 serbët e arrestuar akuzohen për dy vepra kriminale, mes të cilave edhe plani për të marrë peng Kryeministritn Milo Gjukanovic.
“Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga fillimi i tetorit në Serbi dhe Mal të Zi është formuar organizatë kriminale me qëllim të ndikimit mbi pushtetin ligjdhënës dhe ekzekutiv në Mal të Zi.
Dyshohet se plani i kësaj organizate ka qenë që në kohën e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, me përdorim të armëve t’i sulmojnë qytetarët e tubuar para Kuvendit të Malit të Zi dhe nëpunësit e Drejtorisë së Policisë, e pastaj të pushtojnë hapësirat e Kuvendit, me qëllim që të shpallin fitoren zgjedhore të partive të caktuara politike”,- thuhet në komunikatën e Prokurorisë që e transmetoi Radio-televizioni shtetëror.
Sipas Prokurorisë malazeze, organizatori i grupit, ish-drejtori i Xhandarmerisë serbe Branisllav Dikiç, të shtunën herët në mëngjes mbërriti në Mal të Zi me qëllim për të realizuar planin kriminal për të uzurpuar Kuvendin dhe institucionet e tjera shtetërore.
Arrestimi i serbëve dhe ish udhëheqësit të xhandarmërisë ka ndodhur në ditën kur në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Kryeministri Millo Gjukanovic ka thënë se Mali i Zi nuk do të dorëzohet përballë asnjë agresori e as grupeve kriminale.
Ndërkohë, Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vucic ka thënë se është i habitur se si ka ndodhur që arrestimet të ndodhin pikërisht në ditën kur po mbahen zgjedhjet malazeze. Ka thënë se në këtë rast s’ka dorë Shteti i Serbisë.
Video/ Polici terrorizon qytetarin: Të shtrij në tokë, takohemi kur të duash
Një qytetar është detyruar të përballet me sjelljen e papranueshme të një punonjësi policie, i cili bërtiste sikur të ishte “i forti i lagjes”, jashtë çdo norme qytetarie.
E gjithë ngjarja është filmuar me celular nga një femër që shoqëronte në makinë drejtuesin e mjetit. Ky i fundit tregon se makina e policisë ishte fshehur pas një tabele në një kthesë dhe ai për të mos e goditur bëri një frenim të fortë dhe më pas e parakaloi.
Patrulla e ndoqi nga pas dhe i vendosi gjobë për parakalim të gabuar.
Por, sjellja e njërit prej policive rëndoi më keq situatën, i cili i bërtiste se do ta shtrinte në tokë ta arrestonte, madje e kërcënoi që të takoheshin edhe vetëm për të sqaruar situatën.
Video-mesazhi i Ramës: Ja si e kalova në Serbi... me Vuçiç-in
Kryeministri Edi Rama si çdo të dielë ka postuar edhe sot në rrjetet sociale një video-mesazh për vizitën e tij në Serbi. Sipas tij, duhet punuar më shumë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, për të rritur ekonomitë.
Motta në RAI kundër Tahirit: Nga Shqipëria vjen më shumë drogë
Plaku shqiptar sikletos Vuçiç-in: Dobrosini kishte 172 banorë, tani ka 52
Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç, gjatë një vizite të tij në spitalin e Nishit, në një nga dhomat gjeti shtrirë Mehmetin, një shqiptar nga fshati Dobrosin, afër Bujanocit. Në ato momente ndodhi një debat i shkurtër, në mes shqiptarit dhe kryeministrit serb, shkruan “Tanjug”.
Çështja doli të jetë pak më ndryshe, pasi kur kryeministri serb e pyet Mehmetin për prejardhjen e tij, plaku iu përgjigj shumë saktë.
“Po, unë jam nga Dobrosini i Bujanocit”,- ishte përgjigjia e Mehmetit, drejtuar kryeministrit serb Vuçiç.
Vuçiç e vazhdon bisedën duke treguar se ai e ka vizituar dy herë radhazi Dobrosin, por nuk ka dha ndonjë detaj më shumë se dikur kishte shkuar për takime me ushtrinë, xhandarmërinë dhe policinë serbe.
Por gjatë këtij takimi të rastësishëm në spitalin e Nishit, plaku shqiptar nuk hezitoi të kthehej prapa në kohë, përcjell “Klan Kosova”.
“Tashmë dhe ju po e dini, unë jam shqiptar dhe vij nga Dobrosini. Por nuk e di sa jeni në dijeni, fshati dikur ka pasur 172 banorë, derisa tani ka vetëm 52”,- i është drejtuar Mehmeti kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, në takimin e tyre në spitalin e Nishit.
Duke iu referuar rrëfimit të plakut shqiptar, Vuçiç nuk ndalon dhe e pyet përsëri:
“Po ku shkuan ata...? Në Kosovë?”,- pyeti Vuçiç, duke bërë që Mehmeti t’i kthehet me një përgjigjie tjetër.
“Jo, çfarë Kosove! Shqiptarët mërguan në shtete të tjera. Ju duhet të dini shumë mirë në Dobrosin e në Bujanoc në përgjithësi, ku ka vendbanime shqiptare, papunësia është më e madhe”,- e ka përfunduar shqiptari bisedën e tij, shkruan “Tanjug”.
Greqia i tregon ‘muskujt’ Shqipërisë: Kujdes, jemi më të fortë
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias në një intervistë për mediat greke ka folur edhe për çështjen çame, një problem i ndezur së fundmi pas deklaratës së komisionerit të BE Johannes Hahn.
Kotzias ka kërkuar nga Qeveria Shqiptare që të tregohet më e kujdesshme në lidhje me deklaratat që bën për këtë çështje të ndjeshme, duke i kujtuar se Greqia është shtet shumë herë më i fortë.
“Greqia ia kalon në të gjitha fushata, ka 10-fishin e PBB, sisteme të forta të mbrojtjes dhe të sigurisë. Shqipëria ka varësi të fortë ekonomike nga emigrantët, investimet, tregtia. Kemi edhe përfaqësim asimetrin në arenën ndërkombëtare”,- është shprehur Kotzias.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, ka paralajmëruar Shqipërinë gjithashtu që problemet e hapura mes dy vendeve të zgjidhen përpara se vendi ynë të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Të zgjidhim problemet me vendet që aspirojnë të hyjnë në Europë, përpara se të fillojnë negociatat me BE-në, kjo është në interes të tyre”,- është shprehur ministri Koztias.
Kreu i diplomacisë greke foli edhe për deklaratën e eurokomisionerit Hahn, të cilin e akuzoi se ka publikuar pa autorizimin dokumentet e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë, mes të cilave edhe për çështjen çame për të cilën tha se një gjë e tillë nuk ekziston për Greqinë.
Biznesmeni fundos Shullazin: I dhashë 400 mijë euro me dorën time
Ylvi Beqja, biznesmeni që ka dëshmuar kundër Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, përveç 550 mijë eurove të paguara kesh është detyruar që t’i falë Shullazit edhe 30% të ish-hotel Vollgës.
Palët kanë rënë dakord që pasi prona të kalonte në emër të “Saudi Brothers”, Shullazi do të merrte 20% të pronës.
Por burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se më pas Shullazi ka ndryshuar mendim, duke i kërkuar Beqajt 10 % më shumë nën kanosje dhe kërcënim.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se biznesmeni nën kërcënimin e armës është detyruar që ta nënshkruajë kontratën përpara noterit, duke i dhuruar në shenjë mirënjohje 30% të ish-hotel Vollgës.
Gjithashtu në dosje sqarohet se përveç 5 të arrestuarve deri tani, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela janë në hetim dhe disa persona të tjerë.
Ylvi Beqja ka thënë para hetuesve se përveç të arrestuarve në momentet kur është kërcënuar kanë qenë dhe pjesëtarë të tjerë të grupit. Biznesmeni thotë në dëshmi se i ka paguar gjoba Shullazit rreth 550 mijë euro.
400 mijë prej tyre i ka tërhequr vetë duke ua dorëzuar po vetë kërcënuesve. Ndërsa pjesën tjetër e ka lëshuar me 3 çeqe, të marra nga Qyqja dhe Zela./tvklan/
Video/ Studimi, Tirana dhe Elbasani, me ajrin më të ndotur
Ndotja e ajrit në vend vijon të jetë në nivele të larta dhe tej normave të Bashkimit Europian. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Tirana dhe Elbasani janë dy nga qytetet më të ajrin më të ndotur.
Edhe pse në kryeqytet, krahasura me një vit më parë ka një përmirësim prej 15% të pluhurit në ajër, sërish disa zona paraqiten problematike. Kështu, zonat pranë rrugës Sami Frashëri dhe ajo pranë ish –ATSH-së kanë nivelin më të lartë të grimcave të pluhurit.
Sipas Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, ndotja e ajrit ka si burim kryesor trafikun e rënduar, infrastrukturën e rrugëve dhe ndërtimet.
Edhe qytetet e tjera në vend, në periudha të caktuara niveli i ndotjes së ajrit është mbi normën e vendeve të BE-së.
Gjatë dimrit, në muajt Janar-Shkurt, në Korçë, burimi kryesor i ndotjes së ajrit është përdorimi i drurëve të zjarrit për ngrohjen e banesave. Sipas OBSH, që nga viti 2012, rreth 7 milionë persona në vit kanë humbur jetën si pasojë e ndotjes së ajrit.
Prekëse/ Polici me vajzën e sëmurë, ministri Tahiri e surprizon
Sajmir Josifi, polic, është baba i dy vajzave të moshës 15 dhe 18 vjeçare. Sajmiri dhe Ida janë prindërit edhe të Xhoit, e cila ka pësuar një fatkeqësi që në fëmijëri dhe tashmë nuk mund të flasë dhe të shikojë.
Sajmiri kishte ftuar bashkëshorten e tij te ‘E diela shqiptare’, për t’i dhënë asaj një mesazh shumë prekës.
“Falë përkujdesjes, dashurisë dhe dedikimit që i jepje ti vajza jonë jeton, sepse ti je mrekullia. Të falenderoj për gjithë mbështetjen që i ke dhënë vajzës sonë”, iu drejtua Idës ai...
Por në studion e “TV Klan” kanë qenë të pranishëm ministri Sajmir Tahiri dhe drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hoda si dhe oficerë të tjerë.
Ministri Tahiri bashkë me kolegët policë kontribuan për të ndihmuar Josifin, duke u bashkuar në dhimbjen e tij.
“Jemi dy Sajmirë, dhe në mënyrë definitive ky është më i fortë se unë. Duhet t’i japim rëndësi gjërave të shtrenjta. Ne dhe kolegët e tu do jemi pjesë e familjes suaj tani e tutje për t’ju dhënë kurajo për t’i dhënë forcë të ‘ndryshmes’ që ju keni në familjen tuaj. Ne bashkë me kolegët e tu menaxhuam kohën që të mblidhnim lekë për t’ju dhënë ndihmë që të përballeni me të përditshmen tuaj, për t’ju dhënë forcë juve”, tha ministri Tahiri.
Në nisje të emisionit Tahiri theksoi se ai përveç problemeve që has gjatë drejtimit të ministrisë, dëgjon dhe histori njerëzore dhe mundohet që t’u gjendet afër personazheve të tilla.
Ministri u bë pjesë e një historie njerëzore plot dhimbje dhe emocione./Tv Klan/
Rezarta Shkurta përkujton Enver Hoxhën, publikon foto të rralla nga arkiva
Nusja e familjes së ish-diktatorit nuk harron thuajse asnjëherë të përkujtojë në data të shënuara, figurën e Enver Hoxhës. Këtë të dielë, me rastin e ditëlindjes së gjyshit të bashkëshortit të saj që gjendet në burg, Rezarta Shkurta, ka ndarë me ndjekësit në IG një foto kur Ermali i vogël i veshur si partizan, pozon mes këmbëve të Enver Hoxhës.
"16 Tetor Stergjyshi dhe babi Heres .Ps: Ky nuk eshte nje postim politik, kete ja le te tjereve ta bejne! Por nje kujtim familjar... Ata qe nuk e kuptojne dhe thyejn rregullat ketu ne faqen time, "shtepine time" sigurisht qe do bllokohen!",- shkruan Rezi.
Ministria e Bujqësisë: 40% e Lezhës nën ujë
Ministria e Bujqësisë ka bërë me dije të dhënat paraprake nga përmbytjet në zonën e Lezhës, duke theksuar se rreth 40% e qytetit është nën ujë.
Duke nënvizuar se reshjet kanë qenë intensive, Ministria njofton se rreth 40 hektarë tokë në Kolsh janë nën ujë si dhe dy shtëpi.
Në Kurbin, janë gjithsej 30 ha nën ujë. Në fshatrat Spiten dhe Tresh janë të përmbytura 50 ha tokë, ndërsa Në zonën e Zadrimës nuk ka probleme.
Ministria sqaron se hidrovoret janë në punë dhe po punojnë me kapacitet të plotë. Bordi i Kullimit po ndërhyn me ekskavatorë në grykat e kanaleve kullues për të shpejtuar përcjelljen e shpejtë të ujërave.
Ministria deklaron se gjatë orëve të fundit kanë rënë në Lezhë 72 mm shi.
Sulm kamikaz në Turqi, tre policë të vdekur
Një shpërthim ka vrarë tre policë gjatë një bastisje në një nga banesat e dyshuara të Shtetit Islamik në krahinën juglindore të Gaziantep, raporton Agjencia e lajmeve “Doğan”.
Shpërthimi ka ndodhur në rrethin Beşyüzevler të Gaziantep, gjatë një sulmi të kryer nga forcat turke të sigurisë, sipas “CNN Türk”.
Mësohet se ishte një sulm kamikaz nga dy sulmues që hodhën veten në erë. Policia ka tentuar të hyjë në shtëpinë ku dyshohej se fshiheshin terroristët, por ata kanë kryer sulmin kamikaz.
Tre policë u vranë, ndërsa tetë persona u plagosën, katër prej tyre me origjinë siriane. Përveç kësaj, një tjetër kamikaz hodhu veten në erë gjatë një operacioni tjetër në lagjen Burak.
Video/ Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës. Ja arsyeja...
Një person “i varur” në dritaren e një automjeti ka habitur sot të gjithë udhëtarët. Në fakt ai ishte kameraman, i cili po mundohej të filmonte rendin e makinave që vinin pas.
Por, ai ka rrezikuar jetën e tij, pasi brenda makinës mbahet vetëm më njërën këmbë, ndërsa i gjithë trupi është jashtë automjetit.
Kështu, ai mban në dorë edhe kamerën e rëndë, teksa makina ecën me një shpejtësi relativisht të madhe.
Ndoshta ky kameraman është mësuar që punën e tij ta bëjë në këtë mënyrë, por duhet thënë se çdokush që e ka parë kështu është trembur pasi në çdo çast mund të përballeshin me një aksident.
Eno Popi në pikëpyetje, “Top Channel” i mbyll emisionin
Siç është paralajmëruar, nga kjo e martë shikuesit e “Top Channel” nuk do të ‘luajnë’ më në ekran me quiz-in “100 milionë”. Programi i nisur fillimisht nga Krasta e më pas trashëguar nga Eno Popi është vendosur të mbyllet, për t’u zëvendësuar nga një tjetër format i ngjashëm.
“Të gjithë për një” quhet emisioni i ri për drejtimin e të cilin, sipas informacioneve të lapsi.al, janë provuar disa nga personazhet kryesore të ekranit të “Top Channel”.
Po ashtu, mësohet se një nga më të provuarit ka qenë drejtuesi i emisionit të mëngjesit “Wake Up”. Por deri më tani, Eno Popi nuk është konfirmuar si triumfuesi i audicionit për quiz-in e ri.
Formati ndërkombëtar “Të gjithë për një” zakonisht në vendet e tjera drejtohet nga aktorë apo kryesisht personazhe karizmatikë. Kjo për shkak të fëmijëve që marrin pjesë në show, batutave dhe të pyetjeve nga formimi i herëshëm që u bëhen të rriturve në “testim”.
Nuk dihet nëse ky është ngërçi që ka stepur drejtuesit e “Top Channel” për të vendosur menjëherë për gazetarin Eno Popi, ndaj për t’u njohur me prezantuesin dhe vetë emisionin e ri, do na duhet të presim të martën.
Vjen makineria, në Tiranë nuk do të priten më pemët nga bashkia
Pemët që dikur gjelbëronin sheshin “Skënderbej” nuk do të jenë më aty ku ishin. Bashkia ka nisur zhvendosjen e tyre në skajet të ndryshme të kryeqytetit, pasi sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, për pemët po tregohej kujdes duke i shkulur me makineri.
"Nisëm zhvendosjen e pemëve te sheshi Skenderbej me anë të një makinerie që kujdeset për të mos i dëmtuar, - njoftoi Veliaj duke treguar procesin me anë të një videoje të postuar në Facebook - Pasi lëvizen, pemët mbillen sërish te Kopshti Botanik, te Liqeni Artificial ose në rrugët ku ka nevojë".
Ja 10 mënyra për një seks më të mirë sipas shkencës
Do'stlaringiz bilan baham: |