Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet150/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   146   147   148   149   150   151   152   153   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

datën 24.03.2016, në dhomë këshillimi, mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.03165/2013 akti, që u përket palëve:


PADITËS: ILIRJAN ALIAJ

TË PADITUR: ZYRA QENDRORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË

OBJEKTI:

Anullimin pjesërisht të vendimit nr.89, datë 24.04.2010

të Kryeregjistruesit të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë,

për heqjen e kufizimit për pasurinë me nr.100 regjistri hipotekor, datë 18.12.2009

për sipërfaqen 600 m2 truall si dhe për pasurinë me nr.131, datë 26.02.2004

për objektin tre katësh, ndërtuar mbi këtë truall, me sipërfaqe 288 m2.

Baza Ligjore: Nenet 32, 328, 331 të K.Pr.Civile,

neni 38 i Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”,

nenet 165 e 361 të K.Civil dhe nenet 153 e 324 shkronja “a” të K.Pr.Civile,

Ligji nr.7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”,

neni 118 i K.Pr.Administrative,

neni 11 i Udhëzimit nr.4, datë 21.11.2007

“Për miratimin e procedurës së fshirjes së regjistrimit

të kryer në kundërshtim me ligjin”.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.277, datë 23.01.2012 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të padisë së paditësit Ilirjan Aliaj.

Anullimin e pjesshëm të aktit administrativ: “Vendim nr.89, datë 24.04.2010 të Kryeregjistruesit të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë” lidhur me pjesën që ka vendosur: “Kufizimin në bazë të nenit 44 të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 të ndryshuar të veprimeve mbi pasurinë tokë truall me sipërfaqe 600 m2 e regjistruar në nr.hipotekor 100, datë 18.02.1999”, në këtë mënyrë:

a) Heqjen e kufizimit të veprimeve vetëm për sipërfaqen tokë truall prej 525 m2 të ndodhur në lagjen “1 Maji”, Rruga “Pilo Filka” të Qytetit Fier, me kufizime: V – Pasuria nr.3/13 dhe oborr i familjes Aleksi, L – Pasuria nr.3/14 dhe Rruga “Pilo Filka”, J – Pasuria nr.3/103 dhe rrugë lagje dhe P – Pasuria nr.3/11 dhe oborri i kopshtit nr.4, sipas plan rilevimit nr.5 që shoqëron aktin e ekspertimit të realizuar nga ana e ekspertit Kajtaz Alikaj, plan rilevimi i cili do të konsiderohet pjesë përbërëse e këtij vendimi.

b) Rrëzimin e padisë së paditësit Ilirjan Aliaj për heqjen e kufizimit të veprimeve për diferencën e sipërfaqes tokë truall prej 75 m2.

Rrëzimin e padisë së paditësit Ilirjan Aliaj për anullimin e aktit administrativ: “Vendim nr.89, datë 24.04.2010 të Kryeregjistruesit të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë” lidhur me pjesën që ka vendosur: “Kufizimin në bazë të nenit 44 të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 të ndryshuar të veprimeve mbi pasurinë ndërtesë me sipërfaqe 288 m2 regjistruar në nr.hipotekor nr.131, datë 26.02.2004”, si të pabazuar në prova e në ligj.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë në masën e padisë që është pranuar nga ana e gjykatës.
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1200, datë 22.05.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.277, datë 23.01.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.


Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.1200, datë 22.05.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.277, datë 23.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit është një vendim i pabazuar në ligj dhe në prova.

  • Nga verifikimi i dokumentacionit që ka të bëjë me regjistrimin hipotekor nr.100, datë 18.02.1999, pjesë për të cilën është pranuar padia e paditësit rezulton se origjina e paditësit rrjedh nga regjistrimi hipotekor nr.1900, datë 22.11.1996, ku është regjistruar trualli prej 600 m2 dhe shtëpi në bazë të një vendimi gjyqësor nr.2656, datë 15.10.1996 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt njohje pronësie, me palë të paditur Bashkia Fier dhe paditës Nikollaq Bakalli, i cili më vonë e ka tjetërsuar te paditësi.

  • Në kuptim të Udhëzimit nr.1, datë 30.01.2007 të KM, vendimi gjyqësor nr.2656, datë 15.10.1996 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, i cili përbën edhe origjinën e ardhjes së pronësisë tek paditësi në këtë gjykim, nuk përbën titull pronësie të detyrueshëm për regjistrim, pasi Bashkia Fier nuk ka figuruar nga regjistrat hipotekorë të kësaj zyre, si pronare e kësaj pasurie të paluajtshme.

  • Në këto kushte lidhur me këtë pjesë, zyra ka konstatuar se paditësi që në origjinë nuk ka një dokument ligjor që në bazë të ligjit të përbëjë titull të ligjshëm pronësie dhe në këto kushte është vendosur kufizimi i veprimeve deri në paraqitjen e titullit të pronësisë konform kërkesave të Ligjit nr.7843, dt.13.07.1994, “Për regjistrimin e pasurive të Paluajtshme” i ndryshuar, neni 24/a i tij dhe nenit 193 të K.Civil.


Kundër këtij rekursi të paraqitur nga pala e paditur ZQRPP Tiranë, ka paraqitur kundër-rekurs pala paditëse Ilirjan Aliaj, i cili ka këkruar mospranimin e rekursit të paraqitur, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Rekursi i paraqitur nga pala e paditur nuk është i bazuar në ligj.

  • Te dyja gjykatat e kanë zgjidhur drejtë çështjen objekt shqyrtimi.

  • Ka rezultuar e provuar se shtetasit Marta dhe Nikollaq Bakalli, pavarësisht faktit se kanë pasur të regjistruar në ZVRPP 600 m2 truall, në të vërtetë ata arrijnë të provojnë në mënyrë të ligjshme pronësinë mbi sipërfaqen prej 525 m2, e cila përfshihet brenda parcelës me sipërfaqe 600 m2, i cili është pasqyruar edhe në aktin e ekspertimit.

  • Titullin e pronësisë mbi sipërfaqen prej 525 m2, subjektet Marta dhe Nikollaq Bakalli e provojnë nëpërmjet vendimit nr.3 të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Fier, si dhe vendimit gjyqësor civil nr.1656, datë 15.10.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

  • Këtë sipërfaqe këta subjekte ja kanë shitur subjekteve Ilirjan Aliaj, Vladimir Aliaj dhe Perrie Aliaj, të cilët në mënyrë të ligjshme provojnë titullin e pronësisë për këtë sipërfaqe (525 m2), për të cilën janë shprehur të dy gjykatat kur kanë pranuar padinë.

  • Për sa më sipër, të dy vendimet e dhëna nga gjykatat më të ulëta duhet të lihen në fuqi.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin përkatës të gjyqtares Evelina Qirjako, verifikoi legjitimitetin e palës rekursuese Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, si dhe e diskutoi çështjen në tërësi;
V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se, subjektet Ilirjan Aliaj, Vladimir Aliaj dhe Perrie Aliaj, janë bashkëpronarë të një pasurie të paluajtshme të përbërë nga një truall me sipërfaqe 600 m2 dhe të një shtëpie banimi me sipërfaqe 288 m2, të ndodhur në Lagjen “1 Maji”, Rr. “Tasi Dema”, Fier.

2. Origjina e titullit të kësaj prone, sipas pretendimeve të palës paditëse rrjedh nga subjekti Marije Bakalli, e cila vetë titullin e pronësisë mbi këtë pasuri të paluajtshme e ka fituar nëpërmjet vendimit nr.3, datë 16.I.1958 të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Fier, në të cilin është pasqyruar se: “a. Në mbështetje të Vendimit Këshillit të Ministrave nr.185, datë 04.05.1956 dhe udhëzimit nr.11, datë 26.VI.1957 të gjithë personave punëtor dhe nëpunësave që kanë marrë tokë nga shteti falas për ngritje banesash t’u lihet jo më tepër se 500 m2 për çdo kryetar familje që figuron trualli i regjistruar si mbas listës anekse ngjitur këtij vendimi. b. Ngarkohet seksioni i financës në bashkëpunim me seksionin komunale të bëjnë hipotekimin e tokave pranë gjykatës popullore të rrethit brenda muajit Janar 1958”. Sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi, në numrin rendor 224 figuron emri i subjektit Marije Bakalli.

3. Mbi sipërfaqen e përfituar si më sipër, në vitin 1960 nga ana e shtetasit Nikollaq Bakalli (trashëgimtar ligjor i subjektit Marije Bakalli), rezulton të jetë ndërtuar një shtëpi, fakt i cili provohet nga përmbajtja e vërtetimit të datës 23.10.1996 të lëshuar nga ana e Rajonit nr.1 të Bashkisë Fier, në të cilin është pasqyruar se: “... shtetasi Nikollaq Bakalli banor i lagjes “1 Maji” të Qytetit Fier, ka të ndërtuar në këtë lagje një palë shtëpi, të cilat kanë një sipërfaqe funksionale trualli 600 m2 dhe të jenë të ndërtuara në vitet 60-të. Janë të ndërtuara me lejen e organeve kompetente dhe brenda planit rregullues të qytetit...”.

4. Subjekti Nikollaq Bakalli, duke mos e patur të regjistruar në regjistrat e ZVRPP pasurinë e mësipërme, i është drejtuar me padi gjykatës, për të njohur të drejtën e pronësisë mbi sipërfaqen e truallit prej 600 m2 dhe shtëpinë e ngritur mbi të, duke thirrur si palë të paditur Bashkinë Fier.

5. Me vendimin nr.2656, datë 15.10.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier rezulton të jetë vendosur:“Pranimin e padisë së paditësit Nikollaq Bakalli ndaj Bashkisë Fier, duke ju njohur paditësit Nikollaq Bakalli dhe bashkëshortes së tij Marta Bakalli e drejta e pronësisë mbi një sipërfaqe toke truall prej 600 m2, në lagjen “1 Maji’, Rajoni nr.1 dhe të një shtëpie banimi të ndërtuar mbi këtë truall të përbërë nga 2 (dy) dhoma, një kuzhinë, aneks, një ËC, një korridor, një ballkon, një verandë ndërtuar me konstruksion themele butobetoni, me muraturë tullë dopjo, të shtruar me dysheme, dy dhoma me dërrasë dhe pjesa tjetër e shtëpisë me dysheme çimento, mbuluar me çati me tjegulla marseljeze e kufizuar në V – me truallin dhe shtëpinë e Mimella Aleksin, në L – J me rrugë lagje, P – me avllinë e kopshtit të fëmijëve nr.4 (sipas planvendosjes së truallit dhe banesës nxjerrë nga plansheta F – L – 6 e vitit 1979 azhornim i vitit 1989 me shkallë 1:500, dhe planimetrisë së truallit me shkallë 1 : 100)”.

6. Këtë vendim gjyqësor, shtetasit Nikollaq dhe Marta Bakalli rezulton ta kenë regjistruar në regjistrat hipotekorë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, fakt i cili provohet nga përmbajtja e notës së transkriptimit nr.1900 regj, datë 22.11.1996 lëshuar nga Zyra e Hipotekës Fier.

7. Banesën dhe truallin me sipërfaqe 600 m2 të ndodhur në lagjen “1 Maji” të Qytetit Fier, me kufij të cituar si më sipër, shtetasit Nikollaq dhe Marta Bakalli rezulton t’ia kenë shitur shtetasve Vladimir, Ilirjan dhe Perrije Aliaj, përkundrejt çmimit prej 2.000.000 (dy milionë) lekë, fakt i cili provohet nga përmbajtja e kontratës së shitjes nr.392 regj, nr.164 kol, datë 05.02.1999.

8. Kjo kontratë shitjeje, rezulton të jetë rregjistruar në regjistrin hipotekor të ZVRPP Fier në datë 18.02.1999, e konkretisht në regjistrin hipotekor nr.100, nr.indeksi 5 – 6/A Fier, Zona Kadastrale nr.8531, fakt i cili provohet nga përmbajtja e notës së transkriptimit të lëshuar nga ana e Zyrës së Hipotekës Fier.

9. Subjektet Vladimir, Ilirjan dhe Perrije Aliaj i janë drejtuar K.RR.T së Bashkisë Fier për tu pajisur me leje ndërtimi, me qëllim kryerjen e rikonstruksionit + shtesë + ngritje 2 Kt, mbi truallin e tyre të ndodhur në lagjen “1 Maji”, Rruga “Pilo Filka” të Qytetit Fier. Me vendimin nr.7, datë 19.10.2001, K.RR.T e Bashkisë Fier rezulton të ketë pranuar kërkesën e këtyre subjekteve, duke përcaktuar si sipërfaqe sheshi ndërtimi atë prej 600 m2 dhe si sipërfaqe ndërtimi atë prej 198 m2, ndërsa me vendimin nr.9, datë 26.12.2001, po ky autoritet shtetëror, rezulton të ketë miratuar dhënien e lejes së ndërtimit për këta subjekte, me qëllim rikonstruksionin + shtesë + ngritje 2 (dy) kat në truallin e tyre të ndodhur në lagjen “1 Maji’ të Qytetit Fier.

10. Pas përfundimit të objektit të sipërcituar, nga ana e Drejtorisë së Urbanistikës së Bashkisë Fier në datën 10.02.2004, është lëshuar edhe leja e shfrytëzimit të objektit të sipërcituar.

11. Me vendimin nr.27, datë 12.02.2010 “Për Fshirjen e Regjistrimeve të Paligjshme të Pasurive të Paluajtshme”, Regjistruesi i ZVRPP Fier, i ka kërkuar Kryeregjistruesit: “....fshirjen e regjistrimeve të kryera në emër të Vladimir, Ilirjan dhe Perrije Aliaj si më poshtë: - pasurisë nr.3/12 banesë 1–3 kate me sip 288 m2 regjistruar në regj. hipotekor 131, datë 26.02.2004; - sipërfaqen e truallit prej 240 m2 që i përket banesave të shtetasve Ramis Aliaj dhe Sokol Aliaj, si dhe kufizimin e sipërfaqes së mbetur të truallit deri në plotësimin e plotë të dokumentacionit tekniko – ligjor”.

12. Me vendimin nr.89, datë 24.04.2010, Kryeregjistruesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, ka vendosur mosmiratimin e vendimit nr.27, datë 12.02.2010 të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, duke urdhëruar refuzimin e kërkesës për fshirje të regjistrimit dhe vendosjen e kufizimeve mbi këto pasuri, me arsyetimin se: a) Sipërfaqja e truallit prej 600 m2 që gjendej e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.100, datë 18.02.1999 në emër të Vladimir, Ilirjan dhe Perrije Aliaj, kishte si origjinë pronësie regjistrimin e kryer në regjistrin hipotekor nr.1900, datë 22.11.1996, në emër të Nikollaq dhe Marta Bakalli, bazuar në vendimin gjyqësor nr.2656, datë 15.10.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me palë kundërshtare Bashkinë dhe objekt “Njohje pronësie”. Në kuptim të Udhëzimit nr.1, datë 30.01.2007 të KM, vendimi gjyqësor nr.2656, datë 15.10.1996 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nuk përbën titull pronësie të detyrueshëm për regjistrim, pasi Bashkia Fier nuk ka figuruar nga regjistrat hipotekorë të kësaj zyre, si pronare e kësaj pasurie të paluajtshme. Në kushtet kur ky vendim gjyqësor ka ekzistuar dhe është regjistruar pranë ZVRPP Fier para se të hynte në fuqi ky udhëzim, parashikimet e këtij të fundit nuk mund ti shtrijnë efektet ligjore edhe për veprime të kryera më parë, ndaj ZVRPP Fier duhet të veprojë në përputhje me nenin 44 të Ligjit 7843/1994, duke vendosur kufizimin e kësaj pasurie, deri sa të plotësohet dokumentacioni ligjor për vërtetimin e titullit të pronësisë. b) kemi një mospërputhje midis sipërfaqes ndërtimore të pasqyruar në vendimin nr.7, datë 19.10.2001 të KRRT Bashkia Fier me pasurinë që gjendet e regjistruar pranë regjistrave të ZVRPP Fier. Kjo mospërputhje ekziston pikërisht tek sipërfaqja ndërtimore, e cila sipas praktikës së administruar pranë ZVRPP Fier e paraqet këtë sipërfaqe në masën prej 288 m2, ndërsa nga dokumentacioni që ka përcjellë Bashkia Fier rezulton se kjo sipërfaqe ndërtimore ka një sipërfaqe prej 198 m2, aq sa edhe pasqyrohet në planimetrinë e studimit pjesor me lidhjen e objektit me infrastrukturën inxhinierike. ...Nga ana tjetër vlen të përmendet fakti se, planimetria e sheshit të ndërtimit ...pasqyron të njëjtën sipërfaqe të përgjithshme të ndërtimit prej 289 m2 (banesa 3-kate 229 m2, dyqani një-kat 60 m2) dhe për këtë arsye, duhet të veprohet me kufizimin e kësaj pasurie, përsa kohë nuk është vlerësuar dhe sqaruar nga Bashkia Fier, fakti i mospërputhjes së sipërfaqes ndërtimore i miratuar me vendimin nr.7, datë 19.10.2001 i KRRT...”.

13. Në kushtet kur, subjektet Vladimir Aliaj, Ilirjan Aliaj dhe Perrije Aliaj nuk kanë qenë dakord me këtë urdhër të Kryeregjistruesit, në datën 02.06.2010, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padinë me objekt “1. Anullimin pjesërisht të vendimit nr.89, datë 24.04.2010 të Kryeregjistruesit të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë për heqjen e kufizimit për pasurinë nr.100 regjistri hipotekor datë 18.02.1999 për sipërfaqen 600 m2 truall, si dhe për pasurinë me nr.131, datë 26.02.2004 për objektin tre katësh ndërtuar mbi këtë truall. 2. Detyrimin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të pajisë paditësit me çertifikatë pronësie”.

14. Në seancën e veprimeve përgatitore të datës 08.09.2010 në zbatim të neneve 158/a, 179 parag 1 dhe 299 gërma “c” të K.Pr.Civile, nga ana e gjykatës është vendosur pushimi i gjykimit për paditësit Vladimir Aliaj dhe Perrije Aliaj, duke vazhduar gjykimi vetëm për paditësin Ilirjan Aliaj.

15. Në seancën gjyqësore të datës 18.01.2011, gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës së paditësit Ilirjan Aliaj për rregullimin e ndërgjyqësisë lidhur me palën e paditur Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, duke mbajtur si palë të paditur vetëm ZQRPP Tiranë, si dhe pranimi i kërkesës për pakësimin e objektit të padisë, duke vazhduar gjykimin e çështjes me objekt të cituar në pjesën hyrëse të këtij akti.



16. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.277, datë 23.01.2012 ka vendosur:

-Pranimin e pjesshëm të padisë së paditësit Ilirjan Aliaj.

-Anullimin e pjesshëm të aktit administrativ: “Vendim nr.89, datë 24.04.2010 të Kryeregjistruesit të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë” lidhur me pjesën që ka vendosur: “Kufizimin në bazë të nenit 44 të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 të ndryshuar të veprimeve mbi pasurinë tokë truall me sipërfaqe 600 m2 e regjistruar në nr.hipotekor 100, datë 18.02.1999”, në këtë mënyrë:

a) Heqjen e kufizimit të veprimeve vetëm për sipërfaqen tokë truall prej 525 m2 të ndodhur në lagjen “1 Maji”, Rruga “Pilo Filka” të Qytetit Fier, me kufizime: V – Pasuria nr.3/13 dhe oborr i familjes Aleksi, L – Pasuria nr.3/14 dhe Rruga “Pilo Filka”, J – Pasuria nr.3/103 dhe rrugë lagje dhe P – Pasuria nr.3/11 dhe oborri i kopshtit nr.4, sipas plan rilevimit nr.5 që shoqëron aktin e ekspertimit të realizuar nga ana e ekspertit Kajtaz Alikaj, plan rilevimi i cili do të konsiderohet pjesë përbërëse e këtij vendimi.

b) Rrëzimin e padisë së paditësit Ilirjan Aliaj për heqjen e kufizimit të veprimeve për diferencën e sipërfaqes tokë truall prej 75 m2.

-Rrëzimin e padisë së paditësit Ilirjan Aliaj për anullimin e aktit administrativ: “Vendim nr.89, datë 24.04.2010 të Kryeregjistruesit të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë” lidhur me pjesën që ka vendosur : “Kufizimin në bazë të nenit 44 të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 të ndryshuar të veprimeve mbi pasurinë ndërtesë me sipërfaqe 288 m2 regjistruar në nr.hipotekor nr.131, datë 26.02.2004”, si të pabazuar në prova e në ligj.



-Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë në masën e padisë që është pranuar nga ana e gjykatës.

16/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: “...Në rastin konkret referuar provave shkresore që ndodhen në dosje pavarësisht faktit se regjistrimi fillimisht në emër të shtetasve Marta dhe Nikollaq Bakalli në regjistrin hipotekor nr.1900, datë 22.11.1996, të pasurisë tokë truall me sipërfaqe 600 m2, rezulton të jetë bazuar në vendimin nr.2656, datë 15.10.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, trashëgimlënësja e këtij të fundit referuar përmbajtjes së vendimit nr.3 i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Fier, si dhe përmbledhjes së listës së pronësisë të lagjes “1 Maji” të Qytetit Fier rezulton që në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.185, datë 4.5.1956 dhe udhëzimit nr.11, datë 26.VI.1957 të ketë përfituar në pronësi të saj sipërfaqen prej 525 m2, e cila referuar aktit të ekspertimit të realizuar nga ana e ekspertit Kajtaz Alikaj rezulton të jetë pjesë përbërëse e sipërfaqes prej 600 m2 që shtetasit Nikollaq dhe Marta Bakalli rezulton t’i kenë shitur paditësit Ilirjan Aliaj dhe shtetasve Vladimir dhe Perrije Aliaj me kontratën e shitjes me nr.392 regj, nr.164 kol, datë 05.02.1999, fakt ky i cili të shpie në përfundimin se shitësit Nikollaq dhe Marta Bakalli nga sipërfaqja prej 600 m2 që rezulton ti kenë shitur paditësit Ilirjan Aliaj dhe shtetasve Vladimir dhe Perrije Aliaj në kuptim të nenit 24 gërma “a” të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, të ndryshuar dhe nenit 193 gërma “h” të K.Civil të kenë pasur titull pronësie vetëm për sipërfaqen tokë truall prej 525 m2. Në kushtet kur referuar provave shkresore që ndodhen në dosje rezulton se në kuptim të nenit 193 gërma “h” të K.Civil, në kuptim të nenit 24 gërma “a” të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” të ndryshuar, si dhe në kuptim të udhëzimit nr.1, datë 31.01.2007 të Këshillit të Ministrave “Për procedurën e regjistrimit në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, shtetasit Nikollaq dhe Marta Bakalli të kenë dokument që provon titullin e pronësisë së tyre vetëm për sipërfaqen e truallit prej 525 m2, të drejtën e pronësisë mbi të cilën rezulton që t’ia kenë transferuar paditësit Ilirjan Aliaj dhe shtetasve Vladimir dhe Perrije Aliaj me kontratën e shitjes nr.392 regj, nr.164 kol, datë 05.02.1999, arrihet në përfundimin se kufizimi i veprimeve duhet hequr vetëm për sipërfaqen e sipërcituar, në kushtet kur rezulton që të ekzistojë dokument që provon titullin e pronësisë lidhur me këtë sipërfaqe... Referuar provave shkresore që ndodhen në dosje, si dhe aktit të ekspertimit të realizuar nga ana e ekspertit Kajtaz Alikaj rezulton se leja e ndërtimit e miratuar nga ana e K.RR.T – së Bashkia Fier për objektin “Rikonstruksion + Shtesë + Ngritje 2 kate banesë” në emër të pronarëve Vladimir, Ilirjan dhe Perrije Aliaj në pronën e tyre të ndodhur në lagjen “1 Maji” të Qytetit Fier me vendimin nr.7, datë 19.10.2001 të KRRT – së Bashkia Fier, të jetë dhënë për një objekt me sipërfaqe ndërtimore 189 m2, ndërsa objekti i regjistruar në regjistrin hipotekor nr.131, datë 26.02.2004 të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier rezulton të ketë një sipërfaqe ndërtimore prej 288 m2, fakt ky i cili të shpie në përfundimin se ndërmjet objektit të regjistruar në pronësi të paditësit Ilirjan Aliaj dhe shtetasve Vladimir dhe Perrije Aliaj dhe atij për të cilin rezulton që të jetë dhënë leja e ndërtimit të ketë mospërputhje përsa i përket sipërfaqes ndërtimore....”.

17. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1200, datë 22.05.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.277, datë 23.01.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.



17/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar njësoj si edhe gjykata e rrethit gjyqësor.

18. Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.1200, datë 22.05.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.277, datë 23.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar ato shkaqe që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

19. Kundër këtij rekursi të paraqitur nga pala e paditur ZQRPP Tiranë, ka paraqitur kundër-rekurs pala paditëse Ilirjan Aliaj, i cili ka këkruar mospranimin e rekursit të paraqitur, duke parashtruar ato shkaqe që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

20. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se rekursi i paraqitur nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, përmban shkaqe nga ato parashikuara në nenin 58 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, të cilat çojnë në prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky Kolegj, vlerëson se vendimi nr.1200, datë 22.05.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë, është një vendim i pabazuar në ligjin procedurial dhe atë material dhe si i tillë, ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

21. Rezulton se kërkimi i palës paditëse në këtë gjykim është: “Anullimin pjesërisht të vendimit nr.89, datë 24.04.2010 të Kryeregjistruesit të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, për heqjen e kufizimit për pasurinë me nr.100 regjistri hipotekor, datë 18.12.2009 për sipërfaqen 600 m2 truall si dhe për pasurinë me nr.131, datë 26.02.2004 për objektin tre katësh, ndërtuar mbi këtë truall, me sipërfaqe 288 m2”. Këtë kërkim pala paditëse e ka mbështetur në nenet 32, 328, 331 të K.Pr.Civile; nenin 38 të Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”; nenet 165 e 361 të K.Civil dhe nenet 153 e 324 shkronja “a” të K.Pr.Civile; nenin 118 të K.Pr.Administrative; neni 11 të Udhëzimit nr.4, datë 21.11.2007 “Për miratimin e procedurës së fshirjes së regjistrimit të kryer në kundërshtim me ligjin.

22. Në referim të kërkimeve të palës paditëse dhe shkakut ligjor të tyre, si dhe nga aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore, rezulton se konflikti ndërmjet palëve ndërgjyqëse ka lindur si pasojë e nxjerrjes së aktit administrativ, vendimit nr.89, datë 24.04.2010 të Kryeregjistruesit, me anën e të cilit, ana e paditur në këtë gjykim ka vendosur masën e kufizimit për pasurinë e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.100, datë 18.12.2009 për sipërfaqen 600 m2 truall, si dhe për pasurinë me nr.131, datë 26.02.2004 që ka lidhje me për objektin tre katësh mbi këtë truall, me sipërfaqe 288 m2, pasuri të cilat figurojnë të jenë të regjistruara në emër të palës paditëse në këtë gjykim. Ky akt i anës së paditur, ka dalë si rezultat i kërkesës ankimore të kryer nga pala paditëse ndaj aktit administrativ, vendimit nr.27, datë 12.02.2010 “Për Fshirjen e Regjistrimeve të Paligjshme të Pasurive të Paluajtshme” të Regjistruesit të ZVRPP Fier, i cili ishte investuar nga pala paditëse për të kryer regjistrimin fillestar të pronës objekt shqyrtimi, si dhe pajisje me çertifikatë pronësie.

23. Pala paditëse në këtë gjykim, ka pretenduar se titullin e pronës objekt shqyrtimi e ka fituar nëpërmjet kontratës së shitblerjes nr.392/164 kol, datë 05.02.1999 nga subjektet Nikollaq dhe Marta Bakalli, të cilët, e kanë pasur të regjistruar këtë pronë në radhorin nr.1900 regj, datë 22.11.1996. Sipas pretendimeve të palës paditëse, subjektet Nikollaq dhe Marta Bakalli e kanë fituar titullin e pronësisë mbi pronën objekt shqyrtimi, nëpërmjet vendimit gjyqësor nr.2656, datë 15.10.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Vetë këta të fundit, sipas pretendimeve të palës paditëse dhe provave të administruara në këtë gjykim, origjinën e pronës objekt shqyrtimi e kanë nga subjekti Marije Bakalli (nëna e Nikollaq Bakallit), e cila vetë titullin e pronësisë mbi këtë pasuri, e ka fituar nëpërmjet vendimit nr.3, datë 16.I.1958 të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Fier. Për sa më sipër, pala paditëse ka pretenduar se vijimësia e titullit të pronësisë nga origjina e saj deri tek paditësi është i ligjshëm dhe si i tillë, mbi të nuk duhej të vendosej masa e kufizimit të pronës nga ana e Kryeregjistruesit.

24. Pala e paditur në këtë gjykim, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë ka prapësuar se, vendosja e kufizimit mbi pronën objekt shqyrtimi është bërë në përputhje me Ligjin nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive te palujtshme”, i ndryshuar. Nga verifikimi i dokumentacionit që ka të bëjë me pronën objekt shqyrtimi, rezulton se, origjina e kësaj prone e përbërë nga trualli prej 600 m2 dhe një shtëpi, rrjedh nga vendimi gjyqësor nr.2656, datë 15.10.1996 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt “njohje pronësie”, me palë të paditur Bashkia Fier dhe paditës Nikollaq Bakalli. Ky vendim gjyqësor, rezulton të jetë regjistruar në regjistrin hipotekor nr.1900 radhori, datë 22.11.1996. Subjekti Nikollaq Bakalli, rezulton ta ketë tjetërsuar këtë pronë më vonë tek paditësit. Në kuptim të Udhëzimit nr.1, datë 30.01.2007 të KM, vendimi gjyqësor nr.2656, datë 15.10.1996 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, i cili përbën edhe origjinën e ardhjes së pronësisë tek paditësi në këtë gjykim, nuk përbën titull pronësie të detyrueshëm për regjistrim, pasi sipas të dhënave që pasqyrojnë regjistrat hipotekorë të kësaj zyre, Bashkia Fier nuk ka figuruar pronare e kësaj pasurie të paluajtshme. Në këto kushte, përsa kohë origjina e pronës objekt shqyrtimi, nuk provohet me një dokument ligjor, që sipas parashikimeve të ligjit të përbëjë një titull të ligjshëm pronësie, ana e paditur ka vendosur kufizimin e veprimeve deri në paraqitjen e titullit të pronësisë konform kërkesave të Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” i ndryshuar.

25. Bazuar në sa është pasqyruar më sipër, ka rezultuar se, Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më të cilën është pranuar pjesërisht padia e palës paditëse, me arsyetimin se: “...pavarësisht faktit se regjistrimi fillimisht në emër të shtetasve Marta dhe Nikollaq Bakalli në regjistrin hipotekor nr.1900, datë 22.11.1996, të pasurisë tokë truall me sipërfaqe 600 m2, rezulton të jetë bazuar në vendimin nr.2656, datë 15.10.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, trashëgimlënësja e këtij të fundit referuar përmbajtjes së vendimit nr.3 i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Fier, si dhe përmbledhjes së listës së pronësisë të lagjes “1 Maji” të Qytetit Fier rezulton që në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.185, datë 4.5.1956 dhe udhëzimit nr.11, datë 26.VI.1957 të ketë përfituar në pronësi të saj sipërfaqen prej 525 m2, e cila referuar aktit të ekspertimit të realizuar nga ana e ekspertit Kajtaz Alikaj rezulton të jetë pjesë përbërëse e sipërfaqes prej 600 m2 që shtetasit Nikollaq dhe Marta Bakalli rezulton t’i kenë shitur paditësit Ilirjan Aliaj dhe shtetasve Vladimir dhe Perrije Aliaj me kontratën e shitjes me nr.392 regj, nr.164 kol, datë 05.02.1999 arrihet në përfundimin se kufizimi i veprimeve duhet hequr vetëm për sipërfaqen e sipërcituar, në kushtet kur rezulton që të ekzistojë dokument që provon titullin e pronësisë lidhur me këtë sipërfaqe.... ndërsa objekti i regjistruar në regjistrin hipotekor nr.131, datë 26.02.2004 të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier rezulton të ketë një sipërfaqe ndërtimore prej 288 m2, fakt ky i cili të shpie në përfundimin se ndërmjet objektit të regjistruar në pronësi të paditësit Ilirjan Aliaj dhe shtetasve Vladimir dhe Perrije Aliaj dhe atij për të cilin rezulton që të jetë dhënë leja e ndërtimit të ketë mospërputhje përsa i përket sipërfaqes ndërtimore...”

26. Këtë konkluzion të kësaj gjykate, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë e gjen të pambështetur në prova dhe në ligj. Referuar pretendimeve dhe prapësimeve të dhëna nga palët në proces, si dhe në referim të asaj që pasqyrojnë aktet dokumentare shkresore të administruara në dosje, rezulton se, Kryeregjistruesi ka vendosur kufizimin e veprimeve mbi pronën objekt shqyrtimi, të përbërë nga tokë truall me sipërfaqe prej 600 m2, si dhe për ndërtesën tre katëshe të ndërtuar mbi këtë truall, me sipërfaqe 288 m2, deri në momentin që nga ana e palës paditëse do të depozitohet dokumentacioni i plotë ligjor, i cili provon prejardhjen e origjinës së pronës, sipas legjislacionit në fuqi.

27. Ky Kolegj, vlerëson të arsyeshme që të sqarojë faktion se, urdhri për kufizimet e veprimeve mbi një pasuri të paluajtshme, nuk është gjë tjetër veçse një pengesë (kufizim) që i bëhet pronarit për të ushtruar të drejtat e tij të pronësisë (të drejtat reale, siç mund të jetë e drejta e disponimit - shitja, dhurimi etj) mbi pronën e tij. Masa e kufizimit për veprime mbi një pasuri të paluajtshme, parashikohet shprehimisht në nenin 44/b të Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për rregjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar. Në këtë dispozitë parashikohet shprehimisht se:Për parandalimin e ndonjë mashtrimi, veprimi të padrejtë ose të pamjaftueshëm, rregjistruesi, lëshon urdhër për rregjistrimin e kufizimit në seksionin përkatës të kartelës, me ose pa kërkesën e personit të interesuar për pasurinë e paluajtshme, kontratën e qerasë ose hipotekën, pasi të ketë udhëzuar që të dëgjohen ata persona që ai mendon të përshtatshëm. Ky urdhër ndalon ose kufizon veprimet me këtë pasuri të paluajtshme. Një kufizim mund të zgjasë: a) Për një periudhë deri në 30 ditë nga data e njoftimit; b) Deri në realizimin e një ngjarjeje të caktuar; c) deri në nxjerrjen e një urdhri të dytë.

28. Në analizë të dispozitës më sipër, konstatohet qartësisht se, është Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, organi që ka të drejtë të vendosë një masë kufizimi në pasuri të paluajtshme, kryesisht ose me kërkesë të subjektit të interesuar, për të evituar mashtrime ose veprime të padrejta në pasuri: i) me afat të caktuar - deri në 30 ditë; ii) deri në vërtetimin e një ngjarje specifike; iii) deri në daljen e një akti të dytë administrativ. Pra, në analizë të nenit 44/b të Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për rregjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar, kuptohet qartësisht qëllimi që ka pasur ligjvënësi, kur ka bërë një parashikim të tillë (pra vendosjen e një mase kufizimi). Ky qëllim, konsiston pikërisht në evitimin e ndonjë mashtrimi apo veprimeve të padrejta që mund të bëhen mbi një pasuri të paluajtshme, veprime të cilat, mund të sjellin pasoja të rënda dhe të pariparueshme, si për individin, ashtu dhe për shtetin. Me qëllim sqarimin, saktësimin dhe evitimin e situatave të tilla juridike dhe faktike, në këtë dispozitë është parashikuar e drejta e organit administrativ ZVRPP për të marrë një masë të tillë, si dhe afatet brenda të cilave kjo masë do të jetë efektive.

29. Në çështjen objekt gjykimi, rezulton se është Kryeregjistruesi, organi i cili ka nxjerrë urdhërin për kufizimin e pronave të paditësit, deri në realizimin e një ngjarjeje të caktuar. Kjo ngjarje është pikërisht, plotësimi nga ana e palës paditëse të dokumentacionit ligjor i cili duhet të provojë origjinën e prejardhjes së pronës objekt shqyrtimi. Nuk rezulton që gjykatat më të ulëta të kenë hetuar dhe të kenë sqaruar faktin nëse: a) jemi para kushteve që parashikon ligji për vendosjen e kufizimit mbi një pasuri të paluajtshme?; b) a mundej ZQRPP të shprehej për kufizimin e pasurisë objekt shqyrtimi, kur në thelb, pala paditëse kishte pretenduar regjistrimin fillestar të pronës objekt shqyrtimi?; c) a është Kryeregjistruesi organi kompetent, i cili duhet të shprehet për vendosjen e kufizimit mbi një pasuri të paluajtshme? Nga shqyrtimi i çështjes, rezulton se këto gjykata nuk kanë kuptuar qartë natyrën e konfliktit mes palëve. Ato nuk kanë hetuar dhe analizuar nëse jemi para kushteve të kufizimit të pronës apo përpara kushteve të refuzimit të regjistrimit fillestar të pronës.

30. Ky konkluzion i gjykatës vjen në përputhje edhe me qëndrimin e mbajtur në vendimin unifikues me nr.nr. 3/2012 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në të cilin shprehimisht thuhet: “Gjykata e zbulon shkakun e padisë së paditësit duke e analizuar padinë në tërësinë e saj dhe jo duke u kufizuar tek dispozitat ligjore të referuara nga paditësi në pjesën hyrëse të saj. Mund të ndodhë që paditësi të referojë gabimisht dispozitat ligjore, porse nga leximi i kërkesëpadisë, del e qartë e drejta që ai kërkon të mbrojë. Në këtë rast, gjykata duhet të zgjidhë çështjen konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cënuar”. Kjo për faktin se nga ana formale duket sikur kundërshtohet një urdhër kufizimi por nga ajo që kërkon paditësi dhe ajo që ka analizuar gjykata, duket sikur është refuzuar një rregjjistrim fillestar. Ndaj në këto kushte, gjykata duhet të hetojë dhe të nxjerrë qartë shkakun e mosmarrëveshjes.

31. Në mënyrën sesi gjykatat më të ulëta e kanë zgjidhur çështjen objekt shqyrtimi, e kanë lënë konfliktin mes palëve ende të pazgjidhur për në pjesë të saj. Kjo për faktin se, gjykatat kanë anulluar pjesërisht vendimin e nxjerrë nga Kryeregjistruesi për vendosjen e kufizimit të pasurisë objekt shqyrtimi, duke hequr kufizimin vetëm për pasurinë truall me sipërfaqe prej 525 m2 nga 600 m2 që ka pretenduar paditësi, si dhe ka lënë në fuqi masën e kufizimit të pronës përsa i përket sipërfaqes ndërtimore, për të cilën paditësi pretendon se e ka kryer mbi bazën e një leje ndërtimi të ligjshëm.

32. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson të sqarojë se, kufizimi i veprimeve mbi pasuritë e paluajtshme, është një veprim i kryer nga organi i caktuar me ligj dhe ka karakter urgjent referuar shkakut të vendosjes së saj, sikundër është parandalimi i ndonjë mashtrimi apo veprimi të padrejtë. Me qëllim shmangien e dëmit që mund të vijë nga këto veprime të paligjshme, është e drejta e regjistruesit që kur konstaton raste të tilla (siç mund të jetë ligjshmëria e titullit apo mbivendosje), të marrë masat përkatëse të menjëhershme (kufizimi) për të evituar pikërisht ato pasoja që mund të vijnë nga transaksionet mbi pasurinë. Për këtë arsye, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, ndryshe nga gjykatat më të ulëta, arrin në përfundimin se, këto gjykata nuk kanë kuptuar dhe nuk kanë sqaruar drejt mosmarrëveshjen objekt shqyrtimi, e për rrjedhojë nuk e kanë zgjidhur drejtë atë.

33. Është fakt i pranuar se mbi një pasuri të paluajtshme nuk mund të vendoset një kufizim në pafundësi, pasi në këtë mënyrë do të kishim cënim të rëndë të së drejtës së pronësisë. Është mëse e vërtetë se një kufizim i pronës pa shkak ligjor, pa prova dhe pa afat kufizues (pafundësisht), do të sillte cënimin e rëndë të kësaj të drejtë themelore dhe shumë të rëndësishme. Për këtë arsye, në rast se organi administrativ do vendoste një kufizim të tillë (pa prova dhe pa shkak ligjor), është pikërisht gjykata ajo e cila, pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm do të vërtetonte nëse: i) shkaku për të cilën është vendosur kufizimi, qëndron apo jo; ii) nëse organi administrativ në momentin që e ka vendosur këtë kufizim, ka pasur apo jo të drejtë; iii) nëse prona duhet apo jo të ishte kufizuar për ato shkaqe që kërkonte paditësi etj. Ky vendim, për shkak të evitimit të situatave jo ligjore që mund të krijohen mbi pronën (mashtrime apo veprime të padrejta), duhet të ishte rezultat i një hetimi të plotë, të gjithanshëm dhe të bazuar në ligj e në prova.

34. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, e vlerëson të arsyeshme që të evidentojë faktin se, në kushtet kur kufizimi mbi një pasuri të paluajtshme nga ana e ligjvënësit është parashikuar që të kryhet në rrugë administrative sipas parashikimeve ligjore të pasqyruara qartësisht, në momentin kur çështja bëhet objekt shqyrtimi gjyqësor, është detyra e gjykatës që të kuptojë mosmarrëveshjen, të konstatojë se cili është thelbi i konfliktit, cilat janë arsyet e lindjes së tij, cilat janë dispozitat ligjore që duhet të zbatohen në këtë rast, si dhe ti japi zgjidhje çështjes, duke qartësuar çdo palë në konflikt se, përse ligjërisht qëndrojnë pretendimet e njërës palë dhe nuk qëndrojnë pretedimet e palës tjetër. Kjo detyrë e gjykatës, merr një rëndësi të veçantë e prioritare sidomos në gjykimet e mosmarrëveshjeve administrative, sikundër është dhe rasti objekt shqyrtimi. Kjo për faktin se, praktika gjyqësore do të qartësojë dhe orientojë njëkohësisht, si organin administrativ për mënyrën sesi duhet të veprojë në zbatim të ligjit të tij organik, ashtu edhe subjektet e interesuar, duke synuar shmangien e konflikteve të këtij lloji për shkak të paqartësisë në mënyrën e zbatimit të ligjit.

35. Referuar dispozitave ligjore të cituara në lart në këtë vendim, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ligjvënësi ka parashikuar kushte dhe kritere të veçanta për vendosjen e kufizimit mbi një pasuri të paluajtshme, duke detyruar organin zbatues administrativ (ZVRPP), që të argumentojë se cilat janë arsyet dhe shkaqet që e bëjnë atë të marri këtë masë ligjore.

36. Gjithashtu, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, e gjen të pambështetur në prova dhe në ligj, konkluzionin e arritur nga gjykatat, të cilat kanë rrëzuar kërkimin e paditësit për heqjen e kufizimit mbi pasurinë sipërfaqe ndërtimore në masën prej 288 m2, duke arsyetuar që ekziston mospërputhje midis sipërfaqes së pasqyruar në lejen e ndërtimit, si dhe asaj që pasqyrojnë aktet e administruara në ZVRPP Fier. Pikërisht, ky fakt duhet të kishte marrë zgjidhje brenda shqyrtimit gjyqësor. Referuar akteve të administruara në dosje, rezulton e provuar se me vendimin nr.9, datë 26.12.2001 të KRRT pranë Bashkisë Fier, palës paditëse i është miratuar dhënia e lejes së ndërtimit për rikonstruksionin + shtesë + ngritje 2 (dy) kat mbi truallin e tyre, të ndodhur në lagjen “1 Maji’ të Qytetit Fier. Pra, sipërfaqja ndërtimore që pasqyron regjistri hipotekor, nuk mund të përputhet me sipërfaqen e ndërtimit të ri, pasi bazuar në këtë leje sipërfaqja ndërtimore është shtuar dhe janë ngritur edhe dy kate. Për këtë arsye, në mënyrën sesi dy gjykatat më të ulëta, e kanë trajtuar këtë çështje, ato nuk i kanë dhënë zgjidhje shteruese këtij kërkimi, përsa kohë akti objekt shqyrtimi ka lidhje me vendosjen e masës së kufizimit mbi pronat dhe jo me refuzimin e kërkesës së subjekteve për ta regjistruar atë. Gjykatat më të ulëta janë shprehur në lidhje me zgjidhjen e çështjes, duke i qëndruar kufizimit të vendosur nga Kryeregjistruesi, cili i bie që të qëndrojë pafundësisht, duke rënë në kundërshtim me vetë qëllimin e ligjvënësit, në parashikimin e tij si një masë e përkohshme dhe e nevojshme, kur konstatohet se ka dyshime të arsyeshme për të krijuar një situatë paligjshmërie.

37. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson të theksojë se çështjet e ngritura si më sipër, ngelen pa përgjigje jo vetëm për shkak se këto gjykata nuk kanë kuptuar thelbin e mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi (a jemi perpara kushteve të kufizimit të pronës apo përpara kushteve të refuzimit të rregjistrimit fillestar të pronës), nuk kanë kryer një hetim të plotë të çështjes, por edhe si rezultat i faktit që në pjesën arsyetuese të këtyre vendimeve, përveç pranimit të konkluzioneve të nxjerra nga ana e ekspertit topograf, nuk kanë bërë asnjë analizë e thelluar të provave të administruara në gjykim, si dhe të kenë marrë në analizë dhe interpretim të detajuar të gjitha pretendimet dhe prapësimet e palëve në proces, dispozitat ligjore të zbatueshme sikundër është Ligji nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive te palujtshme”, i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij. Këto mangësi, kanë ndikuar dukshëm që arsyetimi i këtyre vendimeve të jetë i pabazuar në ligj dhe në prova e për rrjedhojë, të mos jetë zgjidhur drejt mosmarrëveshja objekt gjykimi.

38. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, ҫmon të theksojë se, referuar të drejtës proceduriale civile, vendimi gjyqësor duhet të jetë rrjedhojë e një analize të qartë, të plotë e të gjithanshme të pretendimeve të palëve ndërgjyqëse, në përputhje me provat e administruara gjatë procesit gjyqësor për këtë qëllim dhe në përputhje me ligjin e zbatueshëm. Një rëndësi të madhe në hartimin e vendimit gjyqësor, ka pikërisht pjesa përshkruese arsyetuese e tij. Kjo pjesë e vendimit gjyqësor, nisur dhe nga rëndësia që paraqet, duhet të përmbajë qartë zhvillimin e procesit, ҫështjet e diskutuara, pretendimet e palëve, paraqitjen e plotë dhe të saktë të fakteve, të cilat kanë rëndësi për ҫështjen, provat e administruara dhe të debatuara gjatë gjykimit, që kanë ҫuar në formimin e bindjes së brendshme të gjykatës, analizën juridike të përdorur nga gjykata dhe mbi të cilën ajo është bazuar për të arritur në përfundimin përkatës, parimet e së drejtës që janë përdorur prej saj etj… Arsyetimi i vendimit gjyqësor, në kuptimin formal dhe material, nënkupton pikërisht trajtimin e të gjithë elementëve të trajtuar më sipër.

39. Arsyetimi i vendimit gjyqësor, është detyrim kushtetues i përcaktuar qartë në nenin 142, pika (1) të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në të cilin, shprehimisht thuhet se: “Vendimet gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara”. Ky detyrim kushtetues, përbën një garanci për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor nga ana e gjykatave. Arsyetimi i vendimit është një garanci kushtetuese që ҫështja është shqyrtuar me hollësi dhe përgjegjshmëri nga ana e gjykatës, dhe se kjo e fundit, pas një hetimi të plotë dhe të gjithashëm ka dhënë një vendim të bazuar në ligj. Arsyetimi i vendimit është një kusht i domosdoshëm edhe për shqyrtimin që do t’i bëjnë ҫështjes gjykatat me të larta, në rastin konkret Gjykata e Lartë.

40. Për sa më sipër, ky Kolegj, çmon se Gjykata e Apelit Tiranë, ndonëse i ka pasur të gjitha mundësitë ligjore që të konstatonte të metat e gjykimit në shkallë të parë dhe t’i ndreqte ato, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat proceduriale dhe materiale për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, duke anashkaluar sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes, si dhe nuk ka analizuar dhe kthyer përgjigje pretendimeve të paraqitura nga palët në proces. Pra, nuk ka analizuar vlerën e provueshmërisë së të gjitha provave që janë paraqitur, si dhe nuk ju ka dhënë zgjidhje pretendimeve që kanë ngritur palët në gjykim. Për këtë arsye, vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për t’u rishqyrtuar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, bazuar në Ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, si dhe Dekretit nr.7818, datë 16.11.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

41. Në rigjykim, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë duhet të përsërisë hetimin gjyqësor në bazë të nenit 465 të K.Pr.Civile ku parashikohet “Në shqyrtimin e ҫështjes në gjykatën e apelit mbahen parasysh për aq sa janë të zbatueshme dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë”, dhe në rast se e ҫmon të nevojshme, mund të caktojë kryesisht edhe ekspertë të fushës së gjeodezi/hartografi, në mënyrë që t’i japë përgjigje kërkimeve të palës paditëse dhe prapësimeve të palës së paditur , të cilat janë ngritur në këtë gjykim (neni 225 i K.Pr.Civile), si dhe të sqarojë çështjet dhe pyetjet që ngrihen në pikat 32, 34, 37 dhe 38 të këtij vendimi.

42. Kjo Gjykatë do t’u bëjë të qartë palëve që është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Palët ashtu siҫ kanë të drejta kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara me ligj. Gjykata duhet të lejojë palët që të paraqesin prova shkresore me anën e të cilave, ato të provojnë pretendimet e tyre bazuar në nenin 12 dhe 19 të K.Pr.Civile dhe t’i lejojë palët që t’ia nënshtrojnë këto prova hetimit e debatit gjyqësor. Kryerja e veprimeve të përmendura më sipër, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.

43. Gjykata e Lartë, si gjykatë ligji, nuk i hyn analizës së provave, gjë që duhet ta bëjnë dy gjykatat e tjera të niveleve me të ulëta, por ajo vetëm evidenton shkeljet ligjore që kanë lejuar këto dy gjykata, qoftë të normave proceduriale dhe atyre materiale duke kërkuar respektimin e tyre.

44. Për sa më sipër, ky Kolegj, çmon se, ka vend për pranimin e rekursit të depozituar nga pala paditëse në këtë gjykim, pasi vendimi nr.1200, datë 22.05.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedurial dhe atij matrial dhe për këtë arsye, ky vendim duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O SI

Prishjen e vendimit nr.1200, datë 22.05.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Adminstrative të Apelit Tiranë.

Tiranë, më 24.03.2016

Nr. 31003-00842-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1919 i Vendimit (172)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   146   147   148   149   150   151   152   153   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish