Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet148/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   144   145   146   147   148   149   150   151   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga :


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
Në datën 24.03.2016 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.11111-01770-00-2013 akti që ju përket palëve :
PADITËS: BUJAR FEZGA

E PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME PËRMET.

ZYRA QENDRORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË.
OBJEKTI:

Kundërshtim të Urdhërit të Refuzimit nr.896, datë 12.07.2012

të K/Regjistruesit të Republikës së Shqipërisë.

Detyrimin e ZVRPP Përmet të regjistrojë në favorin tim pasurinë,

sipërfaqen truall 167.2 m.2 dhe ndërtesës me sipërfaqe 100.72 m.2

të ndodhur në qytetin Këlcyrë.

Baza Ligjore: Nenet 324-333 të K.Pr.Civile, nenet 192-198 të K.Civil.

Ligji nr.33/2012 “ Për Regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

Udhëzimi nr.01, datë 31.01.2007 të K/Ministrave.
ND. KRYESOR: ALBERT DURMISHAJ.

SI PADITËS

TË PADITUR : ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME PËRMET.

ALBTELEKOM SHA QYTETI KËLCYRË.

POSTA SHQIPTARE SHA.FILIALI I POSTËS GJIROKASTËR,DEGA KËLCYRË.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, me vendimin nr.08, datë 15.01.2013 ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë.

Anullimin e Urdhërit nr.986, datë 12.07.2012 të anës së paditur ZVRPP Përmet.

Detyrimin e anës së paditur ZVRPP Përmet të fshijë në regjistrin e hipotekës regjistrimin e pronës në favor të anës së paditur Albtelekom sha të sipërfaqes së tokës truall me sipërfaqe 167.2 m.2 që mban numër pasurie IP 167 e ndodhur në Zonën Kadastrale 2132 qyteti Këlcyrë.

Detyrimin e anës së paditur ZVRPP Përmet të fshijë në regjistrin e hipotekës regjistrimin e pronës në favor të anës së paditur Posta Shqiptare sha. Të sipërfaqes se tokës truall me sipërfaqe 18.8 m.2 që mbanë numër pasurie 7/96 e ndodhur në zonën kadastrale 2132, qyteti Këlcyrë.

Detyrimin e anës së paditur ZVRPP Përmet të regjistrojë në emër të trashëgimtarëve të trashëgimlanësit Rustem Ismail Dyrmishaj sipërfaqen e tokës truall të kthyer si ish pronar me vendimin nr.605, datë 19.02.1996 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve pranë Këshillit të Rrethit Përmet.

Pushimin e gjykimit të çështjes për pjesën tjetër të objektit të padisë.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.



Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.221, datë 11.004.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.8 datë 15.01.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për pjesën e pushuar të gjykimit dhe shpenzimet gjyqësore.

Prishjen e këtij vendimi për pjesën tjetër të tij dhe kthimin e çështjes për rigjykim.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ka ushtruar rekurs pala e paditur Albtelekom Rajoni Gjirokastër, e cila kërkon prishjen e këtij vendimi si dhe vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet nr.08, datë 15.01.2013 e vendosjen e pushimit të gjykimit, duke parashtruar këto shkaqe:


  • Gjykata e Apelit Gjirokastër duke prishur vendimin e gjykatës së rrethit dhe kthimin e saj për rigjykim ka dhënë një vendim të gabuar duke interpretuar dhe analizuar gabim provat dhe faktet në gjykim gjë që ka çuar në interpretim dhe zbatim të gabuar të ligjit dhe ka shkelje proceduriale.

  • Në bazë të nenit 5 të K,Pr.Civile gjykata duhet të shprehet për gjithçka që kërkohet në proces, por ajo nuk është shprehur në vendim për këto kërkime.

  • Paditë janë të parashkruara sepse kanë kaluar afati 10 vjeçare i përcaktuar nga ligji për ngritjen e padisë. Sipas dokumentacionit të administruar, fleta e regjistrit hipotekor Albtelekom e ka regjistruar pasurinë objekt konflikti që në vitin 2001.

  • Në çështjen në shqyrtim të dy gjykatat e kanë trajtuar Bujar Fezgën si paditës dhe si përfaqësues të trashëgimlënësit Rustem Ismail Durmishaj ndërkohë që paditësi Bujar Fezga ka qenë paditës në proces dhe jo përfaqësues, duke shkelur nenin 95 të K.Pr.Civile.

  • Pjesëmarrja e personit të tretë në proces në rolin e ndërhyrësit kryesor tregon që paditësi Bujar Fezga nuk ka qenë dhe nuk ka vepruar si përfaqësues i ndërhyrësit kryesor në proces z.Albert Durmishaj.

  • Për pranimin në proces të personit të tretë që mund të zënë vendin e palës për të cilën ka ndërhyrë me pëlqimin e të dy palëve, parashikuar kjo nga neni 195 i K.Pr.Civile, ku ne nuk e kemi dhëne një pëlqim të tillë.

  • Ndërhyrësi kryesor nuk ka ndjekur rrugën administrative përpara se të ndiqte rrugën gjyqësore, ai nuk ka ndonjë korrespodencë me palën e paditur ZQRPP Tiranë.

  • Paditësi Bujar Fezga nuk legjitimohet si paditës sepse nuk është as pronare dhe as trashëgimtar i të ndjerit Rustem Durmishaj. Ai e pretendonte sendin për vete dhe jo në emër të trashëgimtarëve dhe këtë e provon kontrata e dhurimit.

  • Rezultoi e provuar në proces që Albtelekom është pronare e ligjshme e pasurisë me numër 167 me sipërfaqe 167.2 m.2 truall dhe sipërfaqe ndërtimore 100.72 m.2 e regjistruar në hipotekë me nr.12-167, datë 14.05.2006 të regjistrit hipotekor e ndodhur në qytetin e Këlcyrës.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit ,

V Ë R E N

Me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nr.605, datë 19.02.1996 është vendosur njohja si ish pronar Rustem Durmishin në një truall që zë parcela me nr.138/1 kadastral, me sipërfaqe 170 m.2, por të mos i njohë pronësinë mbi ndërtesën e pretenduar dhe të vërtetuar me vendim gjyqi nr.140, datë 04.04.1993, për arsye të përplasjes me ish pronaren Shega Rusi.

Ndërsa në 1.c të këtij vendimi, bazuar në nenin 19 të ligjit nr.7698 datë 15.04.1993 ka urdhëruat kthimin e pjesës së truallit që ndodhet nën objektin e PTT-së 110.5 m.2.

Bazuar në Vendimin e Komisionit dhe Kthimit të Pronave paditësi i është drejtuar ZVRPPPërmet për regjistrimin e pronave të përfituara nga ky vendim.

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Përmet me Projekt Urdhërin nr.21, datë 19.06.2012 ka refuzuar regjistrimin me arsyetimin se sipërfaqja e kthyer me Vendimin nr.605 të KKKPronave Përmet ka mbivendosje me sipërfaqen 167.2 m.2 truall dhe 100.72 m.2 ndërtesë në pronësi të Albtelekom sha. e regjistruar në pronësi të saj.

Dhe Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me Urdhërin nr.896, datë 12.07.2012, ka vendosur refuzimin e kërkesës së Bujar Isa Fezga për regjistrimin e Vendimit nr.605, datë 19.02.1996 të KKKKPronave Përmet në favor të Rustem Ismail Durmishi me këtë arsyetim:

...ZVRPP Përmet nuk mund të procedojë me regjistrimin e Vendimit nr.605, datë 19.02.1996 të KKKPronave Përmet, pasi regjistrimi i sipërfaqes se kthyer me ketë VKKKP do të krijonte mbivendosje me pasuri të paluajtshme të regjistruara më parë në favor të subjekteve të tjera.”

Paditësi pasi ka ezauruar ankimin administrativ i është drejtuar me kërkesëpadi Gjykatës Rrethit Gjyqësor Përmet.

Gjatë gjykimit të çështjes Albert Durmishi ka paraqitur kërkesë për futjen si ndërhyrës kryesor në proces si trashëgimtarë ligjor i radhës së parë i të ndjerit Rustem Durmishi, njëkohësisht ka paraqitur dhe kërkesëpadi duke kërkuar anullimin e vendimit të Kryeregjistruesit dhe regjistrimin e vendimit nr.605 të KKKPronave si dhe lirimin dhe dorëzimin e sendit.

Por gjatë gjykimit ndërhyrësi kryesor ka hequr dorë nga kërkimi për lirim dhe dorëzim sendi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, pas shqyrtimit të të çështjes, ka vendosur pranimin e padisë, duke detyruar Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Përmet për fshirë regjistrimin e pronës në favor të palës së paditur Albtelekom sha si dhe Posta Shqiptare sha dhe detyrimin për regjistrimin e sipërfaqes së tokës truall sipas vendimit nr.605, datë 19.02.1996 të KKKPronave të ish-Pronarëve e vendosjen e pushimit të çështjes për pjesën tjetër të objektit të padisë.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, e vënë në lëvizje mbi ankimin e palëve të paditura Albtelekom sha Qyteti Këlcyrë dhe Posta Shqiptare sha.Filiali i Postës Gjirokastër,Dega Këlcyrë, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për pjesën e pushimit dhe prishjen e vendimit për pjesën tjetër dhe kthimin e çështjes për rigjykim.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, pala e paditur Albtelekom Rajoni Gjirokastër ka paraqitur rekurs në Gjykatë të Lartë, e cila kërkon prishjen e të dy vendimeve dhe vendosjen e pushimit të gjykimit,ku në thelb pretendohet se gjykatat kanë gabuar në zbatimin e ligjit, pasi paditë janë parashkruar sepse ka kaluar afati 10 vjeçare i përcaktuar nga ligji për ngritjen e padisë.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, shqyrtoi shkaqet e ngritura në rekursin e palës së paditur Albtelekom Rajoni Gjirokastër dhe verifikoi aktet proceduriale që gjenden në dosjen gjyqësore, nga ku konstatoi se gjykimi si në shkallë të parë dhe atë të apelit është zhvilluar në shkelje të rëndë të normave proceduriale. Prandaj, është vendi që vendimet e dhëna nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër të prishen dhe çështja të rishqyrtohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër.

Ky Kolegj, vëren se me anë të padisë, paditësi Bujar Fezga, ka kërkuar që palët e paditura ZVRPP Përmet dhe ZQRPP Tiranë të detyrohen të kryejnë regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, të përcaktuar në Vendimin nr.605, datë 19.02.1996 të KKKPronave të ish-Pronarëve Përmet. Mirëpo ky regjistrim është refuzuar nga palët e paditura me arsyetimin se regjistrimi i Vendimit të KKK Pronave do të krijonte mbivendosje me pasuri të paluajtshme të regjistruara më parë në favor të subjekteve të tjerë.

Në rrethana të tilla, mosmarrëveshja e krijuar midis paditësit dhe ZVRPP Përmet është e lidhur me të drejta subjektive dhe interesa midis subjekteve privat dhe subjekteve shtetëror, por dhe me pretendime që kërkojnë realizimin e tyre kundrejt shtetit dhe nëpërmjet organeve shtetërore Zyrat e RPPPaluajtshme), pra është i dukshëm interesi që ka shteti për të mbrojtur në këtë gjykim.

Mirëpo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor dhe ajo e apelit kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin procedurial, duke mos i,u garantuar palëve të paditura, si organe administrative mbrojtjen e interesave të shtetit sipas kushteve dhe mënyrës që parashikon shprehimisht ligji.

Në nenin 79/a të Kodit të Procedurës Civile thuhet: ”Avokatura e Shtetit ushtron përfaqësimin në rastet e parashikuara me ligj.Gjykata, që shqyrton çështje për të cilat me ligj përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga avokatura e Shtetit, urdhëron njoftimin e akteve kësaj të fundit, me qëllim që ajo të ketë mundësi të marrë pjesë në gjykim”.

Një interpretim të ligjit kanë bërë edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ku midis të tjerave, në vendimin unifikues nr.13, datë 23.03.2004 janë shprehur se: “...Nga përmbajtja e kësaj dispozite( nenit 79/a të K.Pr.Civile), del se, kur shqyrton çështje për të cilat përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, gjykata është e detyruar që të urdhërojë njoftimin e akteve kësaj të fundit.Vetëm këtu mund t,i krijohet mundësia reale Avokaturës së Shtetit që të marrë pjesë në gjykim me qëllim përfaqësimi dhe mbrojtje të interesave të shtetit, në rastet e parashikuara nga ligji...”

Sa më sipër, ky Kolegj, në dhomë këshillimi, arrin në përfundimin se vendimi i Gjykatës Rrethit Gjyqësor Përmet dhe vendimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, duhen prishur dhe çështja duhet të dërgohet për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën Administrative të Shkallës Parë Gjirokastër, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore, bazuar në ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”,


PËR KËTO ARSYE

Kolegji administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.221, datë 11.04.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe të vendimit nr.08, datë 15.01.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.


Tiranë, më 24.03.2016


Nr. 11118-01899-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 1758 i Vendimit (170)

Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   144   145   146   147   148   149   150   151   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish