Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet145/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   141   142   143   144   145   146   147   148   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Evelina Qirjako Kryesuese

Tom Ndreca Anëtar

Medi Bici Anëtar
datën 17.03.2016 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit çështjen administrative nr.31003-02470-00-2014 akti që iu përket palëve:
PADITËS: GILBERT VIGANI

I PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E METROLOGJISË


OBJEKTI:

Konstatimin e zgjidhjes së menjëhershme, pa shkaqe të arsyeshme

dhe të pajustifikuar të marrëdhënies (kontratës),

pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ nr.745, datë 26.09.2013

të nxjerrë nga Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.

Detyrimin e palës së paditur për t’i paguar paditësit dëmshpërblimin

sipas ligjit (Kodi i Punës) pagën e 3 tre muajve

për mosrespektimin e afatit të njoftimit.

Detyrimin e palës së paditur për t’i paguar paditësit dëmshpërblimin

sipas ligjit (Kodi i Punës), pagën e 2 (dy) muajve

për mos respektimin e procedurës së pushimit nga puna.

Detyrimin e palës së paditur për ti paguar paditësit dëmshpërblimin

sipas ligjit (Kodi i Punës), pagën e 12 (dymbëdhjetë) muajve për shkak

të zgjidhjes së menjëhershme e të pajustifikuar të marrëdhënieve të punës.

Detyrimin e palës së paditur për ti paguar paditësit dëmshpërblimin

sipas ligjit (Kodi i Punës) për vjetërsi pune pagën e tre muaj e gjysëm,

që përfaqësojnë 6 vjet e 6 muaj, vjetërsi në punë.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 154 të K.Pr.Civile,

nenet 21, 140, 141, 143, 144, 145, 149, 153 dhe 155 të Kodit Punës,

si dhe nenet 7 germa c, 11 pikat 2, 15 germa c, 18 pika 5

të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e

Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.207, datë 27.01.2014 ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të kërkesëpadisë së paditësit Gilbert Vigani.

Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë t’i paguajë paditësit Gilbert Vigani 12 muaj pagë x 61.480 lekë = 737.760 lekë dëmshpërblim për shkak të zgjidhjes së kontratës së punës me afat të pacaktuar në mënyrë të menjëhershme dhe shkak të pajustifikuar.

Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë t’i paguajë paditësit Gilbert Vigani 3 muaj pagë x 61.480 lekë = 184.440 lekë dëmshpërblim për mosrespektim të afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës pa afat të caktuar në mënyrë të menjëhershme e pa shkak të justifikuar.

Detyrimin e palës Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë t’i paguajë paditësit Gilbert Vigani 3 muaj pagë x 61.480 lekë = 184.440 shpërblim për vjetërsi në punë.

Rrëzimin përsa iu përket kërkimeve të tjera, si të pabazuara në ligj dhe prova.


Gjykata e Apelit Administrative Tiranë me vendimin nr.1474, datë 06.05.2014 ka vendosur:

Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.207, datë 27.01.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë:

Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë që shpërblimet dhe dëmshpërblimet sipas dispozitivit të bëhet mbi bazën e pagës neto të paditësit Gilbert Vigani në momentin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Lënien në fuqi për pjesën tjetër të tij.


Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të ketë paraqitur rekurs pala paditëse Gilbert Vigani, i cili kërkon:

Ndryshimin e vendimit nr.1474, datë 06.05.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.207, datë 27.01.2014 të Gjykatës së Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.


Shkaqet që pala paditëse Gilbert Vigani paraqet në rekurs, janë:

  • E kundërshtoj vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë në mbështetje të nenit 472-a të K.Pr.Civile, ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, neni 58-a, pasi vendimi nr.1474, datë 06.05.2014 i kësaj gjykate është dhënë, duke mos respektuar dhe zbatuar keq ligjin material, Kodin e Punës së R.SH në nenin 109 dhe nenin 117 në të cilët përcaktohet se: Neni 109 parashikon se: Me pagë kuptohet paga bazë, si dhe shtesat me karakter të përhershëm.

  • Nuk konsiderohen si pjesë përbërëse të pagës shpërblimet që merr punëmarrësi për shpenzimet e kryera për shkak të veprimtarisë së tij profesionale. Kurse në nenin 117 të Kodit Punës përcaktohet organi kompetent, i cili zbret nga paga ndalesat sipas dispozitave të parashikuara në ligje, në akte nënligjore, në kontrata kolektive dhe kontrata individuale, etj....

  • Sikurse del e qartë nga dy nenet e cituara më sipër, Gjykata Administrative e Apelit në vendimin e saj nuk ka respektuar nenet 109 dhe 117 të Kodit Punës, duke i zbatuar keq këto dispozita ligjore.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi, në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;
V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 09.08.2014 është regjistruar çështja administrative nr.31003-02470-00- 2014 regj. them, që u përket palëve: paditës Gilbert Vigani dhe e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, me objekt: Konstatimin e zgjidhjes së menjëhershme, pa shkaqe të arsyeshme dhe të pajustifikuar të marrëdhënies (kontratës), pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ nr.745, datë 26.09.2013 i nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, etj...

2. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi nr.1474, datë 06.05.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë është marrë në zbatim të gabuar të ligjit material, prandaj si i tillë ai duhet të prishet, duke u vendosur lënia në fuqi e vendimit nr.207, datë 27.01.2014 të Gjykatës së Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

I. Rrethanat e çështjes:
3. Pala paditëse Gilbert Vigani ka qenë punonjës, pranë palës së paditur Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë në detyra të ndryshme për periudhën 20.03.2007 deri me datë 07.11.2013.

4. Me Urdhrin nr.976, datë 07.11.2013 të Drejtorit të Përgjithshëm të Metrologjisë, është urdhëruar që paditësi Gilbert Vigani me detyrë Specialist, pranë Sektorit të Parapaketimeve DSCP në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, të shkëpusë marrëdhëniet e punës dhe ato financiare me DPM-së me motivacionin “për mosrealizim të detyrave”. Paditësi duke mos qenë dakord me këtë urdhër me të cilin është zgjidhur kontrata e tij e punës me palën e paditur i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadi.


II. Vendimet dhe arsyetimi i gjykatave:
5. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.207, datë 27.01.2014 ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të kërkesëpadisë së paditësit Gilbert Vigani.

Detyrimin e palës së paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë t’i paguajë paditësit Gilbert Vigani 12 muaj pagë x 61.480 lekë = 737.760 lekë dëmshpërblim për shkak të zgjidhjes së kontratës së punës me afat të pacaktuar në mënyrë të menjëhershme dhe shkak të pajustifikuar.

Detyrimin e palës së paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë t’i paguajë paditësit Gilbert Vigani 3 muaj pagë x 61.480 lekë = 184.440 lekë dëmshpërblim për mosrespektim të afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës pa afat të caktuar në mënyrë të menjëhershme e pa shkak të justifikuar.

Detyrimin e palës, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë t’i paguajë paditësit Gilbert Vigani 3 muaj pagë x 61.480 lekë = 184.440 shpërblim për vjetërsi në punë.

Rrëzimin përsa u përket kërkimeve të tjera si të pabazuara në ligj dhe prova.

6. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ndër të tjera arsyeton se:

.....Gjykata çmon se asnjë nga shkaqet e pretenduara nga e paditur nuk u provua që ekziston, për rrjedhojë zgjidhja e kontratës konsiderohet se është bërë në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkak të justifikuar. Në këto kushte, paditësi, në kuptim të nenit 155/3 të Kodit Punës, ka të drejtën e dëmshpërblimit. Ky përbën një penalitet për palën e paditur, e cila në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkak të justifikuar i ka zgjidhur atij kontratën e punës. Përsa i përket masës së këtij dëmshpërblimi, gjykata çmon se pala e paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë duhet t’i japë paditësit një dëmshpërblim prej 12 muaj pagë x 61.480 lekë = 737.760 lekë. Në dhënien e kësaj mase dëmshpërblimi gjykata ka parasysh faktin se paditësi ka më tepër se 6 vite që punon pranë palës së paditur. Ndaj tij përgjatë kësaj periudhe nuk u pretendua dhe provua të jetë marrë asnjë masë disiplinore në fuqi, pra kontributi i tij ka qenë i madh. Largimi në mënyrë të menjëhershme nga puna i paditësit sjell pasoja për të dhe familjen e tij. Së fundmi, në kushtet që ofron sot tregu i punës paditësi e ka të vështirë të gjej pune tjetër dhe të sigurojë të ardhura për të jetuar.



Pretendimi i paditësit se nuk është respektuar afati i njoftimit është i bazuar. Në kuptim të nenit 143 të Kodit Punës, për sa kohë që ai ka mbi 6 vite punë pranë palës së paditur, kjo e fundit ka detyrimin t’i paguajë atij 3 muaj pagë për mosrespektim të afatit të njoftimit të zgjidhjes së kontratës së punës në shumën 3 muaj pagë x 61.480 lekë = 184440 lekë. Pretendimi tjetër i paditësit se nuk është respektuar procedura e zgjidhjes së kontratës së punës është i pabazuar. Zgjidhja ka qenë e menjëhershme, por paditësi është thirrur në bisedime, i është dhënë mundësi të shprehet dhe më pas është njoftuar për largimin nga puna. Pra, janë zbatuar e gjithë procedura e parashikuar në nenin 144 të Kodit të Punës. Për rrjedhojë ky kërkim i paditësit duhet rrëzuar si i pabazuar në ligj dhe në prova. gjykata çmon se paditësi Gilbert Vigani i plotëson dhe kushtet për të përfituar shpërblim për vjetërsi në punë. Në rastin konkret, ekzistojnë në mënyrë komulative të dy kushtet e përcaktuara në nenin 145 të Kodit Punës. Zgjidhja e kontratës së punës është bërë nga pala e paditur pa shkak të justifikuar dhe paditësi ka mbi tre vjet punë pranë saj. Më konkretisht, sipas të dhënave të librezës së punës ai ka filluar punë pranë palës së paditur me datë 20.03.2007 deri me datë 07.11.2013, pra ai ka 6 vite të plota pune. Në kuptim të nenit 145/2 të Kodit Punës atij i takon një shpërblim për vjetërsinë punë në shumën 3 muaj pagë x 61.480 lekë = 184.440 lekë. Pra kërkimi i paditësit duhet pranuar deri në ketë vlerë, duke rrëzuar pjesën tjetër mbi të, si e pabazuar në ligj dhe prova.

7. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë me vendimin nr.1474, datë 06.05.2014 ka vendosur:

Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.207, datë 27.01.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë:

Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë që shpërblimet dhe dëmshpërblimet sipas dispozitivit të bëhet mbi bazën e pagës neto të paditësit Gilbert Vigani ne momentin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Lënien në fuqi për pjesën tjetër të tij.

8. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë ndër të tjera arsyeton se:



....Gjykata çmon se pretendimi që ngre paditësi se zgjidhja e kontratës së punës nga pala e paditur është bërë në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkak të justifikuar, është i bazuar. Kjo pasi nga urdhërin për zgjidhjen e kësaj kontratës së punës është parashtruar si shkak mosrealizimi i detyrave. Gjatë gjykimit nuk u arrit të provohej bazueshmëria e një shkaku të tillë konkretisht, shkaku i parashtruar nga pala e paditur “Për mosrealizim të autorizimit të inspektimit metrologjik” nr.3118, datë 28.10.2013 rezultoi i pabazuar. Nga provat shkresore të paraqitura nga paditësi konkretisht, memo nr.3234, datë 31.10.2013, lënda: Informacion mbi aktivitetin e punës së sektorit të Parapaketimeve për muajin Tetor 2013, të konceptuar nga përgjegjësia e re e këtij sektori znj. Valdete Buca, drejtuar z. Albin Gega me funksion Zv. Drejtor i Përgjithshëm Drejtor i DSCP, memo nr.3237, datë 3.10.2013, të konceptuar sërish znj. Valdete Buca, z. Albin Gega me funksion Zv. Drejtor i Përgjithshëm /Drejtor i DSCP, drejtuar z. Petrit Rama, lënda “Informacion mbi zbatimin e autorizimit metrologjik me nr.3118, datë 28.10.2013, por dhe nga prova te tjera shkresore, provohet se kjo detyrë është realizuar plotësisht nga paditësi.

Po kështu, dhe shkaku tjetër i parashtruar në lidhje me një masë disiplinore “vërejtje”, dhënë paditësit me Urdhrin nr.165, datë 26.03.2013 “Për dhënie mase disiplinore” nuk mund të shërbejë si shkak për të justifikuar zgjidhjen e kontratës, pasi në kuptim të dispozitave të Kodit Punës ajo është parashkruar. Pra, asnjë nga shkaqet e pretenduara nga pala e paditur nuk u provua që ekziston, për rrjedhojë zgjidhja e kontratës konsiderohet se është bërë në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkak të justifikuar.

Në këto kushte, paditësi, në kuptim të nenit 155/3 të Kodit të Punës, ka të drejtën e dëmshpërblimit. Ky përbën një penalitet për palën e paditur, e cila në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkak të justifikuar i ka zgjidhur atij kontratën e punës. Përsa i përket masës së këtij dëmshpërblimi, gjykata çmon se pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë duhet ti jap paditësit një dëmshpërblim prej 12 pagash. Në dhënien e kësaj mase dëmshpërblimi, gjykata ka parasysh faktin se paditësi ka më tepër se 6 vite që punon pranë palës së paditur. Ndaj tij përgjatë kësaj periudhe nuk u pretendua dhe provua të jetë marrë asnjë masë disiplinore në fuqi, pra kontributi i tij ka qenë i madh. Largimi në mënyrë të menjëhershme nga puna i paditësit sjell pasoja për të dhe familjen e tij. Së fundmi, në kushtet që ofron sot tregu i punës, paditësi e ka të vështirë të gjejë punë tjetër dhe të sigurojë të ardhura për të jetuar. Pretendimi tjetër i paditësit se nuk është respektuar procedura e zgjidhjes së kontratës së punës është i pabazuar. Zgjidhja ka qenë e menjëhershme, por paditësi është thirrur në bisedime, i është dhënë mundësi të shprehet dhe më pas është njoftuar për largimin nga puna. Pra, janë zbatuar e gjithë procedura e parashikuar në nenin 144 të Kodit Punës. Për rrjedhojë ky kërkim i paditësit duhet rrëzuar si i pabazuar në ligj dhe në prova. Gjykata çmon se paditësi Gilbert Vigani i plotëson dhe kushtet për të përfituar shpërblim për vjetërsi në punë. Në rastin konkret, ekzistojnë në mënyrë komulative të dy kushtet e përcaktuara në nenin 145 të Kodit Punës. Zgjidhja e kontratës së punës është bërë nga pala e paditur pa shkak të justifikuar dhe paditësi ka mbi tre vjet punë pranë saj. Më konkretisht, sipas të dhënave të librezës së punës ai ka filluar punë pranë palës së paditur me datë 20.03.2007 deri me datë 07.11.2013, pra ai ka 6 vite të plota pune. Në kuptim të nenit 145/2 të Kodit të Punës atij i takon një shpërblim për vjetërsinë punë në shumën 3 muaj pagë. Kërkimi i paditësit duhet pranuar deri në këtë vlerë, duke rrëzuar pjesën tjetër mbi të, si e pabazuar në ligj dhe prova.

Gjykata në dispozitiv është shprehur se shpërblimet dhe dëmshpërblimet do të llogariten me pagë mujore të paditësit prej 61.480 lekë, pagë kjo që i korrespondon pagës bruto. Kolegji i Gjykatës Administrative të Apelit çmon se paga mujore mbi të cilën do të llogariten shpërblimet dhe dëmshpërblimet sipas dispozitivit të gjykatës të bëhet mbi bazën e pagës neto të paditësit Gilbert Vigani, pra paga mujore neto, për faktin se Gjykata Administrative e Apelit, duke pranuar nga njëra anë se mospërfitimi i pagës ndikon në kushtet materiale të jetës së punëmarrësit, çmon se e drejta për dëmshpërblim në rast zgjidhje të menjëhershme e të pajustifikuar të kontratës së punës, shkon pikërisht në funksion të krijimit, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, të kushteve të punëmarrësit për të përballuar situatën e të materiale të krijuar, deri në momentin kur ky i fundit çmohet se mund të gjejë një punë tjetër......
III. Ligji i zbatueshëm:
9. Neni 1 paragrafi 2 i ligjit 49/2013 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” parashikon se:

Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe.
10. Neni 7/a i ligjit nr.49/2013 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” parashikon se:

Gjykatat administrative janë kompetente për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë veprimtarisë administrative nga organi publik.....

11. Në nenin 21/1 të Kodit Punës është parashikuar se:



Kontrata e punës mund të lidhet dhe ndryshohet me gojë ose me shkrim......Ajo mund të ndryshohet vetëm në marrëveshje midis palëve...... Çdo ndryshim i kontratës së shkruar, në dëm të punëmarrësit, duhet të përfundohet me shkrim....
12. Neni 143 i Kodit Punës parashikon se:

1) Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej një muaji, gjatë vitit të parë të punës, prej dy muajsh për dy deri në pesë vjet pune, prej tre muajsh për më shumë se pesë vjet pune.

2) Këto afate mund të ndryshohen me marrëveshje me shkrim ose në kontratën kolektive të punës. Kur punëmarrësi ka kryer deri në gjashtë muaj pune, afati i njoftimit nuk mund të jetë më pak se dy javë. Afati i njoftimit është jo më pak se 1 muaj kur punëmarrësi ka kryer më shumë se gjashtë muaj pune.

3) Afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës zgjatet, sipas rastit, deri në fund të javës ose deri në fund të muajit. Zbatohet i njëjti rregull kur afati i njoftimit pezullohet gjatë periudhës së paaftësisë për punë, shtatzënisë ose pushimeve të dhëna nga punëdhënësi.

4) Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm.
13. Neni 144 i Kodit Punës parashikon se:

1) Pas kohës së marrjes në provë, kur punëdhënësi mendon të zgjidhë kontratën e punës, ai duhet të njoftojë me shkrim punëmarrësin të paktën 72 orë para takimit dhe të bisedoj me të.

2) Punëdhënësi, gjatë kësaj bisede, i parashtron punëmarrësit arsyet e vendimit të parashikuar për t’u marrë dhe i jep atij mundësi për t’u shprehur.

3) Zgjidhja njoftohet me shkrim, brenda një afati nga 48 orë deri në një javë pas takimit.

4) Kjo procedurë zbatohet edhe në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të kontratës.

5) Punëdhënësi, që nuk respekton procedurën e përcaktuar në këtë nen, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim prej dy muajsh pagë, që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme. Zgjidhja e kontratës në kundërshtim me këtë dispozitë mbetet e vlefshme.

5/1. I takon punëdhënësit të vërtetojë që procedura e përcaktuar nga ky nen është respektuar.

6) Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastet e pushimeve kolektive nga puna.
14. Neni 153 i Kodit Punës parashikon se:

1. Punëdhënësi e punëmarrësi, në çdo kohë, mund të zgjidhin menjëherë kontratën për shkaqe të justifikuara.

2. Vlerësohen si shkaqe të justifikuara të gjitha rrethanat e rënda që nuk lejojnë, sipas parimit të mirëbesimit, t’i kërkohet atij që ka zgjidhur kontratën, vazhdimin e marrëdhënieve të punës.

3. Gjykata vendos nëse ekzistojnë shkaqe të justifikuara për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës. Konsiderohen shkaqe të justifikuara rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim të punëdhënësit.
15. Neni 155 i Kodit Punës parashikon se:

1. Punëmarrësi ka të drejtën e pagës që do të kish fituar, nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të afatit të njoftimit të parashikuar në ligj ose me kontratë ose në përfundim të kontratës me afat të caktuar.

2. Punëdhënësi mund të zbresë nga paga të ardhurat që punëmarrësi ka kursyer si rezultat i ndërprerjes së punës, të ardhurat nga një punë tjetër ose të ardhurat prej të cilave ai ka hequr dorë qëllimisht.

3. Në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punëdhënësit ndaj punëmarrësit me një dëmshpërblim jo më shumë se paga e një viti pune. Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim.
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
16. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Gilbert Vigani, përmban shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 58 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës Administrative e Apelit duhet të prishet, duke u lënë në fuqi vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

17. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, marrëdhënia juridike e punës ndërmjet palëve në momentin e ndërprerjes ka qenë e rregulluar në bazë të një kontrate pune me afat të përcaktuar. Me Urdhrin nr.976, datë 07.11.2013 “Për zgjidhjen e kontratës së punës”, të Drejtorit të Përgjithshëm të Metrologjisë është urdhëruar që paditësi Gilbert Vigani me detyrë Specialist, pranë Sektorit të Parapaketimeve DSCP në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë të shkëpusë marrëdhëniet e punës dhe ato financiare me DPM. Në kuptim të nenit 141 të Kodit të punës sipërcituar, kontratat e punës me kohëzgjatje të pacaktuar përfundojnë kur zgjidhen nga njëra palë dhe ka përfunduar afati i njoftimit.

18. Neni 153 i Kodit Punës, i cili lidhet me një shkak subjektiv për zgjidhjen e kontratës së punës nuk mund të justifikojë zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës me paditësin, pasi detyrimisht duhet të ekzistojë dhe shkaku objektiv (i përcaktuar në pikën 3 të këtij neni), i cili nuk u provua si i tillë nga pala e paditur. Duke qenë se që në analizë të kushtit të parë të dispozitës ligjore konstatohet se nuk është kryer asnjë shkelje nga paditësi, atëhere nuk ka më vend analiza juridike për të konstatuar shkelje të elementëve të tjerë të nenit 153, konkretisht nëse shkelja është me faj të rëndë apo të lehtë, në mënyrë të përsëritur apo me paralajmërim me shkrim. Konkluzion ky që vjen në harmoni edhe me vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.19 datë 15. 11. 2007.

19. Në këto rrethana, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se paditësi, në kuptim të nenit 155/3 të Kodit Punës, ka të drejtën e dëmshpërblimit. Ky përbën një penalitet për palën e paditur, e cila në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkak të justifikuar i ka zgjidhur kontratën e punës palës paditëse. Përsa i përket masës së dëmshpërblimit, ajo është caktuar në përputhje të plotë me nenin 155/3 të Kodit Punës nga gjykata e shkallës së parë, të cilës i shtohen dëmshpërblimi për afatin e njoftimit, të parashikuar nga neni 145 i Kodit Punës dhe shpërblimi për vjetërsinë në punë, i parashikuar nga neni 145 i Kodit Punës. Ndërsa dëmshpërblimi për moszbatimin e procedurës së pushimit nga puna, i parashikuar nga neni 144 i Kodit Punës nuk i takon palës paditëse, pasi gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit kanë arritur në përfundimin se procedura e pushimit nga puna është zbatuar nga pala e paditur.

20. Në rekurs pala paditëse Gilbert Vigani nuk kundërshton masën e dëmshpërblimit në muaj që i kanë dhënë gjykatat e faktit, por ai kundërshton urdhërimin që ka bërë Gjykata Administrative e Apelit që masa e dëmshpërblimit të llogaritet, duke u bazuar jo në pagën bruto, por në pagën neto që merrte paditësi gjatë marrëdhënieve të punës.
21. Gjykata Administrative e Apelit ka arritur në përfundimin se, paga mujore mbi të cilën do të llogariten shpërblimet dhe dëmshpërblimet duhet të bëhet mbi bazën e pagës neto të paditësit Gilbert Vigani, me arsyetimin se, duke pranuar se mospërfitimi i pagës ndikon në kushtet materiale të jetës së punëmarrësit, atëhere e drejta për dëmshpërblim në rast zgjidhje të menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës, shkon pikërisht në funksion të krijimit, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, të kushteve të punëmarrësit për të përballuar situatën e të materiale të krijuar, deri në momentin kur ky i fundit mund të gjejë një punë tjetër.

22. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, përfundimi që ka arritur Gjykata Administrative e Apelit është i pabazuar në ligj, sepse ajo nuk e bazon arsyetimin e saj në asnjë dispozitë ligjore të Kodit Punës, i cili në nenin 119 të tij ka përcaktuar se, cila është paga e punëmarrësit që përbëhet nga paga bazë dhe shtesat me karakter të përhershëm dhe sipas nenit 117 të Kodit Punës nuk mund të jetë gjykata organi kompetent që mund të zbresë nga paga e punëmarrësit ndalesat që parashikohen në ligje të veçanta, siç janë ligji i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, etj. Këtë detyrë në kushtet e punësimit ligjvënësi ia ngarkon punëdhënësit, duke e detyruar atë që të bëjë edhe derdhjet përkatëse në organet e sigurimeve shoqërore në emër të punëmarrësit.

23. Kodi i Punës përdor shprehjen “shpërblim dëmi” në rastin e zgjidhjes së menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi. Megjithëse në këtë rast nuk zbatohen dispozitat e Kodit Civil, por nuk mund të lëmë pa përmendur parimin e përgjithshëm të së drejtës civile që shpërblimi i dëmit duhet të jetë i plotë, kjo vlen si për dëmin që rrjedh nga kontratat (siç është rasti në gjykim), ashtu edhe për dëmin jashtë kontraktor. Në rastin në gjykim kjo ka një shpjegim domethënës, pasi paditësi është i detyruar që të bëjë vetë sigurimin për vjetërsinë në punë pranë organeve të sigurimeve shoqërore dhe në rast sëmundje ai duhet që të përballojë vetë të gjitha shpenzimet shëndetësore.

24. Përsa u thanë më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konkludon se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Gilbert Vigani është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ duhet të prishet, duke u lënë në fuqi vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me arsyetimin që bëmë më lart.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 63 pika “b” të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1474, datë 06.05.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit nr.207, datë 27.01.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.


Tiranë, më 17.03.2016

Nr. 31001-00586-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 1296 i Vendimit (167)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   141   142   143   144   145   146   147   148   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish