Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet162/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   158   159   160   161   162   163   164   165   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
datën 24.03.2016 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me Nr. 11241-02928-2013 akti që ju përket palëve :
PADITËS: MAJLINDA SALILLARI

E PADITUR: AVOKATURA E PËRGJITHSHME E SHTETIT


OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurit të më dëmshpërblejë

për zgjidhjen e menjëhershme e të pajustifikuar

të kontratës së punës me 14 muaj pagë.

Kthim në punë.

Baza Ligjore: Neni 31, 32, 36, 47 i K.Pr.Civile,

neni 141,153,154, 155 të K.Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.1721 (3430), datë 28.06.2011 ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të kërkesë padisë së paditëses Majlinda Salillari.

Detyrimin e palës së paditur Avokatura e Përgjithshme e Shtetit të dëmshpërblej paditësen Majlinda Salillari në masën e pagës së 10 muajve për zgjidhjen e marrëdhënieve të punës në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar.
Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.380 (10-2013-771), datë 13.05.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të Vendimit nr.1721 (3430), datë 28.06.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka ushtruar rekurs pala e paditur Avokatura e Përgjithshme e Shtetit, duke parashtruar këto shkaqe:

  • Nuk jemi dakord me të dy vendimet e dhëna nga gjykatat, pasi janë të pabazuara në ligj dhe në prova.

  • Paditësja ka qenë në marrëdhënie të përkohshme pune me palën e paditur Avokatura e Përgjithshme e Shtetit dhe për të marrë statusin e Avokatit të Shtetit duhet ti nënshtrohet konkursit.

  • Me vendimin nr.117 datë 19.09.2001 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për kryerjen e veprimeve në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës dhe me marrjen në dijeni të këtij vendimi, i është dërguar grupit ad hoc për verifikim.

  • Duke u nisur nga këto rrethana të cilat janë zbuluar më vonë se data kur paditësja është futur në konkurrim, si dhe nga mos fitimi i konkursit për të marrë titullin Avokat Shteti, Avokati i Shtetit ka filluar procedimin disiplinor.

  • Gjykatat kanë arsyetuar në kundërshtim me argumentin e Gjykatës së Lartë në vendimin Unifikues nr.19 datë 15.11.2007, ku rrethanat janë identike me çështjen që po trajtojmë, kur jemi përpara një kontrate me afat të pacaktuar me palën paditëse.

  • Pra rezulton se provuar se pala e paditur ka respektuar kriteret ligjore në zgjidhjen e marrëdhënies së punës me palën paditëse, prandaj nuk ngarkohet me përgjegjësi për dëmshpërblim.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Paditësi Majlinda Salillari ka filluar të punojë pranë palës së paditur Avokatura e Përgjithshme e Shtetit, me urdhrin nr.20/1 datë 22.04.2009, përkohësisht si Avokate Shteti pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale.

Rezulton se pala paditëse Majlinda Salillari ka marrë pjesë në konkurs për pranim në punë, konkurs i cili do të zhvillohej me tre faza.

Në datë 16.01.2009 është zhvilluar faza e parë e konkursit dhe sipas listës së rezultateve rezulton se paditësja është kualifikuar në listë pritje, e cila përbënë dhe fazën hyrëse.

Me shkresën nr.430 prot., datë 03.03.2009, avokatëve iu është komunikuar urdhri për pjesëmarrjen në fazën e dytë dhe të tretë, por në maj të vitit 2009 rezulton se pala paditëse nuk ka marrë pjesë në këtë provim.

Në konkursin e dytë të fazës së tretë, të zhvilluar në korrik të 2010, pala paditëse ka marrë pjesë, por nuk është kualifikuar, si dhe ka vazhduar punën normalisht.

Me urdhrin nr.12 datë 04.04.2011 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit ka urdhëruar zgjidhjen me efekt të menjëhershëm të marrëdhënies së punës, pasi “nuk plotëson kriterin ligjor të parashikuar shprehimisht në nenin 20 gërma “c” të ligjit nr.10018 datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, konkretisht:



  • Me vendimin nr.117 datë 17.09.2001 është shkarkuar nga detyra e Gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

  • Nuk ka kaluar me sukses procesin e përzgjedhës kualifikues, për pasoj nuk gëzon statusin e Avokatit të Shtetit

Pala paditëse iu drejtua me kërkesë padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, duke pretenduar se pala e paditur ka zgjidhur kontratën e punës në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar dhe nuk ka respektuar K.Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vendimin e dhënë prej saj, ka vendosur pranimin e kërkesë padisë së palës paditëse, duke arsyetuar se organizimi i testimit të avokatëve të shtetit nuk ka sjell ndërprerjen e marrëdhënies së punës, pasi paditësja ka vazhduar punën për rreth 10 muaj pas organizimit të konkursit dhe ky pretendim nuk rezulton të jetë shkak për zgjidhjen e marrëdhënies së punës.

Gjykata e Apelit Durrës,e vënë në lëvizje mbi ankimin e palës së paditur Avokatura e Përgjithshme e Shtetit, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, duke arsyetuar se pala e paditur nuk arriti të paraqesë asnjë provë që të tregonte bazueshmërin faktike të motivacionit të përdorur në urdhrin e largimit nga puna të palës paditëse.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pala e paditur Avokatura e Përgjithshme e Shtetit, e cila ka pretenduar se zgjidhja e kontratës së punës është bërë për shkaqe të justifikuara.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, vlerëson se vendimet e gjykatave janë të pabazuara në ligj dhe se shkaqet që ngrihen në rekurs, janë nga ato që parashikohen në nenin 58 të Ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.

Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se paditësja është marrë në punë nga pala e paditur Avokatura e Përgjithshme e Shtetit, duke iu nënshtruar paraprakisht kritereve të përcaktuara nga ligji nr.10018 datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit.

Në nenin 21 pika 2 dhe 3 të ligjit nr.10018 datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit, është sanksionuar mënyra e emërimit të Avokatit të Shtetit dhe rezulton se :

(2). Avokati i shtetit emërohet nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit pas një konkurrimi të hapur publik.

(3). Procedurat e konkurrimit zhvillohen sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil. Procesi i përzgjedhjes konsiston në kapërcimin e disa fazave dhe përfshin: fazën hyrëse, fazën e formimit të posaçëm, sipas specialiteteve dhe fazën e provimit përfundimtar.

Në këto kushte pala paditëse Majlinda Salillari në datë 16.01.2009 ka zhvilluar fazën e parë të konkursit dhe sipas listës së rezultateve është kualifikuar në listë pritje, e cila përbënë dhe fazën hyrëse.

Në maj të vitit 2009 është zhvilluar faza e dytë e konkursit, por rezulton se pala paditëse nuk ka marrë pjesë në këtë provim.

Në konkursin e tretë, të zhvilluar në korrik të 2010, pala paditëse nuk është kualifikuar dhe nuk e ka marrë titullin Avokat Shteti, por rezulton se ka vazhduar punën normalisht me palën e paditur deri në datë 04.04.2011, ku me urdhrin nr.12 është zgjidhur marrëdhënia e punës.

Për sa më sipër pala paditëse i është drejtuar gjykatës, duke e konsideruar zgjidhjen e marrëdhënies së punës në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuar.
Gjykatat në arsyetimin e saj, ka vepruar në zbatim të gabuar të ligjit, pasi kanë cilësuar se pala paditëse është larguar nga puna në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara, por pa marrë në analizë faktin se për tu emëruar Avokat Shteti duhet të kalosh tre fazat e konkurrimit sipas ligjit nr.10018 datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit.

Pala paditëse Majlinda Salillari nuk i ka kaluar fazat e konkurrimit dhe nuk është emëruar Avokat Shteti,pra nuk i ka plotësuar kriteret ligjore për tu emëruar dhe në këto kushte pala e paditur ka bërë ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Fakti që pala e paditur nuk e ka ndërprerë marrëdhënien e punës menjëherë, por pas 10 muajve nuk e legjitimon dhe nuk i jep titullin e Avokatit të Shtetit palës paditëse, pasi ligji ka përcaktuar qartë se kur fitohet ky titull.

Ligji nr.10018 datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, në asnjë dispozitë të tij nuk përcakton afate se kur bëhet largimi nga puna e konkurrentëve kur nuk kalojnë fazat e konkurrimit, por përcakton në nenin 34 pika 4 se “......Personat që nuk e kalojnë me sukses procesin përzgjedhës të posaçëm, do të qëndrojnë përkohësisht në funksionet e tyre, derisa të zëvendësohen nga një avokat i shtetit......”.

Në këto kushte ligji i jep kohë palës së paditur për tu organizuar, duke i dhënë të drejtë për mbajtur në punë përkohësisht palën paditëse, deri në zëvendësimin me një avokat tjetër dhe kjo për arsye të funksionimit normal të punës dhe shmangien nga problemet eventuale.

Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se në kushtet kur pala paditëse nuk ka fituar konkursin e përcaktuar në ligj, largimi nga puna është për shkaqe të përligjura.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”


V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.1721(3430), datë 28.06.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të vendimit nr.380 (10-2013-771), datë 13.05.2013 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe rrëzimin e padisë.


Tiranë, më 24.03.2016
Nr. 31001-02010-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-795 i Vendimit (184)

Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   158   159   160   161   162   163   164   165   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish