Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet158/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   154   155   156   157   158   159   160   161   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 24.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: DINE SINA

TË PADITUR: AGJENSIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL

OBJEKTI:

Deklarimin e pavlefshëm të zgjidhjes së kontratës së punës

dhe detyrimin e palës së paditur që të paguajë pagën

për periudhën nga data 17.01.2014-07.08.2014 që do të kisha fituar

nëse marrëdhënia e punës do të përfundonte në fund të afatit të caktuar

në kontratën individuale të punës me datë 964/2 datë 07.08.2013.

Detyrimin e palës së paditur të më dëmshpërblejë me 1 pagë mujore

për mosrespektim të afatit të njoftimit;

me dy paga mujore për mosrespektim të afatit të njoftimit

me dy paga mujore për mosrespektim të procedurës

së zgjidhjes së kontratës së punës.

Baza Ligjore: Nenet 7, 11, 15, 17, 18 e vijues të ligjit 49/2012,

Kodi i Procedurave Administrative,

nenet 9, 11, 32, 143, 144, 145, 149, 152, 153, 155 të K.Punës

dhe kontrata individuale e punës.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.5308 datë 01.10.2014 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të padisë.

Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit pagën e 6 muajve e 13 ditë, që i korrespondon pagës që do të kishte fituar nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të afatit të parashikuar në kontratën nr.964/2 datë 07-08.2013.

Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit 2 muaj pagë për mosrespektimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës.

Rrëzimin e kërkimit për pjesën tjetër të kërkimeve.


Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr.4592 datë 23.12.2014 ka vendosur:

Mospranimin e ankimit të paraqitur ndaj vendimit nr.5308 datë 01.10.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.


Kundër vendimit nr.4592 datë 23.12.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala e paditur Agjensia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural Tiranë, e cila ka kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim, duke parashtruar këto shkaqe:

  • Fillimisht është paraqitur akti i ankimit me qëllim zënien e afatit të ankimit. Më pas e kemi plotësuar ankimin sipas kushteve të parashikuara për nënshkrimin e ankimit dhe paraqitjen e shkaqeve të ankimit.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e Gjyqtarit Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Paditësi ka qenë i punësua pranë palës së paditur, me kontratë me afat të caktuar. Kjo marrëdhënie punësimi është ndërprerë nga pala e paditur para afatit dhe paditësi ka kërkuar në gjykatë dëmshpërblimin për këtë zgjidhje.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.5308 datë 01.10.2014 ka vendosur pranimin e pjesshëm të padisë dhe detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit pagën e 6 muajve e 13 ditë, që i korrespondon pagës që do të kishte fituar nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të afatit të parashikuar në kontratën nr.964/2 datë 07-08.2013; detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit 2 muaj pagë për mosrespektimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës; rrëzimin e kërkimit për pjesën tjetër të kërkimeve.

Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr.4592 datë 23.12.2014 ka vendosur mospranimin e ankimit të paraqitur ndaj vendimit nr.5308 datë 01.10.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Në këtë vendim është argumentuar se me datë 13.10.2014 është paraqitur në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë ankimi i cili ka numër protokolli 3947 datë 09.10.2014. Ky akt ankimi rezulton të ketë vetëm kokën e aktit dhe nuk rezulton të ketë përshkruar as vendimin dhe as ndonjë shkak për kundërshtimin e tij. Njëkohësisht nuk rezulton të jetë nënshkruar nga pala e paditur apo përfaqësuesi i posaçëm. Më pas është paraqitur nga pala e paditur një akt ankimi në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, me datë 06.11.2014, i cili më pas është dërguar në gjykatën e shkallës së parë për kryerjen e procedurave.

Gjykata Administrative e Apelit konstatoi se akti i parë i ankimit është i panënshkruar, pa përmbajtje, pa shkaqe. Ndërsa akti i dytë i ankimit është nënshkruar nga përfaqësuesja me autorizim dhe është dorëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit. Vendimi i gjykatës së shkallës së parë është dhënë me datë 01.10.2014 dhe pala e paditur ka qenë prezentë. Zënia e afatit të ankimit është kryer me datë 13.10.2014, ndërsa ankimi i dytë është dorëzuar në gjykatë të apelit me datë 06.11.2014. Akti i parë i ankimit nuk plotëson kushtet e pranueshmërisë. Ndërsa akti i ankimit të dytë, pavarësisht nënshkrimit është paraqitur në gjykatën e apelit dhe mosparaqitja brenda afatit 15 ditor e bën ankimin të papranueshëm.

Kundër vendimit nr.4592 datë 23.12.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala e paditur Agjensia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural Tiranë, e cila ka kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim, duke parashtruar se fillimisht është paraqitur akti i ankimit me qëllim zënien e afatit të ankimit. Më pas ankimi është plotësuar sipas kushteve të parashikuara për nënshkrimin e ankimit dhe paraqitjen e shkaqeve të ankimit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, pasi analizoi aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore, vendimet e gjykatave dhe shkaqet e parashtruara në rekurs, arrin në përfundimin se vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, është i pabazuar në ligjin procedural dhe duhet të prishet.

Kolegji vë në dukje se nga aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore rezulton se pala e paditur ka qenë e pranishme në datën e dhënies së vendimit në gjykatën e shkallës së parë, me datë 01.10.2014 dhe me datë 13.10.2014, me qëllim zënien e afatit të ankimit deri në zbardhjen e vendimit të gjykatës, ka paraqitur në gjykatë një shkresë, e cila nga ana formale nuk plotësonte kushtet e ankimit, pasi i mungonte vendimi që ankimohej, nënshkrimi i ankimit, etj. Më pas, me datë 06.11.2014, pala e paditur ka paraqitur ankimin e plotë, por e ka depozituar në Gjykatën Administrative të Apelit. Kjo e fundit, është shprehur se akti i parë i ankimit nuk plotëson kushtet e pranueshmërisë, ndërsa akti i ankimit të dytë, pavarësisht nënshkrimit është paraqitur në gjykatën e apelit dhe mosparaqitja brenda afatit 15 ditor e bën ankimin të papranueshëm.

Ky Kolegj vëren se pala e paditur pavarësisht se aktin e dytë të ankimit e ka paraqitur jashtë afatit ligjor për të bërë ankim, ky afat do të duhej të konsiderohej i zënë që në momentin që është paraqitur akti i parë i ankimit, me datë 13.10.2014. Pikërisht mbi bazën e këtij akti të ankimit, i cili nuk plotësonte kushtet formale të nevojshme, dosja është dërguar në Gjykatën Administrative të Apelit. Kjo e fundit, në konstatim të ankimit që nuk plotësonte kushtet e pranueshmërisë, do të duhej që t’i linte kohë palës ankuese për të rregulluar të metat e ankimit. Pra legjislacioni procedural parashikon mundësinë e riparimit të të metave të ankimit, brenda një afati të arsyeshëm, me qëllim që të mos humbasë kjo e drejtë themelore. Ndërkohë, rezulton se ankimi është rregulluar nga vetë pala e paditur, nëpërmjet aktit tjetër të ankimit të paraqitur me datë 06.11.2014. Pala e paditur, duke qenë në dijeni të një ankimi që nuk plotësonte kushtet e pranueshmërisë, ka paraqitur në Gjykatë të Apelit aktin tjetër të ankimit, i plotë nga pikëpamja formale, pavarësisht se ky akt duhej të paraqitej në gjykatën e shkallës së parë që ka dhënë vendimin. Në të tilla kushte, gjykata nuk duhej të interpretonte në mënyrë formale dispozitat ligjore lidhur me mospranimin e ankimit, por duke marrë në tërësi rrethanat e rastit konkret, në respektim të së drejtës së ankimit, duhej ta merrte në shqyrtim ankimin e palës së paditur.

Përfundimisht, Kolegji çmon se vendimi nr.4592 datë 23.12.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë me tjetër trup gjykues. Kjo e fundit në rigjykim ka detyrën që të shqyrtojë shkaqet e parashtruara në ankim nga pala e paditur në përputhje me ligjin 49/2012, që rregullon shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Administrative të Apelit.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.4592 datë 23.12.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 24.03.2016

Nr. 31001-00885-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 1454 i Vendimit (180)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   154   155   156   157   158   159   160   161   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish