Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet163/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   159   160   161   162   163   164   165   166   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku - Anëtar
datën 24.03.2016 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen Administrative me nr.31001-02010-2013 akti që ju përket palëve :
PADITËS: SHOQËRIA “R&T” SH.P.K

E PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË

ZYRA QENDRORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË

PALË E TRETË: KOMUNA FARKË

BANKA “RAIFFEIZEN”
OBJEKTI:

Shfuqizimin e urdhrit nr.169 prot., datë 28.01.2011 të ZVRPP Tiranë.

Anulimin e shkresës nr.1946/2 prot., datë 27.04.2012 të ZQRPP Tiranë.

Detyrimin e palës së paditur për të na pajisur me dokumentin “kartelë pronësie”

pa shënimin “kufizuar”, për pronën në emërim e shoqërisë “R&T” sh.p.k,

në zonën kadastrale nr.2704, nr.pasurie 446/19, vol 18, faqe 143.

Pezullimin e zbatimit të urdhrit nr.169 datë 28.01.2011 të ZVRPP Tiranë.

Baza Ligjore: Neni 324, 329 i K.Pr.Civile,

neni 163,164,193/a, 197/b e vijues të K.Civil,

nenet 115, 120, 123, 137 K.Pr.Administrative,

ligji nr.7843 datë 13.07.1994

“Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” i ndryshuar.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8079 datë 12.09.2012 ka vendosur:

Pushimin e gjykimit të çështjes civile nr.12567 Akti datë 22.05.2012.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.177, datë 11.04.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të Vendimit nr.8079 datë 12.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka ushtruar rekurs pala paditëse Shoqëria “R&T” sh.p.k, duke parashtruar këto shkaqe:


  • Në seancën e datës 12.09.2012, gjykata e shkallës së parë, në kushte kur unë jam paraqitur, por gjykimi ka filluar me 30 minuta vonesë dhe unë përfaqësuesi i palës paditëse kam qenë i sëmurë rëndë duke marrë ndihmë mjekësore dhe nuk kam pasur mundësi të presë më shumë, jam larguar duke njoftuar sekretaren për gjendjen time shëndetësore, por u vendos pushimi i gjykimit.

  • Këtë pretendim e provoi edhe në bazë të raportit mjekësor me nr.2092 3294 Seria A/03 datë 11.09.2012, i lëshuar nga mjeku u familjes Dr.Eno Naco, të cilin e kam bashkëlidhur në ankimin e Gjykatës së Apelit.

  • Vendimi i pushimit është i papajtueshëm me nenet 175 dhe 179/1 të K.Pr.Civile dhe ne si paditësa nuk kemi më asnjë mundësi proçedurial për të mbrojtur të drejtat tona.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Paditësi Shoqëria “R&T” sh.p.k ka blerë në vitin 2007 një sipërfaqe toke nga pronarët familja Shima, të cilën e ka rregjistruar në ZVRPP Tiranë në zonën kadastrale nr.2704, nr.pasurie 446/19, vol 18, faqe 143.

Që nga momenti i blerjes kjo pronë është vendosur si garanci bankare,e cila vërtetohet dhe nga shënimet në seksionin D të kartelës së pasurisë.

Paditësi duke qenë se nga detyrimet bankare kërkohet rifreskimi i çetifikatës së pronësisë çdo 3-4 muaj, ka aplikuar për tu pajisur me çertifikatën e pronësisë së rifreskuar.

Me marrjen e kartelës së rifreskuar, rezulton se në seksionin D të kartelës së pasurisë, del e shënuar se mbi këtë pronë ka kufizime, pasi nga harta e dorëzuar nga Z.Hasan Cocoli pranë A.K.K.P Tiranë figuron që të ketë mbivendosje pronash.

Pala paditëse iu drejtua me kërkesë padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke pretenduar se ky urdhër kufizimi është në kundërshtim me ligjin.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vendimin e dhënë prej saj, ka vendosur pushimin e gjykimit, duke arsyetuar se pala paditëse nuk u paraqitë në seancën përgatitore të datës 12.09.2012 ora 12:00, si dhe rezultoi se kishte marrë dijeni rregullisht dhe nuk kishte paraqitur shkaqe të përligjura për mosparaqitjen.

Gjykata e Apelit Tiranë, e vënë në lëvizje mbi ankimin e palës paditëse Shoqëria “R&T” sh.p.k, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke arsyetuar se pala paditëse nuk është paraqitur në seancën përgatitore të datës 12.09.2012 ora 12:00 për shkaqe të përligjura.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pala e paditëse Shoqëria “R&T” sh.p.k, e cila ka pretenduar se është paraqitur në seancën e datës 12.09.2012 ora 12:00, por gjykimi ka filluar me 30 minuta vonesë dhe përfaqësuesi i palës paditëse ka qenë i sëmurë rëndë duke marrë ndihmë mjekësore, duke u larguar, këtë pretendim e provoi në bazë të raportit mjekësor me nr.2092 3294 Seria A/03 datë 11.09.2012, i lëshuar nga mjeku i familjes Dr.Eno Naco.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, vlerëson se Rekursi i paraqitur nga pala e paditëse Shoqëria “R&T” sh.p.k është i bazuara në ligj dhe se shkaqet që ngrihen në rekurs, janë nga ato që parashikohen në nenin 58 të Ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.

Rezulton se përfaqësuesi i palës paditëse nuk është paraqitur në seancën e datës 12.09.2012 ora 12:00 për shkaqe të përligjura, pasi ka qenë i sëmurë duke marrë ndihmë mjekësore, sipas raportit mjekësor me nr.2092 3294 Seria A/03 datë 11.09.2012, i lëshuar nga mjeku i familjes Dr.Eno Naco.

Gjykata e Apelit Tiranë në zbatim të gabuar të ligjit, nuk e ka konsideruar si shkak të ligjshëm raportin mjekësor me nr.2092 3294 Seria A/03 datë 11.09.2012, të lëshuar nga mjeku i familjes Dr.Eno Naco, në kushte kur përfaqësuesi i palës paditëse nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore për tu paraqitur në seancën e datës 12.09.2012 ora 12:00.

Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se në kushtet kur mungesa e paditësit në seancën përgatitore të datës 12.09.2012 ora 12:00, ka qenë për shkaqe të përligjura, si dhe kur çështja nuk është shqyrtuar në themel, atëherë vendimi i Gjykatës, për pushimin e çështjes duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për gjykim.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.177, datë 11.04.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.8079 datë 12.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.


Tiranë, më 24.03.2016

Nr. 31001-00677-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 2234 i Vendimit (185)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   159   160   161   162   163   164   165   166   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish