Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATES SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet37/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   33   34   35   36   37   38   39   40   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATES SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N


Se rekursi i paraqitur përmban shkaqe ligjore që motivojnë vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe Gjykatës së Apelit Vlorë.

Rezulton se, kërkuesi Lavdosh Gjoka, si një nga trashëgimtarët ligjorë të të ndjerit Sali Boraj (Bari), ka kërkuar të vërtetohet fakti juridik i qenies së të ndjerit Sali Bari, pronar i një sipërfaqe toke ullishte prej 17.000 m2, të ndodhur në fshatin Radhimë.

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.1848, datë 04.10.2007, ka pranuar kërkesën, duke vërtetuar faktin juridik të pronësisë së të ndjerit Sali Bari mbi një sipërfaqe toke ullishte prej 14.000 m2, e ndodhur në fshatin Radhimë. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e saj nr.432, datë 04.05.2010.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs personi i tretë Zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes pranë Këshillit të Qarkut, duke pretenduar se, gjatë gjykimit, janë kryer shkelje të rënda procedurale, pasi nuk është thirrur avokati i shtetit në gjykim.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon që, nga ana e personit të tretë me të drejtë parashtrohen shkaqe që lidhen me lejimin e shkeljeve të rënda procedurale në gjykim, sikurse janë ato të lidhura me mos njoftimin e rregullt të Avokaturës së Shtetit për zhvillimin e gjykimit qysh në shkallën e parë të gjykimit.

Në Kodin e Procedurës Civile, në nenin 79/a të tij, parashikohet se:



Avokatura e Shtetit ushtron përfaqësimin në rastet e parashikuara me ligj.

Gjykata, që shqyrton çështje për të cilat me ligj përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, urdhëron njoftimin e akteve të kësaj të fundit, me qëllim që ajo të ketë mundësi të marrë pjesë në gjykim.

Sipas ligjit nr.10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit” dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, sikurse edhe nga dispozitat e ligjit nr.7843, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit” i ndryshuar, përfaqësimi dhe mbrojtja e pronës publike dhe e interesave publike të lidhura me këto prona duhet të realizohet me pjesëmarrjen e detyrueshme të avokatit të shtetit.

Nga dispozitat e legjislacionit të sipërcituar rezulton qartë se gjykatat që shqyrtojnë çështje të lidhura me mbrojtjen e pronave shtetërore kanë detyrimin që t’i njoftojnë aktet Avokaturës së Shtetit, me qëllim që ky institucion jo vetëm të ketë mundësi të marrë pjesë por edhe të realizojë mbrojtjen efektive të interesave të shtetit.

Në lidhje me këtë problematikë ka qëndrime të konsoliduara nga Gjykata Kushtetuese dhe praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë.

Kështu, Gjykata Kushtetuese, në vendimin me nr.27, datë 27.07.2009, është shprehur se:

...Sipas ligjit nr.8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e Paluajtshme të Shtetit” dhe Ligjit të kohës nr.8551, datë 18.11.1999 “Për Avokaturën e Shtetit”, përfaqësimi dhe mbrojtja e pronës dhe interesave publike nga ana e Avokaturës së Shtetit, në një gjykim të filluar, është një përfaqësim dhe mbrojtje e detyrueshme dhe gjykatat, sipas nenit 79/a të K.Pr.C, kanë detyrimin që t’i njoftojnë aktet Avokaturës së Shtetit me qëllim që jo vetëm të ketë mundësi të marrë pjesë në gjykim, por edhe të realizojë mbrojtjen e interesave të shtetit...

Gjithashtu, janë shprehur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin unifikues nr.13, datë 24.03.2004:



..Kolegjet e Bashkuara konstatojnë gjithashtu se as Avokaturës së Shtetit, e cila sipas ligjit nr.8851, datë 18.11.1999 ka për detyrë të përfaqësojë dhe mbrojë në gjyq shtetin, në kundërshtim me urdhërimet e dispozitës së nenit 79.a të K.Pr.C, nga ana e gjykatës nuk ju njoftuan aktet, me qëllim që ajo të kishte mundësi të merrte pjesë në gjykim.

Nga përmbajtja e kësaj dispozite (nenit 79/a te K.Pr.Civile), del se kur shqyrton çështje për të cilat përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, gjykata është e detyruar që të urdhëroje njoftimin e akteve kësaj te fundit. Vetëm kështu mund t’i krijohet mundësia reale Avokaturës së Shtetit që të marrë pjesë në gjyq me qëllim përfaqësimi dhe mbrojtjeje të interesave të shtetit, në rastet e parashikuara nga ligji...

Në çështjen në shqyrtim, nga verifikimi i akteve procedurale rezulton që nuk është realizuar njoftimi i akteve Avokaturës së Shtetit, me qëllim që ajo të marrë dijeni dhe, sipas çmimit të saj, të realizojë përfaqësimin e mbrojtjen e interesave të shtetit në gjykim.



Përfundimisht, shkelja procedurale e mësipërme është e tillë që pas sjell detyrimisht prishjen e të dy vendimeve dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/ç të K.Pr.C

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.432, datë 04.05.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe e vendimit nr.1848, datë 04.10.2007, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 23.10.2014



Nr.11242-00615-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3089 i Vendimit (535)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Ardian Nuni Kryesues

Mirela Fana Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 23.10.2014 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

KËRKUES: EDUART SEJKO (HAMITI), në mungesë

PERSON I TRETË: DRSSH TIRANË, në mungesë

OBJEKTI:

Vërtetimin e faktit juridik të njohjes së vjetërsisë në punë

sipas shënimeve të bëra në librezën e punës

të punonjësve të Minierës së Valiasit.

Baza Ligjore: Neni 388 të K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.3562, datë 30.04.2009, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesëpadisë si të pabazuar në ligj e në prova.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.2242, datë 30.11.2010 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.362, datë 30.04.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt:

Pranimin e kërkesës. Vërtetimin e faktit juridik të njohjes së vjetërsisë në punë për periudhën e viteve nga 11.06.1967 deri me datë 31.08.1993 të kërkuesit Eduart Sejko, sipas përshkrimit në fletën e regjistrit me nr.3023 (Regjistri Themeltar i Punonjësve).

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka bërë rekurs pala e paditur, e cila kërkon prishjen e tij, duke parashtruar se:


  • Vendimi i gjykatës nuk është i mbështetur në prova dhe në ligj. Përftimi i pensionit është mbyllur me urdhër mbyllje datë 13.01.2007, pasi kalon në pension pleqërie dhe i është refuzuar kërkesa për mos konfirmim të vjetërsisë në punë. Vjetërsia e punës në librezën e punës së kërkuesit (dublikatë) nuk konfirmohet, pasi regjistri themeltar i punonjësve të Minierës së Valiasit me nr 3023, faqja ku pretendon kërkuesi se, ka pasur emrin e tij është e korrigjuar.

  • Bazuar ne rregulloren nr.1, datë 21.10.2008 “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve”, e cila ka dalë në zbatim të ligjit, parashikohet se, kur libreza e punës nuk është e qartë, ka korrigjime, etj, ose kur libreza e punës është dublikatë, ose kur pretendohet për pensione ne kushtet e kategorisë së parë e të dytë të punës, do të bëhet verifikimi i tyre me regjistra themeltar dhe/ose me bordero.

  • Libreza e punës e lëshuar nga miniera e Qymyr Guri Valias e datës 23.12.1993 është dublikatë (jo origjinale), pasi libreza origjinale nuk gjendet (shënuar kjo në faqen e parë të librezës). Nga verifikimi i kryer në faqen e regjistrit me nr 3023 të punonjësve të Minierës së Valiasit, del që ka korrigjime në identitetin e personit, provë e cila u paraqit në gjykatë nga kërkuesi.

  • Refuzimi i lidhjes së përfitimit është i drejtë i bazuar në ligj, pasi organet e sigurimeve shoqërore në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në R.SH”, i ndryshuar, kanë të drejtë të shqyrtojnë dhe verifikojnë saktësinë e dokumenteve të paraqitura. Duke qenë se, libreza e punës është dublikatë dhe regjistri themeltar është i korrigjuar, ku dokumentacioni nuk mund të konsiderohet i rregullt nga ana e jonë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATES SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   33   34   35   36   37   38   39   40   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish