Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet45/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   41   42   43   44   45   46   47   48   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Se vendimi nr.1083, datë 21.12.2010, i Gjykatës së Apelit Vlorë, është marrë në zbatim të ligjit, e si i tillë duhet të lihet në fuqi.
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Ka rezultuar e provuar se paditësja Dudie Hyka ka qenë në marrëdhënie pune pranë palës së paditur Posta shqiptare sh.a., Filiali Berat me detyrën e Kryetares së Zyrës së Postës Kutalli, marrëdhënie kjo e lidhur që në datën 01.09.1993, kohë kur Posta Shqiptare ka filluar funksionimin si person juridik më vete.

Marrëdhënia e punës midis palëve ndërgjyqëse ka zgjatur deri në datën 09.11.2009, kohë kur paditëses i janë ndërprerë marrëdhëniet financiare, për shkak të zgjidhjes së kontratës së punës. Me urdhrin e brendshëm të drejtuesit të palës së paditur, me nr.55 akti nr.478 prot është urdhëruar “largimin e menjëhershëm nga puna” të zj. Dudie Hyka me detyrë kryetare e Zyrës së Postës Kutalli me arsyetimin se, “ është tentuar të vidhej kjo zyrë dhe se ajo kishte të mbajtur në zyrë sasira të mëdha vlerash monetare, mbi limitin e parashikuar në vendimin nr 8 datë 23.01.2008 të Këshillit Mbikqyrës të Postës Shqiptare”. Marrëdhëniet financiare të ndërpriten në datën 09.11.2009. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet zyra e personelit dega ekonomike.

Ky akt i është komunikuar paditëses nëpërmjet shërbimit të afruar prej palës së paditur në datë 11.11.2009. Paditësja duke mos qenë dakord me këtë urdhër i është drejtuar gjykatës me kërkesë padi duke kërkuar sipas objektit të përshkruar në pjesën hyrëse.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.838, datë 06.07.2010, ka vendosur:

Pranimin e padisë.



Detyrimin e të paditurit Posta Shqiptare Sha, Filiali Berat t’i paguajë paditëses Dudie Hyka një dëmshpërblim në masën 12 muaj pagë për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës pa shkaqe të arsyeshme.

Detyrimin e të paditurit Posta Shqiptare Sha, Filiali Berat t’i paguajë paditëses Dudie Hyka për vjetërsi në punë në masën e 8 muaj pagë.

Detyrimin e të paditurit Posta Shqiptare Sha, Filiali Berat t’i paguajë paditëses Dudie Hyka një dëmshpërblim në masën 3 muaj pagë, për mosrespektim të afatit të njoftimit.

Detyrimin e të paditurit Posta Shqiptare Sha, Filiali Berat t’i paguajë paditëses Dudie Hyka një dëmshpërblim në masën 2 muaj pagë për mosrespektim të zgjidhjes së kontratës së punës.

Gjithsej i padituri Posta Shqiptare sha, Filiali Berat detyrohet t’i paguajë paditëses 25 muaj pagë, duke llogaritur pagën mujore në masën e pagës mujore që ka ekzistuar në kohen e zgjidhjes së kontratës së punës, në datë 09.11.2009.”

... me arsyetimin se, kontrata është me kohëzgjatje të pacaktuar, pasi ka zgjatur 16 vjet, dhe pala e paditur nuk e ka njoftuar paditësen 3 muaj më parë, në bazë të nenit 143/1 të K.Punës, dhe në këtë rast nga pala e paditur nuk është respektuar ky afat njoftimi dhe me të drejtë gjykata duke ju referuar nenit 144/ç të K.Punës, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm.

Urdhri i largimit i është komunikuar 2 ditë para komunikimit të tij. Gjykata konstaton se zgjidhja e kontratës së punës është pa shkaqe të arsyeshme, dhe në bazë të neneve 155, 146, i takojnë shpërblimet përkatëse.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr 1083, datë 21.12.2010, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.838, datë 06.07.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat”.

Kundër vendimit të gjykatës së Apelit, në mbështetje të Nenit 472 të K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs Posta Shqiptare Sha, Filiali Berat e cila kërkon prishjen e vendimit duke parashtruar shkaqet e lartpërmendura.
LIGJI I ZBATUESHËM

Nenet 143, 144, 153 dhe 155 të Kodit Punës



KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

Se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Posta Shqiptare sh.a.Filali Berat, nuk përmban shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, prandaj nuk ka vend që vendimi i gjykatës së apelit të cënohet.

Nga gjykimi në shkallë të parë dhe në apel ka rezultuar se, paditësja Dudie Hyka nuk ka shkelur detyrimet kontraktuale me faj të rëndë ose me faj të lehtë në mënyrë të përsëritur, pasi pala e paditur e ka zgjidhur kontratën e punës për shkaqe të pa justifikuara. Pretendimi i palës së paditur se paditësja është larguar nga puna për shkak të një ngjarje të rëndë që ka ndodhur ne Zyrën Postare të Komunës Kutalli, ku është tentuar të vidhej kjo zyrë dhe se ajo kishte të mbajtur në zyrë sasira të mëdha vlerash monetare, mbi limitin e parashikuar në vendimin nr.8, datë 23.01.2008 të Këshillit Mbikqyrës të Postës Shqiptare, nuk qëndron për faktin se urdhëri i mësipërm në asnjë vend nuk e përmend Zyrën Postare Kutalli për fondin limit, e në këto rrethana nuk plotësohet një nga kushtet kumulative për të pranuar ekzistencën e shkakut të justifikuar sipas nenit 153 të Kodit Punës.

Me të drejtë gjykata e apelit arsyeton se, shuma e gjetur në zyrë në asnjë rrethanë nuk motivon palën e paditur për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës me palën paditëse e për rrjedhojë nuk përbën shkak të justifikuar në kuptim të nenit 153 të Kodit Punës, i cili mund t’i japë të drejtë punëdhënësit për të zgjidhur kontratën e punës në mënyrë të menjëhershme dhe për shkaqe të justifikuara, prandaj pala e paditur ishte e detyruar që të zbatonte rregullat e parashikuara nga Kreu i XIV i Kodit Punës, i cili bën fjalë për përfundimin e marrëdhënieve të punës. Sipas këtij Kreu pala e paditur ishte e detyruar që të zbatonte afatin e njoftimit, të parashikuar nga neni 143 i Kodit Punës.

Pala e paditur në cilësinë e punëdhënësit nuk ka zbatuar kërkesat e nenit 143 të Kodit Punës për njoftimin e paditësit, atëherë zgjidhja e kontratës së punës konsiderohet si zgjidhje e menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara të kontratës së punës nga punëdhënësi, prandaj me të drejtë gjykata e apelit në këtë rast ka zbatuar kërkesat e nenit 155 të Kodit Punës. Marrëdhëniet e punës midis paditëses dhe palës së paditur kanë zgjatur për 16 vjet, prandaj në zbatim të nenit 143/1 të Kodit Punës, afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës me afat të pacaktuar nga ana e paditur duhet të ishte tre muaj, dhe mosrespektimi i këtij afati njoftimi bën që zgjidhja e kontratës së punës të konsiderohet me efekt të menjëhershëm.

Kolegji Civil vlerëson se, nëse punëdhënësi (pala e paditur) dëshironte që të zgjidhte kontratën e punës me afat të pacaktuar, mjafton që të zbatojë kërkesat e neneve 143 dhe 144 të K.Punës dhe të presë derisa të përfundojë afati i njoftimit, duke mos u ngarkuar me asnjë lloj detyrimi në rast konflikti gjyqësor. Këtë qëndrim kanë mbajtur Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.19, datë 15.11.2007, ku ndërmjet të tjerave thuhet se: “Kur punëdhënësi, referuar e në zbatim të nenit 141 e vijues të Kodit Punës, zgjidh në mënyrë të njëanshme kontratën e punës me afat të pacaktuar, punëmarrësi jo në mënyrë të domosdoshme ka të drejtë të përfitojë edhe dëmshpërblimin deri në një vit pagë. Në vijim të këtij konkluzioni, respektimi i kërkesave të nenit 141, 143, 144, 145 të Kodit Punës nga punëdhënësi, si rregull, passjell përfundimin në mënyrë të natyrshme të kontratës së punës dhe respektimin e të gjitha të drejtave të punëmarrësit.”.....

Kolegji Civil çmon se meqenëse nuk ndodhemi përpara një zgjidhje të natyrshme të kontratës së punës, ose përpara zgjidhjes së menjëhershme për shkaqe të justifikuara të kontratës së punës nga punëdhënësi, të parashikuar nga neni 153 i Kodit Punës, atëherë ndodhemi përpara zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, të parashikuar nga neni 155 i Kodit Punës, prandaj me të drejtë gjykata e apelit ka arritur në përfundimin se, paditëses Dudie Hyka i takon shpërblimi i dëmit për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, dhe shpërblimi për vjetërsinë në punë që ajo ka patur pranë palës së paditur. Paditëses në zbatim të nenit 143 të Kodit Punës i takon edhe shpërblimi për mosrespektim të afatit të njoftimit.

Gjykata apelit i ka dhënë paditëses Dudie Hyka 12 muaj pagë si dëmshpërblim për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi dhe shpërblimin për vjetërsi për kohën që paditësi ka punuar pranë palës së paditur pagën e 8 muajve duke qenë se paditësja ka qenë në marrëdhënie pune për një periudhë prej 16 vitesh, të cilat janë brenda parashikimeve të bëra nga nenet 155, dhe 145 të Kodit Punës, prandaj vendimi i gjykatës së apelit është i bazuar në ligj, dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

Për të gjitha këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur Posta Shqiptare sh.a., Filiali Berat, nuk është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i gjykatës së apelit duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të Vendimit nr.1083, datë 21.12.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë.
Tiranë, më 23.10.2014

Nr.11241-01971-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3224 i Vendimit (548)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 23.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11241-01971-00-2011 që u përket palëve:

PADITËS: ARTUR STARJA.

E PADITUR: ÇEZ SHPËRNDARJE SHA.

OBJEKTI:

Kërkim dëmshpërblimi për largim nga puna.

Baza Ligjore: Nenet 143-145, 153-155 të K.Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.41-2011-201 (130), datë 19.01.2011, ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë.

Detyrimin e palës së paditur “ÇEZ Shpërndarje” sh.a. t’i paguajë paditësit Artur Starja një dëmshpërblim prej 8 pagash mujore (me pagë mujore 35.500 lekë) për zgjidhje të menjëhershme të pajustifikuar të kontratës në aplikim të nenit 155/3 të K.Punës.

Detyrimin e palës së paditur “ÇEZ Shpërndarje” sh.a. t’i paguajë paditësit Artur Starja një dëmshpërblim prej 2 paga mujore (me pagë mujore 35.500 lekë) për mosrespektim të afatit të njoftimit në aplikim të nenit 155/1 të K.Punës.

Detyrimin e palës së paditur “ÇEZ Shpërndarje” sh.a. t’i paguajë paditësit Artur Starja një dëmshpërblim prej 2 paga mujore (me pagë mujore bruto 35.500 lekë) për mosrespektim të procedurës në aplikim të nenit 144/5 të K.Punës.

Detyrimin e palës së paditur “ÇEZ Shpërndarje” sh.a. t’i paguajë paditësit Artur Starja një shpërblim për vjetërsi në punë prej 1.5 pagash mujore (me pagë mujore bruto 35.500 lekë) në aplikim të nenit 145 të K.Punës”.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.226, datë 18.05.2011, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.130, datë 19.01.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë”.

Kjo gjykatë ka përdorur të njëjtin arsyetim si gjykata e faktit..

Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur shoqëria “ÇEZ Shpërndarje” sh.a, që kërkon ndryshimin e të dy vendimeve të gjykatave dhe rrëzimin e padisë, dhe parashtron shkaqet si me poshtë vijon:

- Zgjidhja e kontratës së punës është bërë për shkaqe të arsyeshme pasi paditësi ka shkelur rregulloren e sigurimit teknik dhe të shfrytëzimit duke ndërruar turnin me personel tjetër pa njoftuar instancat përkatëse (Drejtori i Drejtorisë së TL Elbasan);

- Nga ana jonë është respektuar procedura për zgjidhjen e marrëdhënies së punës pasi paditësi është njoftuar rregullisht me shkresën nr.1219/3 prot. që duhet të paraqitet në takim. Gjithashtu është realizuar takimi por paditësi nuk ka pranuar të firmosë dhe të japë prapësime.

- Zgjidhja e marrëdhënies së punës ka qenë me efekt të menjëhershëm për shkaqe të justifikuara prandaj paditësit nuk i takon dëmshpërblim për mosrespektim të afatit të njoftimit;

- Bazuar në nenin 145/1 të K.Punës punëmarrësi e humb të drejtën e shpërblimit për vjetërsi nëse është pushuar me efekt të menjëhershëm për shkaqe të justifikuara, dhe prandaj paditësit nuk i takon ky lloj dëmshpërblimi.


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   41   42   43   44   45   46   47   48   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish