Nr I vendimit Data palët faqe


Prishjen e vendimit nr.840, datë 05.10.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues



Download 2,4 Mb.
bet40/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   36   37   38   39   40   41   42   43   ...   173
Prishjen e vendimit nr.840, datë 05.10.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

-

Tiranë, më 23.10.2014.



Nr.11243-02439-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3549 i Vendimit (538)

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

Në datën 23.10.2014, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.11243-02439-00-2011 Regj. Themeltar, që i përket palëve:

PADITËS: PANDELI MINO, në mungesë.

TE PADITUR: AGJENCIA RAJONALE E K.K.P. VLORË, AGJENCIA QENDRORE E K.K.P. TIRANË, përfaqësuar nga Avokati i Shtetit Abaz Deda.

OBJEKTI:


Ndryshimi i vendimit nr.83, dt 24.07.1995 të ish KKKP Vlorë.

Baza ligjore: Neni 31, 32, 324 e vijues i K.Pr.C,

ligji 9235, dt 29.07.2004.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.3061, date 10.12.2009, ka vendosur:


“Ndryshimin e vendimit nr.83, datë 24.07.1995 të KKKP Vlorë, duke u kthyer në natyrë, trashëgimtarëve të ish pronarit Thimi Mino një sip.129 m2 sipas kufizimeve të përcaktuara në plan-vendosjen e aktit te ekspertimit dhe duke lënë te pa ndryshuar këtë vendim për sa i përket njohjes së të drejtës për kompensim për pjesën tjetër të truallit…”

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.210, datë 22.02.2011, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.3061, datë 10.12.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë duke e gjykuar çështjen ne fakt: Rrëzimin e padisë së paditësit Pandeli Mino.”

Kundër vendimit nr.210, datë 22.02.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë ka ushtruar rekurs paditësi Pandeli Mino, i cili kërkon ndryshimin e vendimit nr.210, datë 22.02.2011, të Gjykatës se Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.3061, datë 10.12.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës se apelit është dhënë në shkelje procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit duke e gjykuar çështjen në fakt në mungesën time pa më njoftuar për ditën dhe orën e gjykimit.

- Vendimi është rrjedhojë e një arsyetimi të përciptë, pa argumenta bindëse të mbështetur në prova dhe të bazuara në ligj.

- Gjykata e apelit duke e gjykuar çështjen në fakt, në shkelje të nenit 465 të K.Pr.Civile pa një akt ekspertimi, e zëvendëson atë duke dhënë shpjegime për truallin e lirë duke u shprehur se “vihet re lehtësisht se nuk bëhet fjalë për sipërfaqe të lirë, por për sipërfaqe funksionale të pasurive që gjenden për rreth asaj sipërfaqe....se është një zonë e zënë me ndërtime të cilat kanë nevojë edhe për sipërfaqe funksionale”. Ky konkluzion mund të jepet vetëm nga një ekspert e jo nga gjykata.


- Edhe pse arsyeton se “Eksperti nuk ka bërë një verifikim në Bashki për të parë mundësinë urbane të kësaj sipërfaqe trualli e ndodhur në mes të ndërtimeve të përhershme” i jep vete konkluzionet që kjo sipërfaqe nuk është e lire, pa e verifikuar çështjen.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, Avokatin e Shtetit A. Deda i cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, në mungesë të palës paditëse, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi,



V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

  1. Pala paditëse Pandeli Mino është trashëgimtarë ligjor i ish pronarit Thimi Mino. Me vendimin nr.83, datë 24.07.1995 të KKKP Vlorë, është vendosur: “njohja e të drejtës së pronësisë dhe e kompensimit për një truall prej 248m2 në favor të subjektit të shpronësuar Thimi Mino, truall ky i ndodhur në Lagjen “Lirim” të qytetit të Vlorës.”.

  2. Pala paditëse Pandeli Mino, pas daljes së Ligjit nr.9583, datë 17.07.2006 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9235, datë 17.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, me datën 05.03.2007 ka kërkuar pranë palës së paditur ish Zyrës Rajonale të KKKPronave Vlorë, ndryshimin e vendimit të KKKPronave për kthimin në natyrë të sipërfaqes së lirë të truallit. Një kërkesë të tillë paditësi e ka paraqitur edhe në datën 16.09.2008.

  3. Paditësi Pandeli Mino më 31.10.2008 i është drejtuar me ankesë edhe pranë palës së paditur Agjencisë Kombëtare të KKKPronave Tiranë me qëllim që të behet e mundur marrja e një përgjigje për ankesën qe ai ka bërë pranë Zyrës Rajonale.

  4. Në mungesë të përgjigjes nga organet administrative përgjegjëse, paditësi Pandeli Mino i është drejtuar gjykatës së rrethit gjyqësor me kërkesë mbi ndryshimin e vendimit nr.83, datë 24.07.1995 të KKKP Vlorë dhe kthimin në natyrë të sipërfaqes truall prej 248m2.

  5. Pala e paditur me anë të Avokatit të Shtetit duke prapësuar ka parashtruar faktin se pala paditëse duhet të kishte ezauruar ankimin administrativ mbi ndryshimin e vendimit nr.83, datë 24.07.1995, të KKKP Vlorë ka kërkuar rrëzimin e kërkesë padisë.

  6. Në përfundim të hetimit gjyqësor Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.3061, datë 10.12.2009, ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.83, datë 24.07.1995, të KKKP Vlorë, duke u kthyer në natyrë, trashëgimtarëve të ish pronarit Thimi Mino një sip.129m2 sipas kufizimeve të përcaktuara në plan-vendosjen e aktit të ekspertimit dhe duke lënë të pa ndryshuar këtë vendim për sa i përket njohjes së të drejtës për kompensim për pjesën tjetër të truallit.

    1. Gjykata arsyeton se: “...Sipas nenit 328 paragrafi dytë i K.Pr.Civile parashikohet se “kur organi administrativ me i lartë nuk e ka shqyrtuar ankimin në afatin e caktuar nga ligji.....dhe kundër aktit të tij parashikohet ankimi drejtpërdrejtë në gjykatë, shtetasi ka të drejtë ti drejtohet gjykatës...”....Sipas aktit të ekspertimit është përcaktuar se sipërfaqja prej 248 m2 kishte brenda saj një sipërfaqe të lire prej 129m2 .... Bazuar në ligjin nr.9583, datë 17.07.2006, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9235 datë 17.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” pretendimi i paditësit se një pjesë e sip.truallit për të cilin i ishte njohur me vendimi të KKKPronave është e lirë, gjykata vlerëson se kjo sipërfaqe prej 129m2 duhet të kthehet në natyrë duke ndryshuar këtë vendim dhe duke e lënë të pandryshuar atë për pjesën tjetër të tij....”

  7. Mbi ankim të Avokaturës së Shtetit, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.210, datë 22.02.2011, ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.3061, datë 10.12.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë duke e gjykuar çështjen në fakt rrëzimin e padisë së paditësit Pandeli Mino.

    1. Gjykata arsyeton se: “....Fakti që sipërfaqja prej 129m2 është e pa zënë me ndërtime nuk do të thotë se “apriori” ajo është e lirë në kuptim të ligjit për KKKPronave ish pronarëve.....Vetë eksperti në aktin e tij të ekspertimit, është treguar i kujdesshëm në përzgjedhjen e termave kur ka dashur të përcaktojë destinacionin e pjesëve të truallit të paditësit, kur bëhet fjalë për truall të zënë me ndërtime dhe për truall të lirë....Në rastin konkret eksperti nuk ka bërë një verifikim në Bashki për të parë mundësitë urbane të kësaj sipërfaqe trualli të ndodhur në mes të ndërtimeve të përhershme. Në fakt nga një verifikim sipërfaqësor (edhe nga fotografimi ajror dhe plan rilevimi i ekspertit, akte këto të ndodhura ndër aktet), vihet re lehtësisht se nuk bëhet fjalë për sipërfaqe të lira, në kuptim të ligjit por për sipërfaqe funksionale të pasurive që gjenden për rreth asaj sipërfaqe. Zona ku ndodhet prona e kërkuar nga ana e paditeshit, është një zonë e zënë me ndërtime të cilat kanë nevojë edhe për sipërfaqe funksionale...Sipas – në analizë të dispozitave të mësipërme, si dhe të udhëzimit nr.3, datë 21.06.1993, dalë në zbatim të Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 pika 1, përcakton se; troje të zëna janë sipërfaqet mbi të cilat janë të vendosura ndërtesa ose objekte të tjera ndërtimore me karakter të përhershëm, publik, ekonomik, ose të çdo natyre tjetër, kur ato janë ndërtuar me leje të rregullt ndërtimi... në truallin e zënë përfshihet si sipërfaqja e truallit e zënë nga objekti kryesor, ashtu dhe sipërfaqet e tjera funksionale të parashikuara në dokumentacionin përkatës...”.

  8. Kundër vendimit nr.210, datë 22.02.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë ushtruar rekurs paditësi Pandeli Mino, i cili kërkon ndryshimin e vendimit nr.210, datë 22.02.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.3061, datë 10.12.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për shkaqet e parashtruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

    1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile

    2. Neni 6 i K.Pr.Civile: “Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet”.

    3. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

    4. Neni 16 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët. Megjithatë, gjykata nuk mund të ndryshojë bazën juridike të padisë pa kërkesën e palës”.



    1. Neni 28 i K.Pr.Civile: “Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke realizuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm”.

    2. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore. Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

    3. Neni 224/a të K.Pr.Civile: “për konstatimin ose sqarimin e fakteve, që kanë lidhje me mosmarrëveshjen në gjykim kërkohen njohuri të posaçme në fushat e shkencës, teknikës ose të artit.

  1. Nenit 4 të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, “U njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen ish pronarëve a trashëgimtarëve të tyre pronat që në momentin e daljes së këtij vendimi ligji ekzistojnë në formën e trojeve të pa zëna...

    1. Nenin 16 të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 parashikohet se: “kur trojet ose tokat bujqësore të tjetërsuara ne truall, janë zënë me ndërtime të përhershme, pronarët kompensohen me kufijtë e shpronësimit me mënyrat e mëposhtme: a) obligacione shtetërore ...; b) me sipërfaqe trojesh ekuivalente pranë qendrave të banuara...; c) me sipërfaqe ekuivalente në zonat turistike..;

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

  1. Se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Pandeli Mino përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.210, datë 22.02.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë me anë të të cilit është ndryshuar vendimi nr.3061, datë 10.12.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.210, datë 22.02.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e zbatimit të keq të ligjit material e procedural dhe për këtë shkak duhet të prishen dhe çështja të kthehet për rigjykim pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

  3. Ky Kolegj vlerëson të theksojë fillimisht se në interpretim të nenit 472 të K.Pr.Civile dhe jurisprudencës së konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen rastet e përcaktuara rigorozisht në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale. Ushtrimi i kontrollit rishikues të Gjykatës së Lartë nuk mund të konsistojë në një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e faktit, për shkak se një rivlerësim i tillë bie ndesh me vetë natyrën e gjykimit në këtë Gjykatë. (Vendimi nr.32, datë 28.12.2009; Vendimi nr.17, datë 30.04.2007 i Gjykatës Kushtetuese).

  4. Kështu, siç ka rezultuar e provuar gjatë procesit pranë gjykatës së rrethit gjyqësor, të pranuar nga gjykata e apelit, pala paditëse Pandeli Mino me cilësinë e trashëgimtarit të ish-pronarit Thimi Mino i është drejtuar gjykatës duke kërkuar ndryshimin e vendimit nr.83, datë 24.07.1995, të KKKP Vlorë me anë të të cilit i është njohur e drejta e pronësisë dhe kompensimit për një truall prej 248m2 ndodhur në Lagjen “Lirim” të qytetit të Vlorës.

    1. Gjatë gjykimit paditësi Pandeli Mino ka parashtruar faktin se sipërfaqja e trajtuar nga vendimit nr.83, datë 24.07.1995 të KKKP Vlorë është e lirë dhe për këtë shkak duhet ti kthehet në natyrë.

    2. Përfaqësuesi i palës së paditur Avokati i Shtetit duke prapësuar ka parashtruar faktin se sipërfaqja e pretenduar nga pala paditëse nuk mund të konsiderohet e lirë në kuptim të ligjit nr.9235/2004 pasi janë sipërfaqe funksionale të pasurive që gjenden për rreth sipërfaqes objekt gjykimi.

    3. Në përfundim të hetimit gjyqësor gjykata e rrethit në ndryshimin e vendimit nr.83, datë 24.07.1995 të KKKP Vlorë dhe pranimin e kërkesë padisë ka mbajtur qëndrimin se në zbatim të aktit të ekspertimit brenda sipërfaqes prej 248m2 ka sipërfaqe të lira prej 129m2 të cilat i duhen kthyer palë paditëse Pandeli Mino.

    4. Gjykata e apelit ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankim të Avokaturës së Shtetit duke ndryshuar vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor, dhe rrëzimin e kërkesë padisë ka argumentuar se “vihet re lehtësisht se nuk bëhet fjalë për sipërfaqe të lirë, por për sipërfaqe funksionale të pasurive që gjenden për rreth asaj sipërfaqe....se është një zonë e zënë me ndërtime të cilat kanë nevojë edhe për sipërfaqe funksionale”, si dhe “Eksperti nuk ka bërë një verifikim në Bashki për të parë mundësinë urbane të kësaj sipërfaqe trualli e ndodhur në mes të ndërtimeve të përhershme”.

  5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se konkluzionet e arritura nga gjykata e apelit janë rrjedhojë e mos hetimit të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes në zbatim dhe interpretimin të ligjit material të zbatueshëm për mosmarrëveshjen objekt gjykimi.

  6. Gjykata e apelit nuk kanë dhënë argumente ligjore, të mbështetur në prova, në lidhje me sipërfaqen e pretenduar nga pala paditëse si sipërfaqe e lirë apo e zënë në kuptim të ligjit nr.7698/1993. Konkretisht, gjykata e apelit ndryshon konstatimet e bëra në aktin e ekspertimit të marrë në gjykatën e shkallës së parë, jo vetëm pa thirrur ekspertin ose pa administruar një akt të ri ekspertimi, por dhe pa administruar akte të tjera shkresore nga organet kompetente, që do të mundësonin sqarimin e plotë të pretendimeve të palëve në gjykim.

  7. Konstatimi i gjykatës së apelit se “vihet re lehtësisht se nuk bëhet fjalë për sipërfaqe të lirë, por për sipërfaqe funksionale të pasurive” përbën qëndrim të gabuar të gjykatës, për aq sa gjykata ngatërron rolin e saj me atë të ekspertit në zbatim të nenit 224/a të Kodit të Procedurës Civile ku për konstatimin ose sqarimin e fakteve që kërkojnë njohuri të posaçme gjykata duhet të marrë mendimin e specializuar të ekspertit.

  8. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson se në zbatim të neneve 465, 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, në rigjykim gjykata e apelit, qoftë edhe kryesisht, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor, ku nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile), cilësimit të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile), duhet ti nënshtrojë hetimit gjyqësor pretendimet mbi përcaktimin e qartë të gjendjes së sipërfaqes së pretenduar nga pala paditëse Pandeli Mino.

  9. Në rigjykim, gjykata e apelit, në zbatim të neneve 223 dhe 224 të Kodit të Procedurës Civile, duhej të kërkojë zyrtarisht nga organet e administratës shtetërore të dhëna për aktet e dokumente që ndodhen pranë tyre dhe që janë të nevojshme për shqyrtimin e pretendimit lidhur me përcaktimin nëse sipërfaqja e pretenduar nga paditësi Pandeli Mino mund të konsiderohet sipërfaqe e lirë, apo sipërfaqe funksionale e ndërtimeve të qëndrueshme përreth saj, sa janë këto sipërfaqe, etj, që eventualisht do të ndihmonin gjykatën në dhënien e një vendimi sa më të drejtë dhe objektiv në përputhje me objektin e padisë.

  10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se në çështjet konkrete është e nevojshme në zbatim të nenit 224/a të K.Pr.Civile kryerja e një akt ekspertimi të ri, për zgjidhjen e problemeve teknike që lidhen me pretendimet e ngritura nga palët lidhur me evidentimin e sipërfaqeve konkrete, kufizimet e saj në raport me ndërtimet e tjera, si dhe vlerësimit të situatës juridike nëse sipërfaqja objekt gjykimi mund të konsiderohet ose jo pjesë e sipërfaqes funksionale të pasurive që gjendjen përreth saj.

  11. Në rigjykim, gjykata duhet të ndjekë dhe të kërkojë zbatimin e parimit të kontradiktorialitetit, duke realizuar një gjykim të drejtë, në përfundim të së cilit të çmojë provat në respektim të kritereve materiale e procedurale që përmbajnë dispozitat ligjore e që lidhen me mosmarrëveshjen në gjykim, sipas bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre.

  12. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit do ta lejojnë gjykatën, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

  13. Përsa arsyetohet më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.210, datë 22.02.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e zbatimit të keq të ligjit material e procedural dhe për këtë shkak duhet të prishen dhe çështja të kthehet për rigjykim pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në Nenin 485/c të K.Pr.Civile,



V E N D O S I

Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   36   37   38   39   40   41   42   43   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish