Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet75/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   71   72   73   74   75   76   77   78   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga :


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
datën 05.11.2015 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31001-00384-00-2012 akti që ju përket palëve :
PADITËS: ARISTULLA ZAHO

E PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME SARANDË.


OBJEKTI:

Shfuqizimin e urdhrit nr.199, datë 24.02.2011 të ZVRPP Sarandë

që vendos urdhrin e kufizimit për pronën e paluajtshme

dhe refuzimin për lëshimin e çertifikatës së pronësisë për objektin dhe truallin.

baza ligjore: Nenet 141 e vijues të K.Pr.Administrative,

nenet 32/a dhe 328 e vijues të K.Pr.Civile, ligji nr.7843/1994

“Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, nenet 38, 46, etj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.1950/1116, datë 03.10.2011 ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë

Shfuqizimin e urdhrit të kufizimit nr.199, datë 24.02.2011 “ Për regjistrimin e masës së kufizimit të palës së paditur, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.



Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.521, datë 06.12.2011 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit civil nr.23-2011-1950/1116, datë 03.10.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë si më poshtë:

Rrëzimin e padisë së paditëses Ariatulla Zaho si të pabazuar në ligj e në prova.

Shpenzimet gjyqësore paditëses.



Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ka ushtruar rekurs pala paditëse Aristulla Zaho, i cili kërkon ndryshimin e këtij vendimi dhe lënien në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë nr.1950/1116, datë 03.10.2011, duke parashtruar këto shkaqe;

  • Shkaku i refuzimit është kryesisht mosfirmosje e kontratës së pjestimit nga njëra prej bashkëpronareve të cilën Gjykata e Apelit Gjirokastër e pranoi mangësi, në një kohë që kontrata e pjestimit është e regjistruar në tërësinë e saj për të gjithë bashkëpronarët gjë që e konfirmon dhe vet regjistrimi hipotekor, i cili nuk bënë asnjë veçim për ndonjërën nga bashkëpronarët.

  • Moszbatim të drejtë të ligjit e vlerësojmë dhe kufizimin e urdhëruar nga pala e paditur. Ky urdhër bazohet në nenin 44 të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994, në të cilin përcaktohen rastet konkrete kur mund të vihet masë kufizimi sikurse janë parandalimi i ndonjë mashtrimi, veprim i padrejtë ose i pamjaftueshëm.

  • Nga dokumentet që përmenden dhe që janë edhe pjesa e shqyrtimit gjyqësor, vlerësojmë se veprimi i kufizimit në rastin tonë nuk bazohet në ligj dhe padrejtësisht në zbatim të padrejtë të ligjit Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka quajtur atë të bazuar.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,


V Ë R E N

Me kontratën e shitblerjes nr.720/1 rep.dhe 7166/1 kol.datë 17.11.1993 Kooperativa e Peshkimit “ Peska “ Sarandë në cilësinë e shitësit i ka shitur blerësve Antoneta Çipa, Katerina Neçka, Aristulla Zaho, Marika Jorgji, Shpresa Xhelili dhe Marjana Konini në bashkëpronësi objektin “ Sektori i vjetër punishte e rrjetave”. Objekti ishte njëkatësh, mbuluar me çati me tjegulla e me mur guri.Blerësve u shitet dhe trualli me sipërfaqe 253.7 m.2.

Vlera e objektit të shitur është në shumën 158.1 lekë.Kjo kontratë shitje është regjistruar në Zyrën e Hipotekës me nr.103, datë 17.11.1993 në regjistrin e pronave private.

Më datë 20.03.1995 në zyrën noteriale Sarandë është hartuar një kontratë pjestimi midis bashkëpronarëve me nr.279 rep.dhe 216 kol.datë 20.03.1995 e cila është regjistruar në hipotekë me nr.104, datë 14.04.1995.

Më datë 01.07.2010 paditësja, Aristulla Zaho ( Papajani) ka aplikuar pranë palës së paditur për t’u pajisur me çertifikatë pronësie për objektin dhe truallin.

Pala e paditur, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë, me Urdhërin nr.199, datë 24.02.2011 ka urdhëruar:

Regjistrimin e kufizimit mbi pasurinë e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.1, faqe 36, nr.103 ind.datë 14.04.1995 në favor të bashkepronarëve Antoneta Cipa, Katerina Necka, Aristulla Zaho, Marika Jorgji, Shpresa Xhelili dhe Marjana Konini, deri në plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor për këtë pasuri “.

Paditësja e ka ankimuar Urdhërin për Regjistrim Kufizimi të ZVRPP Sarandë me nr.1565 prot.datë 02.03.2011, në Zyrën Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme e cila nga ana e saj ka kthyer këtë përgjigje me shkrsën nr.1565/1 prot.datë 12.04.2011:

...Sa më sipër, ju sqarojmë se kufizimi i veprimeve mbi pasurinë e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.1, nr.103 ind.fq.36, datë 14.04.1995, me përshkrimin “ ndërtesë një katëshe, mbuluar me çati me tjegulla, mur guri, si dhe truall me sipërfaqe 253.7 m.2”, në bashkëpronësi të Antoneta Cipa, Aristulla Zaho, Marika Jorgji, Shpresa Xhelili dhe Marjana Konini është vendosur në bazë të nenit 44 të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “ Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” të ndryshuar, në të cilin ndër të tjera përcaktohet se “ Për parandalimin e ndonjë mashtrimi, veprimi të padrejtë ose të pamjaftueshëm, regjistruesi lëshon urdhër për regjistrimin e kufizimit në seksionin përkatës të kartelës...Për çdo kundërshtim që mund të keni në lidhje me veprimet e mësipërme ju mund ti drejtoheni organeve kompetente gjyqësore...”

Në rrethana të tilla, paditësja Aristulla Zaho (Papajani), pasi ka ezauruar ankimin administrativ ka ngitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë padi me shkak ligjor dhe objekt shfuqizimin e aktit administrative, urdhërit nr.199, datë 24.02.2011 të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë që ka vendosur masën e kufizimit mbi pasurinë e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.1, faqe 36, nr.103 ind. datë 14.04.1995, në favor të bashkëpronarëve Antoneta Cipa,Katerina Necka, Aristulla Zaho, Marika Jorgji, Shpresa Xhelili dhe Marjana Konini, deri në plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor për këtë pasuri.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas shqyrtimit të të çështjes, ka vendosur pranimin e padisë e padisë, sipas kërkimit të saj të sipërcituara.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, e vënë në lëvizje vetëm mbi ankimin e palës së paditur ZVRPP Sarandë, ka vendosur ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, duke vendosur rrëzimin e padisë si të pabazuar në ligj e në prova.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, pala paditëse Aristulla Zaho ka paraqitur rekurs në Gjykatë të Lartë, ku në thelb pretendohet se nga ana e palëve të paditura ka zbatim të gabuar të nenit 44 të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 dhe se gjykata e apelit për rrëzimin e padisë është nisur nga mangësit që ka kontrata e pjestimit, por që prona në tërësinë e saj është e regjistruar.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, para se të shqyrtonte shkaqet e ngritura në rekursin e palës paditëse Aristulla Zaho, në përmbushje të detyrës së saj si gjykatë ligji, kryesisht, verifikoi aktet proceduriale që gjënden në dosjen gjyqësore, nga ku konstatoi se gjykimi si në shkallë të parë dhe atë të apelit është zhvilluar në shkelje të rëndë të normave proceduriale.Prandaj, është vëndi që vendimet e dhëna nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër të prishen dhe çështja të rishqyrtohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër.

Në rrethana të tilla, mosmarrëveshja e krijuar midis paditëses, dhe ZVRPP Sarandë nuk është e lidhur vetëm me të drejta subjektive dhe interesa midis subjekteve privat, por me pretendime që kërkojnë realizimin e tyre kundrejtë shtetit dhe nëpërmjet organeve shtetrore, pra është i dukshëm interesi që ka shteti për të mbrojtur në këtë gjykim.

Mirëpo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor dhe ajo e apelit kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin procedurial, duke mos i,u garantuar palëve të paditura një proces të rregullt, si organe administrative mbrojtjen e interesave të shtetit sipas kushteve dhe mënyrës që parashikon shprehimisht ligji.

Në nenin 79/a të Kodit të Procedurës Civile thuhet: “Avokatura e Shtetit ushtron përfaqësimin në rastet e parashikuara me ligj.Gjykata, që shqyrton çështje për të cilat me ligj përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga avokatura e Shtetit, urdhëron njoftimin e akteve kësaj të fundit, me qëllim që ajo të ket mundësi të marrë pjesë në gjykim”.

Një interpretim të ligjit kanë bërë edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ku midis të tjerave, në vendimin unifikues nr.13, datë 23.03.2004 janë shprehur se: “...Nga përmbajtja e kësaj dispozite( nenit 79/a të K.Pr.Civile), del se, kur shqyrton çështje për të cilat përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, gjykata është e detyruar që të urdhërojë njoftimin e akteve kësaj të fundit.Vetëm këtu mund t,i krijohet mundësia reale Avokaturës së Shtetit që të marrë pjesë në gjykim me qëllim përfaqësimi dhe mbrojtje të interesave të shtetit, në rastet e parashikuara nga ligji...”

Sa më sipër, ky Kolegj, në dhomë këshillimi, arrin në përfundimin se vendimi i Gjykatës Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe vendimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, duhen prishur dhe çështja duhet të dërgohet për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën Administrative të Shkallës Parë Gjirokastër, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore, bazuar në ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”,

PËR KËTO ARSYE

Kolegji administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 gërma “d” të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.521, datë 06.12.2011 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe vendimin nr.1950/1116, datë 03.10.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.


Tiranë, më 05.11.2015
Nr. 11241-01610-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 4527 i Vendimit (595)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   71   72   73   74   75   76   77   78   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish