Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet78/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   74   75   76   77   78   79   80   81   ...   157


PËR KËTO ARSYE


Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 63, të Ligjit nr.49, datë 03.05.2012 të “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.


V E N D O S I


Prishjen e vendimit nr.1754, datë 05.10.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.10623, datë 18.12.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Tiranë, më 06.11.2015



Nr. 11243-03033-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-3788 i Vendimit (597)

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

në dhomën e këshillimit të datës 06.11.2015, mori në shqyrtim çështjen administrative që i

përket:
PADITES: HARILLO DINE

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË

INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE
OBJEKTI:

Pagimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi,

fituar sipas kushteve dhe mënyrës së përllogaritjes se përcaktuar

ne Ligjin nr.8661, datë 18.09.2000, “Për sigurimin shoqëror suplementar

të punonjësve të Policisë së Shtetit”, në mënyrë periodike.

Shpërblimin e humbjes pasurore pësuar nga ulja e pensionit të parakohshëm

për vjetërsi shërbimi, si pasoje e riperllogaritjes pa shkak të ligjshëm,

duke me kthyer (paguar) begatimin pa shkak te ligjshëm të palës se paditur

në vlerën 34.400 leke (masa e diferencës së vlerës së paguar

në muajin Qershor 2009 dhe të pensionit që paguhet çdo muaj

pas datës 01.07.2009), nga data 01.07.2009 e në vijim.

Baza Ligjore: Nenet 4, 42, 132/1, të Kushtetutës;

neni 29, i Ligjit nr.10142, date 15.05.2009,

“Për sigurimin shoqëror suplementar te ushtarakeve te Forcave të Armatosura,

të punonjësve te Policisë se Shtetit...”;

Ligji nr.8661, datë 18.09.2000, “Për sigurimin shoqëror suplementar

të punonjësve të Policisë se Shtetit”;

neni 655, i Kodit Civil;

neni 32, i Kodit te Procedurës Civile;

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.33, datë 24.06.2010.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.10489, datë 20.12.2011, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesëpadisë.

Detyrimin e palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë për t’i paguar paditësit Harillo Dine pensionin e parakohshëm për 24 vjet e 8 muaj vjetërsi shërbimi në masën 50 përqind të pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi për 15-vjet vjetërsi shërbimi dhe pas kësaj për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm për 9 vjet e 8 muaj vjetërsi shërbimi, masa e pensionit shtohet me 2 përqind te pagës referuese, sipas nenit 12, të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000, “Për sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve te Policisë se Shtetit”, duke filluar kjo përllogaritje nga data 01.07.2009”.

Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë ka paraqitur ankim i padituri Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1565, datë 19.06.2012, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.10489, datë 20.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:

Detyrimin e palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tirane t’i paguajë paditësit Harillo Dine diferencën e papaguar të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të caktuar sipas Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000, “Për sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve të Policisë së Shtetit”, duke filluar prej datës 01.07.2009 dhe deri në rillogaritjen e tij sipas Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr.1565, datë 19.06.2012, ka paraqitur rekurs, pala paditëse Harillo Dine, i cili ka kërkuar; prishjen e vendimit nr.1565, date 19.06.2012, te Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të Vendimit nr.10489, date 20.12.2011, të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, duke parashtruar këto shkaqe:

Detyrimi i palës se paditur DRSSH Tirane për te me paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi, qe kam fituar sipas kushteve dhe mënyrës se përllogaritjes te përcaktuara ne Ligjin nr.8661 date 18.09.2000 “Per Sigurimin Shoqëror Suplementar te Punonjësve te Policisë se Shtetit”, ne mënyrë periodike.

Detyrimi i palës se paditur DRSSH Tirane për te me shpërblyer humbjen pasurore qe kam pësuar nga ulja e pensionit te parakohshëm te vjetërsisë se shërbimit, si pasoje e rillogaritjes pa shkak te ligjshëm, duke me kthyer (paguar) begatimin pa shkak të ligjshëm të të paditurit në vlerën e 34.400 lekë (masa e diferencës së vlerës së paguar në muajin Qershor 2009 dhe të pensionit që paguhem çdo muaj pas datës 01.07.2009), nga data 01.07.2009 e në vijim.

Me vendimin nr.10489, datë 20.12.2011, të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, është vendosur:

“Pranimin e kërkesëpadisë.

Detyrimin e palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë për t’i paguar paditësit Harillo Dine pensionin e parakohshëm për 24 vjet e 8 muaj vjetërsi shërbimi në masën 50 përqind të pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi për 15-vjet vjetërsi shërbimi dhe pas kësaj për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm për 9 vjet e 8 muaj vjetërsi shërbimi, masa e pensionit shtohet me 2 përqind te pagës referuese, sipas nenit 12, të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000, “Për sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve te Policisë se Shtetit”, duke filluar kjo përllogaritje nga data 01.07.2009”.

Pala e paditur ka njoftuar paditësin qe rillogaritja është bërë mbi bazën e shkresës 3379, dt 07.07.2009, te Drejtores se ISSH ne zbatim te nenit 29, te Ligjit 10142 “Per sigurimin sigurimin shoqëror suplementar Ushtarakeve, te Forcave te Armatosura, te punonjësve te policisë se shtetit etj"

Ligji nr.10142, ka hyre ne fuqi me dt.27.06.2009, pra pasi paditësi ka përfituar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Gjykata çmon se neni 29, i Ligjit te mësipërm duhet pare vetëm ne frymën e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.33, dt 24.06.2010, i cili nënvizon qe rillogaritja duhet te behet vetëm ne ato raste kur sjell ndryshime pozitive në favor të përfituesit.

Ky vendim nënvizon se në asnjë rast nuk duhet që të preket parimi i sigurisë juridike çka nënkupton që të drejtat e përfituara me ligj nuk mund të cenohen nga një akt tjetër i shprehjes se vullnetit shtetëror.

Ky parim i rëndësishëm, i nënvizuar në një sërë vendimesh Gjykatës Kushtetuese, është i parashikuar në nenin 1 protokolli 1 dhe nenin 6, te Konventës Evropiane për te Drejtat e Njeriut, e cila eshte ratifikuar nga Parlamenti i Shqipërisë qe ne vitin 1994.

Per rrjedhoje gjykata çmon se rillogaritja e pensionit te parakohshëm për vjetërsi shërbimi i paditësit nga pala e paditur, duke zbritur masën e këtij pensioni, eshte here ne kundërshtim me parimet baze te se drejtës dhe ne keqinterpretim te nenit 29, te Ligjit 10142.

Gjykata çmon se pika 1 e nenit 29, te këtij ligji parashikon trajtimin ne baze te këtij ligji te personave qe ju lind e drejta për përfitim pas hyrjes ne fuqi te tij, ndërsa pika 2, e këtij ligji parashikon rillogaritjen e pagesave, por në rastet kur rillogaritja është e favorshme për subjektin.

Mbi bazën e ankimit të palës së paditur me vendim të datës 19.06.2012, Gjykata e Apelit Tirane, për çështjen civile me pale ndergjyqese:

Unë paditësi Harillo Dine kundërshtoj ketë vendim te padrejte te Gjykatës se Apelit, i cili ka ndryshuar Vendimin nr.10489, date 20.12.2011, te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, për arsyet si me poshtë vijon:

Unë Harillo Dine kam punuar pranë Drejtorisë se Përgjithshme te Policisë se Shtetit me detyra e funksione te ndryshme dhe kam dale ne lirim me dt 15.10.2004 dhe ne ketë moment kam pasur gradën e Kryeinspektorit dhe me vjetërsi shërbimi si punonjës policie 24 vjet, 8 muaj e 14 dite vjetërsi.

Mbi bazën e pagës referuese prej 44000 leke dhe vjetërsinë ne pune, DRSSH Tirane me Vendim Caktim Pensioni date 01.06.2005 me ka caktuar pension të parakohshëm si punonjës i Policisë së Shtetit në masën 30.800 lekë, i cili për shkak të rritjes së pensioneve është indeksuar ne vlerën 31.416 leke, ne vlerën 32.385 leke, ne vlerën 33.976 leke, dhe me pas ne vlerën 35335 leke, bazuar ne nenin 12, te Ligjit 8661, date 18.09.2000.

Kjo mase pensioni eshte rritur mbi bazën e indeksimeve te bëra me vendime te Qeverise dhe nga data 01.07.2009 masa e pensioni qe kam përfituar ka qene 35335 leke ne muaj.

Me një veprim arbitrar Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tirane, me ane te shkresës nr.3379, date 07.07.2009, me ka ulur masën e pensionit padrejtësisht, duke caktuar atë ne masën 18012 leke. Kjo ulje e masës se pensionit është bërë në kundërshtim me Ligjin dhe duke interpretuar gabimisht nenin29/2".

Rillogaritja e të drejtave të njohura të Ligjit 10142, datë 15.05.2009 dhe në kundërshtim me vendimi nr.33, dt.24.06.2010, i Gjykatës Kushtetuese.

Nga përmbajtja e vendimit të Gjykatës se Apelit, rezulton se ajo nuk ka lexuar fare vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që ajo ka ndryshuar.

Siç u parashtrua me lart del se gjykata e shkalles se pare ka theksuar se paditësit ishte rillogaritur pensioni duke ju referuar Ligjit 10142 dhe kjo gjykate e ka cilësuar site pambështetur ne nenin 29 dhe ne interpretimin qe i bën Gjykata kushtetuese ne vendimin nr.33/2010, rillogaritjen e bere duke i zbritur masën e pensionit.

Vendimi i Gjykatës se Apelit për te detyruar palën e paditur DRSSH Tirane ti paguaje paditësit Harillo Dine pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe diferencën e papaguar te këtij pensioni ne masën e llogaritur ne baze te Ligjit nr.8661, date 18.09.2000 “Per Sigurimin Shoqëror Suplementar te punonjësve te Policisë se Shtetit deri ne zbatimin e Ligjit 10142, date 15.05.2009, eshte absurd, pasi ky Ligj i shtrin efektet financiare nga data 01.07.2009 dhe unë deri me ketë date e kam përfituar pensionin sipas Ligjit 8661, date 18.09.2000 “Per Sigurimin Shoqëror Suplementar te Policisë se Shtetit” kështu qe nuk ka sens logjik ky vendim, pasi për çfarë atëherë detyrohet DRSSH????

Pra ajo me vendimin objekt rekursi ka shkelur nenin 18, të Kushtetutës për barazinë e shtetasve dhe njëkohësisht parimin e sanksionuar në Konventën evropiane të të drejtave të Njeriut për sigurinë juridike aq të theksuar në vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Sa më lart, kërkoj prishjen e vendimit nr.1565, datë 19.06.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të Vendimit nr.10489, datë 20.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr.1565, datë 19.06.2012, ka paraqitur rekurs, pala e paditur Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tirane i cili ka kërkuar; kërkon rrëzimin e kërkesë padisë se Z.Harillo Dine, ndryshimin e Vendimit të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane nr.10489, date 20.12.201, si dhe ndryshimin e pjesshëm të Vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë datë 19.07.2012, duke parashtruar këto shkaqe:

Detyrimi i palës e paditur DRSSH Tirane për të paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi, që kam fituar sipas kushteve dhe mënyrës të përgatitjes së përcaktuar ne ligjin nr.8661 datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit” në mënyrë periodike.

Detyrimi i palës së paditur DRSSH Tiranë për të më shpërblyer humbjen pasurore që kam pësuar nga ulja e pensionit të parakohshëm të vjetërsisë së shërbimit, si pasoje e rillogaritjes për shkak te ligjshëm, duke me paguar ne vlerën 34.400 leke (masa e diferencës se vlerës se paguar ne muajin qershor 2009 dhe të pensionit që paguhem çdo muaj pas datës 01.07.2009) nga data 01.07.2009 e në vijim.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim të datës 19.06.2011, ka vendosur Detyrimin e DRSSH Tirane, t'i paguajë z.Harillo Dine pensionin e parakohshëm nga data 01.07.2009, deri në momentin e rillogaritjes, duke ndryshuar pjesërisht Vendimin e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane nr.10489, date 20.12.2011 dhe duke vendosur Detyrimin e palës se paditur DRSSH Tirane t'i paguaje paditësit Harillo Dine pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe diferencën e papaguar te këtij pensioni ne masën e llogaritur ne baze te Ligjit nr.8661, date 18.09.2000 “Per Sigurimin Shoqëror Suplementar te Punonjësve te Policisë se Shtetit” deri ne zbatimin e Ligjit 10142 date l5.05.2009.

DRSSH Tiranë, nuk është pjesërisht dakort me ketë vendim dhe parashtron si me poshtë:

Paditësi Harillo Dine ka përfituar pension te parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ish punonjës i Policisë se Shtetit bazuar ne Ligjin 8661, date 18.09.2000 “Per Sigurimin Shoqëror Suplementar te Policisë se Shtetit”.

Pensioni eshte lidhur nga DRSSH Tirane me vendim nr.date 26.02.2006 me te drejte pagese 01.06.2005 ne masën 30800 leke ne muaj. Me date 27.06.2009 ka hyre ne fuqi Ligji 10142, date 15.05.2009 “Per Sigurimet Shoqërore Suplementare te Ushtarakeve, Policisë se Shtetit, SHISH, Policisë se Burgjeve”, i cili ne nenin 31, te tij ka shfuqizuar Ligjin 8661, date 18.09.2000 “Per Sigurimin Shoqëror Suplementar të Policisë se Shtetit”, në Kapitullin VII, parashikohet se VKM 443, date 16.06.2005 “Për kushtet, kriteret dhe masën e përfitimeve nga Sigurimi shoqëror suplementar i Punonjësve të Policisë së Shtetit” (që mbështet dhe kërkimin ligjor në padinë e Z.Harillo Dine dhe çdo vendim tjetër që bie në kundërshtim me ketë vendim shfuqizohen, ndërsa neni 29 i këtij Ligji shprehet se të drejtat e fituara me Ligji 8661, datë 18.09.2000 do të rillogariten.

Aktet nënligjore në zbatim të këtij Ligji i shtrijnë efektet e llogaritjes që nga data 27.06.2009 datë në të cilën ka hyrë në fuqi Ligji i sipërcituar).

Nisur nga ky akt për të mos shkaktuar efekte ligjore financiare te pambështetura dhe për te mos i konsideruar debitorë përfituesit e këtij Ligji, me anë të shkresës nr.3379 Prot, datë 07.07.2009 ISSH urdhëron DRSSH përkatëse që për të gjitha pensionet e parakohshme të caktohet përkohësisht në kufirin e pensionit maximal në shkallë vendi, deri në rillogaritjen e këtyre përfitimeve.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.793, datë 24.09.2010, në zbatim të Ligjit 10142, datë 15.05.2009, ka përcaktuar rregulla te qarta mbi bazën e te cilave do le behet rillogaritja.

Të gjithë përfituesve do tu rillogariten edhe njëherë përfitimet nga ana e DRSSH Tirane dhe masa e pensionit e rivlerësuar do te konsiderohet si shuma përfundimtarë e pensionit te parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Dhe efektet financiare e këtij ligji fillojnë nga data 01.07.2009.

Pra paditësi nuk mund te kërkojë ne këtë moment nga Gjykata zbatimin e një Ligji të shfuqizuar dhe aq më tepër kur ende nuk i është rivlerësuar masa e pensionit nga ana e DRSSH Tirane, pas dërgimit nga ana e DRSSH Tirane, të listave emërore te përfituesve në Ministritë e linjës dhe ridërgimin nga ana e tyre të pagës referuese neto dhe pagës referuese mesatare, kjo bazuar dhe në Aktin normativ nr.5, datë 10.11.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin 10142, datë 15.05.2009”.

Përsa i përket Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me nxjerrjen antikushtetues të pikës 2, të nenit 14, të Ligjit 10142, date 15.05.2009.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.793, datë 24.09.2010 “Për zbatimin e Ligjit nr.10142, date 15.05.2009, ne Kapitullin Efektet Financiare, pika c, thuhet se: deri ne reflektimin ligjor te vendimit te Gjykatës Kushtetuese nr.33, date 24.06.2010, përfitimet dhe efektet financiare qe rrjedhin prej tyre llogariten dhe zbatohen sipas këtij ligji.

Në kapitullin VIII të këtij vendimi thuhet; “Ngarkohet Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Ministritë e Institucionet përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi”.

Sa më sipër, DRSSH Tiranë, kërkon rrëzimin e kërkesë padisë se z. Harillo Dine, ndryshimin e Vendimit te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, nr.10489, date 20.12.2011, si dhe ndryshimin e pjesshëm te Vendimit te Gjykatës se Apelit Tirane date 19.07.2012.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës të gjyqtarit Andi Çeliku dhe diskutoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes:

1. Paditësi Harillo Dine ka qene punonjës i Policise se Shtetit deri me date 16.10.2004, duke patur 24 vjet e 8 muaj vjetersi sherbimi.

Meqenëse kishte ndërprerë karrierën dhe kishte mbi 15 vjet vjetërsi shërbimi, bazuar ne nenin 12, te Ligjit nr.8661, date 18.09.2000, “Per sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve te Policisë se Shtetit”, paditësi ka paraqitur kërkesë Drejtorisë Rajonale te Sigurimeve Shoqërore Tirane (me poshtë referuar si DRSSH Tirane) për trajtimin e tij me pension te parakohshëm për vjetërsi shërbimi (me poshtë referuar pension i parakohshëm).

Ne kuadër te shqyrtimit te kësaj kërkesë, DRSSH Tirane ka vlerësuar se paditësi përfshihej ne rrethin e punonjësve te Policisë se Shtetit qe Ligji nr.8661/2000, iu ka njohur te drejtën e përfitimit sipas këtij ligji, ashtu sikundër edhe se paditësi plotësonte kushtet për përfitimin e pensionit te parakohshëm ne baze te nenit 12, te këtij ligji.

Mbi këtë bazë, DRSSH Tirane, me Vendimin nr.42, datë 26.02.2006, “Per caktim përfitimi”, i ka njohur paditësit te drejtën e përfitimit te pensionit te parakohshëm, duke i caktuar pension ne masën e 30.800 lekeve ne muaj, me te drejte pagese nga data 01.06.2005, mase pensioni kjo qe ma pas ka pësuar rritje sipas vendimeve përkatëse te Këshillit te Ministrave.

Ndërkohe, duke filluar nga Korriku 2009, pala e paditur i ka paguar paditësit një pension te parakohshëm ne shumën 18.016 leke ne muaj.

Duke mos qenë dakort, paditësi ka paraqitur ankesë para DRSSH Tirane, e cila nuk ka marre ne konsiderate ankesën e paditësit duke e sqaruar se për përcaktimin e masës se pensionit te parakohshëm që atij i paguhej prej Korrikut 2009 ishte vepruar sipas Shkresës nr.3379 prot., datë 07.07.2009, të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Më tej, paditësi i është drejtuar dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku me Shkresën nr.4490/1 prot., datë 28.07.2011, paditësi i është kthyer përgjigje atij i ishte caktuar, llogaritur dhe kishte përfituar pension të parakohshëm në mbështetje te Ligjit nr.8661, date 18.09.2000, “Per sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve te Policisë se Shtetit”.

Por se, në mbështetje të nenit 29/2, të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakeve të Forcave të Armatosura, të punonjësve te Policisë se Shtetit, te Gardës se Republikës, të Sherbimit Informativ te Shtetit, te Policisë se Burgjeve, te Policisë se Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshëm ne Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), përfitimi i caktuar (pensioni i parakohshëm) do te rillogaritej sipas rregullave të përcaktuara ne këtë ligj, ku për këtë, sipas VKM nr.793, date 24.09.2010 (i ndryshuar), ai do të njoftohej zyrtarisht nga DRSSH Tirane për masën përfundimtarë te pensionit te parakohshëm.

Pas kësaj, ne kushtet pala e paditur DRSSH Tirane nuk e ka njoftuar për rillogaritjen e pensionit te tij te parakohshëm sipas Ligjit nr.10142, date 15.05.2009, si dhe duke pretenduar se pala e paditur prej Korrikut 2009, padrejtësisht nuk i paguan masën e plote te pensionit te caktuar, me datën 12.10.2011, paditësi Harillo Dine ka paraqitur në gjykatën e shkallës së parë një kërkesëpadi, me te cilën duke paditur DRSSH Tirane, ka kërkuar detyrimin e saj për t’i paguar diferencën e papaguar te pensionit te parakohshëm te caktuar e llogaritur sipas Ligjit nr.8661, date 18.09.2000, “Per sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve te Policisë se Shtetit”, si dhe t’i paguaje këtë mase pensioni për periudhën ne vijim.


II. Vendimi dhe arsyetimi i gjykatave:
2. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.10489, date 20.12.2011, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesëpadisë.

Detyrimin e palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë për t’i paguar paditësit Harillo Dine pensionin e parakohshëm për 24 vjet e 8 muaj vjetërsi shërbimi në masën 50 përqind të pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi për 15-vjet vjetërsi shërbimi dhe pas kësaj për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm për 9 vjet e 8 muaj vjetërsi shërbimi, masa e pensionit shtohet me 2 përqind te pagës referuese, sipas nenit 12, të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000, “Për sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve te Policisë se Shtetit”, duke filluar kjo përllogaritje nga data 01.07.2009”.

3. Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1565, datë 19.06.2012, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.10489, datë 20.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:

Detyrimin e palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tirane t’i paguajë paditësit Harillo Dine diferencën e papaguar të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të caktuar sipas Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000, “Për sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve të Policisë së Shtetit”, duke filluar prej datës 01.07.2009 dhe deri në rillogaritjen e tij sipas Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”.

Me arsyetimin:

Vendimi nr.10489, datë 20.12.2011, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është marrë në zbatim jo të drejtë të ligjit, prandaj ka vend të ndryshohet dhe detyrohet pala e paditur t’i paguajë paditësit diferencën e papaguar të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, të caktuar sipas Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000, “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”, për periudhën 01.07.2009 dhe deri në rillogaritjen e këtij pensioni sipas Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”.

Në kërkesëpadi, si dhe gjatë gjykimit të çështjes, paditësi ka pretenduar se:

Ishte në kundërshtim me ligjin pagimi nga pala e paditur të një mase pensioni të parakohshëm me të vogël se nga ajo e caktuar dhe llogaritur sipas Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000, “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit", duke u bazuar për këtë në Shkresën nr.3379, datë 07.07.2009, të Institutit të Sigurimeve Shoqërore;

Ligji nr.10142, datë 15.05.2009, nuk ishte ligji që rregullonte të drejtën e tij të përfitimit të pensionit të parakohshëm, e drejtë kjo qe rregullohet nga Ligjit nr.8661, date 18.09.2000. “Per sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve te Policisë se Shtetit', ndërkohe qe Gjykata Kushtetuese, ne Vendimin nr.33, date 24.06.2010, duke konsideruar ne pajtim me Kushtetutën te nenit 29, te Ligjit nr.10142, date 15.05.2009, ka argumentuar se rillogaritja e te drejtave te fituara ne zbatim te ligjeve te mëparshme do te behet vetëm ne rast se ndryshon pozitivisht, pra përmirëson situatën e përfituesve, ne rast le kundër, pra nëse do te behej një interpretim dhe zbatim i ndryshëm i kësaj dispozite, atëherë do te ishim para cenimit te sigurisë juridike.

Përkundër pretendimeve të paditësit, pala e paditur ka prapësuar se:

Paditësi ka përfituar pension të parakohshëm sipas Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000, “Per sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve te Policisë se Shtetit”, duke filluar prej datës 01.06.2005, ne masën 30.800 leke ne muaj, ligj i cili eshte shfuqizuar me Ligjin nr.10142, date 15.05.2009, qe ka hyre ne fuqi me date 27.06.2009, prandaj ai nuk mund te kërkojë zbatimin e një ligji te shfuqizuar; ne baze te nenit 29, te Ligjit nr.10142, date 15.05.2009, do te rillogariten edhe te drejtat e fituara me Ligjin nr.8661, date 18.09.2000, ku për këtë shkak, deri ne kryerjen e riperllogaritjes, për te mos shkaktuar efekte ligjore financiare te pambështetura, me ane te Shkresës nr.3379, date 07.07.2009, ISSH ka urdhëruar drejtoritë rajonale qe te caktonin përkohësisht te gjitha pensionet e parakohshme ne kufirin e pensionit maksimal ne shkalle vendi, ku ne këtë kuadër, duke filluar prej Korrikut 2009, paditësit i eshte paguar pension i parakohshëm ne masën e 18.016 lekeve ne muaj;

Lidhur me shfuqizimin nga Gjykata Kushtetuese te pikës 2, te nenit 14, te Ligjit nr.10142, date 15.05.2009, sipas VKM nr.793, date 24.09.2010, nxjerr per zbatimin e ketij ligji, parashikohet se deri ne reflektimin ligjor te Vendimit te Gjykates Kushtetuese nr.33, date 24.06.2010, perfitimet dhe efektet financiare qe rrjedhin prej tyre llogariten dhe zbatohen sipas ketij ligji, nderkohe qe per zbatimin e ketij vendimi, Keshilli i Ministrave ka ngarkuar Ministrine e Financave, Institutin e Sigurimeve j Shoqerore dhe Ministrite e linjes.

Ndërkohë, sipas Shkresës nr.3379 prot., datë 07.07.2009, të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që i drejtohet drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore, këto të fundit porositen që, meqenëse Ligji nr.10142, date 15.05.2009 ka hyre ne fuqi me date 27.06.2009, për te mos shkaktuar efekte financiare te pambështetura ne ligj për kohen 1 deri sa te miratohen aktet e tjera nënligjore ne zbatim te neneve 14, pikës 1 dhe 2, neneve j 29 dhe 13, te këtij ligji, nga ana e tyre te merren masa qe për te gjitha pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi, masa e te çileve kapërcen tavanin e vendosur sipas nenit 14, pikat 1 dhe 2, te ligjit, masa e pensionit te vendoset ne kufirin e dy pensioneve bazë të pleqërisë në shkallë vendi, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave në bazë të Ligjit nr.7703, në datën e lindjes se të drejtës për përfitimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, ku mbi këtë mase të zbatohen me pas dhe koeficientet e rritjes apo indeksimit të përfitimit sipas vendimeve të veçanta të Këshillit të Ministrave, nga momenti i lindjes së të drejtës dhe deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit (Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009).

Në përfundim të gjykimit, gjykata e shkallës së parë është shprehur për pranimin e padisë dhe detyrimin e palës se paditur për ti paguar paditësit, duke filluar nga data 01.07.2009, pensionin e parakohshëm për 24 vjet e 8 muaj vjetërsi shërbimi, në masën 50% të pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi për 15-vjet vjetërsi shërbimi dhe pas kësaj për çdo vit tjetër te vjetërsisë se shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm për 9 vjet e 8 muaj vjetërsi shërbimi, masa e pensionit shtohet me 2 % te pagës referuese, sipas nenit 12 te Ligjit nr.8661, date 18.09.2000, “Per sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve te Policisë se Shtetit”.

Në vendimin e saj, gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar se:

Paditësit Harilla Dine, e drejta e përfitimit të pensionit të parakohshëm i ka lindur me date 01.06.2005, kohe në të cilën marrëdhënia juridike në fushën e sigurimeve shoqërore suplementare te punonjësve te Policisë se Shtetit rregullohej nga Ligji nr.8661, datë 18.09.2000, “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”, që është dhe ligji i zbatueshëm lidhur me kriteret, masën e përftimit te pensionit, procedurat administrative dhe çdo element tjetër te marrëdhënies juridike te lindur mes paditësit Harilla Dine dhe palës se paditur;

Provohet se paditësi plotëson kriteret për përfitimin e pensionit te parakohshëm për vjetërsi shërbimi, referuar nenit 12, te Ligjit nr.8661, date 18.09.2000, “Per sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve te Policisë se Shtetit”, kriterin moshe (54 vjeç me date 01.06.2005) dhe kriterin e vjetërsisë se shërbimit (24 vjet e 8 muaj), ndërkohe qe masa e pensionit sipas kësaj dispozite përcaktohet, llogaritet 50 % e pagës referuese, duke u shtuar masa e pensionit për çdo vit vjetërsie shërbimi mbi kufirin e kërkuar ligjor (15 vjet ) me 2% te pagës referuese, pa kaluar masën e pensionit maksimal te pleqërisë ne shkalle vendi;

Pala e paditur, pas datës 01.07.2009, duke ulur masën e pagesës se pensionit te parakohshëm për paditësin ka vepruar në kundërshtim me ligjin, ndërkohe që është i pabazuar argumenti i saj për kryerjen e këtij veprimi ne baze te Shkresën nr.3379 prot., datë 07.07.2009, të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që përllogaritjen e masës së pensionit e ka bazuar në nenin 14, të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, ligj ky që nuk ka qenë në fuqi në kohën lindjes për paditësin te te drejtës së përfitimit të pensionit te parakohshëm, pra qe nuk përben te drejtën objektive qe rregullon marrëdhënien juridike mes palëve ndergjyqese;

Mbështetur ne nenin 331/4, te Kodit te Procedurës Civile, pala e paditur duhet te detyrohet t’i paguaje paditësit pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi ne përputhje me nenin 12, te Ligjit nr.8661, date 18.09.2000, “Per sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve te Policisë së Shtetit”, si dhe ti paguaje diferencat mes vlerës se pensioni që duhet të përfitonte dhe pensionit që ai ka përfituar ne fakt mbas datës 01.07.2009;

Është i pabazuar pretendimi i palës se paditur se masa e pensionit nuk mund te llogaritet sipas nr.8661, date 18.09.2000, “Per sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve te Policisë se Shtetit”.

Kur ky ligj nuk eshte i zbatueshëm ne rrethanat kur ka hyre ne fuqi një ligj tjetër, i cili e ka shfuqizuar atë, mbasi nga analiza ne tërësi e dispozitave te ligjit rezulton se ai ka sanksionuar te gjithë elementet e nevojshëm qe i mundësojnë palës se paditur përllogaritjen e masës se pensionit, duke përcaktuar masën e tij (neni 14), kuptimin e pagës referuese (neni 5, pika “b”), te vjetërsisë se shërbimit (neni 5 pika “a”), moshën dhe subjektet përfituese (neni 12), ndërkohe qe Gjykata Kushtetuese, ne Vendimin nr.33, date 24.06.2010, ka argumentuar dhe konsideruar ne pajtim me Kushtetutën nenin 29, te Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, “me kusht që dispozitat e tij të interpretohen ne kontekstin e përgjithshëm te këtij ligji, që kjo rillogaritje e këtyre të drejtave të fituara në zbatim të Ligjeve të mëparshme ose dhe të vendimeve të gjykatave, do të bëhet vetëm në rast se ndryshon pozitivisht, pra përmirëson situatën e përfituesve.

Në asnjë rast nuk lejohet që të kryhet një rillogaritje që do të çonte në përkeqësimin e situatës pozitive ose në cenimin e të drejtave të fituara. Në rast të kundërt, pra nëse do të bëhej një interpretim dhe zbatim ndryshe i kësaj dispozite, atëherë do të ishim përpara cenimit të parimit të sigurisë juridike”;

E drejta për pension në kuptimin kushtetues përfshihet në grupin e të drejtave ekonomike sociale, të cilat për nga natyra e tyre janë të drejta pozitive, që nënkuptojnë detyrimin e shtetit për të qenë aktiv dhe për të marrë masa që garantojnë zbatimin e tyre, ndërkohe që sipas nenit 15/2, te Kushtetutës, “Organet e pushtetit publik ne përmbushje te detyrave te tyre duhet te respektojnë te drejtat dhe liritë themelore te njeriut dhe te kontribuojnë ne realizimin e tyre”, ç’ka bën qe subjekteve te se drejtës nuk mund ti mohohet njohja e te drejtave te sanksionuara nga Kushtetuta dhe ligji material për shkak te mosveprimit te organeve shtetërore kompetente ne marrjen e masave me karakter financiar për realizimin e këtyre te drejtave.

Siç u parashtrua, çështja ka ardhur për gjykim ne apel mbi ankimin e palës se paditur, ku si shkaqe ngrihen pretendime për pabazueshmeri ne ligj te vendimit te gjykatës se shkalles se pare, pretendime te cilat gjenden pjesërisht te bazuara nga gjykata e apelit, por qe nga ana tjetër nuk cenojnë drejtësinë e padisë se ngritur nga paditësi.

Konkretisht, si dhe me lart u parashtrua, mosmarrëveshja e shtruar për zgjidhje nga palët ne këtë gjykim, veçanërisht nga paditësi, ka patur të bëjë me cenimin e të drejtës se tij nga pala e paditur për te përfituar atë mase pensioni te parakohshëm te caktuar sipas ligjit, duke kërkuar ne funksion te rivendosjes se te drejtës se shkelur pagimin nga pala e paditur te diferencave te papaguara te pensionit te parakohshëm.

Në fakt, gjykata e shkallës së parë, megjithëse objekt i kësaj mosmarrëveshje nuk ka qenë ligjshmëria e caktimit të pensionit të parakohshëm për paditësin dhe të masës se tij, në fakt ka venë në diskutim dhe është shprehur/disponuar pikërisht për një çështje të tillë, duke përfshire në mënyrë të nënkuptuar është mosmarrëveshjen që në fakt ekziston mes palëve ndërgjyqese.

Gjykata e apelit vlerëson se disponimi i gjykatës së shkalles se pare nuk eshte korrekt, kur ajo duhet te shprehej ne mënyrë te qarte pikërisht për kërkimin e padisë për pagimin nga pala e paditur në favor të paditësit të diferencave te papaguara të pensionit te parakohshëm të caktuar sipas ligjit.

Lidhur me mosmarrëveshjen mes palëve, siç ka pranuar gjykata e shkalles se pare, por edhe vete palët ndergjyqese, caktimi i pensionit te parakohshëm eshte bere ne përputhje me ligjin qe ka qene ne fuqi ne momentin e lindjes se te drejtës te paditësit dhe aplikimin e tij nga pala e paditur, pra ne përputhje me Ligjin nr.8661, date 18.09.2000, “Per Sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve te Policisë se Shtetit”.

Nga ana tjetër, siç ka pranuar dhe gjykata e shkalles se pare, si dhe siç me te drejte ka pretenduar dhe paditësi, veprimi i palës se paditur, nga Korriku 2009 dhe ne vijim, për pagimin paditësit te një mase pensioni te parakohshëm te ndryshme nga ajo e caktuar sipas ligjit, eshte një veprim qe vjen ne kundërshtim me ligjin dhe qe cenon te drejtën subjektive te paditësit, atë te pensionit te parakohshëm.

Kështu, ndryshe nga sa pretendohet ne ankimin e palës se paditur, veprimi si me lart i saj nuk mund te konsiderohet i ligjshëm vetëm për faktin se ai eshte bere sipas porosisë se Institutit te Sigurimeve Shoqërore (Shkresës nr.3379 prot., date 07.07.2009), kur ligji as i mëparshmi (Ligji nr.8661, date 18.09.2000) dhe as ai aktual (Ligji nr.10142, date 15.05.2009) nuk i kane deleguar Institutit te Sigurimeve Shoqërore te drejtën për te përcaktuar kriteret dhe masën e përfitimit, por i ka përcaktuar ato vete, duke qene organet e sigurimeve shoqërore vetëm subjekti ligjor i ngarkuar për zbatimin e ligjit. Ne këtë kuptim, pavarësisht se ne sistemin e sigurimeve shoqërore Instituti i Sigurimeve Shoqërore eshte organi me i larte hierarkik administrativ, ai nuk eshte ngarkuar nga ligji, dhe aq me pak nga Ligji nr.10142, date 15.05.2009, për te nxjerr udhëzime apo dhëne porosi te karakterit te përgjithshëm te ndryshme nga rregullimet ligjore.

Per rrjedhoje, pala e paditur nuk ka qene e detyruar ligjërisht te respektoje një porosi te tille te Institutit te Sigurimeve Shoqërore, por duhet te respektonte ligjin.

Po kështu, gjykata e apelit çmon se nuk mund te konsiderohet i përligjur edhe shkaku për te cilin Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka konsideruar ne rastin e dhënës se porosisë për drejtoritë rajonale te sigurimeve shoqërore (Shkresës nr.3379 prot., date 07.07.2009).

Mos shkaktimi i efekte financiare te pambështetura ne ligj për kohen deri sa te miratohen aktet e tjera nënligjore ne zbatim te neneve 14, pikës 1 dhe 2, neneve 29 dhe 13 te Ligjit nr.10142, date 15.05.2009, nuk iu jep te drejte organeve te administrates publike te mos zbatojnë ligjin apo ta zbatojnë atë ne një mënyrë qe nuk gjen mbështetje ne ligj, mbasi ne çdo rast do te jemi para një veprimi ne kundërshtim me ligjin, pavarësisht nga “qëllimi i mire” ne raport me interesin publik qe ato nisen (menaxhimin e te ardhurave te akorduara nga buxheti i shtetit).

Përsa kohë, organet e sigurimeve shoqërore nuk ka zbatuar detyrimin ligjor te përcaktuar nga ligji, neni 29, i Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, atë për rillogaritjen e përfitimit të paditësit, të pensionit të parakohshëm, në asnjë rast ato nuk mund të cenojnë njëanshmërisht masën e pensionit të parakohshëm të caktuar për të sipas ligjit.

Në këtë kuptim, pretendimi i paditësit dhe kërkimi i tij për pagimin e diferencave të papaguara të pensionit të parakohshëm, duke filluar prej Korrikut 2009, është një kërkim plotësisht i drejtë dhe i bazuar në ligj.

Ndryshe nga sa paditësi ka pretenduar dhe gjykata e shkallës së parë ka pranuar, një detyrim i tillë i palës së paditur, pra për pagimin e diferencave të papaguara të pensionit te parakohshëm te caktuar sipas Ligjin nr.8661, datë 18.09.2000, “Për sigurimin shoqëror suplementar te punonjësve të Policisë së Shtetit” apo për pagimin e një pensioni të tillë në masë të plotë sipas këtij ligji, është një detyrim që sipas ligjit shkon deri në momentin kur pala e paditur, në përmbushje të detyrimit ligjor të përcaktuar nga neni 29, i Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, do të bëjë rillogaritjen e pensionit të parakohshëm të paditësit.

Është e qartë se objekt i këtij shqyrtimi nuk është çështja e rillogaritjes nga pala e paditur te pensionit te parakohshëm te paditësit sipas Ligjit nr.10142, date 15.05.2009, kur nuk rezulton gjate gjykimit qe pala e paditur te këtë bere ndonjë rillogaritje te tille, ç’ka nga ana tjetër mund të passjell lindjen e një mosmarrëveshje mes palëve ndergjyqese, për zgjidhjen e te cilës mund të vihet në përsëri në lëvizje gjykata.

Gjithsesi, lidhur me këtë moment, gjykata e apelit çmon të evidentoje përfundimin e arritur nga Gjykata Kushtetuese ne Vendimin nr.33, date 24.06.2010, sipas te cilit “... Gjykata vlereson se qëllimi i dispozitave te nenit 29, te ligjit objekt gjykimi (Ligjit nr.10142/2009), duke u nisur nga konteksti i saj, si dhe konteksti i përgjithshëm i këtij ligji, eshte qe kjo rillogaritje e këtyre te drejtave te fituara ne zbatim te ligjeve te mëparshme ose dhe te vendimeve te gjykatave, do te bëhet vetëm ne rast se ndryshon pozitivisht, pra përmirëson situatën e përfituesve.

Në asnjë rast nuk lejohet që të kryhet një rillogaritje që do të çonte në përkeqësimin e situatës pozitive ose në cënimin e të drejtave te fituara.

Në rast të kundërt, pra nëse do të bëhej një interpretim dhe zbatim ndryshe i kësaj dispozite, atëherë do të ishim përpara cenimit te parimit te sigurisë juridike.

Nga sa me lart, gjykata e apelit çmon se vendimi i gjykatës se shkalles se pare duhet te ndryshohet, duke u detyruar pala e paditur t’i paguaje paditesit diferencen e papaguar te pensionit te parakohshem per vjetërsi shërbimi, te caktuar sipas Ligjit nr.8661, date 18.09.2000,

“Per sigurimin shoqeror suplementar te punonjësve te Policise se Shtetit”, per periudhen 01.07.2009 dhe deri ne rillogaritjen e këtij pensioni sipas Ligjit nr.10142, date 15.05.2009.


III. Ligji i zbatueshëm:
4. Ligji nr.8087, datë.13.03.1996, (neni 11, i ndryshuar) “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të FA, të RSH; Ligji nr.8521, datë.30.07.1999 (neni 6), për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8087, datë.13.03.1996 dhe Ligjin nr.9210, datë.23.03.2004 (neni 49), “Për statusin e ushtarakut të FA të RSH”, nenet 154, 192, të K.Pr.Civile, Ligji nr.9418, datë 20.05.2005, nenet 8 dhe 14, “Për sigurimin shoqëror dhe suplementar të ushtarakeve të FA, në RSH”, Ligji nr.9481, datë 16.02.2006, neni 14, “Për disa ndryshime në ligjin nr.9418, date 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakeve të FA në RSH”, Ligji nr.10142, datë 15.05.2009.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të RSH nr.33 datë 24.06.2010, shfuqizoi si antikushtetues nenin 14/2 dhe nenin 27, të këtij ligji.

Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) nr.793, datë 24.9.2010 “Për zbatimin e ligjit nr.10142, datë 15.5.2009.................. Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr.5, datë 10.11.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10142, datë 15.5.2009 Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve”.

Kuvendi, në datë 23.12.2010, miratoi ligjin nr.10367, datë 23.12.2010 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr.5, datë 10.11.2010.........”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.252, datë 9.2.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr.793, datë 24.9.2010 “Për zbatimin e ligjit nr.10142, datë 15.5.2009 Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve”, me anë të të cilit u vendos si pagë referuese mujore me qëllim llogaritjen e pensionit suplementar paga mujore neto. .......

Nenet 154, 192 të K.Pr.Civile.
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
5. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, përmban shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, prandaj vendimi i gjykatës së apelit bëhet i cënueshëm.

6. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit, në zgjidhjen e këtij konflikti nuk kanë kryer një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin, parashikuar nga neni 14, i K.Pr.Civile, pasi nuk u kanë dhënë përgjigje të gjitha kërkimeve të bëra nga palët, dhe kryesisht të ngritura nga paditësi të parashtruara si në padi ashtu edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe për rrjedhojë nuk e kanë zgjidhur mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj, parashikuar nga neni 16, i K.Pr.Civile.

7. Në një proces administrativ, i cili bazohet edhe në parashikimet e bërë nga K.Pr.Civile është detyrë e gjykatës që të shprehet për gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet, (neni 6, i K.Pr.Civile). Mosrespektimi i këtij parimi, në çështje të së njëjtës natyrë me mosmarrëveshjen objekt gjykimi, sjell si pasojë që pala e cila mund të ketë fituar një të drejtë me vendim gjykate të formës së prerë, (ku nuk është përcaktuar vlera e detyrimit), ta ketë të vështirë ekzekutimin e kësaj të drejte. Kjo për arsye se pala e paditur mund të mos e llogarisë detyrimin ashtu siç duhet ose mund ta vonojë atë dhe realizimi i të drejtës së fituar nga pala gjyq fituese të zvarritet në kohë, (llogaritje e detyrimit nga organi përmbarimor, ose konflikt gjyqësor për dëmshpërblim nga mosekzekutimi i vendimit të formës së prerë, etj.). Kjo situatë do të përbënte cënim të parimit për një proces të rregullt ligjor, brenda një kohe të arsyeshme, të garantuar nga neni 13 i KEDNJ, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe dispozitat e K.Pr.Civile.

8. Në lidhje me të drejtën që i takon paditësit për t’u trajtuar me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Policisë së Shtetit”, neni 29, i ligjit nr.10142/2009, parashikon se pensionet e gjithë ushtarakëve,të punonjësve të policisë së shtetit, të përfituara me ligjet përkatëse do të rillogariten. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, të cilat i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor në gjykatat më të ulta, objektit dhe shkakut ligjor të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, si dhe në analizë të vendimeve të gjykatave më të ulta, konkludon se mënyra e llogaritjes së këtij pensioni nga ana e palës së paditur është në kundërshtim me ligjin, sepse gjykatat vendimet e të cilave rekursohen në zgjidhjen e mosmarrëveshjes nuk i janë referuar dhe nuk kanë marrë në analizë edhe kuadrin e ri ligjor që rregullon të drejtat e ish ushtarakëve për përfitime nga sigurimet shoqërore, konkretisht ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të policisë së shtetit”...

9. Në zbatim të ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 llogaritja e pensionit të parakohshëm të ish punonjësve të policisë është shumatorja e 50%-it të pagës referuese) dhe 2%-it për çdo vit vjetërsie në punë mbi vitet e vjetërisë së shërbimit, që duhen plotësuar për të përfituar këtë lloj pensioni. Kufiri për të mos kaluar masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi, nuk është vendosur për shumën totale të pensionit të parakohshëm, por vetëm përsa i takon vlerës në lidhje me 2% për çdo vit vjetërsie në punë mbi vitet e vjetërisë së shërbimit.

10. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se në çdo rast, masa e pensionit të paditësit e llogaritur sipas ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 është objekt rillogaritjeje si pasojë e hyrjes në fuqi të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i cili rezulton që dhe të ketë shfuqizuar ligjin e mësipër. Në nenin 29, të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 shprehimisht thuhet: 1. Dispozitat e ligjeve nr.8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nr.8661, datë 18.9.2000 “Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit” zbatohen deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensionet suplementare, të caktuara në përputhje me ligjet nr.8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”, si edhe ato të caktuara me vendime të gjykatave, pavarësisht nga mosha e vjetërsia në punë, në çastin e fillimit të së drejtës, do të rillogariten. Rillogaritja bëhet sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj dhe në bazë të pagave referuese, në çastin që i ka lindur e drejta për përfitim. Mbi këtë masë përfitimi të rivlerësuar zbatohen koeficientet e rritjes apo të indeksimit të pensionit, sipas vendimeve të veçanta të Këshillit të Ministrave, nga çasti i lindjes së të drejtës dhe deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Masa e pensionit, e rivlerësuar si më lart, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, vlerësohet si shumë përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose e pensionit suplementar....

11. Në analizë të dispozitës ligjore të mësipërme dhe në referim të akteve të dosjes gjyqësore që janë marrë në shqyrtim nga gjykatat më të ulta dhe që kanë qenë pjesë e debatit dhe shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se pavarësisht se paditësi ka plotësuar kriteret për përfitimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, të cilin e ka përfituar sipas dispozitave të ligjit tashmë të shfuqizuar, (ligjit nr.8661, datë 18.09.2000), por gjykatat e kanë llogaritur gabim masën e përfitimit, sepse e këtij përfitimi duhet rillogaritur sipas parashikimeve të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009.

12. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.3/2013 në një mosmarrëveshje të ngjashme me çështjen objekt gjykimi janë shprehur se gjykata, në të tilla raste, është e detyruar t’i japë përgjigje konkrete kërkimeve të paditësit, dhe jo thjeshtë të urdhërojë zbatimin e ligjit nga pala e paditur DRSSH, në kushtet kur paditësi ka kërkuar detyrimin për pagim pensioni nga një datë e caktuar.

13. Në nenin 14/1, të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 parashikohen kriteret për llogaritjen e pensionit të parakohshëm për personat që kanë plotësuar kushtet ligjore për këtë lloj përfitimi, ndërsa në nenin 4 dhe paragrafin e dytë të nenit 29, të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 parashikohet paga referuese. Në kuptim të këtyre dispozitave, paga referuese që merret për bazë në momentin e rillogaritjes së pensionit sipas parashikimeve të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, është paga referuese në momentin që subjektit i ka lindur e drejta për përfitim të pensionit përkatës.

14. Për sa më sipër dhe duke qënë se gjykatat më të ulta kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat procedurale dhe materiale për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, për arsye se nuk kanë përcaktuar detyrimin konkret të palës së paditur ndaj paditësit dhe nuk kanë marrë në analizë mosmarrëveshjen gjyqësore në referim të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet prishur dhe çështja duhet të dërgohet për t`u rishqyrtuar nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.

15. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, në shqyrtimin dhe zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje për aq sa janë të zbatueshme dhe pa cënuar interesat dhe të drejtat e palëve në proces duhet të ketë parasysh edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.09/2007, nr.33/2010 dhe nr.02/2013, të cilat rregullojnë këtë veprimtari dhe ndihmojnë ne zgjidhjen e mosmarrëveshjes objekt gjykimi në përputhje me ligjin. Në rigjykim, kjo gjykatë duhet t’u bëjë të qartë palëve që është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Palët ashtu siç kanë të drejtat kanë dhe detyrimet që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara. Gjykata Administrative e Apelit duhet të lejojë të dy palët që të paraqesin prova shkresore me anën e të cilave ato të provojnë pretendimet e tyre bazuar në nenin 12 dhe 19, të K.Pr.Civile dhe t’i lejojë ato që t’ia nënshtrojnë hetimit e debatit gjyqësor.

16. Kryerja e veprimeve hetimore të përmendura më sipër, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin të domosdoshme gjatë rishqyrtimit të çështjes, do të lejojnë gjykatën të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.

17. Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Durrës është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   74   75   76   77   78   79   80   81   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish