VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Ardian Dvorani Kryesues
Arjana Fullani Anëtare
Andi Çeliku Anëtar
në dhomën e këshillimit të datës 06.11.2015 mori në shqyrtim çështjen administrative që i përket:
PADITËS: “TIRANA” SH.A.
I PADITUR: NJËSIA E MBIKQYRJES SË LOJRAVE TË FATIT PRANË MINISTRISË SË FINANCAVE
OBJEKTI:
Shfuqizimi i proçes-verbalit nr.000060, date 31.03.2009
dhe anullimi i gjobës prej 1 000 000 lekë, të vendosur nga i padituri.
Kërkohet pezullimi i zbatimit të këtij akti.
Baza Ligjore: Neni 31, 32, 153, 154, 324 gërma a, 325, 328, 329 i K.Pr.Civile.
Ligji nr.10033, datë 11.01.2008, “Për Lojrat e Fatit”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.10623, dt.18.12.2009, ka vendosur:
Pranimin e padisë.
Anullimin e proçes-verbalit të gjobës nr.000060, datë 31.03.2009, i cili ka dënuar me gjobë në masën 1.000.000 lekë, paditësin “Tirana” Sha.
Shpenzimet gjyqësorë i ngarkohen palës së paditur.
Ndaj këtij vendimi, ka bërë ankim e paditura Njesia e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, e cila kërkon ndryshimin e vendimit.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1754, datë 05.10.2010, ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.10623, dt.18.12.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt rrëzimin e kërkesë - padisë.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr.1754, datë 05.10.2010, ka paraqitur rekurs, pala paditëse Tirana sh.a., i cili ka kërkuar prishjen e vendimit nr.1754, date 05.10.2010, te Gjykatës se Apelit Tirane dhe lënien ne fuqi te vendimit nr.10623, date 18.12.2009, te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, duke parashtruar këto shkaqe:
-
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendimin nr.10623, date 18.12.2009, ka vendosur: Pranimin e padisë.
-
Anullimin e proces verbalit të gjobës nr.000060, dt 31.03.2009, i cili ka dënuar me gjobe ne masën 1.000.000 leke paditësin “Tirana” sh.a.
-
Ndaj këtij vendimi ka bere ankim pala e paditur Njësia e Mbikëqyrje se Lojërave te Fatit pranë Ministrisë se Financave dhe pas shqyrtimit te këtij ankimi, ne mungesën tone, Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1754, date 05.10.2010 ka vendosur:
-
Ndryshimin e vendimit nr.10623, date 18.12.2009, te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane dhe rrëzimin e padisë.
Pala paditëse e kundërshton ketë vendim te Gjykatës se Apelit Tirane sepse ky vendim eshte hapur ne kundërshtim me ligjin procedurial civil si dhe me ligjin material për këto arsye:
-
Se pari, ne arsyetimin e vendimit te Gjykatës se Apelit, pikërisht ne faqen 4, paragrafi i -E TARIFE trete nga fundi thuhet: “Përsa i përket kontrollit te ushtruar nga pala e paditur ne sallën ku zhvillohej aktiviteti bingo ne pallatin shume katesh ne Bulevardin “Zhan Dark” kati i dyte, është vetë punonjësi i kësaj bingoje i cili ka paraqitur një NIPT sekondar me te dhënat NIPT: K 42527204F, nr.Serial 74063040004, Shoqëria “Tirana” sh.a, adresa Bulevard “Zhan Dark Tirane”.
-
Me poshtë arsyetimi vazhdon se përfaqësuesja e te paditurit paraqiti përpara Gjykatës se Apelit ekstrakte te regjistrit tregtar për te dhënat e subjektit nga te cilat konstatohet dhe provohet, sikurse ka pretenduar i padituri, lidhja e Shoqërisë: “Tirana” sh.a, me niptin sekondar qe mban proces verbali i gjobës.
-
Mirëpo ne fakt “Tirana” sh.a, qe unë Andi Murataj administroj, nuk ka pasur kurrë veprimtari te saj ne sallën qe përshkruhet me sipër ne Bulevardin Zhan Dark dhe po ashtu PERISE ir. i NIPT “K425472204” rezulton te jete me përfaqësues ligjor Dashamir Murataj dhe me seli ne qytetin e Elbasanit ne ish Kinoklubin e Lagjes “Çlirimi”, pra nuk ka lidhje fare me shoqërinë ne administrimin tim e cila ka nr.NIPT K48115908T dhe te gjitha marrëdhëniet me organet tatimore i ka me ketë nr.nipti.
-
Përsa i përket faktit se nga ana e kontrollit është gjetur një punonjës që është paraqitur me ketë NIPT, ne e kemi thëne dhe në gjykimin në shkallë të parë, se përderisa personi nuk eshte identifikuar me emër dhe përderisa ky nuk eshte NIPT, me te cilin përfaqësohet shoqëria qe unë administroj, atëherë kjo gjobe duhet anulluar sepse nuk ka te beje me shoqërinë “Tirana” sh.a, në administrimin tim e cila ka nr NIPTI K48115908T dhe me seli në qytetin e Burrelit.
-
Ju bëjmë me dije se qe nga muaji shtator i vitit 2007, me krijimin e QKR te gjitha aktet kaluan nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, ne ketë Qendër dhe palët morën NIPT e tyre te ri, ndërkohe qe te gjitha niptet e mëparshme kane dale jashtë funksionit dhe nuk mund te shërbejnë me si objekte kontrolli për veprimtaritë aktuale apo te ditës.
-
Theksojmë se ashtu siç vërtetohet nga informacioni i dërguar palës se paditur nga ana jone me shkresën e datës 29.01.2007, qe ndodhet i administruar ne dosje, ne e kemi vene ne dijeni palën e paditur për mbylljen e aktivitetit ne disa salla ne rrethe te ndryshme te vendit, duke dorëzuar dhe dokumentacionin për mbylljen e këtyre sallave.
-
Ne këto kushte, pala e paditur duhet te beje mire verifikimet e nevojshme ne rastet e kontrollit sepse ne rastin konkret ne emër te shoqërisë tone janë paraqitur persona te tjerë pa emër dhe me nr.NIPT qe nuk përputhet me NIPT qe ne kemi pasur ne momentin e kryerjes se kontrollit dhe qe kemi aktualisht.
-
Theksojmë se edhe niptet sekondare kane te njëjtin numër me niptin kryesor te një shoqërie, pra nipti i gjetur gjate kontrollit nuk është nipti i shoqërisë tonë dhe po ashtu edhe salla ku është bërë kontrolli nuk është në aktivitetin e shoqërisë tone.
-
Kjo gjë verifikohet fare lehte nga ekstrakti i shoqërisë tone dhe historikut te tij pranë QKR.
-
Pikërisht për këtë arsye nuk qëndron arsyetimi i Gjykatës se Apelit në faqen 5, kur thotë se nga ana jone nuk është respektuar neni 10, pika “c”, të ligjit nr.10033, datë 11.12.2008 “Për lojrat e fatit” ku parashikohet se shoqëria duhet të njoftoje NJML të Fatit 30, ditë përpara hapjes se veprimtarisë dhe brenda 30 ditëve për mbylljen e çdo salle.
-
Sidoqoftë Gjykata e Apelit Tirane, ka shkelur dhe një parim te rëndësishëm sepse është shprehur për gjera jashtë kërkesë se padisë dhe ka paraqitur çështjen sikur paditës te jete pala e paditur dhe jo shoqëria “Tirana” sh.a.
-
Ne kërkesën tone jemi shprehur vetëm për anullimin e nje gjobe krejtësisht te padrejte qe eshte vendosur për një shoqëri me NIPT tjetër dhe me objekt veprimtarie krejt tjetër, gjë qe pala e paditur nuk arriti ta provonte as ne Gjykimin ne Shkalle te Pare dhe as ne Gjykatën e Apelit.
-
Ne rast se nga pala e paditur ka vërejtje te tjera ne adresën e shoqërisë tone, për te cilat eshte shprehur Gjykata e Apelit Tirane, kjo gjë nuk eshte objekt i këtij gjykimi por e një gjykimi tjetër ne rast se pala e paditur ka disponibilitetin për te marre masa te tjera apo për t’iu drejtuar Gjykatës.
-
Sa më sipër në mbështetje të nenit 485, gërma b, Prishjen e vendimit nr.1754, datë 05.10.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.10623, datë 18.12.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relacionin përkatës të gjyqtarit Andi Çeliku dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
Rrethanat e çështjes:
Paditësi është shoqëri anonime, me objekt të veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit, të kategorisë së lojës aritmetike, me përfaqësues ligjor Andi Murtaj, sipas ekstraktit të QKR të datës 28.10.2009.
Gjatë një kontrollin periodik të ushtruar nga pala e paditur, Njësisë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, në qytetin e Tiranës, ka rezultuar se në pallatin shumë katësh, në Bulevardin “Zhan Dark” kati i dytë, në të cilin zhvillohej aktivitet bingo, sipas proçes-verbalin të mbajtur nga grupi kontrollit i dt 31.03.2009, me nr.000060, subjekti që ushtronte aktivitetin ishte shoqëria Tirana sha me nr nipti K 42527204 F, me nr serie 74063040004.
Në bazë të ligjit nr.10033, dt.11.01.2008, nenit 47/1/e/f, kjo shoqëri është dënuar nga pala e paditur me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë.
Paditësi e ka ankimuar këtë proçes-verbal, në rrugë administrative, dhe Komisioni i Apelimit, me vendimin nr.10, dt.18.06.2009, pas rikontrollit të bërë, e ka lënë në fuqi proçes-verbal e gjobës prej 1 000 000 (një milion) lekë.
Ndodhur si më lart duke mos qenë dakord me aktet e palës së paditur dhe gjobën e vendosur paditësi e ka bërë çështjen konflikt gjyqësorë duke iu drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë me kërkesë-padinë me objekt si në pjesën hyrëse të këtij vendimi dhe kërkuar; Shfuqizimin e proçes-verbalit dt.31.03.2009 dhe anullimin e gjobës prej 1 000 000 lekë.
Paditësi në këtë padi dhe gjatë gjykimit në shkallë të parë ka pretenduar se Shoqëria Tirana Sha zhvillon aktivitet në fushën e lojërave të fatit, aktualisht në 3 qytete; Burrel, Tiranë dhe Lushnjë.
Dy sallat që ka pasur në Tiranë njëra në adresën Bulevardin “Zogu i Parë” dhe tjetra në adresën Rruga. “Qemal Stafa”, i ka mbyllur sipas ligjit.
Po kështu ka pretenduar se është njohur me proçes-verbalin nr.000060, datë 31.03.2009, më dt.l 1.04.2009 dhe se duke mos qenë dakord me të, e ka ankuar dhe në rrugë administrative.
Me këtë proçes-verbal nuk ka qenë dakord për arsye se salla ku është mbajtur proçes-verbali nuk posedohet nga kjo shoqëri, NIPTI dhe numri sekondar që është vënë gjoba, është me një numër tjetër nga ai i shoqërisë tonë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.10623, dt.18.12.2009, ka vendosur:
Pranimin e padisë.
Anullimin e proçes-verbalit të gjobës nr.000060, datë 31.03.2009, i cili ka dënuar me gjobë në masën 1.000.000 lekë, paditësin “Tirana” sh.a.
Shpenzimet gjyqësorë i ngarkohen palës së paditur.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1754, datë 05.10.2010, ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.10623, dt.18.12.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt rrëzimin e kërkesë - padisë.
Me arsyetimin:
Se vendimi nr.10623, dt.18.12.2009, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është në interpretimin dhe vlerësimin të gabuar të provave në dosje dhe në zbatim të gabuar të ligjit material, ndaj si i tillë vendimi duhet të ndryshohet duke u vendosur rrëzimi i kërkesë - padisë.
Si ka shqyrtuar çështjen në tërësi dhe provat e administruara në dosje, me vendimin nr.10623, dt.18.12.2009, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur pranimin e padisë duke anulluar proçes-verbalin e gjobës nr.000060, datë 31.03.2009, i cili ka dënuar me gjobë në masën 1.000.000 lekë paditësin “Tirana” Sha.
Në ankimin e paraqitur ndaj këtij vendimi, pala e paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, ka ngritur ato shkaqe dhe pretendime sikurse pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi dhe kërkuar prishjen e vendimit dhe rrëzimin e padisë.
Përsa i përket kontrollit të ushtruar nga pala e paditur në sallën ku zhvillohej aktiviteti bingo, në pallatin shumë katësh në Bulevardin “Zhan Dark” kati i dytë, është vetë punonjësi i kësaj bingoje i cili ka paraqitur një nipt sekondar me të dhënat:
NIPT: K 42527204 F, nr.Serial 74063040004, Shoqëria Tirana sha.
Kolegji Civil i Gjykatës së Apelit Tiranë, si e shqyrtoi dhe e bisedoi çështjen në tërësi, provat shkresore të ndodhura në dosje dhe shkaqet e pretenduara në ankim, arriti në përfundimin se vendimi i gjykatës së shkallës së parë Tiranë nuk është i drejtë dhe i bazuar në ligj, pasi nuk janë vlerësuar drejtë provat në dosje dhe se shkaqet e ngritura në ankim nga pala e paditur kanë bazë ligjore dhe provuese, duke passjellë ndryshimin e këtij vendimi dhe rrëzimin e kërkesë-padisë.
Ka rezultuar e provuar nga provat shkresore të administruar në dosje, fakt të cilin nuk e kundërshton asnjëra nga palët se shoqëria Tirana sha, kryen aktivitet privat në fushën e lojërave të fatit, në disa qytete ndër të cilat dhe në Tiranë, fakt i cili rezulton nga ekstrakti i QKR -së dt. 20.10.2009 me nipt K 48115908 T.
Në kushtet kur pala paditëse e ka kundërshtuar sa më lart, duke pretenduar se ky nipt sekondarë dhe nr i serisë nuk i përkasin atij, përfaqësuesja e palës së paditur në mbështetje të ankimit, paraqiti si prova në gjykatën e apelit ekstrakte të regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit nga të cilat konstatohet dhe provohet, sikurse ka pretenduar i padituri, lidhja e shoqërisë Tirana sha me niptin sekondar që mban proçes-verbali i gjobës.
Kështu sipas ekstraktit historiku i rregjistrit tregtarë për të dhënat e subjektit shoqëria anonime me numër unik identifikimi të subjektit (NIPT) K 425472204 F rezulton se:
Ky nipt i përket Shoqërisë Tirana sha, shoqëri anonime, regjistruar më datë 12.02.2001, me objekt veprimtarie në fushën e lojërave të fatit, kategoria lojra aritmetike, selia Rr “Zhan Dark” Tiranë, përfaqësues ligjorë Andi Murataj dhe ortak Dashamir Murataj.
Po kështu sipas ekstraktit historiku i rregjistrit tregtarë për të dhënat e subjektit shoqëria anonime me numër unik identifikimi të subjektit (NIPT) K 48115908 T rezulton se:
Ky nipt i përket Shoqërisë Tirana, shoqëri anonime, regjistruar më datë 20.07.2004, me objekt veprimtarie në fushën e lojrave të fatit, kategoria lojra aritmetike, selia Rr.“Zhan Dark” Tiranë, përfaqësues ligjorë Andi Murataj dhe ortak Dashamir Murataj.
Në analizë të sa më lart NIPTI K 42527204 F, i paraqitur inspektorëve të palës së paditur nga personi prezent në sallën ku ushtrohej aktiviteti bingo, ndodhur në pallatin shumë katësh në Bulevardin Zhan Dark kati i dytë, rezulton se i përket pikërisht paditësit shoqërisë Tirana sha.
Në nenin 10 pika “c” dhe “ç” të ligjit nr.10033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”, “Rregulla të përgjithshme” parashikohet se:
c) Për hapjen e çdo salle ku do të ushtrohet veprimtaria, organizatori (shoqëria) është i detyruar të njoftojë NJMLF-në 30 ditë përpara hapjes së veprimtarisë dhe të pajisjes me NIPT-in sekondarë për çdo vendndodhje dytësore të biznesit.
ç) Organizatori (shoqëria) duhet të njoftojë NJML-në brenda 30 ditëve për mbylljen e çdo salle, ndryshimin e selisë, të personelit apo të numrit të mjeteve të lojërave për çdo sallë, në përputhje me miratimin që zotëron.
Referuar sa më lart shoqëritë e lojërave të fatit kanë detyrimin ligjorë që të njoftojnë Njësitë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe të marrin miratim nga kjo e fundit si për hapjen dhe mbylljen e pikave sekondare.
Ndërsa neni 47, pika 1, gërma “ë” dhe “f’, të ligjit nr.10033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit” parashikon:
Gjobë në masën 1000 000 (një milion) lekë në rastet kur:
ë) Të dhënat e depozituara nga shoqëria pranë Ministrisë së Financave, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe autoritetit të autorizuar nuk përputhen me ato të konstatuar gjatë kontrollit: f) Vërehet se organizatori ka shkelur kërkesat e këtij ligji.
Referuar dispozitave të mësipërme dhe akteve të ndodhura në dosje ndryshe nga sa ka pretenduar paditësi dhe pranuar nga gjykata e shkallës së parë, rezulton e provuar se pala paditëse, shoqëria Tirana sha ka vepruar në shkelje të këtij ligji.
Për të gjitha sa më lart, ky kolegj gjen në ankimin e të paditurit shkaqe për cënimin e vendimit ndaj arrin në përfundimin se vendimi nr.10623, dt.18.12.2009, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, rezulton të jetë marrë në kundërshtim me parashikimet në ligjin nr.10033 datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit” dhe provat e administruar në dosje, dhe si i tillë duhet të ndryshohet duke u vendosur rrëzimi i kërkesë-padisë.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr.1754, datë 05.10.2010, ka paraqitur rekurs, pala paditëse Tirana sh.a., i cili ka kërkuar Prishjen e vendimit nr.1754, date 05.10.2010, te Gjykatës se Apelit Tirane dhe lënien ne fuqi te vendimit nr.10623, date 18.12.2009, te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, për shkaqe te parashtruara ne pjesën hyrëse te vendimit:
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, referuar akteve dhe provave që janë administruar në dosjen gjyqësore, të cilat, i janë nënshtruar hetimit gjyqësor, vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala e paditëse, “ Tirana “ sha , përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 58, të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të cilat e bëjnë të cënueshëm vendimin nr.1754, datë 05.10.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Ky Kolegj, vlerëson se, vendimi nr.1754, datë 05.10.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit civil nr.10623, datë 18.12.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në mënyrë të tillë që: - … rrëzimin e kërkesë - padisë, është një vendim i marrë në mosrespektim të ligjit material që rregullon këtë mosmarrëveshje, e për rrjedhojë, ai duhet prishur.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, konstaton se, Gjykata e Apelit Tiranë, në çështjen objekt gjykimi, bazuar në të njëjtat prova që i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor edhe nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka arritur në konkluzione të kundërta nga kjo e fundit.
Në çështjen objekt shqyrtimi, rezulton se, kërkimi i palës paditëse është: “Shfuqizimi i proçes-verbalit nr.000060, date 31.03.2009 dhe anullimi i gjobës prej 1 000 000 lekë, të vendosur nga i padituri, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, pranë Ministrisë së Financave. Paditësi ka pretenduar se, këto akte janë marrë në kundërshtim me dispozitat ligjore të parashikuara nga Ligji nr .10033, datë 11.01.2008, “Për Lojërat e Fatit”, pasi aktet e nxjerra nga pala e paditur, nuk janë referuar tek dispozita ligjore që rregullon rastin, duke i bërë këto akte të pavlefshme.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, konstaton se, Gjykata e Apelit Tiranë, në çështjen objekt gjykimi, bazuar në të njëjtat prova që i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor edhe nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka arritur në konkluzione të kundërta nga kjo e fundit.
Kolegji Administrativ konstaton se : Gjykata e Apelit ne ndryshimin e vendimit te gjykatës se rrethit dhe rrëzimin e padisë ka konkluduar se : Aktet administrative, të cilat janë objekt kundërshtimi, kanë dalë si rezultat i kontrollit të ushtruar nga, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit Tiranë pranë paditësit, nga ka rezultuar se, ne pallatin shume- katesh, ne Bulevardin “ Zhan Dark” kati i dyte në të cilin zhvillohej aktiviteti bingo, sipas proçesverbalit te mbajtur nga grupi i kontrollit i datë 31.12.2009, me nr 000060, subjekti qe ushtronte aktivitetin te kundraligjshëm ishte shoqëria “Tirana” sha me nr nipti K 42527204 F, me nr serie 74063040004 sipas ekstraktit historiku i regjistrit tregtar për te dhënat e shoqërive anonime. Ne baze te ligjit nr 10033, datë 11.01.2008 “ Për lojërat e Fatit,” nenit 47- 1- e – f, kjo shoqëri eshte dënuar nga pala e paditur ne masën e gjobës 1 000 000 lekë , në të cilin parashikohet se: shkeljet e dispozitave të këtij ligji nga organizatori i lojërave të fatit, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si më poshtë: Gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë, në rastet kur: “e) vërehet mosfunksionim i sistemit audioviziv në kazino; f) vërehet se organizatori ka shkelur kërkesat e këtij ligji;
Në analize sa më lartë NIPTI K 425272904 F i paraqitur inspektorëve te palës së paditur nga personat prezent ne sallë ku ushtrohej aktiviteti bingo ndodhur ne pallatin shumë katesh ne Bulevardin “ Zhan Dark” kati i dytë rezulton se i përkiste shoqërisë “Tirana” sha. Po kështu gjykata e apelit ka arsyetuar se ne nenin 10 pika “e”/”ç” te ligjit nr 10033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit” Rregullat e përgjithshme : parashikohet se : c) për hapjen e çdo salle, ku do të ushtrohet veprimtaria, organizatori (shoqëria) është i detyruar të njoftojë NJMLF-në 30 ditë përpara hapjes së veprimtarisë dhe të pajiset me NIPT-in sekondar për çdo vendndodhje dytësore të biznesit; ç) organizatori (shoqëria) duhet të njoftojë NJMLF-në, brenda 30 ditëve për mbylljen e çdo salle, ndryshimin e selisë, të personelit apo të numrit të mjeteve të lojërave për çdo sallë, në përputhje me miratimin që zotëron, gjë qe nuk është kryer nga pala paditëse.
Kolegji çmon se në ndryshim nga arsyetimi i gjykatës se apelit, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ne zgjidhjen e mosmarrëveshjes ka arsyetuar drejt ne pranimin e padisë së paditësit duke konkluduar në: Anullimin e proçesverbalit te gjobës nr 000060, datë 31.03.2009 I cili ka dënuar me gjobe ne masën 1. 000 000 lekë paditësin “ Tirana “ sha si proces-verbal i pabazuar ne ligj me arsyetimin se: Shoqëria “Tirana” sha kryen aktivitet ne fushën e lojërave te fatit ne qytetin Burrel, Tiranë, dhe Lushnje sikundër rezulton nga ekstrakti I QKR- se datë 20.10.2009 ne nipti K 48115908 T. Në qytetin e Tiranes kjo shoqëri e kryen aktivitetin ne vendin e quajtur sheshi “21 Dhjetori”
Nipti i kësaj shoqërie është K 48115908 T me nr serial 74063040002 sikundër rezulton nga çertifikata e regjistrimit te personit te tatueshëm lëshuar nga QKR dhe ekstrakti I QKS-se. Pra rezulton i provuar pretendimi i paditësit se shoqëria e cila është kontrolluar nga pala e paditur nuk është ajo shoqëri “ Tirana” sha pasi numri i niptit dhe numri sekondar te gjetur sipas pales së paditur ne vendin ku ushtrohej aktiviteti bingo nuk i përkisnin pales paditese shoqërise “Tirana” sha. Në këto kushte gjykata çmon se procesverbali i datës 31.03.2009 me nr 000060 i cili ka dënuar me gjobe shoqërinë Tirana sha duhet te anullohet pasi nuk është kjo shoqëri e pretenduar nga pala e paditur se është gjetur ne kundërshtim me ligjin nr 10033, datë 11.01.2008 ne ushtrimin e aktivitetit bingo në Bulevardin Zhan Dark. Gjithashtu sipas çertifikatës së regjistrit të paditësit të administruar në gjykim në qytetin e Tiranës kryen aktivitet në dy pika : Rruga e Dibrës pranë Hotel Miniri dhe në Sheshin 21 Dhjetori.
Ndryshe nga sa analizuam më lart në këtë vendim, për sa i përket vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ky Kolegj, vlerëson se, vendimi nr.10623, datë 18.12.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është i drejtë dhe i bazuar në ligj. Nga ana e kësaj gjykate, janë respektuar normat procedurale të gjykimit, si dhe janë respektuar dhe zbatuar drejtë, dispozitat e ligjit material. Kjo gjykatë, ka bërë një cilësim të drejtë të fakteve dhe rrethanave që lidhen me mosmarrëveshjen, ka kryer një analizë juridike të plotë të provave, si dhe e ka zgjidhur mosmarrëveshjen, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Përfundimisht, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se, ka vend për pranimin e rekursit të paraqitur nga ana e palës së paditëse , Shoqëria “Tirana” sha, pasi vendimi nr.1754, datë 05.10.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë, është marrë në interpretim dhe zbatim të gabuar të ligjit material, e për rrjedhojë, ai duhet prishur duke mbetur në fuqi vendimi nr.10623, datë 18.12.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Do'stlaringiz bilan baham: |