Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet80/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   76   77   78   79   80   81   82   83   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
mori në shqyrtim në seancën gjyqësore të datës 10.11.2015, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: QAZIM QENDRA

I PADITUR: INSPEKTORIATI NDËRTIMOR URBANISTIK KOMBËTAR TIRANË

INSPEKTORIATI NDËRTIMOR URBANISTIK KOMBËTAR DEGA SARANDË

PERSON I TRETË: KOMUNA KSAMIL



OBJEKTI:


Kundërshtimin e aktit administrativ, vendimit nr.10-datë 06.10.2011

“Për pezullimin e punimve” dhe vendimit nr.23 datë 06.12.2011

“Për dënimin me gjobë”, të lëshuar nga pala e paditur INUK Tiranë.

Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke urdhëruar palën e paditur t

ë bllokojë zbatimin e vendimit nr.10 datë 06.12.2011

dhe nr.23 datë 06.12.2011 të lëshuar nga pala e paditur,

deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së themelit.

Baza Ligjore: Neni 32/a, 153, 154 dhe 202 e vijues i K.Pr.Civile

si dhe nenin 118 të Kodit të Procedurës Administrative.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.23-2012-673(317) datë 12.03.2012, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesëpadisë të paditësit Qazim Qëndro. Anullimin e aktit administrativ, të vendimit nr.10, datë 06.12.2011 të pezullimit të punimeve dhe vendimit nr.23, datë 06.12.2011 të dënimit me gjobë të nxjerrë nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë, si të nxjerrë në kundërshtim me ligjin. Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë marrë me vendimin datë 10.01.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur në raport ½ pjesë secili”.




Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.391 datë 24.07.2012, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.23-2012-673/317, datë 12.03.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, si më poshtë: - Anullimin e vendimit nr.23, datë 06.12.2011 të I.N.U.K Tiranë, përsa i përket masës së dënimit me gjobë të paditësit Qazim Qendraj, nga 2.000 000 (dy milion) lekë në 500 000 (pesëqindmijë) lekë. - Prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit përsa i përket kërkimit për anullimin e vendimit nr.10, datë 06.12.2011 "Të pezullimit të punimeve". Heqjen e masës së sigurimit të padisë, marrë me vendimin e datës 10.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.”


Kundër vendimit nr.391 datë 24.07.2012 të Gjykatës Apelit Gjirokastër, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar(INUK) Tiranë, i cili kërkon ndryshimin e vendimit nr.391, datë 24.07.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër me të cilin është vendosur ndryshimi i vendimit nr.23-2012-673/317 datë 12.03.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe rrëzimin e plotë të kërkesëpadisë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Inspektorët e INUK Dega Sarandë në zbatim të detyrave dhe kompetencave të parashikuara në nenin 9/ç e 12 të ligjit "Për inspektimin e ndërtimit” në datën 01.12.2011 kanë ushtruar kontroll ndaj paditësit me adresë "Fshati Komuna Ksamil" e si rrjedhojë e kundravajtjeve të konstatuara kanë mbajtur proces verbalin nr.9 për kundravajtjen pasi gjatë kontrollit rezultoi se paditësi po kryente punime me mjet gërmimi buzë detit, me një gjatësi 40 m dhe gjerësi 4-5 m në vendin e quajtur: “Vaskat e Peshkut” pa leje përkatëse.

  • Bazuar në nenin 61 të ligjit nr.8093, datë 21.3.1996 "Për Rezervat Ujore” Si dhe në parashikimet e ligjit 9780, datë 16.07.2007 "Për lnspektimin e Ndërtimit" është përgjegjësia ekskluzive e INUK për inspektim si dhe për sanksionimin e kundravajtjes së konstatuar në fushën e rezervave ujore.

  • Paditësi ka kryer kundravajtje administrative të parashkikuar nga neni 49 i ligjit nr.8093, datë 21.3.1996 "Për Rezervat Ujore” në të cilin shprehet se nëpër plazhe është e ndaluar të gërmohet, shpohet ose shkaktohet shpëlarje, të krijohen vende të thata për rrrjetat etj e çdo veprimtari e përkufizuar në këtë dispozitë ligjore sanksionohet sipas paarshikimeve të nenit 61 të ligjit të sipërcituar, me vendim për dënimin me gjobë në masën 2 000 000 lekë vlerë kjo e përcaktuar, pezullim aktiviteti e sipas rastit dhe me sekuestrim të pajisjeve të punës.

  • Gjykata e Apelit Gjirokastër duke pakësuar masën e dënimit me gjobë ka gabuar pasi me ligjin nr.10345, datë 04.11.2010 neni 1 e ka ndryshuar këtë masë nga 500.000(pesëqind mijë) në 2.000.000(dy million) lekë dhe mbi këtë bazë ka dal dhe vendimi i INUK nr.23, datë 06.12.2011 në atë masë dhe nuk ka pse zvogëlohet pasi kjo vlerë është taksative.

  • Gjykata e Apelit Gjirokastër nuk i ka kushtuar vëmendje faktin që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka vendosur kur nuk ka pasur kompetence territorial për të vendosur sipas nenit 327 të K.Pr.Civile. Kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë pasi INUK është në juridiksionin territorial të kësaj gjykata dhe akti administrativ i kontestuar ka dal nga ky organ dhe jo nga sektrori INUK Sarandë, i cili nuk ka kompetencë të nxjerrë vendime por vetëm të mbajë procesverbale konstatimi.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Arjana Fullani, Avokatin e Shtetit z.Abaz Deda, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe rrëzimin e padisë, si dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Qazim Qendra është me banim në fshatin Ksamil, Sarandë. Paditësi mbi një sipërfaqe trualli prej 500 m2 me nr.440/18 pasurie, të ndodhur në zonën kadastrale nr.2297 me kufizime: Veriu-Pasuria nr.400/20, Jugu-Pasuria nr.400/20, Lindja–Pasuria nr.400/20, Perendimi–Pasuria nr.400/20 ka ndërtuar një godinë dhe kryer veprimet e legalizimit në bazë të ligjit “Për legalizimet”. Ai ka lidhur kontratën nr.724 rep, nr.302/2 kol, datë 02.03.2010 “Për shitjen me rezervë të pronës” për këtë objekt.

2. Në këtë parcele paditësi ka ndërtuar edhe një banesë dhe që ndodhet në lagjien nr.2 “Baxho” Ksamil. Kjo banesë përdoret edhe si lokal në anë të detit dhe paditësi ka kryer disa punime gërmimi, sistemimi dhe restaurimi të objektit.

3. Në kohën që paditësi ka qënë duke ndërtuar, në vend ka ushtruar kontroll i padituri INUK Dega Sarandë. Mbi bazën e konstatimit është mbajtur procesverbal nr.09, datë 01.12.2011, ku ka rezultuar se paditësi po kryente punime me mjet gërmimi buzë detit, me një gjatësi 40 m dhe gjerësi 4-5 m në vendin e quajtur: “Vaskat e Peshkut” pa leje përkatëse. Në këtë procesverbal nuk ka firmosur pala paditëse dhe sipas palës së paditur ky procesverbal i është dërguar me postë palës paditëse, sipas shkresës nr.564 protokolli, datë 01.12.2011.

4. Pas kësaj personi i tretë Komuna Ksamil ka mbajtur procesverbal Konstatimi (INUV Ksmail dhe ka marrë masën e pezullimit të punimeve deri në 60 ditë dhe sipas shkreses me nr.130 protokolli, datë 07.02.2012 të Komunës Ksamil, rezulton se paditësi legjitimohet të bëjë në dimër disa punimeve sistemimi. Në fakt paditësi i është drejtuar personit të tretë, për leje ndërtimi dhe kjo e fundit, nuk i ka dhënë leje ndërtimi.

5. Në këto kushte nga pala e paditur INUK Tiranë është marrë vendimi nr.10, datë 06.12.2011 për pezullimin e punimeve të ndërtimit me një afat 10 ditor. Po në këtë datë, INUK Tiranë ka marrë edhe vendimin për dënimin me gjobë të paditësit në shumën 2.000.000 lekë , me nr.23, datë 06.12.2011. Në këtë vendim INUK Tiranë është bazuar në nenin 49, 61/a,b të ligjit nr.8093 datë 21.03.1996 “Për rezervat ujore” dhe nenin 9/c, 10 pika 3/b të ligjit nr.9780 datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”. Kundravajtja sipas palës së paditur INUK Tiranë, qëndron në faktin, se paditësi këto punime ndërtimi i kryente pa leje ndërtimi nga organet kompetente. Pala e paditur INUK Tiranë ka sjellë edhe fotografi të kohës që paditësi po ndërtonte në vend.

6. Këtë vendim pala e paditur INUK Tiranë ia njoftoi palës paditëse me shkresen e saj nr.593 prot, datë 13.12.2011. Paditësi me t’u njohur me këtë vendim, në rrugë postare më datë 19.12.2011, brenda 10 ditësh që parashikon afati i ankimit dhe konkretisht në datën 29.12.2011, ka paraqitur një padi në Gjykatën e Sarandës, ku ka paditur fillimisht INUK Dega Sarandë dhe INUK Tiranë dhe me pas, gjatë gjykimit ka thirrur si person të tretë edhe Komunën Ksamil, duke kundërshtuar aktin administrativ, vendimin e dënimit me gjobë dhe pezullimit të punimeve, si akte absolutisht të pavlefshëm dhe të marr në kundërshtim flagrant me ligjin.

7. Sipas paditësit, pala e paditur për të njëjtin fakt ka nxjerrë dy vendime të ndryshme, vendim për pezullim punimesh dhe vendimi i dënimit me gjobë. Paditësi ka pretenduar gjithashtu se INUK Tiranë ka dhënë një vendim në kundërshtim me ligjin, pasi punimet që ka kryer paditësi janë veprime për restaurimin e lokalit dhe nuk ka nevojë për leje ndërtimi. Sipas tij nuk është kryer asnjë kundravajtje administrative pasi paditësi nuk ka bërë asnjë mur guri vetëm ka gërvishtur pak me çekiç për të mbrojtur lokalin nga dallgët e detit. Për këtë paditësi ka pretenduar se ky akt administrativ i dënimit me gjobë të paditësit, në masën 2.000.000 lekë është absolutisht i pavlefshëm dhe si pasoje nuk krijon pasoja juridike.

8. Kundër këtyre vendimeve pala paditëse ka paraqitur padinë objekt gjykimi në gjykatë.



9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.23-2012-673(317) datë 12.03.2012 ka vendosur:“Pranimin e kërkesëpadisë të paditësit Qazim Qëndro. Anullimin e aktit administrativ, të vendimit nr.10, datë 06.12.2011 të pezullimit të punimeve dhe vendimit nr.23, datë 06.12.2011 të dënimit me gjobë të nxjerrë nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë, si të nxjerrë në kundërshtim me ligjin. Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë marrë me vendimin datë 10.01.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur në raport ½ pjesë secili”.

9.1 Arsyetimi i Gjykatës: “Siç del nga gjykimi, provat e administruara në gjykim, pala paditëse nuk është kundërvajtës, pasi ai në fakt nuk ka ndërtuar ndonjë ndërtesë dhe t’i duhej leje ndërtimi, por vetëm bënte sistemim të truallit para lokalit të tij dhe për pasojë, nuk ka kryer asnjë shkelje urbanistike dhe nuk ka kryer asnjë kundravajtje administrative sipas ligjit “Për rezervat ujore”. Në rastin konkret punimet e kryera nga pala paditëse nuk ishin punime që kërkonin leje ndërtimi dhe ato ishin vetëm sistemime dhe nuk ishte ndonjë punim i ndaluar, sipas nenit 49 të ligjit “Për rezervat ujore”. Për pasojë edhe vendimi i marrë për dënimin me gjobë të INUK-Tiranë është i paligjshëm, pasi INUK Tiranë vepron vetëm në respektim të nenit 9 dhe 10/1/1 të ligjit nr.9780 datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit” dhe jo në kundërshtim me këtë ligj. Po ashtu pala e paditur INUK Tiranë ka marrë një vendim në kundërshtim me ligjin, pasi në fakt ajo ka dhënë në të njëjtën datë si pezullim punimesh ashtu edhe dënim me gjobë në kundërshtim me nenin 61, të ligjit “Për rezevrat ujore” dhe neni 68 “Për shkelje të parashikuara në nenet 48, 49 dhe 50 kundërvajtësit dënohen me gjobë deri në 200 000 lekë dhe me pezullim veprimtarie”. Sa më sipër duke qënë se paditësi nuk ka kryer asnje lloj punimi atëhere nuk ka pse INUK të marrë veprime inspektimi dhe dënime me gjobë. Ky akt administrativ, ky vendim i dënimit me gjobë dhe i pezullimit të punimeve, nuk është i mbështetur në ligj dhe nuk jepet rasti, se pse paditësi duhet dënuar me një gjobë në masën 2.000.000 lekë. Gjykata bazuar në nenin 328, 331 të K.Pr.Civile konkludon se ky akt është absolutisht i pavlefshëm dhe si i marrë në kundërshtim me ligjin “Për inspektimin e ndërtimit” dhe ligjin “Për rezevat ujore” gjykata konkludon se akti administrativ, vendimi i dënimit me gjobë në zbatim të nenit 105, 107, 115/a dhe 116/b të K.Pr.Administrative është një akt i nxjerrë nga INUK në kapërcim të kompetencave, pasi vërtetohet se paditësi Qazim Qendra nuk ishte kundërvajtës dhe nuk ka kryer ndonjë ndërtim që sipas ligjit duhej leje ndërtimi kjo edhe në bazë të ligjit “Për planifikimin e territorit”

10. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.391 datë 24.07.2012, ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.23-2012-673/317, datë 12.03.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, si më poshtë: - Anullimin e vendimit nr.23, datë 06.12.2011 të I.N.U.K Tiranë, përsa i përket masës së dënimit me gjobë të paditësit Qazim Qendraj, nga 2.000 000 (dy milionë) lekë në 500 000 (pesëqindmijë) lekë. - Prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit përsa i përket kërkimit për anullimin e vendimit nr.10, datë 06.12.2011 "Të pezullimit të punimeve". Heqjen e masës së sigurimit të padisë, marrë me vendimin e datës 10.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.”

10.1. Arsyetimi i gjykatës: “Mosmarëveshja midis palëve ndërgjyqëse ka rezultuar në momentin që kanë dalë aktet e kontestuara si të paligjshëm, kur nëpërmjet Proces-Verbalit nr.09, datë 11.12.2011 është konstatuar se paditësi Qazim Qendra, po kryente me mjete gërmimin e buzës së detit në një gjatësi 40 m dhe gjerësi 4-5 m, në vendin e quajtur "Vaskat e peshkut", nga organet vendore kompetente. Vërtetë që punimet e kryera nga pala paditëse nuk kanë qënë punime që kërkonin leje ndërtimi, por punime të një karakteri të tillë përbëjnë kundërvajtje administrative, të parashikuara nga neni 49 i ligjit nr.8093, datë 21.03.1996 "Për rezervat ujore". Në bazë të nenit 61 të ligjit të mësipërm, për shkelje të parashikuara në nenin 49 të këtij ligji, kundërvajtësi dënohet nga Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, në përputhje me legjislacionin në fuqi, në varësi të shkallës së shkeljes, me gjobë në masën 500 000 lekë. Sa më sipër vendimi i dënimit me gjobë të paditësit duhet anulluar përsa i përket masës së tij nga 2.000.000 lekë, në 500.000 lekë. Përsa i përket kërkimit të paditësit, në lidhje me anullimin e vendimit nr.10, datë 06.12.2011 "Të pezullimit të punimeve", Gjykata e Apelit arrin në konkluzionin se një kërkim i tillë nuk përbën objekt gjykimi për gjykatën, pasi vendimi i pezullimit ishte marrë për një afat 10-ditor dhe në momentin e shqyrtimit të kërkimeve në rrugë gjyqësore një masë e tillë kishte rënë nga fuqia. Për rrjedhojë në lidhje me këtë pjesë të kërkimit vendimi objekt ankimi duhet të prishet dhe të pushohet gjykimi i çështjes. Nisur nga fakti se akti administrativ, vendimi nr.23, datë 06.12.2012 i nxjerrë nga pala e paditur I.N.U.K Tiranë konstatohet i paligjshëm përsa i përket masës së tij, atëherë nga kjo gjykatë duhet të urdhërohet heqja e masës së sigurimit të padisë, marrë me vendimin e datës 10.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë”.

11. Kundër vendimit nr.391 datë 24.07.2012 të Gjykatës Apelit Gjirokastër, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar(INUK) Tiranë, i cili kërkon ndryshimin e vendimit nr.391, datë 24.07.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër me të cilin është vendosur ndryshimi i vendimit nr.23-2012-673/317 datë 12.03.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe rrëzimin e plotë të kërkesëpadisë, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
12. Dispozitat e ligj nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

12.1 Neni 1/2: “Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

12.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

13. Kodi i Procedurës Civile,

13.1. Neni 467: “Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur:

a) gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën...”

14. Ligji nr.9780 datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”

15. Ligji nr.8093 datë 21.03.1996 “Për rezervat ujore” i ndryshuar me ligjin nr.10 345, datë 4.11.2010
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
16. Se rekursi i paraqitur nga i padituri INUK Tiranë përmban shkaqe ligjore që motivojnë cënimin e vendimit nr.391, datë 24.07.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër me të cilin është vendosur ndryshimi i vendimit nr.23-2012-673/317 datë 12.03.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

17. Kolegji Administrativ, pas shqyrtimit të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë është marrë në shkelje të ligjit procedural, në kushtet kur kjo gjykatë ka shkelur dispozitat ligjore për kompetencën. Prandaj, për këtë motiv thelbësor, vendimet e dhëna prej tyre duhet të prishen e çështja të dërgohet për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

18. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

19. Kolegji Administrativ konstaton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër nuk kanë zbatuar drejtë dispozitat procedurale që lidhen me kompetencën tokësore të gjykatës për të gjykuar çështen si rezultat nuk e ka zgjidhur mosmarrëveshjen objekt gjykimi në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj.

20. Në analizë të akteve dhe provave të administruara në dosjen gjyqësore del e provuar se paditësi Qazim Qendra me padi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë duke kërkuar anullimin e aktit administrativ, vendimit nr.10 datë 06.10.2001 “Për pezullimin e punimve” dhe vendimit nr.23 datë 06.12.2011 “Për dënimin me gjobë”, të lëshuar nga pala e paditur INUK Tiranë. Gjithashtu ka kërkuar dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë për të urdhëruar palën e paditur të bllokojë zbatimin e këtyre akteve deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së themelit.

21. Gjykata e Apelit Gjirokatër, në përfundim të gjykimit ka vendosur të ndryshojë vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë duke anulluar vendimit nr.23, datë 06.12.2011 të I.N.U.K Tiranë, përsa i përket masës së dënimit me gjobë të paditësit Qazim Qendraj, nga 2.000 000 (dy milion) lekë në 500 000 (pesëqindmijë) lekë.

22. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pa i hyrë zgjidhjes në themel të çështjes konstaton se nga Gjykata e Apelit Gjirokatër janë lejuar shkelje të rënda të ligjit procedural për kompetencën e gjykatës për gjykimin e çështjes të cilat pasjellin zhvillimin e një procesi jo të rregullt ligjor.

23. Kolegji thekson se pretendimi i palës rekursuese, i parashtruar në seancë gjyqësore dhe nga përfaqësuesi i Avokaturës së Shtetit, që vendimi është dhënë nga gjykata jo kompetente është i bazuar. Nga objekti i gjykimit, akti që kundërshtohet në këtë gjykim, si dhe nga shkaku ligjor i kërkimeve të palës paditëse, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se në këtë proces paditësi ka kërkuar anullimin e aktit administrativ të nxjerrë nga INUK Tiranë. Në bazë të nenit 327 të KPrC, në fuqi në kohën e shqyrtimit të mosmarrëveshjes, rezulton se padia kundër një akti administrativ shqyrtohet në seksionin përkatës të gjykatës në zonën e të cilës ka qendrën organi administrativ ndaj të cilit drejtohet padia. Madje, nisur nga natyra e mosmarrëveshjes objekt gjykimi, i njëjti rregullim ligjor është parashikuar në nenin 11 të ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Pra, gjykimi i aktit administrativ duhej kryer nga Gjykata e Shkallës së Parë në territorin e të cilës ka qendrën pala e paditur, organi administrativ, akti i të cilit është objekt kundërshtimi gjyqësor.

24. Në rastin konkret si palë të paditura në padi janë Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe Dega e këtij Inspektoriati në Sarandë. Për rrjedhim kompetente për gjykimin e çështjes ka qënë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Rezulton gjithashtu se asnjë akt i palës së paditur INU Dega Sarandë nuk përbën konflikt gjyqësor, përfshirja e kësaj pale në padi nuk përcakton kompetencën tokësore. Pra kompetenca tokësore do të përcaktohet nga vendi ku ka qendrën pala e paditur, akti i të cilës është objekt shqyrtimi.

25. Në rastin konkret mosmarrëveshja sipas ligjit procedural në fuqi në kohën e shqyrtimit të mosmarrëveshjes, K.Pr.Civile, duhet të gjykohej nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe mbi bazën e ankimit më pas nga Gjykata e Apelit Tiranë, të cilat kanë në juridiksion e tyre territorin ku ka qendrën pala e paditur INUK Tiranë, akti i së cilës është objekt gjykimi. Madje, Kolegji vë në dukje se Gjykata e Apelit Gjirokastër haptazi nuk ka arsyetuar në vendimin e saj duke mos marrë kështu në analizë pretendimin në ankim të palës së paditur për moskompentencën e shqyrtimit të çështjes nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë duke dhënë një vendim në kundërshtim me parimin e procesit të rregullt ligjor për të marrë në shqyrtim pretendimet në ankim.

26. Në këto kushte Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër e cila nuk e ka konstatuar këtë shkelje të gjykatës së shkallës së parë ka dhënë një vendim të pabazuar në ligj duke sjellë si pasojë zgjidhjen e çështjes nga gjykata jo kompetente nga pikëpamja territoriale.

27. Për sa më sipër, Gjykata e Apelit Gjirokatër ka gabuar dhe vendimi i saj duhet të prishet pasi nga ana e kësaj gjykate nuk është zbatuar me korrektësi neni 467 i K.Pr.Civile, i cili në pikën “a” parashikon se: “Gjykata e Apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur: a) gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën;...“.

28. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin ne përfundimin se moskompetenca për zgjidhjen e çështjes përbën shkelje të rëndë procedurale, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në dhënien e vendimit. Gabimet në procedim, të cilat parashikohen në nenin 467/a të K.Pr.Civile dhe në nenin 54 të ligjit nr.49/2012, shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht, pikërisht për shkak të efektit të drejtpërdrejtë që ato kanë në vendimin e dhënë.

29. Kolegji Administrativ çmon se për shkakun e sipërcituar nuk janë kushtet për zbatimin e nenit 467/b të K.Pr.Civile, i cili parashikon se kur gjykata për çështjen që nuk ishte në kompetencën e saj ka dhënë një vendim të drejtë dhe, nga ana tjetër, nuk janë kapërcyer kompetencat e gjykatës së cilës i takonte çështja, gjykata e apelit ka të drejtë të mos e prishë vendimin, por të mjaftohet t’i verë në dukje gjykatës përkatëse parregullsinë e vendimit të.

30. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se në çështjen objekt gjykimi, nuk mund të marrë në shqyrtim dhe të analizojë zbatimin e ligjit material, nëse ligji është zbatuar drejtë apo jo nga gjykatat e faktit.

31. Për sa më sipër, në kushtet kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër kanë lejuar shkelje procedurale, që i bën të cenueshëm vendimet e marra, çmon se vendimet duhen prishur dhe cështja gjyqësore duhet dërguar për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

32. Në rigjykim Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, për një zgjidhje të drejtë të çështjes, në përputhje me ligjin material dhe procedural duhet t’u bëjë të qartë palëve që është detyrë e secilës prej tyre, të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet e tyre.

33. Kryerja e veprimeve si më sipër, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën qe të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes objekt shqyrtimi.

34. Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Tiranë është kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për gjykimin e çështjes bazuar në vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe Dekretin nr.7818, datë 16.11.2012 të Presidentit të Republikës.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.391, datë 24.07.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe vendimit nr.23-2012-673(317), datë 12.03.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.


Tiranë, më 10.11.2015

Nr. 31001-02916-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 4597 i Vendimit (601)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   76   77   78   79   80   81   82   83   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish