Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet72/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   68   69   70   71   72   73   74   75   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 05.11.2015, çështjen administrative që i përket:
PADITËS. IZAET SELIMI

I PADITUR. DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË

INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË
OBJEKTI:

Anullimin e Urdhrit të Mbylljes së Pensionit datë 31.03.2010.

Detyrimin e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë

të më paguajë pensionin e plotë të pleqërisë

që nga data e pezullimit 01.05.2009 e në vazhdim.

Baza ligjore. Ligji nr.7703, datë 11.05.1993

“Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”

neni 62, 86 e vijues të tij etj, Rregullorja nr.8 e ISSH, datë 21.10.1994,

“Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”,

neni 32, gërma a, 153-154/a .




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4733, datë 10.05.2012, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë së ngritur nga paditësi Izaet Selimi. Detyrimin e palës së paditur DRSSH Tiranë të anullojë aktin administrativ “Urdhër-Mbylljen” e datës 31.03.2010 në emër të paditësit Izaet Selimi, si një akt i nxjerrë në kundërshtim me ligjin. Detyrimin e palës së paditur DRSSH Tiranë t’i paguajë paditësit Izaet Selimi pensionin (sipas vendimit të caktimit të pensionit nga DRSSH Korçë me vendimin nr.3611, datë 25.08.1997 ) duke filluar nga momenti i pezullimit që është datë 30.04.2009 e në vazhdim”.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.628, datë 13.03.2013 ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.4733, datë 10.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e kërkesëpadisë.”

Kundër vendimit nr.628, datë, 13.03.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs paditësi Izeat Selimi, i cili kërkon prishjen e vendimi nr.628 datë 13.03.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.4733 datë 10.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar këto shkaqe:


  • Gjykata ka gabuar tërësisht në vendimin e saj duke mos bërë një hetim të plotë dhe të qartë të çështjes, vendimi i Gjykatës së Apelit vjen në kundërshtim të hapur me ligjin dhe gjithashtu vendimit i mungon analiza e thellë e provave që ka për detyrë të bëjë gjykata.

  • Paditësi mund t'i drejtohet gjykatës për shkak të mospërmbushjes së detyrimit të mohuar prej ISSH pezullimi i pensionit është një veprim i paligjshëm, ligji parashikon momentin fillestar të caktimit dhe llogaritjes së pensionit duke mosparashikuar "rillogaritjen" dhe "pezullimin" të cilat janë të pabazuara në ligjin nr.7703 pasi në thelb kemi të bëjmë me anullimin e një pensioni që vazhdon të paguhet dhe jo me një kërkesë për të kërkuar përfitimin e pensionit.

  • Gjatë procesit paditësi u vu në dijeni në lidhje me një akt mbylljeje pensioni nga pala e paditur e cila e depozitoi në gjykatë në cilësinë e provës. Për këtë shkak depozitoi një kërkesë për ndryshimin e objektit të padisë duke e kundërshtuar edhe aktin e mbylljes së pensionit nga pala e paditur.

  • Veprimet e paditësit janë bërë në përputhje me ligjin dhe në respektim të gjitha afateve ligjore të përcaktuara qartë në Kodin e Procedurës Civile.

  • Në këto kushte edhe vendimi i gjykatës së apelit i cili ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë vjen haptazi në kundërshtim me ligjin.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Arjana Fullani, si dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se paditësi Izaet Selimi pasi ka mbushur moshën për pension pleqërie i është drejtuar DRSSH Korçë (qytet në të cilën banonte në atë kohë), për të përfituar pension pleqërie.

2. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Korçë(DRSSH) me vendimin nr.3611, datë 25.08.1997 i ka caktuar paditësit Izaet Selimi pension pleqërie të pjesshëm, përfitim i cili ka filluar nga data 15.04.1997. Masa e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë është 2599 lekë.

3. Më datë 30.04.2009, paditësit Izaet Selim i është ndërprerë nga ana e të paditurit pagesa e përfitimit të pensionit, në bazë të akt-pezullimit me nr.47/20 datë 30.04.2009. Akt-pezullimi është marrë si pasoje e një auditimi të kryer nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

4. Nga ky auditim është mbajtur Akt Verifikimi datë 24.09.2009, për verifikimin e vjetërsisë në punë. Nga verifikimi i kryer për vjetërsinë në punë rezulton se “Emri Izaet Selimi nuk ndodhet në rregjistrin themeltar të kësaj ndërmarrjeje, gërma I, me nr.rendor 172. Gjithashtu nga DRSSh Korçë ka ardhur verifikimi i datë 28.08.2009 me shënimin në regjistrat e NB Maliq Komuna Libonik Sektori i Ndërtimit nuk u gjet emri. Nuk figuron i rregjistruar në Librat e Pojanit si Bujk Privat ”.

5. Kundër aktit të pezullimit paditësi Izaet Selimi i është drejtuar gjykatës me kërkesë-padinë me objekt: “Shfuqizimi i aktit të rillogaritje(pezullimit) të masës së pensionit të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore sipas dokumentit akt pezullimi nr.47/20 datë 30.04.2009, Tiranë dhe detyrimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore që të më pagujaë pensionin e plotë pleqërisë prej datës së pezullimit”.

6. Me Urdhër-Mbylljen e pensionit nr.serie 16, datë 26.02.2010 të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore është vendosur mbyllja e pagesës të paditësit Izaet Selimi. Në lidhje me këtë vendim pala paditëse pretendon se nuk është njoftuar por me paraqitjen e dokumentacionit nga DRSSh Tiranë gjatë gjykimit në shkallë të parë ka marre dijeni.

7. Paditësi në seancën gjyqësore të datës 23.04.2012 ka kërkuar konform nenit 185 të K.Pr.Civile dhe gjykata i ka pranuar kërkesën për shtim të objektit të padisë duke kërkuar: “anullimin e Urdhrit të Mbylljes së Pensionit datë 31.03.2010. Detyrimin e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë të më paguajë pensionin e plotë të pleqërisë që nga data e pezullimit 01.052009 e në vazhdim” dhe njëkohësisht ka hequr dorë nga kërkimi për anullimin e aktit të pezullimit.



8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4733, datë 10.05.2012 ka vendosur: “Pranimin e kërkesë padisë së ngritur nga paditësi Izaet Selimi. Detyrimin e palës së paditur DRSSH Tiranë të anulojë aktin administrativ “Urdhër-Mbylljen” e datës 31.03.2010 në emër të paditësit Izaet Selimi, si një akt i nxjerrë në kundërshtim me ligjin. Detyrimin e palës së paditur DRSSH Tiranë t’i paguajë paditësit Izaet Selimi pensionin (sipas vendimit të caktimit të pensionit nga DRSSH Korçë me vendimin nr.3611, datë 25.08.1997 ) duke filluar nga momenti i pezullimit që është datë 30.04.2009 e në vazhdim”.

8.1 Arsyetimin i gjykatës: “Proceduralisht, gjykata konkludon se paditësi Izaet Selimi është brenda afatit ligjor për ngritjen e padisë, sipas nenit 328/2 të K.Pr.Civile. Paditësi Izaet Selimi legjitimohet të ngrejë këtë padi, pasi referuar nenit 32/a të K.Pr.Civile, ai ka interes të ligjshëm. Referuar ligjit material, e konkretisht ligjit 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, në asnjë dispozitë të saj nuk është parashikuar revokimi i të drejtës së pensionit të pleqërisë, çka do të thotë se vendimi i palës së paditur i datës 31.03.2010, i cili i ka mbyllur përfitimin e pensionit të pjesshëm të pleqërisë paditësit është i pambështetur në ligj. Për sa kohë që nuk ka një proçes penal të filluar, qoftë ndaj paditësit qoftë ndaj përfaqësuesve të palës së paditur që kanë marrë në dorëzim dhe kanë lidhur fillimisht pensionin për palën paditëse, nuk ka logjike dhe as ligj që e pranon veprimin e palës së paditur për ndërprerjen e pensionit për trajtimin e veçantë si minator. Pensionet e fituara quhen të mirëqena dhe nuk mund të jenë objekt i rishikimit me përjashtim të përllogaritjeve për efekt të rritjes së tyre. Përsa i përket pretendimit të palës së paditur DRSSH Tiranë se vjetërsia e punës së paditësit për pension të pjesshëm nuk konfirmohet, gjykata konkludon se verifikimet e periudhës së vjetërsisë në punë të paditësit, duhej të ishin bërë në momentin kur paditësi ka paraqitur dokumentacionin për tu trajtuar me pension të plotë pleqërie. Sipas dispozitave ligjore mbi fuqinë e dokumenteve zyrtarë, dokumentet e paraqitur nga ana e palës paditëse përfaqësojnë një dokument zyrtar. Si të tillë ato mund të kundërshtohet vetëm “për fallsitet” sipas nenit 253 të Kodit të Procedurës Civile. Gjykata konkludon se nuk është faj i paditësit Izaet Selimi, se nuk figuron i rregjistruar në bordero dhe pse ky fakt rezultoi pas kontrollit të auditit e nuk u verifikua më parë nga DRSSH kur paditësi plotësoi dokumentacionin për pension të plotë pleqërie. Për sa kohë që, as në ligjin aktual dhe as në ligjin e kohës qytetari nuk kishte asnjë detyrim dhe asnjë përgjegjësi për ruajtjen dhe administrimin e bordorove dhe rregjistrave të ndërmarrjeve–mosgjetja e tyre, shënime me bojë tjetër apo jo, nuk duhet të penalizojë qytetarin. Për rrjedhojë, sa sipër , pala e paditur duhet të anuloj aktin administrativ “Urdhër-Mbylljen” të datë 31.03.2010 për pensionin e paditësit e si rrjedhojë referuar nenit 117 të K.Pr.Administrative duhet të zgjidhen dhe pasojat, konkretisht ti kthejë paditësit të drejtat e tij duke iu paguar pensioni i pjesshëm sipas vendimit të caktimit të pensionit nga DRSSH Korçë me vendimin nr.3611, datë 25.08.1997 duke filluar nga momenti i pezullimit që është datë 30.04.2009 e në vazhdim.

9. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.628, datë, 13.03.2013 ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.4733, datë 10.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e kërkesëpadisë.”

9.1 Arsyetimi i gjykatës:Siç rezulton nga gjykimi i çështjes dhe dispozitivi i vendimit të gjykatës, gjykimi i mësipërm ka të bëjë me gjykime të posaçme e konkretisht anullimin e kundërshtimin e akteve administrative të parashikuara nga nenet 320 e vijues të K.Pr.Civile. Si në gjykimin në shkallë të parë, ashtu dhe në ankimin e paraqitur në Gjykatën e Apelit, i padituri ka ngritur dhe ka invokuar Gjykatën me kërkimin e tij, se kërkesë padia për kundërshtimin e aktit administrativ Urdhër Mbylljen datë 31.03.2010 është jashtë afatit të parashikuar nga neni 328 i K.Pr.Civile dhe për këtë shkak padia duhej të rrëzohej. Paditësi që në datën 25.01.2011 kur ka paraqitur kërkesë-padinë e tij, ka kërkuar shfuqizimin e aktit të pezullimit me nr.47/20, datë 30.04.2009, akt i cili i është komunikuar dhe ndaj të cilit siç provohet nga aktet e dosjes se është ushtruar ankim pranë të paditurve dhe i është dhënë përgjigje dhe prej tyre në rrugë administrative, për të cilat paditësi vetëm në datë 25.01.2011 i ka kundërshtuar në gjykatë. Paditësi që nga data 30.04.2009 nuk ka marrë pension, pasi atij i është pezulluar dhënia e pensionit me aktin objekt gjykimi, të cilin e ka kundërshtuar vetëm në datë 25.01.2011 ditën e paraqitjes së Kërkesë- Padisë, pra afro 2 vjet më vonë. Nga përmbajtja e nenit 328/2 të K.Pr.Civile rezulton se afati për të goditur një akt administrativ është 30 ditë. Paditësi nuk i ka goditur aktet për pavlefshmëri absolute por ka kërkuar vetëm anullimin e tyre e për të cilat ai kishte humbur afatin 30 ditor”.

10. Kundër vendimit nr.628, datë, 13.03.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs paditësi Izeat Selimi, i cili kërkon prishjen e vendimi nr.628 datë 13.03.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.4743 datë 10.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
11. Dispozitat e ligj nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

11.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

11.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

12. Ligji nr.7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
13. Se rekursi i paraqitur nga paditësi Izaet Selimi përmban shkaqe ligjore që motivojnë cënimin e vendimit nr.628, datë 13.03.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

14. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë është dhënë në zbatim të gabuar të ligjit, prandaj duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim.

15. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

16. Kolegji Administrativ konstaton se Gjykata e Apelit Tiranë nuk ka zbatuar drejtë dispozitat procedurale dhe materiale që lidhen me afatin e parashkrimit të padisë si rezultat nuk e ka zgjidhur mosmarrëveshjen objekt gjykimi në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj.

17. Ky Kolegj nuk e gjen të mbështetur në ligj dhe në aktet proceduriale të dosjes gjyqësore qëndrimin dhe vendimmarrjen e gjykatës së apelit për rrëzimin e padisë, pasi padia është ngritur jashtë afatit ligjor të parashkrimit.

18. Rezulton se paditësit Izaet Selimi i është lidhur pension pleqërie i pjesshëm me vendimin nr.3611, datë 25.08.1997, përfitim i cili ka filluar nga data 15.04.1997. Më datë 30.04.2009 paditësit i është pezulluar pagesa e pensionit dhe me Urdhër-Mbylljen nr.serie 16, datë 26.02.2010 është vendosur mbyllja përfundimisht e pagesës.

19. Neni 113/d i Kodit Civil përcakton se nuk parashkruhen paditë e parashikuara në dispozita ligjore të veçanta. Në rastin konkret, ligji specifik, mbi të cilin ka lindur marrëdhënia dhe mosmarrëveshja mes palëve ndërgjyqëse është ai nr.7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

20. Kolegji thekson se në kuptim të nenit 62/2 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, paditësi ka kërkuar pensionin e pleqërisë pranë palës së paditur brenda afatit 1 vjeçar nga lindja e të drejtës dhe pala e paditur ia ka lidhur pensionin pikërisht nga kjo ditë. Sipas nenit 62/2 të ligjit të mësipërm, e drejta për pension nuk parashkruhet. Pra, ajo kërkohet në çdo kohë. Por, nëse përfituesi i pensionit e kërkon atë jo më vonë se 1 vit nga data që i lind kjo e drejtë, ky pension i paguhet që nga kjo ditë. Në raste të tjera pensioni do të paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës. Në këtë kuptim e drejta për të kërkuar llogaritjen apo njohjen e të drejtës së pensionit (kur ky i fundit është të kërkuar sipas afateve ligjore të nenit 62/2 të ligjit të mësipërm) nuk parashkruhet.

21. Kolegji thekson se Gjykata e Apelit ka argumentuar se padia është parashkruar për faktin se paditësi nuk e ka paraqitur atë brenda afatit 30 ditor, nga zbatimi i vendimit nr.serie 16, datë 26.02.2010 të DRSSh në kuptim të nenit 328 të K.Pr.Civile. Sa më sipër Gjykata e Apelit ka konkluduar në kundërshtim me ligjin se paditësit i ka humbur e drejta e padisë, për të kërkuar nga gjykata llogaritjen e pensionit sipas ligjit, pasi ka pretenduar se pezullimi dhe mbyllja e pensionit nga DRSSh ka qenë e gabuar.

22. Kolegji Administrativ çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është i pabazuar në ligj, pasi padia objekt gjykimi nuk është parashkruar. Gjykata e Apelit e ka konsideruar padinë si të parashkruar për faktin se paditësi nuk ka paraqitur padinë brenda afatit 30 ditor, në kuptim të nenit 328 të K.Pr.C Civile. Ky përfundimi i Gjykatës së Apelit, vlerësohet si i pambështetur në ligj. Neni 328 i K.Pr.Civile nuk gjen zbatim në rastin konkret, pasi ligji i posaçëm qartazi parashikon se e drejta për pension nuk parashkruhet. Në rastet kur kundërshtohet vendimi i DRSSh për pezullim/mbyllje, neni 328 i KPrC nuk duhet interpretuar se vë kufizime të se drejtës për të paraqitur padi për kundërshtimin e llogaritjes apo mbylljes së pensionit në gjykatë. Në këtë mënyrë, do cenohej rregullimi i ligjit të posaçëm që parashikon se e drejta e pensionit nuk është e parashkrueshme. Kështu, nëse paditësi ka paraqitur kërkesën për pension pranë palës së paditur sipas afatit ligjor, e drejta për pension është bërë e kërkueshme që në momentin që përfituesi i është drejtuar DRSSh për llogaritje të pensionit.

23. Kolegji thekson se jemi para dy situatave ligjore krejtësisht të ndryshme, ligji për sigurimet shoqërore që rregullon pensionin e paditësit ka një rregullim krejtësisht të posaçëm ligjor dhe nuk ka të bëjë aspak me afatin e përgjithshëm për kundërshtimin e akteve administrative të parashikuar në nenin 328/2 të K.Pr.Civile, siç me pa të drejtë ka konkluduar Gjykata e Apelit Tiranë.

24. Kolegji konstaton se kërkimet e paditësit si kërkimi për anullimin e aktit të pezullimit me të cilin ka inciuar procedurën gjyqësore dhe kërkimi për anullimin e urdhrit të mbylljes së pensionit janë brenda afatit ligjor të parashkrimit. Për rrjedhim Gjykata e Apelit Tiranë duhet të shqyrtonte themelin e çështjes duke u dhënë përgjigje pretendimeve dhe prapësimeve të palëve.

25. Ligji nr.7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” nuk parashikon se ndaj vendimit të pezullimit të pagimit të pensionit duhet të paraqitet ankim. Për më tepër që nuk është një akt që disponon për njohjen apo refuzimin e një të drejte por thjesht është shkresë për pezullimin e pagesës me karakter të përkohshëm derisa të bëhen verifikimet përkatëse nga pala e paditur.

26. Veç sa më sipër kërkimi për anullimin e urdhër mbylljes së pensionit është ngritur nga paditësi në seancë gjyqësore menjëherë pas ardhjes dijeni për këtë akt administrativ. Nuk rezultoi e provuar që pala paditëse të ketë marrë dijeni për këtë akt më përpara. Proceduralisht paditësi Izaet Selimi është brenda afatit ligjor për ngritjen e padisë, sipas në nenit 328/2 të K.Pr.Civile(si ligji i kohës kur është ngritur padia) pasi ka marrë dijeni për aktin administrativ urdhër mbyllje të pensionit datë 31.03.2010, në seancën gjyqësore të datës 21.03.2012. Me marrjen dijeni për këtë akt paditësi ka paraqitur shtesën e objektit të padisë duke kundërshtuar urdhër mbylljen në datë 23.04.2012, kërkesë kjo e pranuar nga gjykata konform nenit 185 të K.Pr.Civile). Për rrjedhim për këtë kërkim paditësi është brenda afatit ligjor dhe nuk jemi përpara një padie të parashkruar.

27. Ligjvënësi të drejtën e personit, që është subjekt i këtij ligji, për të paraqitur kërkesa në lidhje me të drejtën e pensionit dhe masën e përfitimit nuk e ka kushtëzuar me asnjë afat. E drejta për pension nuk parashkruhet. Personi i cili pretendon se i plotëson kushtet për të përfituar pension edhe me kalimin e afateve proceduriale për kundërshtimin e akteve administrative nuk i humbet e drejta për të kërkuar njohjen, trajtimin me pension apo rilidhjen e tij kur i është ndërprerë në kundërshtim me kërkesat e ligjit. Qëllimi i ligjvënësit ka qenë që për të drejtën për pension dhe çdo kërkim tjetër në lidhje me këtë të drejtë vetjake, të mos i caktojë afat për kërkimin.

28. Në përfundim të analizës së mësipërme, Kolegji thekson se Gjykata e Apelit ka lejuar shkelje të zbatimit të ligjit në zgjidhjen e mosmarrëveshjes objekt gjykimi, si dhe shkelje të ligjit procedural, pasi në kundërshtim me nenet 6, 16 dhe 20 të KPrC, ajo nuk i ka kthyer përgjigje kërkimit të paditësit, si dhe nuk ka shqyrtuar nëse vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, që ka pranuar padinë, ka qenë apo jo në përputhje me ligjin dhe provat. Kolegji vëren se shkeljet e mësipërme janë të tilla që bëjnë të cënueshëm vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit.

29. Përsa më sipër u arsyetua, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.628 datë 13.03.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet prishur dhe çështja duhet kthyer për rigjykim, me qëllim shqyrtimin e themelit të çështjes dhe për t`i dhënë përgjigje pretendimeve të parashtruara në ankim nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë është i bazuar në ligj dhe në prova.

30. Në zbatim të nenit 7, të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, mosmarrëveshja objekt gjykimi është në kompetencën lëndore të gjykatave administrative. Bazuar në vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.3, datë 06.12.2013, çështja duhet të dërgohet për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.628, datë 13.03.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.


Tiranë, më 05.11.2015

Nr. 31001-00069-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2015 -4596 i Vendimit (592)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   68   69   70   71   72   73   74   75   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish