Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet71/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   67   68   69   70   71   72   73   74   ...   157

21. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se rekursi i palës së paditur, Prefekti i Qarkut Gjirokastër është pjesërisht i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet pjesërisht dhe për rrjedhojë vendimi i gjykatës së shkallës së parë dhe vendimi i gjykatës së apelit duhet të ndryshohen, duke u detyruar pala e paditur Prefekti i Qarkut Gjirokastër që t’i paguajë paditëses Shpresa Sinani një dëmshpërblim në masën e një viti pune, për shkak të zgjidhjes së menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63/ dh të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.

V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.21-2013-955/486, datë 29.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe vendimit nr.386, datë 10.07.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër si më poshtë:

Detyrimin e palës së paditur që t’i paguajë paditëses pagën e një viti pune.

Tiranë, më 05.11.2015

Nr. 11241-01790-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 4603 i Vendimit (590)

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Xhezair Zaganjori Kryesues

Arjana Fullani Anëtar

Evelina Qirjako Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 05.11.2015, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: ARBEN RAMA

I PADITUR: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE, DREJTORIA E PËRGJITHSHME TIRANË


OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurit të dëmshpërblejë paditësin me 12 paga mujore,

për shkak të zgjidhjes së paarsyeshme të kontratës së punës,

sipas nenit 146 të K.Punës.

Detyrimin e të paditurit të dëmshpërblejë paditësin me 3 paga mujore

për shkak të mosrespektimit të afatit të njoftimit të zgjidhjes së kontratës së punës,

sipas nenit 143 të K.Punës.

Detyrimin e të paditurit të dëmshpërblejë me 2 paga mujore paditësin,

për shkak të mosrespektimit të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës.

Shpërblim për vjetërsi në punë, sipas nenit 145 të K.Punës.

Baza Ligjore: Nenet 4, 21, 137, 140, 141, 143, 144, 145, 153 të K.Punës.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e saj nr.6355, datë 14.07.2009, ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të kërkesë-padisë. Detyrimin e palës së paditur Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dëmshpërblejë paditësin Arben Rama, me pagën e 6 (gjashtë) muajve në vlerën që kjo pagë ka pasur në momentin e zgjidhjes së kontratës së punës, për shkak të zgjidhjes së saj pa shkaqe të arsyeshme. Detyrimin e palës së paditur, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dëmshpërblejë paditësin Arben Rama, me pagën e 3(tre) muajve, në vlerën që kjo pagë ka pasur në momentin e zgjidhjes së kontratës së punës, për shkak të mosrespektimit të afatit të njoftimit. Detyrimin e palës së paditur, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dëmshpërblejë paditësin Arben Rama me pagën e 2 (dy) muajve, në vlerën që kjo pagë ka pasur në momentin e zgjidhjes së kontratës së punës, për shkak të mosrespektimit të procedurës së zgjidhjes së saj. Detyrimin e palës së paditur, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të paguajë shpërblim për vjetërsi në punë vlerën e 7.5 paga mujore. Dëmshpërblimi të llogaritet me të ardhura mujore 78.080 (shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëdhjetë) lekë.

Rrëzimin e kërkesë padisë për kërkimet e tjera në objektin e saj.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1511, datë 21.07.2010, ka vendosur:


“Prishjen e vendimit nr.6355, datë 14.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me një tjetër trup gjykues”.
Gjykata e Lartë me vendimin nr.156, datë 03.04.2012, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.1511, datë 21.07.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues”.


Në rigjykim, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2591, datë 01.11.2012, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit civil nr.6355, datë 14.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë: Pranimin e pjesshëm të kërkesë-padisë. Detyrimin e palës së paditur Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dëmshpërblej paditësin Arben Rama, me pagën e 9 (nëntë) muajve në vlerën që kjo pagë ka patur në momentin e zgjidhjes së kontratës së punës, për shkak të zgjidhjes së saj pa shkaqe të arsyeshme. Detyrimin e palës së paditur, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dëmshpërblejë paditësin Arben Rama, me pagën e 3 (tre) muajve, në vlerën që kjo pagë ka patur në momentin e zgjidhjes së kontratës së punës, për shkak të mosrespektimit të afatit të njoftimit. Detyrimin e palës së paditur, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dëmshpërblejë paditësin Arben Rama me pagën e 2 (dy) muajve, në vlerën që kjo pagë ka patur në momentin e zgjidhjes së kontratës së punës, për shkak të mosrespektimit të proçedurës së zgjidhjes së saj. Detyrimin e palës së paditur, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të paguajë shpërblim për vjetërsi në punë vlerën e 7.5 paga mujore. Dëmshpërblimi të llogaritet me të ardhura mujore 78.080 (shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëdhjetë) lekë. Rrëzimin e kërkesë padisë për kërkimet e tjera në objektin e saj”.


Kundër vendimit nr.2591, datë 01.11.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur, ISSH Tiranë, e cili kërkon prishjen e vendimit nr.2591, datë 01.11.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.6355, datë 14.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e kërkesëpadisë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Gjykata nuk ka patur parasysh nenin 16 paragrafi i parë i K.Pr.Civile, që kërkon prej saj të bëjë një cilësim të mosmarrëveshjes, pa u lidhur me përcaktimin e bërë nga paditësi. Paditësi pretendoi se është zgjidhur në mënyrë të menjëhershme kontrata e punës për shkaqe të paarsyeshme, ndërkohë që objekti i mosmarrëveshjes, është masa disiplinore që i është dhënë atij, "ulje në detyrë për një vit", për shkeljen disiplinore "moszbatim i dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale".

  • Përsa i takon analizës së provave, vlerësimit dhe rëndësisë së tyre për zgjidhjen e çështjes, gjykata në dhënien e vendimit përfundimtar, sipas edhe përcaktimeve të nenit 126 paragrafi i dytë i K.Pr.Civile, nuk e mbështeti zgjidhjen e mosmarrëveshjes në provat e paraqitura, por perkundrazi në kundërshtim edhe me detyrimin që buron nga neni 29 i KPr.Civile, nuk i çmoi provat që depozituam në seancë gjyqësore, që ishin 5 akt kontrolle që provojnë katërcipërisht shkeljen disiplinore, të konsumuar nga paditësi.

  • Detyra funksionale e paditësit, si ish auditues në njësinë e auditimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka qënë kontrolli i ligjshmërisë së përfitimeve që jepen nga sigurimet shoqërore, në të gjithë vendin. Nga rikontrolli i po atyre dosjeve të kontrolluara njëhere nga audituesit, pjesë e të cilit ka qënë edhe paditësi, u konstatuan 34 përfitime të paligjshme, në DRSSH Elbasan dhe 14 përfitime të paligjshme në DRSSH Tiranë. Dëmi ekonomik që i është shkaktuar fondeve të sigurimeve shoqërore nga përfitimi i paligjshërn është në masën 32496000 lekë dhe është një dërn progresiv, sepse perveç masës mujore të përfitirnit (është fjala për përfitimet sipas ligjit nr.8685, datë 09.11.2000 "Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntoke"), buxheti i shtetit, sipas këtij ligji, paguan kontribute për gjithë kohën e përfitimit, për secilin përfitues, me qëllim që kjo periudhë të njihet vjetërsi pune për efekt pensioni pleqërie.

  • Nga kontrolli i Ministrisë së Financave, sipas Raportit Final të Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm të Ministrisë së Financave nr.8588/2 Prot., datë 23.01.2008 "Për vlerësimin e veprimtarisë së njësisë së auditimit të brendshëm të ISSH", për z.Arben Rama si dhe audituesit e tjerë të njësisë së kontrollit në ISSH, u përcaktua se përgjëgjesia për kontrollet e ushtruara në DRSSH-të Lezhë, Tiranë, Gjirokastër është e tyre. Në shkresën nr.931 Prot, datë 31.01.2008, të Ministrisë së Financave, "Përfundimet e auditimit të ushtruar në ISSH", është urdhëruar reformimi i plotë i strukturës së kontrollit në ISSH, pjesë e të cilit ka qënë edhe Z.Arben Rama.

  • Gjykata në vendimin e saj të pabazuar në prova pavaresisht nga të gjitha sa u provua mbi shkakun e marrjes së masës disip1inore, pranoi pretendimin e paditësit se urdhëri për masë disiplinore është ndërprerje e kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme, pa shkaqe të arsyeshme, edhe pse u provua se nuk jemi para zgjidhjes së kontratës së punës, por para një urdhri për masë disiplinore, ku shkelja disiplinore, është e provuar me akt kontrollet e ushtruara dhe masa disiplinore është parashikuar nga aktet në fuqi për personelin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", neni 75, ka dalë Rregullorja nr.12, datë 20.03.1996 "Per personelin e ISSH" (e ndryshuar), e cila rregullon marrëdheniet e punës në ISSH. Kjo rregullore ka si bazë ligjore Kodin e Punës, në zbatim të të cilit, në rregullore janë renditur shkeljet dhe masat disiplinore.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Arjana Fullani, si dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se paditësi Arben Rama, ka qënë i punësuar pranë palës së paditur .

2. Marrëdhënia e punës kanë filluar nga data 16.11.1992 dhe kanë zgjatur deri në datë 28.02.2008, kohë në të cilën ka dalë edhe urdhri i dhënies së masës disiplinore për paditësin si dhe shkëputja e marrëdhënieve financiare të tij pranë palës së paditur .

3. Paditësi fillimisht ka qënë me detyrën e “Specialistit” në Drejtorinë e Kontroll Revizionit deri në vitin 1995, nga ky vit deri në vitin 1998, ka qënë me detyrën e “Drejtorit të Kontrollit Revizionit”. Nga viti 1998 deri në vitin 2006, “Përgjegjës sektori” dhe nga viti 2006 e deri në diten e ndërprerjes së marrëdhënies së punës “Audit” i Drejtorisë së Auditimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë.


4. Me urdhrin nr.15, datë 28.02.2008, të ISSH Tiranë, ndaj paditësit është marrë masa disiplinore “ulje në detyrë”, duke e vënë në dispozicion të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Shkodër për t’u sistemuar në detyrën e specialistit për një vit, me motivacionin “Për moszbatim të dispozitave ligjore, në përmbushjen e detyrave funksionale”. Po në këtë datë janë shkëputur edhe marrëdhëniet financiare të paditësit me palën e paditur.

5. Paditësi e ka kundërshtuar këtë urdhër në rrugë gjyqësore me padinë objekt gjykimi.



6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6355, datë 14.07.2009, ka vendosur: Pranimin e pjesshëm të kërkesë-padisë. Detyrimin e palës së paditur Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dëmshpërblejë paditësin Arben Rama, me pagën e 6 (gjashtë) muajve në vlerën që kjo pagë ka pasur në momentin e zgjidhjes së kontratës së punës, për shkak të zgjidhjes së saj pa shkaqe të arsyeshme. Detyrimin e palës së paditur, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dëmshpërblejë paditësin Arben Rama, me pagën e 3 (tre) muajve, në vlerën që kjo pagë ka pasur në momentin e zgjidhjes së kontratës së punës, për shkak të mosrespektimit të afatit të njoftimit. Detyrimin e palës së paditur, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dëmshpërblejë paditësin Arben Rama me pagën e 2 (dy) muajve, në vlerën që kjo pagë ka pasur në momentin e zgjidhjes së kontratës së punës, për shkak të mosrespektimit të procedurës së zgjidhjes së saj. Detyrimin e palës së paditur, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të paguajë shpërblim për vjetërsi në punë vlerën e 7.5 paga mujore. Dëmshpërblimi të llogaritet me të ardhura mujore 78.080 (shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëdhjetë) lekë. Rrëzimin e kërkesë padisë për kërkimet e tjera në objektin e saj.

6.1. Arsyetimi i gjykatës: “Gjykata, si administroi dhe provat shkresore për zgjidhjen sa më të drejtë të problemeve që janë ngritur në këtë kërkesë-padi, mbajti parasysh rregullimet e bëra nga nenet 143, 144, 147, 153, 155 të Kodit të Punës. Nga tërësia e provave të administruara në gjykim dhe nga shpjegimet e dhëna prej palëve, gjykata çmon se në rastin konkret jemi përpara zgjidhjes së menjëhershme pa shkaqe të arsyeshme të kontratës së punës. Gjykata nuk e kundërshton faktin që paditësi mund të ketë pasur parregullsi në punën e tij dhe që masa disiplinore ndaj tij mund të jetë e drejtë, por në çmim të Gjykatës dhe bazuar në Rregulloren nr.12/7, datë 26.12.2000, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren nr.12, datë 20.03.1996, “Për personelin e ISSH-së”, pika 12, gërma “e”, që parashikon si masë disiplinore kalimin në një detyrë të një niveli apo klasë më të ulët për një periudhë nga 30 ditë deri në një vit, paditësi masën disiplinore duhet ta vuante në vendin e tij të punës, që ishte Drejtoria e Përgjithshme e I.S.SH.-së Tiranë dhe jo në Drejtorinë Rajonale Shkodër, pasi kemi të bëjmë me ndryshim të vendit të punës, gjë që përbën shkelje të nenit 21 të K.Punës.

Në këtë rast, paditësit, i cili nuk e ka zbatuar urdhrin e palës së paditur (për t’u paraqitur në vendin e ri të punës pranë D.R.S.SH. Shkodër), pasi ka pasur pretendime që rrjedhin nga kontrata e punës (neni 146/1/a i K.Punës), siç është ndryshimi i vendit të tij të punës nga ana e palës së paditur në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me nenin 21 të K.Punës. Në këto kushte pala e paditur i ka zgjidhur kontratën e punës në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të arsyeshme në bazë të nenit 146/1/a të K.Punës dhe për këtë shkak, në bazë të pikës 3 të nenit 146 të K.Punës, pala e paditur detyrohet të shpërblejë paditësin dëmin e shkaktuar deri me 1 vit page. Por gjykata për këtë kërkim, çmon se duhet të pranohet pjesërisht për sa i përket vlerës së dëmshpërblimit deri në vlerën e 6 pagave mujore. Si pagë për llogaritjen e dëmshpërblimit do të merret në konsideratë paga që paditësi (punëmarrësi) ka pasur para ndryshimit të pozicionit të punës, pra paga prej 78.080 lekë në muaj. Gjykata çmon se përsa i përket kërkimit të dëmshpërblimit për shkak të mosrespektimit të procedurës ligjore të zgjidhjes së marrëdhënies së punës, padia duhet të pranohet pasi ky kërkim mbështetet në ligj e prova. paditësi duhet të përfitojë si dëmshpërblim edhe pagën e tre muajve për moszbatim të afatit të njoftimit. Paditësi legjitimohet në të drejtën për të përfituar shpërblim për vjetërsi, i cili në bazë të kohëzgjatjes së marrëdhënies së tij të punës, do të jetë i barabartë me 7.5 paga mujore”.

7. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1511, datë 21.07.2010, ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.6355, datë 14.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me një tjetër trup gjykues”.


7.1 Arsyetimi i gjykatës: “Në vendimin e saj Gjykata e Apelit Tiranë arsyeton se, referuar fakteve, gjykata e shkallës së parë nuk ka bërë një hetim të plotë të çështjes duke mos sqaruar natyrën e vërtetë të konfliktit, cili është shkaku i lindjes së tij. Është gjithashtu i pambështetur kërkimi i të paditurit për rrëzimin e padisë, ndaj për një hetim më të plotë, çështja duhet të rigjykohet”.

8. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs pala paditëse.



9. Gjykata e Lartë me vendimin nr.156, datë 03.04.2012, ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.1511, datë 21.07.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues”.

9.1 Arsyetimi i gjykatës: “Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në zbatim të gabuar të ligjit. Gjykata e Apelit Tiranë, duke kthyer për rigjykim çështjen në gjykatën e shkallës së parë, në rastin konkret nuk ka kryer detyrën e saj funksionale për verifikimin e pretendimeve të palëve mbi bazueshmërinë në ligj e në prova të vendimit gjyqësor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjykata e apelit i ka pasur të gjitha mundësitë që në mbështetje të nenit 465 të Kodit të Procedurës Civile të përsëriste tërësisht ose pjesërisht hetimin gjyqësor, në kushtet kur ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë nuk kishte kryer një hetim të plotë gjyqësor. Në të njëjtën kohë nuk gjendemi përpara asnjërit prej rasteve të dërgimit të çështjes për rigjykim të parashikuara nga neni 467 i Kodit të Procedurës Civile.

Në të tilla rrethana, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në atë gjykatë për rishqyrtim. Në rigjykimin e çështjes, gjykata e apelit, sipas vlerësimit të saj, mund të përsërisë ose jo hetimin gjyqësor, por në fund të gjykimit, në ushtrim të detyrës së saj funksionale duhet të zgjidhë çështjen në themel, duke vendosur sipas nenit 466, germat a, b ose c të Kodit të Procedurës Civile”.

10. Në rigjykim, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2591, datë 01.11.2012, ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit civil nr.6355, datë 14.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë: Pranimin e pjesshëm të kërkesë-padisë. Detyrimin e palës së paditur Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dëmshpërblej paditësin Arben Rama, me pagën e 9 (nëntë) muajve në vlerën që kjo pagë ka patur në momentin e zgjidhjes së kontratës së punës, për shkak të zgjidhjes së saj pa shkaqe të arsyeshme. Detyrimin e palës së paditur, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dëmshpërblejë paditësin Arben Rama, me pagën e 3 (tre) muajve, në vlerën që kjo pagë ka patur në momentin e zgjidhjes së kontratës së punës, për shkak të mosrespektimit të afatit të njoftimit. Detyrimin e palës së paditur, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dëmshpërblejë paditësin Arben Rama me pagën e 2(dy) muajve, në vlerën që kjo pagë ka patur në momentin e zgjidhjes së kontratës së punës, për shkak të mosrespektimit të proçedurës së zgjidhjes së saj. Detyrimin e palës së paditur, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të paguajë shpërblim për vjetërsi në punë vlerën e 7.5 paga mujore. Dëmshpërblimi të llogaritet me të ardhura mujore 78.080 (shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëdhjetë) lekë. Rrëzimin e kërkesë padisë për kërkimet e tjera në objektin e saj”.

10.1. Arsyetimi i gjykatës: “I njëjtë me të faktit vetëm se ka shtuar masën e dëmshpërblimit për zgjidhje pa shkaqe të arsyeshme të mardhënieve të punës me 9 paga mujore.”
11. Kundër vendimit nr.2591, datë 01.11.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur ISSH Tiranë, e cili kërkon prishjen e vendimit nr.1522, datë 26.06.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.6355, datë 14.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e kërkesëpadisë, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
LIGJI I ZBATUESHËM
12. Dispozitat e ligj nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

12.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

12.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

13. Dispozitat e ligjit nr.7961 datë 19.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
14. Se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria e Përgjithshme Tiranë, përmban shkaqe ligjore që motivojnë cënimin e vendimit nr.2591, datë 01.11.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

15. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë është marrë në interpretim të gabuar të ligjit procedurial dhe material dhe për rrjedhojë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim.

16. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

17. Kolegji Administrativ vëren se me anë të padisë në gjykim, paditësi ka konsideruar se urdhri nr.15, datë 28.02.2008 i ISSH Tiranë për dhënie mase disiplinore “ulje në detyrë”, duke e vënë në dispozicion të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Shkodër për t’u sistemuar në detyrën e specialistit për një vit, është zgjidhje për shkaqe të paarsyeshme e kontratës së punës e për rrjedhim duhet të dëmshpërblehet sipas kërkimeve të parashtruara në objektin e padisë.

18. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të gjykimit ka vendosur të pranojë kërkesëpadinë e paditësit Arben Rama. Mbi ankimin e palëve Gjykata e Apelit Tiranë pasi ka marrë në shqyrtim ankimin ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duke ndryshuar vetëm masën e dëmshpërblimit që duhet të përfitoj paditësi.
19. Arsyetimi dhe përfundimi i gjykatave të faktit është rrjedhojë e keqinterpretimit të dispozitave të ligjit nr.7961 datë 19.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”dhe dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, ç’ka e bën vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë të pambështetur në ligj.

20. Kolegji Administrativ çmon se nga natyra e mosmarrëveshjes së krijuar ndërmjet palëve ndërgjyqëse, evidenton se në rastin objekt shqyrtimi ndodhemi përpara një mosmarrëveshje me natyrë administrative. Paditësi nuk gëzon statusin e nëpunësit civil dhe marrëdhëniet e tij të punës nuk rregullohen me ligj të posaçëm për rrjedhim ligji material i zbatueshëm si ligj që ka qënë në fuqi në kohën kur ka lindur mosmarrëveshja administrative është ligji nr.7961 datë 19.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”.

21. Nga interpretimi i nenit 12 dhe 21 të Kodit të Punës rezulton se kontrata e punës është një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, që rregullon marrëdhëniet e punës dhe përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve. Kontrata e punës mund të lidhet dhe ndryshohet me gojë ose me shkrim. Ajo mund të ndryshohet vetëm në marrëveshje midis palëve. Çdo ndryshim i kontratës së shkruar, në dëm të punëmarrësit, duhet të përfundohet me shkrim. Në përmbajtje të kontratës së punës duhet të parashikohen si pjesë thelbësore e saj vendi i kryerjes së punës, përshkrimi i përgjithshëm i punës dhe paga. Sipas këtij interpretimi, kontrata e punës e lidhur me vullnetin e lirë të palëve, për tu ndryshuar në përmbajtje, duhet të bëhet me marrëveshje midis palëve. Kjo është kërkesë e domosdoshme e ligjit, dhe si e tillë duhet të respektohet nga palët në një marrëdhënie pune.

22. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në analizë të sa më sipër, çmon se ligjvënësi në këtë parashikim ka patur parasysh faktin që çdo ndryshim i kushteve thelbësore të kontratës në mënyrë të njëanshme nga ana e palës së paditur, pa miratimin e punëmarrësit do të konsiderohet zgjidhje e kontratës në mënyrë të njëanshme.

23. Ky Kolegj, vlerëson se transferimi i punëmarrësit nga një detyrë në një detyrë tjetër brenda strukturës së punëdhënësit është i vlefshëm vetëm nëse ai bëhet në përputhje me dispozitat e K.Punës dhe kontratës së punës. Një transferim në detyrë që përbën ndryshim thelbësor të kushteve të kontratës së punës si vendi i punës dhe paga është de facto zgjidhje e kontratës së punës.

24. Por gjykatat e faktit në kushtet kur kanë konstatuar zgjidhje të menjëhershme të marrëdhënieve të punës nuk e kanë bërë dallimin midis konceptit “shkaku i paarsyeshëm” parashikuar nga neni 146 K.Punës dhe “shkakut justifikues” parashikuar nga neni 153 i K.Punës.

25. Kontrata me afat të pacaktuar mund të zgjidhet në mënyrë të menjëhershme prej palës së paditur. Kjo zgjidhje do të quhet e vlefshme me kusht që të provohet se shkaku i zgjidhjes së kontratës së punës është i justifikuar.

26. Hetimi për përcaktimin e shkaqeve justifikuese sipas nenit 153 ka rëndësi pasi të gjitha kërkimet për dëmshpërblimet e tjera do të zgjidhen në varësi të ekzistencës ose jo të shkakut justifikues.

27. Ky Kolegj vlerëson të theksojë se hetimi gjyqësor për të përcaktuar ekzistencën ose jo të shkaqeve të justifikuara mund të bëhet vetëm nga gjykata e faktit. Gjykata e Lartë në ndryshim nga gjykatat më të ulta, ka për objekt gjykimi vetëm kontrollin e zbatimit të ligjit material e procedurial nga ana e gjykatave, vendimet e të cilave janë objekt i rekursit, por pa patur të drejtën që të zhvillojë hetimin gjyqësor në drejtim të marrjes së provave. Gjykatat e shkallës së parë dhe ato të apelit janë gjykata të faktit dhe të ligjit, në ndryshim nga Gjykata e Lartë, e cila është gjykatë ligji. Duke qënë të tilla, në gjykimin në shkallë të parë dhe në apel nuk ka asnjë pengesë, madje është detyrim, që gjykata të lejojë palët të paraqesin kërkimet e prapësimet, provat ku i mbështetin ato dhe të arrijnë në përfundimet përkatëse për zgjidhjen e çështjes, duke çmuar e vlerësuar provat e administruara(raportet e auditit) sipas ligjit që është i zbatueshëm për gjykatën.

28. Nga interpretimi i nenit 153 të K.Punës konkludojmë se duhet të ekzistojnë njëkohësisht katër kushte për t’u konsideruar zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës e justifikuar: a) punëmarrësi të ketë shkelur një detyrim kontraktual që rrjedh nga ligji, kontrata e punës, kontrata kolektive; b) kjo shkelje të jetë kryer me faj; c) ekzistenca e lidhjes shkakësore midis shkeljes me faj dhe pushimit të menjëhershëm nga puna; d) kjo shkelje të ketë krijuar një situatë të rëndë që nuk lejon sipas parimit të mirëbesimit t’i kërkohet punëdhënësit vazhdimi i marrëdhënieve të punës (neni 153 i K.Punës).

29. Punëdhënësi që zgjidh kontratën me afat të pacaktuar në mënyrë të menjëhershme për shkaqe të justifikuara duhet të zbatojë edhe proçedurën e zgjidhjes së kontratës së punës, moszbatimi i të cilës nuk e bën zgjidhjen e kontratës të pavlefshme, por e ngarkon punëdhënësin me detyrimin për të dëmshpërblyer punëmarrësin me pagën e dy muajve në formën e një penaliteti.

30. Përcaktimi i shkakut justifikues lidhet dhe me afatin e njoftimit. Afati i njoftimit që duhet të respektojnë palët për të zgjidhur kontratën e punës parashikohet në nenin 143 i K.Punës. Neni 143/4 i K.Punës parashikon se: “Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm”. Gjykata duke iu referuar nenit 153 të K.Punës arsyeton nëse zgjidhja e menjëhershme është bërë për një shkak të justifikuar apo pa shkaqe të justifikuara edhe për efekt të përcaktimit nëse punëmarrësi përfiton dëmshpërblim për mosrespektim të afatit të njoftimit.

31. Pala paditëse kërkoi si pjesë e objektit të padisë edhe kërkimin e shpërblimit për vjetërsi. Kolegji çmon se edhe ky lloj dëmshpërblimi është i lidhur me përcaktimin e shkakut justifikues. Nga interpretimi i nenit 145 të Kodit të Punës, gjykata çmon se tre kushtet ligjore per të legjitimuar paditësin në këtë kërkim plotësohen në mënyrë kumulative: Së pari: Kontrata e punës është zgjidhur nga punëdhënësi/pala e paditur; Së dyti: Zgjidhja e kontratës së punës e bërë nga punëdhënësi nuk ka karakterin e një zgjidhjeje të menjëhershme për një shkak të justifikuar; Së treti: Marrëdhëniet e punës së paditësit me palën e paditur kanë zgjatur më shumë se tre vjet.

32. Gjykata e faktit ka çmuar se në rastin konkret jemi përpara zgjidhjes së menjëhershme pa shkaqe të arsyeshme të kontratës së punës, pasi paditësi ka patur pretendime që rrjedhin nga kontrata e punës siç është ndryshimi i vendit të punës, prandaj pala e paditur, duhet ta dëmshpërblejë paditësin sipas Kodit të Punës.

33. Gjykata e Apelit Tiranë i njeh të drejtën e shpërblimit për zgjidhje për shkaqe të paarsyeshme në kuptim të nenit 146 të K.Punës por nuk e shpjegon shkakun e zgjidhjes së paarsyeshme. Kemi të bëjmë me motiv abuziv kur punëdhënësi zgjidh kontratën për shkak se punëmarrësi ka pretendime që rrjedhin nga kontrata e punës. Nuk ka rëndësi nëse pretendimet janë të drejta apo jo, mjafton që punëmarrësi të besojë (bona fides) që kërkesat janë të bazuara.

34. Ky Kolegj konstaton se Gjykata e Apelit Tiranë në kundërshtim me kërkesat e normave proceduriale nuk ka kryer “një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin” (neni 14 i K.Pr.Civile); nuk ka bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave të administruara në dosjen gjyqësore (neni 126 i K.Pr.Civile), nuk ka bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen (neni 16 i K.Pr.Civile); dhe si rezultat, nuk e ka zgjidhur “mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj” (neni 16 i Kr.Pr.Civile).

35. Gjykata e Apelit Tiranë, në rigjykimin e çështjes objekt shqyrtimi gjyqësor, duhet të hetojë nëse plotësohen apo jo kushtet kumulative të parashikuara në nenin 153 të K.Punës, për të pranuar ekzistencën e shkakut të justifikuar për zgjidhjen e kontratës së punës nga ana e palës së paditur. Në varësi të kësaj zgjidhjeje do të shprehet dhe për kërkimet e tjera.

36. Në rigjykim, gjykata e apelit, për një zgjidhje të drejtë të çështjes, në përputhje me ligjën materiale duhet t’u bëjë të qartë palëve që është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet, për të drejtat që kërkojnë. Palët ashtu siç kanë të drejtat, kanë dhe detyrimet që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara në ligj.

37. Kryerja e veprimeve si më sipër, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes objekt shqyrtimi.

38. Për sa më sipër, në kushtet kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se Gjykata e Apelit ka lejuar shkelje procedurale që e bën të cenueshme vendimet e marr prej saj, çmon se ky vendim duhet prishur dhe cështja gjyqësore duhet dërguar për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

39. Gjykata e Administrative e Apelit Tiranë është kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për gjykimin e çështjes bazuar në vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe dekretit 7818, datë 16.11.2012.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”


V E N D O S I:

Prishjen e vendimit nr.2591/4682, datë 01.11.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.


Tiranё, mё 05.11.2015


Nr. 11243-01399-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 4528 i Vendimit (591)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   67   68   69   70   71   72   73   74   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish