Nr I vendimit Data palët faqe


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.l583 (749), datë 14.09.2012 ka vendosur



Download 4,68 Mb.
bet67/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   63   64   65   66   67   68   69   70   ...   157

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.l583 (749), datë 14.09.2012 ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë.

Detyrimin e të paditurës Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër ti paguaj paditësit Agim Mahilaj pagesën e trajtimit si punonjës nëntoke për periudhën 01.01.2008 deri në datë 23.02.2009.


7. Gjykata e rrethit gjyqësor ndërmjet të tjerave arsyeton se:

..... Gjykata konstaton se paditësi bazuar në nenin 2 të ligjit nr.8685/2000 ka përfituar trajtim të veçantë si punëtor nëntoke. Për mangësi të të paditurës dokumentacioni i tij fillimisht është konsideruar i plotë dhe i ka filluar pagesa, e cila i është ndërprerë pas kontrollit të auditit, nga e paditura. Nuk i është mbajtur pagesa e dhënë në shumën 650.886 lekë dhe i ka filluar ripagesa në datën e dhënies së vendimit të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Gjithashtu, gjykata çmon se bazuar në ligjin nr.8685/2000 i ndryshuar, paditësi e ka kapur afatin ligjor (datë 31.03.2001) të përfitimit, nuk ka përfituar të ardhura, në mënyrë dhe me mjete të padrejta, mangësia në dokumentacion nuk është pasojë e veprimeve të paditësit. E drejta e tij për kërkimin e trajtimit si punonjës nëntoke për periudhën 01.01.2008 deri në datë 23.02.2009 nuk është parashkruar. E paditura e ka konsideruar periudhën para dhe pas ndërprerjes të ligjshme, ka bërë pagesën dhe e paditura duhet ti paguaj trajtimin e përfitimit për këtë periudhë pa përcaktuar shumën, e cila do llogaritet nga e paditura sipas indeksimit të saj për periudhën e ndërprerjes.....


8. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.567, datë 15.11.2012 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit civil nr.1583(749), datë 14.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe duke gjykuar çështjen në fakt rrëzimin e padisë së paditësit Agim Mahilaj, si të pabazuar në ligj dhe në prova.



9. Gjykata e apelit ndërmjet të tjerave arsyeton se:

....... Në analizë të akteve në dosje dhe shkaqeve të ngritura në ankim, gjykata e apelit çmon të gabuar disponimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Një prej kushteve për të përfituar trajtimin e veçantë si punëtor i nëntokës sipas ligjit nr.8685, datë 09.11.2000, është vjetërsia në punë. Trajtimi paguhet kur nga pretenduesi për përfitim vërtetohen kushtet e kërkuara nga ligji. Me dokumentacionin e paraqitur paditësi nuk ka vërtetuar vitet e punës në Kooperativën Bujqësore Sevaster Vlorë, fakt të cilin e ka pranuar, pasi i është drejtuar gjykatës me kërkesë për vërtetimin e faktit juridik të marrëdhënies së punës. Në periudhën objekt kërkimi paditësi nuk plotëson kushtet për të qenë subjekt i ligjit dhe si rrjedhojë nuk mund të përfitojë trajtimin e veçantë. Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë nuk ka fuqi prapavepruese, ai prodhon efekte nga momenti i dhënies së vendimit. Sa më sipër disponimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për detyrimin e palës së paditur i paguaj paditësit trajtimin e veçantë si punëtor i nëntokës për periudhën objekt kërkimi është i gabuar dhe duhet të ndryshohet, sa kohë paditësi në këtë periudhë nuk plotëson kushtet për të qenë subjekt i ligjit.....
III. Ligji i zbatueshëm:
10. Neni 32 i K.Pr.Civile i ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.05.2001 parashikon se:

Padia mund të ngrihet:

a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur;

b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte;

c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin.
11. Neni 419 i K.Civil parashikon se:

Detyrimi është një marrëdhënie juridike me anën e së cilës një person (debitori) detyrohet të japë diçka ose të kryejë apo të mos kryejë një veprim të caktuar në dobi të një personi tjetër (kreditori), i cili ka, gjithashtu, të drejtë të kërkojë t’i jepet diçka, ose të kryhet apo të mos kryhet veprimi.
12. Neni 420 i K.Civil parashikon se:

Palët mund të paraqitin si provë dokumentet me shkresë që atyre u duken të rëndësishme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ose t’u referohen dokumenteve dhe mjeteve të tjera provuese.

Ato mund të shtojnë ose të pakësojnë objektin e padisë ose të ndryshojnë shkakun ligjor të saj deri në përfundimin e hetimit gjyqësor.

Kjo dispozitë nuk zbatohet kur palët në marrëveshjen e arbitrazhit ose në mungesë të saj, gjykata e arbitrazhit në rregulloren e pranuar prej saj, ka parashikuar ndryshe. Megjithëkëtë marrëveshja nuk duhet të prekë parimet e marrjes së lirë të provave.
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
13. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Agim Mahilaj përmban shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, prandaj vendimi i dhënë nga gjykata e apelit bëhet i cënueshëm.

14. Duke u bazuar në nenin 2 të ligjit nr.8685/2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera nëntokë”, pala paditëse ka përfituar trajtim të veçantë si punëtor nëntoke dhe fillimisht dokumentacioni i paraqitur prej tij është konsideruar i plotë nga pala e paditur, duke i filluar edhe pagesa, e cila pas një kontrolli të kryer nga auditi i brendshëm është ndërprerë, me arsyetimin se ai nuk provon vjetërsinë në punë në ish Kooperativën Bujqësore Sevaster të Rrethit Vlorë. Me anë të një gjykimi tjetër, pala paditëse ka bërë vërtetimin e faktit juridik të qenies në punë në ish Kooperativën Bujqësore Sevaster për periudhat e pretenduara dhe pas paraqitjes së vendimit të gjykatës, pala e paditur DRSSH Gjirokastër i ka rilidhur atij trajtimin e veçantë të minatorit, duke i filluar pagesa nga data e shpalljes së vendimit të gjykatës së shkallës së parë (datë 23.02.2009) dhe jo nga dita që ishte ndërprerë përfitimi me datë 01.01.2008. Pikërisht pagimin e kësaj periudhe (01.01.2008 – 23.02.2009) kërkon me këtë kërkesëpadi pala paditëse Agim Mahilaj.

15. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se pala paditëse e ka paraqitur dokumentacionin për përfitimin e trajtimit të veçantë, brenda afateve të parashikuara në ligjin nr.8685/2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera nëntokë” dhe mbi këtë bazë pala e paditur ia ka dhënë këtë përfitim. Mospagimi i periudhës 01.01.2008 deri në 23.02.2009 nga pala e paditur DRSSH Gjirokastër është i pambështetur në ligj, sepse paditësi këtë përfitim e ka marrë për një periudhë pune të kryer para hyrjes në fuqi të ligjit nr.8685/2000, me kusht që ai duhet të plotësonte vjetërsinë e përgjithshme në punë, vjetërsinë e punës së kryer në nëntokë dhe paraqitjen e dokumentacionit deri me datë 31.03.2001, kushte të cilat pala paditëse i ka përmbushur dhe përfitimi i ka filluar me datë 01.03.2001.

16. Fakti se pala e paditur pas disa vitesh (më shumë se gjashtë vjet) nuk e njeh një pjesë të vjetërsisë në punë të paditësit nuk duhet të cënojë interesat e ligjshme të këtij të fundit, sepse ai me vendim gjyqësor të formës së prerë ka vërtetuar faktin juridik që në periudhën qershor 1976 deri në janar 1983 dhe janar 1985 deri në qershor 1987 ka punuar në ish Kooperativën Bujqësore Sevaster të Rrethit Vlorë, prandaj për këtë përfitim atij i ka lindur e drejta që nga data 01.03.2001 dhe duhet ta përfitojë atë për të gjithë periudhën derisa atij ti lind e drejta për përfitimin e pensionit të pleqërisë dhe jo ashtu siç arsyeton gjykata e apelit se, e drejta e përfitimit i ka lindur nga koha që vjetërsia e punës së kryer në ish Kooperativën Bujqësore Sevaster Vlorë është vërtetuar me vendim gjykate, të shpallur me datë 23.02.2009 prandaj konkluzionet e saj janë të pabazuara në ligj.

17. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Agim Mahilaj është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet, duke u lënë në fuqi me këtë arsyetim, vendimi i gjykatës së shkallës së parë.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 63/b të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”......


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.567, datë 15.11.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, dhe lënien në fuqi të vendimit nr.l583(749), datë 14.09.2012 të Gjykatën së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.


Tiranë, më 05.11.2015

Nr. 11118-01354-00-2012 Regj.Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 4549 Vendimi (588)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   63   64   65   66   67   68   69   70   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish